Marrezite e ketij kryecobani nuk kane te mbaruar! Tani dashkemi edhe te festojme diten e ketyre ne token tone? Po keta ushtare shqiptare qe jane vrare kudo, kush u ka ndertuar vorreza perkujtimoresh? Italiani dhe gjermani erdhen i moren eshtrat e luftes dhe i cuan ne vendlindjen e tyre. Pse keta sahanlepiresit tane nuk mendojne pse Greqia do te ver gurin e ushtareve te saj aty, duke ditur qe greket nuk erdhen aty te mbronin popullin tone, por luftuan me nje tjeter shtet! Greket i quajne se keta ushtare u vrane per token e tyre. Greqia akoma nuk ka hequr Ligjin e Luftes me ne, Berisha e Pollo aprovoi shkollat greke ne gjithe jugun. Mos te harrojme dhenien e Ujrave detar qe u ngeci gozhda ne sharre, edhe regjistrimin me baze fetare te popullsise. Ja pra, kjo eshte qeveria e Sali Berishes dhe e monstrave qe e kane bere ate vend per te deshiruar nga c'do rrethane.TIRANË - Kuvendi i Shqipërisë miraton sot "koncesionin" e radhës ndaj Greqisë. Pas dështimit të "dhurimit" të ujërave tona detare, e djathta në pushtet vendos të përmirësojë imazhin ndaj shtetit grek, duke i dhënë këtij të fundit të drejtën për të ndërtuar në territorin tonë shtetërorë dy varreza për të rënët grekë gjatë luftës së Dytë Botërore. Bëhet fjalë për ratifikimin e marrëveshjes mes dy qeverive tona për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve grek të rënë në vendin tonë gjatë luftës së Dytë Botërore. Mazhoranca e djathtë ka vendosur në mënyrë krejt të fshehtë dhe të papritur që të fusë në rendin e ditës së seancës së sotme plenare edhe këtë marrëveshje, pavarësisht debateve publike që ajo ka shkaktuar në opinionin e gjerë dhe atë politikë shqiptar.
Kalendari
Konferenca e kryetarëve në mbledhjen e zhvilluar ditën e hënë ka miratuar kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit, si në komisione ashtu edhe në seancë plenare, ku nder të tjera ka përfshirë edhe projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke, të viteve 1940-1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Shqipërisë". Nisur pikërisht nga ndjeshmëria që ka një çështje e tillë qoftë në media ashtu edhe në opinionin e gjerë, shumica e djathtë ka preferuar që çdo gjë që ka të bëjë me procedurën legjislative të miratimit të kësaj marrëveshje ta bëjë në fshehtësi. Burime pranë Kuvendit kanë bërë të ditur se disa ditë më parë marrëveshja ka kaluar për miratim edhe në komisionin përgjegjës, atë të Marrëdhënieve me Jashtë, pavarësisht se ajo nuk është njoftuar në sitin zyrtar të këtij institucioni. Por fshehtësia vazhdon deri aty sa institucioni i Kuvendit ka zhdukur edhe procesverbalet e kësaj mbledhje ku është diskutuar kjo marrëveshje. Ndërsa në faqen zyrtare të Kuvendit gjenden thuajse të gjitha procesverbalet e mbledhjeve të tjera të këtij komisioni, diskutimi i bërë për këtë marrëveshje nuk është botuar në faqe, duke ngritur dyshime edhe për qëndrimet e mbajtura nga deputetët në Komisionin e Jashtëm, pavarësisht se në të kanë qenë të pranishëm vetëm përfaqësuesit e shumicës qeverisëse. Misterin për kalimin në fshehtësi të kësaj marrëveshje e bënë më të madh edhe procedura e ndjekur nga Kuvendi për kalimin e saj në seancë plenare. Kështu, ndryshe nga herët e tjera Konferenca e Kryetarëve nuk e ka përcaktuar kalendarin e punimeve tre-javore gjatë javës së shkuar për ta miratuar atë në seancën e shkuar plenare. Kalendari për këtë tre javor është përcaktuar nga Konferenca vetëm ditën e martë dhe tashmë për të hyrë në fuqi duhet të miratohet më parë në seancën e sotme. Një procedurë kjo jo e zakonshme, pasi do duhet që Kuvendi në seancën e sotme të miratojë së pari kalendarin, ku përfshihet edhe rendi i punimeve për ditën e sotme dhe në të njëjtën kohë të zbatojë pikat e tij, ku natyrisht është përfshirë edhe marrëveshja me Greqinë. Vetë fakti i miratimit të kalendarit trejavor ndryshe nga procedurat e zakonshme të bënë të dyshosh se një gjë e tillë është bërë pikërisht për të mbajtur të fshehtë kalimin e marrëveshjes për eshtrat e ushtarëve grek, duke ia vënë atë përpara për miratim deputetëve vetëm në minutat e fundit.
Marrëveshja
Marrëveshja për gjetjen dhe rivarrimin e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në territoret shqiptare gjatë luftës Italo-Greke, pjesë e Luftës së Dytë Botërore, u nënshkrua më 19 nëntor të vitit 2008 në Tiranë, si një kërkesë e vazhdueshme e qeverisë greke. Për hartimin e saj funksionoi për kohë relativisht të gjatë një komision i përbashkët i dy ministrive tona të jashtëm, të cilat siç bëhet e ditur në relacionin shoqërues të projektligjit e rinegociuan atë disa herë dhe për ta përmbyllur vetëm në nëntor të vitit 2008. Por pavarësisht se nënshkrimi i saj mes palëve është bërë që dy vjet më parë, vet reagimi i opinionit publik detyroi qeverinë shqiptare që ta zvarrisë ratifikimin e saj në Kuvend deri në këto momente. Në bazë të kësaj marrëveshje për rivarrimin e ushtarëve grek të rënë në periudhën 1940-1941 do të ngrihen dy varreza, njëra në Këlcyrë të Përmetit dhe tjetra në Gjirokastër. Ekzaminimet e eshtrave që do të vendosen do të bëhen nga një grup ekspertësh të ngarkuar posaçërisht për kryerjen e kësaj procedure. Në to do të jenë numër i barabartë anëtarësh nga të dyja palët dhe do të kenë në përbërjen e tyre ekspertëve të mjekësisë ligjore, ushtarakë dhe historianë, që do të merren me administrimin e eshtrave por edhe të elementëve të tjerë që kanë lidhje me zbardhjen e fakteve historike. Skeletet që do të nxirren do të fotografohen dhe dosja do të mbahet në dy kopje e protokolluar nga të dy palët. Një rol në këtë proces do të luajë edhe Kisha Ortodokse Shqiptare, e cila do të administrojë dy vendprehjet e reja të ushtarëve grek, por vetëm në aspektin humanitar të tyre. Po sipas marrëveshjes, pala greke do të mbulojë shpenzimet për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin si dhe do të sigurojë pajisjet e nevojshme teknike dhe infrastrukturën logjistike. Në marrëveshje është parashikuar gjithashtu, që nëse hapësirat e zëna nga varrezat do të përdoren për interesa publike, atëherë pala shqiptare është e detyruar të vërë në dispozicion të palës greke një shesh tjetër të përshtatshëm, si dhe do të mbulojë të gjitha shpenzimet për rivarrimin e eshtrave dhe sistemin e varreve të reja. Gjithashtu, sipas marrëveshjes, është përcaktuar edhe data 28 tetor si dita përkujtimore e të rënëve grekë. "Ceremonitë zyrtare të përkujtimit të personave të rënë në luftë do të organizohen nga përfaqësuesit e Republikës Greke dhe të Republikës së Shqipërisë, çdo vit, më 28 tetor. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe përfaqësues të shoqatave të së afërmve dhe miqve të së rënëve", - thuhet në marrëveshje.
Ndërkohë, miratimi i kësaj marrëveshje është kundërshtuar nga qarqe të caktuara shqiptare, të cilat kanë kërkuar që ky koncesion ndaj qeverisë greke duhet të shkonte paralelisht edhe me zgjidhjen e çështjes çame. Madje, vetë shoqatat nacionaliste që mbrojnë çështjen çame i kanë kërkuar zyrtarisht Ministrisë sonë të Jashtme dhe përfaqësisë diplomatike greke në vendin tonë që në shkëmbim edhe shteti grek të lejojë që ky komunitet të ngrejë dy varreza në Greqi.
Pikat e marrëveshjes së nënshkruar:
1. Do të jenë dy varreza në Gjirokastër dhe Këlcyrë.
2. Marrëveshja përcakton se do të ketë ekspertë të mjekësisë ligjore për ekzaminimet e eshtrave që do të varrosen
3. Numri i anëtarëve të komisioneve të përbashkëta do të jetë i njëjtë për të dyja vendet.
4. Pjesë e komisioneve do të jenë edhe ushtarakë e historianë, të cilët do të zgjidhin në mënyrë të përbashkët dhe do të zbardhin çështje që kanë nevojë për njohjen e fakteve historike.
5. Skeletet që do të nxirren do të fotografohen dhe dosja do të mbahet në dy kopje e protokolluar nga të dyja palët.
6. Ceremonitë zyrtare të përkujtimit të personave të rënë në luftë do të organizohen nga përfaqësuesit e Republikës Greke dhe të Republikës së Shqipërisë, çdo vit, më 28 tetor.
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Marrëveshja e fshehtë, Kuvendi miraton sot varrezat e ushtar
- Arta
- Sun Member

- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA

"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
- alfeko sukaraku
- Sun Member

- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Marrëveshja e fshehtë, Kuvendi miraton sot varrezat e ushtar
nje akademik serb...me sa me kujtohet nga libri i elena kocaqit "planet per zhdukjen e shqiptarve" thoshte se serbia shtrihet deri atije ku ka edhe nje varre te vetem serbi
sote ne greqi festohet dita e pamvarsis ....25 marsi i 1821 ne suli...ju kujtohet lufta mindis cameve ortodoks edhe ali pash turpit...kjo dite ka hyre ne histori si dita qe fillloj rrevolucioni per lirin e "greqis"....ne lidhje me temen..sote bejn homazhe ne bustin e ushtarit te panjohur ne qender te athines..tek ky buste jane shkruajtur emrat kelcyre permet pogradec...ku ka ushtare te vrare greke..neser greqia do "shtrihet" deri aty.

KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
- Arta
- Sun Member

- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: Marrëveshja e fshehtë, Kuvendi miraton sot varrezat e ushtar
PDU votoj sot kunder marreveshjes per varrezat greke
(Fjala Kryetari Shpetim Idrizi pjesa e pare)
Të nderuar Deputetë,
Zonja Kryetare,
Marrëveshja "Mbi Kërkimin, C’varrimin, Identifikimin dhe Varrimin e Ushtarëve Grekë të rënë në Shqipëri gjatë Luftës Italo-Greke të vitit 1940-1941 dhe Ndërtimin e Vendprehjes për ta në Territorin e Republikës së Shqipërisë", që ne po diskutojmë sot, vjen për t'u miratuar në një kohë të veçantë.
Nuk e kam fjalën se ajo papritur e papandehur është zgjedhur të vijë në parlament fiks sot, ditën e çlirimit të Greqisë nga pushtimi otoman, 25 marsin e 1821. Ky akt mendoj, që dëshiron t'i bëjë Greqisë së sotme dhuratë miratimin e një marrëveshje si kjo! Mendoj se shqiptarët do të duheshin pikërisht sot të falënderoheshin për kontributin e tyre në arritjen e kësaj pavarësie. Heronjtë e revolucionit grek janë kapedanët çamë si Xhavellat, Boçarët, Bubulina, etj, miq të mëdhenj të grekëve, me vetëdije të fortë kombëtare shqiptare siç e tregojnë idetë dhe veprat e tyre.
Kur thashë se ligji vjen në një kohë të veçantë e kam fjalën për statusin e Shqipërisë në 2010. Shqipëria sot është anëtare e NATO-s dhe procesi i integrimit në Bashkimin Europian kanë hyrë në një fazë intensive.
Shqipëria është shumë më e fortë sesa Shqipëria e 1992, kur zoti Berisha kërkonte kthimin e të gjithë çamëve në territorin e vet dhe kompensimin e plotë të pronave të tyre. Me të vërtetë jam emocionuar nga kronika e asaj periudhe që pashë në një emision televiziv të njohur. Me të vërtetë jam mrekulluar nga qëndrimet e forta të diplomatëve apo zyrtarëve tanë të viteve 1992-1994, të cilët mbronin të drejtën e çamëve për t'u kthyer në tokat e tyre, dhe që e kishin detyruar palën greke të diskutonte rreth kësaj çështjeje. Shqipëria e asaj kohe ishte më e dobët, kishte gjithashtu nevojë për integrim, por ama kishte dinjitet në marrëdhëniet me jashtë. Integrimi nuk kërcënohej nga qëndrime të tilla, dhe aq më tepër nga refuzimi i vazhdueshëm i kërkesave greke për varreza që është i hershëm që në vitet 80.
Cfarë përfaqëson kjo marrëveshje në sytë tanë, si Parti për Drejtësi dhe Unitet?
Më së pari duhet të them se kjo marrëveshje legalizoi një situatë në terren, që e toleruar nga administrata socialiste po bëhej e padurueshme. Kjo situatë ishte e mbushur me kërkime private varresh, me shitblerje të tyre në mbikqyrjen e të ashtuquajturit prift të Përmetit apo të Kosinës, me përfshirje të shtetit grek dhe mëkëmbësve të tij në të ashtuquajturën Kishën tonë autoqefale apo në minoritetin grek. Këta njerëz kanë paguar eshtra, edhe fëmijësh, i kanë ngatërruar ato me të ushtarëve, sipas një skenari që i dalë nga parashikimi i regjisorëve i ka ngjarë shumë një filmi horror. Një situatë e tillë duhej të merrte fund dhe shumë u zgjat.
Parë kështu, kjo marrëveshje i jep fund një situate të shëmtuar dhe për këtë duhet përshëndetur. Por unë kam disa pikëpyetje rreth përmbajtjes së saj. Domethënë kam pikëpyetje rreth atyre që në këtë marrëveshje quhen vend - prehje të ushtarëve.
Po rreshtoj pyetjet e mia, dhe në fund do të parashtroj qëndrimin përfundimtar të Partisë sonë rreth marrëveshjes: Ose shtyrje e saj në një kohë tjetër, kur pala greke të dëftejë reciprocitetin minimal ndaj nesh, ose votim kundra.
Po e filloj me çështjen e parë. Përmbajtja.
Marrëveshja në fjalë pavarësisht tekstit është një veprim që i ngjau në fakt legalizimit të ndërtimeve pa leje. Varreza e Këlcyrës ishte ngritur dhe thjesht po legalizohet. Nuk merret vesh nëse ajo e Gjirokastrës do jetë një varrezë e re, apo zgjerimi i asaj të Bularatit. Në terren, kërkimi, identifikimi, çvarrosja janë bërë. Nuk kuptoj se ç'do të rregullojë kjo marrëveshje.
Më lejoni të pyes gjithashtu të nderuar deputetë. Pse kaq shumë varreza, megjithëse mund të më thonë se grekët kërkonin 4 dhe ne lejuam dy? Cili është kuptimi i një numri kaq të madh varrezash.
Familjet normalisht duhet të kërkojnë t’i kenë afër vetes eshtrat e ushtarëve të vrarë dhe jo në një territor tjetër. Besoj qe shteti Grek duhet te ishte kujdesur e te jepte fonde qe keta ushtare megjithese kishin kaluar teritorin e tyre gjografik dhe historik , te ktheheshin dhe te preheshin prane familjeve te tyre , madje dhe Shteti Shqiptar duhet te ishte i gatshem si gjithmone te kontribonte per kete akt Humanitar .
Besoj se janë shumë pikëpyetje këto që parashtrova dhe që lidhen me përmbajtjen e marrëveshjes. Sa për të vënë në mendime seicilin prej jush të nderuar deputetë, dhe për të mos lejuar që kalimi i saj në parlament të jetë rutinë.
Po kaloj në një moment tjetër.
Statusi i këtyre ushtarëve.
Autoritetet tona nuk kanë diskutuar, dhe as nuk kanë lejuar të diskutohet statusi i ushtrisë dhe i ushtarëve grekë që kanë vdekur në Shqipëri. A ishte ajo një ushtri pushtuese, apo ushtri çlirimtare?
Të gjitha dokumentet historike tregojnë se ajo ishte një ushtri pushtuese që u soll si e tillë në territorin shqiptar. Autoritetet greke të pushtimit nuk lejuan festimin e Ditës së flamurit në qytetet shqiptare, ndërruan monedhën, administratën e qyteteve të pushtuara.
Ata shkatërruan shumë objekte kulti të fesë myslimane dhe madje dhe ortodokse në Shqipëri, sipas autorëve seriozë si Beqir Meta, apo të tjerë që kanë shkruar për marrëdhëniet shqiptaro-greke. Shumë kuadro drejtues të politikës greke apo dhe vetë gjenerali Papagos e konsideronin Shqipërinë e jugut, si plaçkë lufte në rregullimet e ardhshme territoriale të pas luftës.
Ata nuk donin që në Shqipëri të lindte rezistenca antifashiste, në mënyrë që Shqipëria të konsiderohej pas Konfliktit si vend aleat i Boshtit. Ushtria greke preferoi të mbante ushtarë në Shqipëri dhe të mos i transferonte në mbrojtje të territorit të vet nga sulmi gjerman, në mënyrë që të legalizonte pushtimin e Shqipërisë, thotë historiani anglez Mark Mazouer në librin e tij "brenda Greqisë së Hitlerit".
Kjo ushtri ka vepruar në vendin tonë sipas Ligjit të luftës që është akoma në fuqi. Ky është një argument i fortë pse kjo ushtri ishte një ushtri pushtuese dhe sipas vetë ligjeve greke.
Pra, nëse Greqia rezulton të jetë vend pushtues, me çfarë llogjike ne duhet të pranojmë ngritjen e varrezave masive në territorin tonë? Nëse lejojmë grekët, pse nuk duhet të lejojmë dhe të gjithë pushtuesit e tjerë që kanë shkelur tokën tonë në dy konfliktet botërore? Arrini ta imagjinoni se ç'do të ndodhë me këto vendprehje? Ne do të jemi të detyruar të mirëpresim çdo vit ardhjen e zyrtarëve apo priftërinjve, për nderimin e këtyre ushtarëve nëpërmjet ceremonive të mbushura me fjalime triumfaliste mbi kauzën e këtyre ushtarëve të mjerë.
Në frazeologjinë e përdorur me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes përdoret shprehja "për arsye humanitare". Shprehje shumë e saktë. Në marrëdhënien tonë me fqinjët ne jemi karakterizuar gjithnjë nga humanizmi. Qoftë me të vdekurit apo të vrarët e luftës italo-greke, që shumë autoritete greke megjithatë e quajnë paturpësisht si luftë greko-shqiptare.

Pse jo te mos na quajn "derra"? Ne nuk kemi respekt per veten tone, ne kemi "derra" per politikan qe keto 20 vjet i kan nxjerr bishta ketij populli fisnik. Na takon te mbajme turpe te tilla, derisa ne mbajme turpe me emrin Saliu e kompani qe u puthin duart grekut e i bejne edhe dhurata te njeten dite qe ata na thone derra. Kjo do te thote qe juve do te jeni gjithmone skllever! Shume mire te na e bejne, edhe nje arrrixhi do kishte me seder se ne!
Ndërsa Parlamenti Shqiptar përgatitej të votonte ratifikimin e marrëveshjes për ndërtimin e varrezave të ushtarëve greke në Shqipëri, ushtarët e forcave speciale të Marinës Greke shokuan opinionin publik me këngë dhe parrulla anti-shqiptare.
Gjatë parakalimit të përvitshëm që ushtria greke zhvillon me rastin e festës kombëtare greke, ushtarët e forcave speciale të marinës kënduan këngë që minimalisht provokojnë reagime të ashpra prej fqinjëve të Greqisë, Shqiperisë, Turqisë dhe Maqedonisë.
Ne videon e publikuar online nga enet.gr dëgjohen qartë ushtarët grekë të këndojnë këngë fyese për fqinjët. “Grek lindesh dhe nuk bëhesh, dëgjoje këtë o derr shqiptar”, këndojnë ushtarët grekë. Me poshtë ata kërcënojne ushtarët turq të cilët janë të besimit mysliman, duke thënë se do t’i bëjnë t’i perulen kryqit ortodoks, ndërsa pak më vonë dëgjohen të thonë: “I shikoni ata, janë nga Shkupi” dhe “Shqipëria, me lëkurën e tyre do të bëjmë këpucë”.
Qeveria greke ende nuk ka dhënë ndonjë shpjegim lidhur me ngjarjen. Janë fqinjët e vendit helen që kanë kërkuar shpjegime prej palës greke. Ndërsa Ministria Greke e Mbrojtjes, nuk pranoi të komentojë ngjarjen për momentin. Reagime të ashpra kanë bërë emigrantët shqiptarë në Greqi, të cilët kanë shprehur shqetësimin me këto zhvillime.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
- alfeko sukaraku
- Sun Member

- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Marrëveshja e fshehtë, Kuvendi miraton sot varrezat e ushtar
lona
greke nuk lindesh por behesh sepse Isokrati jua ka shkruajtur ne balle se "Greket jane pjesmarrsit e shkollimit greke"...
persa i perket kesaj ceshtje une mendoj se me eksepertet per te na i sqaruar jane tomorri edhe rapsodi...vetem ata munde te na thone se perse sala i tyre nuk do te dij per ceshtjen came edhe perse nuk mbeshtet nderlidhjen mindis kultures shqiptare e arvanite,por nga ana tjeter behet hero duke hapur shkolla greke e duke shitur kufirin.
nuk e di o lona, por ja te presim c do na thoj tomorri me rapsodin se nga saliu e spiro ksera i mesuam te rejat me varrezat.
greke nuk lindesh por behesh sepse Isokrati jua ka shkruajtur ne balle se "Greket jane pjesmarrsit e shkollimit greke"...
persa i perket kesaj ceshtje une mendoj se me eksepertet per te na i sqaruar jane tomorri edhe rapsodi...vetem ata munde te na thone se perse sala i tyre nuk do te dij per ceshtjen came edhe perse nuk mbeshtet nderlidhjen mindis kultures shqiptare e arvanite,por nga ana tjeter behet hero duke hapur shkolla greke e duke shitur kufirin.
nuk e di o lona, por ja te presim c do na thoj tomorri me rapsodin se nga saliu e spiro ksera i mesuam te rejat me varrezat.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
- Arta
- Sun Member

- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: Marrëveshja e fshehtë, Kuvendi miraton sot varrezat e ushtar
alfeko sukaraku wrote:lona

O zot, po pritem nga keta te dy, na morri lumi me keq se me Saliun!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
- alfeko sukaraku
- Sun Member

- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Marrëveshja e fshehtë, Kuvendi miraton sot varrezat e ushtar
Arta wrote:alfeko sukaraku wrote:lona

Jam Ilire
Unë jam Ilire ju dëftoj
dhe rrëjnë të thella kam këtu
thjesht këtë desha tu tregoj
ca sharlatanëve si ju
Që besojne se janë mbi mua
se tash jemi në fatkeqësi
shërbetor ne dhe të huaj
që kthejnë shekujt e skllaverisë
Po harrojnë veten e tyre
kur morrën rrugët e kurbetit
me buk e gjiz për të ngjyer
dhe kaluan përtej detit
Pyesni më mirë gjyshërit tuaj
pse morrën rrugën e mërgimit
si ata dhe unë po vuaj
në këtë rrugë të imitimit
Po do vijë për ne një ditë
Zoti rrënjët do ti shëndoshë
e të gjithë Ilirët
si model do ti shikosh
Kjo eshte nje poezi e shkruar nga tezja ime, kur ishte ne Greqi.

-
qiellikaltër
- Honored Member

- Posts: 358
- Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
- Gender: Female
- Location: Shqipëri
Re: Marrëveshja e fshehtë, Kuvendi miraton sot varrezat e ushtar
Kot qe te pyes, po qeveria jone reagoi ndaj kesaj, apo vetem keto qeverite e tjera i kerkuan shpjegime ministrise greke per kete ngjarje?
Sa te semure jane grekerit, qe vazhdojne ende te bejne betime per gjera fetare.
Shpresoj qe shqiptaret kudo ku jane, mos t'i kalojne keto si skandalet e rradhes mes ne e grekerve, shpresoj t'i mbajne vath ne vesh.

"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
dje dhe sot, sot e neser."
- Arta
- Sun Member

- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: Marrëveshja e fshehtë, Kuvendi miraton sot varrezat e ushtar
Eshte per te ardhur keq, sepse greket gjithmone tregojn inferioritetin e tyre dhe sa anadaollkae qe jane. Feja radikale te le me probleme mentale, dhe kete u ka bere grekerve!qiellikaltër wrote:Kot qe te pyes, po qeveria jone reagoi ndaj kesaj, apo vetem keto qeverite e tjera i kerkuan shpjegime ministrise greke per kete ngjarje?
Sa te semure jane grekerit, qe vazhdojne ende te bejne betime per gjera fetare.
Shpresoj qe shqiptaret kudo ku jane, mos t'i kalojne keto si skandalet e rradhes mes ne e grekerve, shpresoj t'i mbajne vath ne vesh.
Tani sa per keta tanet jane per tu varur me kokeposhte me keq se greket, sepse jane keta pa cipe e karakter qe bejne edhe te tjeret ashtu! Te degjoje Meten me te meta mendore te vinte per te vjell. Gjithashtu ketu po citoj edhe nje pjese te debatit midis Tritan Shehut she Tahirit te partise Came ne diten e ratifikimit te vorrezave.
Eshte vertete per tu cuditur, sepse keta te pacipe nuk respektojne deshmoret dhe heronjte tane, por i shkulen e i cuan tek plehrat, ndaj edhe nga nje ane po te shikosh reagimin e atij incidenti grek kundra nesh, ben shume sens, per te vetemn arsye sepse i thane Berishes, qe ti nuk je per vendin tend, edhe per ne je vecse dhe do te mebetesh nje skllav qe do te te perdorim. Puna eshte sespe me ane te pasqyres se ndyre te politikes tone pa etike dhe ndergjegjje e pi edhe populli. Ketu dua te kujtoje edhe titullin e shkrimit te Sahinasi Rames: "Njeri si mbret ne Itali, dhe tjetri si pusht", duke krahasuar Skenderbeun me Saliun se kush vertet jane karakteret e ketyre dy njerzve, qe disa pa llogjike i krahasojne si te njete! Greket jane e jane per te ardhe keq, biles jane turpi i BE dhe i botes, por mos te lajme dot ate qe ka bere dhe po na ben akoma kjo politike 20 vjecare qe e ka cuar imazhin e Shqiperise me poshte se llumi.Deputeti i PD, Tritan Shehu mbrojti marrëveshjen për ndërtimin e varrezave greke theksoi mes të tjerash se “ne i nderojmë me respekt të rënët në territorin shqiptar. Kështu, ne tregojmë vlerat tona dhe një princip për të respektuar dhe nderuar të rënët”..Deputeti Tahiri reagon ashper ndaj Tritan Shehut: Përmende Italianë, e Gjermanë, po si nuk përmende çamët more zagar, si s'të vjen zorr! Të gjithë Shqiptar jemi.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
- alfeko sukaraku
- Sun Member

- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Marrëveshja e fshehtë, Kuvendi miraton sot varrezat e ushtar
[/quote]Arta wrote:
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
- alfeko sukaraku
- Sun Member

- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Marrëveshja e fshehtë, Kuvendi miraton sot varrezat e ushtar
alfeko sukaraku wrote:Arta wrote:
ky eshte njeri nga me te qelburit e partis fashiste greke.sote krenohej me pushtaqet e mesiperm
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
-
qiellikaltër
- Honored Member

- Posts: 358
- Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
- Gender: Female
- Location: Shqipëri
Re: Marrëveshja e fshehtë, Kuvendi miraton sot varrezat e ushtar
I dime deklaratat aspak dinjitoze te qeverise ne lidhje me incidentin e fundit.
Po Edi Rama c'kishte per te thene ne lidhje me kete?
"Në reagimin e sotëm të kryetarit të Partisë Socialiste shqiptare Edi Rama e cilësoi incidentin si “akte që përfaqësojnë idiotët, dhe jo shtetin apo qeverinë greke.
Pas ketyre deklaratave qesharake, sa me la gojen, ngrihet ambasadori amerikan ne Shqiperi dhe thote cohuni o shqiptare e protestoni se rrezikoheni si komb:
"Ambasadori Amerikan Xhon Withers ka dënuar nga Lezha thirrjet raciste antishqiptare të hedhura në paradën greke pak ditë më parë në Athinë. Duke i cilësuar thirrjet si kërcënime kundër popullit shqiptar, Withers ka theksuar se shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë kundër shfaqjeve të tilla diskriminuese."
Nese ne krye te vendit nuk vijne njerez patriote, keq e me keq ka per te vajtur puna. Per fat shume te keq, asnje nga paria politike nuk e do vendin e vet.
Po Edi Rama c'kishte per te thene ne lidhje me kete?
"Në reagimin e sotëm të kryetarit të Partisë Socialiste shqiptare Edi Rama e cilësoi incidentin si “akte që përfaqësojnë idiotët, dhe jo shtetin apo qeverinë greke.
Pas ketyre deklaratave qesharake, sa me la gojen, ngrihet ambasadori amerikan ne Shqiperi dhe thote cohuni o shqiptare e protestoni se rrezikoheni si komb:
"Ambasadori Amerikan Xhon Withers ka dënuar nga Lezha thirrjet raciste antishqiptare të hedhura në paradën greke pak ditë më parë në Athinë. Duke i cilësuar thirrjet si kërcënime kundër popullit shqiptar, Withers ka theksuar se shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë kundër shfaqjeve të tilla diskriminuese."
Nese ne krye te vendit nuk vijne njerez patriote, keq e me keq ka per te vajtur puna. Per fat shume te keq, asnje nga paria politike nuk e do vendin e vet.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
dje dhe sot, sot e neser."
- Arta
- Sun Member

- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: Marrëveshja e fshehtë, Kuvendi miraton sot varrezat e ushtar
qiellikaltër wrote:I dime deklaratat aspak dinjitoze te qeverise ne lidhje me incidentin e fundit.
Po Edi Rama c'kishte per te thene ne lidhje me kete?
"Në reagimin e sotëm të kryetarit të Partisë Socialiste shqiptare Edi Rama e cilësoi incidentin si “akte që përfaqësojnë idiotët, dhe jo shtetin apo qeverinë greke.
Pas ketyre deklaratave qesharake, sa me la gojen, ngrihet ambasadori amerikan ne Shqiperi dhe thote cohuni o shqiptare e protestoni se rrezikoheni si komb:
"Ambasadori Amerikan Xhon Withers ka dënuar nga Lezha thirrjet raciste antishqiptare të hedhura në paradën greke pak ditë më parë në Athinë. Duke i cilësuar thirrjet si kërcënime kundër popullit shqiptar, Withers ka theksuar se shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë kundër shfaqjeve të tilla diskriminuese."
Nese ne krye te vendit nuk vijne njerez patriote, keq e me keq ka per te vajtur puna. Per fat shume te keq, asnje nga paria politike nuk e do vendin e vet.
E drejte, kete ne fakt ato dite beri verejtje edhe Erjon Brace ne faqen e tij te FB, qe PS duhet te kishte bere nje deklarate per kete ngjarje te shemtuar!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
- alfeko sukaraku
- Sun Member

- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Marrëveshja e fshehtë, Kuvendi miraton sot varrezat e ushtar
fatkeqsisht jemi shume te varfer politikisht....ju njoftoj se ketu ne greqi shumica e gazetarve edhe politikanve e denoncoj kete akte duke e shkarkuar perkohesisht komandantin e kesaj toge....por ne shqiperi vazhdojm te mbetemi akoma "njerez me ideale te parapercaktuara edhe te garantuara nga te tjeret", mjafton te lexoni idet e nje socialogu-andri nurellarit- per te cilin fatet tona i garantojn organizmat nderkombetare , qe te kupton se sa komunista te prapambetur jane politikanet shqiptar.patjeter qe une nuk kerkoj te theme ate qe thoni ju me larte, por kerkoj qe te gjithe politikanet ashtu si edhe edi rama te ken nje pike cipe edhe te organizojn kundramitingje por pa dale ata vete ne skene......sepse gazetaret edhe televizionet greke qe sote hiqen sikur e denoncojn kete akte , ndodheshin ne miting me kamerat e tyre por asnje kanal televizive nuk e dha si lajm deri sa nje njeri personalisht e hodhi ne internet....pra kjo eshte politka qe duhet te ndjekin edhe shqiptaret duke i goditur keto akte me ane te ngritjes se popullit ne protesta edhe nga ana tjeter duke mos mare pjese vete ata..kete na bene greqia , keshtu duhet ti pergjigjemi edhe ne.qiellikaltër wrote:I dime deklaratat aspak dinjitoze te qeverise ne lidhje me incidentin e fundit.