"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme nga Maqedonia

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#31

Post by Arbëri »

Mallakastrioti wrote:
Arbëri wrote:Prishtina e Tirana, “shumë të qeta” ndaj IRJM-së

Standardi i dyfishtë i drejtësisë ndërkombëtare

Mandej, sikur Policia e Kosovës të kishte vrarë, sipas skenarit në krye të këtij shkrimi, katër serbë—Beogradi menjëherë do të kishte kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, Armata Serbe do të ishte vënë në gjendje të lartë gatishmërie, kurse serbët e Kosovës nuk do të kishin pas të ndalur së protestuari, politikanët e tyre do të kishin bojkotuar çdo organ shtetëror të Kosovës, kurse komuniteti ndërkombëtar do të kishte dënuar fuqishëm incidentin. Rrëmujë! Bile bile, vështirë se deklarata e Ambasadorit Amerikan në Prishtinë do të kishte qenë as edhe për një fjali e ngjashme me atë të atij në Shkup. Përkundrazi!

E ne shqiptarët, si reaguam ne? Apo, më mire thënë, si nuk reaguam?! Se shqiptarët e Maqedonisë ende janë të diskriminuar dhe të pabarabartë si qytetarë të atij vendi, nuk do koment. Se politika e tyre është më e interesuar për kolltuqe qeveritare sesa çështje kombëtare është parë disa here deri më tani. Por, se edhe Prishtina e Tirana do të tregoheshin kaq të “buta” nuk është besuar.

Respektimi i ligjit duhet të jetë i barabartë për të gjithë. Vrasja, qoftë edhe në kuadër të ligjit, duhet menjanuar deri në pikën e fundit. Madje, kur një shtetas kosovar është vrarë, Prishtina zyrtare—në mos diçka tjeter—të paktën është dashur të kërkojë një hetim të pavarur për ngjarjen. Një hetim nën mbikëqyrje ndërkombëtare, apo nën mbikqyrje të përbashkët në mes zyrtarëve kosovarë dhe atyre maqedonas. Kjo është fqinjësia e mire: nëse maqedonasit nuk kanë asgjë për të fshehur, atëherë nuk do ta kishin problem të hetonin në bashkëpunim me kosovarët rastin në fjalë. Por, fatkeqësisht, Prishtina zyrtare nuk e ka bërë as edhe këtë kërkesë (të paktën ende jo!).

Andaj, përgjegjësia ne nuk i dalim zot vetvetes, mos të presim që tjetërkush të na dal zot. Kur nuk të mbron shteti yt, i huaji e ka edhe më lehtë të të shqelmojë. Kur ne nuk reagojmë ndaj standardeve të dyfishta të komunitetit ndërkombëtar ndaj “sundimit të ligjit dhe shtetit ligjor,” mos të presim që të tjerët ta bëjnë këtë për ne.

Shqiptarët nuk kanë pasur asnjëherë në historinë e tyre luftëra për pushtime, pos luftërave për liri të trojeve të tyre. Andaj, shqiptarët nuk duhet të bien preh e lojërave politike të atyre që as nuk na e kanë dashur e as nuk na e dojnë të mirën. Shqiptarët duhet të mësohen të jenë zot të vetvetës. Shqiptarët duhet të sillet si zot të vetvetes. Këtë mundësi e kanë—nëse jo ende në Maqedoni e Luginë të Preshevës—definivitisht e kanë në Shqipëri e Kosovë. Të tjerët të respektojnë vetëm sa e respekton ti vetën.

Të jesh shtet do të thotë të marrësh përgjegjësi. Të marrësh përgjegjësi do të thotë të kesh guxim. Të kesh guxim, në shekullin njëzetenjë, do të thotë të kesh vizion e mençuri. Të kesh vizion e mençuri do të thotë të jesh lider! A jemi ne shqiptarët liderë në Ballkan? Duhet të jemi dhe do të jemi… një ditë! E për të ardhur deri në atë ditë duhet të punojmë njëmend për të mirën kombëtare dhe jo vetëm atë grupore, partiake, e pushtetare.

P.S. Autori është duke doktoruar në marrëdhënie ndërkombëtare në Dalhousie University.
http://www.botasot.info/def.php?gjuha=0 ... 0&id=61392
Une di ore ti burazer se po plasi...aty me ke!Kaq di kaq thote mallakastra.
Për ty sbëhet fjalë derman , një nga të parët je në listë , pa të pyt fare -itsok-

Vërtet mungon mbështetja ke ne , jo ushtarakisht por politikishte , se ndihemi sikur kemi ne faj kur heshtin shtetet amë , dhe sikur këta qojn kokë më shumë kur heshtim .
Kuptoj që keni mosmarveshje poltike brenda por kur ti vie qështja kombëtare duhet të jemi më aktiv se këta vërtet janë të humbur , për ate edhe qesin shkelmi .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Illyrian
Regular Member
Regular Member
Posts: 54
Joined: Sat Mar 13, 2010 4:31 pm
Gender: Male
Location: United Kingdom

Re: Lajme nga Maqedonia

#32

Post by Illyrian »

Danaj: Si tejkalohet kriza në Maqedoni


Drejtor i Institutit të Prognozave Rajonale, Koço Danaj ka theksuar për agjencinë e lajmeve INA se shqiptarët në Maqedoni duhet të shmangin provokimet dhe se duhet të bëjnë disa gjëra të domosdoshme dhe imperative.

“E para populli shqiptar duhet të mos bjerë në provokime, të mos akuzojnë njëri tjetrin, të mos përçahen. Përballe tyre nuk është thjesht Guevski, është shovinizmi maqedonas. Përballë shovinizmit, duhet vetëm unitet. Duhet që mbështetësit partiakë të heshtin dhe të dalin në plan të parë shqiptarët. Qenia shqiptare sot është me urgjente se sa nevoja e të qeni këtë apo atë parti. Shovinizmi të përçan, të vret, të fut në grindje dhe vetë fërkon duart. Pra shovinizmi maqedonas kërkon që krizën e tij politike, etnike, sociale, ta eksportojë tek populli shqiptar”, ka theksuar analisti i mirënjohur në mbarë hapësirën shqiptare, Koço Danaj.

Sipas tij, me këtë maqedonasit kërkojnë ti thonë bashkësisë ndërkombëtare që na mbani neve se këta, shqiptarët duan destabilizim, duan luftë. Ai rekomandon protesta masive paqësore apartiake.

“Sheshet shqiptare që nga Struga deri në Kumanovë duhet të mbushen me protesta paqësore shqiptarësh, por jo nën flamurin e partisë, por të kombit. Dhe të jeni të sigurt se kur mbushen sheshet me protestues paqësorë, shovinizmi struket dhe bashkësia ndërkombëtare gjykon ndryshe. Shqiptaret nuk mund të bëhen kurban që të ekzistojë një shtet pa emër se kështu dashka dikush apo disa diplomatë”, ka theksuar Danaj.

Ai ka shtuar se shovinizmi maqedonas kërkon të satanizojë shqiptarët, kërkon që krizën e tij ta trajtojë si krizë ndërshqiptare. Sa i përket pozitës së partive politike opozitare, një sugjerim për drejtuesit e PDSH-së.

“Lufta për pushtet nuk duhet të zëvendësojë luftën për kombin. Ata kanë të drejtë kur thonë se duhet një hetim ndërkombëtar për ekzekutimin e katër shqiptarëve. Por ata duhet të ngrihen mbi mëritë dhe inatet mes njëri tjetrit. Nuk është në pyetje fati i pushtetit, është në pyetje dinjiteti i kombit shqiptar. Ndërsa BDI veprimin e parë që duhet të bëjë është të largohet nga Qeveria e Gruevskit. Fazli Veliu nuk mund të ketë dy rrugë, edhe të shkojë në varrimin e Harun Aliut edhe të shkojë në Parlament me vrasësit e Harunit, Safet Neziri duhet të bëjë të njejtën gjë. Abedin Zymberi po kështu. Rafiz Haliti po kështu. E ndërsa Ali Ahmeti duhet të vendosë me kë është, nuk mund të rrijë dot akoma në dy karrige. Nuk mund të bëjë dot akoma internacionalistin. Të njetën gjë do thoshja për Tahir Hanin, Teuta Arifin. Shikoni, shovinizmi maqedonas kërkon të satanizojë shqiptarët, kërkon që krizen e tij ta trajtojë si krizë ndërshqiptare. Nuk e kupton Aliu këtë, nuk e kupton Menduhi, nuk e kupton Imeri. Atëherë ka vetëm një rrugë. Të krijohet opozita etnike shqiptare, të braktiset Qeveria, të braktiset Parlamenti nga gjithë deputetët shqiptare, të krijohet Klubi i deputetëve shqiptarë të të gjitha partive politike. Ka vetëm një zgjidhje, federalizimi i FYROM. Nuk ka rëndësi kush e tha i pari këtë, rëndësi ka që kjo është për të shpëtuar dinjitetin e popullit shqiptar”, ka theksuar Danaj.


Ai i ka vlerësuar si shumë të cekëta edhe qëndrimet e liderëve politik shqiptar, ndërsa qëndrimet e politikanëve nga Kosova si Haradinaj dhe Bajram Rexhepi që nxituan të përkrahin masakrën e Gruevskit kundër shqiptarëve duken qëndrime kundërshqiptare. Sipas tij, është i pakuptimtë edhe qëndrimi i politikës shqiptare në Tiranë, që siç thotë ai heshtë përballë masakrës.

“Të gjithë atyre që mendojnë ndryshe po ju sjell dy shembuj. I pari kur ndodhi masakra e Brodecit, në varrimin e atyre djemve morën pjesë mijëra shqiptarë. Çfarë ishin ata mijëra, përkrahës të kriminelëve. Në varrimin e Harunit morrën pjesë mijëra shqipëtarë, çfarë janë këta mijëra shqiptarë, përkrahës të kriminelëve. Këtë duhet të analizojë bashkësia ndërkombëtare para se të jap deklarata mbështetëse për shovinizmin maqedonas. A mund të jetë një popull i tërë kriminel apo përkrahës i kriminelëve apo trafikantëve. Diplomatëve ndërkombëtarë që janë në FYROM do t`ju sugjeroja të njihen me përvojën e ambasadorit amerikan të ndjerit Robert Frouik gjatë kohës që ishte në Shkup në vitin 2001”, ka theksuar drejtori i IPR-së në Tiranë, Koço Danaj.(INA)

http://ina-online.net/default.aspx?news ... 8b30b&ln=3
I was here when time began, I will be here when it ends!
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#33

Post by Arbëri »

‘Leka i Madh’, libri i autorit Shefik Ollomani

Image
Ky libër kushtuar Lekës së Madh pretendon të hedh dritë në një epokë të së kaluarës së Ballkanit, që prekë rrënjët edhe të kombit shqiptarë. Historiani Nebi Dervishi me rastin e promovimit tha se ky libër mbi të gjitha është përgjigje e disa pretendimeve joserioze shkencore, ndaj atyre që duke pasur komplekset e origjinës, i shmangen vetvetes. Dervishi gjithashtu tha se Leka i Madh nuk është i pa zot, pasi burimet historike flasin se trashëgimia e maqedonasve antikë u takon shqiptarëve më shumë se çdo populli tjetër në Ballkan.
“Botimi i librit Leka i Madh është një vërejtje serioze për historianët shqiptarë sidomos për ata që merren me studimin e antikitetit si dhe në të njëjtën kohë është një përgjigje për të hedhur poshtë pretendimet joserioze shkencore të studiuesve sllavo-maqedonas të cilët duke pasur kompleksin e origjinës ikin nga vërtetësia. Ky libër parasëgjithash u drejtohet atyre që kërkojnë të dinë dhe kanë mendje por edhe cytën nga shpirti dhe dëshira në vazhdimësi për historinë e shqiptarëve në trojet etnike që nga antikiteti e deri në ditët tona”, tha historiani Nebi Dervishi.
Nënkryetari i Shoqatës së historianëve shqiptarë të Maqedonisë, Skender Hasani tha se promovimi i librit Leka i Madh-Aleksandri i Maqedonisë erdhi në kohë të duhur meqë emri i tij, termi Maqedoni dhe përvetësimi i antikitetit, kohëve të fundit janë përdorur tej mase për përfitime politike.
“Leka i Madh dhe Maqedonia Antike kanë paraqitur vlera universale dhe jo vetëm të ngushta personale ose të jenë të një populli, që një popull ta përvetësoj atë histori të lashtë dhe lavdishme të Maqedonisë Antike dhe sidomos figurës kryesore të Lekës së Madh”, vlerësoi Skender Hasani, nënkryetar i Shoqatës së historianëve shqiptarë, Maqedoni.
Autori Shefik Ollomani nëpërmjet këtij libri ka për qëllim njohjen e shqiptarëve me një epokë të historisë së lashtë pellazgo-ilire, si dhe t’u rrëfejë atyre të vërtetën historike dhe etnike, si dhe ne shqiptarët duhet t’i dalim zot ‘Lekës së Madh’. Libri “Leka i Madh-Aleksandri i Maqedonisë’, është botuar nga Shoqata botuese ‘Shkupi’.

http://alsat-m.tv/lajme/kulture/40535.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#34

Post by Arbëri »

Gjykata e Hagës konfirmoi aktgjykimet për Tarçullovskin dhe Boshkovskin

Konfirmohet 12 vjet burg për Johan Tarçullovskin dhe lirimi i Lube Boshkovskit. Këshilli i Apelit i Gjykatës në Hagës hodhi poshtë ankesat e palës mbrojtëse, si dhe Prokurorisë për aktgjykimin lirues për Boshkovskin, për rastin "Lubeteni".
“Johan Tarçullovski mbetet ende në burgun e Hagës, duke pritur finalizimin e marrëveshjes për transferimin e tij në vendin në të cilin do ta vuajë dënimin", kumtoi Kryesuesi i Këshillit të Apelit.
Me këto vendime të formës së prerë, Gjykata konfirmoi dënimet e mëparshme të dhëna në 12 korrik të vitit 2008, duke mos pranuar argumentet e palës mbrojtëse të Tarçullovskit se ai nuk është përgjegjës për operacionin e policisë në Lubeten, në të cilin u vranë 10 banorë shqiptarë të fshatit. Sipas avokatëve, aksioni ishte i ligjshëm dhe sipas të drejtës ndërkombëtare nuk mund të konsiderohen krim lufte. Ndërkohë, enigma e vetme mbetet se ku do të vuajë dënimin Tarçullovski, 7 vitet e mbetura të burgut. Avokati Antonio Apostollski njoftoi se do të kërkojnë që Tarçullovski t’a vuajë dënimin në Maqedoni. Megjithatë, kolegu i tij, avokati Nejtan Dershoviq vendimin e sotëm të Gjykatës së Hagës e quajti ‘të turpshëm’. Tarçullovski dhe Boshkoski ishin shtetasit e vetëm maqedonas për të cilët Gjykata e Hagës ngriti procedurë për ngjarjet gjatë konfliktit në vitin 2001.
http://alsat-m.tv/lajme/vendi/40536.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Lajme nga Maqedonia

#35

Post by qiellikaltër »

Edhe pse Shqipëria dhe Kosova janë të angazhuara me problemet e tyre të brendshme, zhvillimi i fundit i situatës në Maqedoni i ka detyruar ata të mendojnë për të gjetur një zgjidhje edhe për shqiptarët e Maqedonisë. Burime të sigurta, sipas “Lajmit” të Shkupit, bëjnë të ditur se Sabri Godo dhe Adem Demaçi janë dy emisarët që do t’i dërgojë Tirana dhe Prishtina me qëllim uljen e tensioneve mes partive politike në Maqedoni.
Kontaktet e para me Adem Demaçin tashmë janë vendosur dhe ai është i gatshëm për të ardhur në Maqedoni dhe për të nisur punën e pajtimit të shqiptarëve të këtushëm.

http://216.75.13.41/
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#36

Post by Arbëri »

Berisha anulon vizitën në Shkup

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka anuluar vizitën e paralajmëruar për në Maqedoni më 26 maj. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i punëve të jashtme të Maqedoni, Petar Çulev. “Të dy grupet nga shtetet përkatëse po punojnë për gjetjen e një termini të përshtatshëm për t’u zhvilluar ky takim. Siç po shkojnë punët në muajin maj nuk do të ketë ndonjë vizitë të Berishës në Maqedoni”, tha Çulev. Ai nuk ka pranuar të theksojë se cilat janë arsyet e anulimit të kësaj vizite, ndërsa nuk ka dhënë asnjë informatë se cilin muaj pritet ta vizitojë Berisha Shkupin zyrtar.

Nga kabineti i kryeministrit Sali Berisha nuk kanë pohuar pse bëhet anulimi i kësaj vizite, e cila ishte planifikuar që më parë. Mësohet se përgjigja zyrtare nga Shqipëria dërguar autoriteteve maqedonase ka qenë angazhimi i madh i kryeministrit Berisha në takimet me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare si dhe thellimi i krizës politike mes pozitës dhe opozitës.

Jozyrtarisht “Lajm” mëson se kryeministri shqiptar ka refuzuar në këtë moment të arrij në Maqedoni për shkak të situatës së tensionuar ndërmjet etnitetit shqiptarë dhe maqedonas, mospranimin e kërkesave të shqiptarëve nga ana e Gruevskit dhe vrasja e katër shqiptarëve ditë më parë nga policia maqedonase.

Vetë kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, gjatë takimit me Ahmetin e Thaçin në Tiranë kishte apeluar që të ruhet situata e qetë në Maqedoni pasi dhuna nuk i shërben askujt. Megjithatë, vrasja e Harun Aliut - Kushtrimit nga policia maqedonase duket se ka hedhur “benzinë në flakë” dhe e ka tensionuar edhe më shumë situatën e nxehtë në Maqedoni.

Berisha me mosardhjen e tij ka dashur t’i dërgoj një porosi kryeministrit Gruevski që mos të shkelë kërkesat e shqiptarëve.

Nga kabineti i kryeministrit Gruevski nuk kanë dhënë ndonjë sqarim pse nuk realizohet kjo vizitë.

Në agjendën e ardhjes së Sali Berishës në Maqedoni ishte intensifikimi i bashkëpunimin në sferën e ekonomisë, infrastrukturës, revidimin e marrëveshjes për ujërat si dhe takime me kreun shtetëror dhe të partive kryesore politike në Maqedoni.

Iniciativa për vizitën e Berishën në Shkup ka lindur pas ftesës që ia kishte bërë Gruevski gjatë një takimi joformal në Kranj të Sllovenisë.
http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/4569.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Lajme nga Maqedonia

#37

Post by qiellikaltër »

Kjo e perditshme publikon skenen gjate marrjes ne pyetje te njejrit prej te arrestuarve te Brodecit, i cili nga xhirimi thuhet se quhet Hebib Ahmeti(1981). Nga pamjet e siguruara nga news24 i burgosuri eshte i lidhur kembe e duar me zinxhire.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#38

Post by Arbëri »

Gjykata e Hagës konfirmoi aktgjykimet për Tarçullovskin dhe Boshkovskin
Image
Konfirmohet 12 vjet burg për Johan Tarçullovskin dhe lirimi i Lube Boshkovskit. Këshilli i Apelit i Gjykatës në Hagës hodhi poshtë ankesat e palës mbrojtëse, si dhe Prokurorisë për aktgjykimin lirues për Boshkovskin, për rastin "Lubeteni".
“Johan Tarçullovski mbetet ende në burgun e Hagës, duke pritur finalizimin e marrëveshjes për transferimin e tij në vendin në të cilin do ta vuajë dënimin", kumtoi Kryesuesi i Këshillit të Apelit.
Me këto vendime të formës së prerë, Gjykata konfirmoi dënimet e mëparshme të dhëna në 12 korrik të vitit 2008, duke mos pranuar argumentet e palës mbrojtëse të Tarçullovskit se ai nuk është përgjegjës për operacionin e policisë në Lubeten, në të cilin u vranë 10 banorë shqiptarë të fshatit. Sipas avokatëve, aksioni ishte i ligjshëm dhe sipas të drejtës ndërkombëtare nuk mund të konsiderohen krim lufte. Ndërkohë, enigma e vetme mbetet se ku do të vuajë dënimin Tarçullovski, 7 vitet e mbetura të burgut. Avokati Antonio Apostollski njoftoi se do të kërkojnë që Tarçullovski t’a vuajë dënimin në Maqedoni. Megjithatë, kolegu i tij, avokati Nejtan Dershoviq vendimin e sotëm të Gjykatës së Hagës e quajti ‘të turpshëm’. Tarçullovski dhe Boshkoski ishin shtetasit e vetëm maqedonas për të cilët Gjykata e Hagës ngriti procedurë për ngjarjet gjatë konfliktit në vitin 2001.
http://www.alb-net.com/amcc/cgi-bin/vie ... 5051,98495,
http://www.alb-net.com/amcc/
http://alsat-m.tv/lajme/vendi/40536.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Lajme nga Maqedonia

#39

Post by Mallakastrioti »

"SHOQATA E VETERANËVE DHE INVALIDËVE
TË LUFTËS SË USHTRISË ÇLIRIMTARE KOMBËTARE
“KALAJA”





L A J M Ë R I M



Ne, anëtarët e Sh.V.I.L. të UÇK-së “KALAJA”, në mbledhjen e kryesisë qendrore të mbajtur 19.05.2010, pasi vlerësuam kontributin e palodhshëm të Harun Aliut në favor të çështjes Kombëtare, duke analizuar punën e tij që nga periudha e ilegalitetit e deri në luftërat e fundit të popullit shqiptar të zhvilluara në ish-Jugosllavi unanimisht morëm vendim që njeriun e celulave të para të lëvizjeve kombëtare z.Harun Aliu i njohur me nofkën Komandant Kushtrimi ta shpallim Dëshmorë të Kombit.
Po ashtu në këtë mbledhje u vendos që edhe z. Shaban Zenuni, Komandant Hoxha i Merovës të shpallet Dëshmorë i Kombit për kontributin e dhënë gjatë luftës së 2001 si dhe për besnikërinë që tregoj për Komandant Kushtrimin deri në ditën e vrasjes së tyre makabre nga pushteti sllavo-maqedonas në bashkëpunim me vasalët e tyre .





Zëdhënësja e shoqatës “KALAJA”
Prof.Teuta Kamberi-Llalla


19.05.2010.
Tetovë.
Mobil. 070508400.


Image
Image
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Lajme nga Maqedonia

#40

Post by Patush »

220 Qifutet e Macedonise ndertojne muzeumin 23 million dollaresh per holokostin ne Shkup.

http://www.globalpost.com/dispatch/euro ... -macedonia
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#41

Post by Arbëri »

Gjithë shqiptarët të mësojnë me tekste shkollore të njëjta

Shqiptarët e Maqedonisë shprehin interes të përfshihen në idenë e kryeministrit shqiptarë Sali Berisha, që shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës të mësojnë në tekste të njëjta shkollore.
Nuhi Dardhishta, kryetar i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë (LASH), tha se për këtë gjë disa herë është biseduar. “Shpesh herë kemi iniciuar që nxënësit shqiptarë të Maqedonisë t’i kenë tekstet e njëjta me ata të Kosovës dhe Shqipërisë, por ende nuk e kemi arritur këtë gjë”, tha Dardhishta, duke përshëndetur idenë më të re të kryeministrit shqiptarë. Ai shtoi se ky material do të ishte i dobishëm dhe më i përsosur për nxënësit shqiptarë në vend. “Ky vendim do të ishte i mirë se ardhur, pasi që nuk do të kishte më histori të shtrembëruar e të shkruar nga autor gënjeshtarë. Ndryshime do të mund të bëhen vetëm në tekstet e gjeografisë”, shtoi Dardhishta. Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit, Goran Galevski theksoi se së pari duhet që të bëhen disa procedura sepse bëhet fjalë për tekste të një shteti tjetër. “Duke pasur parasysh se kohë më parë u morr vendimi që të përkthehen rreth 500 tituj të literaturës botërore, me anë të procedurave të parashikuara me ligj mund të vendoset që shqiptarët e Maqedonisë të mësojnë me literaturën e njëjtë si të Shqipërisë dhe Kosovës, por së pari duhet të shqyrtohet ai material”, tha Galevski. Ai gjithashtu shtoi se për këtë gjë duhet të shprehin pëlqim edhe mësimdhënësit. Kurse nga sektori për informim i këtij institucioni thonë që mësimi me literaturë të përbashkët me Kosovën dhe Shqipërinë do të ishte një ide e mirë. “Mësimi në gjuhën shqipe me një literaturë të përbashkët është një ide shumë e mirë dhe ashtu duhet të jetë, por planprogramet ne i kemi të ndryshme pasi që bëhet fjalë për shtete të ndryshme”, deklaroi Numan Sallau, nga sektori për informim i MASH-it. Ai shtoi se kjo çështje mund të zgjidhet. “Për tu marrë një vendim i tillë Ministria e Arsimit të Maqedonisë duhet të nënshkruaj marrëveshje me shtete shqiptare fqinje dhe kjo çështje do të rregullohet”, theksoi Sallau. Ndërsa gjuhëtarët shqiptarë vlerësojnë se duhet të formohet një grup ekspertësh të cilët do t’i hartojnë këto tekste të përbashkëta. “Është një ide e mirë, por pasi që bëhet fjalë për tre shtete mendoj se duhet të formohet një ekip ekspertësh shqiptarë dhe ti hartojnë këto tekste që të kenë informata të bollshme për shqiptarët e të tre shteteve”, tha Asllan Hamidi, gjuhëtar dhe dekan në fakultetin e Albanologjisë në Shkup. Ai gjithashtu shtoi se pas këtij hartimi do të ishte mirë që të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen të mësojnë me këto tekste shkollore me qëllim që të mos ketë laramani dhe informata të pasakta për popullin tonë. Ndërkaq kryeministri i Shqipërisë ditë më parë tha se Shqipëria dhe Kosova duhet të shkojë drejt teksteve të përbashkëta. “Ne duhet të shkojmë drejt teksteve të përbashkëta, me përmbajtje të njësuara, pasi të vërtetat janë një dhe detyra e shkencës është t’u heqë pluhurin dhe mykun e së kaluarës e t’i bëjë ato të shndrisin” tha Berisha .
http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/4663.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#42

Post by Arbëri »

Mbi 45 për qind e qytetarëve firkohen se do të ketë konflikt

Image

Nuk ka ndryshim në marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni në 12 muajt e kaluar, konsiderojnë 57 për qind nga të anketuarit, të përfshirë me analizën e publikuar me temë "Cilësia e shërbimeve sociale", që e përgatiti Universiteti i Evropës Juglindore në bashkëpunim me Zyrën e UNDP-së në Shkup.
Për 11 për qind nga të anketuarit marrëdhëniet ndëretnike janë përmirësuar, ndërsa për 25,8 për qind janë keqësuar. Pothuajse gjysma e të anketuarve thanë se shpesh shkojnë në kafene në pronësi të personave nga bashkësia tjetër etnike.
"Është e vogël përqindja e atyre që konsiderojnë se marrëdhëniet ndëretnike janë keqësuar, ashtu që gjendjet nuk janë aq të këqija siç reflektohet në kohë të fundit nëpër media", vlerësoi në prezantimin e analizës An Mari Ali nga Zyrja e UNDP-së në Shkup.
Sipas analizës, 54 për qind nga të anketuarit janë të bindur se nuk ka rrezik për konflikte etnike, për 8,9 për qind rreziku për këtë është i vogël, përderisa 45,5 për qind druajnë nga konfliktet e dhunshme etnike.
Pothuajse 90 për qind nga të anketuarit thanë se nuk janë të diskriminuar në bazë të përkatësisë së tyre kombëtare ose fetare gjatë punësimit, përparimit në karrierë, ndryshimin e vendit të jetesës, aplikimit në institucionet e arsimuara dhe shfrytëzimin e shërbimeve sociale dhe sigurimit.
Analiza tregon edhe disparitet të madh në varfërinë mes bashkësive etnike, në cilin problem potencohet bashkësia rome. Shërbimet sociale që i fitojnë qytetarët në nivelin lokal janë më të mira në krahasim me atë qendror, ndërsa Qeveria duhet të ndërmarrë masa për përmirësimin e shërbimeve në arsim, për fëmijët dhe personat me nevoja të posaçme.
Sipas analizës, personat nga mjediset rurale kanë probleme më të vogla financiare nga ato urbane. Si sfida më të mëdha në sektorin shëndetësor janë theksuar shpenzimet për blerjen e medikamenteve dhe shërbimeve, koha e pritjes për kontroll dhe largësia e objekteve shëndetësore. Në analizën e UEJL-së janë përfshirë 1.000 të anketuar.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Lajme nga Maqedonia

#43

Post by qiellikaltër »

Parlamenti i Maqedonisë rrëzoi sot Projekt-ligjin për përkujdesje institucionale për ish-anëtarët e UÇK-së, i propozuar nga dy deputetë shqiptarë, Abedin Zymberi dhe Daut Rexhepi – Leka.

Zgjidhja e statusit të ish anëtarëve të UCK-së, ishte një prej tre kërkesave që kryetari i BDI-së, i ka parashtruar aletatit të tij në koalicionin qeverisës Nikolla Gruevski, si kusht për vazhdimin e qendrimit të tij në qeveri.

Balkanweb
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Lajme nga Maqedonia

#44

Post by qiellikaltër »

Diskutim mbi politiken ne Maqedoni. TE ftuar K.Danaj, nje analist shqiptar dhe 2 perfaqesues bullgaro-maqedonas: njeri dobiç qe pretendon qe shqiptaret jane vetem pakice e jo popull kombformues ne Maqedoni, kurse tjetri eshte fashist qe thote shqiptaret jane destabilizues.

http://alsat-m.tv/emisione/index.php?news=384

dhe

http://alsat-m.tv/emisione/index.php?news=383
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#45

Post by Arbëri »

Fazli Veliu propozon emrin Iliro-Maqedoni

Kryetari i Shoqatës së veteranëve të luftës Fazli Veliu, i mbështetur nga anëtarësia e kësaj Shoqate propozon që emri i ri i Republikës së Maqedonisë të jetë Iliro-Maqedoni. Sipas Veliut ky propozim do të zgjidhte kontestin shumëvjeçar me fqinjin jugor dhe do të zhbllokonte rrugën euroatlantike të Maqedonisë. Fazliu letrën e tij ia ka dorëzuar përfaqësuesve ndërkombëtarë të instaluar në Maqedoni dhe kryetares së komisionit për politik të jashtme Teuta Arifi.
“Duke qenë në rrjedh me gjithë përpjekjet për të marr emrin e duhur ky vend, ne e gjetëm të përshtatshëm këtë ide e cila përfshin të shkuarën tonë, të tanishmen dhe të ardhmen. Ideja për të shtuar pranë Maqedonisë edhe Iliria është ide e arsyeshme sepse ne e kemi prejardhjen nga ilirët dhe ne trashëgojmë gjithë kulturën ilire, gjuhën dhe njëkohësisht virtyte të larta të lashta deri në kohën e sotme të cilët na garantojnë edhe ardhmërinë në këto troje të lashta ilire”, deklaroi Fazli Veliu, kryetar i SHVL-së së ish UÇK-së.
Kryetarja e Komisionit për politikë të jashtme Teuta Arifi, konfirmon se ka marrë një letër të tillë dhe thotë se është e drejtë legjitime e Fazliut si përfaqësues politik që të kontribuoj në zgjidhjen e çështjes së emrit.
“Gjithsesi se duke pasur parasysh se çështja e emrit është në diskutim e sipër, pse jo edhe shqiptarët, subjekte politike, përfaqësuesit politik shqiptarë kanë të drejtë që të japin propozimet e tyre. Unë e çmova si një prej propozimeve do të thotë të ardhura. Gjithsesi se në një të ardhme besoj që komisioni për politik të jashtme por edhe përgjithësisht parlamenti do ti vijë radha që të debatoj për këtë çështje, meqenëse nuk mund ti iket çështjes së debatit për emrin dhe kur të vij ajo temë gjithsesi se ky propozim, por edhe propozimet tjera do të jenë temë e debatit”, tha kryetarja e Komisionit parlamentar për politikë të jashtme, Teuta Arifi.
Ky është propozimi i parë që vjen nga një përfaqësues shqiptarë. Deklarimet e deritanishme të shqiptarëve ishin se mbështesin çdo zgjidhje të kontestit, me përjashtim të Republika Sllave e Maqedonisë.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Post Reply

Return to “Lajme”