"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.
'Nese mendon Epirin ta roberosh,
Skenderbeun gjalle ta zesh
Merr 50 mije ushtare
Sepse ti nuk e di cka jane shqiptaret
Njeri do tu u hidhet njeqindve
A Skenderbeu do tu hidhet njemijeve'
'Nese mendon Epirin ta roberosh,
Skenderbeun gjalle ta zesh
Merr 50 mije ushtare
Sepse ti nuk e di cka jane shqiptaret
Njeri do tu u hidhet njeqindve
A Skenderbeu do tu hidhet njemijeve'
Përkthimi 10
Të okupoj tokën Shqiptare
dhe të zen Skenderbeun te gjallë
I cili shumë më ka penguar në
ditët e bardha , duke i udheheq
jo besimtaret ( kauret) .
E gjen ate ne lufterat tona , me
3,000 Shqipatre te vetë . Mos tento
atij ti biesh brenda ditës , por vetëm se
natën , i besueshem roktarë i imi .
Kur Pasha në libër shikonte , shpejt
ushtaret i mblodhi , dhe i detyroi ta
gjejne Skenderbeun , naten nisen
e diten mberrin .
Mendon një Turk Feresh Pasha , qe
do ta sulmon ne tradhti , pa pritje ,
( nga mbrapa?)
Mirëpo Gjergji një gjarpër i mençur ishe,
Për rruget e tyre e dinte , dhe i priste
ne fushen e gjelbërt .
Nëse ne malin e lagur lartë , prej
Busije sulmon Turqit , Të gjithe i preu .
rrallë kush mbeti pa pre .
Edhe Pashës ia preu koken .
I humbi te gjithe Skenderbeu , por zuri
edhe mijera te gjalle ,
I dergoi me vete ne Kruje .
Kur mori vesh nga zerat MURATI ,
që atij ushtria i ka vdekur ,
nga e keqja shkulin mjekren e vet ,
Me zë te madh u shpreh Murati ,
kur ishe duke qarë ,
'' HARAMBASH SKENDERBEG -GJERGJ !
o koka yte o e imja !
''
--------------------------------
11
O zetorinjë , pashallare dhe vezira !
A nuk linden NENAT E JUAJA,
asnjë djale për të humbur Shqiptarin ,
ose te ma sjellni te gjallë ??
Kush i hakmiret për FERESH PASHEN tim ,
dhe ushtaret e mi , do ta shpërblej
me titullin ''VEZIR''
MBI gjithe Pashat , agat , do te bej ate
(mendohet nese del ndoj biranane qe ta zhduk Sknderbeun )
Mirëpo i forti Mustafa burrërishte i lemon mustaqet
dhe ferkon duart e tij te bardha
Dhe i thot Mbretit, mi jep 15.000 ushtare
Dhe ja besen e forte ta japi që ,
e okupoj vendin Shqiptar , ta sjelli te gjallë dhe
Skenderbeun dhe ta sjelli koken e Musa Arbanasit
Dhe migjallaret me femijet te tyre po ashtu .
Skenderbeu:
'Nese mendon Epirin ta roberosh,
Skenderbeun gjalle ta zesh
Merr 50 mije ushtare
Sepse ti nuk e di cka jane shqiptaret
Njeri do tu u hidhet njeqindve
A Skenderbeu do tu hidhet njemijeve'
Në atë Pasha ka qeshur , Murati me ze te ulet i tha.
Qe besen e forte ta japi , që
Skenderbeun ne mejdan do e thrase .
Do ja pre koken ne mejdan .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Picasso` wrote:Bravo bravo! Te lumt.
Skemi dicka per autorin?
Picasso, ky liber eshte nje permbledhje kengesh (baladash) te vjetra te popullit Serb per Skenderbeun, te botuar me 1883 ne Serbi, dmth, te botuar disa vjet para se te themelohet Akademia famekeqe e ''Shkencave te Serbise'', gjegjesisht me 1886.
Ne tere librin, Skenderbeu njihet vetem si shqiptar.
Para shek 20, Sllavet e Jugut nuk kishin dyshim se Skenderbeu ishte shqiptar !
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present
Socio , a ke me shum materijal nga kjo libër ?
Nëse ke sjelle , mund te perkthej nëse është gjuhë e sotshme Polonishte ..
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Emra Sllave kane bartur edhe disa nga vellezerit dhe motrat e Gergj Kastriotit - Reposhi, Stanisha,
Vllaika, Elja. Kuptohet, ne qendrojme larg cfaredo pretendimi te pakuptimte se Skenderbeu ishte Sllav. Cfaredo
perpjekje te hiqet perkatesia e tij shqiptare do te ishte non-sense publik. Faktet dhe emrat e lartepermendur
vetem deshmojne carte per lidhshmerine dhe afersite qe ekzistonin ne mes popullit Bullgar dhe atij Shqiptare
ne koherat e mesjetes
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present
Arbëri wrote:Socio , a ke me shum materijal nga kjo libër ?
Nëse ke sjelle , mund te perkthej nëse është gjuhë e sotshme Polonishte ..
Jo nuk kam.
Megjithate, titulli i ketij libri te jep mjaft te kuptosh. Skenderbeu quhet 'Mbreti shqiptar' dhe jo 'Mbreti i Shqiperise', me cka autori aludon ne perkatesine etnike te tij.
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present
Nuk mbaj mend nese eshte postuar intervista me pasardhesin e tije qe jeton ne Itali apo jo, nqoftese po atehere kerkoj ndjese per riperseritjen e kesaj interviste.
ntervistë ekskluzive e Alessandro Castriota Scanderbeg, stërnip i heroit tonë Gjergj Kastrioti – Skënderbu, dhënë të përditshmes «Iliria Post»
Një rikthim në origjinë
Mereme LLUBANI
"Më pëlqen shumë të imagjinoj…Jam një artist, aktor dhe shpesh kam dëshirë t’i jetoj emocionet. Për mua, një gjë e tillë është madhështore dhe mjaft tërheqëse, e sidomos kur ka të bëjë me bëmat e një heroi të madh, siç është Skënderbeu. Për këtë arsye, për ta vënë veten në situatën e paraardhesit tim, preferova udhëtimin me anije, që të vija në tokën e tij, ashtu siç kish ndodhur për të 600 vjet më parë. Sigurisht unë kalova vetëm detin, ndërsa ai mbi kalin e tij të bardhë përshkonte shpesh lartësitë e pamata, midis shqiponjave të maleve të larta".
...
Dihet, që çdo rikthim është një pikënisje. Është pikërisht ky fenomen që ngacmoi një tjetër "Gjak Blu“ të familjes princërore shqiptare të Kastriotëve (dega në vijë mashkullore e heroit tonë kombëtar), për të vizituar vendlindjen e të parëve dhe ndoshta për një fillim të ri...
Një tjetër pinjoll i Kastriotëve, Alessandro Castriota Scanderbeg, viziton tokën e ëndërruar të stërstërgjyshit, për të zbuluar diçka prej prejardhjes së tij, si dhe për të njohur njerëzit me rrënjë të njëjta. Vizitat në Shqipëri pa bujë të pinjollëve të rinj, të lënë të kuptosh se ardhja e tyre, s’ka të bëjë me ndonjë formë shpalljeje a manifestimi të hapur "rivendikimi", por është një gjest intim, i cili ka trazuar dhe emocionuar gjithnjë ndërgjegjet e dëshirën për preardhjen e të parëve të tyre.
Pikërisht, një gjë të tillë deklaroi në fund të vitit '2004, gjatë vizitës së parë në Shqipëri edhe një tjetër Kastriot, me të njejtin emër, Alessandro Castriota Scanderbeg, lauruar në mjekësi, shkencëtar në neurologji dhe gjenetikë, i njohur për studimet e tij jo vetëm në Itali, por edhe në vende të tjera.
Ai, mes tjerash, për mediat u shpreh: "Historia e familjes sonë koinçidon me atë të Shqipërisë gjer në vitin 1468, kur vdekja e Gjergjit e la vendin pa asnjë udhëheqje dhe mbrojtje". Në të njejtën kohë, ai shpjegoi se "arsyet e lidhjes së fortë me tokën e të parëve nuk duhen kërkuar në faktorë përkatesie të përbashkët jete dhe eksperience. Megjithatë, për ne mbetet përherë një gjurmë lidhjeje mjaft e kuptueshme e historisë sonë familjare me Shqipërinë. Madje, për të qenë edhe më i qartë, kjo lidhje me shqiptarët, përbën edhe momentin më të lartë e sublim të historisë sonë".
Figura madhështore legjendë e Skënderbeut, ka kaluar me shekuj në një mit, ndërkohë që shkrimtari Gennaro Francione në librin biografik për Skënderbeun e ka cilësuar "një hero shumëplanesh i kohëve moderne dhe pionier të Bashkimit Evropian ”.
Ndaj, shqiptarët, kudo që janë, identifikojnë krenarinë kombëtare me figurën e tij. Dhe s´ka si të mos jetë krenari për vetë pasardhësit e heroit.
Një ndjesi e tillë të përshkon edhe kur mëson që prej trungut të kolosit legjendar, Gjergj Kastriotit, kanë dalë njerëz me vlera dhe personalitet të madha. Në gjashtëqind vitet e jetës së princërve Kastriotë në Itali, jetojnë dy degë: ajo e Napolit dhe ajo e Leçes. Tek hulumton përgjatë rrjedhës së shekujve, në jetën dhe karrierën e pinjollëve kastriotas, nuk ke si të mos mrekullohesh tek ndeshesh me njerëz të ditur si: avokatë, gjykatës, mjekë, shkencëtarë, artistë, poetë, ushtarakë të lartë, klerikë, kryetarë bashkie, guvernatorë, e që kudo e kurdoherë kanë rrezatuar respekt, duke u nderuar dhe me tituj të lartë.
Ja, pse e quaj veten me fat që rrëfimin dhe emocionet e ndjera të vizitës, sidomos në qytetin tim të lindjes, Krujë, një Kastriot i familjes së madhe, në bisedën që vijon, m'i besoi mua:
Iliria Post: Ju e vizituat për herë të parë Shqipërinë: Ishte ky një rizgjim i zakonshëm i ëndrrës suaj apo ishte një arsye tjetër që ju shtyu ta ndërmerrnit këtë udhëtim?
A.C.Scanderbeg : Vizitën në Shqipëri e kam parë gjithmonë si një utopi, mbasi në imagjinatën time, ajo ka simbolizuar një lloj "rikthimi në Itakë" pas endjeve shekullore të brezave paraardhës. Unë banoj në Rossano të Kalabrisë, pranë komuniteteve arbëreshe. Aty kam konstatuar një farë mosinteresimi për pasardhësit e Gjergjit (Kastriotit), e kjo gjë më ka shtyrë të mendoj se shekujt kishin varrosur përgjithmonë interesin për bijtë e tij. Por, para disa vjetësh, në '90-tën, duke takuar shqiptarët e parë që erdhën në Itali, mbeta i befasuar nga nderimi i thellë për Heroin tonë. Bile, njëri prej tyre, që tani jeton e punon në New York, u hodh menjëherë në këmbët e mija, në kuptimin e vërtetë të fjalës, e nisi t’i puthë ato. Vetëm atëherë e kuptova se për shqiptarët, për të cilët nuk dija pothuajse asgjë për shkak të diktaturës, Skënderbeu ishte një gjysmëperëndi, pikërisht ashtu siç e imagjinoja unë që në fëmijëri, kur lexoja bëmat e tij të lavdishme, udhëhequr nga një shpirt i madh fisnik e modest.
Skënderbeu luftoi shumë për të ndërtuar themelet e shtetit të parë shqiptar, që fatkeqësisht u shkatërruan pas disa vjetësh. Shumë shqiptarë morën rrugën e mërgimit drejt Italisë, ku gjetën strehë në sajë të miqësive të prijësit të tyre me mbretërinë e Napolit. Ashtu si i biri, Gjoni, edhe pasardhësit e mëtejshëm të tij qenë të detyruar të ndërronin kombësinë, në kohën që tokat arbërore ranë për shekuj me radhë në duart e turqve. E ky udhëtim imi në trojet e ëndërruara prej brezave të Kastriotëve, përfaqëson brenda meje një rikthim në origjinë.
Gjatë gjithë këtyre viteve nuk kam mundur të gjej një urë për në Shqipëri; as njerëz që mund të më shoqëronin, duke ndjerë dhe kuptuar në thellësi të zemrës së tyre arsyet që më shtynin drejt «rikthimit» në tokën e të parëve. E kështu, vetëm tani munda ta realizoj ëndrrën time, tashmë të përgjumur prej kohësh, duke njohur më në fund miq të tillë, që më tërhoqën nga dora, me të njëjtat dëshira identike si të miat dhe morën rolin e udhërrëfyesit drejt tokës sonë të përbashkët. Nuk mundem sigurisht të mohoj që jam italian, napoletan dhe kalabrez njëkohësisht, por ati im i supozuar ka qenë gjithnjë Skënderbeu, ashtu siç është në të vërtetë edhe stërgjyshi im i dhjetë brezave më parë. E ky stërgjysh imi është shqiptar.
Iliria Post: Ju dha emocion momenti i parë i prekjes së tokës Shqiptare dhe a u ndjetë vërtet në atdheun tuaj?
A.C.Scanderbeg : Si mjet transporti që do të më çonte në Shqipëri desha të zgjedh anijen, për ta vënë veten në situatën e atij që kthehet në tokën e tij pas një misioni në Itali, ashtu si kishte ndodhur 600 vjet më parë me Gjergjin. Sigurisht, në atë kohë nuk mund të fluturohej me aeroplanë, edhe pse mbi kalin e tij të bardhë ai përshkonte shpesh lartësitë e pamata, midis shqiponjave të maleve të larta. Më pëlqen shumë të imagjinoj… Jam një artist, aktor e shpesh kam dëshirë t’i rijetoj emocionet. Për mua, një gjë e tillë është madhështore dhe mjaft tërheqëse, e sidomos kur ka të bëjë me bëmat e një heroi të madh, siç është Skënderbeu.
I pushtuar kokë e këmbë nga këto mendime, u nisa nga Bari në mbrëmjen e 17 prillit, rreth orës 23.00. Të nesërmen në mëngjes, sa zbardhi agimi, pak më parë se anija të prekte brigjet e portit të Durrësit, me aparatin tim fotografik nisa të përjetësoj çdo çast e minutë që kalonte. Kërkoja t’i fiksoja të gjitha pamjet dhe së bashku me to edhe emocionet e mija, që përziheshin vrullshëm me lojën dhe dritëhijet e valëve që përplaseshin zhurmshëm me trupin e anijes.
Kisha fjetur shumë pak dhe gjatë natës së kaluar kisha lexuar e rilexuar fragmente të jetës së Gjergjit: ishte ora shtatë e mëngjesit dhe mua më dukej sikur ndodhesha ende në atë dimension midis ëndrrës, dëshirës, të papriturave, shpresave, lodhjes dhe këtij realiteti detar. Zemra kishte filluar të më rrihte me nxitim. Kur hymë në portin e Durrësit, munda të shquaj një mol gjysmë të shkretë dhe disa njerëz që vinin vërdallë rreth një ngarkese, mbi një anije që tundte flamurin … nuk ishte e mundur… jooo… më bënin sytë apo me të vërtetë shihja flamurin turk?! Ndjeva disa „drithërima“ të vogla që më pushtuan të tërin. Mbi molin shqiptar po më priste një anije turke?! Si ishte e mundur? (vazhdon duke qeshur) Prisja të shihja përpara meje morinë e flamujve shqiptarë, ku valëvitej e njëjta stemë, si ajo e familjes sime e, në fakt… E megjithatë, pas një reflektimi të shkurtër mbeta i kënaqur, mbasi arrita të kuptoj se tashmë shqiptarët dhe turqit punonin së bashku.
Pas pak, si duke përshkuar një urë lëvizëse mbi hendeqet mesjetare, zbrita prej kështjellës së metalit notues, i mbështjellë me flamurin shqiptar që kisha marrë me vete në valixhen time. Mbasi preka dhe putha truallin shqiptar, mu duk sikur dëgjova dikë që pëshpëriste prapa krahëve të mi: « Ky duhet të jetë gjysmë i çmendur»!
Iliria POST: Çfarë dinit më parë për Shqipërinë dhe shqiptarët?
A.C.Scanderbeg : Tani nuk më kujtohet mirë se çfarë dija ... Mund të them atë që di tani: kujtimet që kisha mbi Shqipërinë para kësaj vizite, janë fshirë në atë mënyrë, sikur të riformohej hard-disku i një kompjuteri. Megjithatë, përpara viteve 90, mendoj se nuk duhet të kem ditur pothuajse asgjë. E meqenëse nuk kalonte asnjë informacion, për italianët Shqipëria ishte një hije mbi hartën gjeografike. Pas rënies së diktaturës, shqiptarët e parë që erdhën në Itali më kanë treguar disa ngjarje. Më kanë folur mbi gjëra që nuk funksiononin në Shqipëri, por që ndonjëherë edhe funksiononin. Më ka bërë përshtypje fakti që më parë, në Shqipëri nuk ekzistonin automjete private dhe rrugët ishin pothuajse të boshatisura. Në qoftë se mendoj trafikun e tmerrshëm të Romës, më vjen të thërras: «sa bukur!» Por ideja se nuk mund të lexoje libra nga shumë autorë të botës, nuk mund të dëgjoje muzikë nga vendet e tjera apo të ndiqje emisione të kanaleve të huaja televizive, disi më ka tmerruar! Megjithatë kjo nuk është asgjë, në qoftë se do të flasim pastaj për burgjet, për hakmarrjet, dënimet, raprezaljet e për pushkatimet, për varjet në litar të desidentëve; atëherë kemi të bëjmë me rrokullisje në absurditetin e fatkeqësisë njerëzore.
Nga ana tjetër, pas viteve 90, për fat të keq në Itali kanë ndodhur gjëra pak të pa pëlqyeshme: si veprime kriminale, vjedhje, grabitje, të kryera nga shqiptarët. Dhe kjo, sigurisht, nuk i ka ndihmuar imazhit që italianët kanë për Shqipërinë. Por të gjithë e dimë mirë se e keqja ndodhet kudo. Dje, mbasi u ktheva nga vizita ime e parë në Shqipëri, po flisja për Vendin e Shqipeve me time motër dhe ajo më vështronte si me dyshim, pasi disa shqiptarë kishin vjedhur makinën e një mikut të saj. Beh, unë iu përgjigja se edhe italianët janë të famshëm për vrasjet, grabitjet, mafien, politikanët e korruptuar, etj.etj. e ajo m’u kthye me sarkazëm: “Çfarë po bën Scanderbeg?! Je duke mbrojtur shqiptarët e tu?”. Unë fillova të qesh, sepse edhe ajo, në fund të fundit, është një Scanderbeg, si unë…
Iliria Post: Ku u përqendrua vizita juaj?
A.C.Scanderbeg : Vizita ime u përqendrua në Tiranë dhe në Krujë: gjatë javës që qëndrova në Tiranë, kalonim shpesh nga «sheshi im» (siç e quanin me shaka miqtë e mi shqiptarë), për të përshëndetur së afërmi stërgjyshin e brezit të dhjetë. Në këtë qytet munda të njoh personalitete të botës shqiptare, si Ylli Pango, ministër i Kulturës, me të cilin diskutuam mbi projektet e përbashkëta artistike të së ardhmes; Liri Belishovën, këtë grua që iu përkushtua Shqipërisë dhe u kthye pa dashur në një simbol rezistence gjatë diktaturës. Dëgjova tregimet e saj të përvuajtura mbi të kaluarën, të cilat më tronditën tej mase. Në Itali do përpiqem të gjej një botues për ditarin dhe lirikat e shkruara nga vajza e saj, Drita Çomo - një Ana Frank e fundshekullit të njëzetë, e cila u largua nga jeta në moshën 23 vjeçare. Gjëja që më ka lënë më shumë mbresë kur shfletova dorëshkrimin në italisht, ishin vargjet e saj plot dashuri për jetën, duke qenë e vetëdijshme për sëmundjen e pashërueshme dhe vdekjen që e kërcënonte së afërmi.
Kam takuar në Tiranë shumë artistë shqiptarë, si Ibrahim Madhi e Lorenc Radovani, Pëllumb Vorpsi, Kastriot Tusha e Mario Guralumi dhe kam mundur të njoh më mirë nga afër pianisten e madhe Edlira Dedja, së cilës i detyrohem me gjithë zemër për përkushtimin e saj dhe mundësinë që krijoi për realizimin e këtij udhëtimi të paharruar. Nuk dua të lë pa përmendur edhe miqtë e mi të rinj (dua të kujtoj Mimozën, Regën, Fridën, Andin, Jolandën, Bardhin, Gavroshin, Violetën, Sokolin, Lauretën, Edmondin, Norën, Edlira Birkon e shumë të tjerë), që më kanë mirëpritur me shumë ngrohtësi.
Së fundi, desha të flas pak më gjatë për takimin e paharruar me skulptorin e shtatoreve të drunjta, «jashtëtokësorin» Llesh Biba. Ditën e fundit të qëndrimit tim në Tiranë, në brendësi të ateliesë së tij artistike, në dëlirin e marrëzisë së tij prej rapsodi antik, si një mjeshtër këngëtar i mesjetës - i madhërishëm e njëkohësisht dionisiak - ai nisi të lartësonte përpara meje heroizmat e Skënderbeut, nëpërmjet skulpturave të tij të çmuara, gdhendur në dru. Ato më shpaloseshin përpara syve dhe përplaseshin me zhurmë mbi tryezë, ndërkohë që në veshë më vinte uturima e pasionuar e zërit të tij mbi bëmat e heroit të madh. Dhe në të njëjtën kohë provonte të më zhvishte rrobat e mija, duke më zënë ngushtë, por duke arritur, nga ana tjetër, të merrte edhe pëlqimin tim, mbasi po më mbulonte me veshjet katërqindvjeçare tradicionale të epokës së Skënderbeut. Si pa kuptuar ndjeva përkrenaren e bridhinjtë mbi kokën time, mantelin që m’u hodh mbi shpinë dhe shpatën, të cilën e mora në dorë pa hezitim. Me një dritë eksitimi në sytë tij, dukej sikur më ftonte në një udhëtim imagjinar për në botën e humbur prej shekujve. Dhe ai njëhësohej, futej në botën e baba Gjonit, duke kërkuar me këmbëngulje të celebronte ritin martesor me një Donikë "in carne e ossa", duke na shtyrë të premtonim dashuri të përjetshme përmes verës e mjaltit të shënjtëruar! Ishte një delir që zgjati dy orë të tëra ; që më zbaviti me të vërtetë e nga ana tjetër, edhe më magjepsi e sugjestionoi shumë, nga qe Lleshi ishte … thellësisht serioz ! E jashtëzakonshme e njëkohësisht e papërsëritshme ! Llesh Biba, nëpërmjet artit ja kishte kushtuar jetën e tij Skënderbeut. Një falënderim nga zemra! Por ëmbëlsira e kësaj vizite, në qoftë se mund ta quaj kështu, ishte udhëtimi për në Krujë…
Iliria Post: Pra, ju vizituat Krujën, qytetin ku jetuan paraardhësit tuaj. Çfarë mbresash ju la kryeqendra e Kastriotëve?
A.C.Scanderbeg : Mendoja se ky udhëtim do të ishte për mua një lloj «ekskursioni skolaresk» dhe as që mund ta imagjinoja se çfarë suprizash më prisnin atje! Pasi përshëndeta «gjyshin» tim në hyrje të Krujës, krenar e hijerëndë mbi kalin madhështor prej bronzi, së bashku me miqtë dhe gazetarët filluam në këmbë «pelegrinazhin» drejt fortesës-muze. Gjatë rrugës ndalonim me djemtë e vajzat gjimnaziste, nxënësit e shkollave fillore, që ecnin nëpër rreshta të rregullt mbas mësueseve të tyre ; përshëndesnim tregtarët, artizanët, prej të cilëve pak nga pak filluam të blinim elemente të veshjeve tradicionale, kalimtarët kuriozë që ndodheshin nëpër rrugët e qytetit, me të cilët shkëmbenim herë pas here ndonjë bisedë e pastaj fiksonim me aparatet fotografi-kujtimi.
Kur kapërcyem tunelin e gurtë, përpara se të shfaqej me madhështi simboli i qëndresës pesëqindvjeçare shqiptare, për çudinë time të madhe, në pragun e shkallëve të hyrjes së muzeut pashë të bashkuar një kortezh që më uroi mirëseardhjen, si të isha një Skënderbe i vërtetë! Në krye të tij ndodhej kryetari i bashkisë së Krujës, të cilin pata nderin ta njoh se afërmi, drejtori i muzeut, grupi i muzikës tradicionale «Pleqtë e Krujës» dhe vallëtarë të rinj popullorë, të gjithë të veshur me rrobe tradicionale! Një festë e vërtetë!
Sapo kapërceva pragun e muzeut, në skajin përballë hyrjes më dha mirëseardhjen një skulpturë hijerëndë dhe madhështore prej graniti, që paraqiste të madhin Skënderbe me disa prej princave të viseve të tjera shqiptare. Vizita në muze ishte e mrekullueshme, drejtuar me mjeshtëri të madhe nga drejtori i muzeut, i cili fliste me një italishte të pasur e të rrjedhshme. Përveç ilustrimeve që i bënte historisë dhe objekteve që ndodheshin atje, ai më mundësoi të marr në duar përkrenaren, të nxjerr shpatën nga këllëfi e të ulem mbi fronin e Kastriotëve. Sa herë që gazetari dhe miku im Andi Bica më ftonte t’i bëja këto gjëra, unë frenohesha dhe zihesha ngushtë, mbasi e dija se ishte e ndaluar të prekje objekte të tilla me vlerë, edhe pse ishin kopje të origjinaleve. Por ai vazhdonte, duke qeshur: «Fai, fai con comodo, non preocuparti. In fondo è roba tua!» (Jepi, mos çaj kokën. Në fund të fundit është prona jote !)
Surpriza më e madhe e asaj dite ishte mbërritja në tarracën e muzeut, ku na priste grupi muzikor, midis të cilëve munda të dalloj një mjeshtër këngëtar fisnik e krenar, që me forcën e ekspresivitetit të tij e përgënjeshtronte moshën e moçme (92 vjeçare) kur ia merrte këngës-himn mbi lavdinë e Skënderbeut. Çifti i vallëtarëve të rinj ndiqte hapat antike të valles e një djalosh kurajoz recitonte me temperament e pasion një pjesë nga poema kalorsiake mbi bëmat e të Madhit…Me një fjalë, një ditë madhështore dhe e paharrueshme ! Dhe një falënderim të veçantë, me këtë rast për Mehmet Llubanin, që bëri të pamundurën për këtë organizim të përsosur ! Atë ditë pata nderin të njihja edhe dy nga ikonat e kinemasë dhe teatrit shqiptar : Marjeta dhe Rikard Larja, hiri i të cilëve shpërndahej në tërë ambientin përreth duke na bërë të gjithëve për vete. Një ditë e paharruar ! Kështu, të flasësh për «satisfaksion të veçantë», më falni, por është shumë pak.
Iliria Post: Edhe pse qëndrimi juaj qe i shkurtër, cilat janë përshtypjet për ditët që përjetuat në përgjithësi atje?
A.C.Scanderbeg: Përshtypjet e mia janë të shumta, disa prej tyre jo edhe aq pozitive, nuk mund ta mohoj. Ja p.sh. duke udhëtuar Durrës-Tiranë dhe Krujë-Tiranë me makinë, kam vërejtur se ndodhem midis një kantieri të hapur e të ndërtuar pa një plan ambiental-arkitektonik. Midis këtyre qyteteve, mbi autoudhë, gjendesh papritur midis një grumbulli të pambaruar konstruksionesh. Nuk të sheh syri fusha të gjelbëruara ose edhe po i pe, ndodhen shumë larg. Njerëzit kapërcejnë në këmbë, nga një krah i rrugës automobilistike në tjetrin, pa e vrarë mendjen për rrezikun e as për mungesën e ndriçimit apo gropave që ka në të. Më shumë se një herë kam mundur të përplas dikë me makinë. Shumë kaos. E gjithë kjo, është shumë e rrezikshme.
Lagjen ku vizitoja miqtë e mi në Tiranë, e quaja Bejrut, sepse për të mbërritur deri atje, shpesh ndjeja nevojën e një mjeti ushtarak transporti. Por krijoheshin edhe situata surrealiste dhe kurioze: përballë banesës së njërit prej miqve të mi ishte një parkim, ku makinat ngjisheshin pas njëra tjetrës pa asnjë lloj rregulli. E për të dalë nga ky parkim, do të duhej t’i bije citofonit të dikujt për të kërkuar pronarin e makinës që pengonte hyrjen! Pastaj, nëpër rrugë ndjeja në trup erën e plumbit të benzinës. Kështu, ideja që m’u krijua (më falni në qoftë se e them pa rezerva), ishte se në përgjithësi, në shumë aspekte të jetës shqiptare, as nuk respektoheshin e as nuk kishte shumë rregulla për t’u zbatuar.
Për sa i përket gjithë pjesë tjetër, nuk kam parë kurrë në jetën time njerëz më të dashur se shqiptarët. Mikpritës, të afërt dhe pasionantë. Pashë një ndeshje të futbolli shqiptar në televizor : lëshoheshin të gjithë mbi topin si « djaj » – e pabesueshme – njerëz që u vlonte gjaku nëpër vena! Është me të vërtetë për të ardhur keq që Shqipëria nuk mbërrin asnjëherë në finalet e botërorit, por jam i sigurt se do të vijë koha edhe për këtë. Pashë në Tiranë dyqane që qëndronin të hapura deri në tre të mëngjesit, gjë që s’e kisha parë kurrë në vend tjetër. Pashë nëpër rrugë pleq që luanin shah. Një gjë e tillë në Itali, tashmë vetëm mund të ëndërrohet. Në restorantet me muzikë « dal vivo » admiroja më të moshuarit që kërcenin me vrull midis të rinjve. Secili flet më shumë se një gjuhë të huaj, janë inteligjentë dhe mësojnë menjëherë çdo lloj gjëje. Pra, kam patur përshtypjen se shqiptarët janë një popull shumë aktiv, me shumë temperament, me mjaft energji, me dëshira për të ecur përpara, shumë të çiltër e të thjeshtë. E një gjë e tillë është e jashtëzakonshme në një epokë në të cilën, për fat të keq, bota ndodhet si në anestezi. Mos ndoshta sekreti qëndron tek rakia ? E futa në gojë dhe ezofagu filloi të më nxirrte tym. Dikush më tha: “Si është e mundur, një Skënderbeg që nuk ka kurajo të pijë raki?!» E di, - i thashë - por pas 600 vjetëve membranat dobësohen e ligështohen dhe kockat fillojnë të më dhëmbin nga pak !
Iliria Post: Ju jeni pinjolli i dytë i familjes Kastrioti që viziton tokën e të parëve, brenda pak viteve. Sa pasardhës janë aktualisht dhe si janë lidhjet mes familjes së madhe Kastrioti? A ekzistojnë dokumente që e dëshmojnë pemën gjenealogjike të familjes suaj?
A.C.Scanderbeg: Pse ekziston ende familja Castriota Scanderbeg në Itali, duhet të falënderojmë baballarët e viteve 800, katragjyshin tim Giorgio e mbi të gjitha, djalin e tij Francesco, lindur më 1840, i cili pati tetë djem, të gjithë të trashëguar me fëmijë. Midis viteve 1500 dhe 1800, familja ka rrezikuar gjithnjë të shuhet, mbasi shpesh ka qenë vetëm njëri prej djemve që vazhdonte trashëgiminë, sepse në atë kohë kishte shumë vdekje dhe njerëzit vdisnin më të rinj. Nga Gjergj Kastrioti kanë kaluar katërmbëdhjetë gjenerata ; i biri, Gjoni (Giovanni), që u vendos në Puglia dhe që vdiq në viti 1514, lindi Ferrante-n, i cili vdiq në 1561 dhe lindi Pardo-n, që vdiq në 1596 dhe lindi Fabio Costantino-n, që vdiq në 1615 dhe lindi Costantino Alessandro-n, i cili vdiq më 1643 dhe lindi Vitantonion, që vdiq në 1716 dhe lindi Alessandro-n, i cili vdiq më 1743 dhe lindi Vitantonio-n, i cili vdiq më 1811 dhe lindi Alessandro-n, që vdiq më 1803 dhe lindi Giorgio-n, që vdiq më 1846 dhe lindi Francesco-n, i cili vdiq më 1905 dhe lindi Luigi-n, i cili u spostua në Napoli dhe vdiq në vitin 1954, duke trashëguar Costantino-n, babain tim, pas të cilit vij unë, i lindur në Napoli dhe i vendosur në Kalabri.
Nga ana e gjyshit tim Luigi, sot janë njëmbëdhjetë Castriota Scanderbeg. Ç’është e vërteta, midis familjes tonë dhe familjeve të tjera në Itali me të njëjtin emër, nuk janë ruajtur lidhjet, por do të ishte gjë e bukur sikur të mund të themelonim një lloj "Lidhjeje të pasardhësve të Skënderbeut" (Lega della discendenza di Scanderbeg). E di që bashkë me pasardhësit e tjerë të familjes sonë është edhe një tjetër Alessandro, mjek i njohur ndërkombëtarisht me studimet e tij shkencore. Ai jeton në Lecce dhe me sa di unë, e ka vizituar Shqipërinë për herë të parë në vitin 2004. Unë me Alessandron kemi të njëjtin katragjysh, Giorgio-n, vdekur më 1846. Ndërsa xhaxhai im, një tjetër Giorgio nga Napoli, merr pjesë në rrethin e universitetit napoletan në të gjitha takimet shkencore mbi prejardhjen e familjes dhe kushëriri im Roberto, duke qenë njeri i ligjit në Romë, është ai që ka studiuar dhe vazhdon të studiojë në arkivat e historisë, duke i dokumentuar të dhënat. Ekzistojnë të gjitha dokumentet në arkivin e Napolit dhe të Lecce-s që vërtetojnë pasardhësit e Gjergjit. Por mbi të gjitha, në arkivat e mëdha të Romës e të Napolit, ekzistojnë shumë dokumente të tjera, që do ta bënin edhe më interesante historinë e vazhdimësisë së kësaj familjeje. Ka qenë një poeteshë e famshme në familjen tonë Castriota Scanderbeg, Isabella, vdekur më 1749 ; ka pasur gra e burra klerikë të lartë, po ashtu, dy të tjerë (të quajtur Vitantonio) që janë martuar me kushërirat e tyre Scanderbeg (Isabella e Doneca).
Në përgjithësi, Scanderbeg-ët janë shquar për shpirtin e tyre liridashës. Kanë marrë pjesë në lëvizjet revolucionare të 1848-tës ; stërgjyshi im Francesco ishte një oficer i Giuseppe Garibaldi-t, xhaxhai im Luigi ishte një partizan i Luftës së Dytë Botërore dhe është pushkatuar nga nazistët më 1944. Pra, mund të thuhet se përveç luftërave për çlirimin e Shqipërisë, Scanderbeg-ët kanë kontribuar edhe në çlirimin e Italisë.
Iliria Post: Mendoni se ky takim me tokën dhe gjakun tuaj do t’i ndryshojë sadopak "planet" e së ardhmes? Nëse po, çfarë konkretisht?
A.C.Scanderbeg: Tashmë, diçka ka ndryshuar në të vërtetë. Për momentin nuk mund ta them se çfarë, por mund t’ju them vetëm se diçka ka ndryshuar përgjithmonë brenda meje. Për mua ka qenë një befasi e madhe mikpritja e shqiptarëve: nuk prisja kaq ngrohtësi ! Për momentin, janë duke u studiuar projekte të ndryshme artistike e për mua, por besoj edhe për të tjerët, do të ishte e mahnitshme në qoftë se do të mund të vihej në skenë një dramë ose një film mbi Skënderbeun : do të ishte realizimi i asaj që kam ëndërruar prej fëminisë, Skënderbeu interpretuar nga një Skënderbeg! Do të ishte madhështore, mendoj. Në perspektivë janë edhe disa ide që kanë të bëjnë me muzikën. Por ka kohë për të gjitha; Shqipëria, më në fund, më ka bërë për vete dhe tashmë s’mund të arratiset më prej zemrës sime.
Një ide tjetër, që më ka lindur papritur është edhe krijimi i një lloj «Lidhjeje të Lezhës», për të mundësuar kthimin legjitim të shpatës dhe përkrenares së Skënderbeut, që momentalisht ndodhen në muzeun e Vjenës. Në fund të fundit, ato janë objekte të familjes e duhen risjellë në Krujë, në vendin e vërtetë të origjinës së tyre. Kushedi ! E pastaj, pse jo ! Një ditë mund të ndodhë edhe diçka tjetër : të rikthehet edhe një herë në Shqipëri gjaku i Skënderbeut, pas disa shekujsh…
Kur mbërrita në Bari, pas kthimit nga Shqipëria, qëndrova në radhë njëzet minuta përpara se të kaloja doganën. Kur ju afrova kabinës së doganierit, dikush m’u drejtua me këto fjalë: «A e dini, që sipas rregullave mund ta kishit evituar radhën?» Ju përgjigja se nuk e kuptova për çfarë fliste. E ai ma ktheu: «Si është e mundur?! Ju jeni italian e mund të kalonit përpara të tjerëve. Përse qëndruat në radhë, së bashku me shqiptarët?»
Më duket se kjo ishte një shenjë…
Iliria Post: Edhe pse pak ditë ju ndajnë nga kthimi, a keni mall për Shqipërinë?
A.C.Scanderbeg: Po, kam filluar ta ndjej mungesën e Shqipërisë. Duhet ende ta marr veten. Në Itali, në fund të disa shfaqjeve që kam pasur me dramën « Jeta e Galileut », në të cilën interpretoja këtë shkencëtar nga Piza, herë pas here vinin njerëz që më prisnin pas kuintave për të më njohur nga afër e transmetuar komplimentet e tyre. Dhe gjithnjë, regjisori mbetej si i ngrirë. E më thoshte shpesh : « Nuk më ka ndodhur kurrë një gjë e tillë! Ti nuk je Brad Pitt, e megjithatë, vinë e të përshëndesin sepse je pasardhësi i dikujt!? E çuditshme!?» Është e vërtetë. Mbasi në Itali, në përgjithësi e njohin emrin e Skënderbeut, por jo historinë e tij dhe kështu, nuk mund ta kuptojnë të gjithë madhështinë e mrekullive që ka bërë ai. E dinë pak njerëz, si ata që vinë e më përshëndesin pas kuintave, nën vështrimet pyetëse të regjisorit. E dinë shqiptarët krenarë, që e kanë në gjak. E më vjen keq, që gati të gjithë librat e historisë në Itali nuk kanë pothuajse asnjë shënim rreth tij.
Në Shqipëri kam mundur ta kuptoj se çdo të thotë ta çmosh me të vërtetë një hero. Shqiptarët e nderojnë dhe e çmojnë heroin e tyre dhe shpirti u mbetet gjithnjë i ndezur nga madhështia e tij, ashtu si ndodh edhe me një figurë tjetër, tashmë mitike : Nënë Terezën e Shqipërisë. Në Itali, nuk dihet nga të gjithë që ajo është shqiptare. Por e rëndësishme është që dy shqiptarët e dimensioneve të mëdha, Skënderbeu dhe Nënë Tereza, do të mbeten përjetësisht fanarë të ndritshëm për universin. Megjithatë, unë do të kthehem t’i gjej përsëri miqtë e mi të rinj rreth muajit shtator ose tetorit të këtij viti. Në fund të fundit, tashmë i ndjej të afërt, shumë të afërt. Atje ku jetoj, Shqipëria është më pranë se Roma. Mjafton të përshkosh brigjet e Adriatikut. E pastaj, jam duke marrë njohuritë fillestare të gjuhës, që më duket shumë e vështirë…
Iliria Post: Përveç aktrimit dhe rolit tuaj të fundit, Galileut, a mund të na bëni një prezantim të shkurtër rreth personit tuaj për lexuesit?
A.C.Scanderbeg: Jam aktor, pianist e këngëtar jazz-i. Kam punuar në teatër me kompani të ndryshme të Napolit, Romës, Milanos dhe Kalabrisë, me Teatrin e Operas së Romës, Akademinë Chigiana të Sienës, midis të cilave mund të përmëndet një bashkëpunim me Katia Ricciarelin. Vitin e kaluar u vendosa për një prodhim të ri në Teatrin “Piccolo” të Milanos, themeluar nga Giorgio Strehler, me dramën “Jeta e Galileut” të B. Brecht, ku interpretoj rolin e Galileut. Në fushën e muzikës, kam luajtur në pop-in italian me Teresa De Sio, Mario Biondi, Ivan Cattaneo e shumë të tjerë dhe kam lozur në piano e kënduar në 6 CD. Tashmë është duke u përgatitur një tjetër CD, me kuintetin tim jazz, të quajtur pikërisht “Scanderbeg Jazz Quintet” (sikur ta dinte “gjyshi” im!), në të cilin jam duke menduar të fus edhe një pjesë timen kënduar në shqip dhe po ashtu, një këngë tjetër të repertorit tradicional shqiptar, të ripërshtatur për jazz.
Berlin, maj 2007
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
Qytetet e bregdetit në shek XIV-XV, Durrësi, Lezha, Shkodra, Ulqini, Tivari, Vlora, kanë qenë faktorë të rëndësishëm në shkëmbimin e mallrave në ekonominë feudale të kohës dhe kanë luajtur rol në zhvillimin politik-shoqëror të vendit. Në gjysmën II të shek XIV kishin lindur edhe disa tregje të rëndësishëm lokalë në grykat e lumenjve si tregu i Shufadasë në grykën e Matit, Shirqi, Ishmi, Pirgu, Semani në Jug ku, ishin vendosur prej një kohe tregtarë vendas e të huaj, sidomos venecianë dhe raguzanë. Në qytetet dhe tregjet e vendit vinin karvanë të vazhdueshme me mallra nga krahinat e viset e ndryshme të vendit e të Ballkanit, të cilat ngarkoheshin në Durrës, Vlorë, Shkodër, Ulqin, Tivar me kripë të prodhuar në vend. Në gjysmën e II të shek XIV, qytetet dhe tregjet i kishin shtënë në dorë zotërinjtë vendas, por me fillimin e sulmeve osmane, ata ia dorëzuan këto Republikës së Venedikut me marrëveshje përkatëse; kështu Topiajt lëshuan Durrësin (1392), zotërinjtë Dukagjinë Lezhën (1393) dhe Balshajt -Shkodrën, Drishtin (1396). Me Venedikun në Shqipëri zotërinjtë vendas bënin llogari, se mund të mbronin zotërimet e tyre nga turqit osmanë. Llogaritë sigurisht nuk ishin pa vend. Sinjoria ishte një shtet i fortë i kohës; dispononte një flotë të fuqishme detare, që kontrollonte detin dhe zhvillonte prej disa shekujsh një veprimtari të gjerë tregtare midis Perëndimit dhe Lindjes. Tregtarët venecianë ishin të pranishëm në Shqipëri që nga shek.XI. Sinjoria u përpoq të kishte marrëdhënie të mira me zotërinjtë shqiptarë. Ajo u dha atyre që në fillim mjaft favore, dhurata dhe privilegje, që të mbanin rregullin dhe qetësinë në zotërimet e tyre, të lejonin karvanët të vinin në tregjet dhe qytetet e bregdetit. Mirëpo ky fillim nuk qe i lehtë për të. Në 20 vjetët e parë të shekullit XV, Republika kaloi një periudhë thuajse të plotë lufte me Balshën III. Pas thyerjes së osmanëve nga mongolët në betejën e Ankarasë më 1402, pas rënies pra, të rrezikut osman. Balsha III kërkoi të rimerrte me ngulm zotërimin e Shkodrës dhe të Drishtit, që paraardhësi i vet, Gjergji II Strazimir Balshës i kishte dorëzuar Sinjoria më 1396-ën.
Mosmarrëveshjet
Mosmarrëveshje Sinjoria pati edhe me zotërinj të tjerë të kohës, përfshirë këtu edhe Gjon Kastritotin, të atin e Skënderbeut. Këto grindje e mosmarrëveshje kishin lindur si pasojë e politikës ekonomike në favor të interesave të veta që ndiqte Sinjoria në Shqipëri. Më 1433, Gjon Kastrioti i kërkonte Sinjorisë të mos paguante taksat doganore për pëlhurat, që kishte blere në Raguzë, të ktheheshin të arratisurit që kishin zënë vend në zotërimet e Venedikut në Shqipëri, të lejoheshin tregtarët e Raguzës të kalonin në zotërimin e tij, të mos lejoheshin zyrtarët venedikas të Lezhës të sajonin detyrime të reja doganore. Këtë situatë pak a shumë gjeti Skënderbeu kur u kthye në nëntor të vitit 1443 në Shqipëri. Skënderbeu u përpoq të kishte marrëdhënie të mira më Republikën e Venedikut. Ai kërkoi në fillim të qeverisjes së tij të kishte me Sinjorinë marrëveshjet që kishte pasur i Ati. Më 12 shkurt 1445, Skënderbeu bashkë me të vëllanë, Stanishin, kërkonte nga Sinjoria konfirmimin e kapitujve dhe koncesioneve, që i kishte njohur Kastriotëve më 1438-ën. Skënderbeu kërkonte të konsideroheshin qytetarë nderi nga Venediku, t'u lejohej të futeshin në zotërimet e Venedikut në Shqipëri bashkë me dhjetë vetë nga fisnikët e tyre. Koha në të cilën vepronte Skënderbeu ishte e rëndë, për shkak të sulmeve dhe fushatave osmane. Prandaj Skënderbeu u përpoq të kishte kontakt të drejtpërdrejtë me qeveritarët venedikas në Shkodër, Lezhë, Durrës, t'u dërgonte këtyre njoftime me letra mbi rrezikun osman. Këto informacione qeveritarët ia dërgonin Sinjorisë, duke kërkuar masa për përforcimin e zotërimeve, fortifikimin e kështjellave, sjelljen në Shqipëri të trupave të posaçme ushtarake për mbrojtje etj.
Megjithatë, këto marrëdhënie nuk vazhduan gjatë; më 1448 midis Skënderbeut dhe Republikës shpërtheu një luftë e ashpër për zotërimin e Danjës; kjo ndodhi pas vdekjes së zotit të Danjës, Lekë Zaharisë; kur e shoqja ia kaloi qytetin Venedikut; Skënderbeu pretendoi, se zotërimi i qytetit i takonte Lidhjes së Lezhës.
Miratimi i vrasjes
Viti 1448 është plot dokumente dhe fakte, që bëjnë të ditur përplasjen midis palëve. Më 4 maj 1448, Sinjoria mori shumë vendime që vlejnë të përmenden, ajo miratoi në fshehtësi çështjen e vrasjes së Skënderbeut një ofertë, që kishte shtruar para Sinjorisë një "besnik" i saj; për këtë "shërbim" vrasësi kërkonte si shpërblim një pension 100 dukatë në vit. Sinjoria u përpoq të binte në mirëkuptim edhe me komandantë ushtarakë osmanë, që ta ndihmonin në luftë kundër Skënderbeut; Sinjoria dërgoi një noter tek sulltani për këtë çështje. Më 27 qershor 1448 dogja i Venedikut F. Foskari dërgoi në Shkodër edhe Andre Venerion po më këtë urdhër. Synimi i Sinjorisë ishte që "të shporret Skënderbeu nga Shqipëria, dhe mundësisht nga bota". Në rast se Venerio do të merrte vesh se turku nuk kishte ndër mend të vinte në Shqipëri, atëherë ai duhej të ndryshonte menjëherë qëndrim ndaj Skënderbeut, duhej të bisedonte dhe të shitej si mik i tij, të pranonte t'i jepte deri më 1500 dukatë në vit siç kërkonte ai etj. Në rast se Skënderbeu nuk do të pranonte, Venerio duhej të nxiste kundër tij Pal dhe Nikollë Dukagjinin duke i premtuar të holla. Sinjoria e urdhëronte kont kapedanin e Shkodrës të paraqitej edhe para despotit serb, që kishte ardhur në Kotor, dhe t'i premtoheshin atij 1000 dukatë për zotërimin e Shkodrës (që pretendonte ai) por në këtë rast, nëse bindte dakort, duhej të shkatërronte Skënderbeun dhe jo ta kishte atë një fqinj të vetin. Lufta me Venedikun u bë e ashpër. Burimet dëshmojnë se kjo luftë nxiti fshatarët në Tivar të ngriheshin kundër Venedikut. Lufta vazhdoi gjatë por u mbyll më së fundi me marrëveshje midis palëve: Danja mbeti në duart e Sinjorisë, por Skënderbeu mori si shpërblim 1400 dukatë në vit prej saj. Në këtë luftë të dy palët patën rast të njihnin mirë forcën, peshën dhe qëndresën e njëri- tjetrit. Pas luftës, marrëdhëniet midis palëve mbetën thuajse të ftohta. Më 1450, Skënderbeu ishte përfshirë në mbrojtjen e Krujës; më 13 shtator Sinjoria mori një letër prej tij në të cilën ai e vinte në dijeni, se turku gjendej në një fshat afër Krujës dhe se ai po mbrohej trimërisht. Turku - shkruante Skënderbeu - do të ishte larguar prej kohësh, në rast se nuk do të furnizohej me miell dhe bukë të freskët nga kontkapedani i Shkodrës. Nga kjo letër Sinjoria pati frikë se Skënderbeut, mbasi të çlirohej nga turqit, "mund të zaptonte tokën e Republikës".
Pas rrethimit të parë të Krujës, Skënderbeu kaloi në lidhje të drejtpërdrejtë me Alfonsin V të Napolit. Hapat e para ndaj Napolit Skënderbeu i kishte bërë që më 1447. Në marrëveshjen e Gaetës, nënshkruar më 26 mars 1451 me Alfonsin V të Napolit, ambasadorët e Skënderbeut premtonin midis të tjerave, se do të blinin kripë nga kriporet e Napolit. Marrëveshje të ngjashme me Mbretin bëri edhe Gjergj Araniti. Ambasadori Filip Pantella i cili (u bë më vonë edhe kunati i tij), merrte përsipër në marrëveshje, se zoti Aranit do të detyronte nënshtetasit dhe vasalët e vet, që të mos merrnin kripë në asnjë vend tjetër, por vetëm tek "madhëria e tij mbreti". Premtimet për tërheqjen e kripës, që do ta sillnin në Durrës anijet spanjolle nuk mund të zbatoheshin lehtë. Kripa tregtohej nën kontrollin e plotë të Sinjorisë në Durrës, Lezhës, Shkodrës Ulqinit; flota e detare e Venedikut, që kontrollonte Adriatikun filloi të godiste anijet e mbretit të Napolit që tentonin të sillnin kripë në Shqipëri. Dëshmi për këtë, jep ambasadori Albrik Mallota, më 16 shtator 1455: "Dje në mëngjes, - shkruan ai - duke ecur me Madhërinë e tij Mbretin, ky çoi e thirri kancelarin e Sinjorisë dhe duke iu ankuar i tha shumë fjalë të këqija". "Kjo ndodhi, - shkruan Mallota, - sepse Sinjoria kishte kapur tre ose katër barka të mbushura me kripë, të cilat (mbreti - LM) ia dërgonte Skënderbeut dhe qyteteve të Shqipërisë. Sinjoria kishte kapur këtë kripë duke e konsideruar këtë mall "kontrabandë". Sinjoria kishte keqtrajtuar edhe personelin madje kishin këshilluar qytete të Madhërisë së tij Mbretit, që të largoheshin nga sundimi i tij e t'i dorëzoheshin turkut, sepse ata do t'i mbronin". Siç shihet Sinjoria kishte vendosur marrëdhëniet e saj me osmanët. Ajo kishte provuar se nuk donte luftë kundër osmanëve, por të zhvillonte tregti me zotërimet e tyre në Ballkan, duke u hequr shpërblimet dhe detyrimet doganore. Marrëdhëniet e Sinjorisë me osmanët u bënë një pike që përplaste Skënderbeun me venedikasit. Skënderbeu bënte të ditur Sinjorisë se: "Në bazë të paqes, që kemi firmosur, kemi rënë dakort që në rast nevoje unë me gjithë familjen e njerëzit e mi të kem mundësi të shkoj në çdo vend që të kem dëshirë. Tani kam marrë vesh se punët qenkan ndryshe. Tani po thoni, se nuk do të më lini të shkoj ku kam dëshirë. Por në qoftë se nuk duan të më konfirmojnë çfarë më kanë thënë njëherë, duhet të më lejojnë që ta di si të marr masa, e pastaj zoti e bëftë mirë". Kërcënimi i Skënderbeut ndaj Sinjorisë këtu është i qartë.
Ankesat
Marrëdhëniet e Skënderbeut me Sinjorinë mbetën mjaft problematike. Sinjoria kërkonte prej Skënderbeut t'i nënshtrohej detyrimeve doganore që ushtronte në zotërimet e veta. Ne kemi rast të dëgjojmë Skënderbeun të ankohet në Venedik për proveditorin e Lezhës lidhur me disa stofra të tij mbajtura si mall kontrabandë: "Proveditori ynë i Lezhës, shkruante ai, "më ndaloi disa stofra raguzane si kontrabandë dhe do të m'i kthejë kur të vendosë Sinjoria juaj. Lus Sinjorinë tuaj që të këtë mirësinë të urdhërojë të më dorëzohen stofrat". Ankesa të tilla kundër qeveritarëve venedikas Skënderbeu pati shumë: Më 1457, ai ankohej për hiletë që i bënin qeveritarët në kursin e kthimit të dukatëve që merrte nga Venediku. Një kërkesë interesante e Skënderbeut është kërkesa për të mos paguar detyrime doganore, sikundër nuk paguante edhe i ati në kohë të tij. Ai ngulte këmbë sidomos për pengesat që i shkaktonin qeveritarët venedikas në dhënien e provizionit që duhej të merrte nga Sinjoria nga Marrëveshja e Paqes së vitit 1448. Skënderbeu përpiqej t'ia bënte të qartë Sinjorisë, se zyrtarët e saj duhej t'i paguanin në kohën dhe në sasinë e duhur këtë provizion. Burimet provojnë, se me gjithë zemërimin e shkaktuar nga qeveritarët venedikas, Skënderbeu nuk e gjykoi asnjë herë me vend të kalonte në luftë me Venedikun. Ai i bënte të qartë Sinjorisë se edhe mund të hynte në luftë nëse ky problem do të lihej mënjanë prej saj. Ai shkruante se nuk e kishte të vështirë të fillonte luftën kundër qeveritarëve të saj, por nuk ishte ky qëllimi i tij; ai i bënte Sinjorisë të qartë se po ta fillonte këtë luftë do të dinte edhe ta bënte mirë. Megjithatë punët midis palëve nuk qëndruan gjithmonë njëlloj. Ngjarje dhe figura të rëndësishme i afronin dhe i largonin ata. Një figurë që afroi palët midis tyre qe Lekë Dukagjini. Skënderbeu dhe Sinjoria morën përsipër luftën kundër tij. Për këtë luftë palët bënë edhe marrëveshje më 18 gusht 1458. Lekë Dukagjini ishte armik i tyre dhe qe në luftë me Skënderbeun prej kohësh. Për këtë luftë bënte fjalë edhe Papa, më 10 shkurt 1459. Ai urdhëronte të shpallej ndëshkim kishtar kundër tij, por edhe Venediku e pati armik Lekën sepse kishte marrë befasisht Danjën dhe vrau kapedanin venedikas të kështjellës, ushtarët dhe njerëzit e Sinjorisë. "Lufta" kundër Lekë Dukagjinit doli me sukses për Venedikun por jo për Skënderbeun. Sinjoria bëri marrëveshje me Lekën; një marrëveshje që vendosi paqen dhe mirëkuptimin midis tyre. Marrëveshja u bë në prani të kapedanit të Shkodrës, proveditorit të Lezhës, podestës i Drishtit. Skënderbeu i falte Lekës "çdo fyerje e çdo dëm" dhe e pranonte atë me vëllezërit e tij si "bij të dashur, e miq shumë të shtrenjtë". Leka duhej t'i dorëzonte kont kapedanit të Shkodrës "kështjellën e Satit me malin dhe rrethe". Me qëllim që Leka të ishte i sigurt nga kjo kështjellë, venedikasit pranonin ta shkatërronin atë "… mjaft që Leka e vëllezërit të hiqnin dorë nga rindërtimi i saj kështjelle dhe të mos kërkonin të banojnë në atë mal pa pëlqimin e Sinjorisë". Sinjoria pranoi t'i dorëzonte Lekë Dukagjinit disa fshatra, e ky do të mbante fushën e Satit d.m.th, Zadrimën me disa katunde, por për këto do t'i jepte Sinjorisë dyllë më peshë 10 libra. Lekë Dukagjini e vëllezërit premtonin të merrnin kripë nga dhomat e vendet e Sinjorisë. Lufta kundër Lekës nuk e bëri Sinjorinë palë me Skënderbeun. Ky i fundit kishte mundur t'i merrte Lekës kështjellën e Satit (për të cilën bënte fjalë më lart Sinjoria) si dhe disa fshatra dhe toka të tjera. Skënderbeu i kishte marrë këto me forcë dhe kërkonte t'i mbante për vete. Por kjo qe e pamundur; ai u përplas për këto prona me Lorean Mauron, kapedanin e Gjirit, i cili i kërkonte Skënderbeut t'ia kthente këto toka Sinjorisë sepse i përkisnin asaj. Ky qe i ashpër në përgjigjen e tij gjë që ndjehet mirë në dokumentin e kohës, që duket se është shkruar siç ka folur Skënderbeu, prandaj edhe ia vlen të përsërisin këtu. "1459. Në vitin e krishtërimit të krishtit 1458 më një të motit qershor, në kështjellën e Lezhës i ndritshmi z.Lorenc Moro, kapedani Gjirit, ambasador i së ndriturës Sinjori të Venedikut, se gjoja unë kam rrëmbyer tokën e Satit nga duart e asaj të ndriturës Sinjori, më ka prurë urdhrin mua, Skënderbeut t'ia kthej tokën e Satit në duart e të ndriturës Sinjori me anën e kontit të Shkodrës. Meqenëse, nuk është e vërtetë se e kam rrëmbyer gjë nga duart e asaj Sinjorie, nuk e pranoj atë akuzë, por them se e kam rrëmbyer nga duart e armikut të Krishtit dhe të armikut tim. Megjithëkëtë, duke dashur të jem i dëgjueshëm kundrejt të ndriturës Sinjori të Venedikut, i kam dorëzuar kështjellën e Satit Kontit të thënë të Shkodrës, duke qenë i pranishëm zoti Lorenc Moro Kapitan i Gjirit. E për ato fshatra, që unë iu kam marrë nga dora e armikut të Krishtit, unë këta do t'i mbaj derisa të urdhërojë ajo e Shkëlqyer Sinjori e V, prandaj të më sqarojë".
Raguza
Lufta kundër osmanëve, siç u tha më lart, e lidhi Skënderbeun me Alfonsin V të Napolit. Skënderbeu u përpoq ta ruante këtë miqësi edhe pas vdekjes së Alfonsit; ai shkoi në ndihmë të birit të tij Ferdinadit me trupa të shumta ushtarake kundër baronëve kryengritës që ishin lidhur me princin e Tarantos. Skënderbeu kaloi me ushtrinë e tij në Raguzë. Ka mundësi që në këtë kalim ai, t'u ketë dhënë raguzanëve të drejtën për të tërhequr grurë nga zotërimi i tij. Tregtinë me grurin Venediku e kishte monopol të vetin që nga viti 1402. Fakti, që raguzanët arritën të bënin për vete Skënderbeun, e detyroi Venedikun t'u kujtonte raguzanëve se këtë grurë nuk mund ta dërgonin dot në Raguzë apo kudo gjetkë. Ajo i bënte të ditur atyre se kishte sjellë flotën e saj detare në Adriatik dhe kishte urdhëruar komandantin e saj që të sekuestronte si mall kontrabandë çdo sasi gruri, që do të lëvizte në det jashtë urdhrave të saj. Marrëdhëniet me kohë sigurisht ndryshuan. Venedikasit u bindën me kohë, se turqit osmanë kërkonin të pushtonin jo vetëm zotërimin e Skënderbeut, por edhe zotërimet e tyre në Shqipëri dhe jashtë saj. Kjo përcaktoi qëndrimin e Sinjorisë ndaj Skënderbeut. Më 1460, Sinjoria u bënte të ditur qeveritarëve të vet në Shqipëri se Skënderbeu është i dobishëm për të: Më 1463 Venediku po shkonte drejt luftës me ta. Ky qëndrim nxitej edhe nga Papa Piu II. Një legat i Papës i dërguar në Venedik për të biseduar me venedikasit njoftonte më 28 gusht se venedikasit dhe sundimtarët e tjerë, kishin kuptuar qartë rrezikun osman, përballë të cilit ndodheshin. Legati njoftonte, se çështja për të cilën ishte dërguar në Venedik kishte marrë fund për sa i përkiste pjesës së parë. "Në rast, se ditë tjera" - shkruante ai - "zotërinjtë venedikas deklaroheshin armiq të hapur të Sulltanit, dje ishte dita e parë që u shpall luftë zyrtare dhe u shpall kryqëzata kundër Turkut". Ky qëndrim u shpall "në sheshin e Shën Markut" me gëzim e hare të të gjithë të pranishmëve. Në këtë kohë ambasadorët e Skënderbeut kishin ardhur në Venedik dhe kishin zhvilluar bisedime lidhur me luftën kundër turqve. Më 23 gusht, midis palëve ishte nënshkruar edhe një marrëveshje për këtë punë. Sinjoria urdhëroi t'i jepeshin Skënderbeut 1500 dukatë nga provizioni i tij i "prapambetur"; ajo urdhëroi t'i jepeshin atij edhe 2000 dukatë të tjerë nga të ardhurat e shtetit, si dhe 600 dukatë të tjerë brenda një muaji siç ishte paraparë në bazë të "marrëveshjes". Këto marrëdhënie shkuan akoma më larg, më 25 shtator 1463, Sinjoria pranoi të bënte qytetar dhe anëtar të këshillit të lartë të Venedikut të birin e Skënderbeut, Gjon Kastriotin dhe pasardhësit e tij në të ardhmen; Gjoni atëherë nuk ishte më shumë se 8 vjeç. Më 17 tetor, dogja i Republikës, Kristorifer Mauro nisi në Shqipëri si proveditor zyrtarin e lartë Gabriel Trevizanon. Sinjoria e urdhëroi atë të kalonte nën urdhrat e tij të gjithë ushtarakët që kishte Venediku në zotërimet shqiptare, dhe të takonte më pas me Skënderbeun. Sinjoria i bënte të ditur Trevizanos: "Për sa i përket luftës kundër turkut, ne i kemi dhënë madhështisë së tij ushtarët tanë italianë që janë në ato anë, veç atyre do të dërgojmë vitin tjetër 500 kalorës dhe po aq këmbësorë, në dobi të asaj ekspedite. Sinjoria i thoshte Trevizanos se "jemi të kënaqur, që i biri (i Skënderbeut-LM) të jetë komandanti ushtrisë, i ushtrisë sonë dhe i ushtrisë së tij dhe Skënderbeu të jetë guvernator... Dëshirojmë që të gjithë ata italianë, të armatosur që janë tani atje, e që po dërgojmë, të jenë nën urdhrat tuaja e derisa të qëndrosh atje, asnjë rektor i ynë nuk duhet të jetë pengesë për ta, por të jesh i vetmi që të kesh mundësi të disponosh për ta..". Kjo marrëveshje hapi rrugën e bashkëpunimit midis tyre deri në vdekjen e Skënderbeut.
SKENDERBEU, SHQIPERIA, EPIRI DHE ILIRIA NE NJE KRONIKE GJERMANE TE VITIT 1493 Faqe e kronikës nga viti 1493, botimi gjermanisht
Një ndër veprat më të famshme në shekullin XV është e ashtuquajtura Schedelsche Weltchronik" (Liber Chronicarum, opus de temporibus mundi), që është edhe vepra e parë historike e një intelektuali gjerman. Kjo kronikë shqyrton lindjen e qyteteve më të rëndësishme gjermane, botës perëndimore etj. Rëndësia e kësaj kronike për popullin shqiptar është se Hartmann Schedel në "Kronikën" e tij jep disa të dhëna historikogjeografike për disa qytete shqiptare, pastaj informacione për Ilirinë, Epirin dhe Arbërinë, të mbështetura kryesisht tek autorët antikë, si dhe disa njoftime për prejardhjen e shqiptarëve etj. Në libër gjejmë po ashtu të dhëna edhe për Gjon Kastriotin, të atin e Skënderbeut, që Schedel e quan Kamusa, pastaj informacione për luftërat dhe fitoret e Gjergj Kastriot Skënderbeut kundër turqve; marrëdhëniet e tij me Vatikanin - Papën Kalistin III, për të cilin autori shkruan se nuk e ka ndihmuar fare materialisht, si dhe disa shënime për tradhtinë e nipit të Skënderbeut, Hamza Kastrioti, të cilin ky e zë rob dhe e dërgoi në burg te mbreti i Napolit, Alfonsi V, etj. Është për t‘u lakmuar se si Schedel ka arritur të shtjellojë një lëndë jashtëzakonisht voluminoze, duke na paraqitur gjithçka kishte mundur të mblidhte, sistemonte, përgatiste nga literatura e botuar, dorëshkrimet, dokumentet, kronikat e shumta dhe burimet e tj era që disponoheshin në atë kohë.
Pavarësisht nga të gjithë këto, si dhe nga njohuritë e jashtëzakonshme prej dijetari, kronika e Schedel-it është e tejkaluar në shumë pjesë, informacione dhe të dhëna, për shkak të zbulimeve të reja e arritjeve shkencore. Megjithatë, është befasues fakti që ai dispononte gjithë ato të dhëna e informacione në atë kohë. Bie në sy skrupuloziteti dhe gjenialiteti i tij te paraqitja e pemëve gjenealogjike të familjeve fisnike dhe listave të papëve, portretet e të cilëve janë të ilustruara me ngjyra, duke përdorur kronologjitë e njohura të kohës për vende të ndryshme, krahina e rajone të ndryshme, si dhe renditjen e përshkrimin e figurave të rëndësishme historike jo vetëm gjermane, por edhe botërore, duke i shoqëruar me një regjistër alfabetik. Në kronikat e njohura botërore të gjermanëve të viteve të fundit të Mesjetës, [kur jetoi dhe veproi Schedel- i] gjithashtu, ngjarjet historike janë të gërshetuara me digresione me temë nga katastrofat natyrore, luftërat, njoftimet për themelimet e qyteteve etj., duke mos përjashtuar edhe ngjarjet që kanë ndodhur në pjesët e tjera të botës, duke i paraqitur dhe shtjelluar ato në mënyrë paralele me rrëfimet biblike etj.
Kronika e Schedel ndryshon nga shumë botime të tjera të ngjashme, si dhe kopje dorëshkrimesh të kronikave në qarkullim, si për nga trajtimi i saj humanist, rrethi akademik që e përgatiti, trajtimi i veçantë i shkencave natyrore dhe filozofisë edhe nga ana tjetër përmes marrëdhënies së re dhe të përshtatshme të tekstit e imazhit që i japin mundësi lexuesit jo vetëm të lexojë ngjarjet dhe ndodhitë historike, por edhe të shikojë në to përmes ilustrimeve dhe gravurave të shkëlqyera. Ilustrimet paraqesin vazhdimësinë e epokave në mënyrë të pandërprerë dhe të përshtatshme. Përgatitja intelektuale dhe diapazoni i gjerë i diturive shkencore dhe akademike për të cilin termi "enciklopedi" i sajuar në antikitetin klasik është adoptuar në punë madhështore, sepse përmban gjithçka që vihet në dukje nga shkenca natyrore, shoqërore, teologjike, filozofia dhe letërsia. Koncepti i kombinuar i diturisë, i përhapur nga humanizmi, gjen një pasqyrim shprehës në këtë botim.
Hartman Schedel lindi më 13 shkurt të vitit 1440 në Nuremberg dhe vdiq më 29 nëntor të vitit 1514 po në Nuremberg. Studioi në Lajpcig në vitet 1456-1462, ku mori titullin Magister Artium në vitin 1459. Gjatë kohës së studimit ai njohu shumë humanistë të kohës, ndër të tjerë edhe Peter Luder (1410-1472), i cili ishte pedagog në Lajpcig. Leksionet e Luder-it, që i kishte shkruar vetë Schedeli, sot ruhen në Bayerische Staatbibliothek në Mynih (në sign. clm 261). Në vitin 1463, Schedel vazhdon studimet në Padova, duke studiuar mjekësinë dhe njëherësh edhe parimet bazë të greqishtes me profesor Demetrios Chalkondydes (1424-1511). Më 17 prill 1466, mbron doktoraturën në fushën e mjekësisë dhe kthehet në Nuremberg. Në vjeshtën e vitit 1470, Schedel punon si mjek në Nördlingen, ndërsa në vitin 1477 në Bamberg dhe nga viti 1484 përfundimisht në Nuremberg.
Duke filluar që nga viti 1456, Schedel kopjon dorëshkrime dhe libra të botuar, por edhe blen libra të ndryshëm (sot të njohur si: inkunabula). Një moment i rëndësishëm në jetën e tij është viti 1485, kur trashëgon një bibliotekë shumë të pasur nga xhaxhai Hermann Schedel (1410- 1485), i cili gjithashtu ishte mjek dhe humanist i njohur. Daneben war Schedel auch als Gründer einer für den deutschen Humanismus wichtigen, kjo bibliotekë do të bëhej bërthama e një biblioteke të madhe humaniste në Nuremberg. Biblioteka e Schedel- it është një pasqyrë e interesave të tij filozofike-shkencore dhe pjesa dërrmuese e saj me afro 370 dorëshkrime e 670 libra, kryesisht inkunabula (të botuara para vitit 1500) ruhen edhe sot e kësaj dite në fondet e Bayerische Staatsbibliothek në Mynih, të shoqëruara me një inventar origjinal, të përpiluar në 1498-ën, i cili fillon me regjistrimin e veprave të gramatikës, logjikës, retorikës, astronomisë dhe astrologjisë, matematikës e filozofisë, të shoqëruara nga shumë libra që kanë të bëjnë me studia humanitatis të Schedel-it. Pastaj vijojnë shkrimet mbi mjekësinë dhe kirurgjinë, që kanë të bëjnë me profesionin e tij, por gjithashtu edhe mbi shkencën e historisë. Vetëm se në fund ai fut në listë librat e tij mbi fenë dhe teologjinë. Biblioteka e Schedelit ka një vlerë të jashtëzakonshme, sepse duke analizuar përbërjen e saj ne njihemi me kapacitetin e tij shkencor prej dijetari, kryesisht në fushën e kozmografisë dhe gjeografisë, por gjithashtu me dashurinë e tij për librat, veçanërisht për ato me lidhje të kushtueshme prej pergameni, me ilustrime dhe dekorime të praruara në flori dhe më kryesorja, aty gjendet edhe njëri prej koleksioneve grafike më të rëndësishme të kësaj periudhe, i cili në tërësi është origjinal. Mënyra se si i trajtoi Schedel-i librat e bibliotekës së tij private, tregon se sa intensivisht e studioi ai përmbajtjen e tyre, duke bërë shënime dhe komente të shumta në margina e brenda rreshtave të pothuajse gjithë faqeve të tyre.
Kronika e botës në gjuhën latine është shtypur në 1400 ekzemplarë dhe ka 656 fletë, ndërsa botimi në gjermanisht është shtypur në 700 ekzemplarë dhe ka 597 fletë. [Përafërsisht 400 ekzemplarë origjinalë të versionit latin dhe nja 300 ekzemplarë origjinalë të versionit gjerman kanë mbijetuar në tërë botën]. Libri në të dy gjuhët ka dimensione 32,5 x 47 cm. Përmban 1804 ilustrime vinjeta, një pjesë e mirë e të cilave janë me ngjyra dhe 652 gravura. Ka shumë të ngjarë që iniciativa për kronikën e Schedel-it - sikurse për projektet e tjera të mëparshme historike dhe bibliografike - erdhi nga Schreyer, me ndihmën financiare të Kammermeister-it. Botimi në gjermanisht është bërë më 1493 nga botuesi Anton Koberger në Nuremberg, ndërsa ai në latinisht në vitin 1497. Anton Koberger (1440-1513) dispononte në atë kohë një dhomë me 18 presa shtypëse dhe kishte të punësuar më shumë se 100 radhitës, shtypës e ndihmës. A. Koberger kishte filluar botimin e librave në Nuremberg rreth vitit 1470 dhe brenda 30 Hartmann Schedel në "Kronikën" e tij jep disa të dhëna hi storiko-gjeografike për disa qytete shqiptare, pastaj informacione për Ilirinë, Epirin dhe Arbërinë, të mbështetura kryesisht tek autorët antikë, si dhe disa njoftime për prejardhjen e shqiptarëve etj. viteve deri në vitin 1500 botoi rreth 250 tituj, duke përfshirë shumë vepra të ilustruara nga viti 1482 e tutje. Disa nga botimet e tij më të njohura janë Bibla në dy vëllime në gjuhën gjermane (e ashtuquajtura Bibla e "Nëntë Gjermane") e vitit 1483, të cilën ai e ilustroi me 109 vinjeta etj. Ilustrimet e kronikës që numërohen në 1809 të tilla, janë bërë me teknikën e Holzschnitte-ve, d.m.th. vendosjes në presë të copave të holla prej druri të pikturuara, që gjatë presës stamponin letrën. Përgatitja e Holzschnitte-ve u ishin besuar: Michael Wohlgemut (1434-1519) dhe Wilhelm Pleydenwurff (1450-1494). Mendohet që popullaritetin e madh që gëzonte kjo kronikë e fitoi për shkak të këtyre zbukurimeve të shkëlqyera të veprës. Ndërtimi i kronikës orientohet sipas skemës mesjetare të ndarjes së epokave të botës, të marrë nga antikiteti. Paraqitjet e ngjarjeve u mbeten besnike ndaj pikëpamjeve të kishës dhe nuk u përgjigjen shkrimeve kritike të një humanisti.
Struktura e librit "Kronikë e Botës" (Weltchronik-Liber chronicarum) është:
- Epoka e parë, që nga krijimi deri te përmbytja e botës
- Epoka e dytë, që nga përmbytja e botës deri te lindja e Abrahamit
- Epoka e tretë, që nga lindja e Abrahamit deri te mbretëria e Davidit
- Epoka e katërt, që nga fillimi i mbretërisë së Davidit deri te robërimi i babilonasve
- Epoka e pestë, që nga robërimi i babilonasve deri te lindja e Krishtit
- Epoka e gjashtë (dhe më e gjata), që nga lindja e Krishtit deri në ditët tona [1493]
Për veprën e tij Schedel-i u mbështet në një numër të madh burimesh të ndryshme: dorëshkrimesh, kronikash të shkruara me dorë, pamfletesh, literaturë profesionale të mjekësisë, pastaj te puna e humanistëve bashkëkohorë të Rilindjes italiane dhe gjermane, nga Bokaçio e Petrarka, nga shkrime të shumta gjeografike e kozmografike të Ptolemeut, Strabonit dhe Pomponius Mela (shfrytëzoi koleksionin e dorëshkrimeve private), Stephan Fridolin‘s Schatzbehalter të botuar nga Anton Koberger në Nuremberg më 1491, pastaj Peregrinatio in terram sanctam (Mainz, 1486), Bernhard von Breydenbach, kanuni i Mainzit, me ilustrime nga Erhard Reuëich, Fasciculus temporum nga Werner Rolevinck botuar në Utrecht në vitin 1480 dhe veçanërisht për ilustrimet e tij, gravura e të tjera nga Jacobus Philipus Supplementum chroni carum... botuar në Venedik më 1492. Vend të posaçëm zënë edhe Vulgata dhe shkrimet historike të Diodorus Siculus, të përkthyera në latinisht nga humanisti fiorentinas Poggio (Venedik, 1481). Për hartimin e historisë së papëve, Schedel-i iu referua Liber de Vita Christi et pontificum. Për Mesjetën ai u mbështet te Flavio Biondo (1388- 1463), Decades historiarum ab inclinatione Romani imperii, (1483); dhe te humanisti italian (më vonë edhe Papa Piu II) Enea Silvio Piccolomini (1405-1464; Europae...; Asiae..., dhe bëri kopjen e vet me shkrim dore të Histori Bohemica (e cila sot ruhet në Bayerische Staatsbibliothek, Mynih, sign. clm 476) , si edhe Historia rerum ubisque gestarum in Europa sub Friderico tertio imperatore (1457; e cila sot ruhet në Bayerische Staatsbibliothek në Mynih, sign. clm 386).
Qyteti i Nurembergut nuk ishte qendër universitare në shek. XV-XVI, por, në fakt, ishte qendër e tregtisë dhe zejtarisë dhe, gjithashtu, një ndër qendrat më të njohura të humanizmit në Gjermani. Kishte mendimtarë që Nurembergun e krahasuan për nga fama, roli dhe rëndësia në Mesjetë me qytete të tilla si "Roma e Athina e lashtë". Rol të veçantë për emrin e mirë të Nurembergut kishin edhe qytetarët e fisnikët e tij të nderuar si Hartmann Schedel (1440-1514), Johannes LATJffelholz (1448-1509) dhe Willibald Prickheimer (1470-1530), të cilët ishin kthyer në qytetin e tyre të lindjes me ide humaniste pas studimeve të kryera në Itali për drejtësi dhe mjekësi. Të gjithë këta kishin një mik të përbashkët, humanistin e madh Conrad Celtis (1459-1508), i cili, nga ana e perandorit Frederiku III, u nderua me titullin "Poet i oborrit perandorak" në Kështjellën e Nurembergut në vitin 1487 dhe që vazhdimisht komunikonte me të gjithë në forma e mënyra të ndryshme, takime private, letërkëmbime, ftesa për pushime etj. Nga kjo kohë janë të shquar edhe humanistët e tjerë të Nurembergut si: Johannes MAHller (i njohur si Regiomontanus, (1436-1476, kishte një letërkëmbim me humanistin tonë të njohur, astronomin dhe matematikanin Gjon Gazuli, që jetonte në Dubrovnik), Martin Behaim (1459-1507) dhe Johannes Werner (1468-1522), të cilët me veprat e tyre u bënë të njohur në fushat e shkencave natyrore, astrologjisë dhe astronomisë.
vazhdon..
Last edited by Arbëri on Tue Jun 08, 2010 8:43 pm, edited 2 times in total.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Në vazhdim sjellim të përkthyera në gjuhën shqipe pjesët më kryesore që kanë të bëjnë
me Epirin, Arbërinë dhe Ilirinë nga libri i Schedel-it, botimi gjermanisht i vitit 1493:
PËR TREVËN E EPIRIT
Treva e Epirit gjendet në perëndim, në malësinë veriperëndimore të Greqisë dhe shtrihet në lindje deri në luginën e Ambrakisë në stadin 1300, në veri [kufizohet] me Maqedoninë dhe në lindje përplaset me Akaiën deri në lumin e Akelum. Në perëndim arrin deri në detin Jon. Në këtë trevë, shkruan Teopompus, kanë qenë 24 popuj. Historianët raportojnë që kjo pjesë e tokës buzë detit ka qenë e lumtur e prodhimtare dhe që dikur në të kanë qenë shumë qytete e kështjella të forta. Por, nga kryeneçësia e popullit [të Epirit] kundër romakëve, kjo provincë u shkatërrua. Dhe Polibius raporton 70 qytete epirote u shkatërruan nga perandori Paulo Emili pas mposhtjes së maqedonasve dhe të mbretit të Persëve. Në këtë trevë epirote ka ndodhur beteja e paharrueshme e Aktikës, në të cilën perandori August në një betejë me shigjeta luftoi me zemërim dhe mposhti Mark Antonin e Kleopatrën, mbretëreshën e Egjiptit. Për këtë shkak, Augusti ka sheshuar në luginën e Ambrokisë një qytet, Nikopolin, si shenjë fitoreje.
ARBËRIA
Arbëria ka qenë dikur një pjesë që i përkiste Maqedonisë. Në të gjendeshin dikur dy qytete të quajtura Dirachium dhe Apollonia. Gjuha e këtij populli nuk është e njohur as nga grekët dhe as nga sllavët. Ne besojmë që ky fis ka ardhur dikur nga Albania, që është pranë Kolkideve në Skithinë Aziatike, pasi dyndja e popullit barbar i ka shqetësuar shpesh vendet e popujve grekë dhe welsche. Në këtë vend ka qenë i pushtetshmi Kamuza, [është fjala për Gjon Kastriotin] që kishte lindur nga prindër të krishterë, i cili mohoi besimin e krishterë dhe u drejtua tek absurditeti muhamedan. Por aq lehtë sa braktisi krishterimin po kaq lehtësisht e refuzoi edhe supersticionin muhamedan dhe u kthye përsëri te ligji atëror. Ai i përçmoi të dyja besimet e donte që të vdiste më mirë si i krishterë sesa si turk dhe vdiq pak pas rënies së Konstantinopolit, të cilin e trashëgoi Georg Scanderbechus, [Gjergj Kastrioti - Skënderbeu] i lindur nga familje fisnike. Ai thjesht donte që t‘i harxhonte të gjitha ditët e tij duke luftuar me armë dhe luftë në emër të krishterimit dhe mundi e fshiu ushtri të mëdha të turqve. Ai vetëm e mori këtë trevë në ungjillin e Krishtit, siç thuhet tani në pjesën më të madhe, është shkretuar nga armët armike. Mbreti Alfons dërgoi shpesh luftëtarë në Shqipëri, e mori Krujën nën sundimin e tij dhe e mbrojti atë nga turqit. Djali i vëllait të sipërpërmendurit Skënderbe, [Hamzai], i cili ishte lidhur me turqit, u kap nga i njëjti kushëri i tij, [Skënderbeu] u dërgua te mbreti Alfons dhe u fut në burg. Papa Kalikst nuk e ndihmoi aspak këtë Scenderbecho me para.
ILIRIA
Për Ilirinë ose vendin e windëve. Pas trevës së Shqipërisë vijnë popujt Hirë drejt perëndimit dhe drejt veriut. Këta njerëz tani ne i quajmë windë: ca quhen boshnjakë, ca dalmatë, ca kroatë, ca histrianë dhe ca krainas. Boshnjakët gjenden në brendësi të vendit pranë hungarezëve drejt veriut, të tjerët janë vendosur pranë detit dhe arrijnë deri në burimet e Timanit: atje përballen me italianët dhe me hungarezët. Por lumi Timan rrjedh në brendësi deri në gjirin më të thellë të detit Adriatik. Megjithëse mbreti Stefan në Bosnjë ndjek besimin e krishterë, për një kohë të gjatë ai iu përmbajt sakramentit të pagëzimit. Pastaj ai kërkoi në prezencën e tij Gjonin, kardinalin e engjëllit të shenjtë, nga i cili mori pagëzimin e shenjtë dhe filloi një luftë me turqit. Në këtë trevë ka shumë heretikë maniche, të cilët kanë dy besime, një të mirë dhe një të keq. Dhe është i vetëmishëruar. Manastiret e tyre i kanë në qoshe të fshehta midis maleve. Kur gratë rëndohen nga sëmundja ata iu drejtohen atyre që të mund t‘i shërojnë. (...) Në rastin e "Kronikës" së Schedel-it ne jemi në gjendje që të rikonstruktojmë jo vetëm historinë e krijimit e botimit të saj, bashkëpunimin midis autorëve dhe ilustruesve dhe përpjekjet e bashkuara të fmancuesve e botuesve të saj, por gjithashtu edhe kontekstin shpirtëror e intelektual të humanizmit në Nuremberg. Po ashtu, gjithnjë duke shfrytëzuar burimet arkivore origjinale dhe fondet e dorëshkrimeve të bibliotekave, mund të përcjellim shitjet dhe shpërndarjet edhe së fundi ribotimet e paautorizuara nga botues të ndryshëm konkurrentë, si dhe ato të autorizuara. "Kronika" e Schedel e vitit 1493 si rrjedhim bart dëshmi madhështore të artit të mëparshëm të shtypshkrimit, një zbulim i shkëlqyer nga Schedel-i, duke u mbajtur me idetë humaniste, për aftësitë e shpërndarjes së informatës. Jo vetëm arti i shtypjes, ilustrimet, gravurat, por edhe vetë përmbajtja në fund të fundit, e bëjnë këtë libër të çmuar, temë studimi dhe burim të pakrahasuar për kohën kur u shkrua, duke sfiduar jo vetëm vitet [kohën], por edhe ngjarjet së bashku me historinë e Evropës.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Juan Ochoa de la Salde - 1588 У\ у CAPITÁN IORGE CASTRIOTOREY г j\ Je Epiro, o Albinia, traduzida del lenguaje Portugués end л'^ Caftcllano, por luán Ochoa de la Salde Prior pet
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu është figura mitike që i kalon kufijtë gjeografikë natyralë të shqiptarëve. Ai është njeriu largpamës, politikani dhe ushtaraku vizionar i shqiptarëve dhe jo vetëm. Lufta e tij ekstreme e fitimtare për mbrojtjen dhe vetëvendosjen e popujve e të sovranitetit të tyre tokësor, ngelen parime mbi të cilat frymëzohet edhe sot e kësaj dite e drejta ndërkombëtare. Ai që kishte ditur të ndryshonte kursin e Shqipërisë së tij, duke parë flamurin shqiptar mbi kështjellën stërgjyshore, iu prezantua botës perëndimore si mbrojtës i padiskutueshëm i vlerave të qytetërimit, duke garantuar të përzinte invazionet e përsëritura të turqve përtej Ballkanit, të siguronte një periudhë të gjatë qëndrueshmërie e stabiliteti për Evropën dhe Italinë e Rilindjes. Me figurën e kryetrimit historik të shqiptarëve janë të lidhura të gjitha fraksionet, pa dallim bindjeje politike apo fetare, ndaj edhe vlerësimi për këtë figurë është maksimal dhe në mënyrë të pakontestueshme nga të gjithë shqiptarët. Periudha ndërmjet viteve 1880-1912, është koha që njihet edhe si periudha e “Lëvizjes Kombëtare”, ndaj nevoja për të parë të shkuarën, vetëdija kombëtare, i shtynë ideologët e Rilindjes të nisnin një fushatë intensive në shtypin shqiptar për njohjen e Skënderbeut, si model heroi dhe mbreti. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ishte frymëzimi shpirtëror i mbarë lëvizjes kulturore, politike e ushtarake të kësaj periudhe. Si mjetin e vetëm të komunikimit të shpejtë dhe në mënyrë më të drejtpërdrejtë me shqiptarët, gjatë periudhës së Rilindjes, ideologët e kohës përdorën shtypin e shkruar. E vetmja që ka realizuar një botim unik në llojin e vet për figurën e Skënderbeut, në shtypin e kohës gjatë Lëvizjes Kombëtare, është bibliografja Liljana Verdho. Ky botim është prezantuar dy vjet më parë në Prishtinë dhe Tiranë, me rastin e 130-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Ky shkrim na tregon se si e ka trajtuar shtypi figurën e Kastriotit, jo vetëm në periudhën e Rilindjes (1880-1912), por edhe në ditët e sotme.
Skënderbeu në shtypin e Rilindjes Kombëtare (1880-1912)
Debatet më të mprehta për flamurin, pasardhësit e Heroit Kombëtar të pasqyruar në shtypin e kohës përfshinë ideologët e viteve 1880-1912, të poziciononin për herë të parë historinë e polemizuar, para epokës dhe në kohën e Skënderbeut. Fjalimi unikal i Nolit në Boston, polemika mes Mid’hat Frashërit dhe Kristo Floqit për flamurin kombëtar, do të arrinin kulmin me artikujt e shkruar në gazetën “Dielli” nga Faik Konica. Për shkak të qenies nën perandorinë otomane, deri në këtë periudhë kohe ishte folur shumë pak për Kastriotin. Duke e ndjerë si imperativ të kohës ngritjen lart të figurës së tij dhe nevojës për t’u bashkuar rreth një miti të kthyer në legjendë, Fan Noli në fjalimin e tij të famshëm përpara shqiptarëve të Bostonit, fjalim i botuar në gazetën “Dielli” të shoqërisë “Vatra”, midis të tjerash thotë: “Të vetmen shenjë të kombësisë që na ruajtën nënat është gjuha. Të tëra të tjerat i kemi marrë prej syresh të mutiluara (gjymtuara), ca gjëra s’i kemi marrë fare. Përrallat e trimërisë shqiptare në luftën e tmerruar kundër Turqisë, kujtimin e madh të mbretit tonë të fundmë, shpresën e një përlindjeje kombëtare. Cilat nga nënat shqiptare na rrëfeu legjendat e Skënderbeut? Cila na këndoi përpara vatrës balladat kohrëse të historisë kombëtare? Cili na mori përdore që të na tregojë fushat ku luftuan shqiptarët dhe mundën a u mundnë? Mjerë ne? Emri i Skënderbeut gjer dje ish si një emër i huaj për të gjithë shqiptarët. Asnjë këngë popullore për këtë mbret trim si Aleksandri i Madh, diplomat si Louis-i IX. Asnjë vjershëtor s’e këndoi, asnjë nënë s’e vajtoi, asnjë çilimi s’u përlot dhe s’u ndez duke dëgjuar trimëritë e tij. Njeri s’tregon Krujën që luftoi, njeri s’vete të falet në Lesh (Lezh) ku vdiq. Po fle i harruar dhe i neveritur dhe emri i tij ngashëron vetëm ca idealistë shqiptarë ekscentrikë, jashtë kanunit, jashtë fesë, masone të nëndheshme, vagabondë kokë-prishur, në vend që të jetë ushqim mendor i gjithë kombit. Kuptoni tani që s’ka ironi më të madhe se sa të flasim gjuhën shqipe dhe të mos dimë emrin e shqiptarit që e foli. Po jo! Besa lajthim, se e dimë se çfar është.….! A ka blasfemi më të tmerruar nga an’ e Turqve të cilët dridheshin për 25 vjet kur dëgjonin emrin e mbretit tonë, a ka helm më të fortë për djalërinë shqiptare që thithin nëpër shkollat e armikut me prizmin për racën e tij? Ta mproj Skënderbenë nga këto ç’pifje? Jo, se s’jam i marrë. Po më duhet që s’duhet ta lë këtë rasje (rast) pa ju dhënë një shembull të vogël të mëdhështis kombëtare”. Ky fragment nga fjalimi i famshëm i Fan Nolit në Boston për Skënderbeun, na kujton se sa e vakët ishte përcjellja gojore dhe shkrimore nga ajo kohë për heroin tonë.
Zbrazëtia që na krijon mesjeta
Mesjeta është pjesa e errët e historisë sonë. Çështjet shqiptare para principatave thuajse nuk përmendet fare në shtypin kombëtar. Ajo që është e trishtë nga mesjeta jonë, është errësira e fakteve, e dëshmive historike. Ka qenë çështje vetëdijeje kombëtare, zgjim ndërgjegje, por dhe nevojë e brendshme për të pasur modelin e mbretit, që i shtynë ideologët e Rilindjes të nisnin për herë të parë një lëvizje të fuqishme për të treguar heroin. Shtypi i kohës në vitet 1880-1912, do të mbahet mend për intensitetin e shkrimeve dhe artikujve të botuar jo vetëm në çështje të mendimit, por dhe nevojën për t’iu kthyer së shkuarës, si një pjesë e historisë për vizionin e së ardhmes. Duke krahasuar listën bibliografike të periodikut si dhe titujt e gazetave e të revistave, që dihet se janë botuar gjatë periudhës së Lëvizjes sonë Kombëtare, del se nuk është shfrytëzuar i gjithë shtypi, sepse nëpër bibliotekat tona kanë munguar disa gazeta dhe revista si edhe numra të veçantë të tyre. Figura e Skënderbeut dhe epoka e tij nuk kanë pasur të njëjtin pasqyrim në organet e ndryshme të shtypit kombëtar, për të cilat kanë ndikuar faktorët politikë të shteteve, ku janë botuar gazetat e revistat me karakterin dhe drejtimin që ka pasur shtypi në këtë periudhë kohe.
Shtypi i huaj për Skënderbeun
Ruajtjen dhe kujtimin për Skënderbeun te shqiptarët e kanë dëshmuar edhe shumë autorë të huaj, të shquar si: Montenjë, Ronsardi, Bajroni etj. Poeti italian i shek. XVI, Baldasar Skarameli ka lënë për kujtimin e Skënderbeut një dëshmi vetjake shumë të rëndësishme. Ai ka shkruar se në vitin 1583, duke udhëtuar në një anije bashkë me pasagjerë të tjerë nga Kreta në Venedik, i zuri furtuna dhe zbritën në tokën shqiptare, ku u pritën me bujari. Ai rrëfen se këtu, si dhe gjatë udhëtimit nëpër Maqedoni, Thesali e Greqi, e gjeti të gjallë kujtimin e luftës e të betejave fitimtare të Skënderbeut. Ndërsa në vitin 1706, pashai i Shkodrës, Mahmut Baziklia pretendonte se ishte pasardhësi i Skënderbeut dhe donte të imitonte veprat e tij. Kjo ishte një pasqyrë që e jepte gazeta “La Nazione Albanese”, e vitit 1908. Në faqet e shtypit mbi këtë epokë gjithashtu merret polemika, drejtazi dhe tërthorazi, duke arritur në debatin më të veçantë që ka të bëjë me pretendentët e fronit të Shqipërisë, midis Aldaro Kastriotit e Albert Gjikës, ku Aldaro Kastrioti u propagandua si pasardhës i Kastriotëve.
Ndikimi i shtypit në lëvizjen për çlirim kombëtar
Shtypi i Rilindjes konsiderohet nga bibliografia, për të dhënat me vlerë shkencore për disa çështje të jetës së Skënderbeut dhe të epokës së tij. Janë shkruar gojëdhëna, toponime për Heroin, shënime bibliografike për vepra dhe autorë të rëndësishëm që kanë shkruar për të etj. Në kushtet e zhvillimit të Lëvizjes për krijimin e shtetit kombëtar, interesimi i shtypit shqiptar për temën e Skënderbeut ka ndikuar për forcimin dhe organizmin në një shkallë më të lartë të lëvizjes për çlirim kombëtar, për rrugën nëpër të cilën duhej të kalonte kjo lëvizje. E gjithë lënda e periodikut na orienton edhe si lëndë burimore për studimin e epokës së Skënderbeut. Përveç artikujve dhe shkrimeve historike janë botuar gjithashtu gojëdhëna për Skënderbeun dhe për personazhe të tjerë historikë të shek. XV, njoftime bibliografike për vepra historike, si dhe krijime letrare e artistike kushtuar heroit. Është fakt se kjo periudhë e periodikut shqiptar, si lëndë burimore, ndryshe nga ato që janë mbledhur më vonë në mjediset shqiptare, ka vërtetësi historike sepse nuk është ndikuar nga synimet politike dhe propagandistike. Dëshmitë folklorike që janë botuar nëpër faqet e shtypit kombëtar, pothuajse kanë mbetur të panjohura. Prej tyre është shfrytëzuar vetëm ajo pjesë që është botuar në revistën “Albania” gjatë vitit 1905, të cilat mesë shumti u përkasin toponimeve. Këto e kanë njohur përmbledhjen e parë nga Shtjefën Gjeçovi me pseudonimin Lkeni i Hasit dhe me titullin “Gjergj Kastrioti Skanderbegu” dhe “Gojëdhanat e popullit t’Kurbinit e t’Krumës nga Lkeni i Hasit. Por mjaft emra që shkruan në shtypin e kohës së Rilindjes për Skënderbeun janë ende të panjohur, për shkak se ata shkruanin me pseudonime.
Në vargun e ideologëve e të veprimtarëve të Lëvizjes Kombëtare, që kanë botuar poezi për Skënderbeun në shtypin e kohës janë: Jeronin De Rada, Gavril Dara, Naim Frashëri, Jani Vreto, Visar Dodani, Murat Toptani, Asdreni etj. Ndërsa artikuj dhe shënime historike për Skënderbeun nëpër faqet e shtypit kombëtar kanë shkruar: Faik Konica, Filip Shiroka, Mid’hat Frashëri, Fan Noli etj. Por në krye të listës që ka shkruar më së tepërmi për Skënderbeun ka qenë Faik Konica, në gazetën “Albania”. Konica ka bërë të njohur për lexuesit e shtypit shqiptar emrat e personaliteteve të kulturës evropiane që kanë shkruar e që kanë vlerësuar heroin tonë kombëtar. Në gazetën “Dielli”, 16 shtator 1915, Mid’hat Frashëri tërhiqte vëmendjen e disa mangësive që kemi ne si komb, të cilat duhen shmangur me qëllim që të mbijetojë dhe zhvillohet Shqipëria. Një nga çështjet që ka ngjallur shumë debat në shtypin e kohës ka qenë dhe flamuri i Skënderbeut dhe flamuri kombëtar, dhe kjo u bë më acaruese kur debatet u lidhën me personat që kanë pretenduar fronin e Shqipërisë. Kjo është debatuar gjerësisht në revistën “La nazione Albanese”, në vitin 1897. Përbri titullit dhe në çdo numër të gazetës “Flamuri”, botuar në 1910-ën në Boston nga Faik Konica, është shkruar: “Lavardin-i, te Historia e Gjergj Kastriotit, të emëruar Skënder Be, mbretit të Shqipërisë, të botuar për herë të parë në Paris, në 1576-ën shkruan: “Nën flamurët e tij, të cilët ishin të gjithë të kuq, Skënder Beu, kish një shqiponjë të zezë me dy krerë”. “Si flamur kombëtar i shqiptarëve është ai që ka pasur Skënderbeu, flamuri i kuq me shqipen e zezë me dy krerë”, (shkruhet në gazetën “Albania”, në artikullin “Flamuri Kombëtar i Shqiptarëve”, Bruksel, 1910).
Debati
Në shtypin e kësaj kohe është një debat i gjatë midis Mid’hat Frashërit dhe Kristo Floqit, ndërkohë kundër pretendentëve për fron, si trashëgimtarë të Skënderbeut, shkruan edhe shkrimtari francez Apoliner, duke botuar një artikull në gazetën e Parisit, “Tre princa të rremë të Shqipërisë”. Për Skënderbeun dhe kohën e tij, numri i artikujve dhe studimeve letrare zë rreth 500 njësi bibliografike, ku numri i autorëve shkon rreth 130, të cilët shkruan artikuj letrarë dhe studime mbi epokën e Skënderbeut.
Shumë shkrime janë poezi, prozë, sonete e ninulla, duke sjellë dhe evokuar të shkuarën, por në disa raste janë të shoqëruar dhe me gravura dhe portrete, që japin një interes të veçantë për studiuesit. Në fondin e Bibliotekës Kombëtare ndodhen rreth 65 tituj gazetash dhe revista, të cilat janë të botuara në Shqipëri, si dhe në kolonitë shqiptare në Bullgari, Rumani, Egjipt, Amerikë, Itali etj. Për ta bërë më të qartë çështjen shqiptare, shumë gazeta artikujt e tyre i botonin në dy gjuhë, në gjuhën e vendit përkatës dhe në gjuhën shqipe. Qëllimi i tyre ishte për ta ndërkombëtarizuar çështjen shqiptare, që ishte në fazën e shkëputjes nga Perandoria Osmane. Emri dhe flamuri i Skënderbeut i priu shqiptarët edhe pas pushtimit osman në përpjekjet e tyre shekullore për liri e pavarësi. Ai u bë simbol i qëndresës dhe fitores mbi armikun dhe frymëzoi shqiptarët në kryengritjet e shekujve XVI-XVIII dhe në periudhën e Rilindjes sonë kombëtare.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman