
Bravo Vasil, na ke nderuar edhe Vranishtin edhe Vloren, edhe kombin..s'ke pse tu lepihesh ketyre llumrave, mund te behesh talent kudo...megjithese ne Shqiperi e ka marre lumi... Kush ua ka mbush mendjen grekerve qe jane dicka, une kete se marr vesh, kur thone, "Grek nuk behesh kurre", nuk thua shyqyr....pike e zeze sa idjota...

GREQI- Përplasjet shqiptaro-greke në sport kanë njohur një ditë më parë një situatë të re, teksa futbollisti i kombëtares kuqezi Vasil Shkurtaj ka refuzuar pasaportën e Greqisë. Në fakt, klubi i Panioniosit i ka kërkuar atij që të marrë pasaportën helene në mënyrë që në skuadër të lirohet një vend për ekstrakomunitarët, por Shkurtaj nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Refuzimi i pasaportës është marrë vesh nga tifozët e Panioniosit, nga më fanatikët në Greqi.
Ata e kanë pritur sulmuesin shqiptar në stërvitjen e së martës dhe kanë nisur të lëshonin kore raciste ndaj tij, duke nisur “Shkurtaj, o shqiptar, nuk do të bëhesh kurrë grek!”. Tifozët kanë vijuar edhe me sharje të tjera raciste, ç’ka ka shkaktuar një reagim të vërtetë edhe në mediat helene. Ndërkohë, gjatë ditës së mërkurë, drejtues të klubit të Panioniosit kanë dalë në një konferencë shtypi, duke dënuar sjelljen e tifozëve dhe duke e quajtur atë të papranueshme me politikat e klubit. Gjithsesi, episodi megjithëse ka përfshirë një numër të vogël tifozësh, tregon se kampionati grek mbetet nga më problematikët përsa i përket racizmit në stadiume.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)