"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Vrasja e te riut "minoritar" dhe bashkejetesa "nderetnike".
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Vrasja e te riut "minoritar" dhe bashkejetesa "nderetnik
Incidenti në Himarë gjykata liron 3 të rinj
VLORE- Gjykata e Vlorës ka urdhëruar lirimin e 3 prej të rinjve të akuzuar për përkrahjen e autorit të aksidentit në Himarë pak javë më parë, ku pas përplasjes me makinë, mbeti i vdekur 35 vjecari Aristotel Guma.
Gjatë seancës në ngarkim të të akuzuarve për përkrahjen e Ilir Mukës, autor i ngjarjes, gjykata ka vendosur të lërë të lirë shtetasit: Aleksandër Lavdosh Gjokaj, 21 vjeç, Bledar Engjëll Meminaj, 22 vjeç dhe Andi Petrit Kotorri , 25 vjeç për të cilët ishte caktuar më parë masa e sigurisë prej 20 ditësh burg.
Nuk ka pasur asnjë prove të re që mund të rëndonte pozitën e tyre në këtë krim, ndaj gjykata ka vendosur detyrim paraqitje për 3 të rinjtë
Ngjarja e Himarës ngjalli reagimin e banorëve të zonës të cilët e konsideruan aksidentin të qëllimshëm dhe të motivuar etnikisht. Banorët e Himarës reaguan ashpër, duke bllokuar për orë të tëra aksin nacional Vlorë-Sarandë, në shenjë proteste për vrasjen e 35 vjecarit.
Ilir Muka, 20-vjeçari i akuzuar si autor i ngjarjes në Himarë u vetëdorëzua në polici ndërsa dëshmoi pak ditë më parë para gjykatës së Vlorës duke pretenduar se gjithcka ndodhi ka qenë një aksident i paqëllimshëm.
Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg, pa afat” për 20 vjecarin.

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Mallakastrioti
- Galactic Member
- Posts: 2936
- Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
- Gender: Male
- Location: Italy
- Contact:
Re: Vrasja e te riut "minoritar" dhe bashkejetesa "nderetnik
Deri ku shkon PAFTYRESIA e Vasil Bollanos---labit "grek" me prejardhje nga Progonati i Kurveleshit!
--------
-Bollano: ‘Guma’, s’akuzoj për vrasje etnike-
Bledar Zaganjori
Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano ndryshon qëndrim lidhur me ngjarjen e 12 gushtit 2010, ku si pasojë e një aksidenti tragjik humbi jetën 35-vjeçari Aristotel Guma. Megjithëse më herët ka pretenduar "për një vrasje me motiv etnik", Bollano është shprehur dje në një intervistë për televizionin "Top Channel" se "gaboni kur thoni, 'keni akuzuar', sepse ne nuk kemi tagër të akuzojmë. Ne thjesht kemi cilësuar atë që ka ndodhur sipas dëshmitarëve okularë. Kjo është një çështje që i takon drejtësisë ta zbardhë".
Cili është Vasil Bollano?
Është pak e vështirë që të përgjigjet Vasil Bollano për Vasil Bollanon. Por ajo që doja të thoja, është se Vasil Bollano është kryetari i Bashkisë së një vendi të lakmuar për nga frekuentimi turistik.
Përse kandiduat në Himarë kur kishit kohë që nuk jetonit këtu?
Është e vërtetë që kam pasur shumë kohë që nuk isha këtu para se të vija në Himarë. Por kam rreth 20 vjet që banoj në Himarë dhe patjetër, mbasi u vendosa këtu në vitin 1995, doja që të kontribuoja në ecurinë e vendit tim, që është Himara.
Vasil Bollano flet më mirë shqipen, apo greqishten?
I flas po aq mirë të dyja.
Ndjeheni më shumë shtetas shqiptar, apo grek?
Ne jemi shtetas shqiptarë, me origjinë greke.
Për ju, çfarë është Himara? Është një krahinë shqiptare, apo minoritare?
Kjo është një pyetje që është bërë pak e lodhshme për ne, sepse e kemi përsëritur gjithmonë se, ndërsa sot jemi grekë dhe shqiptarë, nesër do të jemi europianë. Ajo që unë mendoj është se Himara ka djemtë e saj, që me mënyrën sesi i kanë ushtruar aktivitetet e tyre në të gjitha fushat e jetës, kanë ngritur emrin e saj kaq lart, duke e bërë kaq të diskutueshme edhe sot.
Si i përkufizoni banorët e Himarës, si shqiptarë, si grekë, si grekfolës, apo si shqiptarë dhe grekë bashkë?
Jua thashë edhe më lart. Sot diskutojmë për grekë e shqiptarë, ndërsa nesër të gjithë do të jemi europianë dhe do t'i shërbejmë asaj pjese të shoqërisë që punon për integrimin e vendit.
Përpara se të vijmë tek e nesërmja, ku do të jemi europianë dhe kufijtë do të jenë shkrirë, le të flasim për të sotmen. Cili është ndikimi i Athinës zyrtare dhe i Tiranës zyrtare në këtë zonë?
Unë kam rreth 14 vjet që jam në politikën lokale dhe kam rreth 7 vjet në politikën lokale të zgjedhur. Unë nuk kam shijuar ndonjë ndikim, për të cilin shpeshherë flitet. Vetë Himara krijon atë energjinë pozitive, që të gjithë duan ta shijojnë sipas filozofisë dhe mentalitetit të tyre. Himara ia ofron këtë filozofi dhe ia mbështet kujtdo që preferon të vizitojë dhe frekuentojë Himarën.
Kontaktet më të shpeshta i keni me politikanë shqiptarë në Tiranë, apo me ata grekë në Athinë?
Kjo varet nga natyra e punës dhe problematikave. Takimet janë kaq të shpeshta, sa me Tiranën dhe me Athinën, për problemet e ndryshme që na shqetësojnë.
Çfarë problemesh diskutoni me politikanët shqiptarë në Tiranë?
Diskutojmë të gjithë gjerësinë e problematikës, që nga ato që shqetësojnë minoritetin, zhvillimin e vendit, që interesojnë për integrimin e vendit dhe patjetër, për problemet ekonomike.
Po me ata në Athinë?
Të njëjtat probleme.
Përgjigjet më të mira nga i gjeni, nga Athina apo nga Tirana?
Kemi gjetur një mbështetje të plotë dhe ajo është aq e dukshme, saqë shpeshherë duket dhe një farë xhelozie për mënyrën sesi pozicionohen disa politikanë. Disa na akuzojnë për qëllimet e takimeve të shpeshta në Athinë, disa të tjerë bëhen xhelozë dhe thonë se cilat janë arsyet e takimeve të shpeshta me kryeministrin. Bëhen xhelozë deri aty, sa i emërtojnë këto si takime të fshehta, kur në të vërtetë s'ka asgjë të fshehtë.
Sa shpesh takoheni me kryeministrin?
Sa herë është e nevojshme dhe sa herë atij i jepet mundësia.
Gjatë këtij viti, sa herë ka ndodhur?
Për shkak të investimeve të shumta që ka pasur në këtë zonë, jemi takuar mbi 3-4 herë.
Përse mendoni se Himara duhet të fitojë autonominë si Kosova, sikundër jeni shprehur?
Politika dhe filozofia që ndjekim ne si udhëheqës të minoritetit etnik grek, por edhe unë si kryetar i Bashkisë së Himarës, nuk ka qenë asnjëherë e filozofisë për t'i paralelizuar gjërat. Patjetër është e drejta e çdo komuniteti për vetëvendosje, por asnjëherë nuk jemi me paralelizmin dhe për të bërë krahasime analogjike.
Mendoni se Himara duhet të vendosë vetë se çfarë duhet të jetë?
Autonomia lokale, ligji 8652 jep goxha hapësirë për vendimmarrje dhe për vetëvendosje njësive vendore. Thjesht ato duhen interpretuar dhe kthyer në shërbim të komunitetit nëpërmjet kompetencave që ka njësia vendore.
Ju si e interpretoni këtë?
Janë të gjitha mundësitë që njësitë vendore të vetëvendosin për mënyrën e administrimit dhe menaxhimit të zonës së tyre, për interesat e zonës.
Në njësinë vendore që ju drejtoni, në Bashkinë e Himarës, në aktivitetin e përditshëm, cila është gjuha që ju përdorni, shqip apo greqisht?
Gjuha zyrtare dhe ajo e shkruar zyrtare është gjuha shqipe. Për sa i përket jetës së përditshme, patjetër që gjuha greke zë një vend dominues, sepse është gjuha e nënës.
Lidhur me vdekjen e një të riu himarjot, përse keni akuzuar për vrasje me sfond etnik?
Gaboni kur thoni 'keni akuzuar', sepse ne nuk kemi tagër të akuzojmë.
E keni cilësuar atëherë?
Ne thjesht kemi cilësuar atë që ka ndodhur sipas dëshmitarëve okularë. Kjo është një çështje, që i takon drejtësisë ta zbardhë dhe të gjithë atyre që ishin dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes. Ne kemi njoftuar instancat përkatëse lidhur me një fenomen, për të cilin e gjithë shoqëria duhet të analizojë.
Bllokimi i rrugës nacionale ishte një reagim i drejtë?
Ai ishte një reagim në mënyrë instiktive i miqve dhe familjarëve të personit. Si ka ndodhur ngjarja, është çështje e prokurorisë të shprehet.
A është e nevojshme një polici minoritare në Himarë?
Patjetër që është e nevojshme. Ky komunitet duhet të përfaqësohet në këto struktura, që të ndihet i integruar.
Çfarë ndryshimi ka Berisha nga Nano, ju keni punuar me të dy kryeministrat?
Duhet përmendur që bashkëpunimi me Berishën ka pasur frytet e duhura në zhvillimin e zonës dhe patjetër për këtë, ai duhet vlerësuar dhe është i vlerësuar nga ana jonë.
Parashikoni një rikthim në koalicionin qeveritar?
Asgjë nuk përjashtohet. Politika është përzgjedhje në interes të grupimeve shoqërore.
Cilat janë marrëdhëniet tuaja me Edi Ramën?
Kontaktet janë të pakta.
Do rikandidoni për zgjedhjet lokale?
Patjetër që mosha dhe energjitë që kam, më mjaftojnë jo vetëm për një por pse jo, edhe për dy mandate të tjera.
http://balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=84726
-----------

Patjeter Z.Bollano---duke ju degjuar greqishtjen qe flisni,nuk le dyshim qe e flisni si gjuhen e "nenes",sidomos theksin:Vasil Bollano flet më mirë shqipen, apo greqishten?
I flas po aq mirë të dyja.

-
- Poster Grande Member
- Posts: 243
- Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
- Gender: Male
Re: Vrasja e te riut "minoritar" dhe bashkejetesa "nderetnik
por ishte nje lushnjar qe ja cau koken me gure kusheririt te Bollanos pasi nuk i kish dhene hakun e punes.
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.
- Mallakastrioti
- Galactic Member
- Posts: 2936
- Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
- Gender: Male
- Location: Italy
- Contact:
Re: Vrasja e te riut "minoritar" dhe bashkejetesa "nderetnik
petritkola wrote:por ishte nje lushnjar qe ja cau koken me gure kusheririt te Bollanos pasi nuk i kish dhene hakun e punes.
Per vrasje ordinere kriminale per vogelsira nuk kemi perse mburremi.Kriminelet kane vendin ne burg!

-
- Poster Grande Member
- Posts: 243
- Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
- Gender: Male
Re: Vrasja e te riut "minoritar" dhe bashkejetesa "nderetnik
Vetem sa konstatova faktin... por edhe cdo mjet rethanor munde te perdoret per te mbrojtur trojet shqiptare, gjakun dhe djersen shqiptare
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.
- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Vrasja e te riut "minoritar" dhe bashkejetesa "nderetnik
petritkola wrote:Vetem sa konstatova faktin... por edhe cdo mjet rethanor munde te perdoret per te mbrojtur trojet shqiptare, gjakun dhe djersen shqiptare
Mos e perdor kete forum, per te bere thirrje, per te vrare e copetuar. Konfliktet personale per motive te cfaredoshme, nuk duhet te paraqiten si shembuj te nje lufte per interesa kombetare.Keto te fundit jane e do mbrohen nga njerez te mencur, qe do mundohen te derdhin sa me pak gjak shqiptaresh dhe ate vetem kur do ta lyp nevoja.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
-
- Poster Grande Member
- Posts: 243
- Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
- Gender: Male
Re: Vrasja e te riut "minoritar" dhe bashkejetesa "nderetnik
Zeus dhe juve studiues te tjere!
Edhe Aristidh Kola beri ate qe juve po beni dhe ata e vrane.
Beni punen, studimet dhe kujdesuni edhe per veten sepse nuk kane per t'jua a falur.
Pra une nuk beje thirrje per te vrare dhe coptuar por te te ruajtur jete njerzish.
Edhe Aristidh Kola beri ate qe juve po beni dhe ata e vrane.
Beni punen, studimet dhe kujdesuni edhe per veten sepse nuk kane per t'jua a falur.
Pra une nuk beje thirrje per te vrare dhe coptuar por te te ruajtur jete njerzish.
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.
- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Vrasja e te riut "minoritar" dhe bashkejetesa "nderetnik
Kurse une ty do te te beja thirrje, qe nese vertete te dhimbsen interesat e atij kombi, leri partite dhe luften mes partive, paresore eshte te rritet ndergjegjesimi tek shqiptaret per vlerat e tyre. Nese partite jane te korruptuara, ato do te shkermoqen vetvetiu nga presioni popullor, i nje populli te ditur.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
-
- Poster Grande Member
- Posts: 243
- Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
- Gender: Male
Re: Vrasja e te riut "minoritar" dhe bashkejetesa "nderetnik
Zeus,
Dhe une ashtu po beje, por edhe une jam popull dhe po perpiqem ti shkermoq tradhetaret e para dhe te korruptuarit e dyta duke thene te verteten.
Dhe une ashtu po beje, por edhe une jam popull dhe po perpiqem ti shkermoq tradhetaret e para dhe te korruptuarit e dyta duke thene te verteten.
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.
- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Vrasja e te riut "minoritar" dhe bashkejetesa "nderetnik
Ndergjegjesimi nuk arrihet me nemje, mallkime dhe formula konspiracionesh, por me evokuim dhe qemtim vlerash.petritkola wrote:Zeus,
Dhe une ashtu po beje, por edhe une jam popull dhe po perpiqem ti shkermoq tradhetaret e para dhe te korruptuarit e dyta duke thene te verteten.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
-
- Poster Grande Member
- Posts: 243
- Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
- Gender: Male
Re: Vrasja e te riut "minoritar" dhe bashkejetesa "nderetnik
Ato qe them une jam te verteta.
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Vrasja e te riut "minoritar" dhe bashkejetesa "nderetnik
Minoriteti grek duhet të ketë mbrojtjen e shtetit shqiptar

Ndonëse ai nuk e ka thënë qartë, ka lënë të kuptohet se Greqia mund ta kushtëzojë procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, me çështjen e të drejtave të minoritetit grek, që kërkoi të mbrohen nga ana e shtetit shqiptar.
Njëra nga pyetjet që iu drejtua kryeministrit grek gjatë konferencës vjetore ishte nëse edhe pas këtij incidenti, qeveria greke do të vazhdonte të mbështeste pa kushte procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Kryeministri grek nuk i dha një përgjigje të qartë kësaj pyetjeje, por përfitoi nga rasti të prononcohej ndaj incidentit, që e ai e cilësoi si shumë serioz dhe jo të rastësishëm.
“Për fat të keq, vërejmë fenomene të ngjashme të një shpërthimi nacionalizmi, nga grupe ekstreme, që për fat të keq kanë edhe pasoja politike dhe që synojnë minoritetin grek në Shqipëri”, tha Papandreu dhe shtoi se incidenti i Himarës, por edhe incidente të tjera, tregojnë një qëndrim armiqësor ndaj Greqisë.
“Doja t’i dërgoja mesazhin palës shqiptare se nacionalizmat gjithmonë kanë krijuar probleme kolosale, jo vetëm ndërmjet vendeve, por me viktima edhe qytetarë të thjeshtë. Ne këtu në Greqi bëmë një përpjekje serioze për integrimin e shumë shqiptarëve në shoqërinë greke, në këtë proces mund të ketë pasur edhe probleme dhe incidente. Por duhet t’i shmangim nacionalizmat dhe minoriteti grek duhet të ketë mbrojtjen e shtetit shqiptar sa u përket të drejtave të tij. Dhe ky do të jetë qëndrimi që do të mbajë pala greke”, përfundoi kryeministri.
Me theksimin e këtij qëndrimi, Jorgos Papandreu ndoshta lë të kuptohet se Greqia do të risjellë në kancelaritë evropiane çështjen e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, duke e kushtëzuar me këtë çështje progresin e perspektivës anëtarësuese të vendit fqinj. /bbc/telegrafi/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
-
- Poster Grande Member
- Posts: 243
- Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
- Gender: Male
Re: Vrasja e te riut "minoritar" dhe bashkejetesa "nderetnik
Per nje vit ndodhin ndryshime te verteta ne Shqiperi dhe do ta shohin...
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Vrasja e te riut "minoritar" dhe bashkejetesa "nderetnik
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
-
- Poster Grande Member
- Posts: 243
- Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
- Gender: Male
Re: Vrasja e te riut "minoritar" dhe bashkejetesa "nderetnik
Godo Skuthi,
Perse je ne aleace me Fazllo-Bollanon?
Do ti biesh grekut? Bjeri Berishes!