"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Dokument serioz për shqiptarët !

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#76

Post by Arbëri »

POEMË E PANJOHUR PËR GJENEALOGJINË E ALI PASHË TEPELENËS
POEMË E PANJOHUR PËR GJENEALOGJINË E ALI PASH TEPELENËN DHE VARGJE NË GJUHËN SHQIPE QË I KUSHTOHEN ATI BOTUAR NË VITIN 1871


Figura e Ali Pash Tepelenës ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve dhe historianëve të huaj. Pas vdekjes së tij shumë shkrimtar francez shkruajtën për të dhe bëmat, qeverisjen e suksesshme të këtij Pashai i cili ishte largpamës. Udhëheqësi Ali Pash Tepelena ishte përgatitësi i Kryengritjes greke për të fituar pavarësinë. Ai në çifligun e tij përgatiti ushtarakët dhe gjeneralët e Revolucionit të 1821 që përfundoj me Pavarësinë e Greqisë. Por figura e këtij Veziri të Sulltanit që bëri përpjekje për shkëputjen e Vilajetit të Janinës nga Perandoria Osmane dhe themelimin e shtetit të tij nuk është zbardhur ende. Janë me qindra libra që shkruajnë për jetën, bëmat, intrigat e Ali Pashait që nuk kanë dalë në dritë.

Pak kohë më parë dr.Irakli Koçollari na solli në dritë një poemë të panjohur që i kushtohej Ali Pash Tepelenës. Sipas studiuesit Koçollari kjo poemë është mbajtur shënim nga francezi Emile Legrand në vitin 1873 i cili gjendej me punë në Athinë.

Emile Legrand është njëri nga neohelenistët francez që është marrë me studimin e gjuhës së re greke, por edhe me letërsinë e shqiptarëve të Greqisë. Ai në vitin 1912 ka botuar librin: “BIBLIOGRAFIA E BOTIMEVE SHQIPTARE NGA SHEK.V-XIX”, e cila është botim i Bibliotekës Universitare të Parisit.

Gjatë kërkimeve në arkivat greke ndesha një libër të vitit 1871 të këtij studiuesi. Titulli i libri është: “COLLECTION DE MONUMENTS POUR SEHVIR A L’ETUDE DE LA LANGUE NEO-HELLENIQUE nr.18- GENEALOGIE D’ALI PACHA” (Përmbledhje e Monumenteve për të shërbyer mbi studimin e gjuhës së re grek, nr.18 – Gjenealogjia e Ali Pashait). Libri fillon me një parathënie të Emile Legrand mbi poemën që i kushtohet Gjenealogjisë së Ali Pash Tepelenës, ngjitjen e tij në frontin e Vezirit të Janinës, lidhjet e ngushta me nënën e tij Hankon, këshillat e saja etj.

Siç shkruan Legrand këtë poemë e ka njohur nga profesor z.Brunet de Presle që i kishte mësuar gjuhën e re greke. Poema është sjellë në Francë nga z. Grasset, agjent konsullor i Francës në Epir. Për fat të keq autori ka mbetur anonim, por Emile Legrand bënë vlerësimet më të larta nga ana e krijimtarisë letrare.

Në këtë libër janë botuar edhe disa vargje në gjuhën shqipe që i kushtohen vdekjes tragjike të Ali Pash Tepelenës. Vargjet e shkruar në gjuhën shqipe me alfabetin grek tregojnë çastet kur mbërrin ushtria e sulltanit dhe i bëjnë thirrje Aliut plak të dorëzohet.

Sipas Emil Legrand vargjet në gjuhën shqipe janë gjetur në dorëshkrimet e konsullit M.Grasset. Sipas Legrandit këto vargje duhet të jenë pjesë të ndonjë kënge e cila në libër është përshtatur edhe në gjuhën greke nga ndonjë shqiptar. Si do të që jetë kemi të bëjmë me një libër që përmban vlera të larta për letërsinë dhe historinë shqiptare.

Siç kam thënë vite më parë një pjesë e mirë e pasurisë historike dhe letrare të shqiptarëve fshihet nëpër bodrumet e bibliotekave greke. Shqiptarët e Greqisë të shek.XIX kanë shkruar shumë libra në gjuhën shqipe, por ende nuk kanë dalë në dritë. Ndoshta shqiptarët që grekët i thërrasin arvanitas kanë shkruar më shumë se arbëreshët e Italisë, por për fat të keq letërsia e tyre shumë pak është studiuar.

Libri ka edhe një kapitull mbi Monumentet Arkeologjike në Greqi, autor i së cilës është CH.GIDEL.

Më poshtë po sjellim të transkriptuar vargjet që janë në libër në gjuhën shqipe me alfabetin grek.





MBYLLJA E ALI PASHAIT



Dititne novruzit erdhi haberi

Me gazep vjen Rumëlia

Të përpiqi si ësh nderi

Si na e napi Perëndia.

Kjo kalaja me bëndenja

Shum asqeri që mbilltu ri brenda.

Ali Pasha Tepelena

Seç lëfton me nji padishahi

Aferim moj kulla shëravi

Çë ruan kalain anembani

Trimëri gai bëri ishpati

Mahmut bei allaman

E beni selam Hrushiti

Të më prej mua plak

Se unë jam veziri

Sulltan Hamitit

Se ti më bjer

Itlan fermani

Ju, begleri Anatolisi,

I bëni rixhan Rumelisi.

Se un jam veziri i Shqipurisi

Ju, xhohandari ju, ndevambi,

Shikoki se dot më kujtoni,

Kur tu shan Hasan bei Vrioni

Pre mua hiç do thoni:

“Sheh Islamin me Patriakut

Kale xun te mbretëria

Vall ishtë ga ill Perëndia

Se të prun Ali pashani;”


.

Vazhdon..
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#77

Post by Arbëri »

ImageKapaku i librit në gjuhën frenge

Image
Kapaku i librit në gjuhën greke GJENEALOGJIA E ALI PASHËS

Image
Pjesë nga parathënia e Emile LEGRAND

Image

Poema në gjuhën greke GJENEAOLOGJIA E ALI PASHËS

Image

Vargje në gjuhën shqipe me shkronja greke për MBYLLJEN E ALI PASHËS

Image
Vrasja e Ali Pashës

ImageFundi tragjik i Ali Pash Tepelenës. Në sfond koka e Ali Pashait në tepsi duke iu dhuruar Sulltanit në Stamboll


A.Llalla.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#78

Post by Socio »

Image
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#79

Post by Mallakastrioti »

Socio, nje prurje fantastike kjo jotja.
Image
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#80

Post by Arbëri »

Serbia i ka borxh Kosovës territor rreth dy Kosova (1804 – 1878)


Harta është marrë nga libri Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës (1877-1995), Instituti i Historisë Prishtinë, QIK 1997

Libri Historia e shteteve dhe e të drejtave të popujve jugosllavë bot. Beograd, përkth. Prishtinë 1979 grup aut. serbosllavë f. 7 shkruan : Në gjysmën e dytë të shek. VI fiset sllave gradualisht e populluan edhe krahinën e Alpeve Lindore ; në decenien e fundit të shek. VI ata kishin arritur deri në vijën nga burimi i Dravës deri në Danub. F. 329 Në propozim të autorizuarit austriak kufijtë e Serbisë u zgjeruan; Serbisë iu bashkëngjitën edhe 4 qarqe; i Nishit, Pirotit, Vrajës dhe i Toplicës, kështu që ndër të tjerët, në kuadrin e shtetit serb hyjnë edhe Piroti dhe Vraja. F. 403. Me vendimet e traktatit të paqes së Berlinit (1878) territori i Malit të Zi u zgjerua dukshëm . Ai gati u dyfishua …. Mali i Zi fitoi edhe disa qytete (Nikshiqin, Podgoricën, Spuzhin, Koloshinin, Ulqinin). Ngjashëm shkruan edhe libri Crna Gora i Boka Kotorska aut. Vuk St. Karaxhiq bot. Nolit Beograd 1977 f. 9.

Libri Srbija Zemlja i Stanovnistvo ( Serbia Shteti dhe Popullsia) aut. Feliks Kanic bot. në serbokr. Beograd 1986. F. 5 Më 1878 me vendimin e Kongresit të Berlinit qarqet : Nishi, Piroti, Vraja dhe Toplica iu bashkëngjitën Serbisë dhe kryesisht në çdo pikëpamje ishin terra incognita dhe për hulumtuesit e huaj në një mënyrë mbetet kështu deri tash. F. 126 Aleksinci ra në duar të serbëve me 1833. Qeveria turko-shqiptare nga Aleksinci u hoq në vitin 1833. F. 238 Fillimi i shek XIX Leskovci ishte qendër e pashallëkut të madh, kufijtë e të cilit përfshinë edhe qarqet e larta: Kryshevcin, Çuprinë dhe Aleksincin (që nga viti 1833 i takojnë Serbisë). F. 251 Në tërë luginën e Veternicës para vitit 1878 kishte shumë fshatra shqiptare nuk mbeti asnjë shqiptarë, të gjithë u shpërngulën në territoret turke. F. 293 Më 1858 edhe ana e djathtë e Moravës kishte 11 fshatra të pastra shqiptare. F. 294 Më 1858 Prokupja kishte 500 familje myslimane (shqiptare ), 300 kristiane, 10 hebreje 20 rome. Më 1877 kishte 620 familje shqiptare – çerkeze, 36 rome, 325 shtëpi serbe, 3 hebreje. F. 298 Deri më 1878 Lugina e Toplicës ishte e mbuluar gati kryesisht me fshatra shqiptare. F. 311 Më 1877 në Kurshumli kur erdhën serbët këtu gjetën vetëm 2 të krishterë. Kurshumlia merret nga serbët me 19 janar 1878. F. 317 Qeveria serbe me të gjitha mjetet u përpoq ta populloj qarkun e Toplicës të cilin më 1878 e morri gati të shkretuar, në 2839 km² të tij, në vitin 1905 u regjistruan në 37 komuna me 341 vendbanime me 102.954 ban.( 36 ban. në 1 km²), Kosanica ( 19 ban. 1km²).
Libri Istorija Srba Kulturna Istorija Knjiga aut. K. Jireçek, J. Radoniç bot. Beograd 1978, në serbokr. f. 7 shkruan: Qyteti Nish nuk përmendet kurrsesi në episkopinë serbe në shek. e XIII-XIV veçse më 1336 përmendet si vend i Bullgarisë kralevine.

Në Enciklopedinë e Jugosllavisë 1, A – Bib bot. Zagreb 1984 në gj. shqipe f. 206 shkruan: Kosova prej vitit 297 ishte pjesa qendrore e Dardanisë….Krishterimi këtu ishte herët i pranishëm. Hierarkia kishtare ekziston prej shek. III (me ipeshkvin në Ulpianë). F. 638 shkruan : nga turqit më 06.04.1867 iu dorëzuan Knjaz Milloshit çelësat e qytetit të Beogradit.
Nova Enciklopedia I, A – K bot. V. Karaxhiç Beograd 1977 f. 34 në serbokr. shkruan: Shqiptarët popull i vjetër i Ballkanit, afër 3 mil. jetojnë në Shqipëri, në Jugosllavi ka mbi 1 mil. 300 mijë, një numër në Greqi, Bullgari, Rumani, SSSR, Itali, në Lindjen e Afërme në veri e në jug të Amerikës. F. 689 Ilirët (Ilirikum) emërtim antik në Ballkan që nga deti Adriatik deri në Moravë dhe prej Epirit deri në Danub. F. 929 Kosova e banuar qysh në kohën e neolitit. Në Kosovë shqiptarët janë shpërngulur gjatë luftës së parë e dytë serbe. 1918 Kosova iu është bashkangjitur SKS-së. Në LDB nga Kosova kanë marrë pjesë 50 mijë luftëtarë, Kosova 1945 iu është bashkangjitur Serbisë. F. 459 Territori Grek u zgjerua kah Epiri dhe Thesalia…

Jugoslovenski Leksikografski Zavod A – Z – Zagreb 1974 në serbokr. f. 500 më 1912 Kosova iu bashkëngjit Serbisë me vendimin e marrëveshjes paqësore të Londrës 1913, ashtu me 1918. Kosova në LDB ka dhënë 50 mijë luftëtarë. F. 922 serbët në shek. IX janë kristanizue. Fundi i shek. XVIII shumica e serbëve në shtetin turk kanë qenë të grumbulluar në pashallëkun e Beogradit. 1876 Serbia ka qenë e dërmuar, mirëpo me ndihmën e Rusisë në luftë çliroi vendet Nish, Pirot, Leskovc dhe Vrajë. Në kongresin e Berlinit (1878) Serbia fitoi pavarësinë e plotë. F. 335 Në paqen e Jedrenit 1829 Turqia i njeh pavarësinë Greqisë. Greqia më 1864 fiton nga B. e Madhe ujdhesat e Jonit, prej Turqisë 1878 fiton Thesalinë, gjatë L. Ballk. 1912-13 Greqia fitoi Kretën, Epirin pjesë nga Maqedonia e Trakia.
Libri Kosovo nekad i danas ( Kosova dikur e sot) grup aut. serb e shqiptarë bot. Beograd 1973 f. 416 shkruar serbokr. e shqip shkruan: Graçanica e tashme xhindet në themelet e një kishe më të vjetër, në të cilën ka qenë selia e ipeshkvisë së Lipjanit. Kisha e Graçanicës objekti më i vjetër i konstatuar është themeli i bazilikës tri pjesësh të Bizantit të hershëm. Në gërmadhat e kësaj bazilike mbreti serb Uroshi I (1243-1276) e ndoshta edhe i ati i tij Stevan Përvoveçani dhe xhaxhai Sava Nemanjiç, kanë ndërtuar edhe një Kishë. F. 399 po ashtu shkruan edhe për Patrikanën e Pejës dhe f. 404 për Kishën e Lëvishkës etj. siç shkruan edhe ak. M. Krasniqi në librin Rrënjët tona etnike, Prishtinë, 2002 f. 219-220 Graçanica, Patrikana e Pejës, Levishka në Prizren etj. këto janë ndërtuar në kohën e sundimit bizantin para ardhjes së serbëve. Po aty f. 250 Perandoria e Car Dushanit në shek. XIV përfshinte Shqipërinë një pjesë të madhe të Greqisë dhe një pjesë të vogël të Bullgarisë. Por kjo perandori nuk zgjati as 10 vjet dhe u bë copë e grimë …..Në mënyrë të njëjtë dhe objektive shkruhet edhe në disa libra tjera serbokroate dhe te tjera të huaja. Nga këto padrejtësi sot më shumë ka shqiptarë në botë se në Ballkan (përreth Shqipërisë).Mu për këtë 1. Fuqitë e mëdha pa kurrfarë hezitimi duhet ta njohin të paktën pavarësinë e Kosovës pasi që janë fajtorë në copëtimin e popullit shqiptarë siç u cekë më lartë bile nga autorët serbë. 2. Pas LDB nga 50 shtete, tash janë rreth 200 shtete, gati gjysma e tyre janë sa apo më të vogla se Kosova. 3. Kosova përkundër okupimit serb 1912, e riokupimit 1918, 1945, 1989, 1999 i ka pasur kufijtë njësi e veçantë, e sdm. me Kushtetutën e 74-ës ka pasur min. të jashtme, të mbrojtjes etj. ministri të shtetësisë. Mu për këtë Millosheviqi me dhunë, tanke e gjendje të jashtëzakonshme e suspendoi Kushtetutën e 74 – ës. 4. Ti bëhet apel Serbisë mjaft je zgjeruar në tokat shqiptare më se 200 vjet. 5. Ti bëhet apel Rusisë ju nuk keni të drejtë të përziheni në çështjen shqiptare të Kosovës pasi ajo gjithherë e ka ndihmuar Serbinë në tkurrjen, shpërnguljen dhe gjenocidin ndaj popullit shqiptarë në minimum. 6. Çështja shqiptare sdm. kosovare në Ballkan dhe Europë është më e diskredituara dhe më e dëmtuara. 7. Të anulohet – shfuqizohet decentralizimi ( komunat serbe – një etnike ) pasi që Kosova përkundër kolonizimeve serbe në Kosovë dhe shpërnguljet e shqiptarëve, Kosova ne ish Jugosllavi e më gjerë në Europë ka qenë dhe është së paku shumë etnike lexo librin dr. Milovan Obradoviq Reforma Agrare dhe Kolonizimi në Kosovë (1918-1941) bot. Prishtinë 1981 serbokr. dhe në shqip 2005. Mbi 60 mijë serbë të ardhur në Kosovë, po aq serbë kanë ardhur 1945-1966 pastaj në vitet e 90 – ta . Kosova para vitit 1918 serb ka pasur rreth 3 %. 8. Të anulohet trashëgimia (kulturore kishtare serbe), pasi kjo trashëgimi është shqiptare siç u potencua më lartë nga vetë aut. serbosllavë të cilët janë kristanizue në shekullin e IX e shqiptarët në shek. I-III. 9. Të anulohet termi – fjalia Kosova shumë etnike, standardet, rezoluta 1244 etj. 10. Të kthehen shqiptarët në Mitrovicën e veriut të shkatërrohen strukturat paralele serbe (policore – ushtarake), Dëbellde, Mahalla e Zahirajve ti kthehen Kosovës etj. Të gjitha këto pika në rast se nuk shqyrtohen dhe nuk anulohen – shfuqizohen si mund të besohet në pavarësi apo çfarë pavarësie është ajo me te gjitha këto të meta.
Image
http://www.beepworld.de/members58/shkai ... krime9.htm
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#81

Post by Arbëri »

Arbëri wrote:Kladha, arvaniti që u rezistoi osmanëve në vitet 1400

Image

"Të parët, prindërit e tij ishin shqiptarë, nga Himara!" Këtë fakt, qenien e tij shqiptare, e pohojnë pothuaj të gjitha dokumentet
bizantine, ato veneciane, burimet osmane të kohës, si dhe ato greke. (2) Jo vetëm kaq, por siç do të shohim
më poshtë, në tërë jetën e tij si udhëheqës i rezistencës antiosmane, ai qëndroi vetëm në krye të forcave dhe luftëtarëve kryengritës shqiptarë, që popullonin territore të tëra në More-Peloponez. Pra, trupat e tij përbëheshin nga burra të kësaj fare. (3) E para figurë e njohur e këtij fisi,
Kladhajve, që përmendet në këto dokumente historike, është Teodor Kladha, babai i Krokodilit. Përmes kronikave bizantine, ai shfaqet dhe bëhet i njohur në vitet e fundit të
sundimit të perandorëve bizantinë, Paleologëve. Madje, burimet
e kohës na njoftojnë se "Teodor Kladha kishte ofruar shërbimet
dhe ndihmën e tij Perandorit të Bizantit, Paleologut, gjer ditët e fundit të qëndrimit të tij në fron, në Mistra të Peloponezit". Këto dokumente evidentojnë gjithashtu se
Teodor Kladha ishte komandant i trupave të armatosura - Armatollëve, të krahinës së Manit dhe territoreve të tjera më gjerë, me qendër qytetin dhe kështjellën e njohur të Koronit, në Peloponez. (4) Teodori, nga martesa e tij pati lindur dy djem, Krokodilin dhe Markon e Famshëm!!! Vetëm kaq na thotë dokumenti që edhe djali tjetër Markua ishte bërë i "famshëm",
"i njohur", por se përse ai ishte bërë "i famshëm", ne ende
nuk e dimë. (5) Dimë vetëm disa fakte që na vijnë përmes kancelarive veneciane, të cilat na bëjnë të njohur se edhe ai pati luftuar krah venecianëve kundër forcave pushtuese osmane në ofensivat e para të tyre, ndërsa ato shtriheshin mbi tërë Ballkanin.

FILLESAT E RRUGËS TË NJË KRYENGRITËSI TË PAEPUR

Duhet të ketë qenë viti 1445-parë edhe emri i të riut Krokodil
Kladha, ndërsa trupat osmane shtriheshin në ofensivat e tyre më të përgjakshme në territoret kontinentale greke. Kronikat e kohës bëjnë të njohur qëndresën e dëshpëruar dhe të paorganizuar të popullsisë greke dhe asaj shqiptare në ato anë. Në këto kohë luftërash, familja e Kladhajve, babai
Teodori dhe dy djemtë e tij, përmenden herë si luftëtarë në
frontet e luftës antiosmane dhe herë në aleancë dhe në shërbim të venecianëve në qëndresën për të mbrojtur fortesat veneciane të Peloponezit.Për shkak të aftësive të tij të
veçanta luftarake, shumë shpejt, Krokodilin e gjejmë, në dokumentacion venecian të kohës, si "capo di albanezi" - komandant të trupave të luftëtarëve shqiptarë. Ai kishte marrë kështu udhën dhe profesionin e të atit, ndoshta
në mbështetje të Paleologëve, gjer në ditët e fundit të rezistencës së despotëve bizantinë. Por, në vitin
1460, kur Despotati i Moresë ra përfundimisht në duart e osmanëve, Kladha i ri vazhdoi të qëndronte në krye të luftëtarëve arvanitë, që aso kohe ishin rreshtuar të gjithë në fushat e betejave kundër turqve. Kronikat sporadike
na bëjnë me dije se aty nga fundi i viteve 1460, ai gjendet në "komandën e një force prej 1000 luftëtarësh, që kishte bërë emër dhe ishte dalluar në betejat në shërbim të princit (despotit) të Peloponezit, duke ngritur emrin dhe famën me një çmim të lartë të qëndresës dhe kurajës së tij".(6)
Kur rrokopuja e ngjarjeve tragjike, pushtimet e njëpasnjëshme
të territoreve nga forcat osmane tanimë po përcaktonin fatin e popullsisë ballkanase, rrethanat dhe realitetet kërkuan bashkëpunimin e luftëtarëve kryengritës për të mbrojtur lirinë e tyre. Por, duket se forcat e përçara nuk e kishin gjetur dot gjuhën e përbashkët për një qëndresë të unifikuar.
Duke përfituar nga kjo situatë, me një shpejtësi marramendëse,
turqit kishin arritur të shtinin në dorë një numër fortesash të rëndësishme të këtyre anëve. Ndoshta i vetmi kapedan i vendosur dhe i palëkundur që vazhdonte ende qëndresën, në rrethanat e frikshme dhe tragjike, kishte mbetur Krokodil Kladha, i cili, me kurajë dhe shpejtësi, kishte shtënë
në dorë dhe mbante me forcat e tij një kështjellë të fuqishme
në krahinën e Lakedemonës, atë të Shën Gjergjit. Por, ofensivat e mëdha osmane nën drejtimin e vetë Sulltan
Mehmetit dhe pushtimi nga ana e tij i tërë territoreve greke, e detyruan Krokodilin të largohet nga betejat frontale. Por, siç treguan zhvillimet e ngjarjeve më vonë, duket se kjo lëvizje e Kladhës, ka qenë vetëm një tërheqje taktike, e
përkohshme, për t‘i shpëtuar furisë së ofensivës osmane. E themi këtë sepse aty rreth viteve 1463-1464, në luftën turko-veneciane, e gjejmë Kladhën përsëri si komandant të forcave kryengritëse të spartiatëve (krahina e Spartës-Peloponez), duke luftuar kundër forcave osmane, por pa u dukur të japë shërbimet e tij të rezistencës, interesave veneciane.

KONFLIKTI TURKOVENECIAN DHE KONTRIBUTET E KLADHËS NË ALEANCË
ME VENECIANËT


Por turqit prisnin me padurim rastin e volitshëm për të realizuar synimet e tyre edhe kundër bazave veneciane në territoret e Peloponezit dhe duket se pritmërisë
së tyre i dha fund një çështje e rëndomtë, por që turqit e përdorën si një rast ideal për të justifikuar fillimin e operacioneve ushtarake kundër këtyre bazave. Ajo që i dha shkas fillimit të luftimeve mes dy fuqive më të mëdha të kohës, forcave osmane dhe reparteve të Republikës Veneciane,
më 1462, ishte "arratisja e një skllavi arvanit, që vodhi disa
gjëra te komandanti i forcave pushtuese osmane të Athinës,
Omer Pasha, dhe që mbas aktit u largua në Methoni dhe u strehua në shtëpinë e këshilltarit venecian, Valaresi". Turqit e kërkuan nga venedikasit ta arrestojnë arvanitin
e akuzuar dhe t‘ua dorëzojnë reparteve ushtarake osmane
të Athinës. Por, komanda ushtarake veneciane e Methonit
refuzoi ta bëjë këtë gjë, duke pasur bindjen se kjo ishte një skenë e stisur qëllimisht. Në kundërpërgjigje të këtij
akti, në nëntor të po atij viti, niset për fushatë drejt Peloponezit dhe Etolisë vetë Omer Pasha, i cili mbërrin dhe rreshton formacionet e ushtrisë së tij përpara mureve të
Nafpaktos, qytet-kështjellë që mbrohej nga venecianët. Duket
që përballja mes dy fuqive ishte bërë kështu një realitet.
Pikërisht, përpara një realiteti, pra një lufte tanimë të filluar prej ushtrive osmane, më 1463, Republika Veneciane i shpalli luftë Turqisë. Për t‘ju përgjigjur menjëherë dhe në kohë konfrontimeve ushtarake të pritshme dhe luftës së shpallur, Republika e San Markos dërgoi në Nafplio një flotilje nën komandën e kryegjeneralit Bartoldo de Este,
me 25000 burra, për të bashkërenduar veprimet e tyre ushtarake
me admiralin Loredano. Lufta turko-veneciane vazhdoi rreth 14 vjet dhe u shtri nga ishulli i Rodosit gjer në brigjet e
Adriatikut. Të dyja fuqitë e mëdha rivalizuese pretendonin
zotërimin e Lindjes dhe Mesdheut, duke ndërmarrë operacione
reciproke ku me sulme e ku me presione, në zona të ndryshme
që shtriheshin nga Athina në Imbro, në Nafpakto, Siro,
Halkidhë, Dalmaci, Friuli, Smirni, Nafplio, Shebanik, Arbëri, në Shkodër, Lezhë e gjetkë. Por sa më shumë avanconin luftimet dhe kalonin vitet, aq pa lavdi dukeshin perspektivat për palën veneciane. (8) Duhet thënë qartë se në betejat
e përgjakshme për mbrojtjen e territoreve dhe kështjellave
veneciane në Peloponez, një rol të rëndësishëm luajtën repartet e stratiotëve, që në masën dërrmuese ishin të mbushura me luftëtarë shqiptarë. Në informacionet
e përcjella në mënyrë periodike për këto luftime, nga "rettorët" dhe "proveditorët" venecianë përmendet shpesh edhe Krokodil Kladha, madje në njërin nga ata flitet për dhjetë pjesëtarë të familjes së tij të vrarë dhe sakrifikuar,
si dhe dëme të konsiderueshme ekonomike që kish pësuar ai nga ky konfrontim i ashpër dhe i përgjakshëm me turqit.
Për këto kontribute të shquara, ky burrë i jashtëzakonshëm,
Krokodil Kladha, më 4 shtator 1479, u thirr në Venecia dhe me vendim të Senatit u dekorua me "Urdhrin e Kalorësit të San
Markos" dhe u vesh në petka të arta, titull që u jepej njerëzve për merita dhe shërbime të veçanta. (9) Por, Pallati i Dozhëve tashmë kish arritur të dallonte mirë fuqinë
osmane, si dhe kërcënimin e papërmbajtur të hyxhymeve lindore,
që synonin muret e Evropës Qendrore. Në këto rrethana, në
vitin 1479, ajo i kërkoi palës kundërshtare uljen në tryezën e
bisedimeve për të nënshkruar një traktat paqeje, padyshim me
kushte të disfavorshme për latinët. Në fillim të janarit 1479, përfaqësuesit e Senatit venedikas nënshkruan një Marrëveshje (Traktat) Paqeje me Sulltanin. Sipas detyrimeve (kushteve) të përcaktuara definitivisht në këtë marrëveshje, venecianët detyroheshin të paguanin për dëmet e shkaktuara turqve 100000 dukatë brenda dy viteve dhe në vazhdim 10000 dukatë çdo vit, duke u njohur turqve zotërimin e kështjellës së Shkodrës, të Limnosit dhe një numër kështjellash dhe territoresh që ata kishin marrë dikur nga turqit në Peloponez,
por që tanimë ishin në duart e kryengritësve arvanitë.
Kjo marrëveshje urdhëronte që banorët në vendet dhe territoret
e kështjellave që i zotëronin venedikasit, "...ose të qëndrojnë dhe t‘i binden pushtetit osman, ose të largohen ku të dëshirojnëme gjithë ç‘kanë nëse nuk duan të qëndrojnë në vendet dhe kështjellat ku tanimë jemi të vendosur ne..." (10) 10. (Burime osmane, 1470-1510, Marino Sanuto, diari.) Me pak fjalë, luftëtarët arvanitë që kishin derdhur gjak në betejat
disavjeçare ose të qëndronin dhe t‘u bindeshin pushtuesve, pra
pushtetit osman, ose të largoheshin ku të donin!!!

REAGIMI I KROKODIL KLADHËS PËRPARA TRADHTISË VENECIANE

Përpara kësaj braktisjeje, përpara këtij pazari me fatin e kaq e kaq njerëzve; për arvanitët e Peloponezit kishte dy rrugë, ose nënshtrim pa kushte, kthim në një robëri poshtëruese, ose vazhdim i një lufte akoma më të egër,
më të përgjakshme, pa kompromis për të fituar lirinë.
Çuditërisht, i pari që reagoi në mënyrë demonstrative kundër
këtij akti të turpshëm të venedikasve, nënshtrimit të tyre pa
kushte para pushtuesve, ishte arvaniti i njohur Krokodil Kladha.
Më datë 9 tetor 1479, nën dritën e hënës, Kladha së bashku
me 160 luftëtarët e tij ("tutti albanezi...), (10) doli jashtë mureve të qytetit të Korronit dhe kapërceu malet për në drejtim të Manit. Ishte fillimi i një kryengritjeje
të gjatë dhe të përgjakshme që do të vazhdonte për gati njëzet vjet të tjera dhe do të trondiste jo vetëm Perandorinë Osmane, por edhe venedikasit, të cilët do të rreshtoheshin krah turqve për të mposhtur këtë tribun të lirisë. Në udhën e betejave të tij, forcat e Kladhës brenda vitit 1480,
arritën shifrën e 6000 vetëve dhe shtinë në duart e tyre një numër fortesash dhe krahinash, si Shën Gjergjin, Bardhunën, Lakoninë, Lakedemonën, tërë krahinën e Manit, etj. Për të frenuar këtë njeri dhe "rebelimin e tij tronditës" venecianët
arrestuan dhe burgosën gruan dhe dy djemtë e tij të vegjël.
Për arrestimin, vrasjen apo kokën e tij, venecianët ofruan
10000 florinj, sikundër vetë Sulltan Mehmeti dhe Bajziti rritën shumat e majme për dorëzimin e këtij "banditi të tmerrshëm". E megjithatë, asgjë nuk mundi të frenojë vrullin e këtij njeriu drejt shtigjeve të luftërave. Betejat dhe luftimet e arvanitit të famshëm u bënë të njohura dhe morën emër të madh nga Kostandinopoja në Venedik, nëpër Ballkan e më gjerë. Ato mbushin faqe të tëra urdhrash ushtarake,
qarkoresh veneciane, defterësh osmanë dhe kronikash bizantine.
Por, ajo që e bën edhe më dimensionale hartën e fushëbetejave të këtij kryengritësi të papërkulur, janë ngjarjet e vitit 1481.
KROKODIL KLADHA NË DHEUN E TË PARËVE NË NDIHMË TË GJON
KASTRIOTIT


Pa dashur të zgjatemi në kronikat e betejave të këtij luftëtari të panënshtruar, do të ndalemi në një ngjarje interesante dhe pikërisht në zhvillimet politiko-ushtarake
të vitit 1481. Në pranverën e këtij viti, Krokodili gjendej në brigjet puljeze, në territoret e Mbretërisë së Napolit. Pikërisht këtu, arvaniti i famshëm takon të birin e Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, Gjon Kastriotin, i cili pritej të ndërmerrte një zbarkim në territoret arbërore, për çlirimin
e atdheut të të parëve. Nën mbështetjen e Mbretit Federiku II të Napolit dhe i dekoruar prej tij, në këtë fushatë reshtohet edhe Krokodil Kladha me kryengritësit e tij arvanitë. Dhe fronti ku ai do të godiste forcat osmane ishin territoret e tij stërgjyshore, Vlora dhe Himara, ndërsa Gjon Kastrioti zbarkonte në drejtim të Veriut. (11). I mbështetur nga kryengritësit vendas, kronikat e kohës na bëjnë të njohur
për betejat e suksesshme të Kladhës krah luftëtarëve kryengritës vendas. Mbas betejave të ashpra, kronikat latine na bëjnë të njohur se "...kundër një force osmane prej 3000 këmbësorësh, popujt e malit të thënë (Labërisë)… që janë më shumë se 50 fshatra… së bashku me Kladën prej Korone, forcat e tij dhe shumë balestjerë të galereve të thëna, shkuan
tek një qafë mali dhe i mundën osmanët. U kapën shumë turq dhe shumë të tjerë i vranë...". Kryengritësit mundën të shtien
në dorë kështjellën e Himarës dhe të Sopotit (Borshit) dhe të
kapin të gjallë komandantin turk të garnizonit të Himarës, Sulejman Pashën ... Mbas gati gjashtë muajsh në këto anë, fillimi i vitit 1482 e ka gjetur Kladhën përsëri në territoret e Peloponezit, në luftën dhe qëndresën e tij të vendosur.

FUNDI I NJË LEGJENDE…!!!

Padyshim që kronika e bëmave të këtij burri të paepur është e
gjatë. Brenda saj gjen shpirtin e njeriut që rend pa u lëkundur dhe pa mëdyshje drejt lirisë, cilado qofshin
pengesat dhe vështirësitë që bien shtigjet e luftërave. Do të përmendim këtu që qëndresa e këtij luftëtari vazhdoi pas kësaj pothuaj edhe dhjetë vite të tjera, ngarkuar me bëma nga më të çuditshmet. Për to do të flasim gjatë në botimin e afërt që bëjmë gati për shtyp. Por, do të kujtonim këtu vetëm fundin e këtij luftëtari, i cili i thyer në moshë, aty rreth 74 viteve, kapet tradhtisht nga turqit dhe nën shenjë hakmarrjeje dhe të pamëshirë - ekzekutohet publikisht -
në mënyrën më barbare - duke u rrjepur i gjallë. Miti i këtij njeriu mbeti nëpër shekuj duke kalëruar revan luftërave, simbol i qëndresës dhe betejave të pakompromis për idealin
e lirisë, pavarësisht se kush ishte fuqia apo kundërshtari, kush ishte tereni apo kohët, cilat qenë shtigjet dhe pengesat. Ende kronikat e kësaj legjende nuk janë shpalosur tërësisht, inventari i tyre është aq i madh sa duket që do të
duhen kohë për të gjetur tërësisht rrënjët e tyre. Ndoshta kështu, sepse legjendat nuk e heqin asnjëherë plotësisht mantelin brenda të cilit ruajnë përherë të panjohura
të shtrenjta, që i duhen aq shumë historisë dhe dimensionit
human.
Image


Lordi Manuel Palailogos, Mbretu, erdhi ne 30 Mars, te Shtunen e Madhe, dhe ndertoi Hexamilionin ne Maj.
Te finaconte murin, Manueli urdheroi per taksa speciale nga familiet e pasura dhe pronaret e tokave qe i dhane atij rebelim me arme me mire. Manuel mundi nje grup te pronarve te tokave ne lufte afer Kalamates ne Korrik, por ne Shtator ai shkroi qe ishte akoma duke u lutur qe te kapte keshtjellat
e rebelve .
Referuar ketij rebelimi, nje bashkohes satir shkroi se, "genjeshtrat, fjalet e pjekura, kurthi i kalkuimit Krokodile, dhe Lumi- Mocalit me draperin e tij". Kjo duket te jete e para pamje e "Krokodilit", por qendroi dhe u rishfaq ne gjeneratat pasuese. Manuel shkroi vete ne llogari te rebelimit duke mos dhene emra dhe shume pak informacione specifike, megjithese me nje ndryshim te dhenash.
"Para se gjithash, ata qe jane superior ne karakter dhe mencuri....fort aprovuan idene qe mos te lejonin veten gjithmone te ekspozuar si placke e lehte dhe gjah per duart dhe gojet e armiqeve te tyre:....Te gjithe tufa e Ilirjaneve[Shqiptareve] mendonin dhe thoshin njesoj.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#82

Post by Mallakastrioti »

Vrasja e Gjeneral Enrico Tellinit.

Fillimisht mbas vrasjes se Tellinit, Athina zyrtare ua hodhi fajin shqiptareve dhe sllaveve, per masakren e 7-pjestareve te Komisionit me ne krye Gjen. Tellini.

Por ja se çfare shkruan shtypi i kohes rreth kesaj ngjarje dhe cilet kane qene me te vertet ekzekutoret material te komisionereve, si dhe per çfare arsye Musolini me mbas bombardoi pikerisht Korfuzin.

Disa te dhena paraprake cili ishte Enrico Tellini:

"Il 27 agosto 1923 a Zepi, in mattinata, lungo la strada tra Giannina e Kakavia, tra il 50° e il 53° chilometro, sul confine tra Grecia e Albania, una delegazione italiana guidata dal generale Enrico Tellini fu trucidata immotivatamente.

Il Gen. Tellini era stato chiamato dalla Conferenza degli Ambasciatori della "Società delle Nazion...i" per affidargli il compito di tracciare i confini tra la Grecia, l'Albania la Iugoslavia."
---

"Me 27 Gusht 1923 ne Zepi, mengjez, pergjate rruges midis Janines dhe Kakavise, midis 50-es dhe 53-isht kilometer, ne jufirin midis Greqise dhe Shqiperise, nje delegazion italian udhehequr nga Gjenerali Enrico Tellini u masakrua pa motive.

Gjeneral Tellini ishte thirrur nga Konferenca e Ambasadoreve e "Shoqerise se Kombeve" per ti besuar detyren e ndarjes se kufijve midis Greqise, Shqiperise e Jugosllavise"

---

Vrasja e Gjen. Tellinit sipas Gazetes italiane " La Stampa" e dates 31 Gusht, viti 1923, ekzekutues kane qene pjestare te keshtuquajtur "Komiteti Epirot" qe bazen kryesore apo qendren e kane pasur ne Korfuz.

Image
Image
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#83

Post by Zeus10 »

Arbëri wrote: Pjetër Bogdani (rreth 1625 Lindi në Gur i Hasit afer Kukësit - 1689 vdiq në Prishtinë)

Image
Image
Image
Image
Image
Duhet te ndalemi pak me shume ne keto deshmi, sepse ketu jepet dhe koha e vertete e sundimit te sundimtareve, ky spikat Leka i Madh nga Petrela "nde Arben", mbreteria e te cilit ka filluar ne Mat(ajo qe ""shkencerisht"" quhet Emathia). Ka shume informacion ne ato rreshta, qe mjafton per te cmontuar propaganden e madhe dhe historine e genjeshtert, qe i ofrohet njerezimit sot.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#84

Post by Zeus10 »

Tani le te shohim pak kalendarin duke krahasuar numerimin e viteve sipas sistemit AUC(Ab urbe condita), me ate te paraqitur nga Bogdani, per nje ngjarje te permendur ne te dy sistemet e numerimit: Vdekjen e Herodit
...1 ab urbe condita = 753 before Christ(Themelimi i Romes)
2 ab urbe condita = 752 BC
3 ab urbe condita = 751 BC ...
750 ab urbe condita = 4 BC (Death of Herod the Great)
751 ab urbe condita = 3 BC
752 ab urbe condita = 2 BC
753 ab urbe condita = 1 BC
754 ab urbe condita = Anno Domini 1
755 ab urbe condita = AD 2
759 ab urbe condita = AD 6 (Quirinius becomes governor of Syria) ...
2753 ab urbe condita = AD 2000
2764 ab urbe condita = AD 2011
me ~3926(Herodi pushton Hebrenjte)

Pra 750ab(latin)=3930(Bogdani)=4 BC(sistemi yne)

Leka i madh ka sunduar "nde Arbeni" ne vitin 3623, pra rreth 300 vjete para Krishtit, per Bogdanin vendi qe sundonte Leka i madh quhej Arbeni, sepse po te quhej ndryshe ne te kaluaren, do perdorte te njejten logjike si ne rastin e Dardanise:
Dardani i pari Regij Dardaniesse, tasc Scerbijsse
PS. I mirepres te gjitha verrejtjet nese kam gabuar.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#85

Post by ALBPelasgian »

Zeus10 wrote: Leka i madh ka sunduar "nde Arbeni" ne vitin 3623, pra rreth 300 vjete para Krishtit, per Bogdanin vendi qe sundonte Leka i madh quhej Arbeni, sepse po te quhej ndryshe ne te kaluaren, do perdorte te njejten logjike si ne rastin e Dardanise:
Dardani i pari Regij Dardaniesse, tasc Scerbijsse
PS. I mirepres te gjitha verrejtjet nese kam gabuar.
Interpretimi eshte mese korrekt, Zeus!

1. Informacioni qe ka F. Bardhi ne lidhje me kohen kur sundoi Leka i Madh perputhet pak a shume me te verteten historike.

2. Informacioni qe ka F.Bardhi ne lidhje me Leken e Madh nuk eshte ndonje shprethim subjektiv i nje humanisti, por kristalizim i traditave te mocme qe gjellinin ne Veriun shqiptar (zona Kruje, Petrele, Mat e Diber) legjenda e tradita t'shumta per Leken e Madh.

3. Njesimi i konceptit Arberi me Maqedoni eshte plotesisht i drejte, sepse tere literatura antike e proveniences romake e pastaj edhe ajo humaniste e gjer n'shek. XIX e ka pranuar pa as me te voglin ngurrim se Arberi/Maqedoni jane substancilisht te njejta. Le te marrim nje shembull kuptimplote: shqiptaret e Himares te cilet per njefare kohe sherbenin si mercenare ne ushtrine e mbretit burbon t'Napolit benin pjese ne nje regjiment te quajtur 'Royal Macedoni' i cili me vone u quajt edhe 'Regimenti Albanesi'.

4. Shprehja e Bardhit 'Dardani i pari Regij Dardaniesse, tasc Scerbijsse' eshte e sakte deri diku por jo edhe teresisht. F.Bardhi duhet te jete referuar kohes sa Kosova gjendej nen sundimin e Gj. Brankovicit i cili kishte vetem pushtetin nominal n'vend dhe asgje me shume. Jane t'shumta dokumentimet qe Dardanine, qofte ne kuptimin etnik, qofte n'ate gjeografik a kishtar e njesojne me Shqiperine. S.Rizaj thote se tek Papati u pat bere shprehi qe popujt nen Perandorine Otomane t'i identifikonin ose si 'shizmatik' (dmth serb qe kish kuptimin ortodoks) ose 'turq', 'aziate' (qe kish kuptimin 'musliman').
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#86

Post by Zeus10 »

Bile ai nuk thote nde Arbeni, por :
ndë Arbënë
Image

qe ka shume diference dhe nese perdorim shqipen e sotme:
sundoi ndermjet shqiptareve(sundoi nde shqiptare)
Ky eshte nje moment qe nuk e di pse ju ka shpetuar intelektualeve shqiptare, qe vetem me kete fjali mund te shkermoqnin te gjitha perallat me helene, maqedone qe jane sot ne qarkullim.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#87

Post by ALBPelasgian »

Zeus10 wrote:Bile ai nuk thote nde Arbeni, por :
ndë Arbënë
Image

qe ka shume diference dhe nese perdorim shqipen e sotme:
sundoi ndermjet shqiptareve(sundoi nde shqiptare)
Ky eshte nje moment qe nuk e di pse ju ka shpetuar intelektualeve shqiptare, qe vetem me kete fjali mund te shkermoqnin te gjitha perallat me helene, maqedone qe jane sot ne qarkullim.
Interpretim i qarte! Ne te vertete une me here s'e kisha vene re fare qe thuhej 'nder arbënë' duke menduar se thoshte nder Arbeni! Kjo ka shume rendesi per ne sepse i bashkangjitet bindjes se trasheguar t'pakten prej Statutit t'Shkodres ku Leka i Madh konsiderohet si stergjysh i shqiptareve.

Pra, F. Bardhi eshte kembengules ne ate se mbreteria e Lekes fillonte prej Matit. Ne e dime se mbreteria e Lekes kishte si pike-qender te saj Pellen dhe treven e Emathise (qe gjendet sot ne 'Aegean Macedonia'). Kjo m'shtyen te dyshoj se emrat Emathi (Mati) dhe Pellë (nje vend te Petrela) duhet te kene qene nje dyzim i mevonshen i shkaktuar mbase prej ardhjes se maqedonasve (te shtyre prej dyndjeve barbare). Jane t'shumta deshmite qe i kemi hedhur ne 'Arberia..' ne ate se maqedonet, epirotet e iliret gjeten strehe pikerisht ne Shqiperine e sotme duke u kompaktesuar ne nje berthame te forte nga ku linden shqiptaret mesjetar.

Por ky dyzim (i toponimeve Pellë - Petrelë - Pellë dhe Emathia - Mathi - Mat) mund te jete edhe me i lashte. Per ta vertetuar kete ne duhet te sherbehemi me te dhenat e autoreve qe kane shkruajtur mbi fushatat e Filipit dhe Lekes per te nenshtruar fiset e pabinduna ilire. Edhe pse Filipi ka shestuar qe te dale n'Adriatik, ai s'ka arrite asnjehere andej per shkak te kundershtimit te serte te fiseve taulante t'Glaukise e mbreterise se Bardhylit. Leka i Madh ne perplasjen e tij t'madhe me Glaukine dhe Klitin, edhe pse theu forcat e tyre duke marre Pelionin (Dasareti) s'ka vazhduar me tej per shkak te gjendjes se paqenderueshme ne Hellade. Me vone Kasandri ka provuar zaptimin e Dyrrahut dhe Apollonise, por pa ndonje sukses te thekshem. Megjithate, une besoj se mbreteria e Filipit duhet te kete perfshire edhe rajonin midis Petreles-Matit e Dibres per aq kohe sa n'kto vende ekzistojne tradita te gjalle qe referencojne per Filipin. Ja nje prej tyre:

Dhe kështu ulesh deri poshtë në qendër Lurë. Pak më në jug të liqenit të Luleve vjen Fusha e Pelave, rreth 7 kilometra lëndinë e mrekullueshme. Prej kohësh duhet të jetë banuar ky vend, ose së paku të ketë patur fushime, madje gojëdhëna thotë se ky vend ka qenë vendqëndrimi dhe përgatitjeje ushtarake për kalorës dhe kuaj, ndaj dhe i mbeti ky emër. Rrënojat duken dhe sot atje. Po sipas gojëdhënës Filipi i Maqedonisë kishte qytezën verore për përgatitjet e tij luftarake këtu. Afër këtyre lëndinave ndodhet qyteti i Varoshit, pranë kalasë së Stelushit (Skëndërbeut). Zbulimet arkeologjike kanë nxjerrë një qytezë të vërtetë, ka mundësi që i biri i Filipit, Aleksandri i Madh, në kujtim të qyetëzës të të atit, i vuri emrin kryeqendrës së tij të re “Pela” afër Selanikut, ka spjeguar me studimin e tij Ali Koçeku.
http://www.mirditaturistike.com/index.p ... &Itemid=68

Ose-ose a mund te jete kjo ndikim i Filipit V i cili shquhet per krijimin e aleancave t'shumta me mbreterit ilir e epirot kunder Romes? Historikisht dihet se ai ka mbrri me s'largu n'Shkoder e Lezhe, gje qe vertetohet prej nje varg monedhash: http://www.jstor.org/pss/266358
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#88

Post by Zeus10 »

Ajo qe vlen per te theksuar, eshte qe te pakten nga dy burime te pavarura shqiptare, Frang Bardhi dhe Pjeter Bogdani, qe nuk mund te akuzohen per nacionalizem,
1. jepet si vendlindje jo Pella, por Petrela
2. Ai ishte sundimtar i Matit dhe jo Emathise Egjease
dhe me e rendesishmja
3. Ai sundoi(dhe lindi) nde Arbene(dmth nde shqiptare).

Une mendoj te bejme nje video te shkurter me keto fakte, sepse duke qene autentike, mund te cvleresojne te gjitha cdime ne nga "tekstet greko-romake".
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#89

Post by Zeus10 »

Ajo qe vlen te theksohet me force eshte fakti qe del nga keto dy deshmi:

Image
&
Image

Pra mbreteria e Arbenit ze fill 745 perpara lindjes se Aleksandrit te madh.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#90

Post by ALBPelasgian »

Zeus10 wrote: Une mendoj te bejme nje video te shkurter me keto fakte, sepse duke qene autentike, mund te cvleresojne te gjitha cdime ne nga "tekstet greko-romake".
N'rregull. Atehere pa humbur kohe le t'i pervishemi ketij projekti! Mendoj, se teksti-sinteza e gjithe kesaj qe u tha me lart por edhe duke hapur perspektiva te reja gjykimi mund te behet nga ju, Zeus. Ne te tjeret mund te sherbejme me verejtje a propozime, qe do ta ngrisin cilesisht e artikullit. Gjithashtu, sa i perket referencave dhe bibliografise mbeshtetese, mendoj, se mund te ndihmoj jashtezakonisht shume! Edhe pergatitjen-dizajnin e videos mund ta marr une persiper me kenaqesi, nese pajtohen edhe forumistet e tjere.

P.S: Ma merr mendja qe ne artikull (video) ia vlen barra qerane te shqyrtohet edhe kjo:

Frang Bardhi shkruan se Shkodra ishte themeluar prej Aleksandrit të Madh të Maqedonisë (Scodra esse conditam ab Alexandro Magno). Bardhi shkruan se këtë e besonin edhe vetë turqit dhe pikërisht për këtë arsye edhe e quanin Skënderia për ta dalluar nga qyteti i Aleksandrisë në Egjipt, i themeluar nga Aleksandri i Madh.

Heperhe une s'e kam ne dore tekstin e plote te Frang Bardhit, ama besoj qe jane kopje online te librit te tij. Keshtu qe duhet te gjendet patjeter edhe kjo e dhene kaq e rendesishme qe themelimin e Shkodres ia mvesh Lekes. Ja dicka gjeta por kete duhet ta vertetoni nese eshte teksti autentik:

Line: 15 Scodra inclyta, munitissima antiquissimaque Urbs in Epiro, seù Albania, quam Urbem Turcæ sine suspitione existimant esse conditam ab Alexandro magno, hac de causa illorum lingua vocant eam Schendereia, id est minor Alexandria; ponunt enim particulam illam (minor) ad distinctionem maioris Alexandriæ, quæ est Urbis Aegypti celeberrima ab eodem Alexandro condita.
Line: 16 Scrutari, Scodra.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”