"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Arbëri wrote:Sejdiu ka shkuar për të qëndruar më gjatë në Amerikë, e mbase për jetuar atje përgjithmonë. Ai këtë mundësi e ka, pasi që ka edhe shtetësi amerikane...
Po shtetet nuk kane ndonje kufizim per njerezit qe marrin funksione shteterore qe te mos kene shtetesi te vendeve te tjera? Se si ka mundesi qe dikush t'ju sherbeje maksimalisht interesave te 2 shteteve ne te njejten kohe?
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
qiellikaltër wrote: Sejdiu ka shkuar për të qëndruar më gjatë në Amerikë, e mbase për jetuar atje përgjithmonë. Ai këtë mundësi e ka, pasi që ka edhe shtetësi amerikane..
Po shtetet nuk kane ndonje kufizim per njerezit qe marrin funksione shteterore qe te mos kene shtetesi te vendeve te tjera? Se si ka mundesi qe dikush t'ju sherbeje maksimalisht interesave te 2 shteteve ne te njejten kohe?
Jo , une mendoj qe ishte njeri (ndoshta?) i duhur per Kosoven , prezentonte ne menyr profesionale Kosoven ?
Ikja e tij me duket qe , eshte mbushur koka e tij nga te ashtuquajtur "politikan" qe bile edhe shkolla e mesme u mungon shumices .[*]
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Në Kosovë, brenda një viti rreth një mijë gra raportojnë të kenë qenë viktimë e formave të ndryshme të dhunës. Veprimtarët humanitar tërheqin vërejtjen se ky numër është shumë më i lartë, meqë një pjesë e rasteve të dhunës nuk raportohen kurrë. Këto komente u bënë me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Kundër Grave, që shënon edhe fillimin e një fushate 16 ditëshe të veprimtarive kundër dhunës në baza gjinore në Kosovë
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Mos u tregoni rregulloren "deputeteve" se ju pezullojne nga puna! kur bie fjala per "deputetet" ligjet zbatohen deri me nje
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Në Kosovë, po mbahen manifestime të shumta me rastin e 28 nëntorit, ditës së pavarësisë së Shqipërisë, që atje shënohet si ditë e flamurit kombëtar shqiptar. Megjithëse kjo ditë nuk radhitet në mesin e festave shtetërore, kësaj radhe edhe institucionet ne dorëheqje, edhe partitë politike, por edhe organizata të tjera janë përfshirë në organizime të shumta të kremtimeve. Për një pjesë të vëzhguesve, një numër manifestimesh kanë të bëjnë më shumë me fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 12 dhjetorit.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Në njërën prej këtyre dokumenteve flitet për protokollin e nënshkruar nga Policia e EULEX-it me Policinë e Serbisë.
Sipas dokumentit, Qeveria e Kosovës është shtyrë të pajtohet lidhur me këtë çështje.
Por zyrtarë të EULEX-it nuk duan të komentojnë këtë rast.
Të kontaktuar nga “Express” ata nuk preferojnë të thonë asnjë fjalë më shumë sepse këtë këtë e konsiderojnë çështje të Qeverisë amerikane.
“Policia e EULEX-it ka nënshkruar një protokoll me Policinë e Serbisë dhe jo dy siç kanë raportuar mediat. Por më shumë, EULEX-i nuk ka çfarë të thotë në lidhje me këtë çështje”, thotë Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it për “Express”.
"Vokshi", gjyqtari: Kryeministrat u nxituan, qytetaret fushatë pro policëve
PERKUNDRAZI:
POLICET duhen te denuar, por JO per cfar synon deputetja jone ''arrogante'', po: per zbutesine qe kane treguar ndaj saj ne zbatimin e ligjit, le te ishin ata policet e pare qe tu tregonin ''deputeteve tane te famshem'' qe ligjet nuk zbatohen me privilegje!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
“Negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës do të fillojnë më 18 dhjetor”. Lajmi bëhet publik nga agjencia italiane Ansa, e cila i referohet mediave serbe.
Sipas mediave serbe javët e fundit vendet SHBA dhe vendet e BE (Gjermania, Franca, Britania dhe Italia) i kanë bërë presion të fortë kryeministrit kosovar Hashim Thaçi, për të filluar dialogun me Beogradin para zgjedhjeve në Kosovë më 12 dhjetor.
Por, Thaçi citohet të ketë refuzuar duke thënë se “kjo do të ketë një ndikim negativ në fushatën e tij”. Pra, bisedimet do të fillojnë pas zgjedhjeve, dhe data e mundshme pritet të jetë 18 dhjetori. BE do të ndërmjetësojë dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Zgjedhjet në Kosovë, rezultatet paraprake të KQZ-së nxjerrin fitues Thaçin. PDK deklaron fitoren
Kontestimet e para vijnë nga AAK: Zgjedhjet, larg standardeve të kërkuara
- Vetëvendosja vazhdon të konsolidohet si forcë e tretë politike
UPDATE- Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” bën publikimin e rezultateve pas numërimit të më shumë se 51 % votave. Partia Demokratike e Kosovës është ajo që prin me numër më të madh të votave. Hashim Thaçi shpalli mbrëmë fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u zhvilluan dje në Kosovë. Denoncohen parregullsi ne komunen Drenas e Skenderaj. Rezultatet paraprake të publikuara nga rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” nxjerrin në avantazh PDK-në e Thaçit. Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, ka bërë publikimin e rezultateve të numërimit të më shumë se 51 % votave, nga të cilat Partia Demokratike e Kosovës është ajo që prin me numër më të madh të votave. “Rezultati është ky:
PDK-ja ka fituar 30.69% të votave,
LDK-ja 26.2%,
Lëvizja Vetëvendosje radhitet e treta me 12.78%,
pastaj AAK-ja me 10.89%,
AKR-ja me 7.85%,
e pasuar nga FeR-i me 2.35%
dhe LDD-ja me 2.78% të votave të numëruara deri më tani dhe të tjerat 6.64%”. Kreu i “Demokracisë në Veprim”, Ismet Kryeziu, në konferencën për gazetarë bëri të ditur se për shkak të parregullsive të evidentuara, është ndërprerë numërimi i votave në komunën e Skënderajt dhe në atë të Drenasit
Thaçi deklaron fitoren
Ende pa u shpallur rezultatet paraprake të KQZ-së, kreu i PDK-se, Hashim Thaçi shpalli fitoren nga Sheshi 21 i Prishtinës duke iu drejtua simpatizantëve të partisë së tij me fjalët “Fitorja është jona, urime, urime demokratë, urime qytetarë të nderuar të Kosovës, kjo është fitore e demokracisë dhe e vlerave demokratike”. Ai tha se PDK-ja ka shënuar fitore bindëse e të thellë në Prizren, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj e shumë komuna tjera. Nga ana e tij kreu i LDK-se Isa Musfata deklaroi se priste rezultatet e KQZ-se. Në zgjedhjet parlamentare, të cilat u mbajtën dje në Kosovë morën pjesë mbi 47.80% e votuesve. Zyrtarët e KQZ-së dhe ata të “Demokracisë në Veprim” vlerësuan procesin e zgjedhor si të rregullt. Serbët e Kosovës bojkotuar votimet në Mitrovicën e Veriut, ndërsa shkaktuan incident në zonën e Zubin Potokut dhe Serbovacit.
Kontestimet e para vijnë nga AAK: Zgjedhjet, larg standardeve të kërkuara
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se zgjedhjet e djeshme ishin larg përmbushjes së standardeve të parapara dhe denoncon raste të tjera manipulimesh jo vetëm në Skënderaj e Drenas. Shefi i Shtabit Zgjedhor të AAK-së, Blerim Kuçi, tha se AAK-ja konsideron se sistemi zgjedhor dhe demokracia në Kosovë janë dëmtuar rëndë. “Rasti Skenderaj dhe Drenas janë sa për të tërhequr vëmendjen e opinionit, por keqpërdorime të mëdha ka pasur edhe në komuna të tjera, si në Shtime, Malishevë, Klinë Kaçanik etj”- tha Kuçi. Lidhur me rezultatet e prezantuara nga “Demokracia në Veprim”, Kuçi tha se ato janë pjesë e manipulimeve të përgjithshme në zgjedhjet e së dieles. Kuçi tha se AAK-ja do prononcohet nëse do t’i pranojë apo jo rezultatet e zgjedhjeve, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i japë rezultatet e para preliminare.
BE: Masa ligjor për të zgjidhur problemet në Skënderaj dhe Drenas
Delegacioni vëzhgues i Parlamentit Evropian që mbikëqyri ecurinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë vlerëson se procesi në përgjithësi ishte organizuar mirë dhe se pjesëmarrja në votime inkurajon zhvillimin e demokracisë në vend. Eurodeputëtët u kanë kërkuar institucioneve përgjegjëse të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore për të zgjidhur problemet që flasin për mashtrime në komunën e Skënderajt dhe të Drenasit Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack ka bërë thirrje kosovarëve që të respektojnë institucionet dhe kërkoi që ata t’u besojnë atyre. “Ato do të duhet të tregojnë se janë të besueshme”- nënvizoi Pack. Nga ana e saj Eurodepeputetja Ulrike Lunacek tha se partitë politike duhet t’u drejtohen mekanizmave përgjegjës, pra Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me pakënaqësitë për ecurinë e procesit zgjedhor në dy komunat në fjalë. “Është e rëndësishme që qytetarët dhe partitë t’i drejtohen fillimisht PZAP-it për t’i paraqitur ankesat e tyre. Nëse ankesat nuk merren seriozisht ata duhet ta bëjnë publike dhe këtë. Ne do t’i dëgjojmë ata nëse sërish ka probleme dhe nëse nuk shqyrtohen ankesat”- u shpreh Lunacek duke theksuar nevojën që ndaj keqbërësve të merren masat ndëshkuese në rast se vërtetohen parregullsitë. Sipas shifrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrjen në votime, në Skenderaj kanë votuar 93.68% e qytetarëve, ndërsa në komunën e Drenasit kutive të votimit u janë drejtuar 86.94%. Partitë politike, ndër të tjera, kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me votime të shumëfishta që, sipas tyre, kanë ndodhur në këto komuna për shkak të mosfunksionimit të baterive ultravjollce. Delegacioni i PE-së është udhëhequr nga Doris Pack dhe përfshin Eduard Kukan, Jutta Steinruck, Francesco de Angelis, Jelko Kacin, Fiona Hall dhe Ulrike Lunacek.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Bashkimi Evropian (BE) ka bërë thirrje dhe një herë që autoritetet e Kosovës t′i adresojnë të gjitha akuzat për manipulim të zgjedhjeve dhe t′i vazhdojnë procedurat në procesin zgjedhor që nuk ka përfunduar ende. Natasha Batler, zëdhënëse e komisionarit evropian për zgjerim, Shtefan Fyle, tha se Komisioni Evropian i merr seriozisht akuzat për parregullsi në zgjedhje dhe shpreh shqetësim për raporte të tilla.
Në pyetjen se a do të ketë ndikim ky fakt në dialogun mes Kosovës dhe BE-së për liberalizimin e vizave dhe në negociatat për marrëveshjen tregtare, ajo ka theksuar se në parim këto çështje janë të ndara. Batler ka shtuar se çështja e zgjedhjeve, organizimi i tyre dhe parregullsitë që kanë ndodhur do të zënë vend në raportin e progresit për Kosovën, që e publikon çdo vit BE-ja.
Ndërkohë, zyrtarët e BE-së pohojnë se disa shtete vazhdojnë të kenë rezerva për nisjen e dialogut mes Kosovës dhe BE-së për liberalizimin e vizave. Diplomatët druajnë se parregullsitë e fundit në zgjedhje do ta zbehin dhe më shumë imazhin e Kosovës dhe do të jetë edhe më e vështirë që t′i bindin ministritë e brendshme të vendeve anëtare për të nisur dialogun e vizave.
Ndërkaq, nga Parlamenti Evropian vazhdojnë të vijnë thirrje që BE-ja, ashtu siç kishte premtuar, të përfshijë dhe Kosovën në liberalizimin e vizave, me gjithë faktin që edhe PE-ja kishte bërë shumë vërejtje lidhur me parregullsitë në zgjedhje. Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek, në një debat në Bruksel për Kosovën dhe liberalizimin e vizave, ka thënë se shpreson që vendet anëtare të BE-së nuk do të dënojnë popullin e Koosvës për shkak të parregullsive në zgjedhje.
Ajo ka bërë ftesë që Komisioni Evropian dhe BE-ja në përgjithësi ta mbajnë premtimin dhe ta nisin sa më shpejt dialogun me Prishtinën për liberalizimin e vizave për Kosovën. (rel)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Prishtinë, 4 shkurt – Zv/ministrja në largim e Punëve të Jashtme të Kosovës, Vlora Çitaku bëri të ditur sot se Omani ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Ministrja në detyrë, Vlora Çitaku, ka thënë se nota e njohjes i është dërguar ambasadorit të Kosovës në Britaninë e Madhe, Muhamet Hamiti. Po ashtu, ajo ka bërë të ditur se së shpejti do të vendosen lidhjet diplomatike me Omanin dhe ambasador për këtë shtet do të jetë ambasadori aktual në Britani, Muhamet Hamiti.
Kjo e çon në 75 numrin e vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Kjo njohje vjen në një kohë kur ndaj vendit tonë po zhvillohet një fushatë, e cila prej imazhin e tij. Bëhet fjalë për raportin e Dic Martit në AP të KiE-së, që akuzon lëvizjen çlirimtare dhe kreun e vendit për trafikim të organeve njerëzore dhe për krim të organizuar. Po ashtu ka disa muaj që vendi përballet me krizë qeverisëse.
Omani ka mbi 2.300.000 banorë dhe shtrihen në rreth 309.500 kilometra katror. Është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe me ndikim në vendet e Gadishullit Arabik. Kryeqyteti i Omanit është Muscati.
Më 17 shkurt Kosova kremton trevjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Rusja Masha Pacolli zonja e parë e ardhshme e Kosovës
Kandidati për president i Kosovës Behxhet Pacolli nuk është parë kurrë në shoqërinë e bashkëshortes së tij, as gjatë fushatës zgjedhore, e as në aktivitete tjera. Madje as në shkrimet e shumta për biografin e tij nuk shkruan se kush është bashkëshortja e tij. Rasti i rrallë që Pacolli kishte përmendur bashkëshorten e tij, por pa emër, është njoftimi që ditë më parë ka bërë në “Facebook” për lindjen e djali të tij Diarit. Mediat serbe kanë mundur të sigurojnë informacione për gruan e Pacollit duke i’u referuar një interviste të botuar në revistën kroate “Nacional” në vitin 2007. Shkrimi zbulon se bashkëshortja e kandidatit për president të Kosovës është Masha Pacolli, lindur në St. Petersburg të Rusisë, e cila tani është 33-vjeçare. Në librin biografik “Nga sfida në sfidë jeta, Behgjet Pacolli”, ai shkruan se ka katër fëmijë, tri vajza e një djalë, duke përfshire edhe dy vajzat nga martesa e parë, ndërsa fëmija i pestë i ka lindur në janar të vitit 2011. Por, ajo që tashmë dihet është se Pacolli për disa vite ka qenë i martuar edhe me shqiptaro-italianen Ana Oksa. Nëse Behgjet Pacolli merr miratimin e Kuvendit të Kosovës për president të vendit, rusja 33-vjeçarja Masha Pacolli do të jetë zonja e parë e Kosovës.
Rruga jonë është e vështirë, sepse është përpjetë, por ajo është e qartë, sepse është e drejtë.(Albin Kurti)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Zurich, 20 shkurt - Gazeta zvicerane «NZZ am Sonntag», që është edicioni i së dielës i gazetës së famshme «Neue Zürcher Zeitung» shkruan
Pacolli dyshohet se është Kali i Trojës i Rusisë
Publikuar: Sot, më 20 shkurt 2011
Zurich, 20 shkurt - Gazeta zvicerane «NZZ am Sonntag», që është edicioni i së dielës i gazetës së famshme «Neue Zürcher Zeitung» shkruan se Behgjet Pacolli nuk është president i ëndrrave për shtetin e ri të Kosovës. Në numrin e së dielës kjo gazetë shkruan: «Ndërkohë 60-vjeçar, i martuar me një ruse, Pacolli, i cili ka fituar shumë para në Rusi dhe në fillim të luftës së Kosovës madje u takua për negociata me kryetarin serb Milosheviq, me qëllim që t’i përjashtojë fuqitë perëndimore (nga ndërmjetësimi dhe ndërhyrja në Kosovë , v.j.), nuk është president i ëndrrave të shtetit të ri. Ai dyshohet se për shkak të lidhjeve të tij të mira me Moskën është Kali i Trojës i Rusisë, kundërshtares së pavarësisë së Kosovës».
«NZZ am Sonntag» njofton se në shkurt 2008 Pacolli në një gazetë kroate u citua me deklaratën se Serbia na qenkësh nënë e Kosovës. «Këtë mendim mbase nuk e ndajnë të gjithë në Kosovë. Vëzhgues në vend dhe në botën e jashtme janë të shqetësuar: Një figurë kaq shumëngjyrëshe dhe e diskutueshme gjithsesi nuk do në ndihmojë në përmirësimin e imazhit të shtetit të ri», thotë deputetit i parlamentit të Zvicrës Andreas Gross, i cili është njohës i zhvillimeve në Kosovë. Gross është po ashtu anëtar i Këshillit të Evropës.
Deri më 2008 nën hetime
Pasi përshkruan karrierën e Pacollit gazeta zvicerane nënvizon se në kantonin e Tiçinos, ku gjendet selia e firmës së tij Mabetex, ai përmes një fondacioni bamirës ka organizuar pushime dhe programe ndihmëse për fëmijët nga Lindja. Më tutje gazeta shton: „Ai (Pacolli, v.j.) mban lidhje të mira me kryeministrin Hashim Thaçi, i cili ia ka dhënë një tender disa milionësh. Pacolli dhe Thaçi e kanë një armike të përbashkët: Carla Del Ponte. Ajo dyshon se Thaçi prej vitesh është i involvuar në tregti me organe në kuadër të krimit të organizuar – një akuzë që së fundi u ngrit edhe nga Dick Marty. (…) Del Ponte e ka ndjekur Pacollin për shkak të dyshimit për korrupsion dhe spastrim parash“. Gazeta shkruan se Pacolli deri në vitin 2008 ka qenë nën hetime në Zvicër për shkak të shpëlarjes së parave. http://www.kohaditore.com/index.php?cid=1,7,50131
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman