



Titulli: Treaty of peace with Germany. Hearings... July 31 - Sept. 12, 1919
Autori: United States Congress Senate, Foreign Relations
Botues: United States Congress Senate, 1919
Speaking of the work of destruction of the neighbors of Albania, the Hon. Aubrey Herbert, member of the British Parliament, says: "It is my conviction that these people were systematically exterminated in various frontier areas of Alvania, by those who had sworn to befriend them. In addition to all her misfortunes, Albania has suffered this great calamity, that the world at large is ignorant of what is happening in that corner of the Balkans." The claims of Greece to southern Albania, or Epirus, as they like to call it, rest on a hoary confusion. She has been throwing dust in the face or the civilized world for centuries by calling every "Orthodox Christian" Greek, defying the facts of the case. The majority of the population of the Albanian territory given to Greece by the London conference, as well as that of the region claimed by Greece at Paris, is Moslem Albania, while the Christian minority, though members of the "Orthodox Church," is Greek neither by race, language, or sentiment. Indeed, if they were Greek by feeling why did 350,000 of them flee before the Greek army when they illegally invaded southern Albania in 1914, just a few months before the outbreak of the European War, and went to starve under the olive trees of Vallona? If they were truly Greeks -by feeling, why did the Greek army massacre so many of those who could not get away, and why did they devastate the whole country? The Christian inhabitants of southern Albania or Epirus are "Greeke" only in the sense that the Roumanians and the Slavs were Greeks a few decades ago, when they had the misfortune, too, of being under the jurisdiction of the "Orthodox Church" of Constantinople. Generally speaking, the thoroughly non-Greek character of the Albanian territory given to Greece by the London conference, as well as that claimed by her at the Peace conference under the name of Epirus, can be seen by the following testimonies: Viscountess Strangford, traveling in 1863, states: ''We started on June 1, intending to make Janina, the capital of southern Albania, out farthest point. As we had divided upon the plain into three or four different parts, the first thing to be done, when we reached Delvina, was to find each other; but this was not accomplished until we had wandered far and wide, loudly shouting and inquiring from every man, women, and child we could see. We were decidedly in difficulties, for it was the hour of the midday sleep and our inquiries were made in Greek, while the seeming answers were given in Albanian, neither party in the least understanding the other. Mr. Mavromnatis, the Greek counsel at Scutari, writing in Akropolis, 30 years ago, states: "Ethnically Albania can be divided in five zones. First, southern Albania, which extends from the Greek frontier up to the Shkumbi River; second, central Albania, which extends from Shkumbi to Matti; third, northern Albania, which extends from Matti up to Montenegro; fourth, northeastern Albania, which embraces Novibazar, Prizrend, Irishtina, etc.; and fifth, western Macedonia, from the Ochrida and Prespa Lakes up to Monastir and Perlepe." Considering specifically some of the most important towns of this region, we can say, first in regard to Janina. In the fifteenth century, when Janina was attacked by the Turks, its fortresses were defended by Albanians and not by Greeks. To this testified history, which says, that after Janina was besieged, 3,000 heads of Albania's inhabitants of Janina were used to make a pyramid of trophy. On the other hand, Janina is called by the beat impartial authorities, the capital of southern Albania. Here were the headquarters of Ali Pasha of Tepeleni, the independent ruler of southern Albania, to whose court diplomatic representatives from England and France were accredited. In 1878 Greece begged Europe for a rectification of her northern boundary, but by the same assembly Janina was officially declared as belonging to Albania and so was left to her. The great French counsel, Laurent Pouqueville, speaking about Arghirokastra, says: "There are in Arghirokastra about 2,000 Moslem Albanian families. The bishop complained that there were only 60 Christian families thrown aside the plains out of town." The report of the foreign representatives of Monastir vilayet and especially that of the Swedish charge, for the reorganization of the Macedonian gendarmerie proves fully that the inhabitants of Kortcha, town and district, are purely of Albanian nationality. August Dozon, French consul and distinguished scholar visited Kortcha in 1875. In his report he says, in part, "The population of Kortcha is entirely Albanian." The people of the district of Kortcha number 132,000 of which 100,000 are Moslem Albania and 32,000 orthodox Christians, Albanians. The town of Kortcha itself has a Population of 22,000, of whom there is but one resident Greek by nationality, the top, sent there by the patriarch to anathematize all those who refusing to call themselves Greek worked for the uplifting of their nation. But in spite of this ecclesiastical and school propaganda made during the Turkish regime with such great sacrifices by the Greek patriarch, the inhabitants of these districts have always conserved their national consciousness, as the rest of their fellow countrymen throughout the country, their language and their customs. Under the Turkish regime, when our nationality was denied to us, and when we were persecuted and imprisoned, Kortcha had the first Albanian schools, and always has been the center of gravity of the also the headquarters of the Albanian Orthodox League, whose purpose is to emancipate the orthodox Albanians from the yoke of the Greek clergy. They also are witnesses of the firm stand of the people of Kortcha during the summer of 1914 and how stubborn they fought the Greek Army who attacked the place and like the Huns committed unspeakable atrocities with the purpose of forcing them to deny their nationality and claim union with Greece. ![]() |
Interesimi i studiuesve dhe krijuesve kroatë për shqiptarët është mjaft i hershëm, daton që nga Mesjeta, për të arritur kulmin në shekullin XIX me “Lëvizjen Ilire”, lëvizje kjo që përpiqej për pavarësi dhe njohje të kombit kroat, e cila shikonte në të kaluarën e popullit shqiptar shumë ngjashmëri dhe pika takimi. Studiues, historianë e krijues më në zë të Kroacisë, në studimet dhe krijimet e tyre u morën me Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Janë të njohura studimet historike, por edhe krijimet e shumta letrare, dramat, poezitë e romanet. Njëri ndër ata që më përkushtim të veçantë studioi etnografinë dhe arkeologjinë e popullit tonë është Qiro Truhelka. Truhelka, me një përvojë të madhe në fushën e mbledhjes së folklorit, tregimeve dhe krijimtarisë tjetër nga goja e popullit, për disa dhjetëvjeçarë me këmbëngulje të madhe, sfi doi të gjithë albanologët e tjerë të kohës, duke mbledhur shumë këngë popullore në gjuhën shqipe, (të cilat mbetën në dorëshkrim dhe ende janë të pabotuara), tregime shqipe, një pjesë të të cilave i botoi në vitin 1905 me titullin “Arnautske priće“ /Përrallat shqiptare/ por kanë mbetur edhe shumë sosh të pabotuara. Tregimet, fjalët e urta popullore, doke e zakone nga krahina të ndryshme shqiptare, veçanërisht nga Pollogu i Maqedonisë, Jugu i Shqipërisë dhe Prizreni i Kosovës, gjëegjëzat, përshkrimet e veshjeve popullore të kohës etj., kanë mbetur në dorëshkrim, të shkapërderdhura nëpër arkiva e biblioteka të ndryshme të Kroacisë, të cilat mendojmë ne, janë me mjaft interes për t’u botuar. Gjatë kërkimeve tona shumëvjeçare në Kroaci, kemi shfletuar pothuajse gjithë krijimtarinë e Qiro Truhelkës që është e pabotuar. Një pjesë të mirë të saj e kemi riprodhuar në mikrofi lm, fotokopjuar e kohëve të fundit edhe skanuar. Me qindra faqe nga këto dorëshkrimi i kemi dhuruar para disa vjetësh Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës në Prishtinë, me dëshirën më të mirë që specialistët e fushave përkatëse të mund të merren me to, për t’i studiuar e botuar. Ndërsa vitin e kaluar, Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë, i kemi dhuruar po ashtu një fl etore të skanuar me dorëshkrime të Q. Truhelkës, të cilat shpresojmë se një ditë do të shohin dritën e botimit. Janë të shumta punimet shkencore të botuara nga ana e Qiro Truhelkës, ku ai është marrë drejtpërdrejtë apo tërthorazi me historinë e Ilirëve dhe shqiptarëve. Në veprën e tij me titull “Kujtimet e një pionieri” (Uspomene jednog pionira, Zagreb, 1942), në f. 90-91, shprehimisht shkruan për motivet dhe qëllimet që e shtynë të merret me studimin e historisë së lashtë shqiptare, me traditën, gjuhën dhe folklorin shqiptar: “Që në fi llimet e punës sime vërejta mungesën e madhe të studimeve me të cilat në atë kohë merrej shkenca, se mbi të gjitha për studimin e çështjes ballkanike nuk u gjet askush që më për së afërmi të studionte gjuhën, traditën dhe kulturën shqiptare, relikte këto të vetme të banuesve të hershëm ilirë, të pjesës Perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Duke qenë i vetëdijshëm se pa këtë njohuri fi llestare nuk mund të arrihen rezultate të pakontestuara për lashtësinë e Bosnjës, as të ndriçohet drejt problemi ilir, i cili në vazhdimësinë e gërmimeve arkeologjike në Glasinac, gjithnjë e më shumë imponohej si domosdoshmëri, vendosa të mësoj gjuhën shqipe, në çfarëdo mënyre. Kjo qe për mua një punë shumë e vështirë, sepse në atë kohë nuk ekzistonte ndonjë gramatikë ose fjalor i përshtatshëm, përveç atyre që në Shkodër, kishin botuar Jezuitët për nevojat e tyre shkollore, por që nuk kishin vlera praktike. Më kishte mbetur vetëm një mundësi: të mësoj gjuhën shqipe përmes ndonjë kurbetçiu shqiptar, të cilët në numër të madhe vinin në Sarajevë, në stinën e verës, kurse në vjeshtë ktheheshin nëpër shtëpitë e tyre me fi timet e tyre si pastiçerë, salepxhi, bozaxhi apo hallvaxhi. Fati më dërgoi te një mysliman me emrin Rashid Bexhet Gjoka, i cili ishte nga Tetova (sipas turqishtes Kallkëndelene), pra nga një zonë, në të cilën gjuha shqipe ishte mjaft e pasur dhe ai tregoi gatishmëri të madhe që të më mësojë gjuhën shqipe. Mirëpo që në fi llim lindi një vështirësi, sepse ai nuk dinte mirë kroatishten, kurse njihte shumë mirë turqishten. Atëherë ftova ndërmjetësuesin tim, sheh Mustafë Salihagiqin, që të jetë përkthyes. Kështu fi lloi një stërvitje e çuditshme gjuhësore, sipas së cilës tekstet shqiptare nëpërmjet turqishtes i përkthenim në kroatishte. Rashidi ishte nga zemra e Ballkanit, nga një zonë, që atëherë hermetikisht ishte e shkëputur nga çfarëdo ndikimi modern, por që ishte djep i vërtet i thesarit të patjetërsuar autokton folklorik. Në këtë mënyrë fi lluam të regjistronim këngët shqipe, të cilat unë pasi që i shënoja i rilexoja me zë, që Rashidi të më konfi rmonte se i kisha shënuar drejt. Pastaj me ndihmën e sheh Mustafait më përkthente fjalë për fjalë këngën, format e ndryshme gramatikore të fjalëve, duke u përpjekur t’i qëndronte sa më besnik origjinalit. Kështu pa u vërejtur, për një kohë të shkurtër fi tova dy gjëra: materialin leksikor dhe pasqyrën gramatikore të shqipes dhe njëkohësisht regjistrova një numër të konsiderueshëm këngësh, fjalëve të urta, gjëegjëzave etj., e pa ashtu m’u dha mundësia të bëja edhe një përshkrim të hollësishëm të zakoneve të ndryshme popullore shqiptare”. Jo pa qëllim zgjodhëm këtë citat nga vepra autobiografi e Truhelkës, sepse na njeh për së afërmi me sfi dat që ai kaloi për mësimin perfekt të gjuhës shqipe. Në fakt, Qiro Truhelka, sipas dorëshkrimeve autografe që ruhen në Kroaci, kishte fi lluar që në vitin 1889 të mblidhte në terren, krahinën e Pollogut leksikun dhe folklorin shqiptar, duke qenë mysafi rë i Rashid Bexhet Gjokës, ndërsa në verën e vitit 1890 kishte qenë dy muaj në jug të Shqipërisë dhe në gusht të po atij viti për një muaj qëndroi në Prizren dhe rrethinë. Një interes të veçantë për leksikologjinë shqiptare ka fjalori “Gjermanisht – Shqip” i Qiro Truhelkës, në më shumë se katër mijë (4 mijë) fjalë shqipe, që në dorëshkrim ruhej në bibliotekën e sektorit të Romanistikës pranë Universitetit të Zagrebit. Në vitin 1994 ne e zbuluam këtë dorëshkrim krejt rastësisht, i cili për shkak të pakujdesit të bibliotekares, e cila nuk njihte gjuhën shqipe e as gjermanishte e kishte vënë në stivën e gjërave që duhej të shkatërroheshin. Pas një pune përgatitore, rreth njëvjeçare, ne e përgatitëm për botim këtë fjalor, duke botuar komplet faksimilet e origjinalit, pastaj transkriptimin dhe transliterim në gjuhën e sotme shqipe. (shih faksimilen e kopertinës që sjellim si ilustrim). Fjalori përveç fjalëve të zakonshme, ka edhe fjali të tëra në gjuhën shqipe, pastaj shprehje e fraza popullore të cilat janë një realitet i vërtetë ose siç e pohon edhe Truhelka më vonë “thesar i patjetërsuar autokton” i gjuhës shqipe për disa krahina nga ku u vol lënda leksikore. Për përgatitjen e fjalorit gjermanisht shqip, Qiro Truhelka punoi rreth dhjetë vjet. Fjalorin e përfundoi në nëntor të vitit 1899. Në fund të fjalorit është edhe një gramatikë e shkurtër, përmbledhëse e gjuhës shqipe. E tërë krijimtaria e Truhelkës për sa i përket albanologjisë mund të ndahet në dy grupe të mëdha: studimet rreth lashtësisë së iliro-shqiptarëve, përkatësisht lidhjet iliro-shqiptare, duke fi lluar nga gërmimet e shumta arkeologjike e deri te botimi i autorëve të lashtë për Ilirët dhe në grupin e dytë: botimi i thesarit të kulturës popullore shqiptar, mbledhja e tij dhe studimet e shumta rreth këtij thesari, pothuajse të gjitha të pabotuara. Truhelka është ndër të parët, duke shfrytëzuar rezultatet e gjetjeve arkeologjike që si edhe disa arkeologë e fi lologë të tjerët europianë mbrojti me këmbëngulje teorinë e prejardhjes ilire të shqiptarëve. Ndërsa për vazhdimësinë etnike dhe kulturore iliro-shqiptare ai ishte i bindur se shumë forma të kulturës materiale dhe shpirtërore dhe ato të besimeve të banorëve të sotëm të Gadishullit Ballkanik, sidomos të pjesës perëndimore të tij, ku në rend të parë janë shqiptarët, tërheqin rrënjët e tyre nga thellësitë e parahistorisë duke qenë popuj autoktonë – vendorë. Një kontribut të veçantë Truhelka dha edhe në fushën e letërsisë gojore, ku pos që mblodhi, sistemoi e përgatiti për botim disa prej këngëve shqipe, (një numër jashtëzakonisht të madh të tyre, në më shumë se një mijë faqe dorëshkrim i la të pabotuara), ai tregoi se njihte në thellësi problematikën e letërsisë gojore shqiptare, duke bërë komente, shkrime e studime të veçanta nga kjo fushë. Është interesant fakti se Truhelka nxjerr si përfundim në studimet e tij origjinën indoeuropiane të përrallave dhe këngëve shqiptare, në bazë të materialit që kishte mbledhur dhe studiuar. Ai ishte i entuziazmuar me letërsinë gojore shqiptare, duke shprehur një admirim të veçantë për të. Në mënyrë të posaçme e kanë tërhequr këngët epike për të cilat mendon se ato më së miri pasqyrojnë shpirtin dhe tiparet karakteristike të shqiptarëve, pra ai përmes kësaj letërsie gojore ka dashur të ndërtojë vazhdimësinë shpirtërore të popujve që jetuan në Gadishullin Ballkanik që nga lashtësia e deri me sot. Si mbledhës dhe botues të letërsisë gojore dhe përrallave shqiptare, ai zë një vend me rëndësi jo vetëm tek albanologët kroatë, por edhe ata botërorë, sepse është ndër të parët që provoi të shpjegojë rrënjët e saj të thella dhe rëndësinë e saj brenda kornizave indoeurpoiane të letërsisë gojore. Interesimi i Qiro Truhelkës për albanologji nuk ishte i kufi zuar vetëm një fushën e folklorit, përkatësisht mbledhjes dhe botimit të tij, por ai u interesua në mënyrë të veçantë për gjuhën, të drejtën zakonore (kanunet shqiptare, përshkrime të disa normave nga këto kanune ruhen në dorëshkrim që janë para atyre të Sh. Gjeçovit), besimet, doket, ritet e ndryshme, thënë ndryshe, ai tregoi interesim për jetën, në kuptimin e mirëfi lltë të fjalës, e shqiptarëve, sepse ai te këto elemente vërente momente të lashtësisë së një vazhdimësie të pandërprerë shpirtërore dhe kulturore te popujt që jetuan dhe jetojnë në Gadishullin Ballkanik. Kush është Qiro Truhelka? Qiro Truhelka ka lindur në Osjek më 2 shkurt të vitit 1865 në një familje me traditë intelektuale. Në Osjek ai mbaroi shkollën fi llore dhe gjimnazin. Studimet për arkeologji dhe histori të artit i vazhdoi në Zagreb. Në vitin 1886 emërohet kustos i Muzeut të Sarajevës në Sarajevë. Ndërsa në vitin 1888 themelon “Zemaljski muzej u Bosni i Hercegovini” ku ai emërohet drejtues i tij. Në fi llim të punës së tij si arkeolog bën kërkime në kompleksin e Debeli Brdos jo larg Sarajevës. Gjatë kërkimeve arkeologjike në vitet 1888- 1897 përgjatë gjithë Bosnjës dhe Hercegovinës ka zbuluar lokalitete të shumta arkeologjike me vlera të jashtëzakonshme për atë pjesë të Ballkanit. Ndërsa kërkimet më të rëndësishme arkeologjike nën drejtimin e Truhelkës janë bërë në Donjo Dubini jo larg Savës, afër Bosansko Gradishës. Sintezën e zbulimeve të tija e boton në vitin 1904 së bashku me 104 ilustrime shumë cilësore. Studimet e tija më të rëndësishme nga fusha e arkeologjisë dhe disiplinat tjera ai i botoi në revistën prestigjioze që botohej kroatisht dhe gjermanisht njëkohësit, të cilën ai e drejtonte “Glasnik Zemaljskog Muzeja BiH.” Në vitin 1921 pushohet nga puna për shkak se kundërshtoi formimin e Mbretërisë serbo- kroato-sllovene, ndërsa në vitin 1922 pensionohet edhe pse ishte vetëm 57 vjeç. Duke pasur shpirt kërkuesi dhe studiuesi ai menjëherë pas pensionimit shkon për të punuar në Universitetin e Shkupit, sepse emri dhe fama e tij tashmë ishin ndërkombëtare. Në vitin 1931, Universiteti i Shkupit e falënderon për kontributin e dhënë dhe e pushon nga puna! I mërzitur nga gjithë këto të papritura ikën për të jetuar tek e motra Jagoda, edhe kjo një poete e njohur, kroate. Vdes në Zagreb, më 18 shtator të vitit 1942. Disa nga veprat kryesore të dr. Qiro Truhelkës janë: Starobosanski pismeni spomenici (1894), Starobosanski natpisi (1895), Slavonski banovci (1897), Osvrt na sredovjene kulturne spomenike Bosne (1900), Djevojaki grob (1901), Dravno i sudbeno ustrojstvo Bosne u doba prije Turaka (1901), Kraljevski grad Jajce (1904), Nai gradovi (1904), Arnautske prie (1905), Crtice iz srednjeg vijeka (1908), Dubrovake vijesti o godini 1463. (1910), Tursko-slavjenski spomenici dubrovake arhive (1911), Gazi Husrefbeg (1912), Kulturne prilike Bosne i Hercegovine u doba prehistoriko (1914), Historika podloga agrarnog pitanja u Bosni (1915), Das Testament des Gost Radin (1916), Stari turski agrarni zakonik za Bosnu (1917), Konavoski rat 1430. - 1433. (1917), Nekoliko misli o rjeenju bosanskog agrarnog pitanja (1918), Sojenica kao ishodite pontifikata (1930), Starokranska arheologija (1931), O porijeklu bosanskih Muslimana (1934), Studije o podrijetlu. Etnoloka razmatranja iz Bosne i Hercegovine (1941), Uspomene jednog pionira (1942), ndër të tjera Q. Truhelka ka botuar edhe në „Albaninë‰ e Faikë Konicës studimet e tija. ![]() |
Josif Bageri nga Reka e Epërme e Dibrës ishte një ndër figurat më të shquara të Rilindjes sonë kombëtare. Ai ishte poet me talent të rallë, prozator që shkroi shumë tregime (sidomos për fëmijë), gazetar dhe publicist si dhe atdhetar i flakët, i cili tërë jetën dhe veprën ia kushtoi cështjes kombëtare shqiptare. Josif Bageri u lind në vitin 1870 në fshatin Nistorvë, i cili në atë kohë administrativisht i takonte sanxhakut të Dibrës, kurse tani – rrethi i Gostivarit. Në vendlindjen e tij e kaloi fëmijërinë dhe një pjesë të rinisë. Për shkak të rrehtanva politike të asaj kohe Josif nuk pat mundësi të fillojë shkollimin në moshën e duhur. Leximin dhe shkrimin shqip e përvetësoi në Sofje në moshën 17 vjecare. Atje jetoi si mërgimtar, ku për një kohë të gjatë punoi si këpuctar. Krahas kësaj pune Josifi në Sofje, prej vitit 1887 u inkuadrua edhe në lëvizjen kombëtare shqiptare. Në këtë kohë, Sofja ishte e stërmbushur me atdhetarë, te cilët i ndiqte pushteti osman , për shkak të veprimtaris së tyre. Më 1 janar te vititi 1893 ne Sofje u themelua shoqëria shqiptare “Dëshira”, ndërsa Josifi ishte njëri ndër themeluesit dhe aktivistët më të shquar të sajë. Kah fund i vitit 1899 shkoi në Stamboll për të vizituar poetin tonë të madh Naim Frashërinë, i cili ishte shumë i sëmurë dhe dergjej në shtrat. Takimi me Naimin i la mbresa të mëdha. Ndikimi i tij ishte jashtzokinsht i madh tek Josifi, sa që pas vdekjes se Naimit shkruajti edhe poezi për të: Gjat periudhës së viteve 1905 – 1907 Josifi ndihmoi shumë në përhapjen e arsimit shqip ndër masat popullore. Ishte luftëtar i denjë për gjuhën dhe shkollën shqipe dhe si rezultat i saj, në shtator të vitit 1908 në fshtatin e tij të lindjes hapi edhe një shkollë shqipe. Në maj të vitit 1910, në Sofje fillon të botojë gazetën me titull “Shqypeja e Shqypnisë ”, e cila luajti një rol të madh në përhapjen e asrsimit dhe në trajtimin e cështjes kombëtare. Pas shpalljese së pavarsisë së Shqipërisë, Bageri kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Durrës. Atje qeveria e emron redaktor të revistës “Ushtima e Krujës”. Në vitin 1915 , gjatë një udhëtimi të mundimshëm nga Durrësi për në Sofje, i lodhur e irraskapitur fizikisht Vdes ne Prishtinë. Josofi Bageri punoi shumë për cështjën shqiptare. Punoi pa u lodhur, duke lënë pas shumë shkrime teë botuara e të pabotuara; poezi e prozë, platoforma politike, artikuj, komente, reagime, klidhje politike etj. Gjate veprimtarisë së tij pati një bashkpunim te ngushtë me dibranët: Said Najdenin e Jashar Erebarën, m Atanas Albanskin nga Reka e Epërme, me Nikolla Ivanajn, Luigj Gurakuqin dhe shumë atdhetar të tjerë. Personaliteti dhe veprat e tij politike, letrare e publicistike meritojnë respekt të lartë. ![]() |
Historia e popullit shqiptar është e mbushur plot e përplot me veprimtari vetëmohuese për liri, bashkim dhe progres të gjithanshëm shoqëror. Me vendosjen e kushtetutës turke të vitit 1908 për shqiptarët fillon një periudhë e re për çlirim kombëtar. Kjo periudhë karakterizohet me hapjen e shkollave në gjuhën amtare, me përdorimin e gjuhës amtare nëpër shkolla e institucione të ndryshme, si dhe me përdorimin e një alfabeti të përbashkët të shqiptarëve. Patriotët shqiptarë qëmoti e kishin kuptuar se pa enmacipim politik nuk ka as emancipim kulturor. Andaj kjo periudhë është e mbushur me plot ngjarje politike e arsimore. Në këtë kontekst në historinë e kulturës kombëtare një vend të posaçëm zë edhe Josif Bagerit. Ai veprimtarinë e tij e zhvilloi në disa drejtime. Kjo shihet nga shkrimet tij dhe nga bisedat që i bënte me shumë patriotë të kohës. Me mendimet dhe angazhimin që bënte ai dha një kontribut të çmuar në orientimin e drejtë të Lëvizjes Kombëtare për ta çuar atë përpara në momentet kyçe të historisë së popullit tonë. Josif Bageri si një rilindës i shquar i kësaj ane ishte futur shumë herët në shtigjet e luftës për liri, demokraci dhe arsim. Ky patriot e kishte kuptuar po ashtu se shkolla është një prej burimeve kryesore për të jetuar një komb. Si një aktivist i shquar, duke përfituar nga mundësitë që i kishte krijuar nga kushtetuta e ashtuquajtur e xhonturqve, ai i drejtoi fuqitë e veta në zhvillimin e arsimit, në hapjen e shkollave në gjuhën amtare, në përdorimin e një alfabeti dhe në përdorimin e gjuhës shqipe në shkollë, në karakterin kombëtar të edukatës, në miqësimin e vëllezërve shqiptarë pa marre parasysh krahinën e besimin religjioz. Josif Bageri u shqua si një demokrat i vërtetë midis shumë aktivistëve të Rilindjes, ku dha një kontribut të çmuar në fushën e arsimit dhe kulturës. Ai do të mbetet i njohur si militant i paepur i lëvizjes kombëtare. Atë e gjejmë kudo, herë në Shkup, herë në DIbër, herë në Sofje, herë në Bukuresht. Siç shkruan gazeta “Shqypja e Shqypnis” nr. 6 e 1 gushtit 1909 “Nuk na ka lon urt e në qetësi, por gjithnjë na ka çpue e nguc… për me punue pa mprajtim për kombin shqyptare”. Josif Bageri, ky veprimtar i shquar, tregoi një veprimtari të gjallë për të vënë në jetë qëllimet e klubeve shqiptare që ishin ngritur kudo nëpër qytete të ndryshme që ishin bërë qendra vatre për të hapur shkolla popullore në qytete e në katunde. Menjëherë pas ngritjes së Klubit të Selanikut, Josifi e kishte vizituar atë dhe më pastaj kalon në Shkup. Në Shkup Josifi takohet me patriotët shqiptarë, si dhe me parinë e Shkupit: me Efendi Ibrahimin, me Rrok Berishën dhe me Emin bej Kumbarën etj. Nga takimet ai u mahnit, sepse këtu gjeti një pritje shumë të ngrohtë dhe përmes tyre u njoftua me idetë rreth formimit të Klubit të Shkupit. Ai me këtë rast e shkroi edhe vjershën me titull “Shqyptarët e Shkupit” që e mban datën 25.10.1908 ku ai shkruan: “Shum i lumtur je, o Shkup / Se bijt e tu, ktu sivjet:/ Kan fillue me çel klub../ Në atni n’vendin e vet.”. ![]() |
Gjithashtu ai në Shkup u njoftua për së afërmi me punën e Kongresit të Manastirit dhe në gazetën “Liria” nr. 18 të datës 29.XI.1908 që dilte Selanik e botoi një vjershë për Kongresin e Manastirit. Vetëm pak ditë pasi kishte mbaruar kuvendi i Kongresit të ABE-së, ai i dha përkrahje jashtëzakonisht të madhe njësimit të alfabetit shqip dhe me këtë rast u shpreh kështu: “Shkronja për me zgjedh, se shum’ na duhen / Se kombi dhe gjuha: besa me kta ruhen !../” Pas shpalljes së kushtetutës turke të 23 korrikut 1908, lëvizja kombëtare e shtroi si detyrë parësore që të gjithë shqiptarët të mësojnë gjuhën shqipe. Prandaj menjëherë pas Kongresit të Manastirit klubet shqiptare filluan të organizoheshin më mirë. Atyre u ra hisja për të përhapur shkrimin dhe leximin shqip dhe zhvillimin kulturor në përgjithësi të shqiptarëve. Klubi i Manastirit, si një ndër klubet qendrore, nxiti me të madhe hapjen e klubeve në çdo vend, bile edhe në fshatra me 5-10 anëtarë. Josif Bageri si një patriot i flaktë me vetiniciative mori rrugën e misionarit arsimor që të shkojë në Dibër për t’u njoftuar për së afërmi me gjendjen e shkollave dhe për të nxitur hapjen e shkollave edhe në vende të tjera të banuara me shqiptarë. Por, në bazë të një prononcimi me shkrim me titull “Letër prej Dibre” ai do të shkruajë: “Se në Dibër nuk gjeta gatishmëri dhe patriotë për të më përkrah, por më vonë Josifi do të shkruaj se këtu në Dibër punët janë përzier. Këtu në Dibër, (jo se dibranët nuk duanë të mësojnë në gjuhën shqipe A.M), por me shumë dhimbje po njoftojmë se disa vet të ardhur këtu na prapsojnë vëllazënit tanë që s’ kanë dituri”. Një kohë të gjatë në Dibër kishte qëndruar inspektori turk Hamid beu që kishte ndjekur çdo gjë që kishte të bëjë me gjuhën shqipe e me shqiptarët. Josif Bageri përhapjen e gjuhës e të shkollës shqipe e shikonte si pjesë të pandarë e luftës për çlirim e përparim shoqëror. Atij i dhimbej shqiptari, e sidomos rekasi i vogël që po humbiste gjuhën e vet duke mësuar shkollë ne gjuhë të huaja. Ai në një vjershë të botuar në veprën e tij “Kopsht malësori “ do të shkruajë: ![]() |
Kështu ai asnjëherë nuk hoqi dorë nga gjuha dhe shkolla shqipe. Këtë e kuptojmë edhe nga një letër kur Josifi ishte nisur për të shkuar përsëri në Dibër për të hapur një shkollë dhe që atje të punojë si mësues i gjuhës shqipe. Gjithashtu kjo kuptohet edhe nga dokumenti ose letra që është një korrespondencë që i drejtohet të Lumturushmit Mitropolitit të Dibrës Zotëri Zotëri Kozmës. Këtë letër e ka marrë nga një bashkëfshatar i quajtur Todor, i cili e ka njoftuar për interesimin e Zotëri Zotëri Kozmos, egzarhut bullgar, dërguar më 3 janar 1909. Letra mban numrin arkivor 1493.5.3/4-7 Zotëri Zotëri Kozmos e njofton Josifin se si një mik i tij quajtur Iliev i ka propozuar të hapë një shkollë në vendlindje në Nistrovë me një rrogë prej 18 lirash. Josifi pa hamendur me shumë vuajte bashkë me familjen vjen në Nistrovë“duke menduar se nga Klubi i Selanikut do të shpërblehem me 20 lira në vit, pranova të rri në vendlindje dhe të shkruaj në shtypin e kohës për ta dhënë kontributin tim në forcimin e vëllazërimit të dy popujve: shqiptar dhe bullgar (maqedonas), për arsye se armiku është i përbashkët, por gjendja materiale ishte ajo që më diktoi që unë bashkë me fëmijët në këmbë të kthehem në Shkup. Pas dy muajve vuajtjeje, Klubi i Shkupit më caktoi mësues të gjuhës shqipe duke më paguar 5 napolona në muaj, andaj unë e pranova dhe tani e dy muaj po punoj.”, shkruante ai. Nga letra po ashtu kuptojmë se shkolla mund të mbyllet në gjysmëvjetor, ngase “kjo punë është e përkohshme” thotë ai. Kam ca premtime që të punoj në një shkollë turke si mësues i gjuhës shqipe, por – unë – shton Bageri – kam dëshirë të punoj në vendlindjen time, sepse aty ka nevojë të madhe për mua, e jo atje ku ka profesorë… Më tutje ai thekson se veprimtarinë duhet ta kryejë edhe sepse atje nuk ka popuj të tjerë, përveç shqiptarëve dhe bullgarëve (maqedonasve) që ata të jenë të vëllazëruar dhe të bashkuar. Ai posaçërisht u drejtohet shqiptarëve të krishterë të cilët nuk kishin kishë autoqefale dhe duhej të ishin në djepin e Egzarhisë së juaj të cilët do të mund t’i mbronin. “Prandaj i Lumturushëm Ju lus me dëshirën më të madhe që ta keni parasysh këtë pyetje dhe të më siguroni 36 lira në vit nga shteti si mbështetje dhe atëherë do t’na shohë Zoti dhe do të na e bekojë punën tonë”. Shpirti i tij i trazuar nuk e la të qetë pa ia përmendur Zotëri Zotëri Kozmos që “ta lërë të lirë dhe t’ia japë bekimin që të rrëfejë shqiptarizëm dhe t’i mësojë shqiptarët në gjuhën shqipe në shkolla dhe në kishë të rrëfej në gjuhën shqipe”. Në kohën kur Josifi iu drejtua Mitropolisë se Dibrës, ai ndodhej në një krizë shumë të madhe materiale. Këtë e shohin se ai nuk ka asnjë qindarkë për të udhëtuar deri në vendlindje. Në letër ai i shkruan të Lumturushmit kështu: “Nëse më siguroni 36 lira në vit rrogë dhe nëse është e mundur prej shtatorit të vitit 1908 të më lëshoni avancë 10 lira që sa më shpejt të shkojë në Nistrovë (në fshatin e lindjes) në shtëpinë e vëllait prift Todor që ka një dëshirë shumë të madhe që unë te jem atje bashkë me të”. Por, në letrën e protokolluar me nr. 326 me 19 janar të vitit 1909 mitropoliti i Dibrës, Zotëri Zotëri Kozma e njofton Josif Bagerin me keqardhje se nuk mund ta ndihmojë në misioni e tij. ![]() |
Por, në letrën e protokolluar me nr. 326 me 19 janar të vitit 1909 mitropoliti i Dibrës, Zotëri Zotëri Kozma e njofton Josif Bagerin me keqardhje se nuk mund ta ndihmojë në misioni e tij. Josifi i mllefosur nga kjo përgjigje që mori, më datë 10.02.1909 mitropolitit të Dibrës i përgjigjet kështu: “I Lumturushëm … pse po brengoseni kaq shumë, qoftë bekuar Zoti, unë janë shëndosh si thënë! Juve ju vjen keq pse unë po kërkoj punë apo pse unë kam shprehur që të rrëfej në gjuhën amtare shqipe? Unë nga Ju nuk kërkoj ndihmë nga mitropolia, por zotëri Ilievi i juaj, administrator, më habiti për shërbimin prej 18 lirash rrogë në vjet, ngase kishin thënë se nëpërmjet vllahut Todor do të më jepni 30 lira në vit dhe se Ju i keni thënë se mund të kem liri edhe për gjithçka… Unë i besova, por duke iu falënderuar logjikës sime për të mos u ngutur, se përndryshe unë do të pësoja”. Mandej Josifi i thotë zotërisë: “Ju Zotëri mos brengoseni për ata që janë të shëndosh si thana, por brengosuni për ata që ua grabisin jetët e njerëzve të cilët unë dua t’i arsimoj dhe t’i vetëdijësoj me ndihmën e Zotit.” Në fund në p.s. Josifi i kërkon falje kryesuesit të mitropolisë pse letrën nuk e ka futur në zarf dhe shpjegon se këtë e bën për arsye ekonomike Çështja e arsimit, çlirimit të atdheut dhe e përdorimit të gjuhës shqipe ishin bisedat kryesore dhe preokupimi i vazhdueshëm i Josif Bagerit edhe në letërkëmbimet e shqyrtimet e tjera. Gjithë kjo dëshmon se kemi të bëjmë me një personalitet poliedrik dhe rilindës që shkriu gjithë ç’pati në jetë për iluminizmin e këtij populli. ![]() |
Editoriali i pare i « Besa »-s, i shkruar nga Anastas Frasherit
Sa te madh gezim ndjejme ne zemerat tona kur degjojme jashte ne per udhet qe gazetashitesit therresin me nje ze te embele « Besa » arnautçe, « Besa », qe duan te shesin ate Flete kombiare çqip, te paren flete qe u çtyp ketu ne Stamboll pas asaj dites mire, asaj dites gezimprurese, asaj dites qe theu ekurat e erecires qe gjendeshim, dhe api dyert e drites, asaj dites qe solli ate qe te shtrenjte, qe njerezia dite e nate papushim e desheronin, po s’guxonin ta kerkonin, ate te vyejtur « Liri », asaj dites se 11 te korikut qe qe nje dite fat bardhe per tetere kombet qe jane nene urdherim te se Madhes Qeveri osmane, se mergoj politiken dhespotike ne te cilen ca njeres te felliqur dhe veshtronjesit e enderesavet tyre iqnin ne roberi gjidhe kombet e Turqise. Me te paren thirrje te gazetashitesit, zemra tone, zemra e çdo Cqipetari qe ndjen ne vete te tia kombesidashjen e ti, levrin e do te fluturonje si nje zok me krahe qe do te dale nje ore e me pare jashte e me te madhe deshire te rembenje na dor’e te varferit shitesit, edhe si nje njeri qe ka mbeture pa ngrene kaqe dit, kur i apin nje cop buke, e remben me te madhe rembim dhe do ta kollofinje per njehere qe te mbushnje barkun e tij edhe te pushonje dhemjet e urise qe po e mundojne pa pushim, keshtu edhe ay me sy plot lot e mer fleten e eveshtron dhe nuke e di cine te kendonje me pare, po i vjen sikur ti aje me gjithe karte dhe te mbushnje ato vende te zemeres qe ka vjet qe i ka patur te thata e dhe te sheronje po thua ato dhemje e deshira qe kishte per tashti per perparimin e memedheut, te aje ato fjale qe jane çkruare ne flete qe nder to kupetonem kaqe gjera e kaqe ndjenja kombiare qe gjer me sot qene mbrenda ne barkut te atij atdhetari deshironjesit per gjuhen e kombesin eti, edhe i digjin muçkerite e ja pervelonin dit e nate po nuke guxonte ti nxirte jashte dhe tretesh gjith’nje me nje te papushuare prej semeres ti te dale, « Ah » ! me ato ndjenja kombiare qe sot i kemi si nje mur e fortese, prapa krahet, ti dalim me balle sbuluar, dreq çdo njeriu edhe armiku tone e dote mburojme veten e kombesine tone te cilen armiqte si ca kusare te liq qe veshtrojne gur xevahiret edhe kamjen e nje kamesi qe te ja rimbejne kur ti gjejne kohen, duane te na e umbasin fare kur te na gjejne edhe kohen. Po sa do qe te mare karten edhe te doje ta aje qe te pushoje dhemjen e ti nuk dot a benje dot se dhemje e ti eshte e madhe edhe ky gas i tashtishmi vetem eshte si nje plakosje (gjaki) ne nje plage per te mos perapur gjer sa sheronjes, dhe bari (ilaç) i kesaj dhemje ahere munt te gjendet kur te çoje nje deshir eti, dote soset etere ajo deshire kombiare qe kemi te gjithe sa qe mbajme emrin Cqiptar per mbrodhesin e qyteterimit e fatbardhesine tone e te memedheut e ta çome ate ne nje çkalle te larte e ne dhe te perparimit. ![]() |
![]() ![]() |
Ne se numrat apo viti romak eshte MCCLXXXX, kemi te bejme me vitin 1290.Zeus10 wrote:Ky eshte nje mbishkrim shume i rendesishem, eshte nje dokument nga ata, qe thermojne cdo hipoteze, sllavo-greke, se shqiptaret na qenkeshin ardhur ne Ballkan vetem diku aty nga shekulli 15-16.
Emri Albania eshte i gdhendur ne gur:
![]()
bashke me vitin perkates dhe eshte nje 'dokument' 100 here me i sigurte, se librat historike, qe vuajne mungesen e besueshmerise, per shkak te subjektivitetit, perzjerjes se miteve dhe manipulimeve sistematike.