"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Pozicionet Qeveritare

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.
Post Reply
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Pozicionet Qeveritare

#1

Post by Aulona »

PS: Prefekti i ri i Tiranës, shteti, peng i familjes kryeministrore




PS deklaron nëpërmjet deputetit Tahiri se emërimi i Krujës, shokut të djalit të kryeministrit dëshmon se shteti shqiptar është vënë në shërbim të familjes së Berishes.


TIRANE-Prefekti i ri i Tiranës ka ngjallur reagimin e Partise Socialiste që e ka cilësuar emërimin më të fundit të qeverisë si nepotik dhe korruptiv që vihet dhe ai në interesat e familjes Berisha.
Deputeti socialist Saimir Tahiri u shpreh sot nga selia rozë se “Sali Berisha emëroi dje Prefekt të Tiranës shokun e ngushtë të Shkëlzenit dhe Rrahmanit duke dhënë dëshminë e rradhës për pushtetin abuziv dhe financiar të cilin ai e përdor në mënyrë nepotike, klienteliste dhe korruptive”.

Sipas Partise Socialiste ky emërim tregon se maxhoranca që do të qeverisë vendin edhe për 4 vjet të tjera, nuk ndryshon aspak nga mazhoranca e shkuar që bënte emërime të pamerituara. “Emërimi më i fundit i Sali Berishës, dhe i pari për mandatin e ri qeverisës tërësisht të pamerituar dhe vjedharak, është kryekëput simbol i filozofizë së pushtetit që ka karakterizuar maxhorancën e PD në të shkuarën e që fatkeqësisht kështu do vazhdojë edhe për ditët që i mbeten kësaj qeverie”, u shpreh Tahiri në deklaratën e tij për shtyp.

PS konsideron se tashmë është e qartë për të gjithë se shteti shqiptar dhe qeveria është nënshtruar tërësisht në shërbim të fëmijëve të kryeministrit, duke mbajtur peng kështu gjithë Shqipërinë.

“Shqipëria mbahet peng nga fëmijët dhe familjarët e kryeministrit ndërkohë që instritucionet publike, ministritë, policia, dogana dhe gjithçka varet nga Kryeministri, janë vënë në shërbim të interesave pasurore të një grushti njerëzish që përveç lidhjes së gjakut i lidhin tashmë dhe interesat klanore për të vjedhur pasuritë e Shqipërisë dhe shqiptarëve”.

Për selinë rozë, emri i Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit nuk mund të ndahet nga tragjedia e Gërdecit, por pas skandaleve fshihet emri i vajzës së kryeministrit, Argitës që sipas PS, “ka qënë dhe mbetet paradhoma e taksës familjare”.
Partia Socialiste shprehet se është e vendosur të demaskojë në sytë e publikut këto praktika nepotike dhe korruptive. Sipas selisë rozë, pushteti feudal e klanor i Sali Berishës do marrë fund së bashku me pushtetin paralel të fëmijëve të tij e të gjithë atyre që rrjepin pasurinë e shqiptarëve.

Reagimi I PS vjen një ditë pas emërimit të të riut Keltis Kruja si Prefekt i Qarkut të Tiranës, pas tërheqjes për arsye shëndetësore nga ky post i Ruzhdi Kecit.

(d.b/BalkanWeb)


Kush është Keltis Kruja?





Po kush eshte Keltis Kruja? Prefekti i sapo ulur ne kete detyre eshte vetem 32-vjec, me i riu ne historine e ketij qarku. Kruja ka mbaruar ne vitin 2003 studimet ne fakultetin e drejtesise ndersa aktualisht po vijon studimet pas-universitare ne fakultetin e ekonomise. Keltis Kruja ish drejtori i inspektimit ne ministrine e brendshme aktualisht eshte edhe sekretar i pergjithshem i forumit rinor te PD.

TIRANE-Keltis Kruja eshte prefekti i ri i qarkut me te madh ne vend, Tiranes. Kruja i cili eshte vetem 32-vjec ka lindur në Tiranë. Ai ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë, pranë Universitetit te Tiranës në vitin 2003 ndersa aktualisht vazhdon studimet pas universitare për “Administrim Publik”, pranë Fakultetit të Ekonomisë po ne universitetin e tiranes. Keltis Kruja zevendesoi ne postin e prefektit te Tiranes Ruzhdi Kecin, i cili drejtoi kete qark per kater vite me rradhe, duke u bere prefekti me jetgjate. Ne kete menyre Kruja behet zyrtari me i ri ne moshe i ulur ndonjehere ne krye te prefektures me te madhe ne vend. Kruja perpara prezantimit nga zv ministri i brendshem Ferdinand Poni si prefekt ka mbajtur postin e Drejtorit te Përgjithshëm te Inspektimit në Ministrinë e Brendshme. Nje dite pas emerimit te tij, media e shkruar ne vend ka komentuar gjate kete levizje. Sipas te perditshmeve, Keltis Kruja eshte nje emerim politik pasi vec miqesise se hershme me Shkelzenin, djalin e kryeministrit Berisha, Kruja mban njekohesisht edhe postin e sekretarit te pergjithshem te forumit rinor te partise demokratike. Vec ketyre, per te perditshmet ne vend, Keltis Kruja ne CV e tij nuk paraqet larmishmeri detyrash apo postesh drejtuese ne strukturat shteterore. Posti me i larte i mbajtur ndonjehere nga Kruja eshte ky i fundit, emerimi ne krye te prefektures se Tiranes, emerim i cili nga te perditshmet ne vend komentohet si vendim personal i kryeministri Berisha. Lirimi nga detyra i Ruzhdi Kecit per gazetat ne vend, mendohet te kete qene nje levizje politike e Berishes ose nje lloj pastrimi nga administrata publike e perkrahesve te presidentit Topi, duke e ditur qe Keci eshte nje nder miqte e kreut te shtetit. Prefekti i ri i tiranes ka qene edhe kandidat per deputet ne kete qark, duke i renditur i 31-ti.

(d.b/News24/BalkanWeb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Tomorr
Senior Member
Senior Member
Posts: 150
Joined: Sat Jul 11, 2009 6:26 pm
Gender: Male

Re: Pozicionet Qeveritare

#2

Post by Tomorr »

Sipas ps-it dhe Aulones i bie qe po te jesh shok i Shkelzenit, edhe pse me dy universitetete dhe zyrtar i shkelqyer, nuk mund te pretendosh post ne funksionet shteterore. Pse, vetem ballkanwebi, pesi dhe Aulona qe e sjell ketu e dine.
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Pozicionet Qeveritare

#3

Post by Aulona »

Tomorr wrote:Sipas ps-it dhe Aulones i bie qe po te jesh shok i Shkelzenit, edhe pse me dy universitetete dhe zyrtar i shkelqyer, nuk mund te pretendosh post ne funksionet shteterore. Pse, vetem ballkanwebi, pesi dhe Aulona qe e sjell ketu e dine.

LOL, sa per te qeshur te beni disa nga juve.... -haha- Po sa llogjike ke per te debatuar njehere, ne vend te flasesh per problemet qe vertet ka vendi jone, te shqeteson me teper se c'fare mendoj une, mbase sepse nuk di te hedhesh nje fjale rreth analizimeve te problemeve te perditshme te poltikes qe behet ne vendin tone. Me shkolle mund te jene shume veta, varet se c'fare kontributi kane dhene ata qe politiken shqipetare. Para se te marresh nje post te tille, duhet te kesh pire pak me teper qumesht se ka arritur te pije ky qe e paske marre per zemer ti.

Si ka mundesi qe vene shume veta te shkolluar nga Evropa dhe Amerika, te cilet dine edhe me mire te gjitha ligjet, si edhe te sjellin mendime dhe progresime me te mira ne ate qeveri dhe ate vend, por paprtimas, cdo here ne degjojme qe dikush i familjes apo i shoqerise se ngushte te Berishes eshte i emeruar!

Nuk e kuptoj se ce c'fare politike meson ketu ne Amerike, apo nqs ke arritur akoma ne ate nivel te lexosh libra te tille qe te kuptosh.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Tomorr
Senior Member
Senior Member
Posts: 150
Joined: Sat Jul 11, 2009 6:26 pm
Gender: Male

Re: Pozicionet Qeveritare

#4

Post by Tomorr »

Aulona wrote:
Tomorr wrote:Sipas ps-it dhe Aulones i bie qe po te jesh shok i Shkelzenit, edhe pse me dy universitetete dhe zyrtar i shkelqyer, nuk mund te pretendosh post ne funksionet shteterore. Pse, vetem ballkanwebi, pesi dhe Aulona qe e sjell ketu e dine.

LOL, sa per te qeshur te beni disa nga juve.... -haha- Po sa llogjike ke per te debatuar njehere, ne vend te flasesh per problemet qe vertet ka vendi jone, te shqeteson me teper se c'fare mendoj une, mbase sepse nuk di te hedhesh nje fjale rreth analizimeve te problemeve te perditshme te poltikes qe behet ne vendin tone. Me shkolle mund te jene shume veta, varet se c'fare kontributi kane dhene ata qe politiken shqipetare. Para se te marresh nje post te tille, duhet te kesh pire pak me teper qumesht se ka arritur te pije ky qe e paske marre per zemer ti.

Si ka mundesi qe vene shume veta te shkolluar nga Evropa dhe Amerika, te cilet dine edhe me mire te gjitha ligjet, si edhe te sjellin mendime dhe progresime me te mira ne ate qeveri dhe ate vend, por paprtimas, cdo here ne degjojme qe dikush i familjes apo i shoqerise se ngushte te Berishes eshte i emeruar!

Nuk e kuptoj se ce c'fare politike meson ketu ne Amerike, apo nqs ke arritur akoma ne ate nivel te lexosh libra te tille qe te kuptosh.

Aulona ti ke hapur nje teme per gjoja nepotizmin ne administrate dhe une te dhashe nje argument shume te forte qe per rastin konkret nuk eshte nepotizem por emerim partiak i nje personi me shkollim dhe aftesi te konsiderueshme, kurse ti me thua per problemet e tjera qe ka vendi yne. Une vertet nuk te kuptoj se si diskuton ti, apo detyra jote eshte vetem te sjellesh kendveshtrimin e balkanweb dhe top-channel?
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Pozicionet Qeveritare

#5

Post by Aulona »

Tomorr wrote:
Aulona ti ke hapur nje teme per gjoja nepotizmin ne administrate dhe une te dhashe nje argument shume te forte qe per rastin konkret nuk eshte nepotizem por emerim partiak i nje personi me shkollim dhe aftesi te konsiderueshme, kurse ti me thua per problemet e tjera qe ka vendi yne. Une vertet nuk te kuptoj se si diskuton ti, apo detyra jote eshte vetem te sjellesh kendveshtrimin e balkanweb dhe top-channel?

E para une e hapa kete teme per te sjellur te gjitha emerimet qe do te ndodhin nen kete qeveri qe akoma nuk ka filluar.

E dyta eshte shume navie te mos kuptosh qe vetem keta njerez te shkolluar qenkan kaq afer shoqerise kryeministrore dhe aq me teper te femijeve, qe mesa kemi pare kane qene vetem ata qe kane zene pune ne ate administrate. Keto nuk jan vetem shkrimet e Ballkanweb dhe topchannel por edhe shume gazeatve te tjera, puna eshte sepse nuk po sjell artikuj te njete te cilat vijne nga gazeta te ndryshme.

Edhe vertet per te qeshur, sepse ne Shqiperi ka edhe njerez me me shkolle dhe me te afte te marrin nje pozicion si Prefekti i Tiranes, por papritur e marrin shoket e ngushte te familjes kryeministrore. E pra kjo eshte qeveria demokratike ne vendin tone, dicka qe duket dhe ngjan me teper me nje feudalizm dhe provincializm. Kur te mesosh kete atehere mundohu te analizosh me tej.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Pozicionet Qeveritare

#6

Post by Arta »




Pese anetare te kryesise se Levizjes Socialiste per Integrim i kane kerkuar kreut te saj, Ilir Meta, te terhiqet nga bashkepunimi me kryeministrin Sali Berisha per krijimin e qeverise se re.

Qendrimit te shprehur nga Pellumb Xhufi, Sabit Brokaj dhe Fatos Klosit qe ne momentet e para te marrjes se ketij vendimi i jane shtuar edhe Ndre Legisi dhe Mustafa Muci.

Grupi i rebeleve brenda LSI-se theksuan se qendrimi per kete koalicion duhet rikonsideruar per te mos u kthyer ne nje komardare per “kryeministrin e falimentit” sic e quajten ata Sali Berishen.

“Kjo bindje na detyron te apelojme publikisht tek drejtuesit e LSI-se per te ndaluar aktin final te bashkepunimit me Sali Berishen. Nuk ka qene kjo endrra jone qe para pese vjetesh e pagezuam me emrin LSI”, tha Xhufi.

Sipas tyre, ky bashkepunim jo vetem qe ka zhgenjyer mijera votues te LSI-se, por edhe do te kete kosto elektorale te pariparueshme per kete force politike.

Per nenkryetarin e Levizjes Socialiste per Integrim, Pellumb Xhufi ky koalicion do te shkaterronte identitetit e kesaj partie.

“Ne te gjithe se bashku shpresojme qe apeli yne te lexohet me qetesi dhe me konstruktivitet. Ne nuk mund t’i imponohemi askujt ashtu sikur nuk kemi ndermend te ndjekim askend ne misionin veteshkaterrues”, tha Xhufi.

Nje dite me pare kreu Ilir Meta deklaroi se LSI-ja eshte ne pritje te dates zyrtare qe kryeministri Sali Berisha do te caktoje per nisjen zyrtare te negociatave per krijimin e qeverise se re.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”