Arbëri wrote:SKËNDERBEU I FSHEHUR NËPËR ARKIVAT GREKE
Prof. Arben Llalla
Të dhëna të reja për Skënderbeun
Historia e popullit shqiptar është shumë e pasur me shkrime, libra, broshura që
flasin për lavdinë e kombit tonë në luftë për ekzistencë. Ato janë të fshehura nëpër arkivat e ndryshme të botës. Viteve të fundit fal punës së palodhur të disa studiuesve shqiptar dhe të huaj kanë dalë në dritë gjëra të rëndësishme që lidhen me historinë e kombit shqiptar, por ende ka gjëra që nuk janë zbuluar dhe flenë diku nëpër bodrumet e shumë bibliotekave apo Institucionet e ndryshme në Itali, Austri, Francë, Turqi, Greqi etj.
Arkivat greke fshehin shumë dokumente historike që lidhen me shqiptarët. Për mendimin tim nëpër arkivat shtetërore, kishat, manastiret, bibliotekat private mund të gjenden gjëra me vlera të larta për shqiptarët si në fushën e gjuhësisë ashtu edhe atë historike. Por ende asnjë studiues shqiptar nuk ka mundur të futet nëpër arkivat e shtetit grek, sepse Greqia është kujdesur për konservimin e tyre për tu mbuluar nga pluhuri i harresës. Disa studiues kanë kërkuar dokumente historike që i përkasin fillimeve të shek. XX, por revolucioni kulturor i rilindjes së vetëdijes shqiptare ka nisur në fillimet e shek. XIX. Me plot gojë mund të thuhet lirisht se ka shumë dokumente historike, gjuhësore e kulturore që janë botuar në gjuhën shqipe dhe greke në fillimet dhe nga mesi i viteve 1800 në Greqi. Por siç dhamë më lart Greqia është kujdesur që këto gjëra me vlera të larta për kombin shqiptar të mos dalin në dritë.
Figura e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve Gjergj Kastrioti duke qenë një figurë madhështore që e kanë zili ende sot. Disa studiues po krijojnë turbullira tek që më shumë do të thosha që janë kopjac të këqij se sa studiues seriozë. Të cilët duke shpikur apo hedhur dyshime mbi origjinën e tij shqiptare kërkojnë tu dëgjohet pak emrin nëpër media të ndryshme. Që Skënderbeu ishte shqiptar nga babai dhe nëna e tij këtë nuk e luan as topi, por ende në shekullin e XXI ka njerëz që duke parë madhështinë, krenarinë dhe trimërinë e këtij njeriu të madh duan ta “përvetësojnë” qoftë edhe për pak çaste. Në të vërtetë asnjë njeri nuk ka faj kur lexon vepra jo të trajtuara mirë, që më shumë i kanë shërbyer politikave ditore se sa historisë së vërtetë. Grekët e shekullit XIX duke mësuar për trimëritë e Skënderbeut frymëzoheshin dhe luftonin kundër Osmanëve për të fituar pavarësisë. Ka shumë shembuj për heronjtë e Kryengritjes grek të 1821 që ishin shqiptar ose siç i thërrasin grekët arvanitas mbanin me krenari shenjën e Bricjapit që dikur e ka mbajtur Leka i Madh, Pirrua i Epirit dhe Skënderbeu.
Gjatë kërkimeve të mia nëpër disa biblioteka private dhe shtetërore gjeta shumë libra në gjuhën greke që flasin për historinë e kombin tonë të botuara në shek. XIX. Disa prej këtyre librave përmenden tek-tek si bibliografi e shfrytëzuar, por që nuk na janë sjellë të plota në botime. Edhe pse kërkimet e mia ka qenë private, të pa deklaruara munda të gjejë dhe të marrë gjëra me vlera të mëdha për kombin tonë. Emocione të forta ndjeva kur gjeta katër libra origjinalë në gjuhën greke që flisnin për trimëritë e Gjergj Kastriotit- Skënderbe. Edhe pse në këto libra bëheshin përpjekje për të faktuar që familja Kastrioti kishte origjinë greke ato kanë vlera sepse shkruhet për atë burrë që mbrojti pushtimin e Europës nga Osmanët. Që botërisht njihet dhe është vërtetuar shkencërisht që ishte shqiptar 24 karat. Grekët pretendimet e tyre për ta “Privatizuar” Skënderbeun më shumë i bazojnë tek emrat dhe mbiemrat e familjes Kastrioti që sipas tyre kanë kuptimësinë në gjuhën greke. Duhet të dimë se në shekujt e mëparshëm njerëzit e kombeve të ndryshëm emrat dhe mbiemrat i kishin fetarë. Në qoftë se do të mendojmë me logjikën e paditurisë që pretendojnë grekët atëherë do të themi se ish-Kryetari i Kubës Fidel Kastro është grek sepse ai mbiemrin e ka grek KASTRO (kala, kështjellë). Po të mendojmë me këtë logjikë të thjeshtë unë do të them se deputetët grek kanë mbiemra të kuptimësisë në gjuhën shqipe, sllavisht, turqisht dhe shumë pak greqisht. Pa folur që qytetet e greke kanë emërtime që zbërthehen në gjuhën shqipe. Edhe shumë emra të fesë ortodokse janë në gjuhën shqipe me disa ditë lutjesh fetare. Por kjo është temë më vete që duhet të shikohet. Në qoftë se për një çast të mendojmë që Skënderbeu ishte grek. Atëherë pse Skënderbeu nuk luftoi për çlirimin e Greqisë? Pse Greqia e djeshme dhe e sotme nuk ka një bust të Skënderbeut për ta lartësuar figurën e tij?
Ish-sekretari në ministrin e jashtme italiane në vitet 1930 De Martiko do të shprehej për grekët: “Grekët janë të aftë, që të marrin një zezak të vërtetë amerikan, të zi si qymyri, dhe pasi ta punojnë gjashtë muaj me të, ta kthejnë përsëri në Amerikë me besimin e plotë tek vetja e tij se ai është pasardhës i drejtpërdrejtë i Themistokliut”. Pra tezat fëminore të studiuesve grek, sllavë dhe të disa studiuesve të djeshëm dhe të sotëm për origjinën greke apo sllave të familjes së Kastriotëve bien poshtë si teza të pavërteta të cilat nuk mbështeten tek shkenca, por tek politikat ditore. Si përfundim Skënderbeu lindi shqiptar dhe vdiq shqiptar. Ai, ishte trashëgimtar i mbajtjes së shenjës së Bricjapit që e kishte mbajtur Leka i Madh dhe Pirrua i Epirit. Skënderbeu lindi ortodoks, u bë me dhunë mysliman, përqafojë me dëshirë fenë katolike dhe vdiq UNIT. Shumë kush do të habitet me këtë përfundimin tim fetar të Skënderbeut UNIT. Por sot e kësaj dite shqiptarët(arbëreshët) që mërguan në Itali mbas vdekjes së tij besojnë ende në besimin fetar UNIT. Unitët janë për bashkimin e dy kishave kristjane, atë katolike dhe ortodokse. Arbëreshët në Itali falen në kishën e ritin ortodoks, por në vartësi të Vatikanit katolik. Në qytetin e Elbasanit, brenda në kalanë e vjetër ka qenë dhe është ende sot një kishë e rriti UNIT. Në fillim të viteve 1990 prifti i parë që shërbente në këtë Kishë ishte arbëresh.
Më 1439 në Sinodin e Florencës u bë bashkimi i Kishave të Romës dhe të Kostandinopojës. Më vonë kjo marrëveshje u nënshkrua edhe nga ortodoksë dhe katolikë të tjerë për bashkim në Romë dhe Brest në vitet 1595-1596. Kështu arbëreshët në Itali mbeten besnikë të besimit UNIT. Këtë na e dëshmon edhe arvanitasi i ndjeri Aristidh Kola. Studiuesi Aristidh Kola në librin e tij “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, shkruan: “Ndërkohë që të gjithë europianët shkruanin për Skënderbenë, kronistët bizantinë ose e injoronin krejtësisht ose e përmendin diku dhe me një ftohtësi të madhe. Shkaku nuk është vdekja e tij e palavdishme, as fakti se ishte shqiptar dhe jo grek. Nuk është as lavdia dhe as kombësia kriteri i këtyre kronistëve. Është dallimi i besimit fetar të Skënderbeut, që nuk është i krishterë ortodoks, por katolik apo për të qenë më të saktë, ishte “UNIT”. Unitët ishin për bashkimin e dy kishave”.
Libra të panjohura të autorëve grek të shek.XIX për Skënderbeut
Ndër autorët grek që njihen se kanë shkruar libra për Skënderbeun janë:
Xalkokontili, Francis, Kritovulos, Paparigopulo. Por së fundi bibliografisë së madhe të veprave kushtuar Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut do tu shtohen edhe katër libra në gjuhën greke që besoj nuk janë të njohura deri më sot. Këto libra janë botuar në shek. XIX dhe gjenden në një nga Bibliotekat më të pasura të Greqisë.
1.- Libri i parë ka autor K.Velefanti i botuar në Athinë më 1857 dhe ka titullin:
Libri i kushtohet Perandorisë Bizantine nga themelimi i saj. Në të janë përfshirë historitë nga mbreti i parë i Bizantit Kostandini i Madh dhe mbyllet me rënien e princit të fundit Gjergj Kastrioti. Libri përbëhet nga 292 faqe. Nga faqja 102 fillon kapitulli që i kushtohet Skënderbeut me titull:
(Historia e Gjergjit të Kastriotëve, i njohur Skënderbe, Princi i Shqipërisë) dhe deri në faqen 238 shkruhet për të. Interesant është fakti se ky libër shoqërohet edhe me grafikë të ndryshme që i përkasin mbretërve të Bizantit, por edhe një grafikë të figurës së Skënderbeut. Pra me këtë zbulim shtohet edhe një grafikë ku na paraqitet me madhështinë e tij Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti. Më shumë në libër siç shihet shkruhet për Princin e Shqiptarëve.
2.- Libri i dytë është botuar më 1876, në Athinë dhe autor është A.Milaraqi. Libri prej 15 faqesh ka titullin:
Pak fjalë mbi prejardhjen e Skënderbeut), dhe flet rreth origjinës së Heroit Kombëtar të Shqiptarëve. Autori përmend studiuesit e ndryshëm duke bërë dhe komentet e tija. Në përfundim të studimit të tij A.Milaraqi shkruan: “Gjergj Kastriotit Skënderbe është shqiptar
3.- Libri i tretë është botuar në vitit 1884 nga N. Mihalopuli me titull: (Historia e Gjergj Kastriotit i quajtur SKËNDERBE Mbret i Shqipërisë). Ky libër ka 184 faqe. Në këtë libër nuk ngrihen pretendimet se Skënderbeu ishte me origjinë greke, por shkruhet qartë se ai ishte shqiptar mbret i Shqipërisë. Botuesi është treguar i kujdesshëm dhe si bazë duhet të ketë shfrytëzuar veprën e Marlin Barletit.
4.- Studiuesit grek duke parë madhështinë e Skënderbeut i kushtuan edhe skenar Drame. Shkrimtari Andoniu Io. Andoniadhu shkruajti Dramën me titull:
(Skënderbeu mbreti i Epiriotëve, Dramë). E cila është botuar në Athinë më 1889 dhe ka fituar çmim në Konkursin e poezisë mbajtur më 25 mars të po atij viti. Ky libër ka 116 faqe. Ngjarja në Dramë zhvillohet në pesë ditë dhe paraqitet në gjashtë akte ku luajnë 18 personazhe:
Historian dhe Publicistë arbenllalla@gmail.com
Botuar në shkurt 2009 në revistën ALBANICA, Prishtinë.
Libri i parë për Skënderbeun. Botim 1857, Athinë.
1. Grafikë, SKËNDERBEU, libri i parë. Botim 1857, Athinë.
2. Kapaku i librit të dytë për Skënderbeun. Botim 1876, Athinë.
3. Kopertina e librit të tretë për Skënderbeun. Botim 1884, Athinë.
4. Kopertina e librit të katërt për Skënderbeun. Drama, 1889, Athinë
Libri përbëhet nga 292 faqe. Nga faqja 102 fillon kapitulli që i kushtohet Skënderbeut me titull: ΙΣΤΟΡΙΑ ΓΕΩΡΓΟΥ ΤΟΥ ΚΑΣΤΡΙΩΤΟΥ ΜΕΤΩΝΟΜΑΣΘΕΝΤΟΣ ΣΚΕΝΤΕΡΜΠΕΗ ΠΡΙΓΚΗΠΟΣ ΤΗΣ ΑΛΒΑΝΙΑΣ (Historia e Gjergjit të Kastriotëve, i njohur Skënderbe, Princi i Shqipërisë) dhe deri në faqen 238 shkruhet për të. Interesant është fakti se ky libër shoqërohet edhe me grafikë të ndryshme që i përkasin mbretërve të Bizantit, por edhe një grafikë të figurës së Skënderbeut. Pra me këtë zbulim shtohet edhe një grafikë ku na paraqitet me madhështinë e tij Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti. Më shumë në libër siç shihet shkruhet për Princin e Shqiptarëve.
2.- Libri i dytë është botuar më 1876, në Athinë dhe autor është A.Milaraqi. Libri prej 15 faqesh ka titullin: ΟΛΙΓΑΙ ΛΕΞΕΙΣ ΠΕΡΙ ΤΗΣ ΚΑΤΑΓΩΓΗΣ ΤΟΥ ΣΚΕΝΤΕΡΜΠΕΗ (Pak fjalë mbi prejardhjen e Skënderbeut), dhe flet rreth origjinës së Heroit Kombëtar të Shqiptarëve. Autori përmend studiuesit e ndryshëm duke bërë dhe komentet e tija. Në përfundim të studimit të tij A.Milaraqi shkruan: “Gjergj Kastriotit Skënderbe është shqiptar(Οτι ο Γεωργιοσ Καστριωτησ ο Σκενδερμπεησ ειναι Αλβανος)”.
3.- Libri i tretë është botuar në vitit 1884 nga N. Mihalopuli me titull: ΙΣΤΟΡΙΑ ΓΕΩΡΓΟΥ ΚΑΣΤΡΙΩΤΟΥ ΤΟΥ ΜΕΤΩΝΟΜΑΣΘΕΝΤΟΣ ΣΚΕΝΤΕΡΜΠΕΗ ΗΓΕΜΟΝΟΣ ΤΗΣ ΑΛΒΑΝΙΑΣ (Historia e Gjergj Kastriotit i quajtur SKËNDERBE Mbret i Shqipërisë). Ky libër ka 184 faqe. Në këtë libër nuk ngrihen pretendimet se Skënderbeu ishte me origjinë greke, por shkruhet qartë se ai ishte shqiptar mbret i Shqipërisë. Botuesi është treguar i kujdesshëm dhe si bazë duhet të ketë shfrytëzuar veprën e Marlin Barletit.
4.- Studiuesit grek duke parë madhështinë e Skënderbeut i kushtuan edhe skenar Drame. Shkrimtari Andoniu Io. Andoniadhu shkruajti Dramën me titull: ΣΚΕΝΤΕΡΜΠΕΗΣ Ο ΒΑΣΙΛΕΥΣ ΤΩΝ ΗΠΕΙΡΩΤΩΝ, ΔΡΑΜΑ (Skënderbeu mbreti i Epiriotëve, Dramë). E cila është botuar në Athinë më 1889 dhe ka fituar çmim në Konkursin e poezisë mbajtur më 25 mars të po atij viti. Ky libër ka 116 faqe. Ngjarja në Dramë zhvillohet në pesë ditë dhe paraqitet në gjashtë akte ku luajnë 18 personazhe:
Nga Arben LLALLA Siç kemi shkruar më parë arkivat greke fshehin shumë dokumenta historike që lidhen me shqiptarët. Nëpër arkivat shtetërore, kishat, manastiret, bibliotekat private mund të gjenden gjëra me vlera të larta për shqiptarët si në fushën e gjuhësisë ashtu edhe atë historike. Deri më sot asnjë studiues shqiptar zyrtarisht nuk ka mundur të futet nëpër arkivat e shtetit grek sepse Greqia është kujdesur që konservimi i tyre ti mbulojë pluhuri i harresës. Ka ndonjë studiues që ka siguruar leje nga autoritetet greke që të studiojë vetëm disa ngjarje historike që i përkasin fillimeve të shek. XX, por revolucioni kulturor i rilindjes së vetëdijes shqiptare ka nisur në fillimet e shek. XIX. Me plot gojë mund të thuhet lirisht se ka shumë dokumenta historike, gjuhësore e kulturore që janë botuar në gjuhën shqipe dhe greke në fillimet dhe nga mesi i viteve 1800 në Greqi. Por siç dhamë më lart Greqia është kujdesur që këto gjëra me vlera të larta për kombin shqiptar të mos dalin në dritë. Rreth një viti më parë në rubrikën MILOSAO sollën faksimilet e disa librave grek që shkruajnë për Skënderbeun, por këtë herë do të sjellim për herë të parë një faksimil ku pasqyrohet Gjergj Kastrioti si dhe libra të autorëve të ndryshëm të shek. 19 që kanë shkruar për Heroin tonë. Figura e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve Gjergj Kastrioti duke qenë një figurë madhështore e kanë ende zili fqinjët tanë të afërt dhe të largët dhe janë munduar duke paguar studiues të huaj për të krijuar turbullira rreth legjendës së Heroit tonë kombëtar. Por qëllimet dashakeqësi nuk kanë mundur të ngrenë pikëpyetje për Skënderbeun dhe bëmat e tij madhështore. Shumë popujt tek figura e Skënderbeut shikonin udhëheqësin që mund tu printe atyre për tu çliruar nga pushtuesit e ndryshëm. Një ndër popujt që u frymëzuan nga betejat e udhëhequr nga Skënderbeut ishin grekët e shek.XIX. Grekët e shekullit XIX duke mësuar për trimëritë Skënderbeut frymëzoheshin dhe luftonin kundër Osmanëve për të fituar pavarësisë. Ka shumë shembuj për heronjtë e Kryengritjes grek të 1821 që ishin shqiptar ose siç i thërrasin grekët arvanitas mbanin me krenari shenjën e Bricjapit që dikur e ka mbajtur Leka i Madh, Pirrua i Epirit dhe Skënderbeu. Gjatë kërkimeve të mia nëpër disa biblioteka private dhe shtetërore gjeta shumë libra në gjuhën greke që flasin për historinë e kombin tonë të botuara në shek.XIX. Disa prej këtyre librave përmenden tek-tek si bibliografi e shfrytëzuar, por që nuk na janë sjellë të plota në botime. Midis shumë librave dhe broshurave gjeta disa libra origjinalë në gjuhën greke që flisnin për trimëritë e Gjergj Kastriotit- Skënderbe. Në çdo libër që flet për Historinë e Bizantit, për Historinë e Perandorisë Osmane dhe për Historinë e Kryengritjes greke të 1821, ka një kapitull të veçantë për Skënderbeun të shoqëruar me pamjen e tij. Shpresojmë që biografët që merren me figurën e Skënderbeut do ti shfrytëzojnë këto libra që hedhin dritë mbi këtë mbret të shqiptarëve që i rezistojë pushtimit të Osmanëve. Libra të autorëve grek të shek. XIX për Skënderbeut dhe të autorëve të huaj ![]() |

Libri “Ngjitja i SKËNDERIT ose Gjergj Kastritoti”, ka për autor Beniamin Izraeli dhe është përkthyer në gjuhën greke nga P. Laqotu. Ky Libër ka gjithsej 100 faqe dhe u botua më 1880.

Libri Historia e Greqisë nga Kostandini i Madhe deri te Mbreti Othon, Athinë, 1886. Në këtë libër shkruhet për Shqiptarët dhe Skënderbeun të shoqëruar me një portret të tij.

Libri “Studim i Historisë së Bizantit nga dita e themelimit deri në fund të saj”, Athinë, 1894.

Kapaku i librit “Historia e Perandorisë Otomane (1281-1894)”, i cili është botuar në Athinë më 1894 nga grup autorësh grek. Në këtë libër shkruhet për betejat e Skënderbeu dhe e veçanta e është se në të gjendet një portret e tij hipur mbi kalë që deri më sot nuk është i njohur. Portreti i Skënderbeut gjendet në faqen 137.
Në këtë libër gjendet edhe Shenja e Perandorisë Bizantine ku qartë dallohet shqiponja që sot është simboli kombëtar i shqiptarëve. (Nga 92 Perandorë të Bizantit 9 prej tyre ishin shqiptar, asnjë Perandor nuk ka qenë grek, por sllavë, armenë, barbarë etj). Libri ka 672 faqe.

Pamja e Skënderbeut në librit e Historisë së Perandorisë Otomane. Botohet për herë të parë për lexuesin shqiptar.

Shenja e Perandorisë së Bizantit që gjendet në librin në fjalë.
