"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme nga Futbolli nderkombetar

Flisni për futbollin ndërkombëtar, talentet e tij, ngjarjet më të spikatura nga bota e sportit.

Moderator: Tan-Tirana

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Lajme nga Futbolli nderkombetar

#1

Post by Adriana » Sun Jan 01, 2012 5:20 pm

Futboll, deshtimet më të mëdha të 2011


Gabimi i futbollistëve para portës së zbrazët ka qenë gjithmonë një element që ka mbetur në kujtesën e publikut, ndoshta edhe më shumë se sa golat që ata shënojnë. Ndër vite ka pasur gabime të shumta, por viti 2011, pa dyshim mund të konsiderohet si një nga vitet me gabimet më të shumta të futbollistëve. Zakonisht jemi mësuar që lajme të tillë dhe gabime të shumta të vijnë nga futbolli i Amerikës Latine, ajo e Azisë apo edhe e Afrikës, mirëpo këtë herë është Evropa ajo që prin dhe atë me futbollistët e saj më të mirë.


Deshtimi i Fernando Torres
Nëse do ta bënim një renditje të gjerë, pa as më të vogli dyshim, deshtimi i sulmuesit të Chelseat, Fernando Torres, që bëri në ndeshjen kundër Manchester United, është më i madhi që ka ndodhur këtë vit. Jo vetëm për faktin se ai konsiderohet njëri nga sulmuesit më të mirë në botë, por pozita në të cilën gjendej ai për të shënuar gol ishte e qindpërqindtë dhe më vështirë ka qenë të hidhet topi jashtë se sa të shënohet goli. Ai gabim u përfol aq shumë në media, sa e inskenuan një gabim të tillë të bërë nga Torres në lojën e njohur të futbollit në kompjuter ‘Wining Eleven’.


Robinho e Messi, nga dy herë!
Edhe pse njëri është brazilian, e tjetri argjentinas, Robinho dhe futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, kishin diçka të përbashkët në dy ndeshje, një në Ligën e Kampionëve, e një tjetër në Serie A, përkatësisht në La Liga. Braziliani Robinho gjatë ndeshjes Milan-Barcelona, të zhvilluar në “San Siro” në kuadër të Ligës së Kampionëve, e kishte huqur portën e zbrazët nga dy metra largësi, duke e dërguar topin lart transversales. Mirëpo, sikur të ishte marrë vesh me Messin. Në një nga aksionet e Barcelonës, një gabim identik e bën sulmuesi i Barçës, i cili e gjuan topin jashtë nga një afërsi shumë e madhe. Por, kjo nuk është e tëra. Robinho menjëherë në ndeshjen e radhës që Milan e zhvilloi kundër Genoas në “Marassi”, e gaboi portën në mënyrë identike. Në vend që ta dërgojë topin rrjetë, ai e çon mbi portë. Për fat të tij, Milan kishte shënuar fitore 2:0. Një gabim me portë të zbrazët në të njëjtën javë e bën edhe Messi në duel me Zaragozen, megjithëse pozita e argjentinasit ishte paska më e vështirë për të realizuar.

Oscar Cardozo deshton komplet
Sulmuesi i Benficas, Oscar Cardozo, ka qenë protagonist i një dështimi katastrofal pranë portës së zbrazët. Shënohej minuta e 31-të kur Cardozo e pranoi një top nga bashkëlojtari i tij, por që ky i fundit nuk arrin të shënojë, edhe pse ky rast më vështirë do të humbej se të shënohej. Megjithatë, Cardozo e përmirësoi gabimin e bërë, pasi në fund të ndeshjes ai do ta shënojë golin e vetëm në fitoren e Benficas kundër Maritimos.


Milito, sa shumë dështime
Përderisa ishte hero në vitin 2010 me golat e tij, viti 2011 ishte i dështuar plotësisht për Diego Militon e Interit. Ai ka qenë protagonist i disa gabimeve katastrofale, duke e huq portën e zbrazët në disa raste. Së pari do të gabonte në ndeshjen kundër skuadrës franceze, Lille në Ligën e Kampionëve. Dejan Stankoviq do ta pasonte një top shumë të mirë, duke e nxjerrë Militon të vetëm me portën, por ai gabon duke gjuajtur jashtë saj. Ndërkohë, gabimi tjetër vjen me Atalantan, një duel në të cilin pikët për Interin ishin jetike. Argjentinasi Milito gabon vetëm 2 metra para portës, duke e gjuajtur topin lart saj. Gabimi i radhës është me skuadrën e CSKA Moskës, kur nga më afër se tri metra e godet traversën, në momentin kur portieri nuk ishte në portë. Dhe, në fund, ai gabon në duel me Genoan. Në një tollovi të krijuar para portës, në vend se ta çonte topin në rrjetë, në portën shtatëmetërshe ai e gjen portierin Sebastian Frey, dhe ia lëshon topin në duar, duke e humbur një rast të qindpërqindtë. Pa dyshim, Milito mbetet futbollisti me më së shumti dështime para portës së zbrazët.


Rooney deshton me Baselin
Wayne Rooney është një futbollist që shënon gola të bukur, madje edhe nga largësia, mirëpo në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve kundër Baselit, ai gabon nga vetëm dy metra. Ishte një ndeshje kur golat për Unitedin ishin shumë të rëndësishëm, pasi po humbte Rooney me shokë, mirëpo ai në vend që ta dërgonte topin në rrjetë, del komplet huq, duke e kthyer topin prapa, që për rastësi doli një asistim për Ji Sung Park, i cili po ashtu gaboi. Në fund, doli që gabimi para portës e Rooneyt do t’i kushtonte Manchester Unitedit me eliminim nga Liga e Kampionëve.


Neymar e Gomez gabojnë njësoj
Futbollisti që po konsiderohet si ndër më të mirët në botë, braziliani 19-vjeçar, Neymar ka bërë një gabim fatal para portës së Argjentinës, në ndeshjen ndërmjet Brazilit dhe Argjentinës. Në një aksion shumë të bukur të brazilianëve, një top arrin te Neymar, i cili i vetëm para portës së zbrazët e huq komplet topin, duke e humbur një rast shumë të mirë për të shënuar gol. Thuajse në të njëjtën mënyrë e ka humbur një rast edhe sulmuesi i Bayern Munichut, Mario Gomez. Arjen Robben kishte depërtuar bukur në zonë, duke asistuar te Gomez, i cili e huq komplet topin, në vend se ta dërgonte në portën e zbrazët.


Deshtimi i rëndë japonez
Edhe pse futbolli japonez ka përparuar në krahasim me vitet e mëhershme, futbollistët e këtij vendi dinë t’i “mahnitin” shikuesit e tyre me dështime të paparashikueshme. Në takimin ndërmjet skuadrave japoneze, Nagoya Grampus Eight dhe Vegalta Senda, e vlefshme për Ligën e Japonisë në futboll, e zhvilluar në muajin gusht, sulmuesi i skuadrës mysafire, Atsushi Janagisawa, e pati një rast të qindpërqindtë për të shënuar gol. Por, ai edhe pasi e kaloi portierin nuk arriti që ta plasojë topin në portën e zbrazët. Pavarësisht kësaj, ekipi i tij shënoi fitore në këtë takim 1:0 dhe fitoi tri pikë të reja. Megjithatë, dështimi i sulmuesit të kësaj skuadre japoneze do të mbahet mend për një kohë të gjatë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Futbolli nderkombetar

#2

Post by Adriana » Fri Feb 24, 2012 9:19 pm

Adnan Januzaj nënshkruan kontratë me Manchester United

Adnan Januzaj ka nënshkruar një kontrate profesioniste me skuadrën e pare te Manchester United. 17-vjeçari kosovar me pasaporte belge erdhi një vit me pare nga Anderlehti, ndërsa ishte futbollisti me i paguar te akademia e te rinjve, me 140 mije euro ne vit.
Talenti kosovar ka patur shume oferta, mes te cilave edhe nga Aston Vila apo francezet e Lile, por ne fund zgjodhi skuadrën e Aleks Ferguson, e cila derdhi ne arken e Anderleht një shume prej 700 mije euro.
Ferguson e ka përshkruar Januzajn si një futbollist te jashtëzakonshëm, ndërsa ne vetëm një vit ai ishte truri i skuadrës se akademisë ne organizimin e lojës se djajve te kuq.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Futbolli nderkombetar

#3

Post by Adriana » Mon Apr 30, 2012 1:50 pm

Shtohen kërkesat për bojkotimin e Kampionatit Evropian të Futbollit në Ukrainë


Nisur prej ankesave të ish-kryeministres ukrainase Julia Timoshenko rreth kushteve të burgimit, politikanët gjermanë kërkojnë bojkotimin e Kampionatit Evropian të Futbollit në këtë vend.
Pas vendimit para disa ditësh të presidenti gjerman Gauck, që ta anulonte një vizitë të planifikuar për në Ukrainë, për shkak të keqtrajtimit të ish-kryeministres Julia Timoshenko, prej politikanëve gjermanë po shtohen kërkesat për bojkotimin e Kampionatit Evropian të Futbollit në këtë vend.
Kreu i SPD Sigmar Gabriel tha: "Unë besoj se nëse regjimi në Ukrainë nuk e ndryshon qëndrimi i tij dhe nëse aty nuk respektohen të drejtat e njeriut, atëherë ne si politikanë nuk duhet të shërbejmë si duartrokitës për këtë qeveri."
Drejtuesja e Partisë së Gjelbër Claudia Roth, tha: "Unë jam shumë e kënaqur që zoti Gabriel iu bashkua thirrjes sonë për bojkotimin e Kampionatit Evropian nga ana e politikanëve dhe politikaneve. Unë duhet të them, se para së gjithash për këtë duhet të falënderojmë veçanërisht Joakim Gauck-un, presidentin tonë, i cili dha një sinjal shumë, shumë të qartë. "
Para disa ditësh presidenti gjerman Gauck, vendosi ta anulonte një vizitë të planifikuar për në Ukrainë, për shkak të keqtrajtimit të ish-kryeministres Julia Timoshenko.

Njoftimet për shëndetin dhe keqtrajtimin e Tomoshekos në burg i ka konfirmuar edhe e ngarkuara ukrainase për të drejtat e njeriut.
Kryetari i grupit parlamentar të partisë E Majta Dietmar Bartsch tha: "Besoj se ne tani nuk duhet të debatojmë, por të shtojmë përmes BE presionin e përbashkët ndaj Ukrainës."
Wolfgang Grenz, Sekretar i Përgjithshëm i Amnesty International për Gjermaninë tha: "Ne jemi të mendimit se nëse sportistët tanë shkojnë në Ukrainë për Kampionatin Evropian, atëherë si funksionarët dhe sportistët nuk duhet të heshin për të drejtat e njeriut por të flasin për to".
Wolfgang Bosbach (CDU), kryetari i Komisionit të Brendshëm të Bundestagut u shpreh: "Në rast se ndonjë politikan do të shkojë në Ukrainë atëhere sigurisht vetëm për të mbështetur skuadrën e vet kombëtare dhe jo si shenjë simpatie për regjimin e atjeshëm. Ne mund të tregojmë edhe me fjalë dhe me gjeste, pra duke mbajtur distancën më të madhe, se ç'mendojmë për regjimin e Janukoviçit."


ben te ditur dw.de
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Futbolli nderkombetar

#4

Post by Adriana » Mon Dec 21, 2015 12:32 pm

  Vendimi, pezullim 8-vjeçar për Sepp Blatter dhe Michel Platini

]Komisioni i Etikës së FIFA-s ka pezulluar për 8 vite nga të gjitha aktivitetet futbollistike Presidentin e FIFA-s Sepp Blatter dhe shefin e UEFA-s Michel Platini.

Dy zyrtarët e lartë u pezulluan pasi u gjetën fajtorë për pagesën prej 1.94 milionë dollarësh që Blatter i ka bërë Platinisë në vitin 2011 për disa shërbime të këtij të fundit. Ndërkohë vetë zyrtarët e hodhën poshtë këtë akuzë.

Blatter është president i FIFA-s që nga viti 1998, ndërkohë Platini ka që në vitin 2007 në postin e presidentit të UEFA-s.

Me këtë vendim, Blatter me shumë gjasë do i japë fund karrierës si administrator futbolli, për shkak edhe të moshës ndërkohë që duket se edhe për Platini ky vendim i jep fund ëndrrës së tij për të pasur Blatterin si kreu i FIFA-s./ TO /  


Me nje PEZULLIM...vetkuptohet qe ky eshte denimi me i ''rende'' qe mund te japi nje komision i korruptuar per te korruptuarit...
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Futbolli nderkombetar

#5

Post by Adriana » Thu Jun 08, 2017 5:26 pm

Zemërohen Mediat britanike. Futbollistët sauditë nuk mbajnë një minutë heshtje pasi nuk është pjesë e kulturës së tyre. Edhe fansat në stadium mbetën të zemëruar nga kjo shfaqje. Ndiqni videon:


Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Futbolli ndërkombëtar”