ATHINE- Greqia i kërkoi ndihmë Francës dhe Italisë për shuarjen e zjarreve që janë përhapur në pjesën lindore të Athinës, njoftuan sot zjarrfikësit.
"Dy avionë italianë dhe një francez do të mbërrijnë sot'', deklaroi një zëdhënës i zjarrfikëseve.
Rreth 400 zjarrfikës janë përfshirë sot në shuarjen e zjarreve që dolën jashtë kontrollit dhe janë përhapur deri në afërsi të kryeqytetit grek.
Nëntë aeroplanë, pesë helikopterë, 35 automjete zjarrfikëse dhe 151 zjarrfikës janë përfshirë në shuarjen e zjarreve.
Zjarri ka shpërthyer edhe në ishullin Zakinthos, por ai, sipas zjarrfikësve, nuk paraqet kërcënim për rajonet e banuara.
Zjarret rrezikojnë Athinën, mijëra banorë evakuohen
Ora 08. 11- Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në lagjet periferike në veri të Athinës në orët e para të mëngjesit duke shkatërruar shtëpi dhe detyruar mijëra banorë të evakuohen gjatë natës bëjnë të ditur shërbimet zjarrfikëse dhe zyrtarët vendas- shkruan sot Ap.
Zjarri, afër kryeqytetit është aktiv për të tretën ditë, duke shkrumbuar mijëra hektarë pyje me pisha dhe shkurre. Raketa antiajrore në një bazë aty pranë janë hequr për shkak të rrezikut të flakëve- bën të ditur ushtria greke.
“Situata është tragjike. Zjarret janë jashtë kontrollit në shumë zona” tha guvernatori i Athinës Yiannis Sgouros
“Gjendja e jashtëzakonshme është deklaruar në të pjesën më të madhe të Athinës dhe shkatërrimet janë më të mëdhatë që në 2007, kur masivet e flakëve shkatërruan jugun e Greqisë dhe shkaktuan 70 viktima.
Aeroplanët dhe helikopterët kanë rinisur operacionet për shuarjen e flakëve pas agimit, pas një pushimi prej 8 orësh, një periudhë kjo që lejoi flakët të përhapeshin bë mlin Pentili dhe të arrinte banesat në periferi. Retë të zeza tymi kanë mbuluar qiellin e kryeqytetit dhe dielli është i errët.
Autoritetet kanë evakuar dy spitale të mëdha fëmijësh, kampe, dhe shtëpi në fshatra, dhe hiri i flakëve është shpërndarë nëpër rrugët e Athinës.
Zëvëndes shefi i forcave zjarrfikëse greke Stelios Stefanidis tha se deri tani nuk janë raportuar viktima pavarësisht evakuimit të qindrat banesave në kodra dhe në periferi të Athinës.
Zjarret të cilat kanë filluar të premten janë përhapur në një sipërfaqe më shumë se 25 milje ( 40 km) Banorët u panë të largoheshin nga zjarret në këmbë, me motoçikletë dhe në makina- shkruan sot Ap.
Erërat, deri në 50 kilometra në orë (30 milje në orë) janë parashikuar për ditën e sotme.
Shumë banorë luftuan me zjarret jashtë shtëpive të tyre duke shuar flakët me ujë dhe degë pemësh, ndërsa shumë të tjerë injoruan urdhrin e zjarrfikësve për të evakuar zonën. Vullnetarë dhe rekrutë të ushtrisë u bashkuan me qindra zjarrfikës për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.
“U kërkojmë të gjithëve të plotësojnë me përpikmëri përgjegjësitë e tyre”- tha kryeministri Kostas Karamanlis. “Autoritetet po punojnë maksimalisht për të përballuar këtë sfidë shumë të vështirë”
Disa nga zonat e kërcënuar ishin në afërsi të qytetit Maraton. Zyrtarët komunal në atë zonë thanë se zjarri kërcënonte zonën arkeologjike të Rhamnus,dhe dy shtëpi, tempuj të vjetër 2500-vjeçarë.
Zjarret janë raportuar dhe në ishujt Evia dhe Skyros
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Greqia ne flake
- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Greqia ne flake
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
- Aulona
- Star Member
- Posts: 607
- Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
- Gender: Female
- Location: Albania
Re: Greqia ne flake
Ne disa zona, kishin humbur shtepite e tyre edhe disa Shqiptare.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Greqia ne flake
Athina peng nga zjarri, 83 zjarre te reja gjate 24 oreve te fundit
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Greqisë janë regjistruar 83 zjarre të reja. Zjarret e mëdha shpërthyen në rajonin Beotia, në Greqinë Qendrore, në gadishullin e Peloponezit, në ishullin Skiros, Evbeja dhe Zakinthos.
Zjarri në ishullin Salamina dhe në rajonin e Eginës pjesërisht është vënë nën kontroll. Dje banorët e periferisë verilindore të Athinës kaluan edhe një natë tjetër të vështirë, pasi zjarri është shumë i madh, njoftoi media elektronike greke. Më serioze është vatra e zjarrit në rajonin Maraton, ku ka shtëpi të djegura dhe fshatra të evakuar. Disa vatra ende janë aktive në Palia, Pendeli dhe Dhionisios. ''Kemi të bëjmë me një katastrofë të pamatë ekologjike për rajonin'', theksoi media.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Aulona
- Star Member
- Posts: 607
- Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
- Gender: Female
- Location: Albania
Re: Greqia ne flake
Qeveria shqiptare nis drejt Greqisë gjashtë makina zjarrfikës si dhe 40 forca të specializuara si ndihmë për shuarjen e zjarreve. Pothuajse të gjitha vendet e rajonit kanë lenë menjanë “inatet e vjetra“ duke u solidarizuar dhe ndihmuar shtetin grek për përballimin e situatës së rëndë të shkaktuar nga zjarret. SITUATA NE GREQI Version multimedial i ketij lajmi
TIRANE- Pothuajse të gjitha vendet e Rajonit i kanë ofruar ndihmë Greqisë dhe kanë shprehur solidaritet për ta ndihmuar atë përballë situatës së pazakontë që po kalon prej 4 ditësh kryeqyteti grek Athinë i rrethuar nga flakët. Qeveria shqiptare tashmë ka zyrtarizuar ndihmën e saj për fshinin jugorë. Në faqen zyrtare të qeverisë është publikuar deklarata e qeverisë shqiptare dhe ndihma që ajo o jep Greqisë për përballimin e zjarreve. Në deklaratën e qeverisë thuhet se kryeministri Berisha i gjendet pranë në këto çacte të vështira popullit grek dhe qeverisë së vendit mik.
Qeveria shqiptare nis drejt shtetit grek një kompani zjarrfikësesh të përbërë nga gjashtë automjete zjarrfikëse si dhe dyzet forca të specializuara. Por dhe vendet e tjera të rajonit kanë lënë mënjanë “inatet e vjetra“ me Greqinë dhe i janë gjetur pranë në këtë situatë të vështirë.
Ministrja e Jashtme greke Doras Bakojani ka siguruar ndihmën e qeverisë turke pas një bisede telefonike me homologun e saj Davutoglu. Një avion turk është nisur drejt Athinës për tiu bashkuar operacionit kundër shuarjes së zjarreve.
Edhe Maqedonia ka lënë mënjanë problemet që e lidhin me fqinjin e saj për çështjen e emrit dhe iu bashkua solidaritetit rajonal. Maqedonia konfirmoi se do të vejë në dispozicion tre helikopterë të tipit M-17, me tre ekuipazhe dhe tre zjarrfikëse, të cilët menjëherë janë përfshirë në përpjekjet për shuarjen e zjarreve në Greqi. Në terren qindra zjarrfikëseve dhe avioneve greke prej dy ditësh i janë shtuar avionë zjarrshues nga Italia, Franca. Spanja dhe Qipro. (a.r/news24/balkanweb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Greqia ne flake
Hollandezet ne ndihme te Greqis.
Thon se zjarret po fiken nje nga nje, dhe era ka ndihmuar shume nga mbrem deri sot qe nuk fryn me ( tani per tani ).
Greket ankohen per shtetin e tyre, thon qe shtetet e huaja ndihmuan me shume se vet qeveria Greke.

Thon se zjarret po fiken nje nga nje, dhe era ka ndihmuar shume nga mbrem deri sot qe nuk fryn me ( tani per tani ).
Greket ankohen per shtetin e tyre, thon qe shtetet e huaja ndihmuan me shume se vet qeveria Greke.
Last edited by Sally on Wed Aug 26, 2009 1:15 pm, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Greqia ne flake
Flakët në Greqi, zjarrfikëset shqiptare kthehen mbrapsht
Gjirokastër - Kompania shqiptare me 6 makina zjarrfikëse dhe 40 forca të specializuara që u dërguan në Greqi për të ndihmuar në shuarjen e flakëve është kthyer sërish në Gjirokastër.
Ekipi shqiptar u kthye mbrapsht vetëm pak orë pasi kishte kaluar pikën kufitare të Kakavijës drejt Greqisë, pasi flakët që pushtuan shtetin fqinj për disa ditë u vunë plotësisht në kontroll.
Ndërkohë, qeveria greke është vënë në shënjestrën e mediave vendase për nënvlerësimin e situatës dhe menaxhimin keq të saj. Opinioni helen thotë se qeveria duhej të kishte nxjerrë mësime nga situata dramatike e dy viteve më parë në Peloponez
Gjirokastër - Kompania shqiptare me 6 makina zjarrfikëse dhe 40 forca të specializuara që u dërguan në Greqi për të ndihmuar në shuarjen e flakëve është kthyer sërish në Gjirokastër.
Ekipi shqiptar u kthye mbrapsht vetëm pak orë pasi kishte kaluar pikën kufitare të Kakavijës drejt Greqisë, pasi flakët që pushtuan shtetin fqinj për disa ditë u vunë plotësisht në kontroll.
Ndërkohë, qeveria greke është vënë në shënjestrën e mediave vendase për nënvlerësimin e situatës dhe menaxhimin keq të saj. Opinioni helen thotë se qeveria duhej të kishte nxjerrë mësime nga situata dramatike e dy viteve më parë në Peloponez
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Greqia ne flake
Greqi, avioni zjarrfikës rrëzohet në një ishull
Athinë - Një avion zjarrfikës i tipit “Canader” është rrëzuar në një ishull të Greqisë teksa ishte duke shuar një vatër zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në ishullin e Kefaloniase. Televizion publik grek “ERT”, raporton se piloti i avionit mendohet të ketë humbur jetën. Nuk dihet nëse avioni i rrëzuar i përkiste Greqisë apo ndonjë shteti tjetër që po kontribuon në shuarjen e flakëve në shtetin fqinj.
Athinë - Një avion zjarrfikës i tipit “Canader” është rrëzuar në një ishull të Greqisë teksa ishte duke shuar një vatër zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në ishullin e Kefaloniase. Televizion publik grek “ERT”, raporton se piloti i avionit mendohet të ketë humbur jetën. Nuk dihet nëse avioni i rrëzuar i përkiste Greqisë apo ndonjë shteti tjetër që po kontribuon në shuarjen e flakëve në shtetin fqinj.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
-
- Member
- Posts: 10
- Joined: Sun Aug 16, 2009 9:03 pm
- Gender: Male
Re: Greqia ne flake
Burn baby burn. 

- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Greqia ne flake
I beleive, there is no honest Albanian who would enjoye the fact the Greeks' houses and forests and other properties are burning. Greeks is our neighbour, and we wish them to prosper as we do, only the prosperity will release the political tensions betwen us, and would make possible that the voice of the extremists would not be considered but ignored. Stop posing yourself one that hates the Greeks, and even if you do, that doesn't make you one of us.Suliot wrote:Burn baby burn.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing