
Qeveria e koalicionit me kryeministër Papadhimon, e cila u krijua në fundvitin e kaluar, ka marrë një numër të madh masash e reformash kursimi, me qëllim që të dalë vendi nga kriza e borxhit që e ka pushtuar.
Tashmë që ka nisur gara elektorale, partitë politike po përpiqen që të tërheqin pas vetes njerëz të aftë dhe të pastër nga aferat politike së të shkuarës.
Ditën e sotme, në stacionin radiofonik Real fm u njoftua se partia e PASOK-ut ka vendosur në krye të listës zgjedhore të saj, ish-peshëngritësin Pirro Dhima, që aktualisht drejton Federatën e Peshëngritjes në Greqi.
Pritet që sportisti t’i japë një përgjigje PASOK-ut së shpejti