Fjala ἥσσων perkthehet :
weaker, lesser, inferior
pra:
i dobet, i paket
por ajo qartesisht eshte mbiemiri shqip: i shun(i shuar):
SHUAR mb.
1. Që nuk digjet më a nuk ndriçon më (për zjarrin a dritën), i fikur; kund. i ndezur. Zjarr i shuar. Urë të shuara. Thëngjij të shuar. Cigare e shuar. Me drita të shuara.
2. Që nuk punon më, i fikur (për një aparat ose motor që punon me djegie të brendshme a me rrymë elektrike); kund. i ndezur. Me motor të shuar.
3. Që ka pushuar së nxjerri lavë e hi, që nuk vepron më (për vullkanet). Vullkan i shuar.
4. I mekur, i dobët (për zërin); që nuk ndrin, që duket si pa jetë (për sytë). Më zë të shuar. Rënkime të shuara. Me sy të shuar.
5. fig. Që ka marrë fund, që nuk vijon më. Qytetërimet e shuara.
6. Që është fshirë me gomë a është prishur me vizë mbi të. Ka ca fjalë (pjesë) të shuara. Kishte shumë rreshta të shuar.
7. fig. bised. Që i kanë vdekur të gjithë njerëzit, që ka mbetur fare pa njeri, i shkretë, qyqar; që ka mbetur pa fëmijë. Familje (shtëpi, vatër) e shuar.
8. Fatzi, i mjerë, i gjorë, i ngratë, qyqar. I shuari djalë.
9. euf. I vdekur. Më mirë i shuar se i turpëruar. fj. u. Më mirë i shuar se gjallë e i harruar. fj. u.
10. Që i është hedhur ujë për ta tretur, për ta zbutur etj., i tretur në ujë. Raki e shuar. Gëlqere e shuar.
11. Përd. em. sipas kuptimeve 7-9 të mbiemrit; si mallk. ai që u shoftë; ai që iu shoftë pragu. Të afërmit e të shuarit. Ç'e gjeti, të shuarin! Ku ishe, more i shuar? Ç'na bëri, i shuari!
qe natyrisht buron nga folja shuaj:
SHUAJ kal.
1. Bëj që të mos digjet a të mos ndriçojë më diçka, fik zjarrin a dritën; kund. ndez. Shuaj zjarrin (flakën). Shuaj dritën. Shuaj llambën (kandilin, qiriun, shkrepësen). Shuaj cigaren. E shuaj me ujë (me rërë).
2. Ndal a ndërpres punën e një aparati ose të një motori që punon me djegie të brendshme a me rrymë elektrike, fik; kund. ndez. Shuaj radion (televizorin). Shuaj motorin.
3. fig. Nuk e lë të përhapet a të zhvillohet, e fashit; e shtyp, e mbyt, i jap fund. Shuaj një sherr (një grindje). Shuan kritikën. Përpiqen të shuajnë luftërat çlirimtare (kryengritjet, flakët e revolucionit). E shuan me zjarr e me hekur.
4. E dobësoj a e zhduk diçka plotësisht, e heq fare. Ia shoi shpresën (frymëzimin). Përpiqen të shuajnë frymën revolucionare (vullnetin për liri).
5. fig. Zhduk dalëngadalë e shkallë-shkallë dallimet, i zbut këto derisa i fshij krejt; rrafshoj, sheshoj. Shuaj kontradiktat midis fshatit e qytetit. Shuaj dallimet (ndryshimet).
6. fig. E ul dhe e dobësoj dalëngadalë derisa të mos ndihet më, e mek, e pushoj.
E shoi zërin. E shuan këngën. S'e shuan dot zhurmën.
7. edhe fig. Plotësoj një nevojë fiziologjike a një dëshirë derisa të mos e kem më, kënaq plotësisht një ndjenjë. Shuaj etjen (urinë). Shuaj kureshtjen (mallin, dufin).
8. bised. Asgjësoj krejt; shfaros, zhduk nga faqja e dheut; rrënoj, përfaroj; i harxhoj krejt, i prish të gjitha (për paratë, pasurinë). I shoi ujqit. I shoi pulat dhelpra (flama). I shuam fashistët. I vrau e i shoi. I shoi me top (me mitraloz). Ua shoi farën i asgjësoi, i zhduku krejt, i përfaroi. Ia shuan vatrën (shtëpinë, fisin). I shoi të gjitha paratë.
E shoi pasurinë. E shoftë mortja (kolera)! mallk.
9. bised. E lodh shumë dikë, e rraskapit; e sfilit, e bëj të vuajë shumë; e rrah fort, e shemb, e kërdis. Gratë i shuante barra e druve (bucela). Më shuan këpucët. E shoi me shkop (me dru, me hu, me shkelma). Më shoi dhëmballa.
10. fig. bised. Bëj diçka me tepri, shemb, kërdis. Më shuan me gënjeshtra.
11. Prish diçka të shkruar duke e fshirë me gomë ose duke hequr vizë mbi të; e heq dikë nga një listë duke ia shlyer emrin; prish, shlyej; fshij (edhe fig.). Shuaj një fjalë (një rresht). Shuaj emrin e dikujt. E shuaj me gomë. E shuan nga lista. E shuaj nga kujtesa (nga mendja).