"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Arbereshet e Italise.

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Arbereshet e Italise.

#31

Post by Mallakastrioti » Sat Sep 08, 2012 10:30 am

"Piana degli Albanesi" viti 1931.
Kostum arberesh.
Burimi "Istituto Luce"

Image
Image

tomaras
Member
Member
Posts: 41
Joined: Sat Jun 05, 2010 11:25 am
Gender: Male

Re: Arbereshet e Italise.

#32

Post by tomaras » Sun Sep 09, 2012 3:23 pm

Mallakastrioti wrote:"Piana degli Albanesi" viti 1931.
Kostum arberesh.
Burimi "Istituto Luce"

Image
Athue çfarë veshje âsht pjesa e poshtme e vajzës së re? Krejt si dimí po doken. Nëse janë të tilla do t'ish befasi e madhe, se dimive u ka dalë zâni që kanë ardhë bashkë me turkun, e nuk e besoj që arbreshët e Italisë të kenë trashigue ndonjë veshje nga ta!

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Arbereshet e Italise.

#33

Post by Mallakastrioti » Sun Sep 23, 2012 8:15 am

Fjale te mençura dhe njerez qe duhen admiruar me te vertet. Puna, sakrifica dhe mundi i tyre per te ruajtur identitetin ka qene dhe eshte i jashtzakonshem. Gjithashtu kane qene nje element paresor edhe per shqiptaret e Shqiperise dhe te trojeve te tyre historike ne Ballkan, duke ndikuar drejtperdrejt dhe duke na kujtuar perhere qe jemi "Bije te nje Shqiponje"!
Respekte.

Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Arbereshet e Italise.

#34

Post by Mallakastrioti » Sat Nov 23, 2013 9:41 pm

Arbereshet e Italise qe kane lene gjurme ne artin luftarak.
Dokumente te rendesishme ne kete aspekt na sjell shkrimtari arberesh Pietro Pompilio Rodotà ne vepren e tij (ne tre vellime) me titull: "Dell'origine, progresso e stato presente del rito greco in Italia osservato ... ".(Viti i publikimit 1763)
Pietro Pompilio Rodotà lindi ne San Benedetto Ullano (Shën Benedhiti ne arbëreshë).
(Prej San Benedetto Ullano eshte edhe deputeti dhe europarlamentari Stefano Rodotà i cili mbart te njejtin mbiemer me shkrimtarin Pietro Pompilio).

Image
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Arbereshet e Italise.

#35

Post by Mallakastrioti » Sun Nov 24, 2013 9:53 pm

" La rivolta calabrese - 1848

La rivolta calabrese

I fatti del 15 maggio a Napoli, oltre che il richiamo delle truppe e della flotta dall’alta Italia, provocarono viva agitazione nelle province del Regno, specie nelle Calabrie. Fu così che verso la fine di maggio in queste province si costituirono spontaneamente dei comitati di pubblica sicurezza; ..."

Kryengritja kalabreze-1848

Kryengritja kalabreze

Faktet e 15 majit ne Napoli, perveç thirrjes se trupave dhe te flotes se Italise se eperme (veriut, shenimi im), provokuan nje tronditje te thelle ne pronvincat e Mbreterise, kryesisht ne Kalabri. Ishte keshtu qe ne fund te majit ne keto provinca u krijuan vetvetiu komitete te sigurise publike..."
----------------
Roli i arberesheve ne ate qe njihet si "Kryengritja Kalabreze" e 15 majit te vitit 1848, te cilet, prej nje kronisti ushtarak te kohes pershkruhen me keto fjale:

"Ne shfaqim qe ata jane Shqiptar, dhe per kete te denje per ato levdata qe meritojne, qe te gjithe jane pasardhes te te pavdekshmit Skenderbe."
---
Shkeputur prej "Documenti storici riguardanti l'insurrezione calabra, preceduti dalla storia ...", f.40, viti i publikimit 1849.

Image
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Arbereshet e Italise.

#36

Post by Mallakastrioti » Wed Nov 27, 2013 10:00 pm

"1448 - Familja Reres e Epirit
Në vitin 1448 Mbretit të Napolit, Alfonsit të Aragonit, iu desh të shtypte një kryengritje të disa baronëve në zonat fshatarake të mbretërisë së tij në Italinë e Jugut.
Ai kishte nevojë për ushtarë të aftë që të mund të mposhtnin kryengritësit dhe kështu i bëri thirrje aleatit të tij Gjergj Kastriotit për ndihmë. Skënderbeu, në përgjigje të thirrjes, dërgoi atje një trupë ushtarake të komanduar nga gjeneral Dhimitër Reres. Kjo trupë thuhet se ka qenë johomogjene, d.m.th e përbërë nga ushtarë të fiseve të ndryshme shqiptare, të cilët sollën me vete gratë dhe familjet.
Këta arbëreshë e shtypën me sukses kryengritjen dhe rivendosën rendin. Mbreti Alfonso e shpërbleu Dhimitër Reres për shërbimet e tij ndaj Napolit duke e caktuar atë Guvernator të Kalabrisë. Ndërsa ushtarëve të tij u dha tokë në zonën malore të provincës së sotme të Catanzaro-s (Katanxaros). Bëhet fjalë për 12 qytetet e mëposhtme: Amato; Andali; Arietta;Caraffa d' Catanzaro; Carfizzi; Gizzeria; Marcedusa; Pallagorio; S. Nicola dell'Alto; Vena; Zagarise; dhe Zangarona.
Mbas dy vjetësh, një trupë tjetër ushtarake shqiptare u dërgua në garnizonin e Siçilisë për të luftuar një kryengritje si dhe çliruar ishullin. Këto trupa u udhëhoqën nga Gjergj dhe Bazil Reres, djemtë e Dhimitrit. Kjo trupë ushtarësh u ngunjua në fushime ushtarake të ndara në provincën e Palermos duke formuar më vonë fshatrat Contessa Entellina; Mezzojuso; dhe Palazzo Adriano. .."

I pari studiues arberesh i cili nxori ne drite keto fakte, pra pranine e familjes Reres (Dhimiter Rere dhe dy djemte tij Bazili dhe Gjergji), ishte Pietro Pompilio Rodotà ne vepren e tij me titull "Dell'origine, progresso e stato presente del rito greco in Italia".
Disa studiues te sotem arberesh e kane kritukuar duke arritur edhe ta cilesojne si jo te vertet, apo falso, nje ngjarje te tille, apo edhe vet dokumentin ne fjale.
Ne se do mbeshteteshim ne vepren "Annuaire des Voyages de la Geographie pour l'année ..., Volume 3 ", ff. 220-221, viti i botimit 1809, ndeshim ne diçka interesante lidhur ketij fakti (shih imazhin e bashkangjitur).
Ne se do lexonim ne fund te citimit (1) kemi kete shenim:
"Nxjerrja e kesaj diplome eshte bere me 24 shtator te vitit 1665, prej akteve te noterit publik Diego Barretta".

Pra, nuk do kishim arsye te dyshonim autenticitetin, apo vertetesine si dokument, i cili ka ekzistuar dhe eshte bere i njohur me 24 shtator te vitit 1665. Rodotà thjesht nxorri ne drite nje dokument interesant dhe te rendesishem. Lidhur permbajtjes se ketij dokumenti, mendimi im eshte se, sigurisht qe mund te diskutohet dhe te analizohet, por kurresesi nuk mund ta klasifikojme si jo autentik.

Image
Image

User avatar
TeuAL
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 254
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

Re: Arbereshet e Italise.

#37

Post by TeuAL » Sat Sep 09, 2017 5:18 am

Arbereshet ndihmojne Italine ne perpjekjet per liri dhe bashkim kombetar ne mesin e shek. XIX.

Liber terheqes:
--------------------------------
Gli ultimi Borboni di Napoli (1825-1861)
Harold Acton
Giunti Editore, 1997
--------------------------------

User avatar
TeuAL
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 254
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

Re: Arbereshet e Italise.

#38

Post by TeuAL » Sat Sep 09, 2017 5:35 am

Arbereshe te shquar:
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”