"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Luftrat shqiptaro-turke pas vdekjes se Skenderbeut.

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Luftat shqiptaro-turke pas Skenderbeut

#31

Post by Arbëri » Tue Nov 22, 2011 5:19 pm

The Gruda clan

Image
Shqip

Gruda është një fis i madh dhe rajon i Malësisë së Madhë (sot në Mal të Zi), në lindje të Podgoricës afër kufirit me Shqipërinë. Fisi ndeshet në dokumentet historike në shekullin të 15të dha gjatë historisë të tij ka luajtur rol qendror kundër ushtrive Osmane, Serbe dhe Malazeze.
Hera e parë që fisi ndeshet në tekste historike është më rr. 1455 si përkrahës të Venecianëve. Zona e Grudës kufizohet nga Hoti dhe Kelmendi në jug/lindje dhe përmbanë vendbanimet Tuz, Kshevë, Dinoshë, Sëlisht, Deçiq, Vlanë, Vranë, Prift, Tergaja, Shipçanik, Lofkë, Lekaj, Pikalë, Vulaj, Milesh, Dheu i Zi, dhe Suka e Grudës me Tuzin si qendër. Familjet kryesore janë Ivezajt, Gjolajt dhe Nikajt, nga të cilët kanë prejardhje shumica e familjeve të tjera. Gjatë shekujve shumica e fisit ka përkrahur katolicizmin, kurse kisha me e vjetër e fisit u ndërtua më 1528-9. Sipas legjendave të fisit Gruda ka prejardhje nga refugjatë katolikë Shqiptarë që u vendosen në Grudë gjatë ngulimeve sllave në shekullin të 6-7të. Gjithashtu gjatë viteve 1520 refugjatë nga Suma e Shkodrës u vendosen në Grudë. Gruda është ndoshta fisi i vetëm që pranon hyrjen e burrave në fis nëpërmjet martesave me gra të fisit. Si pasojë rreth 80 nga shtepitë e fisit kanë prejardhje dhe nga fisi Berisha. Më 1735-7 Gruda dërgoi 200 vullnetarë me Gjon Martinin, djalin e Martin Nikshit, në krye si përkrahës të perandorisë austriake kundër Osmanëve në Kosovë. Më 1907 albanologu Franz Nopcsa shkruajti që fisi kishte rreth 7000 pjesëtarë.
Image
New York Times për Tringë Smail Ivezajn
Më 22 Prill 1880 fuqitë e medha dorëzuan zonën te Mali i Zi, por Gruda dhe fise të tjera revoltuan nën drejtimin e ligës së Prizrenit. Në urën e Rrzhanicës 8.000 vullnetarë munden Malazezët dhe ndaluan aneksimin e Grudës. Gjatë luftimeve të mëpasme kundër Osmanëve krerë kryesorë të Grudës ishin Smail Martini Ivezaj dhe Baca Kurti Gjokaj. Smail Martini u internua dhe vdiq i burgosur në Anadoll, kurse 2 bijtë e tij Zefi dhe Gjoni u vranë gjatë betejave. Sepse ai nuk kishte trashëgimtar mashkull kryesinë e fisit e morri Tringa Smaili Ivezaj, vajza e tij. Trimëria që ajo tregoi ishte e tillë që New York times e quajti "Zhan d'Ark Shqiptare". Tringa Smaili vdiq më 1917 dhe u varrosë në Kshevë, por dy ditë pas varrimit varri u shkatërrua nga ushtria serbo-malazeze. Baca Kurti Gjokaj, i cili vdiq më 1881 (74 vjeç) u varrosë në kishën e Mileshit. Por këto luftime ishin vetëm fillimi i revoltave pasi në vitet e ardhshme Gruda morri pjesë në gjithë kryengritjet kundër Osmanëve. Më 1911 Ded Gjo Luli i Hotit dhe Sokol Baci Ivezaj i Grudës ngritën flamurin shqiptar në Deçiq pas më shumë se 450 viteve pushtimi osman, kurse gjatë rrethimit të Shkodrës nga serbo-malazezët më 1912 Gruda dërgoi vullnëtarë me Dedë Nikë Ivezajn në krye.
Image
Gruda is a large Albanian clan and region located in modern Montenegro, east of Podgorica along the Albanian-Montenegrin border. First attested in modern documents in the 15th century the clan played a pivotal role in the Albanian wars against the Montenegrins, Ottoman Turks and Serbs throughout the centuries.


The clan was first documented in 1455 as allies of Venice and its region borders those of Hoti and Kelmendi to the south and east. Gruda's settlements are Tuzi, Kshevë, Dinoshë, Sëlisht, Deçiq, Vlanë, Vranë, Prift, Tergaja, Shipçanik, Lofkë, Lekaj, Pikalë, Vulaj, Milesh, Dheu i Zi, and Sukë of Gruda with Tuzi being its main town. The three main families are Ivezaj, Gjolaj and Nikaj, from which most of the other families stem. For most of its recorded history the clan has been Catholic, its oldest church dating to 1528-9. According to its folk legends they stem from Catholic Albanian refugees that moved from Hercegovina southwards during the Slavic migrations. In the 1520s the clan was joined by Catholic refugees from Suma, northeast of Shkodër. Gruda is the only clan that recognizes both patrilineal and matrilineal descent, thus allowing full intermarriage with members of other clans. As a result in the 1900s 80 of its households also stemmed from the Berisha clan. In 1735-7 the clan sent 200 volunteers under Gjon Martini, son of Martin Nikshi in the army of the Holy Roman Empire to fight against the Ottomans in Kosovo. Baron Franz Nopcsa reported in his anthropological studies that in 1907 the clan had about 7,000 members.
On April 22, 1880 the Gruda region was awarded to Montenegro but the clansmen revolted under the leadership of the league of Prizren. The Montenegrins were defeated in the battle of Rrzhanica by an 8000-man force consisting of clansmen and the league's troops. During the following revolt against the Ottomans Smail Martini Ivezaj, leader of the clan was interned and died in Anatolia and both of his sons Zef and Gjon died in the following years' battles. As a result the family's leadership passed to his daughter Tringë, who showed extreme courage in the future clashes and was surnamed "the Albanian Joan of Arc" by the New York Times. Another leader Baca Kurti Gjokaj also died at the age of 74 during the battles and was buried in the church of Milesh. In the following decades the clan regularly revolted against Ottoman rule and in 1911 after a victorious battle against the Ottomans, the troops led by Ded Gjo Luli of Hoti and Sokol Baci Ivezaj of Gruda raised the Albanian national flag in Deçiq after more than 450 years. In 1912 volunteers from Gruda under Dedë Nika Ivezaj fought against the Montenegrin army that had besieged Shkodër. During WWI Gruda's region was controlled by Austria, but was later awarded to Yugoslavia. Tringë Ivezaj, who had fought in the 1911 revolt died 6 years later. Her funeral became a rallying point, which led to it being targeted by Serbian and Montenegrin authorities that destroyed it two days later.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Luftat shqiptaro-turke pas Skenderbeut

#32

Post by Arbëri » Tue Nov 22, 2011 10:14 pm

“Kryengritjes Shqiptare” e Mihal Gramenos

Image



Në “Kryengritja shqiptare” në formë kujtimesh Grameno paraqet, luftën çlirimtare të popullit shqiptar kundër turqve dhe luftën që bënte për ruajtjen e pavarësisë nga rreziku që i kanosej nga të gjitha anët. Simbol i kësaj lufte të drejtë e të përgjakshme ishin çetat e komitave, çetat e dëgjuara të Bajos e të Çer-çiz Topullit. Prandaj “Kryengritja shqiptare” është një “copëz histori” e letrarizuar, e shkruar dendur edhe me emocione, nga e cila buron atdhedashuria e autorit të saj.
Image
Fotokopje e librit “Kryengritjes Shqiptare” e Mihal Gramenos
Gramenoja d filloi kujtimet e tij për të parin Komitët revolucionar, të formuar në Manastir, më 1905 nga Bajo Topulli, kushtet në të cilat u formua, përpjekjet e para të guximshme të çetës së Bajo Topullit, e cila në mars të vitit 1906 doli maleve, bujën që bëri kjo çetë në Evropë ku gazetat e ndryshme shkruanin për “hoxhën” komitë, siç e quanin Bajon. Pastaj vendin qendror në pjesën e parë ia jep çetës së Çerçiz Topullit. Duke paraqitur rrugën e lavdishme të kësaj çete kryengritësit, Mihal Gramenoja evokon kujtimet për të që nga 18 maji i vitit 1907, kur ajo shkeli në bregdetin e Himarës e deri më 23 korrik 1908, kur shpallet Kushtetuta e xhonturqve. Ngjarjet janë regjistruar herë-herë në mënyrë kronike.

Ky libër proze memoriale, në radhë të parë, ka vlerë të madhe historike-dokumentuese. Brenda saj përshkruan ngjarje të vërteta dhe luftërat nga e kaluara e lavdishme e popullit tonë, që luftoi trimërisht kundër turqve. Dhe, së fundi gjenden emra vendesh e datash të rëndësishme që edhe sot i shënon historia e së kaluarës. Po ka edhe vlera ideoletrare, që nuk mund t’i mohohen kësaj proze. Në pjesën e parë të “Kryengritjes shqiptare” ai i paraqiti, pra, në mënyrë reale ngjarjet dhe protagonistët e tyre. Ai është mjaft objektiv kur përshkruan bredhjet e çetës së Çerçizit, kur përshkruan mikpritjen, në të cilën hasin komitat.

Disa pjesë të veprës, sidomos ato në kreun e pestë, të gjashtë, të shtatë, të tetë, e të nëntë dhe në kreun e dhjetë janë paraqitur me dramacitet, me frymëzim dhe me mjeshtërinë e një artisti. Veçse pasazhi më interesant e më plastik është gjithsesi Lufta e Mashkullores. Grameno është edhe këtu real në përshkrimin e një lufte heroike, që zhvilluan komitat shqiptarë më 5 mars 1908. Atmosfera që krijon Gramenoja në këtë pjesë të “Kryengritjes shqiptare” është një atmosferë lufte të ashpër me armikun, i cili i gjen dhe i sulmon komitat kur ata ishin të papërgatitur.

Por vlerën më të madhe letrare në pjesën e parë të “Kryengritjes shqiptare” e përbëjnë portretet që Mihal Gramenoja i ka realizuar mjaft mirë. Ato i ka shkruar me dashuri e ngrohtësi të veçantë. Madje jo vetëm në këtë vepër, por edhe në gazetat që i botoi, sa në “Koha” për shembull, ai na ka lënë portrete të qëlluara të patriotëve. Dhe me të drejtë Piro Tako pohon: “Mihal Gramenua, me sa duket, qe i pari që kultivoi në gazetarinë shqiptare edhe portretin” (24) . Kontributi i tij në këtë lloj letrar është i dukshëm.

Mihal Gramenoja përshkruan figurat e luftëtarëve të njohur të lirisë, d vesh ato me petkun letrar, jep portretin moral e fizik të tyre. Prandaj këto portrete kanë vlerë historike dhe letrare dhe janë shkruar me një gjuhë të zgjedhur e me emocione. Portreti më i plotë është ali i Çerçiz Topullit. Ai paraqitet kapidan i vërtetë, i urtë, i mençur, strateg i rrallë. Po me të janë edhe trimat e tjerë që e dëgjojnë dhe e respektojnë. Mirëpo, jepen me aftësi edhe portretet e luftëtarëve të tjerë. Zeman Mashkullori është nëna e çetës, i papërtuar, është i gatshëm të ndihmojë secilin, i bante trastat dhe shokët në shpinë për të ka-përcyer ndonjë udhë. I urtë, i qeshur, i dashur, trim pa shembull, zemërgjerë, “ishte edhe babo”, Haredin Tremishti, një i ri 16-18 vjeç. Grigor Cilka ishte zemra e shpirti i lëvizjes kombëtare, guximtar i madh, i ditur, patriot, i kishte bërë shumë shërbime lëvizjes. Në mënyrë të ngjashme shprehet Gramenoja edhe për Abdyl Mersinin, Abaz Nivicën, Sevasti e Parashqevi Qiriasin dhe zonjëzën Franka, mësuese e shkollës së çupave, për Hoxhë Hasanë, “një nga të rallët atdhetarë, i cili fshehtazi u jep mësime fëmijës”, për Kosta Bullamaqin “mësonjës i shkollës romane, përpiqet me gjithë fuqi për gjuhën shqipe” dhe për patriotë të tjerë, protagonistë të mirënjohur të lëvizjes antiosmane.

Duke lexuar këtë prozë, del në pah edhe portreti i autorit të saj, ndonëse ky jepet me modesti. Por kuptohet se ai ishte prore afër komandantit të vet Çerçizit, qëndronte krah për krah me të në luftë, ishte njeriu politik i çetës, shkruesi e mësuesi i saj, i mësonte luftëtarët të luftonin e të shkruanin kur ata pushonin në kohë të lirë. Dhe, ku është Çerçiz Topulli aty është edhe Mihal Gramenoja. Me ngrohtësi janë paraqitur edhe portretet e nënave të luftëtarëve. Së pari, ato janë trimëresha e sypatrembura. I ndihmojnë të bijtë e shokët e tyre pa kursyer asgjë.

Vlerë të konsiderueshme historiko-letrare kanë edhe portretet e tjera të Mihal Gramenos, të botuara në gazetën “Koha” gjatë viteve 1916-1919. Edhe këto portrete paraqesin një tabllo të gjendjes së Shqipërisë së atyre viteve.

Gramenoja i kushton një vëmendje të veçantë përshkrimit të natyrës. Në bredhje e sipër me komitat atij i bëjnë përshtypje bukuritë e natyrës shqiptare: malet e larta e me shkëmbinj, lumenjtë e shpejtë, grykat e ngushta e pitoreske, bregoret e gjelbëruara, bagëtia me barinjtë, këngët e tyre të përcjella me fyej etj. Kështu ndalet e përshkruan bregdetin e

Himarës, bukurinë e Kozelit, udhën që nga Trimishti e deri në Pestë, Goçën e viset e tjera të Shqipërisë. Në të paraqiturit e natyrës shqiptare vihet re ndikimi i veprave të Naim Frashërit, veçmas i “Bagëti e bujqësisë”.

Më 1925 Mihal Gramenoja shkroi edhe pjesën e dytë të “Kryengritjes shqiptare”, atëherë kur ishte moshuar dhe kur kishte filluar të binte edhe nga shëndeti.

Ai thotë se në pjesën e dytë ka paraqitur burimet kryesore nga historia pas vitit 1908, por që “studjuesit e mëvonshëm, historishkronjësit do të mund të shkruajnë vepra të mbaruara”. Siç shihet, as që ka pasur pretendime të shkruajë një histori të përsosur. Kështu pjesa e dytë e “Kryengritjes shqiptare” është në të vërtetë një paraqitje kronologjike e ngjarjeve të viteve 1909-1925. Shkruan në të për gjendjen e shqiptarëve nën regjimin e xhonturqve, Kongresin e Manastirit, Kryengritjen e 1910-ës në Gegëri, formimin e Komitetit për çlirimin e Shqipërisë, Kryengritjen e 1911-ës, Luftën Ballkanike, shpalljen e pavarsisë më 1912, gjendjen e vështirë pas pavarësisë, largimin e princ Vidit, formimin e qeverisë së Durrësit, Kongresin e Lushnjës, Kryengritjen e Qershorit, dështimin e qeverisë së Fan Nolit dhe për kthimin e Ahmet Zogut në Shqipëri.

Duke i renditur këto ngjarje, Mihal Gramenoja paraqet edhe pikëpamjet e tij për to. Por janë këto pikëpamjet e një veterani të molisur, të cilin e ka lënë fuqia fizike e psikike. Disa prej këtyre nuk janë pikëpamje të drejta. Këndi i vështrimit të ngjarjeve s’është i qartë, madje është i mjegulluar. Këto ngjarje, që bënin bujë të madhe, shikohen nën prizmin e rendit feudoborgjez e të Ahmet Zogollit. Janë vitet e fundit të Mihail Gramenos kur ky përqafon regjimin e këtij satrapi. Prandaj faqet ku janë shtonar kujtimet e pjesës së dytë të “Kryengritjes shqiptare” jo vetëm që nuk kanë vlerë letrare, por është e paktë edhe vlera historike-dokumentuese.


(23) Mihal Grameno, Kryengritja Shqiptare, Vlorë, G. Direttore, 1925. Botim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit. Ka një parathënie të shkruar nga vetë autori.
(24) Piro Tako, “Hyrje”, në Antikat kombëtare të Mihal Gramenos, fq. 18.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Luftat shqiptaro-turke pas Skenderbeut

#33

Post by Arbëri » Wed Nov 23, 2011 10:33 pm

Nora e Kelmendi, një heroinë legjendare shqiptare.
E quajtur "Helenja e Shqipërisë",


Image
SHENIM: Marin Sirdani e perpiloi kët tregim simbas Prël Tom Cubit prej Selcet dhe Gjergj Alezit prej Boget. Gojëdhanat e dy Kelmendasve përkojnë me shkrimet historike të Pjeter Bogdanit, F. Lenormant-it, P.F. Arcangelo da Salto, dhe De Gubernatis-it)

Nder shum pashallarë qi i lanë nji emen të zi vedit në Shqypnin e Verit per barbarizem e mizori njehet edhe nji farë a Vuçi Pashet. Mbasi ky nier i mbrapshtë me nji ushtri të madhe turke i ra kryq e terthuer Kosovës mbarë, tuj ba shka i shkojte neper mend; ba at krahinë per shkop, mësyni Kelmendin, fisin ma të fortin e asajë kohe. Bashkue nji mori ushtrijet niset ky prej Shkodret, e tuj kalue neper Shkrel, Kastrat e Rapshë të Hotit bjen në Grabom.

Kushtrimue Kelmendi, betohet më shtatë e shtatdhetë, jo vetem burrat por edhe grat, mos me i ra Turkut në dorë per së gjalli. Nji tubë sish aty per aty me të leta u turren e u ndeshen me terbim n'anmik më nji lug, ku u derdh gjak i pamasë, e prandej qëme atëherë e më sod i mbet emni Breg-gjakës.

Perballë njaj anmiku teper të madh Kelmendsit shkuen tuj luftue e tuj u smbrapë kadales derisa ushtrija turke zotnoi dy lugjet e Kelmendit. Atëherë, lanë disa çeta të shperdame malesh, u ngujuen me rob e robi në Nikç, në vendin qi quhet "Gjytetza e Kelmendit".

N'egercim të dameve e të trazimeve qi paten prej Kelmendsve ushtrija t'a pershkoi vendin tuj rroposë e tuj prishë gjithshkahin, kshtuqi në pak dit u ban ato vise si mos të kishte banue kurr rob i Zotit n'at dhé, shpijat zhdukë me themel, pemët pre për tokë, arnajët prishë e deri ledhet e bashtinave dermue.

Por para atij mjerimit Kelmendsit nuk ishin kurrkund të lodhun. Burra e gra bishin dita me ditë e natë me natë aty ktu prej gerllatave e shkamive si të terbuem në çeta ushtarake e bajshin kërdi në ta.

Tuj e pa Vuçi Pasha se me të keq ishte e kotë me shtrue at fis të fortë, mendoj me e thye me premtime. U çoi prandej lajmin se mbrenda nji jave kushdo, burrë a grue, do t'u dorzojte, jo vetem ishte i falun per shkado kishte bâ, por edhe do t'i shperblehej dâmi qi kishte pasë për shkak t'asajë lufte.

Kur mbërrijti lajmi i Pashës te Gjyteza e Kelmendit ku ishte fuqija ma e madhja e tyne, Kelmendasit u mblodhen në kuvend, e mbasi nuk i shkojte asnjanit as neper mend me u dorzue me gjithse kishte hipë nji zi aq e madhe buke sa me u mbajtë i lum aj qi muejte me u ngî me lkura ahi, persriten bén qi kishin pasë bâ kur nisi lufta, "mos me i ra per së gjallit Turkut në dorë". Posë kësajë, perforcuen edhe ndeshkimin e zakonshem të tyne—me bâ batare kedo që guzonte me bâ spionazhë a me tradhtue vendin.

Me burra, n'at mbledhe, ishin edhe nji numer i mirë grash e vajzash qi ma se nji herë kishin ra në luftë e ishin da me nderë. Nji nder to, emnit Norë, e bija e njaj kryetarit, vajzë kund njâ njizet vjeçe, e bâshme, e lidhme e me nji bukuri të jashtzakonshme, e quejtun prandej edhe Nora e Bukur, lypë lejen me folë. Nxjerrë at leje, u thotë se po kje se e kishte fatin me u ndeshë vetem per vetem me Vuçi Pashën, do t'i a merrte jeten.

I ati, i cili ndollej aty në mbledhje, i dha pa tjeter bekimin, veç i tha të mendohej mirë para se me bâ at hap— a me këthye me nderë a me dekë me nderë. E prekun vajza prej atyne fjalve i pergjegjë t'et faqe gjith atij burri: "Se si ka me mbarue jeta e erne, lum tata, veç Zoti e din. Ndoshta Vuçi Pasha asht jetëgjatë e jetëgjati nuk bahet jetëshkurtë, por per vedi di me thânë se qe besa e Zotit, un po shkoj e virgjën. A do të këthej e virgjën a por do të des e virgjën".

Ndërsa kjo po flitëte, krenët i lshojn syt shoqi-shoqit, e mbasi e dishin për fort të virtytshme dhe e kishin pa disa herë tue ra në luftë me ta e tue u pre me Turq si ma i miri djaloç, ke mendoj shin se edhe bukurija e saje do t'i ndimojte me u ndeshë vetem per vetem me at Pashë, të tanë nji zanit, si të marrun vesht, i thonë: "Ta priftë Zoti mbarë, o Sokoleshë!".

Me kaq kuvendi dahet, e kush shpresoj te në vepren e sajë, tjerët mjerojshin per rrezik ma fort të nderës se të jetës së sajë. Nora nuk u hutue, por marrë ngrykë t'an e ma t'afermit e vet, 'veshet, mathet e kapistallet, e shtin nji kurqele në postavë, dhe drejtohet fill e te Pasha.

Roja tuj pasë urdhnin mos me i thânë kujë gjâ po deshti me u dorzue, dhe mbasi Nora tha se ishte e çueme prej krenve me u marrë vesht me Pashen per punen e dorzimit, s'i bani fije pengimit, kështuqi mbrrijti në Tamaré, ku ishte qandra e ushtris, pa i hi ferrë në kambë.

Lajmue Pasha se kush ishte e pse dojte me u pjekë më tâ, menjiherë e grishë në shatorre të vet. Aty nisë kjo me e rrejtë e me e kaçarrejt mbi mendimin e krenve. Pasha, para sajë, kishte mbetë shtang prej gojëtarfs e ma fort prej bukuris së saj, e tuj e pa kjo se i a kishte marrë mendët e tretë krejt fillin, nxjerrë me të shpejtë kurqe1in prej postavet e t'ia a rnshon dy-tri heresh lik në zemer, e pa e lanë me bâ as-ih as-uh e len shakull per tokë. Prehë kambët atëherë Nora e çan rrugës drejt kahë kishte ardhë, e roja ke e kishte pa pak orë perpara tuj kalue andej s'i bani fjalë, me mendue se ajo do t'ishte ndermjetsja e Pashës me Kelmen.

Nuk vonoi shum e u perhap lajmi i vrasjes së Pashës, e ushtrija u perzie si flokët e harapit, po heroina kishte kalue n'anë të t'vetve e kishte pshtue. Kelmendsit, tuj perfitue prej asajë rase të bukur, porsa u ra muzgu, u lshuen si egercina, burra e gra, me brimë zajesh e pushke, me krizem e rrokollim shkrepash me të vojtë mendja se po shembej toka. Ushtrija tuj mos i dijtë manâ vedit muer hiken, rrugë e pa rrugë, tuj lanë nozull e gjithshka pat. Në ket pshtjellim disa çeta Kelmendasei ndoqen kambë per kambë turqit tuj i damtue per së forti, disa xûnë gryka e shtiqe e bânë rrenim në ta, tjerë rrokllojshin shkambij e shkrepa kahë kalojshin turqit lugjeve e gerllatave ei bajshin me iu dhimbët gurit e drunit. Aq kerdí u ba n'ushtri të Turkut n'at luftë neper ato vende të thyeshme, sa me t'u dukë prrallë shka u diftojte per ta, e prandej atye mbrapa mbet fjalë: "S'lufton Kelmendi, por lufton vendi".

Çka thotë Historia?

Kemi para sysh katër shkrimtarë qi flasin mbi ket luftë të pergjakshme qi bani Kelmendi kundra Turkut, e mbasi nuk munden me u pasun perdoresh letas prej kujdo veprat e tyne, po botojm shka thotë seicili veças, pse ashtu sbashkut plotsohet kallximi. Prej tyne, si ka me u pa, dishmohet numri i madh i ushtris turke tridhetë mij vetshe me nozull e municjon per ball të shum-me-thânë nândqind Këlmendasve në gjendje ke s'vé-mâ-keq buke, ndima qi paten prej grave, vrasa e Vuçi Pashës, dhe disfata e turpshme e Turqve.

Posë ndonji rrethane lufte e trimnisë së heroinës, e cila, si u diftue sypri, asht e ruejtun shum bukur në traditen e fisit kreshnik të Kelmendit, perkojn shqimit me kallximin populluer, prandej mbarë rrjedha e ksajë lufte mund të xehet e vertetueme shi si e difton populli.



Pjeter Bogdani
(Cuneus Prophetarum, fq.43-44)

Nder shembuj të perkurmit bjen edhe këte : "Kush mundet me i ram mboh se mâ i vobek kje Vuça Pasha, i silli per të mbëledhë nji ushtri dymbëdhetë mi vetësh, nuk i mastuen shum miljon ar, se Kelmendsit, të sijt me nji za: "Eja kush ansht trim" mbledhunë afer pesqind vetë, vran Vuça Pashen, vjetit së Krishtit 1630. E në nevojë mpsuen me granë lëkuren e qarrit, posi të begatët majen e miellit, ende atyne ajo gjellë mâ shije u ka, se Pashallarvet e Sanxhakvet mishi i kingjavet e vjetave të njomë, pa ndiem kurraj të ngimë, tue ngrânë per gjith horë e tue votë rreth neper râjë të tyne, posi tha Profeta: "Kanë me ardhunë rreth gjytetsë e kanë me pësuem uni posi qent e gjithëherë mâ fort dëshërojnë".



F. Lenormant
Turcs et Montenegrins, 1866)

"Tuj e dijt qeverija otomane, thotë Lenormant,se çerdhja e anmiqve të sajë ishte Kelmendi, i dha urdhen në vjetë 1624 Pashës së Pejës e Mydyrrit të Gucls me e shtrue e me e ba të pakenun at fis. Kta mbas urdhnit qi paten i mS)ln, po kjenë da me dam e mbarre të madhe. Po per me muejt me e hjekë at kore prej vedit muerren e dhanë deri sa te e vona i a mbushen menden Stambollës me çue ndima të mdha e ushtri per me pushtue at fis, qi i qitëte aq trazime qeveris. Kshtu Pasha i Shkodres muer urdhen me e bashkue fuqfn e vet me fuqf të Pashës së Boznjes e të Pejës e me e msy Kelmendin. Ushtrija e bashkueme mbrrijti në tridhetë ml vetë edhe u nis prej Shkodret e u kap lugut të Cemit perpjetë. Kelmendsit u rrudhen perpjetë para gjith asajë mori ushtrije. Pa mbrrijt në Tamare, ku piqen Cemi i Selcës e Cemi i Vuklit e ku Kelmendt kishin rrenue uren, banë nji dredhf. U vUnë në të hikun pa ba asnji qindresë me randsf. Kjo ligshtf e dukshme u dha zemer Turqve e filluen me u shperda tuj e kalue lumin në kambë e tuj i ndjekë Kelmendsit majeve ku u shtemguen per qindresë. Para se me i a nisë ktij sulmit Kelmendsit kishin çue nji rrem ushtrije mbrapa Turqve tinzë, e kshtfi pa pritë pa kujtue kjenë të ffiSYm prej të dyja anve. Kelmendt të ndimuem edhe prej grave të veta rrokulluen shkarnij e shkrepa mbi Turq, të cilt ishin shperda lugut të Cemit e brijave, por shumica gjindeshin në nji grykë të ngushtë, ku s'muejshin me u sjellë. Me i msy para nuk muejshin, pse ndesheshin në trup t'ushtris së Kelmendit, sidomos në shkrepa e shkarnij, qi u rrokullojshin në ta, kshtuqi s'u mbet tjeter veç me i çilë shteg vedit per mbrapa, shka nuk u duel ndryshe j veç tuj ba të bjerruna të mdha. Prej Turqve mbeten dekun gjashtrnf vetë, me gjithse nuk kjenë veç nandqind Kelmen, qi perbajshin gjith fuqin e tyne. Pasha i Boznjes kje i pari, qi u vu në të hikun
P.F. Arcangelo da Salto

P.F.Arcangelo da Salto: Vita del Venerabile Padre Fr.Bonaventura da Palazzuole (Diario francescano, vol.lI, pag.18, - 2 ttobre).
Vjetin 1368 dau Sulltani me mposhtë të Krishtenët të quejtun Kelmen, banorë të maleve të nalta të Shqypnis, shka s'i kishte dalë me ba qëse kishte pushtue at mbretni. Shenjoi per at qellim Pashen e Bosnjes me nji ushtri tridhetë mij luftarësh me të cillt shkojshin perdhuni edhe shum të Krishtenë. Ndeshë të dyja ushtrit në shoshoqen me gjithse Kelmendsit s'ishin veçse shtatëqind, të ndimuem prej vendit të thyeshem, mbyten katermi Turq, mueren nozull e municjone, e ushtrija qi pështoi u vu në të hikun e kjenë të ngushtuem me e shgrehë luften. Prej Kelmendsve mbeten vetem trembëdhetë të dekun e disa të varruem, e prej të Krishtenve qi ishin kenë me Turq mbeten dekun tre a kater".
De Gubematis

Orbis Seraphicus, vol.lI, page 406, 473.


Edhe De Gubematis e difton të thuesh nji-nji rrjedhen e ksajë lufte si ky shkrimtari i fundshem [si P.F. Arcangelo da Salto]. Shton e thotë veç se Kelmendsit si per natyrë e vend të fortë, si per trimni qi tregojn xehen per ma të rrebtit nder Shqyptarë ( ... tum propter naturae et loci, munimen, tum ob propriam magnanimitatem sup ra, omnes Albanenses reputantur). Per shkak të disa të thyemeve t'ushtris turke e pse s'kishin muejt kurr me e shtrue at vend kishin fitue nji nam të madh n'anekand mbretnin otomane (in toto ottomanico dominio magni nominis facti fuerant)

Kjo luftë, mbas ktij, ndolli kahë mjedisi i dimnit të vjetit 1637, e shkaku pse mbeten aq pak të krishtenë, qi ishin n'ushtri turke, e ven pse tuj e dijt Kelmendsit se perdhuni kishin ardhë me luftue kundra tyne e lshuen zâ të bâjshin ndonji shêj per me i njoftë, e ashtu u ruejten mos me i damtue.
Image


1620: Nora of Kelmendi, a legendary Albanian heroine. She can be called the "Helen of Albania", for one of the biggest wars was "caused" by her beauty. But she can also be called the Albanian Brünhilde too, for she was the greatest woman warrior in the history of Albania and further. After her father abandoned her as an unwanted daughter, her aunt raised her as a boy. Nora's biological father, having the desire to train some young man to become a fighter, decided to train the adapted “son” of his sister. Hence, unknowingly, he trained his own daughter to become a fighter. When Nora grew up, she become the most beautiful women in the Malesi region. One day, Bosnian Pasha saw her and wanted to marry her. But she didn't. He was quoted as stating: "I'll burn all of Malesi to ashes he said, or Nora will become my wife". She devised the plan of how to kill the mad Bosnian Pasha. According to a version, Nora pretended to want to marry the Pasha and visited him in his tent hiding a dagger. She stabbed the Pasha a few times, kicked him around the back of his head, and choked him a little so he would not scream. But Pasha survived the stabs. Nora ran as planned while the Malesians attacked the Ottomans army and they suffered great losses.
Nora of Kelmendi (17th century), can be called the "Helen of Albania", for one of the biggest wars was "caused" by her beauty. But she can also be called the Albanian Brünhilde too, for she herself was the greatest woman warrior in the history of Albania and further. There are two versions of Nora and both versions end with Nora killing the Pasha (a Bosnian man) who has been documented to have been the leader of the Ottoman Army and who had taken a Public Oath to turn the whole Malsia (also Malcia or Maltsia) into ashes if Nora did not become his wife.
[edit] Legend

The events happened around the year 1620. Nora’s father, a Noble Fighter wanted a son to help him fight against the Ottoman empire. When Nora, a girl was born, he took her to an orphanage in Shkodra city and left her there. His sister, knowing the doings of her brother, took Nora back and raised her as a boy. Nora's biological father, having the desire to train some young man to become a fighter, decided to train the adapted “son” of his sister. Hence, unknowingly, he trained his own daughter to become a fighter. But there is no way in fighting biology, so when Nora grew up, she become Malsia’s most beautiful girl. It is said that she was as pretty as a true Zane (mountain fairy). Her fame spread through the whole country. Pasha who resided at the Rozafati Castle in Shkodra City, heard of her too. One day Nora came down to the city with her parents. Pasha came out of Castle and saw her. He fell in love.

Initially, he wanted to marry her by the laws of the Albanian Canon, which meant he would send a trusted man to Nora’s house and ask for her hand. The Pasha himself had grown up in a similar tradition since is he was from Balkans too. However, Nora's family replied that the Albanian Canon did not allow for marriages with non-Albanians. Pasha was not used to be refused by his high ranked officers, and he had a harem full of women from all over the world. Hence, the Bosnian Dude went mad. "I'll burn all of Malsia to ashes he said, or Nora will become my wife".

That was not the first or the last time for Malsia to be burned to the ground, so nobody got really scared. It was bound to happen either for taxes, soldiers or the refusal to recognize the Ottoman legal system, anyway. But the Pasha was serious. He led his huge army and besieged Malsia.

Nora had proved to be a warrior. As a young woman she had proved to be the noblest and the most beautiful girl of all. But life had thrown yet another challenge at her. She had to prove that she was wise too, for wisdom is the thing most appreciated by the Malsia people. So she devised the plan how to kill the mad Bosnian Pasha.

This is what happened. Nora pretended to want to marry the Pasha without the permission of her family. Dressed with the djubletah, she went to Pasha's tent. Seeing her, the Pasha fell on his knees and began to pray to the divinities believing she was a true gift from heaven as a reward by the almighty Allah for his services to Him. Pasha ordered his troops to rest and prepare to go back to Shkodra city. The soldiers were happy to lay down their spears and get their noses into their bags of hashish. It sounds like the Trojan Horse, doesn’t it? But of course, it’s Balkans. Isn’t it?

While everything was quiet around the Pasha's tent, Nora pulled a dagger that her father had given to her, which he had gotten as a gift from his own father, who had gotten it as a gift from his own father and the genealogy of Nora’s Knife stretches who knows how far back. Point being, however, the dagger was in the family longer than anyone could remember. It was used strictly in wars, that is to say, the dagger was used only to kill people, or enemies as they called them to make themselves feel better. Most importantly, it was believed the dagger had magic powers, for no one who had carried it had died from enemy’s wounds. Now that was unusual at that time for a warrior family like that of Nora.

This time, though, it turned out to be a regular dagger, made of steel, by a smith in the Middle Ages. She stabbed the Pasha a few times, kicked him around the back of his head, and choked him a little so he would not scream. The Pasha fell on his Persian rug.

At that point Nora could no longer stab him for he was lying on the floor. As the Albanian customs go, you cannot hit a man that is not standing and further, cannot hit a man that does not fight back. Nora ran. As planned, at this time the Malsia army attacked the Ottomans army and destroyed them for god knows which time. But they always came back with more ready meat for the Malsia swords.

Pasha survived the stabs. He got his own special unit and followed Nora to her home.

There comes in the second legend. After this second version, Nora never went to the tent, but as the men were fighting on one side and the Ottomans had sneaked a part of their army to attack the villages, she led an army of 300 women against the Ottomans who had decided to burn, rob and rape. It is said that Nora had a duel with Pasha and she killed him.

In both versions, Nora kills the Pasha in a fair duel. And in both stories he is from Bosnia and is called Vutsi Pasha.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Luftat shqiptaro-turke pas Skenderbeut

#34

Post by Arbëri » Thu Nov 24, 2011 4:57 pm

AHMET DELIA

Image

Qysh prej Lidhjes së Prizrenit e deri te viti 1912, ka qenë periudha e intensifikimit të kryengritjet shqiptare për liri. Asokohe qenë mobilizuar në një masë të madhe shqiptarët e malësisë së Drenicës, të Llapit, Gollakut, Gjilanit, Gjakovës, Prizrenit e të shumë krahinave të vendit.
Kryengritësit të udhëhequr nga bijtë më të mirë të popullit shqiptar, ishin hedhur fuqishme kundër forcave ushtarake turke në veçanti kundër trupave të Shemsi e më vonë edhe të Maxharr Pashës. Në ballë të këtij organizimit, prinin burrat me nam të kohës si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Ahmet Delia e të tjerë. Kulla e Ahmet Deliut, atdhetarit dhe tribunit popullor ishte e hapur gjithmonë për çlirimtarët e atdheut. Ahmeti me të birin Murselin e me shumë shokë e bashkëluftëtarë, prisnin e përcillnin krerët e Lëvizjes sonë kombëtare, të cilët në kullën e tij, mblidheshin e bisedonin për një kryengritjeje të përgjithshme kombëtare kundër pushtueseve.

Më 1912, për të satën herë Hasan Prishtina kishte shkuar në kullën e Ahmet Delisë, ku kishte njoftuar të pranishmit se Parlamenti Turk nuk kishte dashur as të dëgjonte zërin e deputetëve shqiptarë për t’i plotësuar kërkesat e tyre. Ai sqaroi më tej, se po atë ditë në Stamboll, nën kryesimin e Ismail Qemalit ishte mbajtur një mbledhje e fshehtë, ku ishte vendosur që pikërisht në Kosovë, sa më parë të fillojë një kryengritje e përgjithshme, e cila do të shtrihej në të gjitha viset shqiptare. Të gjithë krerët e Drenicës, që ishin ftuar enkas aty, e përkrahën qëndrimin dhe vendimin e Hasan Prishtinës dhe të Ismail Qemalit, aty dhanë edhe besën e burrave se do të dhënë çdo gjë për liri të atdheut. Krerët e Drenicës të mobilizuar në kullën e Ahmet Delisë të Prekazit, nisën përfaqësuesit e tyre për në Kuvendin e Junikut, ku ishin mbledhur të gjithë krerët e Kosovës, Dibrës, Shkodrës si dhe krerë të viseve jugore të Shqipërisë. Në këtë Kuvend u aprovua programi me kërkesat tona kombëtare, kështu që kryengritja jonë shqiptare mori kuptimin e vërtetë të një kryengritje të përgjithshme.

Nën trysninë e vazhdueshme të kryengritësve shqiptarë, forcat turke u detyruan të tërhiqen nga tokat tona, s’do mend se kjo tërheqje u kurorëzua me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë e cila u kurorëzua më 28 nëntor të vitit 1912. Nga ana tjetër, në mënyrën më të pa drejt e në kundërshtim me të gjitha parimet ndërkombëtare mbi të drejtën e popujve për të jetuar të lirë në shtetet e tyre sovrane, fuqitë e mëdha evropiane, njëanshëm, duke shkelur mbi sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit shqiptare, njohën të “drejtën” e shteteve fqinje serbe e malazeze për copëtimin dhe aneksimin e tokave të Shqipërisë! Evropa ndau tokat tona. Populli shqiptarë u detyruan që të dalë në mbrojtje të tokave të veta me të gjitha mjetet që posedonte atë kohë, pra edhe me mjete luftarake. Nga ana tjetër, pushtuesit barbarë sllav, të yshtur nga pasionet e tyre të ulëta ekspansioniste, kryen masakra, terrorizuan popullatën shqiptare, me qëllim që të shuajnë rezistencën e tyre dhe t’i shpërngulin ata, për të bërë më vonë edhe spastrime etnike, me qëllim të ndryshimit të strukturës demografike në Kosovë. Prapa kësaj fshihej qëllimi i pushtetit serb, që më vonë të sillnin kolon serbë e malazezë në Kosovë, gjë e cila ka vazhduar në forma të ndryshme, deri në fund të shekullit të kaluar!

Xhandarmëria e Pashiqit, veç kishte filluar reprezaljet nëpër disa fshatra të Drenicës. Në njëfarë mase, pas shpalljes së Pavarësisë, kryengritjet në Shqipëri sikur kishin pushuar ca. Ahmet Deliu, i vetëdijshëm për qëllimet e Serbisë, mblodhi prapë krerët e Drenicës në kullën e tij, dhe së bashku me trimat, aty bënë edhe një Kuvend duke kujtuar besën e dhënë!
Ishte fillimjanari i vitit 1913, veprimet e dhunshme të xhandarmërisë serbe, sa po shtrëngonin dhe po ashpërsonin rrathët e krimeve mbi popullin tonë. Siç e thotë edhe kënga : “ Ky Ahmeti çka thanë: a e kem besën siç kemi dhanë! ”... Aty ishte dhënë edhe një herë fjala e burrave se do të rezistojnë me të gjitha mjetet e mundshme, pa e kursyer as jetën në mbrojtje të tokave dhe popullatës sonë, duke i dalë në mbrojtje: vëllai vëllait, fqinji fqinjit, fshati fshatit...

Një grup prej 13 xhandarësh serb, pak ditë pasi që ishte dhënë “ besa e burrave”, në kullën e Ahmet Deliut, kishin mësyrë Prekazin. Ata kishin terrorizuar dhe plaçkitur dy- tri shtëpi në Prekaz. Lajmi kishte shkuar tek Ahmet Delia, i cili lëshoi zërin e mobilizimit, por ai nuk priti as sa të mblidheshin trimat! I vendosur dhe pa humbur kohë, mori sëpatën dhe i lëshoi zë të birit Murselit, që të shkonin në mbrojtje të Halilit, fqinjit të tyre!... Kënga popullore rrëfen për këtë histori tragjike dhe heroike:

...“ Te Halili janë hi shkinia,
Bërtasin robt, piskasin fëmija,
Po na i ndien Ahemt Delia “...

Ahmeti dhe Murseli, marrin sëpatat shpejt e shpejt, duke vrapuar në drejtim të shtëpisë së fqinjit të tyre. Në derën e oborrit, ata lënë në vend rojën serbe, në brendësi të oborrit. Murseli ia nxjerr pushkën një serbi dhe fillon të godasë me ç rast vret disa xhandar.
Ahmet Delia mësynë kullën, Në të hyrë të saj, në shkallë ndeshet me një tjetër xhandar dhe e godet me sëpatë...

...” Me sakicë na i ra në ballë
Tana trutë ia qiti n’shkallë”...

Përleshja ishte e ashpër. Ndërkohë Ahmeti plagoset rëndë, kurse trimat tjerë të Prekazit, si: Ramë Islami , Xheladini, Jetullahu, Hajredini e të tjerë kishin rrethuar vendin.
...“ Pa u provua nuk njihet trimi,
Dy na i mbyti Xheladini”...

Në këtë qëndresë heroike të burrave të dheut, të cilët kishin lidhur besën për ta mbrojtur atdheun, ra në altarin e atdheut, Ahmet Delia, e disa të tjerë u plagosen. Nga ekspedita e xhandarëve 12 mbetën të vrarë, ndërsa shpëtoi një prej tyre.

...” Prej 12-tëve pshtoi Jovani
Shkon tuej ikë për rreth një gardhi
Banë kuku na faroi Prekazi”...

Jovani, kishte ikur me vrap, dhe pas dy orëve xhandarmëria serbe e rrethit të Mitrovicës kishin marrë lajmin e hidhur. Ata ishin bërë gati që të sulmojnë fshatin me forca tjera shtesë, mirë po trimave të Prekazit iu kishin bashkangjitur burrat e besëlidhjes dhe ishin mobilizuar e kishin zënë pozitat për ta mbrojtur fshatin me çdo kusht. Kur xhandarët serb po i ofroheshin Prekazit, kishin vërejtur se do të dilnin të humbur. Për të mos u bërë gjakderdhja më e madhe, ata sikur i ishin bindur një grupi xhandarësh Austro- hungarez, të cilët më të dëgjuar këtë lajm, nga Mitrovica kishin shkuar në Prekaz me një pajton me dy palë kuaj! Ky grup, pastaj kishte ndërmjetësuar mes trimave të Drenicës dhe xhandarmërisë serbe. Ishin marrë vesh që të dorëzohet vetëm trupi i Ahmet Delisë i cili kishte qenë pa shenja jete, gjoja për ta dërguar në spital! Forcat e xhandarmërisë serbe, duke e parë se Ahmeti nuk po jepte shenja jete, atë e groposin atë në arat e fshatit Tërnavc, fshat ky rreth 4 km. në veri të fshatit Prekaz. Veprimtaria për çlirimin e atdheut në Drenicë vazhdoi nën udhëheqjen e trimit të shquar Shaqir Smakës, ndërkaq pas rënies së tij Lëvizjes i priu Azem e Shote Galica. Gjatë tërë kohës së rezistencës për çlirim kombëtar, Murseli i biri i Ahmet Delisë ishte ndër luftëtarët më të shquar, dhe mu për këtë Azem Bejta e kishte edhe njeriun më të afërt të tij. Murseli nuk e hoq për as një çast pushkën nga krahu. Ai vdiq në vitin 1930 në rrethana misterioze në një spital të Shkupit. I vetmi trashëgimtar i Murselit, nga gjinia mashkullore, mbeti i biri i tij, Zeneli i cili nuk jeton më. E tërë veprimtaria e Ahmet Delisë ishte në shërbim të organizimit të rezistencës për çlirimin e atdheut.
Sot kur e përkujtojmë Ahmet Delinë, në 95 vjetorin e rënies së tij heroike, kujtojmë edhe rezistencën e pandërprerë, gati një shekullore për t’u çliruar nga okupatori serb.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Luftat shqiptaro-turke pas Skenderbeut

#35

Post by Sally » Sun Dec 11, 2011 1:36 pm

Perandoria osmane dhe Historia e Shqiperise

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Luftat shqiptaro-turke pas Skenderbeut

#36

Post by Arbëri » Thu Dec 22, 2011 10:11 pm

Kryengritjet shqiptare te viteve 1910-11 sipas NYT
Image
 
Kryengritjet shqiptare kunder turqve ne vitet 1910-1911. Nje vezhgim i hollesishem prej New York Times te asaj kohe. Analize interesante e shkaqeve te rebelimit shqiptar dhe e vendit qe zinte Shqiperia ne Perandorine Osmane.

Mal i Zi, Maj 1911.- Ndonese lajmet nga Cetinje, per kryengritesit shqiptare qe po perparojne ne terren kunder trupave osmane, konfirmohen prej Stambollit eshte ende e veshtire te thuhet nese kryengritja ka gjasa te marre permasat e rebelimeve para saj, dhe veçanerisht atij te pranveres se shkuar.

Shqiptaret, qe asnjehere nuk jane pushtuar realisht prej turqve dhe qe ne 1821 ju ofruan me kot sherbimet e tyre grekeve, jane pasardhes te atyre gladiatoreve te Romes se lashte qe, per shkelje te ndryshme, u debuan pertej Adriatikut.

Rebelimi i prillit 1910, qe filloi me nje perplasje mes shqiptareve afer Prishtines dhe trupave qe u derguan per te shtypur nje miting proteste kunder imponimit te taksave, u shnderrua ne diçka shume serioze. Pothuaj gjithe fiset ne afersi te Prishtines, Ipekut, Mitrovices, Gjakoves dhe Verisovicit moren pjese ne kete levizje e cila u shtyp ne qershor, kohe ne te cilen Qeveria turke kishte derguar te pakten 60.000 trupa ne terren nen komanden e Gjen. Shefqet Turgut Pashes, i njejti oficer qe eshte caktuar tani per te udhehequr trupat kunder kryengritjes aktuale. Gjate fushates se tij jane zhvilluar disa beteja fushore dhe humbjet nga te dyja krahet mendohet te jene te renda, por meqenese turqit s’kane lejuar asnje korrespondent lufte prane trupave te tyre, e verteta nuk eshte marre vesh asnjehere plotesisht. Kjo mund te thuhet edhe per mizorite qe, siç pretendohet, u kryen nga ushtria otomane si gjate luftimeve ashtu dhe pas tyre, kur turqit kontrollonin per arme te fshehura neper qytete dhe fshatra.

Por shume mund te kuptohet edhe nga debatet e nxehta ne Dhomen e Deputeteve ne Stamboll ku deputetet shqiptare leshuan akuza te renda kunder gjen. Shefqet Pashes, akuza te cilat u kundershtuan nga Ministria vetem duke paraqitur mohimet e gjeneralit. Keto akuza, po te ishin te verteta, do te vlenin po njesoj edhe per veprimet e trupave otomane gjate turbullirave ne Maqedoni ne kohen e regjimt te vjeter.

Keto akuza per mizorine e trupave turke kane nje ndikim direkt ne revolten e re sepse shqiptaret, qe nuk harrojne lehte dhe digjen nga deshira per hakmarrje, nuk do te rrine duarkryq e te shohin padrejtesite prej te cilave kane vuajtur.

Dhe as qe mund te mendohet qe nje popull, per te cilin mbajtja e armeve qysh prej femijerise ka qene per breza te tere çeshtje nderi kombetar, te duroje pa u ngritur ne kembe zhvatjen e ketyre armeve prej ushtrise turke

Ne fakt, ka mjaft arsye per te besuar se ne shume rajone aksioni per te privuar popullsine prej armeve ishte thjesht nje farse per faktin se shumica e armeve qe dorezoheshin ishin te llojit te vjeter nderkohe qe armet moderne fshiheshin tutje ne malet e paarritshem ku vendasit gjejne strehe kur shtohen perndjekjet e trupave turke.

Per me teper, nga disa raportime te fundit qe me sa duket vijne nga burime te besueshme, thuhet se qe prej shtypjes se kryengrijes se 1910-es, dhjetera mijera arme dhe sasi te medha municioni jane futur ne Shqiperi prej brigjeve ose prej kufijve tokesore.
Prej zyrtareve otomane jane shprehur shpesh dyshime se ky trafik ilegal ushqehet nga pale te treta te cila kane interes qe “plaga te mbahet hapur” ne kete zone te turbullt te sundimit otoman. Pavaresisht faktit nese ky opinion eshte i sakte apo jo, nuk ka dyshim se shqiptaret zoterojne ende nje rezereve te madhe armesh dhe mund ti armatosin perseri ata qe mendohet se u çarmatosen nente muaj me pare dhe jane po aq te gatshemn t’i perdorin ato arme kur ju paraqitet rasti.

Duke lene menjane çeshtjen e armeve, e cila eshte gjithmone delikate kur behet fjale per nje popull si shqiptaret, duket se regjimi i ri ne Turqi po perpiqetr qe sa me shpejt t’i asimiloje keta njerez kryelarte , te ashper, dhe fanatike te organizimit klanor ne nje status i cili mund te krahasohet me civilizimin qe mbizoteron ne pjeset e tjera te Perandorise Otomane.

Ne kohen e Abdul Hamidit, shqiptaret ishin te perkedhelurit e Turqise. Ata nuk paguanin taksa ose detyrime te tjera; burrat ishin te çliruar nga detyrimi ushtarak, perveç rastit kur formonin regjimente te zgjedhura qe sherbenin per ruajtjen e pallateve te sulltanit, detyre qe konsiderohej nder; dhe ata gezonin shume privilegje qe ju mohoheshin te tjereve. Nga ana e tyre, shqiptaret e shperblenin kete me besnikeri ndaj fronit dhe gatishmeri per te sherbyer ne lufte, ndonese vetem nen udheheqjen e krereve te tyre . Por kjo situate ka ndryshuar shume tani. Shqiptaret, ashtu si turqit, tani duhet te paguajne taksa, jane te detyruar te kryejne sherbimin ushtarak – dmth, kur arrijne t’i kapin – dhe kane rene pak a shume ne nivelin e nje qytetari te zakonshem turk. Por kjo nuk u shkon per shtat atyre. Ky eshte shkaku i vertete i ketyre shperthimeve kryengritese ndonese per çdo rast mund te kete edhe ndonje faktor lokal qe sherben si shkendije per zjarrin.

Deri tani, duket se vetem fiset gjate kufirit me Malin e Zi dhe afer Shkodres jane ngritur ne revolte, dhe mbetet per tu pare nese fiset e perfshira ne rebelimine fundit do te bashkohen me bashkatdhetaret e tyre. Nese kjo ndodh, atehere Qeverise Otomane do t’i duhet shume pune per te shtypyr keto kryengritje brenda nje kohe te pranueshme. Popullsia e Shqiperise arrin ne reth 850.000 veta, prej tyre rreth 120.000 mije jane burra te afte per te mbajtur arme; dhe territori shqiptar, qe kryesisht perbehet nga male te nderprere prej grykave e luginave te shumta te cilat duket sikur jane krijuar posaçerisht per ngritjen e e pritave, te jep te kuptosh se sa i veshtire eshte realizimi i nje fushate ushtarake ne kete vend.
 
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Luftat shqiptaro-turke pas Skenderbeut

#37

Post by Arbëri » Thu Dec 22, 2011 10:25 pm

Shtypja e kryengritjes së vitit 1847
Zenel Gjoleka e Tahir Çapari
Image
Zenel Gjoleka e Tahir Çapari, në krye të 1500 kryengritësve, më 28 gusht 1847 i dolën përpara ushtrisë osmane prej 5000 vetash, që ishte nisur nga Janina. Pas përleshjes që zhvilluan me të në fshatin Dholan, në verilindje të Janinës, i shkaktuan asaj disfatë. Me këtë fitore para kryengritësve u hap rruga për në Janinë, të cilën mund ta merrnin edhe për shkak se garnizoni i qytetit përbëhej në shumicë nga ushtarë shqiptarë. Por marshimi i mëtejshëm i kryengritësve drejt Janinës u ndal për shkak të lajmit se forcat e tjera ushtarake osmane po përparonin nga Manastiri drejt Beratit e Mallakastrës. Ky ishte kulmi i shtrirjes së kryengritjes, rruga për në Janinë ishte hapur, kështjella e Beratit ishte rrethuar, nga ky çast do të shuhej shpejt. Zenel Gjoleka u hodh në Labëri, ku ishin drejtuar forcat e shumta osmane. Kryengritësit e udhëhequr nga Rrapo Hekali goditën forcat ushtarake të komandantit të Rumelisë gjatë rrugës drejt Beratit, në afërsi të këtij qyteti, por u detyruan të hiqnin dorë nga rrethimi i trupave në kalanë e Beratit, sepse me ardhjen e trupave të serasqerit të Rumelisë kishte rrezik të binin edhe vetë në rrethim. Kur vetë Mehmet Pasha u shfaq në Berat në krye të dhjetë batalioneve, shqiptarët e Toskërisë u shpërndanë pa bërë asnjë lloj qëndrese. Në këtë betejë morrën pjesë tre pashallarë; ai i Manastirit, i Thesalisë dhe i Janinës.

Nga Berati ushtria osmane u hodh në Vlorë për t’u bashkuar me pjesën tjetër që kishte ardhur nga deti dhe për të ndarë forcat kryengritëse të Rrapo Hekalit nga ato të Zenel Gjolekës. Prej andej ushtria u drejtua për në Labëri, ku nuk hyri dot nëpërmjet Grykës së Kuçit, sepse aty ishin përqendruar kryengritësit e Zenel Gjolekës, por nga ana e Mesaplikut. Ushtria osmane dogji fshatrat Bolenë, Kuç, Kallarat etj.
Ç’u çkulë nga Manastiri,

tre Pashallar’e Myshyri,

Bymbash Sulejman Tahiri,

përposh nga Berati hyri,

-Gjolekënë të ma ziri,

rrathë në kokë t’i hidhi,

mase vjen ndërmënd qafiri,

u dogj Kuçi si Misiri.
Reparte të tjera ushtarake osmane zbarkuan në Himarë për t’u rënë kryengritësve prapa krahëve. Në kushte të tilla edhe Zenel Gjoleka i ndau kryengritësit në çeta më të vogla. Njëra prej tyre u ndesh me forcat osmane në fshatin Palavli, në fushë të Delvinës. Ndonëse luftuan me trimëri, kryengritësit u thyen përballë ushtrive të shumta armike.

Me shtypjen e kryengritjes në Shqipërinë e Jugut, trupat osmane përdorën gjerësisht terrorin mbi popullsinë, duke e vijuar ekspeditën ndëshkuese edhe gjatë dimrit 1847-1848. Serasqeri bëri arrestime të shumta në radhët e krerëve të Shqipërisë së Jugut: Rapo dhe Hamit Hekali nga Berati, dy djem dhe dy nipër të Ismail bej Vlorës nga Vlora, Veis Vesiari dhe tre djemtë e Tahir Abazit nga Tepelena, Tahir beu nga familja e Kapllan Pashës në Gjirokastër, Abdyl bej Koka, Çelo Picari dhe Sulo Kallapodhi nga Delvina, Alizot dhe Ahmet Dino nga Filati, Tahir Çapari nga Margariti; por u arrestuan edhe plot të tjerë nga shtresat e ulëta. Gjashtëmbëdhjetë krerë të kryengritjes u burgosën në Konia të Anatolisë, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë,u falën me një dekret perandorak. Ushtria turke arriti të shuante njërën pas tjetrës vatrat e qëndresës edhe në trevat e tjera. Qeveria osmane ndërmori atëherë zbatimin e sistemit të ri tanzimatist në Shqipërinë e Jugut. Pas përfundimit të kryengritjes jo të gjithë krerët u arrestuan, një pjesë ngelën të lirë, keshtu që Porta dërgoi forca që ti arrestonin. Disa prej tyre arriti t’i kapte dhe i vari ose i vrau, por një pjesë tjetër shpëtuan. Nje këngë thotë:
Gjemitë në det po vijnë,

për të lidhë Parësinë,

e zunë që në Kaninë,

Laton e Dalan Seinë,

Në Kudhës Imer Alinë,

Mustafa Begë birbilë,

në Brataj Matan Haxhinë

Lilo Qëndro nishanllinë,

në Tërbaç Beqir Selimnë,

edhe Dulo Kokë trimnë,

Haxhi Hoxhënë Smokthinë,

dhe në Vajzë dy nishanë

Meten e Sadik Çobanë,

Leskodukajtë Bolenë,

Kallarat ata që qenë,

Lamenë me Dervish bejnë,

Birbil Hasani e Meçenë,

vanë në Sudan e mbenë,

Kallarat katër nishanë,

Lamja me Dervish Qejvanë,

Meçja me Birbil Hasanë,

mu tek rrapi seç u varrë,

tre bolenasit që qenë,

me Sadikun e Birçenë,

me Birbil e me Meçen,

me Lamen e Dervish bejnë

mu tek rrapi degë vjerrë,

të shtat si shqerra i therrë.

Kundrejt tyre u treguan të pamëshirshëm. Vetë veziri i madh jepte urdhrat për kapjen e tyre. Siç dëshmon kënga kushtuar Leskodukajve të Bolenës.

Dërgon një kartë veziri:

-Leskodukajt të mi ziri,

me duar prapa t’i lidhi,

rrathë në kokë t’u viri,

pisha nëpër thonj t’u shtiri,

në Stamboll brënda t’i shpiri!
Por Gjolekën, autoritetet nuk e kapën dot. Gjoleka në fillim u strehua në fshatin e lindjes së tij, e në shpellën që ka marrë emrin e tij, (Shpella e Gjolekës) që ka rreth 30 m thellësi, në shpellën e Hurdhës po në Zarel e në honet ku burojnë Ujërat e Zogje të Kuçit, më pas në malin e Çorrajt. Rezistencë heroike treguan Çorrjotët për moskapjen e këtij kapedani trim. Më vonë Gjoleka u largua për në Meçovë e Hajsla të Tërhallës, por këtu u kallëzua nga banorë të shitur tek turqit, u kap prej tyre dhe u dërgua në Manastir e pastaj në Stamboll. Kjo këngë e mëposhtshme shpreh gjendjen e Gjolekës atë dimër, përpjekjet e tij për të organizuar një tjetër kryengritje dhe së fundmi dëshpërimin e tij dhe largimin nga atdheu.

Mbeti Gjolekë spanoi,

Mbeti vetë i dymbëdhjetë,

Një dimër në male e shkoi,

Sa u mbush vendi me fletë,

Tjetër ushtri kërkoi,

Po kish mbetë vendi i shkretë,

Gjoleka shumë u mundua,

Tha ç’i bëra perëndisë,

Do largohem dua s’dua,

Nga vendet e Labërisë.

Më vonë u fal dhe u caktua nga qeveria me detyrën e komandantit të trupave të parregullta dhe me këtë detyrë ishte edhe në fushatën kundër Malit të Zi, më 1852, ku edhe u vra.

Gjatë arratisë së Gjolekës, ka ndodhur një ngjarje që të trondit, kjo i ka ndodhur Maro Kondës. Ndërsa Gjoleka ndodhej i fshehur, banorët e fshatit Çorraj përpiqeshin ta furnizonin me ujë e me bukë, ia çonin në mal, pasi nuk mund të zbriste vetë. Turqit që nuk arrini të gjenin dot vendin ku fshihej, kishin nevojë për një udhërrëfyes. Gjetën Maron që mbushte ujë në krua, me vete kishte dhe foshnjën e sapolindur. E detyruan me forcë t’u printe. Nga frika se mos u ikte e lidhën me zinxhirë duke u lidhur edhe vetë me të. Marua para, ata pas. Në një grykë të thellë e të ngushtë, po kalonin buzë një humnere. Në çastin kur të tërë ishin në buzë të humnerës, Marua u lëshua në humnerë me gjithë foshnjën e saj, duke tërhequr pas vetes edhe turqit që ishin të lidhur me të. E motra e saj ishte e para që do t’a gjente e do ta qante me ligje, fjalët saj kanë arritur deri tek ne.

Ika vajta në të parë,

Shko derëbabe më thanë,

Vura xhezven për babanë,

Aty mandatën ma dhanë,

Kur mora përpjetë malë,

Gjeta Maronë me djalë,

U rrinë melaqeja pranë…

Buzat lule kur i panë,

Buzët në buzë ua dhanë,

Buzat kur u venë trima,

Ua shtrojnë me trandelina.

O zemra që kullon serë,

Qysh më iket menjëherë,

Skifterë që shkuat në erë!

O Marua ime si vitë,

Me cirokun sa një çikë,

Që të vinte erë gjiri,

Si në maj trëndafili.

Ç’është kjo flakë e jeshiltë

Që brenda xhanit zhurit?

O Maro, o rrënjëdalë,

S’pate dert nga asnjë valë,

Maro kur shkoje përpjetë,

Hënë e larë e nuri vetë.

Kur Motra s’të sheh të gjallë,

Dheu s’do ta tretë mallë

Qysh do ta shkoj këtë jetë,

Duke dertur det më det?

Korba unë, qysh durova?

U derëzeza ç’pësova?

Qysh e hoqa këtë gjëmë?

M’u si ti plagën e rëndë?

Qysh m’u këpute si ylli?

M’u çkoqe si trëndafili.

O ylli që lëshon çika,

O ylli me shtatë drita,

Lindur në Kondaj në grika,

Kur lindi vetëm petrita.

Filxhan me vija jeshile,

Lezeti i derbabës time.

Manushaqja kserikua,

O buza qitro lejmua.

Trëndafilja në lulishte,

Shtatëpalë nure kishte.

Ndryshe në të tjera ishte,

E tëra trëndafilishte.

Rreth e rrotull malet u nxinë,

Për sorkadhen trëndelinë,

I pa Marua tek vinë,

Si ylli që sheh stuhinë,

Por kur fluturove mbi re,

Kujtove mua e the:

M’erdh o Beho me hile

Pas jelekut kadife,

Ç’qe kjo tesqere?

Maksus për muharrebe.

Po ti në flakë, në flakë u re,

Armët nga gryka ua dhe.

Marua ime kaçandone,

M’u si zonja e Vrijone,

Osmanët prapa të muarr,

Ç’i deshe tymet e shuar,

Me t’i parë ti i godite

Ata hidhu e ti për grike.

Te avllia me kalldrëme,

Më vin motra e një nëne,

Ai yll që del mbas hëne,

Pëllumbesha pëndëshkruar,

Ra në hon duke rënkuar.

Një pik lot i met në faqe,

Si vesa mbi manushaqe.

O Marua ime suljote,

Nuk shërohet plaga jote,

S’kam shërim e s’kam jatri

Jam veshur në të zi,

Njëra sa të vij tek ti.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Luftrat shqiptaro-turke pas vdekjes se Skenderbeut.

#38

Post by Adriana » Fri Dec 23, 2011 7:18 pm

Nje tregim i dhimbshem, ne te cilin behet fjale per babe e bire shqipetare te cilet pushkatohen nga ushtare osman.Kjo foto libri e cila eshte ngjarje e vertete pershkruan me se miri pushtuesin e atehershem osman, zullumin qe ata praktikuan ndaj popullates autoktone shqipetare, dhe hakmarrjen e tyre ndaj atyre familjeve qe nuk e pranuan per asnje çmim okupimin dhe ligjin osman.

Image
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Luftrat shqiptaro-turke pas vdekjes se Skenderbeut.

#39

Post by Arbëri » Fri Dec 23, 2011 11:45 pm

Arsyeja e kryengritjes shqiptare ishin xhonturqit

Image

Shqiptarët u revoltuan kundër xhonturqve
Edhe pse Georges Castellan në veprën e tij “Historia e Ballkanit” thekson se shqiptarët jo vetëm që ndihmuan por madje përhapën kryengritjet nacionaliste të nisura nga evro-perëndimorët kundër shtetit Osman, profesori i Universitetit Gazi, Ihsan Burak Birexhikli, në studimin e tij “Dy dëshmi të arkivit osman dhe mendimi për to” i demanton pretendimet e Castellanit duke vënë në pah se kryengritjet shqiptare të vitit 1878 u inicuan pas sanksioneve të Traktatit të Shën Stefanit të pasuara me ato të Kongresit të Berlinit dhe më pas me qeverisjen e xhonturqve. Birexhikli, në studimin e tij thekson se kryengritja e parë shqiptare e organizuar nga Lëvizja Kombëtare Shqiptare, erdhi si pasojë e dhënies së një pjese të trojeve shqiptare Malit të Zi, me ç’rast shqiptarët muslimanë e të krishterë i kapën armët.

Ndërsa kryengritjet e viteve 1911-1912 ishin si rrjedhojë e pakënaqësisë së shqiptarëve me qeverisjen e partisë “Bashkim e Përparim” (Ittihat ve Terakki).

Përkundër legalizimit të parlamentarizmit, xhonturqit nuk i mbajtën premtimet e tyre, dhe nuk i lejuan deputetët shiqptarë që të ishin pjesë e Parlamentit, dhe kështu e trasuan rrugën e revoltës politike e shoqërore. Andaj Sulltan Reshadi, duke vizituar Kosovën dhe Manastirin u mundua që të rifitojë besimin e shqiptarëve.

Sa i përket kryengritjes së 22 Qershorit të vitit 1912, ajo nuk ishte kryengritje e drejtpërdrejtë për pavarësi, por një përpjekje e ndihmuar edhe nga Partia për Liri e Mirëkuptim (Hürriyet ve İtilaf Partisi) kundër Qeverisë së xhonturqve. Këtë e konfirmon në kujtimet e veta edhe Dr. Riza Nur, emër i rëndësishëm i Partisë për Liri e Mirëkuptim. Ai gjithashtu thekson se lidhjet ndërmjet tij dhe udhëheqësit të kryengritjes, Hasan Prishtina, i mundësonte Riza bej Kryeziu nga Gjakova.

Në deklaratën e shqiptarëve ishte kërkuar që: Qeveria të bie, të organizoheshin zgjedhje, shërbimi ushtarak të ishte vendor dhe të zyrtarizohej gjuha shqipe në punët administrative. Ndër gjërat me rëndësi në këtë deklaratë është se theksohej që ata ishin të lidhur me Perandorinë Osmane dhe Kalifatin, dhe se i vetmi synim ishte që të mbroheshin të drejtat osmane dhe të jetësohej një frymë e vërtetë parlamentare. Është mjaft interesante mbrojtja në gjykatë e njërit ndër udhëheqësit e kryengritjes, Tajar Beut. Ai në fjalimin e tij thekson se kishte nderin që ishte ushtar osman dhe se bashkimi i muslimanëve është më i rëndësishëm se çdo gjë, dhe se synimi i tij ishte vetëm largimi i qeverisjes despotike të xhonturqve.



Në një dokument në Arkivin Osman të Kryeministrisë së Turqisë shkruan:

“Në Shqipëri është krijuar bindja se me largimin e pushtetit të Abdulhamidit II, dhe me ardhjen e Ittihatistëve(xhonturqve), do të garantoheshin më shumë liri dhe mundësi për vëllazëri mes muslimanëve dhe të krishterëve. Mirëpo vërehet se regjimi xhonturk është shumë më i dëmshëm se ai i Abdulhamidit. Sepse regjimi i këtij të fundit, së paku bazohej në besimin në Zot dhe Kur’an. Ndërsa xhonturqit nuk besojnë në asgjë dhe vazhdimisht i torturojnë muslimanët dhe të krishterët.

Ne shqiptarët nuk duhet të shpresojmë asgjë të mirë tek këta njerëz që dëshirojnë të na shkatërrojnë e numri i të cilëve dita-ditës po rritet në Stamboll. Prandaj, ne shqiptarët muslimanë e të krishterë duhet të bashkohemi e të betohemi që t’a shpëtojmë atdheun nga këta miq të rremë.

Të gjithë ne, muslimanë e të krishterë besojmë në Zot. Vetëm një dallim kemi. Disa praktikojmë fenë sipas Kur’anit e disa sipas Biblës. Një popull i lashtë e i nderuar siç jemi ne, nuk mund të pranojë që të jetë peng i disa mashtruesve të paskrupullt. Ne, muslimanë e të krishterë, si robër të Zotit, jemi vëllezër me njëri-tjetrin.Gjersa të shpëtojmë fenë dhe atdheun nga dora e tyre, duhet që të bëhemi tok së bashku. Në emër të Zotit rroftë Shqipëria e lirë dhe u shkatërrofshin idhujtarët e Stambollit (Qeveria Ittihat ve Terakki)”.

Komiteti i Shqiptar i Stambollit

Data: 22.10.1909
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Luftrat shqiptaro-turke pas vdekjes se Skenderbeut.

#40

Post by Mallakastrioti » Sat Dec 31, 2011 5:41 pm

Leter e nje zyrtari austriak prane Konsullates Austriake ne Vlore. Viti 1910.
"Ne tre vjetet qe kam qendruar ne Vlore, kam informata se mallakastriotet interesohen per kendim shqip, pa hapur shkolla. Atyre u vijne abetare nga Bukureshti e Stambolli..." (AQSH)
Ne shtator te vitit 1913 ne Ballsh hapet shkolla shqipe prej Ismail Klosit. Ajo kishte 60 nxenes me mesuesit Zija Dibra dhe Qerim Libohova. (Vepra "Cakrani ne rrjedhat historike"-autor M. Gecaj, f.103)
Mesuesit e pare te shkollave shqipe ne Mallakaster (viti 1910-11):
Selfo Hamiti-Fshati Hekal
Qamil Rustemi-Klos
Ramadan Hazizi-Graçan
Ismail Kuta-Kute
Ibrahim Frasheri-Fratar
(Vepra "Cakrani ne rrjedhat historike"-autor M. Gecaj, f.102)

Po ne te njejten veper, "Cakrani ne rrjedhat historike" ne faqen 121, kemi kete deshmi:
"Ne fillim te korrikut u krijua nje komitet kunder xhoneve (turqeve te rinj-shenimi im), ku u zgjodhen: Izet Zavalani, Tajar Zavalani, Qani Deshnica, Bektash Cakrani, Ismail Klosi, Pandeli Cale, Ferid Frasheri, Qamil Panariti, Alem Tragjasi..."

Cili ishte Atdhetari dhe Patrioti prej fshatit Klos te Mallakastres:

"Ismaili (Klosi) u lind në vitin 1886 në fshatin prej nga ajo familje trashëgoi dhe mbiemërin e saj dhe pas familjes së Bektash bej Cakranit, Klosët ishin familja më e madhe dhe më e pasur e gjithë asaj krahine duke i pasur pronat e tyre deri në Myzeqe. Në vitin 1906, Ismail Klosi nuk pranoi të shkonte si rekrut në radhët e ushtrisë së Perandorsë Osmane dhe që nga ajo kohë ai doli në mal si kaçak duke krijuar dhe çetën e tij të armatosur. Dy vjet më vonë, në 1910-ën, ai mori pjesë në formimin e Komitetit Nacional të Beratit (Komiteti për Çlirimin e Shqipërisë) të kryesuar nga Abdyl Baki Gjebre, ku bënin pjesë dhe Hajredin Fratari Neshat Vrioni e Ferit Numani. Në vitet 1911-1912, Ismaili mori pjesë në Kuvendet e Junikut, Cepos dhe Sinjës duke mbështetur kryengritjen e përgjitshme që kishte filluar në Veriun e Shqipërisë. Po kështu në vitin 1912 Ismaili mori pjesë edhe në Shpalljen e Pavrasisë në Vlorë dhe për mbështetjen që ai i kishte dhënë Ismail Qemalit, më 15 prill të vitit 1915, u ekzekutua në Berat nga rebelët e Musa Qazimit."

---

Foto e vitit 1912, Patrioti, Atdhetari dhe nje nder nismetaret e nxitesit e shkollave te para shqipe ne Mallakaster, Ismail Klosi.
Mbeshtetes i Pavaresise, i cili per kete u ekzekutua ne Berat, bashke me Hajredin Fratarin prej forcave anti-Atdhetare per mevetesi, te rebeleve pro-turq,Haxhi Qamili dhe Musa Qazimi. Forcat obskurantiste te Haxhi Qamilit dhe Musa Qazimit shkuan edhe me tej duke djegur disa nga shkollat e para shqipe te hapura ne Mallakaster.

Image
Ismail Klosi

Image
Hajredin Fratari

Image
Shkolla shqipe ne Cakran

Me poshte çeta e kryengritesve mallakastriot kunder xhon turqeve, viti 1910:

Image


(Mblodhi E. Canaj-kerkues Historik)
Image

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Luftrat shqiptaro-turke pas vdekjes se Skenderbeut.

#41

Post by Arbëri » Wed Aug 29, 2012 9:48 pm

Gazeta serbe e 17 majit të vitit 1844, në tekstin me titull “Arnautlija” (Shqipëria) shkruan se në Shkup kanë qëndruar mbi 20 mijë kryengritës dhe kanë luftuar kundër forcave osmane, të cilët kanë qenë të udhëhequr nga Dervish Cara.

Image
Edhe serbët e pranuan se Dervish Cara e çliroi Shkupin
“Lajm” sjell para lexuesve faksimilen e një gazete serbe të botuar në vitin 1844, ku flitet për kryengritjen e Dervish Carës dhe çlirimin e Shkupit.
“Serbske novine” (Gazeta serbe) e 17 majit të vitit 1844, në tekstin me titull “Arnautlija” (Shqipëria) shkruan se në Shkup kanë qëndruar mbi 20 mijë kryengritës dhe kanë luftuar kundër forcave osmane, të cilët kanë qenë të udhëhequr nga Dervish Cara.
Të njëjtën gjë, pohoi edhe krye-parlamentarja shqiptare Jozefina Topalli në fjalimin e saj të mbajtur në Parlamentin e Maqedonisë, pohim ky që “i çoi peshë” historianët maqedonas. “Ndodhi pikërisht në shkurt të vitit 1844, kur 10 mijë kryengritës në udhëheqjen e Dervish Carës e kishin çliruar Shkupin dhe shtruan kërkesën për autonomi. Nga kjo kohë, Shkupi, Manastiri dhe Dibra ishin disa prej qendrave të lëvizjes shqiptare për çlirim. Lëvizja patriotike shqiptare është zhvilluar paralelisht me kryengritjen maqedonase të Ilindenit në 2 gusht 1903, ku në Manastir ishte përkrahur edhe nga popullata shqiptare, e cila ishte aktive për krijimin e republikës së Krushevës, ku Këshilli i udhëhequr nga shqiptari Vangjel Dino ishte përbërë nga përfaqësues të maqedonasve, shqiptarëve dhe vllehve”, tha Topalli.
Pas fjalimit të Topallit kanë reaguar historianët maqedonas dhe Instituti Maqedonas i Historisë në Shkup, të cilët jo vetëm që nuk i pranojnë vlerat e Dervish Carës, por e quajnë atë shërbëtor të turqve. "Këto janë vetëm keqpërdorime nacional -romantike të historisë për qëllime politike", thanë nga Instituti i Historisë në Shkup.
Por historianët shqiptarë janë të mendimit se para fakteve edhe zotërat heshtin.
Historiani Skënder Hasani thotë se reagimi i historianëve maqedonas nuk është me vend dhe nuk bazohet në fakte, por bazohet vetëm në paragjykime. “Për Dervish Carën dhe kryengritjen e udhëhequr prej tij më shumë ka shkruar histografia maqedonase, histografia serbe, franceze, britanike, etj, e shumë më pak histografia shqiptare. Aleksandar Markovski në vitin 1985 shkruan një libër me titull ‘Kryengritja e Dervish Carës’, ku e shpjegon qartë se kryengritësit shqiptarë e kanë çliruar Shkupin dhe ka dalë kërkesa e parë gjatë rilindjes shqiptare për autonominë e Shqipërisë. Më pas kanë shkruar edhe autorë të tjerë”, thotë Hasani duke shtuar se në arkivin e Maqedonisë ka mjaft dokumente që flasin qartë për këtë çështje.

“Lajm” sjell para lexuesve faksimilen e një gazete serbe të botuar në vitin 1844, ku flitet për kryengritjen e Dervish Carës dhe çlirimin e Shkupit.
“Serbske novine” (Gazeta serbe) e 17 majit të vitit 1844, në tekstin me titull “Arnautlija” (Shqipëria) shkruan se në Shkup kanë qëndruar mbi 20 mijë kryengritës dhe kanë luftuar kundër forcave osmane, të cilët kanë qenë të udhëhequr nga Dervish Cara.
Të njëjtën gjë, pohoi edhe krye-parlamentarja shqiptare Jozefina Topalli në fjalimin e saj të mbajtur në Parlamentin e Maqedonisë, pohim ky që “i çoi peshë” historianët maqedonas. “Ndodhi pikërisht në shkurt të vitit 1844, kur 10 mijë kryengritës në udhëheqjen e Dervish Carës e kishin çliruar Shkupin dhe shtruan kërkesën për autonomi. Nga kjo kohë, Shkupi, Manastiri dhe Dibra ishin disa prej qendrave të lëvizjes shqiptare për çlirim. Lëvizja patriotike shqiptare është zhvilluar paralelisht me kryengritjen maqedonase të Ilindenit në 2 gusht 1903, ku në Manastir ishte përkrahur edhe nga popullata shqiptare, e cila ishte aktive për krijimin e republikës së Krushevës, ku Këshilli i udhëhequr nga shqiptari Vangjel Dino ishte përbërë nga përfaqësues të maqedonasve, shqiptarëve dhe vllehve”, tha Topalli.
Pas fjalimit të Topallit kanë reaguar historianët maqedonas dhe Instituti Maqedonas i Historisë në Shkup, të cilët jo vetëm që nuk i pranojnë vlerat e Dervish Carës, por e quajnë atë shërbëtor të turqve. "Këto janë vetëm keqpërdorime nacional -romantike të historisë për qëllime politike", thanë nga Instituti i Historisë në Shkup.
Por historianët shqiptarë janë të mendimit se para fakteve edhe zotërat heshtin.
Historiani Skënder Hasani thotë se reagimi i historianëve maqedonas nuk është me vend dhe nuk bazohet në fakte, por bazohet vetëm në paragjykime. “Për Dervish Carën dhe kryengritjen e udhëhequr prej tij më shumë ka shkruar histografia maqedonase, histografia serbe, franceze, britanike, etj, e shumë më pak histografia shqiptare. Aleksandar Markovski në vitin 1985 shkruan një libër me titull ‘Kryengritja e Dervish Carës’, ku e shpjegon qartë se kryengritësit shqiptarë e kanë çliruar Shkupin dhe ka dalë kërkesa e parë gjatë rilindjes shqiptare për autonominë e Shqipërisë. Më pas kanë shkruar edhe autorë të tjerë”, thotë Hasani duke shtuar se në arkivin e Maqedonisë ka mjaft dokumente që flasin qartë për këtë çështje.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Luftrat shqiptaro-turke pas vdekjes se Skenderbeut.

#42

Post by Arbëri » Mon Sep 24, 2012 3:35 pm

Ali Binaku(1805-1895)

Image
Prijes (i Fisit krasniqe)popullore i kryengritjes kunder osmane te malesorve te Malesise se Gjakoves e te Rrafshit te Dukagjinit ne v.1840-1880.
Lindi ne fshatin Bujan te Malesise se Gjakoves.
Permendet bashke me Sokol Ramen qyshe ne vitin 1845 si drejtues i kryengritsve ne luftimet per te perzene garnizonin turk te Gjakoves u shqua gjithashtu ne kryengritjen e malsorve gjate viteve.1860.
Mori pjes ne Lidhjen Shqiptare te Prizrenit ku rreshtua ne krahune atdhetarve te vendosur.Veprimtarin e tij e vazhdoi sidomos nipi M.Sokoli.



Image


Poezi nga Çun Lajçi "Unë Ali Binaku Çun Lajçi CD"
Image
http://www.ebay.de/itm/Une-Ali-Binaku-C ... 1018290407
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Luftrat shqiptaro-turke pas vdekjes se Skenderbeut.

#43

Post by Arbëri » Sun Nov 04, 2012 8:18 pm

Çlirimi i Shkupit dhe ngritja e Flamurit Kombëtar

Image
Bajram Daklani

nga Bajram Daklani më 12 gusht të vitit 1912.

Që nga marrja e vendimit për luftë të përgjithshme, forcat kryengritëse shqiptare deri në fillim të gushtit të atij viti do të çlironin shumicën e fshatrave dhe qyteteve gjithë andej vilajetit të Kosovës dhe më gjerë.

Pas shumë përpjekjesh të pa suksesshme të elitës së atëhershme politike dhe intelektuale shqiptar për të arritur krijimin e një shteti kombëtar në hapësirat e katër vilajeteve të banuara nga shqiptarët dhe pranimin e autonomisë së këtij shteti nga ana e Perandorisë turke, nga 21 deri më 25 maj të vitit 1912, nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës,do të organizohej Kuvendi i Junikut, ku në marrëveshje edhe me Ismail Qemalin dhe miratimin e udhëheqësve kryesor të kryengritjes,Bajram Curri, Isa Buletini, Bajram Daklani e shumë të tjerë, do arrihej vendimi për kryengritje të përgjithshme kombëtare.Ndaj,që nga marrja e vendimit për luftë të përgjithshme, forcat kryengritëse shqiptare deri në fillim të gushtit të atij viti do të çlironin shumicën e fshatrave dhe qyteteve gjithë andej vilajetit të Kosovës dhe më gjerë.
Kurse më 9 gusht të vitit 1912,krerët e kryengritjes nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës, do ti dorëzonin edhe një Memorandum komisionit të qeverisë perandorake turke, me një ultimatum 48 orësh,për pranimin e kërkesave të arsyeshme të shqiptarëve para se ta çlironin Shkupin.Por pasi që qeveria turke edhe pas kalimit të këtij afati,nuk kishte dhënë përgjigje, luftëtarët shqiptar të grumbulluar në Ferizaj, përgatiteshin për çlirimin përfundimtar të Shkupit, kryeqytetit të Kosovës.Për këtë qëllim,më 11 gusht nga Gjakova në Ferizaj kishte arritur edhe Bajram Daklani me luftëtarët e tij si njëri ndër udhëheqësit kryesor të luftës nga Krasniqja e Reka, i cili bënte pjesë në grupin e rangut të prijësve madhor të kryengritjes së përgjithshme kombëtare.

Si pjesëmarrës aktiv dhe strateg i shumë betejave të mëdha të zhvilluara gjithandej trojeve tona etnike, ai me 200 bashkëluftëtarët e tij trima,që me 12 gusht të vitit 1912,nga Ferizaj do të futej triumfalisht në kryeqytetin e sapoçliruar të Kosovës në Shkup ku sipas gazetës "Shkupi" të datës 19 gusht të vitit 1912, pas 500 vjetësh sundimi turk, Bajram Daklani i pari do ta ngrinte lartë dhe me krenari, Flamurin Kombëtar Shqiptar.Ndërsa Hasan Prishtina me bashkëluftëtarët e tij dhe udhëheqësit e kryengritjes; Bajram Currin, Isa Buletinin, Idriz Seferin, Mehmet Derallën, etj.,ditët në vijim do të arrinin edhe ata në Shkup, ku do të vërshonin mbi 30 mijë luftëtarët shqiptar nga të gjitha anët, megjithëse shumica nga ta pa armatim apo vetëm me nga një kobure në brez.Pas çlirimit të Shkupit, si kryeqytet i vilajetit të Kosovës,Udhëheqja Shqiptare e luftës do t`i shkarkonte të gjithë qeveritarët dhe administratorët turq, si në Shkup ashtu edhe në qytetet e tjera të çliruara shqiptare kudo, duke liruar nga çdo funksion edhe përkrahësit e mbetur të perandorisë së shuar turke.Kurse,Bajram Curri me të arritur në Shkup, pas marrjes së postë-telegrafit, ai me bashkëluftëtarët e tij, do të lironin nga burgu edhe rreth 1000 të burgosurit shqiptarë,të mbyllur nga turqit,që para çlirimit të vendit.

Me ngritjen e Flamurit kombëtar më 12 gusht të vitit 1912, nga Bajram Daklani në Shkup dhe çlirimin e tij si kryeqytet i Kosovës,jo vetëm se do trazohej e gjithë qeveria xhonturke e Perandorisë së atëhershme osmane,por kjo ngjarje historike për kombin shqiptar, do ta rrëzonte edhe vet kryeministrin e atëhershëm turk, Seid Pasha-in nga pushteti perandorak.

Kurse pas ardhjes së kryeministrit të ri, zhagitja disavjeçare e kërkesave shqiptare,më në fund më 18 gusht të vitit 1912 do të plotësohej por vetëm pjesërisht,pasi që edhe tani Qeveria Turke deklarohej zyrtarisht se i pranonte 12 por jo të 14 kërkesat, sa ishin të parashtruara, sipas dokumentit të njohur me emrin “14 pikat e Hasan Prishtinës” që kërkonin kryengritësit shqiptarë.Mjerisht,aty mungonin dy kërkesat kryesore dhe më të rëndësishmet për mundësinë e shtetformimit nga ana e shqiptarëve, të cilat dallonin nga të tjerat, dhe kishin domethënie të veçantë për ardhmërinë e Shqipërisë dhe Kombit tonë në përgjithësi. Megjithatë, Perandoria Turke as në momentet e fundit të ekzistencës së saj në Ballkan, nuk donte ti njihte Shqiptarët si Komb dhe as ta pranonte Shqipërinë si shtet, madje as si përcaktim hapësinorë e gjeografik në territorin e saj, për të cilat kryengritësit gjatë gjithë kohës kishin luftuar dhe ishin përpjekur,në mënyrë që të arrihej edhe ndërkombëtarisht pranimi i kombit dhe shtetit të tyre kombëtar.

Mospranimi i emërtimit të trojeve shqiptare si Shqipëri dhe mosnjohja e popullit tonë si komb-shqiptar,jo vetëm se ishin shumë dëshpëruese për kryengritësit,por ato vinin në pikëpyetje edhe ekzistencën e shqiptarëve në Ballkan. Madje,për fat të keq,as gëzimet e fitoreve të mëdha dhe liria e arritur pas 500 vitesh robërie, nuk kishin domethënie të plotë dhe as ishin jetëgjata për kombin tonë të vuajtur.

Bile menjëherë pas çlirimit të Vilajetit të Kosovës dhe ngritjes së Flamurit Kombëtar në Shkup,pranimi i vetëm 12 nga 14 pikat për autonominë e Shqipërisë etnike, nga Perandoria Turke do të mjaftonte për Fuqitë e Mëdha që të parashtronin kërkesat e tyre të vendosura për çarmatosjen e menjëhershme dhe të detyruar të shqiptarëve,ndalimin e të gjitha aksioneve luftarake dhe përfundimin sa më parë të kryengritjes së armatosur për mbrojtjen e tokave të tyre me armë.

Kjo gjë,vetëm pakë kohë më vonë do të vërtetohej se ishte parapërgatitje e dorëzimit pa luftë të trojeve tona kombëtare, vendeve pushtuese ballkanike të cilat me pëlqimin dhe miratimin e Fuqive vendimmarrëse të kohës, do të pushtonin dhe copëtonin pjesë të mëdha të kombit dhe atdheut të shqiptarëve.

Demobilizimi i detyruar i shqiptarëve nga Fuqitë e Mëdha

Deklarimi i Fuqive të mëdha për përfundimin e luftimeve dhe kërkesat e tyre për çarmatosjen me çdo kusht të kryengritësve shqiptar me arsyetimin se nuk do të pranohej rezultati i luftës së tyre çlirimtare dhe as ndryshimi i kufijve të Perandorisë Turke, detyruan Hasan Prishtinën dhe bashkëluftëtarët e tij që në fund të gushtit të vitit 1912 të pranonin kërkesat e Fuqive të Mëdha për çarmatosjen e luftëtarëve, dërgimin e tyre në shtëpi dhe ndërprerjen e aksioneve të mëtejme çlirimtare,pa dashjen e tyre.

Ndërhyrjet diplomatike dhe qëllimkëqija të Fuqive të Mëdha, të cilat nuk pranonin fare krijimin e një shteti shqiptar, sado i vogël dhe i kufizuar qoftë ai, siç ishin Rusia dhe Franca në atë kohë, kurse Anglia, Austro Hungaria dhe Italia, nuk pajtoheshin me formimin e një shteti të pavarur shqiptar sipas kufijve të Shqipërisë etnike në Ballkan, shkaktuan përçarje të mëdha në mes krerëve të kryengritjes së shqiptarëve, të cilët nuk e pranonin largimin nga Shkupi,detyrimin për demobilizim të dhunshëm dhe shkuarjen pa armë në shtëpi, para se të përcaktohej fati i Atdheut dhe ardhmëria e vendit të tyre, për lirinë e të cilit ata muaj me radhë në qindra beteja të ashpra kishin luftuar, kundër 60 mijë trupave pushtuese të Perandorisë Osmane.Ndaj ,me të drejt, pjesa më e madhe e krerëve të kryengritjes së përgjithshme kombëtare, refuzonin me këmbëngulje çarmatosjen e shqiptarëve, gjë që vetëm pak kohë më vonë do të dëshmohej jo vetëm si veprim i ngutshëm dhe i pamenduara mirë, por edhe si gabim i madh dhe me pasoja fatale për kombin, ngase që nga momentet e para të çarmatosjes së shqiptarëve, kjo ishte shfrytëzuar hapur dhe pa asnjë ndrojtje nga shtetet fqinje për pushtimin e tokave tona të pambrojtura etnike.Kështu që shtetet ballkanike, të trimëruara nga kjo çarmatosje dhe të nxitura nga Rusia,aksionet e tyre për pushtimin e tokave shqiptare i kishin filluar më herët,por më 26 tetor të vitit 1912, edhe zyrtarisht shpallën Luftën e ashtuquajtur të Aleancës Ballkanike, me arsyetimin absurd të spastrimit nga turqit, e cila nuk kishte arsye as qëllim tjetër përveçse okupimin e trojeve të sapo çliruara shqiptare.

Pas demobilizimit të dhunshëm të kryengritësve shqiptarë dhe dërgimit të tyre nëpër shtëpitë e veta, pushtimi i pjesëve më të mëdha të trojeve tona kombëtare nga ushtritë okupuese serbe, greke, bullgare dhe malazeze, pothuajse më nuk kishte të ndalur,aq sa për kohë të shkurtër shumica e tokave shqiptare, me përjashtime të vogla, pothuajse do të pushtoheshin në tërësi.

Tërheqja e ushtrisë turke dhe mashtrimi për mobilizimin e shqiptarëve



Pas demobilizimit të kryengritësve shqiptar,ushtritë e vendeve ballkanike grumbullimin e armatave të tyre pushtuese rreth e rrotull kufijve të atdheut kishin filluar ta kthejnë në fronte lufte dhe kërcënim të hapur ndaj vendit, të cilët vetëm prisnin urdhrin e nisjes së aksioneve për pushtimin e tokave tona kombëtare.

Para këtyre rreziqeve nga të cilat ishin trazuar së tepërmi shqiptarët ,dhe kishin nisur mobilizimin e tyre me çka kishin dhe si mundnin,ministri i luftës së ushtrisë perandorake,për qetësimin e gjakrave të ndezura kombëtare, kishte shpallur sa për sy e faqe, mobilizimin dhe armatosjen me mbi 50 mijë pushkë të vullnetarëve shqiptar,për mbrojtjen nga pushtimet e shteteve hegjemoniste fqinje të trojeve tona etnike.

Por mashtrimi i madh i tyre u vërejt që në fillim të luftimeve në frontin e gjatë, nga Rashka në Besianë,sidomos me rastin e sulmeve serbe në Merdare ku nga 14 deri më 18 tetor të vitit 1912,për pesë ditë e net me radhë do të zhvilloheshin luftimet më të rrepta për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga pushtimet sllave, ku ushtria turke një ditë para fillimit të luftimeve do të tërhiqej nga vijat e frontit.Pastaj si në çdo vend tjetër,kur para çdo sulmi të ushtrive serbo-malazeze, ushtrija turke tërhiqej nga fronti,ajo nuk veproi kështu vetëm në Merdare por edhe në Kumanovë duke lënë të vetmuar vullnetarët shqiptar jo vetëm pa ndihmë e orientim në zhvillimin e luftimeve nga oficer dhe ushtar të perandorisë por edhe pa municion e armatim të premtuar për qëndresë dhe ndaljen e marshimeve të armikut në trojet tona.

Kjo për fat të keq do të vërtetohej edhe një herë më tepër në gjithë përmasën e saj tragjike edhe gjatë luftimeve të zhvilluara në mbrojtjen e Kumanovës,nga 22 deri më 24 tetor të vitit 1912,kur edhe këtu pas një qëndrese të shkurtër nga fronti do të tërhiqej ushtria turke dhe në luftime do mbeteshin vetëm vullnetarët shqiptar, të cilët sipas dëshmive të oficerëve turq,edhe pse të mbetur pa armatim e municione, për shqiptarët nuk kishte zmbrapsje.

Ata, heroizmin e tyre më së miri do ta dëshmonin me flijimin në luftë jo vetëm të vullnetarëve por edhe të gjithë efektivit të luftës së Batalionit shqiptar kundër mese 126 mijë ushtarëve të armatës së parë serbe që kishin mësyrë Kumanovën,pas tërheqjes nga fronti të armatës turke të vardarit.Sipas shkrimeve të historisë sonë kombëtare, për mbrojtjen e Kumanovës vetëm Idriz Seferi, kishte arritur që në rajonin e Moravës dhe Karadakut ti mobilizonte mbi 6 000 luftëtarë shqiptar, të cilët edhe pse të lënë vetëm, të tradhtuar dhe mbetur pa armatim e municione nga ushtria turke, për 7 ditë e net me radhë do të luftonin heroikisht me gjithë çka kishin dhe mundnin,ku shumë nga ta edhe do të binin trimërisht duke mbrojtur vendin nga pushtimet serbe.Këto vërtetohen edhe nga dëshmitë e shumta të oficerëve turq nga luftërat ballkanike,të cilët shprehen se shqiptarët edhe pas tërheqjeve të herëpashershme të ushtrive turke nga frontet e luftës,jo vetëm se nuk do të tërhiqeshin edhe ata nga vend-luftimet por për mbrojtjen e atdheut të tyre, do të luftonin me aq trimëri, sa që vetëm për mbrojtjen e Kumanovës, do të vriteshin mbi 10 mijë mbrojtës vullnetar të vendit, me ç`rast me nder dhe heroizëm të rrallë e të pa parë deri atëherë në frontet e luftës, do të binte edhe i gjithë efektivi i batalionit të ushtarëve shqiptar.

Ndaj kjo dihet botërisht dhe nga të gjithë se Kumanova,në duart e pushtuesve serb, do të binte vetëm pas rënies së mbrojtësve shqiptar, pasi që ushtria turke, ishte larguar që më parë nga fronti i luftës,kështu që me 26 tetor të vitit 1912 edhe Shkupi do të binte pa asnjë kundërvënie të ushtrisë perandorake turke,ngase shqiptarët e ç`armatosur dhe të braktisur nga kjo ushtri e cila u kishte premtuar atyre ndihmë dhe armatime ,nuk kishin më mundësi që duarthatë të organizonin ndonjë qëndresë të fortë luftarake.

Madje në rrethinat e Shkupit në nëntor të vitit 1912,derisa ata përpiqeshin për riorganizimin e rezistencës kombëtare atje,do të ziheshin me tradhti edhe prijësit e qëndresës shqiptare si Hasan Prishtina, Idriz Seferi,Nexhip Draga e disa udhëheqës të tjerë të lëvizjes kombëtare shqiptare, nga të cilët për lirimin e tyre ,ushtria pushtuese serbe do të kërkonte nënshkrimin e një DEKLARATE për "Besnikëri ndaj Serbisë".Por heronjtë e luftës dhe qëndresës së trojeve tona për asnjë kusht as çmim, madje as me kërcënimin për jetë që e përdorte kundër tyre Serbia, nuk do të pranonin një poshtërim të tillë nga pushtuesi të cilin do ta luftonin gjatë gjithë jetës, ndaj edhe u dërguan dhe mbyllën në burgun e Beogradit, ku vetëm pas ndërhyrjeve të fuqishme të Anglisë dhe Austro-Hungarisë e ndonjë diplomacie tjetër evropiane, ajo do të detyrohej që me 16 maj të vitit 1913, ti lironte ata.Pas burgosjes së prijësve kryesor të qëndresës kombëtare, vërshimet e ushtrive pushtuese ballkanike,pothuajse më nuk kishin të ndalur. Madje ushtria serbe nën udhëheqjen e gjeneralit gjakatar Jankoviq, jo vetëm se kishte hyrë thellë në tokat shqiptare por ai mu në pragun e planifikuar të shpalljes së pavarësisë kombëtare, me shpejtësi do t`i afrohej Shqipërisë së mesme dhe Elbasanit,i cili kishte mësyrë Durrësin dhe planifikonte daljen në bregdetin shqiptar e me këtë edhe pengimin e tërësishëm të shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar.Ndaj si pasoj e këtyre zhvillimeve dramatike për vendin dhe kombin, plani për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në Durrës,jo vetëm se do të anulohej, por tanimë rrezikohej më shumë se asnjëherë më parë edhe vet shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, sikur Isa Buletini dhe gjeneral Mehmet Deralla,me bashkëluftëtarët e tyre të mos arrinin që në momentet e fundit,të ndalonin turrin e marshimit të ushtrisë serbe dhe bllokimin e saj në mes të Drinit të Bardhë dhe Drinit të Zi, për ç`shkak,heroi Isa Buletini i zënë nga luftimet, nuk mundi që më 28 Nëntor, por një dit pas aktit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare,të arrinte në Vlorë.

Gani Qarri , nëntor 1912
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Luftrat shqiptaro-turke pas vdekjes se Skenderbeut.

#44

Post by Adriana » Tue Jun 18, 2013 7:17 am

Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarët nga sllavët
(Kadare në bisedë me Mimoza Kelmendin)


Sipas kësaj teorie, "pushtimi osman ka pasur diçka pozitive për kombin shqiptar, sepse e ka mbrojtur kombin shqiptar nga një rrezik më i madh që ishte rreziku sllav". Por kjo, sipas Kadaresë është e gjitha krejtësisht e pavërtetë. Kjo është një fantazi makabër, shpifje, një doktrinë e sajuar. “Të gjithë popujt e Ballkanit pësuan një dramë të përbashkët dhe në këtë dramë nuk ka pse populli shqiptar të bëjë befas një përjashtim, sepse nuk ka pasur kurrëfarë përjashtimi në fatin e tij. Populli shqiptar ka qenë më i ashpri kundër Perandorisë Osmane, për vetë faktin se shqiptarët u bënë pengesë kryesore për depërtimin e Perandorisë Osmane deri në Itali. Sllavët vetë ishin për faqe të zezë, gjendja e tyre ishte më e defavorizuar se e shqiptarëve. Atëherë: nga cilët sllavë na mbrojti Perandoria Osmane? Si na mbrojtën ne turqit nga sllavët? Kjo është e pabesueshme, nga ana logjke, nga ana psikologjike. Për mua e gjitha është groteske, e paimagjinueshme, nga fillimi deri në fund“, shtoi Kadare.
Në fund të takimit u diskutua me shkrimtarin edhe pozicioni i Shqipërisë lidhur me hapjen e arkivave, me zbardhjen e së kaluarës duke iu referuar shembullit të Gjermanisë e cila e kapërceiu këtë akt në mënyrë të shkëlqyer. Për Kadarenë ky problem nuk mund të anashkalohet se paska probleme të tjera në Shqipëri më të rëndësishme se sa ky. Ai i quajti të pajustifikueshme të gjitha zvarritjet që bëhen në këtë drejtim. Sipas tij, kjo detyrë morale për hapjen e arkivave të fshehta, të ndërgjegjes së një populli është numër një dhe përsa i përket profecisë se po u hapën arkivat e fshehta do të ndodhi katastrofë, kjo sipas tij nuk është e vërtetë. „Përkundrazi asnjë katastrofë nuk i erdhi as Gjermanisë, madje një nga arsyet që eci përpara ishte edhe kjo: pastrimi i ndërgjegjes“, theksoi Ismail Kadare.


artikulli i plote:
Kadare: Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarët nga sllavët

Në fundjavë (15.06) në Këln ishte i ftuar shkrimtari Ismail Kadare i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe shkrimtarja e njohur Helena Kadare. Kadare foli ndër të tjera për raportin Shqipëri - Europë - Perandori osmane.

Bashkëbisedimi me shkrimtarin u fokusua më shumë në librat më të fundit të Kadaresë dhe veçanërisht në temat më aktuale që preukupojnë shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë. Duke u nisur nga jehona që ka bërë libri më i fundit i tij "Mosmarrëveshja“, pjesë e të cilit u lexuan në sallë shqip dhe gjermanisht, interesimi i publikut u ndal më së shumti në temën mjaft delikate të raportit mes Shqipërisë dhe Europës, apo të raportit të Shqipërisë me kohën e pushtimit turk, për të cilën kohët e fundit ka pasur shumë diskutime.
Sipas Kadaresë, problemi thelbësor mbetet raporti i Shqipërisë me Europën „Nuk ka problem të Ballkanit, ballkanas - ballkanas ose problem të Shqipërisë, shqiptar – shqiptar. Nuk ka asnjë problem të asnjë populli të Gadishullit pa qenë i lidhur me Europën“. Për Kadarenë shqiptarët janë një ndër tri popujt më të rëndësishëm në Ballkan. Pra këta janë: shqiptarët, grekët dhe serbët. Por, sipas tij, ka mbi një shekull që pati lindur një teori që vetëm dy nga këta popuj duhet të qëndrojnë në Europë, ndërsa një duhet zhdukur.


S'mund të ketë Shqipëri jashtë qytetërimit europian
(Helena Kadare)

„Populli i dëbuar që është populli shqiptar, duhej të dëbohej me forcë, me ndarje, me shpërngulje, me denatyrim, duke provuar të gjitha mënyrat. Madje për parantezë: gjuha shqipe në Europë është e vetmja e ndaluar me ligj për shekuj të tërë. Nuk ka një gjuhë tjetër indo-evropiane që është e ndaluar si shqipja dhe kjo ende nuk është shpjeguar nga historiografia shqiptare“. Duke u nisur nga këto fakte, sipas Kadaresë shqiptarët megjithatë kanë një lloj përkushtimi disi të habitshëm për Europën, për qytetërimin europian. "Ata e kanë kuptuar se s'mund të ketë Shqipëri jashtë komunitetit europian, jashtë qytetërimit europian".
Në librin "Mosmarrëveshja", Kadare heq një paralele mes shqiptarëve dhe Europës duke theksuar se ngjajnë për nga ashpërsia. Këtë Kadare e konkretizon me faktin se ky kontinent (Europa) ka lindur dy përbindshat më të rrezikshëm të shekulllit të 20 e këtej: Fashizmin dhe bolshevizmin. Por po vetë kjo Europë i ka mbytur ato. "Nuk e mbytën fashizmin dhe komunizmin as popujt e Afrikës, as Kina dhe as India apo ndonjë kontinent tjetër. Dhe këtu është forca e qytetërimit europian, që ai edhe kur pjell të keqen di ta mbysë atë. Besoj se tashmë të gjithë e kujtojnë parrullën tonë pas rënies së komunizmit: E duam Shqipërinë si gjithë Europa“.
Një tjetër temë me të cilën u përball shkrimtari Kadare në mbrëmjen letrare në Këln ishte edhe periudha e sundimit osman në Shqipëri, për të cilën pati një sërë pyetjesh nga të pranishmit. Dihet tashmë se në Kosovë, por edhe në Shqipëri është vënë në diskutim raporti i Shqipërisë së atëhershme dhe pushtimit osman. Shumë debate kanë nisur edhe mbi ndryshimin e teksteve të historisë për periudhën osmane. Ka shumë teza që vënë në diskutim këtë periudhë historike. Kadare me një gjuhë të ashpër u shpreh mjaft kritik ndaj kësaj teme. „Thelbi dhe baza e historisë nuk mund të ndryshohet, ajo mund të interpretohet sipas interesave të ditës, por kurrsesi nuk mund të ndryshojë. Këtë „teori“ që ka dalë tashmë në skenën shqiptare Kadare e quajti "filozofi e robërisë".

Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarët nga sllavët
Kadare në bisedë me Mimoza Kelmendin


Sipas kësaj teorie, "pushtimi osman ka pasur diçka pozitive për kombin shqiptar, sepse e ka mbrojtur kombin shqiptar nga një rrezik më i madh që ishte rreziku sllav". Por kjo, sipas Kadaresë është e gjitha krejtësisht e pavërtetë. Kjo është një fantazi makabër, shpifje, një doktrinë e sajuar. “Të gjithë popujt e Ballkanit pësuan një dramë të përbashkët dhe në këtë dramë nuk ka pse populli shqiptar të bëjë befas një përjashtim, sepse nuk ka pasur kurrëfarë përjashtimi në fatin e tij. Populli shqiptar ka qenë më i ashpri kundër Perandorisë Osmane, për vetë faktin se shqiptarët u bënë pengesë kryesore për depërtimin e Perandorisë Osmane deri në Itali. Sllavët vetë ishin për faqe të zezë, gjendja e tyre ishte më e defavorizuar se e shqiptarëve. Atëherë: nga cilët sllavë na mbrojti Perandoria Osmane? Si na mbrojtën ne turqit nga sllavët? Kjo është e pabesueshme, nga ana logjke, nga ana psikologjike. Për mua e gjitha është groteske, e paimagjinueshme, nga fillimi deri në fund“, shtoi Kadare.
Në fund të takimit u diskutua me shkrimtarin edhe pozicioni i Shqipërisë lidhur me hapjen e arkivave, me zbardhjen e së kaluarës duke iu referuar shembullit të Gjermanisë e cila e kapërceiu këtë akt në mënyrë të shkëlqyer. Për Kadarenë ky problem nuk mund të anashkalohet se paska probleme të tjera në Shqipëri më të rëndësishme se sa ky. Ai i quajti të pajustifikueshme të gjitha zvarritjet që bëhen në këtë drejtim. Sipas tij, kjo detyrë morale për hapjen e arkivave të fshehta, të ndërgjegjes së një populli është numër një dhe përsa i përket profecisë se po u hapën arkivat e fshehta do të ndodhi katastrofë, kjo sipas tij nuk është e vërtetë. „Përkundrazi asnjë katastrofë nuk i erdhi as Gjermanisë, madje një nga arsyet që eci përpara ishte edhe kjo: pastrimi i ndërgjegjes“, theksoi Ismail Kadare.
Autor: Mimoza Cika-Kelmendi
buron nga: www dw.de
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Luftrat shqiptaro-turke pas vdekjes se Skenderbeut.

#45

Post by Arbëri » Thu Aug 29, 2013 11:31 pm

Nijazi Bej Resnja, me batalione Kryengrites...
Manastir (Maqedoni) 1908

Kapiten Njazi Bej Resnja bashkë me 400 njerëz të besuar; menjëherë pas tij doli komit edhe Binbash (major) Enver Beu, duke ndezur kështu zjarrin e kryengritjes ndaj Portës së Lartë në Stamboll. Kjo kryengritje, që filloi në qytetin Manastir të Maqedonisë së sotme, do të qetësohej disi me shpalljen e Rendit II Kushtetues në vitin 1908 dhe do të merrte fund me rrëzimin e Sulltan Abdulhamitit II nga froni otoman në vitin 1909.

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”