"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Masakrohen 5 Maqedonas.

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3781
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#181

Post by Arbëri » Fri Jan 25, 2013 10:11 pm

Kërcënimet shtazarake të policisë sllavo-maqedonase për të krijuar "dëshmitarë të mbrojtur"!

Image
Haziri pat deklaruar se nga 1 deri 7 maji i 2012 kur askush nuk dinte për fatin e tij, policia e ka mbajtur atë në qytetin e Koçanës, duke i thënë se do ta lirojnë për dy ose tre ditë. Haziri tha se inspektorët e kanë kërcënuar me vdekje, nëse nuk pranonte se Alil Demiri ka kryer vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës.
Shkup, 25 janar - Zbatimi dhe funksionimi i ligjit dhe mënyra se si prokuroria së bashku me policinë i formojnë dosjet kundër të akuzuarve janë ndër shembujt dhe krimet më të mëdha që mund t’i njohë shoqëria demokratike.

“Zhurnal” njofton se si inspektorët e policisë fillimisht i kërcënojnë të burgosurit ose të akuzuarit dhe pastaj ata i krijojnë në “dëshmitarë të mbrojtur” në mbrojte të ndonjë rasti tjetër.

Rast më i freskët është dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur i ashtuquajtur “Breza”, i cili ka deklaruar publikisht se nuk dëshiron më të mbetet si dëshmitar i mbrojtur në rastin e e vrasjes me pagesë të Llazo Milloshevskit.

“Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e Llazo Milloshevskit dhe nuk di asgjë se kush ka qenë porositësi dhe kush ka qenë kryerësi, përveç asaj që e kam dëgjuar nga fshatarët, të cilët kanë thënë kinse Gjore ishte urdhëruesi, kurse Lupço dhe Ordan ishin kryerësit... Të gjithë këtë e kam dëgjuar. Dëshminë e kam dhënë nën presione dhe kërcënime të mëdha”, shkruan “Utrinski Vesnik”, e cila posedon dokument prej 22 faqesh të dëshmisë.

Por, pa e marrë parasysh këtë rast është mjaft e rëndësishme pjesa e deklaratës ku inspektori i policisë kushtëzon dhe kërcënon dëshmitarin.

“Vetëm vërtetoi këto fjalë dhe menjëherë do të të bëjmë dëshmitar të mbrojtur dhe askush nuk do të mund të të afrohet ty. Do të ta zvogëlojmë dënimin, por mund që të njëjtën të ta heqim tërësisht. Do të të dërgojnë në shtet tjetër... Do të të japin para dhe banesë... Do të ta punësojnë bashkëshorten dhe 10 vite do të jesh i mbrojtur nga shteti. Ndryshe, nëse nuk dëshiron të bashkëpunosh të them se nuk do të dalësh nga këtu dhe kurrë më nuk do ta shohësh fëmiun tënd”, ka sqaruar “Breza” kërcënimin e një inspektori të policisë.

Rast mjaft i freskët për kërcënimet e policisë së Maqedonisë është edhe rasti me Haki Haziri, njëri nga të akuzuarit për rastin ‘Monstra’, i cili kishte folur për herë të parë në gjykatë, lidhur me arrestimin e tij dhe kërcënimet që i kanë bërë inspektorët e policisë, duke tentuar që atij t’i japin statusin “dëshmitar i mbrojtur”, njofton “Zhurnal” .

Haziri pat deklaruar se nga 1 deri 7 maji i 2012 kur askush nuk dinte për fatin e tij, policia e ka mbajtur atë në qytetin e Koçanës, duke i thënë se do ta lirojnë për dy ose tre ditë. Haziri tha se inspektorët e kanë kërcënuar me vdekje, nëse nuk pranonte se Alil Demiri ka kryer vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës.

“Kur më arrestuan inspektorët më kërcënuan se do të më dënojnë me 20 vjet burg ose nuk do të lëshojmë më të gjallë, nëse nuk pranoja se Alil Demiri ka kryer vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës. Deklaratën që kam dhënë në hetuesi, nuk e kam dhënë me dëshirën time”,kishte thënë Haziri, transmeton “Zhurnal”.


Haki Haziri tha se ka presione të shumta dhe paralajmëroi se mund t’i ndodhin edhe gjëra të padëshiruara, gjatë mbajtjes në burg.

“Nga dita e sotme, nëse më ndodhë diçka, dëshiroj që ta dini të gjithë, mund të më ndodhë vetëm prej shtetit, pasi jam i rrezikuar. Unë nuk do të bëjë kurrë vetëvrasje, por kam presione. Kur më arrestuan, kisha kërcënime seç nëse nuk pranoja që Alil Demiri ka kryer veprën, do të më dënonin me 20 vjet burg ose nuk do të dilja më i gjallë. Inspektori i policisë më tha se do të më vendosë plumbin në kokë, ndaj frikësohem se mund të më montojnë diçka e pastaj të thonë se ka bërë vetëvrasje. Frikësohem se mund të më ekzekutojnë! Besomëni, nuk jam vrasës, nuk jam terrorist, por dua që të gjithë, të jeni në dijeni për kërcënimet që më bëjnë”, tha Haziri në gjyq më 10 janar 2013.

Monstra” dhe shumë raste tjera janë dëshmi se si funksionon gjyqësia dhe policia në Maqedoni, të cilat shumë herë janë kritikuar edhe në raportet e progresit të BE-së.


http://zhurnal.mk/content/?id=131252133106
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Orakulli
Star Member
Star Member
Posts: 609
Joined: Sun Jun 14, 2009 5:40 am
Gender: Male
Location: USA

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#182

Post by Orakulli » Sat Jan 26, 2013 1:52 am

Mungese elite

Iliazi Fatmir

Shëmbulli i Shqiptarëve dhe i tokave të tyre është shembulli më i mirë se se nji komb nuk është lënë nga elitat e kohës te ketë atë që ka qënë gjithmonë e tyre.

Nuk u lejuan vetëm sespe ishte dhe është kunder vullnetit te Elitës. Gjithmonë është bëre ç’farë elita Europiane ka dash. Ka qënë dhe është zbatuar vetëm vullneti i tyre gjithmonë keqadashës, i ulët, dhe poshtërues për shqiptarët.

Toka te tëra the mijëra shqiptare janë ende nën sundimin e të huajit.

Mirëpo, Shqiptarët megjithëse nuk i kanë pyet reth fatit te trye, ata kanë qënë gjithmonë në gjumë dhe janë ende në gjumë. Janë mpirë nga propaganda e gjate e elitës greko-serbe-bullgare, shtet-kishe-te pasurit, aq sa jo vetëm nuk dinë të kërkojnë atë që është e tyre, por madje të kuptojnë çfarë është e tyre. Nuk po e kuptojnë dhe kërkojne atë për vite të tëra. Rrinë atje në gjume dhe toka dhe gjaku i tyre po prishet.

Nga ana tjetër, Shqiptarët ende nuk ka nje elite te mirefillte ekonomike ne tre vendodhjet kryesore ku jane, Shqiperi , Kosove dhe Maqedoni. Vetem nje elite ekonomike shqiptare mund te kuptoje thelbesisht rendesine e jashtezakonshme te atdheut dhe bashkimit te shqiptareve.


Fqinjet tane kane qene te bindur te elitave te tyre te vogla, kishe-shtet-te pasur, dhe njekohesisht nga ana tjeter elitat e tyre te vogla i kane shërbyer me se miri elitave me te medha qe mbizoteruan Europen deri me 1944.


Tani qe eshte momenti me i favorshem historik, e vetmja "elite" shqiptare qe ekziston eshte elita poltike, jane perfaqesuesist poltike, politikanet kryesore shqiptare te cilet jane po ashtu ne gjumë.


Po nuk kerkove atë qe eshtë e jotja, pamvaresisht sesi quhet sot, por ta kane marre elitat e te tjereve me dhune, ne nivelin e sotem te organizimit politik dhe shteteror te grupeve njerezore, ata, fqinjët do të kerkojnë të marrin në të ardhmen dhe atë që quhet dhe njihet ligjerisht si e jotja sot.

Elita eshte njesoj si koka ne trupin e njeriut. Mungesa e elites, ose edhe percarja e saj i ka lene fushe te lire veprimi elitave serbe-greke-bullgare ne poshterimin, asimilim, dhe vrasjen shqiptareve kudo dhe kurdo ato kane dashur.
Image

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3781
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#183

Post by Arbëri » Sat Jan 26, 2013 10:01 pm

Vrasja e Smilkovcit, dëshmitarët nuk njohin të akuzuarit
Dy dëshmitarë (te nacionalitet Rom qe kane qene sy pames ) të paraqitur për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit sot para gjykatës theksuan se nuk njohin të akuzuarit.
Avokati mbrojtës i të akuzuarëve, Naser Raufi deklaroi se kjo është një moment i ri për hetuesinë dhe për akuzën e ngritur nga ana e prokurorisë. Avokati Raufi ka shprehur dyshimet që në fillim të procesit për mungesë faktesh dhe për proces të montuar, transmeton INA.
Në gjykatë sot ka vazhduar dëgjimi i tre dëshmitarëve lidhur me rastin e vrasjes së pesëfisht që ndodhi më 12 prill 2012 në liqenin Smilkovc në periferi të Shkupit, ku u vranë katër të rinj dhe një peshkatarë maqedonas. Hetuesia maqedonase ka ngritur akuzën kundër gjashtë shqiptarëve, dy prej të cilëve akuzohen si ekzekutues të vrasjes.
Dy dëshmitarët kanë theksuar se derisa po peshkonin rreth orës 16,00 kanë mbërritur katër të rinjë maqedonas me makinën e tyre me ngjyrë të bardhë, të cilët i kishin kërkuar bukë dhe krimba. "Duke rënë terri ne dhe dy shokë kemi ikur drejt shtëpisë. Para se të dalim në rrugë, para nesh ka dal një burrë me pushkë në dorë. Ai pasi që na ka pyetur se si quhemi na ka thënë të ikim ose do të ju vras", kanë rrëfyer dëshmitarët, duke shtuar se pas disa çasteve kishin dëgjuar breshërit e armëve. Për një orë e gjysmë ata kanë thënë se ishin fshehur në afërsi të liqenit, ndërsa më pas kishin ikur në shtëpi. Ata kanë thënë se duke ikur në shtëpi kanë parë kufomat e viktimave, dhe një makinë tjetër me ngjyrë të përhimtë. Gjykata pyeti dëshmitarët se a i njohin të akuzuarit dhe se a ka qenë ndonjë prej tyre me pushkën në dorë në natën e vrasjes, dëshmitarët janë përgjigjur negativisht me "jo". Dëshmitarët nuk kanë pasur njohuri edhe për makinën e tipit "Opoel Omega", e cila është në aktakuzë dhe figuron si makinë e vrasësve.
"Me rëndësi për ne është se dëshmitarët u ballafaquan me të akuzuarit dhe nuk i njohën. Gjithashtu ata kanë dëshmuar se personi me pushkë që i kishte prerë rrugën dy dëshmitarëve është paraqitur si polic",
deklaroi avokati Naser Raufi. Pas pauzës do të vazhdojë dëgjimi i dëshmitarit të tretë. Dëshmitë e tre dëshmitarëve janë vendimtare për këtë proces dhe se ato tashmë janë në kundërshtim me aktakuzën e përpiluar nga prokuroria. /Indeksonline/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3781
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#184

Post by Arbëri » Wed May 15, 2013 8:59 pm

Vetura në rastin “Monstra” i ka takuar policisë “Alfa”
(ALFA=Policia speciale e Maqedonise , ksaj radhe sllavi Dime Veskov është dëshmitar ne gjyq )

Per kete vetur behet fjale :
Image

Shkup, 15 maj - Dime Veskov është dëshmitari të cilin sot e kishin propozuar avokatët e të akuzuarve në rastin “Monstra”. Ai aktualisht është i burgosur dhe aktualisht është në burgun e Idrizovës, por ka pohuar se e di se e kujt është vetura Opel Omega, e cila ishte gjetur në afërsi të kufirit me Kosovën, për të cilën policia pohon se e kanë shfrytëzuar të akuzuarit gjatë likuidimit dhe gjatë ikjes nga shteti.

Avokatët pohojnë se detajet për këtë veturë i di i burgosuri. Jozyrtarisht mësohet se vetura është e njësisë policore “Alfa”, kurse i burgosuri pohon se atë veturë e ka parë në televizion dhe iu ka kujtuar se me atë veturë ka qenë i arrestuar ai dhe i bartur nëpër stacionet policore.

Nuk dihet nëse gjykata do ta pranojë Veskovin si dëshmitar të mbrojtjes, por sipas rrethanave ai ka mjaft të tregojë për këtë rast.

Përveç tij, pala mbrojtëse ka paraqitur si dëshmitarë kryetarin e komunës së Ilindenit Zhika Stojanovski, me të cilin njëri prej të akuzuarve ka qenë në takim ditën dhe momentin kur ka ndodhur vrasja.

Gjithashtu është propozuar si dëshmitarë të jetë edhe ministri i transportit Mile Janakieski, i cili gjithashtu ka qenë në takim me disa prej të akuzuarve ditën e njëjtë kur ka ndodhur vrasja.

Gjatë ditës së sotme në gjykatë kanë dhënë dëshmi familjarë dhe miq të Rami Sejdiut, të cilët kanë dëshmuar se i akuzuari ka qenë në punëtorinë e tij në Haraçinë. Zhurnal.mk
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3781
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#185

Post by Arbëri » Tue May 21, 2013 11:00 pm

Departamenti Amerikan i Shtetit : Nuk kishte fakte për terrorizëm islamik në akcionin policor "Monstra"

Image

Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit e vendos Maqedoninë mes vendeve ku lirite fetare përgjithësisht respektohen. Mirëpo raporti numëron vërejtje të shumta, ku theksohen ankesat e bashkësive më të vogla fetare, të cilat thonë se shteti favorizon Kishën Ortodokse Maqedonase. Në raport, vend i posaçëm i kushtohet rastit të vrasjes së pesëfishtë që ndodhi vitin e kaluar te liqeni Smillkovc afër Shkupit. Aty konstatohet se Qeveria nuk ka argumentuar akuzat fillestare se bëhet fjalë për vrasje të motivuar nga islamiste radikale. Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se grupet fetare te pakicave kanë akuzuar partinë maqedonase në pushtet, se ka politizuar çështjet fetare për qëllime politike.

Në Departamentin Amerikan të Shtetit kanë mbërritur pas një viti akuzat e ngritura për terrorizëm islamik kundër të akuzuarve në procesin gjyqësor "Monstra".

DASH ka përfshirë në raportin për liritë fetare për vitin 2012 edhe rastin e vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovcës dhe akuzat e bëra për terrorizëm islamik.

“Në muajin maj, Qeveria dhe zyrtarët e Policisë arrestuan një grup të gjerë myslimanësh me prejardhje shqiptare, të dyshuar se kanë lidhje me vrasësit e pesë maqedonasve ortodoks në fshatin Smillkovcë. Qeveria dhe zyrtarët e Policisë i quajtën menjëherë të dyshuarit si terroristë të radikalit islam, dhe ky cilësim mori dhenë në mediat lokale dhe ndërkombëtare. Në fund të vitit, autoritetet liruan nga akuza 11 të dyshuarit, tre të tjerë u akuzuan për armëmbajtje pa leje dhe kundër katër të tjerëve u ngrit aktakuzë. Dy të tjerë janë në arrati”, thuhet mes të tjerash në raport.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3781
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#186

Post by Arbëri » Tue Jun 11, 2013 5:23 pm

‘Monstra’- Velkov: Vetura e gjetur i takon policisë

Video : http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... 97JTEJ1HdY

Në Gjykatën Themelore në Shkup ka vazhduar sot procesi gjyqësor ‘Monstra’. Në seancën e sotme gjyqësore dëshmoi Dime Veskov, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin me burg në Idrizovë. Në dëshminë e tij Veskov tha sot se vetura e tipit Opel Omega është pronë e pjesëtarëve të policisë posaçërisht njësitit policor ALFA. Veskov këtë dëshmi e mbështet në faktin se në periudhën kur ai ishte arrestuar, ishte transportuar me veturën Opel Omega, për të cilën prokuroria thotë se i takon të akuzuarve. Për palën mbrojtëse kjo është një dëshmi shumë e rëndësishme e cila mund të ndihmojë për zbardhjen e rastit dhe dëshmimit të pafajësisë së klientëve të tyre.

“Sot ishte seanca për këtë rast, dëshmitari i parë ishte personi i burgosur që kishte informata për veturën “Opell Omega”, i njëjti ishte kategorik që vetura është e policisë, e MPB-së, konkretisht e ALFA-ve dhe e dëshmoi këtë punë. Ishte i sigurt në këtë konstatim që është vetura e tyre, e shpjegoi llojin e veturës si dhe ngjyrën në pyetjet e prokurorisë, në pyetjet e vet gjyqit dhe në pyetjet e mbrojtjes dha përgjigje dhe ishte kategorikisht që punohet për veturën pronë e MPB-së. Pas asaj, me dëshmi vazhdoi një familjare e të akuzuarit Rami Sejdi, plotësisht edhe për alibinë e këtij të akuzuar dha deklaratë që ka qenë tërë ditën, bile deri në orët e mbrëmjes ka qenë në servisin e vet ku punon si mekanik. Me këtë i plotësuam të gjitha dëshmitë praktikisht nga ana jonë dhe kanë mbet vetëm edhe 2-3 dëshmitarë deri në fund, mandej do të vazhdojmë me ekspertizën për këtë rast”, deklaroi Naser Raufi, avokat. Alsat-M
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#187

Post by rrëqebull » Sun Oct 05, 2014 10:32 pm

Avokati shqiptar i të dënuarve në çështjen “Monstrum” në Maqedoni flet si njeriu i Sashko Mijallkovit

Ditën e premte, në 5 tetor një prej avokatëve të shqiptaro-maqedonëve të dënuar me burgim të përjetshëm në çështjen “Monstrum”, Naser Raufi, bëri me dije publikisht se, për të disatën here, ai kishte kërkuar aktvendimin e gjyqit në Gjykatën Themelore të Shkupit, por nuk ia dhanë atë. Tashmë prej mëse një muaji ka kaluar afati ligjor brenda të cilit aktvendimi duhet të kishte qenë i disponueshëm për të pasur qasje te ai avokatët mbrojtës, ashtu që ata të mund të njihen me arsyetimin e vendimit nga trupi gjykues dhe të mund të ndërtojnë argumentet për ankimin e tyre në Gjykatën e Apelit. Kështu ndodh në çdo gjykatë të botës, dhe kështu ndodh edhe në Maqedoni. Por jo në këtë rast. Madje herën e fundit kishte qenë vetë gjyqtari i çështjes, i cili i kishte thënë se aktvendimi është gati por duhet vetëm të nënshkruhet. Kjo është një tallje e gjyqtarit me avokatin, se aktvendimi nuk vonohet më tepër se një muaj përtej afatit ligjor, për shkak të nënshkrimit të gjyqtarit, që kërkon vetëm një minutë kohë.

Për çështje të tilla si “Monstrum”, që kanë ndjeshmëri të lartë publike, madje dhe ndërkombëtare, duhet të ndodhte e kundërta, që trupi gjykues t’ i kishte respektuar afatet me përpikmëri absolute për të mos ushqyer paragjykimet për mënyrën si u zhvillua ky proces gjyqësor. Por, qartësisht, ky nuk ishte shqetësimi i trupit gjykues të çështjes “Monstrum”, dhe as i eprorëve të tyre. Avokat Naser Raufi ka thënë të premten se nëse aktvendimi nuk është gati brenda tetë ditëve, ai, në emër të klientëve të tij do të bëjë padi ndaj gjyqtarit për keqpërdorim të detyrës.

Duket se Avokat Raufi nuk e paska të qartë një të vërtetë elementare juridike. Jurisprudenca është në thelb formë, do të thotë se mosrespektimi i detyrimit procedurial për përgatitjen në afat të aktvendimit e bën null and void vendimin e shqiptuar në seancë gjyqësore, do të thotë e bën inekzistues, si të mos ketë ekzistuar kurrë. Vendimi që gjyqtari shqipton në seancën gjyqësore nuk ka vlerë nëse nuk shndërrohet në aktvendim, dhe vetë aktvendimi është një tekst i pavlefshëm nëse nuk përgatitet brenda afatit procedurial. Kjo do të thotë se gjykimi në shkallë të parë i çështjes “Monstrum” është njëjtë si të mos kishte ndodhur dhe normalisht të dënuarit duhet të lirohen se për ta nuk ka një vendim gjyqësor që i mban në burg. Por, duke qenë se në Maqedoni anormaliteti është normë ligjore për shqiptarët, tashmë mund të debatohet juridikisht për atë që do të ndodhë, pra nëse do të përsëritet gjyqi në Gjykatën Themelore, ose jo. Në çdo rast, nuk ekziston një dënim ligjor për të pandehurit e procesit “Monstrum”.

Gabimi më i madh që mund të bëhet tani nga pala shqiptare është që të pranohet kjo anomali, duke u paraqitur problemi si i tillë që mund të mbyllet me dorëzimin e aktvendimit nga autoritetet gjyqësore. Maqedonët me vonesën përtej afatit të aktvendimit, u kanë dhënë shqiptarëve argumentin më të fortë juridik se i gjithë procesi “Monstrum” është një provokim i adresuar kundër shqiptarëve, dhe se me këtë vonesë u dha përgjigjia për pyetjen që bëri Kryeministri Gruevski në korrik, në kohën e protestave të shqiptarëve, se kush po i hedh benzinë zjarrit. Tashmë është e qartë se zjarrit po i hedhin benzinë autoritetet maqedone.
Avokat Raufi nuk mund të mos i dijë këto detaje juridike që them unë. Se përse ai nuk flet kështu, për këtë ka vetëm një përgjigje. Kur shqiptarët e Maqedonisë flasin në mënyrë të çuditshme, përgjigjia gjendet gjithmonë te Sashko Mijalkovi, kryeshefi i shërbimeve të fshehta maqedone. Natyrisht se Mijallkovi nuk do të donte që çështja “Monstrum” të merrte një kahje të tillë.

Çfarë do të ndodhë me të dënuarit e procesit “Monstrum” nëse ata konsiderojnë se gjyqi në shkallë të parë është bërë null and voide, siç thuhet në fjalorin juridik? Në këtë rast hapet rruga që çështja t’ i shkojë drejtpërdrejt Gjykatës së Strasburgut, për t’ i kërkuar që dënimet për çështjen “Monstrum” të shpallen të pavlefshme për shkak se nuk ekziston aktvendim. Kjo gjykatë ndërkombëtare pranon vetëm çështje që i kanë kaluar të gjitha shkallët gjyqësore në vendin përkatës. Në rastin e çështjes “Monstrum”, sa i përket gjykimit në Maqedoni, gjithçka mbyllet me mosdorëzimin në kohë të aktvendimit të Gjykatës Themelore./Kastriot Myftaraj
https://www.facebook.com/kastriotmyftar ... 7629856710

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3781
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Masakrohen 5 Maqedonas.

#188

Post by Arbëri » Fri Dec 01, 2017 10:16 pm

Gardhi i Ondrrave wrote:
Tue May 01, 2012 3:49 pm
Policia maqedonase ka kap ata qi jan pergjegjs per masakren e 5 qytetarvet maqedonas, jan tan fanatik islamik (me shumic shqiptare). Tash jam kurioz me pa Aleancen si do ta mroj ket gjest shamtut te barbaris dhe prapametjes shqiptare!! (m'vjen keq po duhet than)


Keta qe i sulmoje para 5 vitesh u liruan sot o Gardh , edhepse ishin te denuar ne burg te perjetshem !!
Flamujt Arab ne ate protest atehere personat kishin qen njerez te shtetit o Gardhoo .
Cka do na thuash iani qe vrases dolen sllavet ne kete rast ?
Shpresoj qe je akoma gjalle dhe e lexon kete koment ;)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”