"Historiani austriak, Oliver Jens Schmitt, ka publikuar në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë librin e tij “Shqiptarët- një histori mes Lindjes e Perëndimit”, që ka bërë jehonë në botën gjermanishtfolëse.
Profesori i Historisë së Europës Juglindore në Universitetin e Vjenës, rrëzon tezat që njihen e pranohen prej kohësh ndër shqiptarë.
Kështu, ai shkruan se nuk ka pasur një kryengritje të vazhdueshme ndaj Perandorisë Osmane, por thotë se më shumë ka qenë një pranim i sunduesit të huaj. Ai shkon më tej kur thotë se shqiptarët e boshnjakët ishin si shtylla kurrizore e Perandorisë Osmane, raporton “Der Standard”.
Ai thotë se vërtet kundërshtohej ndonjëherë Perandoria Osmane, por për taksat ose për shërbimin ushtarak, por jo për ide nacionaliste. Ai thotë se Skënderbeu luftoi bashkë me vllehët, sllavët dhe grekët."
------------
Pergjigje:
"Historiani" yne austriak, pike se pari duhet te dije qe mite dhe mitizim mund te quajme personazhe te fantazise qe sigurisht nuk i mungojne jo vetem austriakeve, por edhe vendeve te tjera. Mite mund te quajme Robin Hood apo Vilhelm Telin qe gjuajne me harqe neper peme dhe kokrra mollesh. Dhe sigurisht qe edhe "historiani" yne pa tjeter qe eshte rritur me keto mite, pasi jane bere dhe vazhdojne te behen dhjetra e dhjetra filma apo fiction, sa qe kane nisur me te vertet te besojne qe keta kane ekzistuar, pra i kane kthyer ne personazhe qe kane ekzistuar (ky quhet paradoks, zoti "historian"!)
---
Por le tu kthehemi fakteve. Shqiptaret zoti "historian",jo vetem qe kishin nje ndergjegje kombetare (apo perkatesie etnike-rracore), por do mjaftonte vetem te lexonim leterkembimin e vet Kastriotit drejtuar princit te Taranto ku del ne pah diçka e tille.
Kastrioti ne letren e tij mbron "Albanesi=SHQIPTARET" dhe as serbet, vllehet apo greket (ku keta te fundit, pra greket as nuk ekzistonin ne ate kohe si nje term apo grup etnik dhe vllehet endeshin Ballkanit duke bere nje jete sedentare dhe nomadike).
Nes e Kastrioti do kish luftuar perkrah "serbeve, vlleheve dhe grekeve" atehere do i drejtohej princit te Taranto ne mbrojtje pikerisht te ketyre etnive, por ja qe Kastrioti shkruan qarte ( pjese e shkeputur prej letres):
Gjergji, zoteruesi i Shqiperise, per Xhiovani:Antonio Princit te Taranto pershendetje
"...Perçmon me teper njerezit tane dhe i krahason
SHQIPTARET me delet dhe ne veten tende arsyeton me fyerje
kunder nesh...
...
te paret tane ishin Epirotet, prej nga doli Pirro...
...Ne te shkuaren
SHQIPTARET kane bere eksperience kur Puliezet ishin nje kope bagetish..."
---
