Sistemi feudal-princeror "pronoia/prone" ne Arberi.
Sistemi feudal-princeror ne token e Arberve bizantin-mesjetar ishte nje sistem i cili nuk ndryshonte se tepermi prej sistemit feudal (pronoia/πρόνοιαν) bizantin. Pronoia (ku ndoshta edhe vet fjala shqipe "prone" ka lindur kete fjale) ishte nje sistem feudal i cili zanafillen e ka ne shekujt 10-11 te eres se re dhe sipas historigrafise lind gjate sundimit te Aleks Komnenit te Pare. Pronoia si sistem baze mbeshtetet ne dhenien e territoreve apo tokave qytetareve apo familjeve me te shquara besnike te Perandorise Bizantine, pra dhenia ne prone/pronesi.
Ekzistojne per shembull dokumente ku vet Komnenet (pinjoll i Komneneve) sikurse Dukajt, ka gjasa te kene ardhur prej Kostandinopojes ne vitin 1150 mbas eres sone dhe vendosen ne ate qe quhej Mbreteria e Epirit. Mbreteria e Epirit ne ate kohe ndahej ne Maqedoni dhe Albania. Kostandin Duka behet Princi feudal i Maqedonise (dhe sipas tekstit dokument te bashkangjitur lind Dinastia e Dukagjineve) dhe Gjon Komneni ishte Princi i pare i Albania (Arberia) ku lind Dinastia tjeter e Aranit Komneneve sikurse Golemeve.Pra principata e pare e Arberit nis qe ne vitin 1150 e jo siç kerkon historigrafia zyrtare.(Shih foto te bashkangjitur/dokument)
Sistemi i "Pronoia" vazhdon gjate ne Arberi. Principatat e Arberit ishin nje forme "shteti" perbrenda Perandorise Bizantine. Detyrimet e ketyre Principatave karshi Qendres (Perandorise) ishin se duhej te paguanin taksa sikurse te ofronin ushtare ne rast nevoje.Tashme eshte e dokumentuar gjithashtu se ushtaret me te mire te kesaj Perandorie ishin pikerisht Arberoret.
----
E. Canaj



