Përshëndetje Adrianë!
Më bënet shumë qefi që të pëlqeu përshkrimi.
Pajtonem plotësisht me ty kur thua se
Adriana wrote:menyra ''spontane'' ne nje lidhje nuk me pelqen, aq me teper kur behet fjale qe nja nga lidhesit ( qofte femra apo mashkulli ) ka nje lidhje tjeter, kjo gje me shtyn te mendoj qe ky/kjo person vuan nga ''dashuria spontane'' dhe mund te ndodhe perseri ne te ardhmen...
Po ky qëndrim, i njëjtë me tëndin, gjënet edhe tek përshkrimi, kur thuhet se, po mos të lexohej kombëtarisht, teksti i këngës do të ishte veçse një
thirrje 'telenoveleske' për të shthurur e përçarë çiftet [shqiptare] duke i nxitur që të sillen me mendjelehtësi e që të humbasin kohë me ëndërrime [me sy hapur] dashuriçkash si nëpër filma koti.
Dhe vërtet, jashtë interpretimit që kam sjellë më sipër (
të cilin unë e mbështeste plotësisht), ky "spontanizmi" ësht një sjellje e stërgabuar, me pasoja shkatërrimtare që mund të cënojnë e prishin miqësi të vjetra apo lidhjet martesore e bukurzâninë familjare të bashkëkombësve tanë, duke e dëmtuar, përmbledhtas, gjithë Kombin.
Duke qënë një hap drejt humnerave çnderuese të quajtura tradhëti dhe pabesi, këto "spontanizmat" prej trushkulurish, midis shqiptarëve që e kanë tashmë lidhur besën e fatin me dikë tjetër, janë diçka kaq skajshmërisht e pandershme, sa që asnjëherë s'kanë qënë pjesë e Mendësisë Shqiptare Besë-e-Nder, dhe asnjëherë s'kanë për të qënë. Atëherë kur shfaqen, janë veçse poshtërsira dhe rrugaçërira (dalje nga «rruga e Kombit»).
Një nga problemet më madhore të muzikës së lehtë tek ne, por të çdo arti në përgjithësi, është pikërisht ky: që nuk e pasqyrojnë ashtu siç duhet Mendësinë dhe Kulturën Shqiptare, por paraqesin gjithnjë e më shpesh shpërfytyrime, prapështi, etnomazokizëm e jo-shqiptarësí.