"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Blej shqip!

Flisni për ekonominë shqiptare, zhvillimin e saj, problemet ekonomike etj.

Moderator: Adriana

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Blej shqip!

#16

Post by Arbëri » Thu Oct 06, 2011 11:44 pm

Arbëri wrote:Vetëvendosja rrotullon edhe një kamion me mallra serbe !!!



Image

Lëvizja Vetëvendosje është hedhur sot sërish në aksion kundër hyrjes së maunave me mallra nga Serbia. Nëpërmjet një njoftimi të shkurtër Vetëvendosje ka njoftuar se ka organizuar aksion të ri kundër maunave serbe në afërsi të fshatit Lupç, magjistralja Prishtinë- Podujevë, raportojnw mediat vendase.

Me këtë rast sipas njoftimit është rrotulluar një maune serbe dhe është asgjësuar malli.

Kjo është hera e dytë që Vetëvendosje organizon një aksion të tillë, derisa herën e parë ishin arrestuar dy persona por më pas ishin liruar.

Në aksionin e parë ishte konfirmuar se prezent kanë qenë edhe deputet ndërsa Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi pat paralajmëruar se nëse vërtetohet që ka pasur deputet aty ata do të arrestohen. Deri tash nuk raportohet për të arrestuar.

http://www.albeu.com/kosove/vetevendosj ... on-/47719/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Blej shqip!

#17

Post by Arbëri » Wed Oct 12, 2011 4:21 pm

"VETËVENDOSJE" SËRISH NË AKSION

Image

Nga Express 12 Tetor 2011 15:48Madhësia e tekstit:AAA
TË TJERA NGA RUBRIKA


Lëvizja “Vetëvendosje” nuk e ka ndërmend të zmbrapset. Të mërkurën kjo lëvizje sërish ka ndërmarr aksion kundër mallrave të Serbisë. Por kësaj here ata ndërruan lokacion.

Aksionin nuk e zhvilluan në Podujevë. Rreth orës 12.00, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, më saktësisht në mes fshatrave Prugovc dhe Milloshevë, ndaluan kamionin me targa serbe KV-111-578, i cili kishte në rimorkio mall ushqimor serb.

Me këtë rast, ata e nxorën nga rruga dhe e bënë të palëvizshëm. “Në situatën në të cilën kjo Qeveri është e paaftë për ta mbrojtur vendin ndërkohë për ta ruajtur pushtetin e saj është e gatshme të negociojë e të bëj koncensione në dëm të interesave të vendit, aksioni politik mbetet alternativa e vetme për ta penguar atë”, thuhet në komunikatën e kësaj lëvizjeje.

Sipas kësaj lëvizje, Qeveria e Kosovës nuk e pa të udhës që as t’ia përmend Robert Cooperit në vizitën e tij këtu moslejimin e mallrave të Kosovës në Serbi, edhe pse paraprakisht e kishin degraduar shtetësinë e Kosovës duke ja hequr emërtimin “Republikë”. Si vazhdim i këtij degradimi, kjo qeveri po i përgatitë targat KS për serbët e Kosovës, të cilat pritet të jenë në qarkullim nga 1 nëntori.

“Si “dhuratë” konkluzionet e Raportit të Progresit e paraqesin Serbinë si vend i cili, ka arritur përparim të dukshëm, sepse është pajtuar dhe po merr pjesë në procesin e dialogut me Kosovën, me ç’rast janë arritur disa marrëveshje, siç janë qarkullimi i lirë i njerëzve dhe mallrave, regjistrat civilë, kadastri dhe Serbia i ka marrë hapat fillestarë për implementimin e këtyre marrëveshjeve”, thuhet më tej në deklaratë.

Madje aty bëhet e qartë se Lëvizja Vetëvendosje, do t’i intensifikojë edhe më shumë aksionet saj kundër mallrave serbe që po dëmtojnë Kosovës e po ndihmojnë Serbinë.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Blej shqip!

#18

Post by Arbëri » Wed Oct 12, 2011 10:26 pm

Lëvizja VETËVENDOSJE! Aksioni: Nuk zmbrapsemi!

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Blej shqip!

#19

Post by Arbëri » Sun Aug 19, 2012 10:44 pm

Ulët përqindja e mallrave serbë, rritet ajo nga Shqipëria



Që nga vendosja e masave të reciprocitetit, Serbia nuk po arrin të kthejë të njëjtin eksport të prodhimit në Kosovë. Zyrtarë të Doganave të Kosovës konfirmojnë se importet e Serbisë po vazhdojnë të karakterizohen me rënie dhe se kompanitë kanë ndërpre importin pas vendosjes së bllokadës nuk janë kthyer më bashkëpunimit të mëhershëm me kompanitë serbe.
“Mas reciprocitetit që u ndërmor në vitin e kaluar ne kemi parë një rënie të importit nga Serbia, e cila po vazhdon edhe tash të ketë më pak importe, ndërsa shtetet e tjera kanë pasur rritje. Si Shqipëria vitin e kaluar ka pasur ngritje thuajse për 60 për qind më shumë se një vit më parë dhe se eksportet shqiptare kanë arritur vlerën mbi 90 milion euro”, ka thënë një zyrtarë i doganës.
I vetmi prodhim që nuk ka pësuar ndryshim nga shteti fqinjë është gruri dhe mielli, mirëpo pavarësisht këtij fakti pozitiv të humbjes së tregut nga kompanitë serbe, importi po e mbytë vazhdimisht eksportin e vogël të vendit tonë. Sipas të dhënave të doganave të Kosovës, karburantet, cigaret dhe një numër i madh i ushqimit po vazhdon të importohet, transmeton KohaVision.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 719
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Blej shqip!

#20

Post by CERMENIKASI » Mon Aug 20, 2012 9:09 pm

pavarësisht këtij fakti pozitiv të humbjes së tregut nga kompanitë serbe
Ky mund të shifet si nji fakt pozitiv por në të vërtetë nuk asht sepse nëpëmjet tij kuptohet se prej luftës dhe sjelljet barbare të serbve ndaj Shqiptarëve të Kosovës e deri në ditët e soçme Kosova ka importue jo pak prej atyne që i masakruen ,torturuen ...
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Blej shqip!

#21

Post by Arbëri » Mon Aug 20, 2012 10:02 pm

CERMENIKASI wrote:
pavarësisht këtij fakti pozitiv të humbjes së tregut nga kompanitë serbe
Ky mund të shifet si nji fakt pozitiv por në të vërtetë nuk asht sepse nëpëmjet tij kuptohet se prej luftës dhe sjelljet barbare të serbve ndaj Shqiptarëve të Kosovës e deri në ditët e soçme Kosova ka importue jo pak prej atyne që i masakruen ,torturuen ...
Po mos te kishe qen presioni i Levizjes Vetevendosje ndaj qeveris te Kosoves , do i kishin shqiptaret e Kosoves edhe sot mallrat serbe .
Kshu i demtoj serbet , qe sot jane ne rrezik te madh ekonomik , aq me keq se "greqia": http://www.kurir-info.rs/srbija-pred-ba ... nak-252390 dhe i ndihmoi Shqiperise dhe shqiptareve .
Kjo rruge duhet te vazhdoje deri ne fund , deri atehere sa asnje mall sllav mos te kete neper tregjet tona qe njera nga keto shtete sllave eshte Maqedonia si partner me te rendesishem ekonomik e ka Kosoven.
Kuptohet vetem per export .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Blej shqip!

#22

Post by Arbëri » Mon Oct 29, 2012 11:20 pm

Maqedonia bllokon sërish tregtarët kosovarë

[img]Maqedoniahttp://zhurnal.mk/image.aspx?img=kamionet_3.jpg[/img]
http://zhurnal.mk/content/?id=1210291635732
Shkup, 29 tetor - Prodhuesit kosovarë në hall me Maqedoninë. Pas ujit dhe grurit, ky shtet se fundi ka bllokuar edhe eksportuesit kosovarë të miellit.

Kompania vendore për prodhimin e miellit M&Sillos për katër muaj ka humbur 1 milion euro qarkullin në saje të embargos që shteti maqedonas u ka vendosur shteteve të CEFTA-s. Kamionët e kësaj kompanie ka mbi tre muaj që po presin në kufi me këtë shtet.

Vullnet Mita nga kjo kompani tregon se nuk është hera e parë që po kanë probleme me këtë shtet, ndërkaq për sivjet thotë se prej korrikut nuk kanë mundur të eksportojnë miell. “Që prej datës 5 korrik të këtij viti asnjë kamion i joni nuk ka kaluar. Pala maqedonase nuk na ka dhënë asnjë arsye për këtë bllokadë. Humbjet tona për këtë periudhë janë mbi 1 milion euro në qarkullim”, ka thënë Mita.

Prodhuesit kosovarë thonë se Maqedonia po përdor mënyra të ndryshme për t’i ndalur eksportet nga Kosova, me qëllimin e vetëm që t’i mbrojë produktet e veta. Rasti i fundit me miellin nuk është i pari i këtij lloji. Barriera më herët u vendosën edhe për ujin e prodhuar në Kosovë dhe grurin.

Madje, në rastin e ujit, ky shtet pati filluar ta bëjë vetë verifikimin e produkteve kosovare, duke anashkaluar analizat e instituteve të bëra në Kosovë, shkruan Express.

Zëdhënësja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Arta Istrefi, thotë se si ministri janë ankuar edhe në CEFTA, për pengesat e Maqedonisë. “Qeveria e Maqedonisë tash e tre vjet vendos masa mbrojtëse për prodhuesit e tyre të miellit, fillimisht pati bllokuar importin e miellit nga të gjitha vendet e botës, më pas ka vendosur kushte për të gjitha importuesit e miellit në Maqedoni”, tha Istrefi.

Në vendimin i Kryeministrit të Maqedonisë thuhet se për 1 kilogram miell të importuar në Maqedoni duhet të blihen 4 kilogramë brenda Maqedonisë, çka e vështirëson tej mase eksportin e miellit kosovar për në Maqedoni.

Maqedonia eksporton rreth 500 milion Euro, mallra në vit në Kosovë...

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Blej shqip!

#23

Post by rrëqebull » Mon Sep 29, 2014 3:47 pm

BOJKOTO PRODHIMET SERBE DHE GREKE

Tre shifrat e para të barkodit të çdo prodhimi tregtar tregojnë se ku është prodhuar.

-Prodhimet e Greqisë kanë barkod që fillon me shifrat 520 (mos u ngatërroni sepse 530 është i Shqipërisë)
-Prodhimet e Sërbisë kanë barkod që fillon me shifrat 860.

Bojkotimi kryhet për disa arsye të rëndësishme:

Së pari: sepse prodhimet që fabrikohen dhe shpërndahen enkas "për ballkanin", janë të një cilësie që është nën çdo niveli të pranueshëm dhe janë të rrezikshme për shëndetin.

Së dyti: sepse duke ndihmuar prodhimtarët tanë vendas, ndihmojmë njëkohësisht rritjen e cilësisë së prodhimeve tona dhe zhvillimin e ekonomisë kombëtare, që përkthehet në vende të reja pune.

Së treti, dhe po aq e rëndësishme sa dy të parat: sepse çdo dëm ekonomik që i shkaktohet pushtuesve, është një hap drejt Çlirimit.

Shqiptari i vetëdijesuar bojkoton çdo lloj prodhimi jo-shqiptar, por mallrat mbeturinë serbe dhe greke në veçanti, sepse janë të pushtuesve dhe janë ato që e kanë zaptuar më së shumti tregun shqiptar.

Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Blej shqip!

#24

Post by rrëqebull » Sun Oct 19, 2014 6:14 pm

Image


Image


Image

Post Reply

Return to “Ekonomia shqiptare”