Arben LLALLA
Tekstet e gjuhës shqipe të shkruar me shkronja greke nga shqiptarët e Greqisë që thirren arvanitasit janë të rralla. Studiuesit e ndryshëm kur zbulojnë këto tekste i trajtojnë si shkrime të rralla dhe të çmuara. Kjo ndodh sepse studiuesit, historianët dhe gjuhëtarët që merren me studimet e shkrimit shqip në Greqi i mbeten mendimit që arvanitasit shumë pak kanë shkruar në gjuhën shqipe në shek.XIX. Por e vërteta është krejt ndryshe. Janë me dhjetëra libra, gazeta e revista të botuara në fillim të shek.XIX në Greqi në gjuhën shqipe me shkronja greke. Ato fillojnë që nga viti 1809, me fjalorin e Marko Boçarit që ishte nga Suli i Çamërisë. Më tej, tekstet në gjuhën shqipe me shkronja greke të gjetura deri më sot do ti ndeshim te libri Dhiata e Re, Korfuz, 1824, fq.188., Dhiata e Re, Korfuz, 1827 fq.839., Dhiata e Re, Athinë, 1858, fq. 375. Të tjera shkrime në gjuhën shqipe janë botuar edhe në gazetat greke si në gazetën “E ardhmja e Atdheut”, Athinë më 29 dhjetor 1860. Bëhet fjalë për një fjalim të mbajtur në fushatën parazgjedhore në Greqi në gjuhën shqipe. Thuhet se në ato vite shpeshherë në gazetat greke botoheshin tekste në gjuhën shqipe, poezi të ndryshme etj. Por për fatin e keq shumë nga këto tekste nuk kanë dalë në dritë në vitet e më vonshme për tu studiuar.
Nga mesi i shekullit 19-të, gjuha shqipe në Greqi do të fillonte të kishte një shtrirje të gjerë në të shkruar nga shqiptarët e atjeshëm. Do të dilnin në dritë libra për tu studiuar gjuha shqipe nga studiuesit arvanitas (shqiptarë të Greqisë) Panajot Kupitori(1821-1881), Anastas Kullurioti(1822-1887) dhe të studiuesve të huaj.
Shkrimtari dhe gazetari Anastat Kullurioti botoji gazetën “Ç ÖÙÍÇ ÔÇÓ ÁËÂÁÍÉÁÓ”
, “Zëri i Arbirisi” (Anastas Kullurioti fjalët “I Foni tis Albanias” e përkthente dhe e shkruante në gjuhën shqipe “Zëri i Arbirisi”), dy libra në gjuhën greke dhe një në gjuhën shqipe. Këto na kanë rënë në dorë tani për tani, por ka mundësi të ketë botuar edhe libra të tjerë që nuk dihet fati i tyre.
Ndërsa arvanitasi Panajot Kupitori botoji më shumë libra për të cilat do të shkruajmë sot. Kupitori ishte nga ishulli Hidra. Një ishull që banohej dhe banohet ende sot nga arvanitasit. Nga ky ishull kanë dalë shumë figura të ndritura që drejtuan Greqinë si Kryetarë shteti, Kryeministra, akademikë etj., të cilët ishin me origjinë shqiptare. Panajot Kupitori pas studimeve për letërsi në Universitetin e Athinës, punoji në fillim drejtor shkolle në Lamia dhe Halkis. Më 1876, u emërua mësues dhe më vonë drejtor në gjimnazin Varvakion në Athinë. I cili ishte gjimnazi i kategorisë së parë për nga cilësia. Ai pati një veprimtari të madhe në fushën e gjuhësisë dhe letërsisë greke dhe atë shqipe. Ai është autor i një numri veprash greqisht, ndër to:
1). “Ëåîéêüí ëáôéíïåëëçíéêüí” Óõíôá÷èÝí ìåí õðü Åññßêïõ Ïõëåñß÷ïõ, äéáóêåõáóèÝí äå”, Ð. Êïõðéôþñç, ÁèÞíçóé 1873. (Fjalor Latin-Greqisht”, bashkëpunim i Henry Oulerichou dhe Panajot Kupitori, Athinë, 1873. Ky fjalor ka 914 faqe, i ndarë në dy pjesë).
2). “Ëüãïò ðáíçãõñéêüò ðåñß ôçò êáè´ çìÜò ÅêêëçóéáóôéêÞò ÌïõóéêÞò: Óõíôá÷èåßò êáô´ åíôïëÞí ôïõ åí ÁèÞíáéò Åêêëçóéáóôéêïý Ìïõóéêïý Óõëëüãïõ êáé áðáããåëèåßò åí ôç áéèïýóç áõôïý ôç Ä´ Äåêåìâñßïõ 1874, ðñþôç åðåôåßù ôçò óõóôÜóåùò áõôïý çìÝñá”, Ð. Êïõðéôþñç, Áèçíçóé, 1876. (Arsyeja, lëvdate në Kishë, Muzikë: një urdhër me shkrim i kishës së Athinës, muzikë shoqërimi. E dërguar në dhomën D, dhjetor 1874, përvjetori i parë i themelimit të kësaj dite, Panajot Kupitori, Athinë, 1876).
3). “Ôñåéò Ëüãïé ï Á’êáé Ä’êáôÜ Êáôéëßíá êáé ï õðÝñ Áñ÷ßïõ ôïõ ðïéçôïý. ÊéêÝñùíïò. ÌåôáöñáóèÝíôåò åê ôïõ ëáôéíéêïý ÷Üñéí ôùí ìáèçôþí”, Ð. Êïõðéôþñç, Áèçíçóé,1876. (Tre arsyet e A’ dhe D’ Kata Katilina dhe për poet Ciceroni. Përkthyer me shembull për studentët në latinisht, Panajot Kupitori, Athinë, 1876.)
4). “Ðåñß ôïõ ñõèìïý åí ôç Õìíïãñáößá ôçò ÅëëçíéêÞò Åêêëçóßáò / õðü Ðáíáãéþôïõ Ä. Êïõðéôþñç, Áèçíáçó, 1878. (Në ritmin e Kishës greke hymnografi, Panajot Kupitori, Athinë, 1878).
5). “ÐëÜôùíïò Êñßôùí, Êåßìåíïí, ó÷üëéá êáé ìåôÜöñáóéò ÷Üñéí ôùí åéò ôá ÃõìíÜóéá öïéôþíôùí íÝùí õðü”, Ðáíáã. Ä. Êïõðéôþñç, Áèçíçóé, 1879. (Platoni Kriton, Tekste, rishikime dhe përkthime, shembuj për nxënësit, Panajot Kupitori, Athinë, 1879.)
Për sa u përket studimeve shqiptare, Panajot Kupitori është autor i disa librave, por ne kemi gjetur vetëm:
1). “Áëâáíéêáß ìåëÝôáé: Ðñáãìáôåßá éóôïñéêÞ êáé öéëïëïãéêÞ ðåñß ôçò ãëþóóçò êáé ôïõ Ýèíïõò ôùí Áëâáíþí”, Ðáíáãéþôïõ Ä. Êïõðéôþñç, Áèçíáéò, 1879. (“Studimet shqiptare: Studim historik dhe filologjik mbi gjuhën dhe kombin e shqiptarëve”, Panajot Kupitori, Athinë, 1879).
2). “ÄéáôñéâÞ ðåñß ôçò ðáñ’ Áëâáíïßò áíôùíõìßáò ôïõ ôñßôïõ ðñïóþðïõ: ÊáôÜ ôçí äéÜëåêôïí ôùí åí ÅëëÜäé Áëâáíþí ìÜëéóôá ôçí ôùí Õäñáßùí”, Ðáíáã. Ä. Êïõðéôþñç, Áèçíáéò, 1879. (“Studim mbi përemrin e vetës së tretë ndër shqiptarë, sipas dialektit të shqiptarëve në Greqi, sidomos të hidriotëve”, Panajot Kupitori, Athinë. 1879).
Ai hartoi dhe një fjalor të gjuhës shqipe, vepër që për më shumë se një shekull mbeti si dorëshkrim në bodrumet e Akademisë së Shkencave të Athinës dhe, për shkaqe të panjohura, ende nuk është botuar. Më 2007 studiuesi grek me origjinë shqiptare nga Preveza e Çamëria Niko Stylos ka gjetur një kopje të këtij fjalori dhe po punon për botimin e tij në gjuhën standarde shqipe.
Panajot Kupitori botoj edhe një fjalor greqisht-shqip të cilin në vitin 1882 e bleu Konsulli francez në Janinë Augusto Dozan. Në vitin 1926 fjalori greqisht-shqip të Kupitorit e ribleu Ndërmarrja Historike dhe Etnologjike të Greqisë. Më tej fati i këtij fjalori nuk dihet.
Flitet se ai hapi një shkollë mbrëmjeje ku mësohej gjuha shqipe me alfabet grek. Përgatiti edhe një abetare, por kontributi i tij për çështjen e gjuhës shqipe ende nuk është ndriçuar sa duhet për sepse nuk kanë dalë në dritë shumë vepra që botoi. Për shumë arsye politike veprat e këtij shqiptari të Greqisë i cili dha një ndihmë të madhe në zhvillimin e kulturës greke dhe shqiptare mbahen të fshehura nëpër arkivat apo në bibliotekat e Greqisë. Edhe pse Panajot Kupitori ka dhënë një ndihmesë të madhe në zhvillimin e letërsisë dhe gjuhës shqipe për figurën dhe veprat e tij shumë pak flitet edhe studiohet nëpër shkollat dhe librat e letërsisë shqipe. Në përgjithësi hartuesit e letërsisë shqipe shumë pak janë marrë me letërsinë e arvanitasve, ata më shumë u referohen arbëreshëve të Italisë në periudhën e Rilindjes Kombëtare të shek XIX. Por këto mendime për të anashkaluar letërsinë e arvanitasve të shek.XIX janë të gabuara sepse sipas zbulimeve viteve të fundit, del se ata kanë shkruar shumë, ndoshta më shumë
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Zbulohet maja e aisbergut për studimet e arvanitasit
- Arta
- Sun Member
- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Zbulohet maja e aisbergut për studimet e arvanitasit
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
- Arta
- Sun Member
- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: Zbulohet maja e aisbergut për studimet e arvanitasit
Nuk e kuptoj pse gazetat tona nuk tregojne kujdes kur botojne shkrime te tilla me vlere, qe nuk rregullojne kodet e shkronjave!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
- alfeko sukaraku
- Sun Member
- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Zbulohet maja e aisbergut për studimet e arvanitasit
mos u merzit se te ndihmoj une per Panajoti Kupitorin.Arta wrote:Nuk e kuptoj pse gazetat tona nuk tregojne kujdes kur botojne shkrime te tilla me vlere, qe nuk rregullojne kodet e shkronjave!
Ne radhe te pare kemi nje teme te hapur nga Zeusi per PAnajotin Kupitorin-ne forumin tone.
Sipas nje bisede private me njerin nga botuesit e disa librave per shqipen e lashte,mesova se filologu Panajoti Kupitori ka shitur edhe punimin e vete per gjuhen shqipe,duke mos pasur mundesin qe ta botonte ai.Behet fjale per librin e Iakovo Thomopulos "Pellazgjika" Athine 1912.
Ne kete liber botohen dhjetra mbishkrime te lashta shqipe,nje pjese te tyre i kam hedhur edhe ne forumin tone.Me kishte bere shume pershtypje qe Thomopulo ky doktorre edhe njohes i shkelqyer i latinishtes-greqishtes se vjeter edhe me rrenje arvanite,pra si i shte e mundur qe ky njeri me studime jo filologjike ,te zberthente kaq mire shqipen e lashte.Edhe perse me ndihmen e te madhit Konstandin Kristoforidhi si edhe me ndihmen e dy mesuesve shqiptare nga Korca edhe nga Elbasani,serisht eshte krejt e pamundur qe te kuptohen mbishkrimet e vjetra pa mendjen e nje specialisti.Nuk flasim per nje rruge te shtruar,por flasim per hapjen e nje rruge............................Dua te besoj se PAnajoti kupitori duhet te jete autori i vertet i librit te Iakovo Thomopulos.
po ju vij ne ndihme me dy librat e Kupitorit te cilat i gjeni ne linqet e meposhtme edhe postohen nga "BIBLOTEKA VIRTUALE SHQIPTARE"
http://www.shqiptarortodoks.com/tekste/ ... 1879_1.pdf
edhe
http://www.shqiptarortodoks.com/tekste/ ... 1879_2.pdf
Librin e dyte po e vendos me teper per Zeusin edhe arkivin e tij,i cili eshte margaritare per gjuhen shqipe.
Kujtoj se Demetrio Camarda edhe Panajoti Kupitori ishin edhe mbeten baza e pare e filologjis se gjuhes shqipe.Pa njohur punen e tyre,nuk do mundeni kurre te kuptoni Jeronim De Raden edhe Naim Frashrin.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE