Socio meqe me duhet te zgjedhi me te mirat e ketyre fotove eshte njesoj si te jem i 'denuar'

per shkak se nuk eshte
kollaj me zgjedh ne nje arke ku ka thesare te arta, secila me e bukur se tjetra. Sidoqofte, une si i 'denuar' qe jam po perpiqem te zgjedh me te bukurat (a mos po bej mekat si Lek Paridi kur zgjedhi midis tri hyjneshave Afroditen si me te bukuren

).
1. Fotoja nr. 7 (dmth fotoja e shtate e postuar sipas rradhes) eshte mbretereshe e vertete. Mbijetojne shkelqyeshem e blerta malore me gurishten. Luginat e perthyera dhe koloriti i pashem midis te blertes dhe qiellit te paqte krijojne nje parajse te vertete.
2. Fotoja nr. 9 eshte po kaq e bukur. Bjeshka e paster (sikur te jete e vizatuar), lendina dhe pastaj perroska e rrembyer e bejne joshese. E vetmja 'behane' eshte rruga (disi e eger) e cila duket sikur therret urbanizmin dhe betonin e eger dhe shtyllat elektrike.
3. Fotoja nr. 11. Lartesia e saj krijon nje pershtypje marramendese duke e theksue madheshtine e saj epike. Sidomos kreshta e malit e cila humbet ne mjegullen diellore dhe rrezet diellore e bejne nje 'Olimp' te vertete ku rrine perendite.
4. Fotoja nr. 12 dhe 13 jane te barabarta. Momenti hyjnor i depertimit te rrezeve te diellit, shqipja duke fluturuar e bejne me te vertete natyre shqiptare.
5. Fotoja nr. 4 eshte Elesiumi i vertete (Xheneti (parajsa) e hamendesuar e romakeve dhe ilireve). A e di ke me kujton? Skenen gjysme-parajse nga filmi 'Gladiator' ku komandanti (ilir) Maximus prehet paqesisht me gruan, djalin dhe vreshtat e tij.
Shpresoj qe te mos jem i denuar qysh u denua Lek Paridi nga hyjneshat rivale te Aferdites!
Ne fund te gushtit do te jem ne Plave e Guci ku me pastaj do i sjell fotografite e asaj parajse.
Edhe njehere te falemnderit Socio qe solle para nesh nje copez nga vendi i shqipeve!