vijon
Prof.Dr. Agostino Ribeco:
"Te drejtat e mijëvjeçare të shqiptarëve etnografike dhe gjeografike të shqiptarëve, shtrihen prej kohërave të vjetra në Iliri, Maqedoni dhe Thesali";
Prof.Braisfold:
"Nga racat që sot jetojnë në Maqedoni, vetëm shqiptarët mund të thuhet se janë autoktonë";
Prof.Braisllav Nushiq:
"Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumejtë". Përndryshe, Nushiqi gjyshin e ka patur shqiptar me emrin Belo.
Prof.Barbara Jelaviç:
"Rrenjët etnike të maqedonasëve të lasht, janë sipas të gjitha gjasave Ilire megjithëse në atë kohë shtresa e lartë kishte rënë nën ndikimin e kulturës greke";
Prof. Dimçe Kosev:
Ky historian i shquar, në praninë e studentëve maqedonas(sllav), ka thënë se muri që gjendet midis Kalasë së Shkupit dhe Elektrodistribucionit, është pjesë përbërëse e qytetit të antikitetit të Shkupit Dardan, kurse për kishën e ngritur rrëzë Kalasë së Ohërit, pohoi se ishte dhuratë e themeluesit të prinicipatës së Arbërit - Progonit.
Prof. Dimitër Gërdanov:
Skirtonët Ilir, e kanë themeluar Heraklenë e Manastirit para 2500 vjet. Ata siç duket e kanë themeluar edhe Resnjën e Prespës, gjë të cilën e dëshmonë edhe një qytet i vjetër me emrin Skitrina, që është ngjitur në të njëjtin vend"
Dr. Dushko Hr. Konstantinov:
Ky historian maqedonas nga Manastiri, në një shkrim të tij, botuar ne Muzeun Popullor të Manastirit, nr.1 mars 1966, shruan se:"Shqiptarët janë banorë më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe pasardhës të drejtëpërdrejtë të Ilirëve të vjetër, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan". Pas ngjarjeve te v.1981, ky studiues i Manastirit me dy tituj shkencor-Dr.Dr, nën ndikim edhe të vëllaut të vet, Millosh Konstantionov, ndryshoi qëndrimin ndaj historisë së popullit shqiptar.
Prof.Edvin Jasques:
"Ilirët ose shqiptarët, këta bijë të paeupur, ishin luftëtar të shqipes, trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Piros së Epirit..."
Prof.Edvin Pears:
"Shqiptarët janë pasardhës të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, gjegjësisht të racës Arjane, duke e nxjerrë këtë fjalë nga dy rrënjët e fjalëve shqipe: Ar dhe Anë, që dmth Njerëz të arit të pastër".
Mitologu Maks Myle:
"Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe "Ar". Kjo vlenë edhe për mjaftë vende të botës."
Prof. Fanulla Papazogllu:
"Dardania është njëra nga krahinat antike të Ballkanit ku popullata autoktone është ruajtur më së miri". Ajo pranon origjinën Ilire të shqiptarëve.
Gos Xhen-Ambasador i njohur anglez:
"Origjina e shqiptarëve ngjitet deri te koha e Pellazgëve dhe kanë origjinë PARAHELENE";
Gustav Majer:
"Shqiptarët janë Ilir të rinj";
Prof. Gjorgj Hahni:
"Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa Ilirët janë pasardhës të Pellazgëve... Shqiptarët janë stërniperit e Pellazgëve";
Prof.Gjusepe Catapangu:
"Atllantida e cila është zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e Ilirëve, të cilë shpëtun nga përmbytja e Atlantidës dhe filluan civilizimet e reja në të gjitha kontinentet, sidomos në Europë, Afrik dhe Azi të vogël". Përndryshe, "Atllantida" quhej edhe "Borei", që dmth "e Bardhë", nga fjala shqipe "Borë"(dëborë). Në literaturën historike përmendet edhe emri Xhusepe Katapanos (me siguri i njëjti person). Ky në v.1984, në Romë botoi librin me titull "THOTI FLISE SHQIP". Përndryshe, Thoti ishte perëndi egjiptiane. Ai para 6000 vjetëve ka krijuar sistemin e hieroglifeve në bazë të Ilirishtes-shqipes, që shërbeu si mostër për përpilimin e sistemeve të tjera alfabetike - thuhet në literaturën historike.;
Prof. H.Tunman
"Shqiptarët janë vazhduesit autoktonë të popullsisë antike të Ilirëve, e cila nuk u romanizua as nuk u zëvendësua në viset e veta nga ndonji popullsi e mëvonshme e dyndur këtu";
Haki Pasha:
"Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e mer lumi". Prandaj nuk ishte gjë e rastit që ishin ndaluar ndaluar zbulimet arkeologjike në trojet shqiptare të asaj kohe.
Prof.Harold Whitehal:
"Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para 4.000 vjetesh, p.e.s kanë domethënie shqipe";
Prof.Henri Braisford:
"Në Maqedoni, vetëm shqiptarët janë popull autokton"
Hitleri:
Shqiptarët i konsideronte për "racë të pastër Arjane", kurse Shqipërin, "për vend të vogël romantik të Ballkanit". Në shërbim të tij, ka qenë një agjend shqiptar, kurse në divizione ka patur 7 mijë shqiptarë. Sipas disa shënimeve, thuhet se kryqi i thyer i Hitlerit, ishte simbol në Iliri (këtë ua garantoj edhe une, sepse ketu pranë kamë vepren e Aleksandër Stipçeviq-Ilirët, historia, jeta kultura, simbolet e kultit... ku ne faqen 470, mund te siguroheni per kete konkluz) dhe se ka përfaqësuar bashkimin e dy Z-ve, që do të thotë Zeusi, e ky, siç dihet ishte perëndi Ilire.
Prof.Hristo Andonov-Popljanski:
"Sendet e gjetura në vergjinë(Kutlesh) të Greqisë, janë Ilire". (Shënimi im)-Atje u gjend edhe flamuri me 16 rreze dielli(qe simbolizon 16 perëndi Ilire), me të cilët mburet sot VMRO-ja!;
Prof.Ivan Mikulqiq:
Ky arkeolog, në dorshkrimin e tij gati për botim, kushtuar Heraklesë, ka theksuar se aty "kanë jetuar Desaretët, një fis Ilir" dhe shton se ministri i Kulturës (nga Manastiri), pikërisht për këtë konstatim, as që ka shprehur vullnet të ndëgjoj 2 minuta";
Prof. J.Pokornu:
Ky filolog austriak, edhe emrin e lumit "Iller"që buron në Gjermanin jugore, e lidh me Ilirët.
Prof. Johan Fon Han:
"Shqipja rrjedh nga Ilirishtja dhe Ilirishtja nga Pellazgjishtja";
Dr. Josip Korosheci:
“Varret me Trebenishtë janë Ilire”. Te njejten e pohon edhe Vasil Llahnov, akrolog i shquar, I cili ka shkruar: “Bartes dominant te kultures se Trebenishtes, kane qene Iliret”
Prof.Jovan Cvijiq:
"Sllavët e jugut, pas ardhjes në Ballkan, aty gjetën shqiptarët, të cilët nën trysninë e tyre(sllavëve) u tërhoqën jugu dhe në vendet më malore, ku i hasim edhe sot";... Ai ne rast tjeter shkruan se shqiptaret jane raca me e bukur ne Ballkan dhe se jane pasardhes te drejteperdrejte te Ilireve.
Koce Stojmenov-Krijues bullgar:
Iliret jane paraardhes te shqiptareve dhse keta te fundit, pra, shqiptaret e sotem te Maqedonise, duhet te jene plotesisht te barabrte me sllavet e Maqedonise, ose te kene te drejten per autonomi ne suazat e ketij shteti.
Dr.Konstandin Paparigopulos:
“Vetem shqiptaret konsiderohen si pasardhes te races Ilire”
L.S. Stavrinos-Shkenctar grek:
Ne f.8 te studimit te tij “Ballkani prej 1453…”, thekson se “Iliret kane qene banor te pjeses me te madhe te Jugosllavise(se atehershme), por me pas u shtyne drejt jugut prej pushtuesve sllav”. Pra, sllavet ishin pushtues, kurse Iliret autokton.
Louis Schneider, Konsull i Frances ne Shkoder:
Ne nje veper te tij kushtuar Shqipërisë, sqaron se termi “Gegë” rrenjet i ka te fjala shqipe “Gjigand”(I madh), ndersa fjala “Toskë”, sipas tij, vjen nga “Toxon”, “Hark”, duke e arsyetuar kete me faktin se Iliret e pare te jugut kane qene me te shkathet per te qelluar me hark. Konsulli ne fjale, ne nje rast tjeter ka shkruar se elementi shqiptar eshte autokton dhe me i vjeter nga tere popujut Ballkanit.
Dr.M Panov:
“Banoret vendas para ardhjes se sllaveve ne Ballkan, jane Iliret… Nje pjese e popullsise vendase u vrane, te tjeres u shperngulen dhe disa u perzien me sllavet”
Dr.M. E. Pittard:
“Shqiptari I perket nje grupi etnik te karakterizuar nga “hyperbrahy-cefalia” dhe nga shtati I hedhur, race shume e bukur malesoresh, me floke dhe sy te zinj, me hund pak te hedhur sit e shkabes… raca shqiptare eshte Ilire… Shqiptaret si race dhe si ushtare jane me te miret ne Europe”
Mathieu Aref - Studiues i shquar nga Egjipti, me origjine te larget shqiptare, por ne histori njihet si egjiptian:
Ne librin e tij “Shqiperia”, konstaton se shqiptaret rrjedhin nga Pellazgët dhe per ta argumentuar kete prezanton plot emra te krijesave mitologjike, heronjeve te Luftes se Trojës me emra shqip, ose me origjin nga shqipja. Psh: Zeusi, “mbreti i perendive”, e nxjer nga fjala shqipe “Zë”, Zëri”, dhe “Zot” sic i themi tani. Ai ishte perendi Ilire. Lidhur me Zeusin shkruan se “nje nga shqiponjat e tij do të kete qene bijte e Zeusit”, pra, sipas tij “Bijte e shqiponjes” dhe kete e lidh me flamurin shqiptar, kur thote “duhet shenuar se flamuri ne fjale (emblema e Skenderbeut ne shek XV) kishte nje shqiponje dykrereshe te zeze (e zeza simbolizon hidherimin, fatkeqesine, dhe vuajtjen e popullit shqiptar); dykrereshe sepse simbolizon Gegët e veriut dhe Toskët e jugut; ne sfond eshte ngjyra e kuqe (e kuqe qe simbolizon gjakun e derdhur nga shqiptaret gjate shekujve per te mbrojut atdheun e tyre). Sipas tij, me rrenje shqipe jane edhe shume emra tjere, disa nga te cilat i kame permend ne kete rezime). Ai bile edhe emrin e rruges se njohur romake “Via Egnatia”, e nxjere nga fjala rrenja e fjales shqipe “E gjatë”.
Miklosiç:
“Ne te gjithe Ballkanin jane shqiptaret qe e kane ruajtur elementet glotologjike vendore”
Millutin Grashanin:
“Dardanet (fis Ilir), jane populate autoktone ne pjesen qendrore te hapesires ballkanike qe mund te percillet qe nga periudha e zhvilluar e bronzit… shqiptaret jane pasardhes te drejteperdrejte te Ilireve… varret ne Trebenishte jane Ilire”.
Mirko Petro-Princ I Malit te Zi:
“Shqiptaret jane niper te Lekes dhe Skenderbeut”
P.B .Bertius-Hartograf i Luigjit III te Frances:
“Pirustët larte mbi Drin, jane shqiptar”
Prof.Nikolla Jorga:
Populli shqiptar se bashku me baskët, jane me te vjeterit ne Europë”
Prof.Qiro Truhelka:
Emri “Ilir”, ka te beje me fjalen shqipe “I lirë”, ne kuptim-I pamposhtur.
Piziani, shkenctar Italian:
"Nuk kemi asnjë fakt se shqiptarët kanë ardhur nga dikund";
Prof.Peter Barti:
“Romaket, e as turqit, e as sllavet, nuk paten mundesi qe te thejne unitetin dhe kontinuitetin etnokulturor te Ilirëve apo shqiptarëve. Historia nuk jep asnje shembull qe ndonje rajon I vacant te kete humbur identitetin kulturor Ilir apo shqiptar, duke e zavendesuar me ate te sunduesit. Bishofet romak, byzantine, e me vone turk, e slave, nuk kane patur asnje autoritet tek popullata. Shumica e autoreve, madje e vertetojne se qytetet, perkunder ashpersise se regjimeve te sunduesve, kane mbetur si qendra kulturore Iliro-Shqiptare. Mbi te gjitha veshja dhe punimet ne keramik, demostrojne qarte kontinuitetin ne mes Ilireve ose shqiptarëve”.
Seignabos-Profesor i shquar:
“Shqiptaret jane raca me superior ne Ballkan… ne te ardhmen ata do te luajn ne kete vend rolin qe e luajne skocezët ne Angli”.
Prof.Stojan Novakoviq:
“Shqiptaret jane Ilir”
Prof. Shatobriani:
“Athina eshte vend shqiptar”
Prof. Thomopulos:
“Shqiptaret jane pasardhes te vertet te Pellazgeve”
Prof. Ugo Foskoli:
“Bijtë e atyre guximtareve te vjeter (te shqiptareve) i gjejme ne sulmet e Trojes, nen ushtarin e Aqiletit dhe nen Piron; ata iu derdhen mbreterise se Romakeve. Po ata, shqiptaret, nen Filipin rrembyen lirin e Greqise; dhe nen Aleksandrin, zaptuan pjesen me te madhe te Botës”
Virçov-Prof dhe antropoll i njohur sllav:
"Shqiptarët janë më luftarak në botë dhe raca më superiore në Ballkan". Ne kabinetin e tij, me 1878, gjate zhvillimit te Kongresit te Berlinit, duke folur per racat e ndryshme te Ballkanit, kishte marre tre kafka prej njeriu dhe par ate pranishmeve, tha: “Jane kafka shqiptarësh te vrarë prej turqëve… a nuk janë te bukura? A nuk jane madhështore? Ja pra, raca superior mbi te gjitha tjerat!”; dhe sic thuhet ne literature historike, e perkdhelte me nje embelsi entuziste kafken qe mbante ne preher. Ai pastaj tregonte modele kafkash malazeze, boshnjake, dalmate, serbe, bullgare, turke, hungareze, etj. Keto te fundit i tregonte me majen e këmbës, kurse ato te shqiptarëve, me kujdes të madh.
Prof.Zhivojan Vinqiç:
Ne broshuren “Keshtjella e Shkupit-Kalaja”, 1966, shkruan: “Ne ate kohe ne kalane e Shkupit ka ekzistuar nje lagje e vogel e dardanëve, qe ne ate kohe ka qene e mundur te jete Skupi, I cili emer eshte I paster me prejardhje Ilire. Iliret jane nje popull punetor, kane ndertuar nje keshtjelle te larte… Ne sot nuk kemi shume te dhena per ata (Iliret), ne Kala, mirepo ato me siguri fshihen ne themelet e saj dhe bademet. Per kete arsyje keto mbesin si shume te rendesishme per vertetimin e kesaj hipoteze”.
Prof. Vasko Kostiq:
“Trojanët dhe Ilirët, ishin popull i njëjtë… “Troja” njihej edhe me emrin “Ilij”, dhe ka te beje me Ilirët.
August Friedrich Pott:
Gjuhën shqipe e identifikon me atë pellazgo-ilire;
August Scheicher:
“Gjuha shqipe është pellazgjishtja e vjetër”;
Dimitar Canko:
“Gjuha shqipe është vajzë e gjuhës pellazge dhe ilire”.
Dositej Obradoviq- Ministër i parë i Arsimit të Sërbisë: “Tashmë, unë mund të flisja shumë mirë shqip. Gjuha e tyre është e thjeshtë dhe mund të mësohet fare lehtë, kurse me shkronjat tona mund të shkruhet si të ishin bërë për të. Dhe, kështu, çdo ditë shënoja ndonjë bisedë dhe atë mësoja me zë… Gati dy vjetë më vonë në Veneci e kam njohur njëfarë prift Theodorin, mësues që kishte dhënë në shtyp diçka në gjuhën shqipe me shkronja greke”;
Eduard Shnejder:
“Gjuha shqipe është “tingëllim më i pastër e më besnik i gjuhës pellazge”;
Gotffried Leibnitz:
Gjuhëtar gjerman - Në v.1695 ka hetuar se gjuha shqipe quhej gjuhë themelore e kontinentit;
Lejbniht:
“Gjuha shqipe ishte gjuhë themelore e kontinentit, gjuhë e ilirëve të vjetër”;
Ilija Strazhevski:
“Gjuha shqipe më e vjetër në Ballkan”;
Man - Studiues i njohur anglez:
“Gjuha shqipe rrjedh nga ajo e Jafetit (bir i Nuhit)”.
Mihail Eminesku:
“Shqipja është gjuha më fleksibile në botë”.
Marin Soresku - shkenctar rumun:
“Shqipja është dëshmi e gjallë e qytetërimit të lashtë evropjan”.
Miran Alen - Shkrimtar turk me preardhje sllave, i shekullit XVII:
“Banorët e Shkupit flasin shqip dhe janë katolikë e muslimanë me fe”.
Reinhold - Studiues gjerman:
“Gjuha shqipe ka qenë edhe gjuhë e flotës greke”.
Shnaider:
“Pellazgët janë një racë autoktone, më e hershme se periudha kuaternare… gjuha e tyre e ruajtur në një mënyrë pothuajse të paprekur, nuk do të ishte tjetër veçse shqipja e sotme”;
Xhorxh Fred Uiliams:
“Gjuha shqipe është gjuha amtare e Lekës së Madh…”.