"REFORMA NË DREJTËSI" SI KALË TROJE I SOROSIT!
Cila është e shkuara e atyre që u cilësuan “ekspertë të nivelit të lartë”, sa të lidhur janë ata me fondacionet e Soros-it. Çfarë fshihet pas "vetting"-ut*? Pse me ndryshimet kushtetuese të draftit vendi humb sovranitetin?
*[shënim i ribotuesit: Fjala "vetting" është një fjalë që do të mund të përkthehej në Shqip në shumë mënyra, por po zgjedhim që ta lëmë në thonjëza dhe të papërkthyer në artikullin që po ribotojmë sepse këto ndotje fjalësore janë një mëzirë (simptomë) dhe një tregues shumë i mirë i teposhtës dhe humnerës çshqiptarizuese ku po kërkojnë që të na gremisin ("integrojnë") kundrashqiptarokratët; e që madje mund të shërbejnë si «këmborë kushtrimi» për të gjithë ata që ende nuk janë syshqiponjësuar apo që, më keq, i janë nënshtruar ndotjes botëkuptimore dhe kalbjes politike duke iu dorëzuar shqisë'mpirjes që shkaktojnë mediat dhe megafonat e këtij regjimi kundrakombëtarokratik.
Kuptimi i fjalës angle "vetting", që do të thotë 'përimtím, këqyrje e imtësishme', është degëzuar nga metaforizími i ushtrimit të veterinarisë dhe ka dalë pikërisht nga shkurtimi i kësaj fjale e cila, me ndërmjetësim të latinishtes që e ka ndërkombëtarizuar, vjen nga IlirishtoShqipja °vjetërinarí, emër që tregon punën që kryejnë përvojëtarët (ekspertët) e blegtorisë duke dhënë mendime të çmuara në lidhje me zbutjen, mjekimin apo mbarështimin e shtazëve. Fjalët tashmë ndërkombëtare "veteriner" dhe "veteran" e kanë burimin pikërisht nga ilirishtoShqipja °vjetërinár dhe °vjetërán (dikush që është «i vjetër në një punë», që e njeh mirë atë). Pra "vetting" është `pleqním` (fjalë që është ndërtuar me po të njëjtin kalk kuptimor) domethënë 'marrje e një vendimi pas një shoshitjeje të kujdesshme dhe një shqyrtimi të thelluar' dhe, në kontekstin e neneve të kësaj "reforme" sorosiste, siç do të shpjegohet edhe më poshtë, tregon rivënien në diskutim dhe heqjen nga detyra të një gjykatësi apo prokurori, kur ky nuk do t'i bindet verbërisht urdhrave të dordolecikanëve të instaluar nga globalistokratët për t'u shërbyer interesave të tyre.].
Ka një pretendim jo të pambështetur që
një vëllazëri Soros-iste ka ndërtuar të gjithë skemën e kapjes së shtetit (kapja e pushtetit gjyqësor në fakt është kapja e shtetit). Janë disa prova të pagoditshme që e çimentojnë këtë pretendim.
I. Më shumë se sa rastësi
Edi Rama dhe vëllai i tij Olsi kanë qenë punonjës të fondacionit Soros në Tiranë. Edi Rama është një reklamues i hershëm i Xhorxh (George) Sorosit në hapësirën shqiptare dhe më gjerë. Edhe vizita e tij në Shtëpinë e Bardhë u “kondicionua” me deklaratën e njohur “anti Trump” pikërisht nga sponsori i njohur i fushatës së Xhon Kerrit (John Kerry) dhe sot i Hilari Klintonit (Hillary Clinton), Xhorxh Sorosi. Edi Ramës i duhej një grup i besuar për të ndërtuar skemën që do të dukej si reforme e thellë mbi gjyqësorin dhe prokurorinë, por në fakt do të ishte
një rrëmbim brutal i këtij shërbimi publik për ta përdorur politikisht. Natyra thellësisht egoiste e Edi Ramës, është motivi kryesor që e justifikon investimin e tij tek miqtë e Sorosit për ta marrë këtë pushtet e për ta përdorur si
mjet kërcënues për cilindo kundërshtar politik. Ky është në fakt qëllimi i vërtetë i reformës së Edi Ramës. Pa dyshim nuk mund të akuzojmë dot Xhorxh Sorosin vetë, por grupi që punoi për këtë kapjen ka një lidhje të drejtpërdrejtë me historinë e Fondacionit Soros në Tiranë dhe me rrjetin e Fondacioneve Soros në Evropë e Amerikë. Kush janë ekspertët që thirri Edi Rama për të bërë reformën?
1-Kristaq Traja, ish anëtar i Bordit ekzekutiv dhe kryetar i Bordit të Programit të Ligjit në Fondacionin Soros
2-Gent Ibrahimi, ish-drejtor programi në Fondacionin Soros
3- Sokol Sadushi, përfitues projektesh dhe anëtar bordi i programit të ligjit
4-Aurela Anastasi, Anëtare bordi
5-Arben Rakipi, i përfhsirë në disa projekte të Fondacionit Soros
6-Ardian Dvorani, i kudo gjenduri i PS, por gjithashtu pjesëmarrës në disa projekte të Sorosit
Vetë
Fondacioni Soros ishte sponsori i punës së ekspertëve që u quajtën edhe si të “nivelit të lartë” dhe që u konfirmua publikisht nga Fatmir Xhafaj, kryetar i komisionit të posaçëm parlamentare për reformën në drejtësi.
Romana Vlahutin u sugjerua në krye te Delegacionit të BE-së nga miqtë Sorosianë të Edi Ramës. […]
Donald Lu është pjesë e lobit Sorosist që sponsorizojnë demokratët. Pavarësisht ndonjë tentative të tij për të mos u përfshirë, ai u “markua” nga Vlahutin dhe u bë pjesë e Grupit Sorosist për të kapur drejtësinë. Pra qartësisht nuk kemi të bëjmë aspak me një rastësi dhe përfshirja e këtyre njerëzve për rreth një qëllimi është e qartë: vendosja e një sistemi politik të kontrolluar nga Edi Rama dhe Sorosi.
II. Pas shumë drafteve të hartuara ka mbetur drafti që zbulon të vërtetën
"Vetting"-u, (rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve) është në fakt thelbi i reformës Rama-Soros. Ky proces parasheh futjen në një sitë krejt subjektive të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve të vendit. Qëllimi imediat është largimi i disa gjyqtarëve dhe prokurorëve që tashmë janë piketuar nga Edi Rama. Në vijim qëllim real është që në 5 vitet e ardhshme të përdorë "veting"-un kundër çdo prokurori dhe gjykatësi që “guxon” të marrë vendime që nuk i pëlqejnë Edi Ramës. Për këtë qëllim,
autorët e neneve të këtij procesi mbahen rigorozisht të fshehtë! Fatmir Xhafaj thotë që Romana Vlahutin e përdor rregullisht nëpër takimet e saj se këto nene “i paska shkruar dikush në DG Lex ne Bruksel”. Kjo në fakt është një gënjeshtër e madhe sepse këto zyra në Bruksel janë zyra me natyrë programuese dhe jo zyra të asistencës ligjore. Por pavarësisht kësaj le të shohim konkretisht se ç’parashikohet në draft kushtetutën e vendit për këtë proces.
Për ta kryer këtë proces do të ngrihen tre institucione:
1. Komisioni i "Vetting"-ut, i cili përbëhet nga 12 anëtarë që ndahen në 4 trupa gjykues me 3 anëtarë. Në këtë komision do të përzgjidhen juristë të pavarur me përvojë me mbi 15 vite punë.
2. Kolegji i Apelimit, i cili funksionon në përbërje të Gjykatës Kushtetuese, por jo me anëtarët e zakonshëm të saj. Pra do të zgjidhen gjykatës specialë vetëm për këtë proces. Edhe këta gjykatës, që nuk përcaktohet sa është numri, zgjidhen nga radhët e juristëve të pavarur dhe me përvojë me mbi 15 vite.
3. Komisionerët Publikë, janë 2 të tillë që ndërhyjnë në proces në emër të popullit, pra me perceptime ose komente publike. Edhe këta zgjidhen nga radhët e juristëve me përvojë.
Të tre këto institucione parashihen të zgjidhen nga Kuvendi me 3/5 e anëtarëve të tij. Mirëpo në mënyrë më poshtëruese të mundshme, Sorosianët e zhveshin Kuvendin nga kjo kompetencë e dhënë, kur ata vendosin kushtin që nëse nuk arrihet zgjedhja e kandidaturave për të tre këto komisione që propozohen nga Avokati i Popullit ( institucion ky i zgjedhur nga Edi Rama) atëherë do të zgjidhen nga Presidenti dhe në fund do të vetëzgjidhen!
Pas procesit të dështimit të “vullnetshëm" në Kuvendin e Shqipërisë, sorosistët sugjerojnë që në “lojë” të hyjnë sorosistët e huaj, që do të sillen këtu në kuadër të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Ky term është shkruar në Kushtetutën e Republikës. Kulmi i mungesës së dinjitetit dhe sovranitetit! Se që shtetet mund t'u lënë një pjesë të sovranitetit organizmave ku aderojnë (p.sh BE) si anëtarë është e kuptueshme [aspak, por kjo është një çështje në të cilën, me sa duket, autori nuk është thelluar sa duhet -
shën. i ribotuesit], por që në Kushtetutën e një vendi sovran të rekomandohet ngritja e një Operacioni Ndërkombëtar Monitorimi me idenë e futjes së ekspertëve të rrjetit Soros, këtë vetëm Edi Rama e quan normale! Pra
operacioni ndërkombëtar, që do të jetë me ekspertë që do caktohen nga Rama-Romana-Lu [Sorosi], do të përcaktojë se kush do të jenë Komisionerët që do të bëjnë "vetting" [që do të spastrojnë ata që nuk i binden regjimit dhe Sorosistan-izímit tërësor të vendit]. Pra komisionet i fusin në dorë vetë pa asnjë kufizim, çfarë duan, si i duan dhe kur i duan. [Dhe pikërisht ky është planveprimi i "integrimeve" nëpër entitete globalistokratike liri-e-komb'vrasëse si BE-ja! Kontingjenti sorosian dhe nomenklatura e BE-së janë nga i njëjti "miell"!]
III. Si e mendojnë sorosianët "vetting"-un?
Do të fillojë si hakmarrje ndaj të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, asaj Kushtetuese dhe Prokurorit të Përgjithshëm. Njëkohësisht kjo do të jetë edhe një “hakmarrje” ndaj Komisionit të Venecias, i cili nuk iu nënshtrua presionit të këtyre për të pranuar teorinë e ndërprerjes së mandateve. Pra në dukje ata do të jenë korrekt me përcaktimin e Venecias për të mos ndërprerë mandatet, por "vetting"-u nga ane e tyre do të bëhet që në fillim për ti “hequr qafe” me gjoja “fakte” të stisura ne emër të opinionit publik. Në një farë mënyrë ndaj tyre do të triumfojë logjika e "drejtësisë popullore", parime të cilat i reklamojmë të gjithë këta me pasion bolshevik të dukshëm. Duke goditur këtë kastë, të tjerët sigurisht do të tentojnë të “nënshtrohen” këtij pushteti të ri. Ndërkohë procesi do të vazhdojë me të njëjtin ritëm deri sa të heqim të gjithë elementët e vendosur në listë. Ju kujtojmë edhe një herë se komisionet e "vetting"-ut dominohen totalisht nga ta. Do të jenë njerëz të zgjedhur prej tyre dhe në dukje "me mbështetje ndërkombëtare" [nga globalistët, kuptohet]!
Në vijim, do shpallen armiq kundërshtarët politikë të cilët Ministria e Brendshme i ka mbajtur nën hetim e vëzhgim policor, por që duke mos patur nën kontroll prokurorinë nuk kanë mundur të jenë të suksesshëm. Modeli i Serbisë është ajo që në fakt kërkon të bëj Edi Rama, që pak para zgjedhjeve të shpallë me urdhër prokurori listën e politikanëve që arrestohen dhe kalojnë në ndjekje penale. Të paktën sa për lajme pa e vrarë mendjen nëse ndaj tyre ka apo jo prova. Vetëm për kaq i duhet Prokuroria në këtë fazë. Nëse Prokuroria nuk do ta bëjë këtë “nder” atëherë prokurorët që refuzojnë do të kalohen në "vetting", pra do të hiqen. Ndërkohë ka një numër prokurorësh që janë identifikuar tashmë nga Rama e Xhafa që do të marrin detyra të posaçme në favor të këtij plani. Prandaj i duhet "vetting"-u Ramës:
për të vendosur përfundimisht pushtetin absolut të tij dhe të miqve sorosistë./
standard.al