"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

AGRESIONI kundrashqiptar TURKOMAN

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

AGRESIONI kundrashqiptar TURKOMAN

#1

Post by rrëqebull » Sat Sep 03, 2016 4:42 pm

C. M. wrote:Hüseyin Kazım Kadri, nji prej ideatorëve të nacionalizmit turk, në nji pamflet albanofob shpreh urrejtjen psikomatike që ndrynin elitat otomane ndaj shqiptarëve. Ndonëse shteti i sapo-formuem shqiptar ishte n'shpërgej, Hüseyin Kazım-i shkruen me 1914 nji pamflet kundër Qeverisë së Vlonës të titulluem «Arnavutlar ne Yaptilar» (Çka po bajnë shqiptarët). Qysh n'krye të pamfletit, ai i quen shqiptarët «tradhtarë të fesë dhe vatanit» («Arnavutlar da bu dine, bu vatana hiyanet ettiler»). Sipas tij, shqiptarët e kanë hak mallkimin e popullit («Hak ve halkin lanetine müstahak oldular»). Kazimi i hakërryem ulëron se zemra e lëndueme turke u thotë shqiptarëve «Mallkue kofshi» («sirada kalbi yarali bir Türk diyor ki: Lanet Sizlere"). Tutje efendiu në fjalë shkrofëtin:

«Mallkue atyne të poshtërve që e tradhëtuen vatanin e vet. Mallkue kofshin se shqiptarët ishin shkak i aleancës ballkanike».

«Lanet o alçaklara ki kendi vatanlarina ihanet ediyorlar. Lanet onlara ki, Balkan ittifak-i mürebbinin sebeb-i asliyesi Arnavutlardir».

Nejse mos të blasfemojmë ma shumë se kryeministri, Rama po thotë që "turkofobët janë idiotë''. Sa me thellë zhbirohen 'arkivat e Stambollit', aq ma qartë pahëtohet sëmbimi turkomadh që nuk e fal idenë e mëvetësisë shqiptare: Lanet Sizlere!.

Image
Një koment ndaj këtij shkrimi.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: AGRESIONI kundrashqiptar TURKOMAN

#2

Post by rrëqebull » Sun Oct 02, 2016 4:53 pm

Një tjetër prurje e shkëlqyer nga C.M.!

Duke e lexuar jo vetëm që kuptohet qartë (në mënyrë pothuajse filmike!) veprimtaria kundrashqiptare e shqiptarofobike e llumnajës turaniko-abrahamike osmano-islamike të asokohshme por madje gjurmohen pagabueshëm edhe se cilat janë rrënjët ideologjike dhe modelet frymëzimore të kundrashqiptarëve dhe mbetjeve osmane që ende sot e kësaj dite po vijojnë me po të njëjtën urrejtje dhe qëllimfëlliqësi zbatimin e planit qindravjeçar për shpërbërjen dhe zhdukjen e Shqiptarisë brenda llurbëtirësë së panturqizmit dhe të globalizmit abrahamik islamik!

Kjo prurje gjithashtu ndihmon në mënyrë të falenderueshme të kuptuarit se shpërfytyrimi që i bëjnë abrahamikët (dhe posaçërisht islamistët) konceptimit natyror-burimor të kombësisë sipas Botëkuptimi Shqiptar, është tej-e-tej i njëjtë me shpërfytyrimin që i bëjnë konceptimit të kombësisë marksistët, neobolshevikët sorosistë (përfshirë edhe ata të përlyer me kripto-osmanofili si Hallall Stambolloshi dhe Nëçmendin Spahoglluviç), pseudoakademikët arsim'vrasës dhe trillimtarët-me-porosi të regjimit komb'vrasës globalistokratik!
C.M. wrote:Mehmed Akif Ersoy (1873–1936), djali i nji analfabeti shqipfolës nga Shushica e Istogut dhe i nji gruaje me origjinë uzbeke, ka qenë nji prej militantëve dhe aktivistëve kryesor të islamizmit dhe turqizmit në vitet e fundit të Perandorisë Osmane. Shumë shkolla e universitete mbajnë emnin e tij meqë ai asht tekst-shkruesi i himnit shtetëror të Turqisë «İstiklâl Marşı» (Marshi i Pamvarësisë). Sot nji prej spiunëve ma të devotshëm turk n'Kosovë, Isa Mulaj e quen me krenari vetën si pinjoll i Ersoy-t. Dihet që në zemër të politikës së pan-islamizmit që filloi gjatë regjimit të Abdyl Hamidit ishte pamundësimi i nacionalizmit shqiptar, kurd dhe atij arab n'Perandori. Çetinsaya pohon se «Islamizmi dhe nacionalizmi turk kanë qenë të lidhun ngushtë, meqë ndikoheshin prej të njejtave gurra intelektuale». Fjala bjen, flamuri turk mban gjysmë-hanen (hilal), që ka konotacion edhe islamik. Në shënimet e Mehmet Akif Ersoy-t bahen thirrje të egra kundër nacionalizmit shqiptar, siç e dëshmon edhe ky fragment:

«A e pjelli dreqi idenë e nacionalizmit në mendjet tueja? Nacionalizmi nuk asht tjetër veçse nji tërmet që do të rrëgjojë dhe shkërmoq unitetin islamik që ka mbajtë bashkë kaq shumë etni dhe kombe aq të ndryshme. Kombi Otoman nuk mundet me përparue me nacionalizmin shqiptar...».

Po deri ku shkon diabolizmi i Ersoy-t? Në vitin 1913, ai boton nji poemë elegjiake të titulluem «Jam Shqiptar», por vargjet e saj kullojnë prej urrejtjes ndaj shqiptarizmës. Poema në fjalë drejtohet kundër Isa Boletinit dhe parisë së Kosovës që i nisën kryengritjet anti-osmane. Ersoy masi vjellë nji diarre verbale kundër Isa Boletinit, ban thirrje për «kombin islamik» kundruall të cilit shqiptarizma ishte «herezi»:

«Shqipëria çfarë është? Në drejtësi për të a ka vend?
Bëhet herezi, s'është gjë, përparo kombin tënd! »

Pra, në vitin 1913 Ersoy përderisa i mashtronte shqiptarët me «ymetin islamik», ai luftonte me pasion për turqizmën dhe shtetin e pamvarun turk. Kjo desideratë le t'shërbejë si reflektim për krejt ata që na pallavrojnë për rolin e intelektualëve shqipfolës n'Perandorinë Osmane. ]

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”