"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.
-
- Regular Member
- Posts: 64
- Joined: Thu Nov 12, 2009 3:50 am
- Gender: Male
Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.
Tradhetaret e Shqiperise kane lene pinjollet e tyre qe sot gjenden neper forume nga mengjezi deri ne darke per te na mbushur mendjen se ballistet dhe sorristet (me falni desha te them zogistet, por edhe sorra ne familjen e zogut hyn) kane qene patriote.
Po pika qe nuk ju bie mu ne koke per hajvanlleqet qe na mbroni. Virusi shkon ne gjak dhe behet trashegimi. Na linden tradhetaret e vegjel.
Xhaferr Deva ishte nje nga kreret e ballit DHE MINISTER I BRENDESHEM NE KOHE TE PUSHTIMIT NAZIST i cili ne veprim te plote me forcat gjermane kreu masaker brenda ne Tirane. Kaq lirshem vepronin keta KUNDERSHTARE te gjermaneve sa brenda ne Tirane organizuan arrestime (mbi 120 vete) dhe vrane 82 vete dhe gjermani nuk i ndaloi?!
Nje agjent anglez i asaj kohe shkruan se rastisi te semurej dhe e derguan tek spitali civil i Tiranes (Nene Tereza sot). Atij i beri pershtypje e madhe se ne ate spital gjendeshin gjermane dhe balliste te plagosur ne lufte, por nuk pa ASNJE partizan te plagosur.
Abaz Germenji ne vitin 1946 merrte rroge nga shteti "vella" grek (per cfare ja jepte greku) 1,6 milion dhrahmi ne muaj dhe ngriti 2 baza diversantesh te cilat i perdori kunder Shqiperise per te mbjelle terror ne popullsine vendase. Per kete ishte ne dijeni edhe Mut'hat Frasheri (keshtu shkruhet mo apo mos e kam gabim) i cili me mish e me shpirt u zvarrit per te rrezuar qeverine e Tiranes, por nuk kish me teper se aq fuqi qe te leviste as nje fije floku.
Ne 1982, Kongresi Amerikan i kerkoi prokurorise vendase (USA) te analizoje dhe te gjeje ata qe ndihmuan kriminelet e luftes se dyte boterore si Frasheri, Kupi etj per te hyre ne USA dhe per te marre statusin e emigrantit. Kete mund ta gjeni ne NY Times.
Juve qe mbroni humbjen e identitetit tuaj me deshiren e zjarrte te gjysherve tuaj ballisto-sorriste, si e spjegoni qe nuk gjendet ASNJE FSHAT APO KATUND (se per qyetet as behet fjale fare) qe na kane cliruar keta trimat e kotecave dhe shoket e tyre te profesionit te tradhetarit, sorristet.
ME THONI NJE DESHMOR QE VRANE GJERMANET NE LUFTIME ME FORCAT (i thencin) BALLISTO-SORRISTE.
Juve ju vjen mendja verdalle dhe akoma nuk e besoni qe ata komunistet e atehershem qe lane cdo gje dhe dolen malit, ju vune juve dhe pushtuesit perpara si kopeja dhe ju hodhen matane kufirit. I shtrite doren serbeve dhe grekerve per te bere ate qe beri Ahmet Sorra me qeverine e Fan Nolit, por nuk ju eci dhe late breket rrugeve te botes duke perdorur cdo mjet per te permbysur ata qe ju zbythen nga Shqiperia. Sigurisht, nuk ja dolet as te preknit nje fije, sepse sic thashe, nuk kishit burrerine, por tradhetine dhe kjo arme nuk ju eci. Si rrjedhoje, mbetet qenie te kotecave dem baba dem.
Sado te mundoheni te fshihni krimet tuaja ndaj Shqiperise, historia nuk mund te behet sic e doni ju, por sic eshte ORIGJINALISHT. Ballistet dhe tradhetaret e tjere sorriste apo te cfaredo ngjyre qofshin ata, jane ashtu sic kane qene dhe do te jene perjete, TURPI I SHQIPTAREVE. Komunistet cliruan Shqiperine dhe krijuan shtetin ne te gjitha strukturat e tij dhe ja lane kete shtet atyre qe ne 1991 thirren "te cojme cdo gje komuniste ne nivelin zero". Ato qe ju lane komunistet mos valle i shtuat dhe i rritet... sigurisht qe jo, sepse ju ishit ata qe deshet te shisnit Shqiperine duke filluar qe nga Ahmet Sorra qe ja shiti Italise fashiste dhe iku si legen fshehurazi naten dhe deri tek neo-komunisti Sali Krimineli qe po i jep kufijte detare grekut per te qendruar akoma ne kolltukun e kryeministrise. Keta lloj jeni ju... duke ju krahasuar per gjithcka me komunistet, ja vlen me mire te flasesh per ata se sa per ju qe shisni cdo gje per perfitimet tuaja personale... shisni Shqiperine per nje euro. Ju llum ishin dhe keshtu do mbeteni.

Zippo
-
- Regular Member
- Posts: 64
- Joined: Thu Nov 12, 2009 3:50 am
- Gender: Male
Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.
- LIDHUR ME KUNDERSHTIMIN E DEKLARATAVE TE ALEATEVE NGA FORCAT KOLABORACIONISTE-
Dr. Apostol Kotani
Veteran i LANÇ, Historian
Më 17 dhjetor të vitit 1942 Anglia, më 18 dhjetor SHBA dhe Bashkimi Sovjetik, me anë të Ministrave të Jashtëm Iden Hill dhe Molotov, deklaruan botërisht se njihnin me konsideratë dhe admirim Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar kundër pushtuesve fashistë, se dëshironin të shihnin Shqipërinë të çliruar nga zgjedha italiane dhe të pavarur, se pas lufte do të respektonin lirinë dhe pavarësinë e saj. Pavarësisht nga ndonjë rezervë që mund të fshihej në këto deklarata, ato ishin një përkrahje e madhe moralo-politike për luftën e popullit shqiptar kundër pushtimit fashis dhe e radhitnin Shqipërinë përkrah gjithë Koalicionit Antifashist Botëror dhe forconin pozitën ndërkombëtare të saj. Këto deklarata u pritën me entuziazwm nga udhëheqja e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Por nga kolaboracionistët pseudonacionalistët, ballistët dhe bajraktarët e krerët e tyre reaksionarë të Veriut ato u pritën me indinjatë, zemërim e nervozizëm, madje edhe me protesta.
Vetëm 5-6 ditë pas deklaratave, më 23 dhjetor, u thirr urgjent Këshilli i Lartë Korporativ Fashist ku, pas fjalimeve tërë indinjatë e zemërim të Mustafa Krujës dhe Ernest Koliqit, duke fshehur thelbin e përmbajtjes së deklaratave, duke akuzuar Fuqitë e Mëdha Aleate gjoja për mohim të Shqipërisë Entike, u shtrua detyra e organizimit të një fushate të gjerë propagandistike dhe protesta, gjoja në emër të popullit. Duke lexuar protestat e ardhura, pothuajse nga të gjitha rrethet e vendit, të botuara në gazetën “Tomori” më 27 dhe 28 dhjetor 1942 vërehet hapur karakteri kundërshtues, antishqiptar e antikombëtar i tyre. Le të citojmë nja dy prej tyre:
Në protestën nga Mati ndër të tjera thuhej: “Neve ina të një mendimi me shpalljen e Këshillit t’Epërm Korporativ Fashist... protestojmë njizani dhe ndihena ma të bashkuem dhe të vllazëruem me aleatin tonë të madh, popullin italian. Betohemi se kena me u ba fli për sigurue ngdhnjimin e fundit”.
Në protestën nga Përmeti: “... Protestojmë në mënyrë energjike kundër deklaratave të ministrave të jashtëm... deklarata të cilat cënojnë tërësinë etnike të Shqipërisë dhe, në rast nevoje, është gati t’i nënshtrohet çdo sakrifice për mbrojtjen e të drejtave kombëtare”.
Kurse në protestën nga Pogradeci thuhet: “Ky popull ka zgjedhur rrugën e shpëtimit tue i besue fatin e tij pazgjidhshmërisht me ato të Italisë nën udhëheqjen e Shtëpisë Savoja”.
Në fund të këtyre protestave gjenden emrat e Hamit Lezit, Rexhep Kol Fullqetit, Kapllan Allamanit, Agathokli Xhitonit, Ali Tremishtit, Themistokli Pollos, Janaq Joanidhit, Reiz Asllanit, Hasan e Hasim Kokoshit, Shefqet e Beqir Beja, Muharrem Rusit, Thanas Vidhes, Hajdar Vehbiut, Rasim Babametos, Preng Marka Prengës e Ndue Bajraktarit, Skënder e Ali Merlikës, Osman Litës etj, etj: Nuk përjashtohet mundësia që në këto protesta të jenë vënë edhe emra pa pyetur të interesuarit, siç ishte rasti i Dule Çelës që protestoi publikisht në “Zëri i Popullit”, në janar 1943, Bilal Kolës e Sul Kurtit që protestuan në gazetën “Bashkimi”.
Organizatorët dhe autorët e këtyre protestave donin ta linin Shqipërinë dhe popullin shqiptar përherë nën zgjedhën e Italisë Fashiste e më pas atë naziste, donin ta shkëpusnin nga blloku i shteteve antifashiste, gjë që, pas mposhtjes së nazifashizmit do t’i nënshtrohej sanksioneve që iu nënshtruan shtetet e bllokut fashist. Sikur këto të ishin vetëm propagandë, do të përbënin vetëm një pjesë të së keqes, sepse populli nuk i besonte, por ato u thelluan edhe më tej me dokumente të tjera tradhëtare, siç ishte Protokolli famëkeq Dalmazzo-Këlcyra i nënshkruar nga krerët kryesore të Ballit Kombëtar Ali Kërcyra e Nuredin Bej Vlora, në mars 1943, me anën e të cilit merrej zotim që të mos lejohej asnjë goditje kundër pushtuesve fashistë!
Ky u pasua nga “Kuvendi i 40 krerëve të maleve” që u mbajt në Lurë më 28 gusht 1943, pak ditë pas rënies së kabinetit të Musolinit, me pjesëmarrjen e krerëve ballisto-zogistë-bajraktarë e kolaboracionistë nga i gjithë vendi. Aty çdo gjë e bisedua e u vendos kundër Luftës Antifashiste dhe në përkrahje të pushtuesve. Jehonën e vendimeve të këtij kuvendi e solli në Mat “patrioti” Abaz Kupi në mbledhjen me përfaqësues të 7 fshatrave të Klosit më 5-6 shtator 1943, të cilëve u serviri për miratim një dokument tradhëtar, antikombëtar me këtë përmbajtje:
“Ne jemi të vegjël, Italinë nuk e qesim dot, ajo na djeg e na vret se asht e fortë, prandaj ne do t’i nënshtrohemi, komunistët nuk do t’i lejojmë me ba aksione, për me ruejtë qetësinë e rrugëve dhe me ndalue partizanët, do të krijojmë një forcë të armatosur me komandant Cen Buzhiqin. Këtij do t’i japim nga dy vetë me armë çdo katund”. (Informacion i Çetës së Matit, Fondi 41 dosja 13 AQP viti 1943).
Këto ishin vazhdë e akteve të mëparshme të tradhëtisë të bëra gjoja në emër të antikomunizmit. Kështu, në 28 shtator të vitit 1942, paria reaksionare e Matit bëri një “besëlidhje” në nenin 2 të së cilës thuhej si më poshtë: “Ne me Italinë fashiste jemi vëllezër të një nëne e një babe, që është mbreti perandor. Prandaj kush e fyen me fjalë këtë, kush del kundra Italisë, do ta shfarosim dhe do ta përjashtojmë për tre vjet dhe do t’i konfiskojmë pasurinë e tundshme dhe të patundshme”. (Gazeta “Tomori” Nr.267 datë 7 nëntor 1942). Kjo është tradhëti kombëtare, është antishqiptarizëm me brirë. Këtë dokument të ndyrë, që ka të ngjarë të jetë i nxitur nga lart, kryeministri Mustafa Kruja, me një qarkore të posaçme ua dërgoi si model gjithë nënprefekturave. Në këtë qarkore shprehej keqardhja ku ndër të tjera thuhej:
“Për fat të keq jemi të shtrënguar prej faktesh të deritanishme me e pohue se arma e Karabinierisë Mbretërore, jo se jo, por as 7000 milicët... s’kanë dhanë aspak prova të bindshme q’i mund t’u vijnë hakut nja 2000 arakatëve të shpërndarë në të gjitha viset e Shqipërisë”. (Fondi 249 Dosja 3, viti 1942 AQSH).
Nuk po hyjmë këtu në veprimet e hapta luftarake kundër partizanëve dhe popullit që kish rrokur armët dhe luftonte heroikisht për të flakur tej zgjedhën e robërisë fashiste nga forcat e milicisë fashiste, nga çetat e Ballit Kombëtar e të Legalitetit nga kolaboracionistët, veprimet e të cilëve, sot pinjollët e tyre dhe disa historianë që kanë shkruar tekstin e Historisë për shkollat e Mesme, i kalojnë në heshtje, ose i quajnë antikomunistë dhe jo me emrin e tyre të vërtetë, si veprime antishqiptare, antikombëtare e profashiste. Sa hipokrite tingëllojnë sot fjalët e këtyre pinjollëve për dashurinë, respektin dhe mirënjohjen ndaj Amerikës dhe Anglisë?! Faktet janë kokëfortë. Para të vërtetave historike edhe perënditë përulen.

Dokumente e dëshmi nga krimet e Ballit Kombëtar
Të vjen keq, që pinjollë të ish ballistëve vazhdojnë ende avazin e etërve të tyre kolaboracionistë
Nga ORHAN FRASHËRI
Ish kuadër gjatë LANÇ
Në prag të kapitullimit të Italisë fashiste krerët e Ballit Kombëtar të qarkut të Beratit morën zemër për t’u treguar triumfator në “luftimet” e bëra kundër fashistëve! Kështu, ata ndërmarin një “sulm” mbi forcat italiane brenda në Berat, duke shpresuar në një shpartallim të shpejtë të tyre dhe, për rrjedhojë, në një triumf të misionit të tyre si “çlirimtar”! Por forcat e Ballit, të sprovuara vetëm për plaçkitje, për të ngrëna dhe për të pira, nuk arritën të bënin asgjë. Madje, iu ndodhi e kundërta. U thyen dhe u sprapsën me turp, pa arritur të dëmtonin asnjë fashist. Pikërisht kjo qe “epopeja” e luftës në Berat, që na përshkruhet në një nga shënimet e kryekriminelit Abas Ermenji, botuar në revistën “Çlirimi kombëtar”. Kjo “trimëri” balliste përshkruhet edhe në librin e zotit Butka. Se ç’trimëri balliste qe, për këtë janë dëshmitarë vet të moshuarit e Beratit. Me këtë episod mbyllet edhe “lufta e trimave” të Ballit në këtë kohë.
Me ardhjen e pushtuesve të rinj, nazistëve gjermanë, edhe qëndrimi i ballistëve pësoi evoluimin e radhës. Tanimë do t’i bashkoheshin pushtuesit të ri, që të mposhtnin “forcat komuniste” (lexo: partizane). Është interesant të thuhet, se në periudhën e pas Konferencës së Mukjes, kur mendohej se Balli Kombëtar diçka duhej të kishte marrë përsipër të kryente në dobi të çlirimit të atdheut, shikohen veprime të pandërprera kolaboracioniste. Balli Kombëtar bëhet njësh me pushtuesit e rinj, nazistët gjermanë! Në vjeshtën e vitit 1943 forcat e Ballit Kombëtar hidhen në sulm të përgjithshëm kundër forcave partizane. Ka dokumente të shumta, deri edhe të vetë armikut, që e vërtetojnë një gjë të tillë. Vetëm zoti Uran Butka në librin e tij “Lufta civile në Shqipëri 1943-1944” nuk citon fragmente nga këto dokumente, të cilat e kompromentojnë keqas veprimtarinë e Ballit Kombëtar dhe, nga ana tjetër, dëshmojnë një fakt domethënës: lavdinë e forcave partizane, heroizmin masiv të popullit jo vetëm të qarkut të Beratit e më gjerë, por të mbarë të popullit shqiptar.
Para Operacionit Armik të Dimrit forcat balliste u përqëndruan në ullishtet e Beratit. Prisnin t’u vinin gjermanët. Ishin marrë vesh me të me letra e deri edhe me korrier. Shtabi i qarkut, duke kuptuar qëllimin ogurzi të ballistëve, që prisnin t’iu bashkoheshin nazistëve, që të kryenin raprezalje në popull, vendosi t’i neutralizonte dhe, në qoftë se do të reagonin me armë, edhe t’i shpartallonte po aty në ullishta. Sipas kujtimeve që kemi, ballistët ishin shtruar vënçe, siç dinin veç ata të shtroheshin; kishin ndezur zjarre me drurë ullinjsh, që i prisnin pa iu dhimbsur fare, dhe qëndronin në pritje të nazistëve për të manifestuar “trimërinë” e tyre kundër partizanëve! Synimi ishte që të futnin në dorë qytetin.
Si injorantë që ishin, nuk u shkonte në mend se forcat partizane ishin aty pranë, të gatshme për t’u dhënë përgjigjen që meritonin. Në orën 12 të natës u dha sinjali. Partizanët vazhduan drejt ballistëve. Shumë prej “trimave” ua mbathën nga sytë – këmbët. Të tjerë, rreth tetëdhjetë vet, u dorëzuan. Ishin nga radhët e të mashtruarëve prej propagandës balliste. Komisari politik u bëri një bisedë të kuptueshme, duke iu bërë thirrje që, kush të dëshironte. le t’i bashkohej forcave partizane, të tjerët le të shkonin nëpër familje, mjaftonte që të mos iu bashkoheshin mercenarëve të Ballit Kombëtar.
Ballistët e qorollisur për gjithë natën dhe ditën e nesërme u mblodhën si langonjë rrugësh dhe, të drejtuar nga Abas Ermenji, Ali Këlcyra, Muharrem Kapllani, Asqeri Lumani etj., kaluan përmes rojeve gjermane dhe zbritën në Kuçovë, sigurisht në marrëveshje dhe në bashkëpunim me komandën gjermane! Më pas vazhduan rrugën nëpër fshatrat e Myzeqesë për të arritur në Fier, ku mendonin se ishin më të sigurtë. Kështu u mbyll ky operacion ushtarak i Ballit Kombëtar, sigurisht nën mbrojtjen e bajonetave të pushtuesve gjermanë.
Për të rimarrë veten nga turpet që kishte vënë mbi vete për shkak të raprezaljeve që kishte bërë në popull, herë të vetëm dhe herë në bashkëpunim me nazistët, ballistët vendosën që të riorganizoheshin. Për këtë qellim, Beratin e zgjodhën si kryeqytet të Shqipërisë së jugut. Forcat e Ballit në Berat e kanë pasur vazhdimisht të vështirë gjëndjen e tyre, sepse, nga njëra anë u ekzistonte dëshira për t’iu bërë palë forcave naziste, nga ana tjetër u rrinte lepuri në bark nga frika e forcave partizane dhe populli i thjeshtë. Gjithësesi, në këto kushte Balli mori një vendim kriminal: shpalli mobilizimin e përgjithshëm dhe të detyruar të krejt Mallakastrës, duke e kanosur popullin, se do të merreshin masa tepër të rrepta ndaj kujtdo që nuk do t’i bindej urdhërit të lëshuar! Në po këtë periudhë, komandanti i Ballit Kombëtar për Fierin, Rauf Fratari, i shkruante atij të Ballit Kombëtar të Beratit, Jakup Shalësit, se “Nesër në mëngjes, 15 nëntor 1943, gjermanët do të sulmojnë Beratin. Me marrjen e kësaj letre, me fuqitë tuaja dilni te ura e Hasan Beut. Aty nesër vijnë gjermanët dhe ju marrin me makina për t’ju çuar në Berat. Me hyrjen në qytet, veproni pa mëshirë për kapjen dhe zhdukjen e elementëve të rrezikshëm, në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të spastrohet qyteti brenda. Mbrapa vijmë edhe ne. Letrën mbylleni dhe ia dërgoni sa më parë Abaz Ermenjit, e cila ka lidhje me këtë veprim”.
Duke e vlerësuar situatën aspak të favorshme në Qarkun e Beratit, krerët ballistë organizuan në fshatin Kapinovë një mbledhje urgjente, në të cilën merrnin pjesë edhe Ali Këlcyra, delegat i Komitetit Qëndror të Ballit, Koço Muka, delegat i Ballit Kombëtar për Gjirokastrën, si dhe Faslli Frashëri, Et’hem Haxhi Ademi dhe Abaz Ermenji, të gjithë krerë të Ballit Kombëtar, zgjedhur nga forcat balliste të Korçës, Elbasanit dhe Beratit. Këtu u zgjodhën edhe drejtuesit kryesorë të Ballit; Faslli Frashëri, Et’hem Haxhi Ademi, Abaz Ermenji, Skënder Muço dhe Ali Këlcyra. (Fondi: 270. D. 23. Viti 1943)
Mbi bazën e diskutimeve, këshillimit dhe koordinimit me komandën gjermane, krerët e Ballit filluan të përgatiten për Operacionin e Dimrit me objektiv të parë dhe të fundit: asgjesimin e forcave komuniste (lexo: partizane). Në një letër të Abaz Ermenjit dërguar Kadri Cakranit, Qazim Selfos dhe Tefik Sfirit thuhej, se “Meqënëse Berati është kryeqëndra e gjithë Shqipërisë së Jugut, pikënisja e forcave tona kombëtare për dominimin e situatës së përgjithshme në Shqipëri vendosëm: të bëhet sa më shpejt mobilizimi i përgjithshëm i detyruar i krejt Mallakastrës, duke marrë masat më të rrepta kundër atyre që nuk binden, gjë që zbatohet edhe këtej, dhe një pjesë e këtyre të nisen sa më shpejt për në Berat”.
Libri i zotit Uran Butka “Lufta civile në Shqipëri 1943-1944”, botuar kohët e fundit, është një falsifikim i plotë i lavdisë së popullit shqiptar, sepse ai i bën jehonë pikërisht bëmave kriminale të ballistëve, duke ia shitur lexuesit të thjeshtë si trimërira dhe heroizma! Krimet e Ballit Kombëtar janë vërtet të përbindshme Të vjen keq, që pinjollë të ish ballistëve vazhdojnë ende avazin e etërve të tyre kolaboracionistë

ARKIVA BRITANIKE. Dështimi anglez me nacionalistët e Abaz Kupit në Luftën e Dytë Botërore
Gazeta ALBANIA
Ofensiva e Forcave Nacional Çlirimtare (FNÇ) kundër Abaz Kupit nisi më 5 korrik dhe qysh nga ai moment ai qëndroi në Lurë deri në mëngjesin e 7 korrikut, për t’u takuar me Smithin. Aty, nga mbrëmja e 7 korrikut, ai u ribashkua me trungun kryesor të forcave të tij pranë Burrelit. Në atë kohë, Forcat Nacional Çlirimtare kishin pushtuar tashmë të gjithë luginën e Shupalit, përfshirë Shtabin Qendror të Kupit dhe gjysmën e Matit, duke e privuar në këtë mënyrë atë nga pjesa më e madhe e territorit që kishte në zotërim dhe burimin e potencës së forcave të tij. Kjo situatë ishte e rëndë dhe pasi dha udhëzime për mbrojtjen e pjesës perëndimore të Matit, ai nxitoi të çante përmes kalimit të Qafështamës për të shkuar te baza e tij në Lurë, me qëllim që të mobilizonte forcat e tij të mbetura atje për mbrojtjen e rajonit të Krujës, që tashmë kërcënohej nga Forcat Nacional Çlirimtare pranë Bastarit.
Ofensiva e Forcave Nacional Çlirimtare kundër Dibrës dhe Matit, e cila kërcënonte gjithashtu edhe Mirditën, solli në fund themelimin e një aleance mes Kupit, Gjon Markagjonit, Fiqiri Dines dhe regjencës kundër forcave partizane. Ishte pikërisht kjo aleancë për të cilën kishin punuar më kot Mustafa Kruja, Mehdi Frashëri dhe bashkëpunëtorë të tjerë të gjermanëve, fill pas kapitullimit të Italisë dhe tani që pozicionimi ushtarak i Kupit ishte kritik, erdhi koha e duhur për një iniciativë politike nga kolaboracionistët e Tiranës. Si rezultat, bisedimet ka të ngjarë të jenë zhvilluar në Lurë (11 korrik) mes Kupit, Mustafa Krujës, Mark Gjonmarkajt, djalit të Gjon Markagjonit dhe përfaqësuesve të Fiqiri Dinos dhe Mehdi Frashërit.
Loja e Abaz Kupit
Asnjë akuzë për bashkëpunim me armikun nuk u ngrit ndaj Kupit gjatë periudhës përpara takimit të Lurës dhe nuk ka dyshim që pas 6 shtatorit ai ishte në konflikt të hapur me gjermanët. Si rrjedhojë, është pikërisht periudha ndërmjet 11 korrikut dhe 6 shtatorit për t’iu referuar të gjitha këtyre ndryshimeve. Është e vërtetë se rreziku i revolucionit social që kanosej nga Forcat Nacional Çlirimtare krijoi një komunitet interesash mes Kupit dhe elementeve kolaboracioniste dhe është e mundur që kontaktet që kishin ekzistuar përherë mes tyre, siç kishin ekzistuar në të vërtetë mes kolaboracionistëve dhe FNÇ-së, patën një karakter më pak informativ. Është gjithashtu e vërtetë se pas takimit të Lurës, ka të ngjarë, si rezultat i tij, Kupi siguroi 30 000 municione dhe në një rast 20 kamionë për transportimin e civilëve, gjatë të cilit ai nxitoi me forcat e tij përmes Qafështamës për t’u lehtësuar disi në rajonin e Matit. Në gjashtë javët e ardhshme, ai ndau racione buke për trupat e tij, duke i siguruar nga bukëpjekësit e Tiranës për të cilat ka të ngjarë që organizata e tij të ketë paguar. Natyrisht, qeveria ishte përgatitur të inkurajonte fushatën e Kupit kundër Frontit Nacional Çlirimtar, ndërsa gjermanëve, mendohet, se u mjaftonte fakti që të vinin re se përpjekjet e Frontit Nacional Çlirimtar drejtoheshin më shumë kundër zogistëve, sesa kundër objektivave gjermane. Gjithashtu, ka të ngjarë që Kupi të ishte në dijeni të vendimit të Fiqiri Dines për krijimin e një qeverie me simpatizantë të Zogut apo të Ballit, me synimin që ta përdornin makinerinë shtetërore kundër FNÇ-së, ndërsa Fiqiri Dine pranoi më vonë letrën për të siguruar para kesh dhe armë nga gjermanët.
Dokumente të tilla, që ranë në dorë të gjermanëve, të lënë përshtypjen se letra e konsideronte Kupin si agjent britanik dhe, në përgjithësi, qoftë në sferën ushtarake, ashtu edhe në sferën politike, ne nuk qemë kurrë në gjendje të kuptonim se ndonjë bashkëpunim me pushtuesit nga ana e Kupit do të kishte qenë i palogjikshëm. Ai e dinte mjaft mirë se pozicioni i tij politik, përveç faktit se bazohej në një influencë territoriale lokale rridhte plotësisht nga zotërimi i tij i mirë i anglishtes dhe fakti se ai përfaqësonte mbretin Zog, i cili ndodhej në Angli. Duke bashkëpunuar me gjermanët, disfata e të cilëve ishte, në çdo rast, e sigurt në atë periudhë, ai do ta kishte humbur menjëherë reputacionin e tij dhe do të kishte qenë asgjë më shumë sesa një prej bashkëpunëtorëve të shumtë të pushtuesit dhe një analfabet në këtë aspekt.
Beteja finale e nacionalistëve
Pozicioni i nacionalistëve u përkeqësua gradualisht aty nga muaji gusht. Kupi nuk kishte siguruar furnizime nga britanikët dhe influenca e tij kufizohej tashmë në Krujë dhe në Shijak, ndërsa Fiqiri Dine nuk arriti të siguronte as para kesh dhe as furnizime nga gjermanët, të cilët, duke qenë mosbesues ndaj shqiptarëve, iu kundërvunë edhe ballistëve, duke ekzekutuar Skënder Muçon me dyshimin se kontaktonte me anglezët dhe dëbuan disa ballistë nga Vlora drejt kampit të përqendrimit në Zemun. Sidoqoftë, natyra e propozimeve të Smithit, pavarësisht nga dështimi në pamje të parë, fakti se një mision britanik vazhdonte të kishte besim te Kupi dhe shembujt e revolucioneve rumune e bullgare, ku figura të tilla borgjeze dhe pjesëmarrëse aktive si Maniu dhe Giorgiefi ishin pjesë e qeverive të reja, i nxitën ata të besonin se britanikët nuk kishin për qëllim të lejonin që Fronti Nacional Çlirimtar të siguronte monopolin e pushtetit të pasluftës.
Rrjedha e ngjarjeve
Më 18 gusht, Fiqiri Dine dhe gjenerali Prenk Previsi, shef i Shtabit të Ushtrisë shqiptare, u takua me Kupin në Lurë për të kërkuar këshillën e tij lidhur me politikën që duhet të ndiqnin. Kupi propozoi që, së bashku me Gjon Markagjonin dhe ballistët, duhet të largoheshin nga Tirana me të gjitha forcat që kishin në dispozicion dhe të bashkoheshin me të në male kundër gjermanëve. Fiqiri Dine dhe Prenk Previsi duket se i joshi ky propozim, por vendosën që më parë të kërkonin mbështetje nga anglezët. Në përputhje me rrethanat, Kupi na informoi lidhur me këto negociata, të cilave ne iu referuam si Forca 399, duke qenë të pasigurt nëse një plan i tillë do të pajtohej me politikën ndaj Shqipërisë që ne e dinim se ishte në diskutim e sipër.
Më 24 gusht, një tjetër takim u zhvillua në Tiranë me pjesëmarrjen e Fiqiri Dines, Shefqet Vërlacit, Qemal Vrionit, Nuredin Vlorës, Mithat Frashërit dhe Ali Këlcyrës, ku u vendos të pranoheshin propozimet e Kupit për Fiqiri Dinen në rast se do të vinin ndihma nga anglezët.
Më 29 gusht, sipas udhëzimeve të Forcës 399, ne e informuam Kupin që t'ua transmetonte nacionalistëve të Tiranës se do të përgatiteshim për të marrë në konsideratë qëndrimin tonë ndaj tyre në rast se ata do të paraqisnin propozimet e tyre.
Po më 29 gusht Kupi na informoi se kishte vendosur të rifillonte operacionet kundër gjermanëve dhe t'i sulmonte në Durrës. (Një plan për të cilin ne ia kthyem mendjen pasi majori Smiley (Smajli) e njihte mirë kapacitetin mbrojtës të këtij qyteti).
Më 31 gusht, Fiqiri Dine dhe qeveria e tij dha dorëheqjen. Më 2 shtator, me kërkesën tonë, Kupi u zhvendos në zonën e Prezës për të ndihmuar në shkatërrimin e trupave të Turkestanit që gjendeshin mes Durrës dhe lumit Ishëm (Për hollësira shih shtesën B).
Më 5 shtator, u morën udhëzime nga Forca 399 "për të bërë ç'është e mundur që Kupi të hidhej në luftë".
Më 6 shtator, një çetë zogiste nën drejtimin e djalit të madh të Kupit, Petritit, së bashku me një skuadër ushtarake të Turkestanit, sulmoi dhe mori në kontroll shtabin e një baterie gjermane duke vrarë 10 gjermanë dhe duke sekuestruar materiale luftarake. Operacione të mëtejshme nga ana e forcave zogiste u kryen më 9, 10, 11, 12, 14, 20, 21 dhe 24 shtator (hollësirat jepen në shtesën A).
Më 6 shtator, si rezultat i garancive që na u dhanë, liderët e Ballit; Mithat Frashëri, Ali Këlcyra, Hasan Dosti, Koço Muço dhe Vasil Andoni u larguan nga Tirana për tu bashkuar me Kupin, duke sjellë me vete rreth 600 forca nën drejtimin e Abaz Ermenjit, të cilat u vunë nën komandën e Kupit. Të njëjtën ditë, Fiqire Dine, Prenk Previsi dhe Hysni Dema u larguan gjithashtu nga Tirana për t’u bashkuar me Kupin.
Më 9 shtator (4 ditë pasi ne ishim udhëzuar të bënim ç'është e mundur që Kupi të hidhej në luftë) dhe tri ditë pas fillimit të operacioneve, u morën udhëzime nga Forca 399 që urdhëronin kolonel-lejtënant McLean, majorin Smiley dhe rreshterët Jones dhe Jenkins të ktheheshin në Itali për të raportuar.
Zhgënjimi
Udhëzimet bënin të ditur më tej se nuk do të dërgohej asnjë furnizim për nacionalistët dhe se kapiteni WMERY, i cili ishte shefi i përkohshëm i misionit, duhet të vepronte si vëzhgues i paanshëm dhe të mos e inkurajonte Kupin për të luftuar. Këto udhëzime u konfirmuan dy herë në telegramet që pasuan, veçanërisht në fillim të luftës civile dhe më vonë kur dështimi i misionit të Smithit u bë evident, pikërisht atëherë kur ne mund t'i kishim braktisur nacionalistët me një lloj konsistence në dukje. Sidoqoftë, për ta bërë këtë në momentin më oportun kur vareshim nga udhëzimet dhe garancitë që na jepte autoriteti i Forcës 399, ata sërish kishin fituar terren ndaj gjermanëve, ne e gjetëm veten të ekspozuar ndaj akuzave të rënda për mungesë mbështetjeje dhe prerje në besë që nuk do të fshihen kurrë nga kujtesa.
Vijon në numrin pasardhës
Materiali është marrë nga kujtimet e majorëve britanikë që morën pjesë në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare në Shqipëri gjatë viteve 1942-1944

Arkiva britanike: Motivet e aleancës së Ballit me gjermanët
Balli Kombëtar pretendon, sipas një trakti propagandistik të hedhur nga komiteti i tij rajonal në Vlorë në dhjetor, se është "e vetmja organizatë revolucionare nacionaliste" që punon "për një Shqipëri demokratike dhe etnike" dhe përfaqëson "90 për qind të popullit shqiptar". Të gjitha këto pretendime ngrihen në përmasa gjigante, megjithëse Balkom-i nuk duket se ka ndonjë numër të madh luftëtarësh dhe mbështetjeje. Ai nisi së ekzistuari, siç përmendet tashmë, si një krah i Luftës Nacional Çlirimtare në shtator 1942 dhe qëllimi i tij ishte të organizonte opinionin nacionalist si kundërpeshë ndaj komunistëve, të cilët ishin krijuar si një parti e mirëdisiplinuar përpara se të krijohej Fronti Nacional Çlirimtar. Një raport shpjegon se anëtarësia e tij përbëhet nga myslimanë, shqiptarë të territoreve të pushtuara të Jugosllavisë dhe ish-bashkëpunëtorë të italianëve. Një tjetër raport e përshkruan atë si një parti antizogiste, e përbërë me elemente me prejardhje nga shtresat e pasura, si pronarë tokash dhe pjesë më të vjetra të shtresave të mesme të shoqërisë. Ata nuk janë të fuqishëm nga pikëpamja numerike dhe nga frika e komunizmit, ata janë më të prirë të mbështesin gjermanët.
Rreziku kryesor në shpjegimin e politikave të Balkom-it është lehtësia me anë të së cilës kushdo mund të provojë pothuajse gjithçka lidhur me të. Mund të japim shembullin e dyshimit të hapur dhe të fortë ndaj pro-gjermanëve dhe provat për këtë akuzë janë mjaft intriguese. Pas marrëveshjes fillestare mes guerilëve, Balkom-i humbi shumë prej liderëve të tij më progresistë dhe më të rinj në moshë, të cilët u vunë nën mbikëqyrjen e italianëve dhe një numri anëtarësh të njohur si Grupi i Parisit, mes të cilëve Rexhep Mitrovica dhe Ali Këlcyra siguruan influencë të konsiderueshme duke drejtuar politikën e partisë nga krahu i djathtë dhe duke favorizuar bashkëpunimin me Aksin. Disa prej anëtarëve të tij kryesorë u kanë shërbyer gjermanëve dhe literatura e tyre e shtypit dhe propagandës stigmatizon partizanët si komunistë të dominuar nga të huajt. Trupat e Balkom-it njihen për bashkëpunimin e tyre me gjermanët në luftë kundër partizanëve dhe Balkom-i pranon se personeli i tyre ushtarak ka dënuar me vdekje dhe ka vrarë me armë zjarri ata që ndihmonin partizanët duke u vënë në dispozicion shtëpitë e tyre si depo armësh dhe seli propagande. Ai shkon më tej dhe pranon përgjegjësinë për reprezaljet, duke vrarë 5 deri në dhjetë kundërshtarë për secilin prej luftëtarëve të tij të vrarë nga partizanët. Kjo procedurë përshkruhet në mënyrë lakonike si "vëllavrasje".
Shpjegimi i pro-gjermanizmit është i thjeshtë dhe i gjerë, por nuk përputhet me të gjitha faktet. Ai nuk sqaron për shembull përse Lef Nosi u dëbua nga Balkom-i se iu bashkua komitetit fillestar të formuar në Tiranë kur mbërritën gjermanët, as përse partia duhet të sqaronte se "ky veprim ka shkelur direktivat e Ballit që janë dhe do të jenë gjithmonë lufta e pandalshme kundër të gjithë pushtuesve". Kemi një raport të oficerit ndërlidhës të Flotës britanike, i cili intervistoi 50 barinj pranë një territori që kontrollohej nga partizanët dhe zbuloi se 49 prej tyre mbështesnin Balkom-in. Ai vuri re mes tyre "një besim të thellë" se e vetmja shpresë për vendin e tyre qëndronte me Britaninë e Madhe dhe tre prej tyre i mundësuan atij zbulimin e pozicioneve gjermane. Oficerët britanikë kanë raportuar se simpatizantët e Balkom-it ka rezultuar të jenë "në mënyrë të pazakonshme të arsyeshëm" dhe ata janë përshkruar si "i vetmi grup" atje që mund të jepte ndihmesë në punën tonë dhe të siguronte çfarëdolloj rendi pas dëbimit të gjermanëve.
Mund të kuptohet fare mirë se megjithëse Balkom-i gëzon mbështetje të gjerë popullore, shumë prej qendrave të tij janë në qytetet dhe rajonet e ekspozuara të rrafshinës bregdetare, bastione të fuqishme të armikut, ku një sulm i hapur kundër gjermanëve me armatime të pamjaftueshme që zotëron Balkom-i do të ishte një akt vetëvrasjeje, veçanërisht kur Balkom-i është përfshirë në një luftë civile, për të cilën oficerët tanë fajësojnë partizanët.
Por, partia duket qartë se qëndron pasive në këto rrethana të paqarta. Për shembull, një pamflet i Balkom-it, që doli më 21 shtator, i sulmonte ashpër gjermanët dhe bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë, të cilët një ditë më parë kishin mbledhur të gjithë meshkujt e Durrësit e të Shijakut dhe i kishin çuar ata në një fushë duke zgjedhur prej tyre një grup që do të transportohej në një destinacion të panjohur. "Armiku barbar, - përmendej në pamflet, - përsëriti kundër popullit shqiptar veprimet çnjerëzore që kreu në Poloni dhe gjetkë... Ky akt brutal i armikut ka provokuar urrejtjen e popullit, por urrejtja më e madhe, mallkimi dhe dënimi i të gjithë Shqipërisë drejtohet ndaj këtyre shqiptarëve, të cilët, duke shkelur të gjitha të drejtat e përcaktuara sipas traditës së kësaj toke, i dorëzuan armikut vëllezërit e tyre të gjakut".
Sërish, Skënder Muço, shefi i Balkom-it në zonën e Vlorës dhe përfaqësues i komitetit të Balkom-it, u ka bërë një vizitë oficerëve ndërlidhës britanikë në një mision nga presidenti i komitetit. Ai tha se partia e tij është e gatshme të shërbejë nën urdhrat e britanikëve, por ai dëshiron më parë të vizitojë Kajron dhe të marrë garanci nga aleatët për pavarësinë e Shqipërisë. Së dyti, ai dëshiron që bandat partizane të shtypen.
Kërkesat e tjera të tij për rikthimin e ishullit të Sazanit (Në gjirin e Vlorës) Shqipërisë, dëmshpërblimi nga ana e Italisë dhe diskutimi i përfaqësisë shqiptare në Londër, por dhe mundësia e një federate ballkanike që Balkom-i ka prirje ta favorizojë. Muço shprehu keqardhje për bashkëpunimin me gjermanët, por mendoi se kjo ishte e vetmja rrugë për të thyer lëvizjen partizane që e konsideronte si armikun kryesor. Kur partizanët të asgjësohen, atëherë ai do të jetë i gatshëm të luftojë gjermanët.
Më 22 dhjetor, fshatarët e Dukatit, mbështetës të Balkom-it, thanë se ishin të gatshëm të bashkëpunonin me britanikët kundër gjermanëve dhe premtuan se nuk do t’i goditnin partizanët me përjashtim të rasteve kur do të gjendeshin të sulmuar dhe do të vetëmbroheshin. Burimi i informacionit konsideronte se oferta ishte e sinqertë dhe rekomandonte që populli i Dukatit të furnizohej me ushqime dhe veshmbathje si gjest mirënjohjeje për mbështetjen ndaj britanikëve. Nga mesi i nëntorit, këshilli i Balkom-it, nën udhëheqjen e Mit’hat Frashërit u dorëzoi britanikëve një marrëveshje me shkrim se tani ata do të luftonin kundër gjermanëve, por pozicioni u komplikua nga fakti se këshilli i LNÇ-së për pasojë lëshoi urdhra për të likuiduar Balkom-in duke mos e besuar "kthimin e pllakës" nga ana e këtij të fundit. LNÇ-ja, duke refuzuar të anulojë këto urdhra, vazhdon të shprehë indinjatën e saj se Balkom-i duhet të jetë duke pranuar ndihmën gjermane për të parandaluar shkatërrimin e fshatrave bastione të saj dhe shpëtimin e anëtarëve të saj nga skuadrat e pushkatimit.
Balkom-i duket më i fuqishëm në jug të Tiranës dhe selia e saj gjendet në Fier, ku ajo ka të mobilizuar rreth 1500 veta të pajisur me armatim italian. Ata që i bashkohen ushtrisë së tij njihen si vullnetarët e Lirisë Kombëtare. Lushnja dhe Vlora janë mbushur me formacione të Balkom-it dhe Kavaja gjithashtu ndodhet në duart e tyre. Si rrjedhojë, ajo ruan një forcë relativisht të konsiderueshme për madhësinë e vendit.
Në numrin pasardhës do të lexoni:
Lëvizja zogiste gjatë Luftës sipas arkivave britanike
Roli që pati lëvizja zogiste në Shqipëri gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore
Figurat kryesore që mbështesnin mbretin në ekzil. Karriera e major Abaz Kupit
Programi i këtij formacioni politik. Lidhjet që mbajti me mbretin në ekzil gjatë Luftës
Për më shumë, na ndiqni në numrin pasardhës
4 Nentor 2009

Më 28 Nëntor 1939, në kryeqytetin e Shqipërisë të pushtuar - Tiranë, u bë demonstrata e parë antifashiste në rrugë, e mbështetur nga greva e punëtorëve të fabrikave dhe të transportit. Ata hodhën parulla antifashiste, duke kërkuar që italianët të largoheshin nga vendi dhe qeveria e Shefqet bej Vërlacit të jepte dorëheqjen. Në vjeshtë në zonat malore të jugut, lindjes dhe pjesës veriore të vendit po lindnin grupe të vogla rezistence. Ata ndërmorën aksione kundër tagrambledhësve dhe ndonjëherë edhe kundër italianëve. Këta grupe nuk patën efekt të madh në zhvillimin e ngjarjeve. Situata ndryshoi vetëm në verën e vitit 1940, kur si rrjedhojë e përgatitjeve për luftë ndaj Greqisë, shërbimet e popullsisë shqiptare si p.sh. thirrja nën armë dhe marrja e drithit dhe bagëtisë u shtuan. Të rinj u larguan nga thirrja nën armë dhe dolën nëpër male, rekrutët e mobilizuar dezertuan nga ushtria dhe përforcuan grupet partizane. Në fund të gushtit, numri i grupeve partizane ishte rritur aq shumë saqë italianët flisnin për "rritjen e vazhdueshme të malësorëve kryengritës shqiptarë". Më aktivët ishin grupet e komanduar nga Myslim Peza dhe Haxhi Lleshi. Governatori Italian, gjenerali Françesko Jakomoni i San Sarinos u detyrua t’i drejtonte një kërkesë speciale Musolinit që të dërgonin në Shqipëri trupa speciale ushtarake dhe policore për të luftuar kundër partizanëve. Filluan të ketë luftime të rrëgullta midis partizanëve dhe trupave ushtarake italiane. Midis të tjerave, në fundin e gushtit, ilegalët e zonës së Shkodrës likuiduan një njësi ushtarake italiane të përbërë prej 100 vetësh. Në fshatra dhe qytete filluan aktivitetet dhe grupet luftarake. Një nga kolaboracionistët kryesorë, që njëkohësisht ishte edhe pjesëtar aktiv i Partisë fashiste - Asllan Ganiu, u vra. Italianët, që kishin shtuar terrorin, ndërmorën hapa paqësimi ndaj partizanëve dhe malësorëve shqiptarë, dhe mids masave repressive vranë një pjesëtar të familjes së Zogut - Alush Kryeziun.
Rezistenca në Shqipëri u bë active pas mundjes të forcave italiane në luftë me Greqinë, e cila filloi më 28 Tetor 1940. Fillimisht sllogani i ndërtimit të një "Shqipërie të Madhe", të cilës italianët premtuan t’i bashkëngjisnin një pjesë të ndjeshme të Epirit (Çamërinë), u lejoi autoriteteve kolaboracioniste që të arrinin të mobilizonin disa mijëra vullnetarë për ushtrinë (përveç trupave të rregullt). Rënia e ofensivës në Greqi shkaktoi një krizë si në trupat e rregullta, të cilët refuzuan të merrnin pjesë në luftimet e mëtejshme, ashtu edhe te njësitë vullnetare të cilat u shpërndanë. Disa ushtarë u shpërndanë maleve. Numri i grupeve luftarake dhe detashmenteve partizane të përforcuara me ata që dezertuan, u rrit në mbi 3.000 vetë. Në Nëntor ushtarë rebelë, të cilët refuzuan shërbimin e mëtejshëm në njësitë italiane, u ndeshën në Lezhë, në afërsi të Shëngjinit në bregun e Adriatikut, me një ekspeditë ndëshkuese të armikut, duke vrarë 19 vetë dhe duke plagosur 30 italianë dhe më pas u tërhoqën nëpër male. Në të njëjtin muaj një detashment partizan kreu një pritë për autokolonën armike në rrugën për në Gjirokastër. Disa italianë u vranë. Më 17 Maj 1941, një i ri i quajtur Vasil Laçi kreu atentat kundër Viktor Emanualit III duke qëlluar ndaj tij.
Gjatë 1939-1940 nëpër qytete po formoheshin grupime të mëdha antifashiste dhe anti-okupator, të organizuar nga qarqe të ndryshme politike dhe shoqërore të Shqipërisë, që aderonin dhe ishin kundërshtarë të regjimit monarkik të Zogut, oficerë të ushtrisë shqiptare, klerikë, përfaqësues të partive politike të paraluftës dhe komunistë. Midis të tjerëve vepronte grupi i Baba Faja Martaneshit, ish-oficeri i xhandarmërisë Gani bej Kryeziu, komunisti Mustafa Gjinishi dhe politikani i djathtë Muharrem Bajraktari. Një përpjekje për të bashkuar këto grupe në një organizatë u krye nga politikani demokrat Majori Abaz Kupi, i cili krijoi një organizatë të quajtur Fronti i Bashkuar. Ky front, që u rrit në numër Brenda disa muajve, u shemb në Prill 1941 pas mundjes të Jugosllavisë dhe Greqisë. Disa nga pjesëtarët e tij kaluan me kampin kolaboracionist, disa të tjerë u arrestuan, ndërsa disa të tjerë dolën nëpër male. Luftimet pushuan për pak kohë.
Pika e kthesës ndodhi në gjysmën e dytë të vitit 1941. Ajo u përcaktua nga rrethanat si të jashtme, ashtu edhe të brendshme si p.sh: agresioni i Gjermanisë hitleriane ndaj Bashkimit Sovjetik (22 Qershor 1941), formimi i Partisë Komuniste Shqiptare (PKSH), dhe ndërkohë me rënien e fashizmit Italian. Në vjeshtën e 1941 disa grupe komuniste vepronin në Shqipëri. Midis më të fuqishmëve ishin: Grupi i Korçës, Grupi i Shkodrës, Të Rinjtë dhe Zjarri. Gjatë konferencës ne Tiranë (8 Nëntor 1941), këto grupe krijuan Partinë Komuniste Shqiptare. Ata zgjodhën si drejtues të komitetit të përkohshëm të partisë Enver Hoxhën, një mësues 32-vjeçar, pjesëtar aktiv i Grupit të Korçës. Konferenca hartoi programin politik, i cili përcaktonte se detyra më urgjente ishte bashkimi i të gjitha forcave të kombit shqiptar të luftohët për pavarësinë kombëtare të popullit shqiptar dhe për qeverinë popullore demokratike në një Shqipëri të lirë prej fashizmit. [1] Partia bëri thirrje për kryengritje të armatosur. Gjithashtu përcaktoi detyra për të ardhmen: të përçohej ideja e një kryengritjeje të përgjithshme për çlirimin e vendit nëpërmjet veprimeve të përbashkëta dhe të përgatitej kombi politikisht dhe ushtarakisht për kryengritjen e përgjithshme të armatosur. Kjo thirrje u popullarizua nëpërmjet shtypit ilegal, në veçanti në gazetën Zëri i Popullit. Në fund të nëntorit u krijua Rinia Komuniste, e drejtuar nga një anëtar i Këshillit të PKSH - Qemal Stafa.
Gjithashtu u krye edhe bashkimi i grupeve të majta të cilat ishin në veprim. Disa muaj më vonë nisi një sulm kundër pushtuesve dhe mbështetësve të tyre. Midis të tjerave, në natën e 24-25 Korrikut të vitit 1942, grupet kryen një sulm masiv ndaj sistemit të telekomunikacionit. Në parapërgatitjen e këtij aksioni, KQ e PKSH, shkruante ne gazetën Zëri i Popullit (Nr. 4/1942) midis të tjerave: Nata e 24 korriket duhet të jetë një natë sulmi të përgjithshëm mbi armikun. Prisni telat, shtyllat telefonike e telegrafike në gjithë qarkun tuaj. Goditeni armikun atje ku e dëmtoni më shumë! [2] Më 25 Korrik linjat e telefonit ose të telegrafit nuk punonin. Seria e aksioneve luftarake u krye, midis të tjerash edhe në Tiranë, Berat dhe Shkodër.
Programi i Luftës i shpallur nga PKSH kishte përfshirë në të interesat dhe qëllimet e pjesës më të madhe të organizatave të rezistencës. Më 16 Shtator 1942 në Pezë, në qendër të Shqipërisë, u mbajt Konferenca e inspiruar nga PKSH, dhe ku morën pjesë përfaqësuesit e organizatave antifashiste dhe grupet e tyre të armatosura. Drejtuesit kryesorë të organizatave të rezistencës, si Peza, Martaneshi, Haxhi Lleshi dhe Major Kupi morën pjesë në të. Konferenca krijoi një qendër rezistence të quajtur Lëvizja Nacional-Çlirimtare, e cila më vonë u quajt Fronti Nacional-Çlirimtar, i Shqipërisë, dhe përpiloi një program lufte. Gjithashtu u krijua edhe një organ ekzekutiv-Këshilli i Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar, I përbërë nga 7 vetë. Hoxha ishte anëtar i saj. Shpejt filloi krijimi i Këshillave Nacional Çlirimtarë. Ata organizuan një luftë politike dhe ushtarake kundër pushtuesve dhe mobilizuan banorët dhe burimet materiale për në luftë. Këta Këshilla u bënë embrioni i autoriteteve të mëvonshme të Shqipërisë së Pavarur.
Nga fundi i vitit 1942 mbi 10.000 vetë mbushën rradhët e organizatave ilegale dhe detashmenteve partizane të Fronti Nacional Çlirimtar. Partizanët kishin arritur disa suksese, midis të cilave mund të përmenden Çlirimi i disa zonave në Korçë, Pezë, Tomorricë dhe Goricën e Epërme. Në fillimin e vitit 1943 numëroheshin 29 detashmente partizane dhe disa dhjetëra grupe luftime që vepronin në zonat e çliruara duke kryer vetëmbrojtje dhe detyra ndihmëse. Në tremujorin e parë të këtij viti partizanët kishin kryer shumë aksione të tjera luftimi, midis të cilave në Dhërmi, Voskopojë dhe Libihovë. Ata shkatërruan puset e naftës në Patos dhe minierat në Selenicë. Në mars dhe Prill 1943 ata patën në zotërim të përkohshëm disa qyteza në pjesën jugore të vendit, si p.sh: Konispol, Zagori, Mesaplik dhe Mallakastër. Në pranverën e 1943 disa grupe speciale britanike zhvilluan diversione anti-Italiane, si dhe operacione spiunazhi dhe propagandistike, dhe komandot u hodhën nëpër male.
Më 17-22 Shkurt 1943 në Labinot u mblodh konferenca e parë kombëtare e PKSH. Vlerësimi i situatës politike dhe ushtarake të vendit shpalosi nevojën e krijimit të një ushtrie homogjene të çlirimit të vendit. U morën gjithashtu edhe vendime luftarake taktike, iu rekomandua komandantëve të njësive që të kryheshin aksionet me forca më të shumta. Më 17 Maj, 12 detashmente partizane nën një komandë homogjene kryen një sulm ndaj një garnizoni Italian në Leskovik, e cila ruante këtë pikë të rëndësishme lidhjeje rrugësh. Partizanët e rrethuan qytetin nën një darë të ngushtë dhe kryen ofensivën. Mbi 1000 italianë e mbajtën qytetin. Dhe luftimet zgjatën 3 ditë. Komandanti i garnizonit kishte kërkuar edhe mbështetje nga ajri. Por, përpara se të vinte mbështetja nga ajri, partizanët e kishin marrë qytetin. Italianët humbën disa qindra vëtë të vrarë dhe të plagosur dhe sasi të konsiderueshme armatimi dhe pajimesh. Në fund të qershorit italianët ndërmorën një ekspeditë ndëshkuese kundër partizanëve në rajonin e Mallakastër-Tepelenës. 2000 partizanë zunë pozicione mbrojtëse në kalimet midis maleve. Në përplasjen e parë italianët u sprapsën. Ata e ripërsëritën këtë aksion më 14 Korrik, duke riforcuar në mënyrë të konsiderueshme forcat e artilerisë, tanket dhe aviacionin. Pas 4 ditësh luftimesh, partizanët duke patur shumë humbje të rënda, u tërhoqën nëpër male. Në përgjithësi, që nga Maji dhe deri në Korrik italianët humbën mbi 1000 vetë të vrarë dhe të plagosur, duke mos i realizuar dot qëllimet e caktuara.
Përveç rezistencës popullore, të mbledhur rreth Frontit Nacional Çlirimtar, ekzistonte edhe nje rrymë e djathtë e rezistëncës, e cila më Tetor 1942 u mblodh rreth Ballit Kombëtar me Mit’hat Frashërin në krye. Ajo përfaqësonte klasën e mesme nacionaliste, qarqe të intelektualëve klerikë dhe oficerë ushtarakë apo të qeverive të mëparshme. Programi i Ballit Kombëtar paraqiti krijimin e një shteti republican demokratik, dhe bëri thirrje për krijimin e grupeve të armatosura partizane dhe këshillave lokalë. Progrmi përmbante gjithashtu edhe parulla nacionaliste dhe anti-komuniste. Ky organizim, i cili zyrtarisht proklamonte programin e luftës kundër pushtuesve, Brenda gjysmë viti nënshkroi një marrëveshje sekrete me komandantin e forcave pushtuese italiane, gjeneralin Renco Dalmaco, në lidhje me mossulmimin midis detashmenteve të Ballit Kombëtar (ballistëve) dhe trupave italiane. Fronti Nacional Çlirimtar pati ndërmarrë një përpjekje për të rënë dakord me ballistët në lidhje me bashkimin e trupave për luftën për çlirim. Më 1-2 Gusht 1943 në Mukje, me iniciativën e Frontit Nacional Çlirimtar, u zhvillua një mbledhjë më Ballin Kombëtar. Aty u nënshkrua një marrëveshje, sipas të cilës, u formua një formacion i quajtur Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë. Sidoqoftë, në sajë të shkeljes së marrëveshjes dhe qendrimit haptazi armiqësor nga ana e ballistëve, Fronti Nacional Çlirimtar u shkëput nga marrëveshja.
Autoritetet okupatore u munduan që të shtypnin me çdo çmim zhvillimin e lëvizjes partizane. Ata ndërronin qeveritë kukulla, të cilat nuk i pëmbushnin dot shpresat me të cilat ishin formuar. Kështu, kryeministri Vërlaci u zëvendësua nga fashisti Mustafa Mërlika, më pas, në Janar 1943 nga Eqrem bej Libohova, dhe pak më vonë nga Maliq bej Bushati. Edhe governatori Italian u zëvendësua, gjeneral Alberto Pariani zuri vendin e Jakomonit të San Sarinos. Në të njëjtën kohë autoritetet italiane bënë disa lëshime. Midis të tjerave ata ranë dakord që të rivendosnin flamurin kombëtar dhe u dhanë një autonomi më të madhe zyrave. Sidoqoftë, shoqëria shqiptare nuk ra në kompromis. Pas shpalljes së kapitullimit të Italisë më 8 Shtator 1943, Shqipëria u pushtua nga trupat gjermane. Gjermanët ç’armatosën divizionet italiane të vendosura atje, zunë portet, garnizonet dhe rruhët e komunikacionit. Korpusi XXI malor u dërgua në rajonet malore. Gjermanët shpallën krijimin e të ashtuquajturës Shqipëri të Pavarur. Ata caktuan në fillim të ashtuquajturin Këshilli i Regjencës, që vepronte si qeveri kolaboracioniste, me në krye Ibrahim bej Biçoku, dhe në Nëntor një "qeveri" me në krye Rexhep bej Mitrovica. Në fakt ato mbetën organet ekzekutive të autoriteteve gjermane.
Në këtë kohë lëvizja për pavarësinë e Shqipërisë ishte shndërruar në një forcë të vërtetë. Lëvizja popullore e rezistencës përbënte thelbin e saj. Akoma gjatë okupimit Italian, më 10 Korrik 1943 Fronti Nacional Çlirimtar krijoi Ushtrinë Nacional Çlirimtare. Në shtabin e saj të përgjithshëm ishin: Spiro Moisiu - komandant, që ishte një ish officer i ushtrisë mbretërore, dhe Hoxha - komisar politik, që ishte sekretar i përgjithshëm i PKSH. Në Gusht 1943 u formua Brigada e Parë Sulmuese e Ushtrisë Nacional Çlirimtare (me komandant Mehmet Shehun-një ish officer i brigadave ndërkombëtare në Spanjë dhe pjesëtar aktiv i PKSH dhe me komisar politik jugosllavin Duishan Mugosha). Mbi 20.000 partizanë kishin mbushur tashmë rradhët e UNÇ dhe kontrollonin zona të gjera të vendit. Pas kapitullimit të Italisë, një numër i konsiderueshëm i ushtarëve italianë me armët dhe pajimet e tyre u bashkuan me UNÇ. Ata vepronin në njësi të ndryshme dhe gjithashtu formuan edhe batalionin a pavarur partizan Antonio Gramshi. Menjëherë pas okupimit gjerman u zhvillua beteja e parë e madhe e detashmenteve të UNÇ me gjermanët në Drashovicë. Pas luftimeve 3-ditore gjermanët u tërhoqën, duke humbur mbi 300 vetë të vrarë dhe dyfishin e tyre të plagosur dhe gjithashtu edhe sasi të mëdha armatimi, pajisjesh dhe municioni. Pas 1 muaji, ndërkohë që kontrolli gjerman ishte kufizuar në një pjesë të vendit, hitlerianët dërguan një sasi të konsiderueshme forcash të tyret dhe të qeverisë kukull shqiptare kundër partizanëve. Gjatë Nëntorit dhe Dhjetorit ata ndërmorën fazën e parë të një offensive në shkallë të gjerë. Më 6 Nëntor gjermanët filluan avancimin në zonën e Pezës, ku Brigada e III e UNÇ ishte vendosur. Pas luftimeve 3-ditore të përgjakshme brigada çau midis rrethimit të armikut. Më 19 Dhjetor gjermanët ndërmorën një sulm kundër partizanëve në qendër dhe në jug të Shqipërisë. Luftime të ashpra u zhvilluan me Brigadën e I dhe të IV-t në zonat e Zagorisë dhe të Përmetit. Gjermanët gjithashtu u munduan - pa sukses - që t’i shtypnin partizanët në zonat në lindje të Vlorës. Këto vunë një pjesë të vendit nën kontrollin e gjermanëve, por pjesa thelbësore kontrollohej nga partizanët.
Komanda Supreme e Vermahtit kërkoi likuidimin e lëvizjeve partizane me çdo kusht, nga komandanti i forcave pushtuese në Ballkan, Marshalli Fushor Maksimilian fon Vaihs. Më 7 Janar 1944 gjermanët ndërmorën një sulm të ri në pjesën jugore të vendit, nga Elbasani deri ne kufirin grek. Bashkë me trupat gjermane, detashmentet e xhandarmërisë dhe ballistët morën pjesë në të. Gjatë luftimeve në Gërmenj, më Shkurt 1944, disa detashmente partizanë me Shtabin e Përgjithshëm të UNÇ u rrethuan. Partizanët, duke luftuar ashpër me forcat dominuese armike, u tërhoqën nëpër male: disa detashmente ikën në territorin grek. Njëkohësisht në të gjithë Shqipërinë gjermanët kryen reprezalje ndaj popullsisë civile. Midis të tjerave më 4 Shkurt ata kryen një masakër të përgjakshme në tërë vendin dhe në veçanti në Tiranë. Pas asaj ngjarjeje, gazeta proqeveritare Bashkimi i Kombit shkruante: Gjakderdhja është një zgjidhje radikale. Gjaku duhet të derdhet nëpër rrugët e Tiranës, nëse në duam të rivendosim rendin. [2] Gjatë masakrës në Tiranë u vranë dhjetëra vetë dhe qindra të plagosur dhe arrestuar. Ekzekutuesit raportuan shtypjen e lëvizjes së rezistëncës.
Në fillimin e Marsit partizanët ndërmorën një ofensivë në jugun e Shqipërisë kundër gjermanëve dhe detashmenteve kolaboracioniste. Situata ishte e favorshme-në atë kohë komanda gjermane transferoi një numër të konsiderueshëm nga Shqipëria në frontin Gjermano-Sovjetik. Si rrjedhojë e ofensivës partizane të pranverës pothuajse e gjithë Shqipëria Jugore dhe një pjesë e madhe e Shqipërisë Qendrore (përveç rrugëve të komunimikit) u gjend nën kontrollin e partizanëve. Sidoqoftë, situata e brendshme vazhdonte të ishte shumë ë komplikuar. Disa organizata haptazi bashkëpunonin me pushtuesit dhe përbënin një pjesë të forcës goditëse, si p.sh. Divizioni i 21-të i Waffen-SS (me 10.000 shqiptarë), të cilët luftuan kundër partizanëve në Shqipërinë Veriore dhe ne Kosovë. Për të tërhequr vullnetarët shqiptarë në rradhët e divizionit kolaboracionist ata në mënyrë hipokrite e quajtën atë Skanderbeg - sipas Gjergj Kastrioti Skënderbeut (1405-1468), heroi kombëtar shqiptar, luftëtar për lirinë e atdheut, drejtues kryengritjesh dhe themelues i shtetit shqiptar. Një pjesë e këtyre organizatave u grupuan në Shqipërinë Qendrore dhe Veriore dhe krijuan në Nëntor 1943 një organizatë të quajtur Legaliteti, me qëllim rivendosjen e sistemit monarkist dhe duke shpallur nevojën e luftës kundër rrezikut komunist. Kjo organizatë, e udhëhequr nga Major Kupi dhe e përbërë nga përfaqësuesit e bajraktarëve, përbente një mission këshilltarësh të Anglezëve prej 20 oficerësh.
Më 24-28 Maj 1944 në Përmet u mbajt Kongresi i Parë Antifashist Nacional Çlirimtar, i cili krijoi Këshillin Antifashist Nacional Çlirimtar, të kryesuar nga Dr. Omer Nishani. Këshilli caktoi organin e tij ekzekutiv - Komitetin Antifashist Nacional Çlirimtar me Gjeneral Hoxha si kryetar, i cili në të njëjtën kohë u bë edhe Komandanti Suprem i Ushtrisë Nacional Çlirimtare. Sipas rekomandimeve të Kongresit, Shtabi i Përgjithshëm i UNÇ çoi të dërguarit në Shtabin e ushtrisë Nacional Çlirimtare të Jugosllavisë (NOVJ) dhe të Ushtrisë Popullore Çlirimtare Greke (ELAS). Krijimi i njësive të reja të UNÇ filloi. Ushtria Nacional Çlirimtare në Shtator 1944 përbëhej nga 2 divizione dhe 7 brigada. Ajo kontrollonte 75% të territorit të vendit. Shtabi i saj i Përgjithshëm priti misionet ushtarake të Bashkimit Sovjetik, Britanisë së Madhe, SHBA dhe të Shtabit të Përgjithshëm të NOVJ. Një përfaqësues i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ u dërgua në Shtabin e Përgjithshëm Britanik të Lindjes Së Mesme, të vendosur në Bari të Italisë. Pa përfunduar akoma Konferenca e Përmetit, komanda e forcave pushtuese në Shqipëri ndërmori një operacion të ri anti-partizan në Jug dhe në Qndër të Shqipërisë. Ajo filloi më 28 Maj dhe përfshiu zonat e Korçës, Elbasanit, Beratit dhe Përmetit. Përveç trupave të përhershme atje, ata morën përforcime nga Greqia, Jugosllavia si dhe disa formacione locale kuislinge, duke formuar 47.000 ushtarë në total. Partizanët iu kundërpërgjigjën me 35.000 vetë. Beteja e ashpër u krye më 9 Qershor në rajonet e Vlorës dhe të Gjitikastrës. Në 25 Qershor gjermanët kishin marrë përkohësisht një pjesë të rëndësishme të territoreve të kontrolluara deri në atëkohë nga italianët. Ai ishte suksesi i fundit i pushtuesve. Më 14 Qershor 1944 komanda e UNÇ-së urdhëroi të gjitha detashmentet e saj të hidheshin në ofensivë me të gjitha forcat kundër pozicioneve gjermane. Njësitë e para që ndërmorën opercaionet e çlirimit më 24 Qershor ishin ato të Divizionit të Parë Sulmues, i cili kapërceu Shkumbinin në Elbasan dhe nisi çlirimin e Shqipërisë Qendrore. Më 1 Gusht Divizioni i Parë dhe i Dytë i sapoformuar, krijuan Korpusin e Parë të UNÇ. Në vjeshtë filloi tërheqja e forcave gjermane, e përshpejtuar nga aktiviteti i UNÇ. Më 28 Tetor forcat popullore bllokuan shumë ngushtë garnizonin ë përbërë prej 100.000 vetësh në Tiranë. Më 17 Nëntor kryeqyteti i vendit u çlirua, dhe pas 12 ditësh edhe Shkodra. Armiku po tërhiqej për në Veri, për në territorin jugosllav. Më 29 Nëntor UNÇ kishte çliruar të gjithë territorin shqiptar. Kjo ditë u bë festë kombëtare për shqiptarët.
Gjatë periudhës së fundit të luftimeve, Ushtria Nacional Çlirimtare përbëhej nga 8 divizione (26 brigada), të organizuara në 3 korpuse me gjithsej 70.000 vetë gjithsej. Ajo mbajti në luftime 15 divizione gjermane dhe italiane, duke i eleminuar ato nga operacionet active në vendet e tjera. Pas çlirimit të vendit 2 divizione të UNÇ mbështetën luftimet në Bosnje dhe në Mal të Zi me kërkesën e jugosllavëve. Në verë dhe vjeshtë të 1944 komanda britanike në Mesdheun Lindor me Zv. Marshallin Ajror Uilliam Eliot kërkuan leje që të zbarkonin forcat e tyre në Shqipëri. Sidoqoftë, Shtabi i Përgjithshëm i UNÇ e hodhi poshtë këtë kërkesë. Dy herë komandot Britanike dhe amerikane ndërmorën operacione zbarkimi: më 8 Tetor kundër garnizonit gjerman në Sarandë dhe më 28 Nëntor në Himarë. Përpjekja e parë doli me sukses, sepse partizanët kishin çliruar qytetin një ditë më parë. Në përpjekjen e dytë komandot u mundën nga kundërsulmi i gjermanëve. Vetëm në sajë të ndërhyrjes të brigadës të UNÇ, e cila sulmoi granizoni nga toka dhe çliroi Himarën, komandot i shpëtuan zhdukjes.
Gjatë luftimeve të fundit u zhvillua edhe Kongresi i Dytë i Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar në Berat më 20-23 Tetor. Komiteti Antifashist Nacional Çlirimtar u shndërrua në Qeverinë e Përkohshme Demokratike. Kolonel Gjeneral Hoxha (më vonë i emëruar si Marshall) u bë kryeministër dhe ministër i mbrojtjes. Në qeveri hyri edhe Kolonel Peza, një nga komandantët e parë partizanë, i cili u caktua zv.kryeministër, si edhe drejtues të tjerë të lëvizjes partizane. Më 29 Nëntor ata marshuan triumfalisht në Tiranë së bashku me trupat e tyre dhe më vonë morën pjesë në një shërbim fetar faljeje, të kushtuar çlirimit të vendit nga pushtuesit. Drejtuesit e Legalitetit dhe të Ballit Kombëtar u larguan nga vendi ose kryen vetëvrasje. Qeveritë e Britanisë së Madhe dhe të Shteteve të Bashkuara nuk e njohën Qeverinë e Përkohshme Demokratike. Për shkak të interesave të tyre në Ballkan at nuk kishin ndërmend të pranonin krijimin e një shteti të pavarur dhe komunist. Kombi shqiptar, i vogël në numër (rreth 1.200.000 banorë) pati humbje relativisht të mëdha-rreth 28.000 të vrarë dhe rreth 12.000 të plagosur.
S. Pollo, A. Puto, The History of Albania: From Its Origins to the Present Day
Xh. Gjeçovi, Lufta Nacionalçlirimtare në Shqipëri

- alfeko sukaraku
- Sun Member
- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.
aleksander
12 dite me pare ishte cliruar Tirana apo jo ?Apo edhe tirana eshte clirue me 8 dhjetore??
Logjikisht qe gjermanet po terhiqeshin nen trysnin e "komunistave te bashkuar"..apo e ke harruar doktorinen marksiste
Mos e ngaterro ideologjin me faktin e ndodhur,dulla donte te ishte kaposh edhe kaposh i vetem ne bacen e tije.Qe tja arrinte kesaj gjeje atij i duhej te shiste edhe ca toka serbeve edhe grekeve duke nxjerre mesime nga famekeqit qe e qeverrisen shqiperin e coptuar pas renies se MALO BURRIT.Ata famekeq qe qeverrisin edhe sote edhe qe kerkojn fantazmen e ahmet zogut ne shqiperi.Ata qe e shesin kufirin e shtetit si prostitutja trupin e vete .Ata qe sapo erdhen ne pushtet kerkuan "kushte" per pamvarsin e kosoves.Ata qe i shiten nafte serbis qe te shtypte kosovaret.Ata qe qeverrisin edhe bene minister Spiro Kseren qe eshte i deklaruar per shqyerjen e nje cope akoma nga trungu meme.Ata te pacipe nuk na bejne dote morale edhe histori.Historia eshte shkruajtur edhe deshmitaret rrojne akoma mes nesh,keshtu qe perrallat qe na paraqesni me larte jane perralla me ahmet esat e sali.

KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
-
- Regular Member
- Posts: 62
- Joined: Tue Aug 25, 2009 10:53 pm
- Gender: Male
- Location: Tiranë
Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.
Jo se ngatërroj ideologjinë me faktin e ndodhur pasi fakti ishte një Shqipëri prej 28 mijë kilometra katrorë. Dhe kjo propagandohej nga regjimi komunist i instaluar në Shqipëri pas vitit 1945 ku 'atdheu' ishte veç kjo copë toke që realisht nuk përfaqson as 1/4 të Shqipërisë Natyrale. Dhe ky 'atdhe' do mbrohej nga armiqtë revizionistë nën udhëheqjen e idealeve marksiste-leniniste të cilat Kosovën motër e konsideronin pjesë sovrane të Jugosllavisë. Sepse Kosova u fal nga komunistët shqiptar.alfeko sukaraku wrote:aleksander
12 dite me pare ishte cliruar Tirana apo jo ?Apo edhe tirana eshte clirue me 8 dhjetore??
Logjikisht qe gjermanet po terhiqeshin nen trysnin e "komunistave te bashkuar"..apo e ke harruar doktorinen marksiste![]()
Mos e ngaterro ideologjin me faktin e ndodhur,dulla donte te ishte kaposh edhe kaposh i vetem ne bacen e tije.Qe tja arrinte kesaj gjeje atij i duhej te shiste edhe ca toka serbeve edhe grekeve duke nxjerre mesime nga famekeqit qe e qeverrisen shqiperin e coptuar pas renies se MALO BURRIT.Ata famekeq qe qeverrisin edhe sote edhe qe kerkojn fantazmen e ahmet zogut ne shqiperi.Ata qe e shesin kufirin e shtetit si prostitutja trupin e vete .Ata qe sapo erdhen ne pushtet kerkuan "kushte" per pamvarsin e kosoves.Ata qe i shiten nafte serbis qe te shtypte kosovaret.Ata qe qeverrisin edhe bene minister Spiro Kseren qe eshte i deklaruar per shqyerjen e nje cope akoma nga trungu meme.Ata te pacipe nuk na bejne dote morale edhe histori.Historia eshte shkruajtur edhe deshmitaret rrojne akoma mes nesh,keshtu qe perrallat qe na paraqesni me larte jane perralla me ahmet esat e sali.
Nacionalizmi është vullneti për të dashur vetveten
- Arta
- Sun Member
- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.
Mbi kete eshte hapur nje teme, te cilen flasin edhe vete Kosovare. Nuk i kuptoj disa, si dhe sa force kishin atehere vetem dy batalione me nje ushtri si te Jugosllvise e cila mbahej per nga masa dhe forca e 3'ta ne Evrope?! Gjithe kufijte po te shikosh edhe te shteteve te tjera, jo vetem te Shqiperise, vajten mbas WWII atje ku ishin caktuar ne 1913. Mos flsini kot, aq me teper qe ky forum eshte me teper historik, dhe nuk do te ishte e mira ne tu mesojme trillime atyre qe vijne dhe lexojne!Aleksandër wrote: Sepse Kosova u fal nga komunistët shqiptar.
Last edited by Arta on Thu Dec 03, 2009 11:41 pm, edited 1 time in total.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
-
- Regular Member
- Posts: 64
- Joined: Thu Nov 12, 2009 3:50 am
- Gender: Male
Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.
Une mendova se ketu flitej me seriozitet dhe me llogjike, por qenka merre me leng se mishi u mbarua.
Zippo
- Patush
- Grand Star Member
- Posts: 1360
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
- Gender: Male
- Location: With my loved ones, where I belong!
Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.
zippo wrote:Une mendova se ketu flitej me seriozitet dhe me llogjike, por qenka merre me leng se mishi u mbarua.
Oj zippo fakti qi shum prej nesh ktu nuk dona me me e ul vedin ne nivelin e te tjereve ku perqarjen e kan synimin e tyne te pare nuk do te thote se kena mungese llogjike, diturie, apo kujtese persa i perket krimeve enveristokomuniste ne popullin shqiptar. Sigurishte qe enveri vetem kto masakra nuk i bani, ka pas kasapat besnike te tije qe dhe sot e ruajne te njejten urrejtje per Shqiptaret dhe besnikerine e dashurine per enverin.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
- Patush
- Grand Star Member
- Posts: 1360
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
- Gender: Male
- Location: With my loved ones, where I belong!
Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.
Arta wrote:Mbi kete eshte hapur nje teme, te cilen flasin edhe vete Kosovare. Nuk i kuptoj disa, si dhe sa force kishin atehere vetem dy batalione me nje ushtri si te Jugosllvise e cila mbahej per nga masa dhe forca e 3'ta ne Evrope?! Gjithe kufijte po te shikosh edhe te shteteve te tjera, jo vetem te Shqiperise, vajten mbas WWII atje ku ishin caktuar ne 1913. Mos flsini kot, aq me teper qe ky forum eshte me teper historik, dhe nuk do te ishte e mira ne tu mesojme trillime atyre qe vijne dhe lexojne!Aleksandër wrote: Sepse Kosova u fal nga komunistët shqiptar.
Ti nuk din asgja, perveqese te mbrosh gjdo gje komuniste, per ty ato ishin ashtu siq e propagandonin vedin ne vited e lulezimit te tyre.
Cilet Kosavar flasin Arta?! Mos valle ngaqe ato kufij te percaktuar ishin me te drejte komunistat ndejten haru dhe myllne vesht e syte?
Gradat jugosllave nuk merren me synime te trojeve etnike Shqiptare apo ngjritja e zanit per te drejtat e tyne ne qfare do forme apo menyre.

Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
- Arta
- Sun Member
- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.
Patush wrote:Arta wrote:Mbi kete eshte hapur nje teme, te cilen flasin edhe vete Kosovare. Nuk i kuptoj disa, si dhe sa force kishin atehere vetem dy batalione me nje ushtri si te Jugosllvise e cila mbahej per nga masa dhe forca e 3'ta ne Evrope?! Gjithe kufijte po te shikosh edhe te shteteve te tjera, jo vetem te Shqiperise, vajten mbas WWII atje ku ishin caktuar ne 1913. Mos flsini kot, aq me teper qe ky forum eshte me teper historik, dhe nuk do te ishte e mira ne tu mesojme trillime atyre qe vijne dhe lexojne!Aleksandër wrote: Sepse Kosova u fal nga komunistët shqiptar.
Ti nuk din asgja, perveqese te mbrosh gjdo gje komuniste, per ty ato ishin ashtu siq e propagandonin vedin ne vited e lulezimit te tyre.
Cilet Kosavar flasin Arta?! Mos valle ngaqe ato kufij te percaktuar ishin me te drejte komunistat ndejten haru dhe myllne vesht e syte?
Gradat jugosllave nuk merren me synime te trojeve etnike Shqiptare apo ngjritja e zanit per te drejtat e tyne ne qfare do forme apo menyre.
C'fare na tregove me kete foto! Pa dsiktuim ne vitet e para ata ishin shoke ideali. Shko gjej dokumnetacione edhe silli ketu qe Enveri e paska dhene Kosoven.
Lexo tani disa replika te njerezve ketu qe dine pak me teper histori nga mua dhe nga ty!
http://www.arberiaonline.com/viewtopic. ... 1057#p1057
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
-
- Regular Member
- Posts: 64
- Joined: Thu Nov 12, 2009 3:50 am
- Gender: Male
Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.
Nje nga keta kasape qe po permend ti (e kam te veshtire te lexoj shqip ne ato qe shkruan ti dhe nuk di per cfare moderon ti kur nuk di as rregullat me elementare te gjuhes shqipe) eshte idhulli yt Sali Ram Satrap Berishe Komunisti. Enveri i bashkoi shqiptaret jug e veri, ky legeni kumunist i sotem, po mbjell percarjen dhe ti nuk ke aq intelekt ta shohesh nje gje kaq te siperfaqshme... per kete te kam faj une?!!!!!!!!!!!!!!!!!!! (meqe me quan besnik te Enverit, pa e ditur se kush jam as nje te mijten)Patush wrote:zippo wrote:Une mendova se ketu flitej me seriozitet dhe me llogjike, por qenka merre me leng se mishi u mbarua.
Oj zippo fakti qi shum prej nesh ktu nuk dona me me e ul vedin ne nivelin e te tjereve ku perqarjen e kan synimin e tyne te pare nuk do te thote se kena mungese llogjike, diturie, apo kujtese persa i perket krimeve enveristokomuniste ne popullin shqiptar. Sigurishte qe enveri vetem kto masakra nuk i bani, ka pas kasapat besnike te tije qe dhe sot e ruajne te njejten urrejtje per Shqiptaret dhe besnikerine e dashurine per enverin.
Zippo
- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.
Eshte e vertete qe Enveri u mundua te bashkoje shqiptaret, por ai synonte ti bashkonte perreth çdo gjeje, qe nuk kishte lidhje me unitetin kombetar, dhe perreth çdo idelogjie, perveç asaj kombetare.Enveri i bashkoi shqiptaret jug e veri
Ne fakt, thelbi i ideologjise rreth te ciles i "bashkoi" Enveri shqiptaret, ishte urrejtja ndaj njeri-tjetrit dhe internacionalizmi, ishte ideologjia e izolimit, e fobise ndaj te huajve, ndaj prones, ndaj kultures, ndaj fese dhe gjithshka ndaj te ciles njeriu lidh interesat e tij jetesore. Enveri zevendesoi dashurine per racen me ate per grumbullimin politik te quajtur PPSH, dhe kete e beri jo nga bindjet e tij te majta, qe ne te vertete ishin shume larg tyre, por nga etja te sundonte me nje grusht te hekurt, mbi popullin me te stermunduar te Europes nga padrejtesite historike ndaj tij.
Ai synoi te bashkonte shqiptaret rreth ideologjise komuniste qe ishte ne thelbin e saj antishqiptare, dhe rezultoi nje ideologji e rreme. Permbysja e saj e paevitueshme, solli dhe ekspozimin e races sone para botes si nje komb te cilit i mungon gjithshka qe mund ta vendose ate me dinjitet perbri kombeve te tjere, me ideologji te qarte kombetare.
Shqiptaret u paraqiten para botes te varfer, te raskapitur, te nenshtruar, inferiore, te perbuzshem, dhe mbi te gjitha me te pabashkuar se kurre, duke marre arratine nga vendi i tyre, vend te cilin mafiozet e tashem ekonomike dhe dikur ideologjike, duan ta rrjepin dhe ta shohin te zvarritet, ne menyre qe ata te sundojne si dikur, tashme shume me te pasur, shume me arrogante, por duke folur gjithmone ne emer te popullit, te demokracise dhe lirise, gjera qe ne te vertete ata i urrejne, po aq sa baballaret e tyre.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing