ATHINE- Greqia është në prag të një krize të thellë ekonomike. Ndërkombëtarët kanë paralajmëruar se Greqia duhet të reduktojë menjëherë nivelin e kredive, pasi financat publike janë përkeqësuar dhe është rritur shqetësimi për borxhin e këtij vendi.
Borxhet e Greqisë janë më shumë se 110 % të prodhimit të brendshëm. Presidenti i Bankës Qëndrore Europiane, Zhan Klod Trishe ka thënë se Greqia duhet të marrë urgjentisht masa kurajoze. “Situata në Greqi është tejet e vështirë,- ka thënë Trishe para Komitetit Ekonomik në Parlamentin Europian, duke shtuar se në këto kushte nevojiten hapa të vështirë dhe absolutisht të nevojshëm. Qeveria e re greke e Papandreut ka shprehur panikun se nuk ka aftësi për të paguar borxhet, pas problemeve që u shfaqen ne financat e Dubait.
Ministri grek i Financave Jorgos Papakonstantinou tha se qeveria po punon për të korrigjuar mungesën e besueshmërisë në tregjet financiare. Agjencia prestigjoze ‘Standard and Poors’ ka dhënë një parashikim të zymte dhe negativ për Greqinë duke thënë se planet fiskale të qeverisë së re të Papandreut nuk do mund të sigurojnë një reduktim të deficiteve fiskale dhe borxhit të madh publik. Gjendja ekononomike është rënduar edhe nga protesat e shumta të anarkisteve në Greqi.
(NEWS24/BalkanWeb)
Jam shume kurioz te shoh fundin e kesaj historie, sepse flitet per falimentim ekonomik te Greqise, nje gje qe s'ka ndodhur kurre me pare.