"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#46

Post by CERMENIKASI »

GOSTIVARI PER FESTEN E PAMVARESISE

Komuna e Gostivarit, me rastin e festave të Nëntorit, do të ketë një agjendë të ngjeshur të aktiviteteve dhe manifestimeve për shënimin e Jubileut 100 vjet Shtet Shqiptar dhe përvjetorit të Kongresit të Manastirit.

Me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të organizohen konkurse për letërsi dhe art figurativ, si dhe gara në futboll të vogël.

Më 22 nëntor në sallën e komunës, do të emitohet filmi dokumentar “Shkronjat e Pavarësisë” kushtuar Kongresit të Manastirit, dokumentar ky i cili emitohet në disa media lokale dhe nacionale, ky sponsor i emetimit është Komuna e Gostivarit.

Të njëjtën ditë, pra të enjten (22 nëntor) në ora 13:00 në qendër të fshatit Dobërdoll, do të shpaloset busti i dëshmorit të flamurit Milaim Dauti, manifestim ky i organizuar nga Këshilli organizativ i Komunës së Gostivarit dhe banorëve të fshatit Dobërdoll.

Të premten, do të mbahet ceremonia e përurimit të projekteve të realizuara në pjesën qendrore të qytetit. Aktiviteti do të zhvillohet përpara objektit komunal.

Nën patronazhin e Komunës së Gostivarit, më 27 nëntor (e martë) me fillim në ora 19, do të mbahet Koncerti festiv nën moton “Gostivari për flamur”. Në këtë gala koncert, qytetarët do t’i argëtojnë artistë nga Shqipëria dhe Kosova: Pirro Çako, Rosela Gjylbegu, Ermal Mamaqi, Samanta Karavelo dhe Grupi i balerinave me flakadanë, grupi Etno classics nga Kosova dhe prezantuesja e mirënjohur Amarda Toska.

Në kuadër të shënimit të festave të nëntorit, manifestimi qendror për institucionet arsimore në Gostivar, do të mbahet në Shkollën fillore Ismail Qemali, shkollë kjo e cila njëherit shënon edhe patronatin e vet.

Përveç programit të pasur artistik, në këtë ceremoni do të lexohet edhe referat për 28 Nëntorin, ndërsa për fituesit në garat e organizuara, do të ndahen Mirënjohje të përcjella edhe me mbështetje financiare.

Në të gjitha manifestimet dhe aktivitetet e organizuara, do të jenë prezentë zyrtarë të lartë të Komunës së Gostivarit, ndërsa në ato më kryesoret edhe vetë kryetari i komunës Rufi Osmani.

Vlen të theksohet se Komuna e Gostivarit, gjatë këtij viti jubilar, ka dhënë mbështetje financiare dhe logjistike për organizimin e shumë evenimenteve, krijuesve që kanë të bëjnë me 100 vjetorin e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, ndër të cilat Manifestimi GostivART - gërshetimi i më shumë ngjarjeve kulturore kombëtare dhe Kongresin mbarëkombëtar të gruas shqiptare – me pjesëmarrëse nga të gjitha trojet etnike shqiptare dhe diaspora.
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#47

Post by Adriana »

300 kalorës janë nisur nga Kosova(Dardania) për të festuar 100 vjetorin e Pavarësisë më 28 nëntor në Vlorë!
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#48

Post by CERMENIKASI »

Image
Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, festimet u ndjenë dhe në selinë e NATO-s në Bruksel. Në ceremoninë e organizuar për këtë 100-vjetor një përshëndetje të veçantë u dha dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
BOTASOT 21/12/2012
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#49

Post by CERMENIKASI »

Image

Tirana për 100 vjetorin e pamvarësisë në kuq e zi
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#50

Post by CERMENIKASI »

Image

Image
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#51

Post by CERMENIKASI »

Image

Image
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#52

Post by CERMENIKASI »

Image

Në kuadër të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë u inagurua shtatorja e ish-Presidentit Amerikan Thomas W. Wilson.
Monumenti kushtuar Thomas W. Wilson është në lartësinë 3.20 metra, dhe është realizuar nga skulptori Gentjan Tabaku. Monumenti është vendosur në Tiranë në sheshin me të njëjtin emër.
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
Rina
Honored Member
Honored Member
Posts: 369
Joined: Thu Feb 23, 2012 10:03 pm
Gender: Female

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#53

Post by Rina »

Prizrenasit nisen drejt Vlores (21.11.2012)


Image
Rina
Honored Member
Honored Member
Posts: 369
Joined: Thu Feb 23, 2012 10:03 pm
Gender: Female

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#54

Post by Rina »

Nisen në këmbë nga Gjilani deri në Vlorë për ta shenuar 100 vjetorin e pavarsisë

10/11/2012 14:20:00

Image


Të veshur me veshje kombëtare, dhe me flamurin kombëtar, Anëtari i kryesisë së “Vatrës “Gani Shaqiri, qytetarët Ekrem Avdiu –Gjilan, Dilaver Musliu – Preshevë, Nazim Ajdini – Medvegjë, janë nisur të shtunën në këmbë për në Vlorë, për të shënuar kështu një nga format e festimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Shoqata e të Shpërngulurve nga Kosova Lindore SHSHKL “Vatra”, vlerëson se me këtë udhëtim këta katër qytetarë dëshirojnë të shprehin dashurinë për Shqipërinë, të paraqesin kërkesë Kosovës e Shqipërisë që të kujdesen më shumë për Preshevën, Medvegjen e Bujanocin.

Gjithashtu ky udhëtim paraqet homazh për të gjithë dëshmorët e rënë për krijimin e shtetit shqiptar dhe gjithë dëshmorët tjerë dhe falënderim Shqipërisë për ndihmën e madhe qe i ka dhënë Kosovës në çdo periudhë historike, posaçërisht në luftën e fundit për liri.

Fakti se ata vijnë edhe nga tri qytete të ndryshme: Presheva, Bujanoci e Medvegja, ka simbolikën e vet, simbolikën e bashkimit, simbolikën se Kosovës Lindore i mungon liria, simbolikën se Kosova Lindore i takon Shqipërisë.

Vatra ju uron rrugë të mbarë
Zyra për informim e “Vatrës”
Gjilan 10,Nëntorë 2012

Image
Last edited by Rina on Thu Nov 22, 2012 1:07 pm, edited 1 time in total.
Rina
Honored Member
Honored Member
Posts: 369
Joined: Thu Feb 23, 2012 10:03 pm
Gender: Female

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#55

Post by Rina »

Edhe katër kosovarë, këmbë për në Vlorë

20:07 / 14.11.2012

Katër qytetarë të komunës së Hanit të Elezit, të premten në mëngjes do të nisen në këmbë për në Vlorë, për të mbërri atje më 28 Nëntor, në ditën e kremtimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Kjo është forma që ata kanë zgjedhur për të shënuar festimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit, për të përcjellë mesazhin e urimit të qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit për qytetin e Vlorës dhe për shqiptarët kudo që jetojnë .

"Me këtë udhëtim të veçantë po plotësojmë dëshirën tonë për të marshuar në këmbë drejtë Vlorës, që këtë festë të madhe ta përjetojmë në mënyrën tonë, si një simbolikë e vullnetit dhe dëshirës së madhe që të jemi pjesë e manifestimit me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë të Shtetit Shqiptar dhe 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit", thuhet në njoftimin e këtij grupi të qytetarëve.

Sipas njoftimit, nisja e tyre do të bëhet me 16 nëntor 2012 (e premte) në ora 07.45 nga komuna e Hanit të Elezit, me ç’rast pas takimit dhe njoftimit lidhur me këtë iniciativë, grupi prej katror qytetarëve do të përcillet në këtë rrëugëtim nga kryetari i Komunës Rufki Suma .

Itinerari i rrugëtimit të tyre është planifikuar të zgjasë 11 ditë në mënyrë që me 28 Nëntor të jenë në Vlorë aty ku para një shekulli Ismail Qemali kishte shpallur Shqipërinë shtet të pavarur .

Edhe pse me vetiniciativë, marshimin e qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit për në Vlorë do ta sponsorizojë Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të “Sharrcemit”. /Telegrafi/
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#56

Post by Arbëri »

100 portrete për 100 vjetorin e pavarësisë

video : http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... 5Qmq0v821U

Njëqind portrete për 100 vitet e pavarësisë së Shqipërisë. Kjo pikturë madhështore e autorit Miftar Memeti, me portretet e atdhetarëve tonë është shpalosur mbrëmë në galerinë e arteve në Tetovë. Ajo u formua nga njëqind vizitorët e parë, të cilët mbanin në dorë ftesat me numrin e pikturës dhe duke vendosu secili në vendin e duhur, nga një portret në vendet e caktuara boshe. Kjo pikturë gjigante ngërthen kështu jo vetëm atdhetarët që nga epoka e mbretëreshës Teuta e deri tek Adem Jashari, por edhe ngjarjet më të rëndësishme si dhe simbolet kombëtare.

Image
“Qëllimi ishte që të krijoja një pikturë ku Skënderbeu do jetë në mes, apo në kryeqendër e cila përbëhet prej tri qyteteve Tiranës, Shkupit e Prishtinës, ndërsa kupa qiellore flamuri, dita e pavarësisë, kjo ishte ideja ime”, tha piktori Miftar Memeti.

Kjo ekspozitë, për dallim nga ato klasiket ku pikturat vendosen në korniza dhe ndehen në mur, u ndërtua nga vetë publiku apo vizitorët.

“Unë nuk u nisa që këtë ta bëj thjesht vetëm si vepër, por desha publiku ta ndërtojë, desha që tërë punën time që e kam bërë për një vit publiku ta ndërtojë për gjysmë ore, pra kënaqësinë mos e mbaj vetë por tua ofroj edhe publikut”, tha Miftar Memeti, piktor

Një performancë të ngjashme, autori shpalosi edhe pak kohë më parë, me 100 portretet e Nënë Terezës. Me 100 portretet e humanistes shqiptare, ai arriti ta ngjizte një portret gjigant të saj. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 30 nëntor, dhe vizitorët mund ta shohin atë nga mëngjesi dhe deri në orën 20 të mbrëmjes.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#57

Post by Arbëri »

Vendbanimet shqiptare në Maqedoni,
të gjitha zbukurohen për festën e madhe të "28 Nëntorit


Dibra

Image

Fshati Siniçan, Tetove
Image


Pallati kultures ne Tetove
Image

Struga
Image

Shkupi
Image
Image

Gostivari "Mirësevini në Shqipëri Gostivar "
Image

fshati Përshefcë
Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#58

Post by Arbëri »

New York Times: Askush nuk mund t’i ndajë shqiptarët

Image

Në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, New York Times ka botuar një karikaturë me titullin: “Askush nuk mund t’i ndajë shqiptarët”. Aty shihet shqiponja dykrenore e ndarë mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe disa njerëz që përpiqen ta bashkojnë atë në mes. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2012, ora 19:24
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#59

Post by CERMENIKASI »

Image
Armët e heroit tonë kombëtar për herë të parë në Muzeun Historik Kombëtar
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#60

Post by Adriana »

Ceremonial i posaçëm për çeljen e ekspozitës për armët e Skënderbeut

Tiranë, 22 nëntor - Armët e heroit tonë kombëtar, së bashku me përkrenaren, gravurën dhe kodeksin janë ekspozuar sot për herë të parë në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozimi i tyre nisi në një ceremoni të posaçme ku ishin të pranishëm personalitete personalitete të lartë të vendit, përfaqësues të fushave të ndryshme.

Armët e Skënderbeut janë të vendosura në pavionin e Mesjetës të këtij muzeu, ku është e ekspozuar dhe periudha historike e heroit tonë kombëtar. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për rreth një muaj e gjysësm ku publikë mund të shohë këto armë, të cilat vijnë në atdhe pas 4 shekujsh.

Kryeministri, Sali Berisha duke iu referuar pikërisht vlerave të shumanshme që mbart në vetvete kjo figurë shprehu pamundësinë e tij për të përshkruar me fjalë falënderimet dhe nderimet për kontributin e heroit kombëtar shtetin shqiptar.

“Skënderbeu ishte princi i përjetshëm i kombit shqiptar. Ndaj dhe falënderimi i mbarë shqiptarëve nuk mund të paraqitet dot me fjalë. Shqiptarët ndajnë besime të ndryshme, por ata bashkohen në tek zoti dhe tek Skenderbeu, tek prijësi i përjetshëm i tyre. Skënderbeu mbrojti vokacionin perëndimor të shiptarëve “, vuri në dukje Berisha.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Luan Malltezi ka shprehur mirënjohjen për shtetin austriak që bëri të mundur ardhjen e armëve të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu në Shqipëri.

Njëkohësisht, ceremoninë e kanë përshëndetur, Ministri i Kulturës, Aldo Bumçi dhe Ministrja e Artit, Kulturës dhe Arsimit të Austrisë, Klaudia Shmit.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”