
ELBASAN – Konflikti i regjistrimit të popullsise mbi baza etnike dhe fetare ka përfshirë edhe personazhe të kishës, si At Nikolla Marku, prift i kishës ortodokse në Elbasan.
At Nikolla Marku, u shpreh sot kundër regjistrimit mbi baza etnike dhe deklaron se qarqe Greke në bashkpunim me Janullatos, Gejxh dhe Bollano po cënojnë integritetin dhe sovranitetin e shtetit Shqiptar.
“Janullatos, Bollano, Gejxh, konsulli grek në Korcë, me veprimet e tyre politike kanë konsumuar vepër penale ndaj kombit shqiptar. Kërkojmë nga organet e akuzes që ti nxjerrë para drejtësisë. Ne I dënojmë ashpër bashkëpunëtorët e këtyre qarqeve” – tha At Nikolla Marku.
(a.h/d.b/BalkanWeb)
Video : http://www.balkanweb.com/videoAlbum/pop ... ideo=11039