"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.
Socio wrote:Elena Kocaqi ketu nuk flet per dallim mes termit 'komb' dhe 'popull' !!!
Nuk ka fare dallim ne keto terme !
keshtu e shpjegoni ju???
demek c nenkupton ajo kur thote "..se munde te krijohej nje kombe me baze idealet"?Mos valle nenkupto se c do kush ishte ilire tju bashkohej idealeve ..p sh idealeve ortodokse per tu quajtur greke.Si u quajten greke arvanitet?Mos valle u quajten te tille se u bashkuan nen thirrjen e ortodoksis
ju kujtohet Riga Ferreos:
shqiptare vlleher bullgare vraponi
greke do beheni nxitoni.....do jeni krenare per lashtesin tuaj e te tilla burdhes
Me kërkesën e Armatës së Katërt, Shtabi Operativ i Ushtrisë dhe Armatës Popullore të Kosovës merr vendim të mobilizojë luftëtarë për çlirimin e plotë të Jugosllavisë. Sipas urdhëresës së dhënë nga SHO duhej organizuar njerëz për t'i formuar së pari dy eshalone e më vonë të formohet edhe eshaloni i tretë. Eshaloni i dytë prej Prizrenit për në Shkodër, u nis më 25 mars 1945.
Eshaloni dy ditë qëndroi në Prizren e prej këtu në Shqipëri. Ata nën përcjelljen e rojës serbe e malaziase, gjoja për t'i mbrojtur e siguruar. Me të kaluar në territorin e Shqipërisë, sjellja e përcjellësve serbë e malazias ndryshoi. Silleshin në mënyrë brutale. Prej Kukësit e deri në Tivar sjelljet e rojës ushtarake serbe e malaziase nuk i përgjigjeshin një roje kolegiale, por ajo i përngjante një përcjellje të burgosurish. Pjesëtarëve të eshalonit të dytë, sa më shumë largoheshin nga Kosova, aq më shumë u shtohej zullumi. Nuk i lejonin për të pushuar, për të pirë ujë e nevojat tjera natyrore. Natën e kalonin nën qiellin e hapur dhe gjithnjë të fyer e të maltretuar. Nga mundimet e rrugës, urisë e lodhjes ata që nuk mund të ecnin, i shpallnin të padëshiruar. Kështu kishte filluar edhe pushkatimi i atyre që lodheshin. Atyre nuk iu ndihmonin, por vetëm i shmangnin nga rruga dhe i likuidonin.
Rruga për Tivar kishte kaluar me vuajtje dhe peripeci të mëdha.
Ditën e parë prej Prizrenit arrijnë në Kukës aty diku kah ora njëzetë e mbrëmjes. Me shumë vështirësi e kishin kaluar Drinin e Bardhë. Në këtë natë, prej orës një (pas mesnate) kishin filluar t'i thërrisnin një nga një me radhë, gjoja për t'i marrë në pyetje, por ata që shkonin nuk ktheheshin më. Dikush, pas likuidimit të disa shokëve, kishte dëgjuar britma njerëzish dhe tani mësuan se aty i vrisnin duke i larguar në përroje e male. Nga ky proces i rrezikshëm ia kishin arritur të shpëtonin tre veta. Forma tjetër e likuidimit bëhej natën, gjoja nga dikush tjetër. Pusia ishte e përgatitur. Përcjellësit i çonin në atë drejtim, ata rrinin mbrapa, më larg në mënyrë që likuiduesit të shtinin në ushtarët shqiptarë. Në këtë rrugë të mundimshme disa ishin të lodhur shumë. Nuk mund të ecnin. Shokët më të qëndrueshëm nga përcjellësit kërkonin ndonjë mjet transportues, por kjo kërkesë jo vetëm nuk u përfill, por tani përcjellësit kishin filluar t'i rrahin. Numri i të sëmurëve u shtua edhe më shumë pas një shujte pak bukë e pak mish të prishur, me shumë erë dhe kripë. Kështu filluan dhembje në stomak dhe etje. Disa kërkonin ujë, por nuk u lejohej të pinë. Siç thotë, njëri nga fshati Krasmirofc shkoi të pinte ujë, por roja e vrau duke pirë ujë në burim. Natën e dytë eshaloni kaloi në afërsi të Pukës nën drunj e shi. Të nesërmen edhe shumë sish ishin sëmurë dhe vdekur nga helmimi i ushqimit. Ditën e tretë të udhëtimit eshaloni kishte arritur në ora 19, në vendin e quajtur "Ura e Zogut", të cilën ushtria fashiste italiane e kishte rrënuar. Tash gjoja se do t'i qesin me njëfarë vigu apo teleferiku të improvizuar i cili këputet. Shumica prej tyre mbetën të lënduar. Përcjellësit serbë e malazezë përsëri orvaten që edhe të tjerët t'i kalojnë ashtu gjoja se tani ishte në rregull, por këtë shqiptarët assesi nuk pranuan. Kështu vazhduan rrugën këmbë dhe rrotull. Të nesërmen të lënduarit nga teleferiku do t'i ndalin, gjoja për t'i bartur me ndonjë mjet transportues. I ndajnë nga shokët e tyre, por kurrë nuk u dit se çka ndodhi me fatin e tyre! Të mbeturit e kishin vazhduar rrugën deri afër Shkodrës, në vendin e quajtur "Vau i Spasës". Këtë va e kalonin pa vështirësi deri në Shkodër. Në ora 16 eshaloni kishte arritur në Shkodër, aty pushojnë pak, pinë ujë dhe në mbrëmje, vendosen në një kazermë, afër Shkodrës. Nga mesi i natës përcjellësit i zgjojnë për marshim në drejtim të Ulqinit, por edhe këtë rrugë nuk e kishin kaluar pa telashe. Diku kah ora 3 të mëngjesit kishin hasur në një minim eksploziv, në këtë të papritur edhe përcjellësit shtijnë mbi shqiptarë dhe në këtë vend mbetën një numër i konsideruar të vrarësh. Edhe këtë likuidim serbomalazezt do ta arsyetonin se gjoja banorët e Shqipërisë vapruan kështu nga pezmi që kosovarët ishin ithtarë dhe veprimtarë të lëvizjes kombëtare balliste.
Vazhduan rrugën për në Ulqin duke shtuar edhe këtë: "Kemi dëgjuar duke na fyer e sharë nënën shqiptare...., thonin, do tu burgosim" e thënie tjera. Me të hyrë në teritorin e Malit të Zi disa të sëmurë i ndajnë gjoja për t'i vendosur në spital. Ata nuk dinin se ku i dërgonin. Kah ora 12-13 e ditës, eshaloni hyri në Tivar. Vërehej një lëvizje e popullatës së Tivarit. Dukeshin ushtarë e civilë të armatosur. Shqiptarët i shikonin me përbuzje e ironi, por çka do të ndodh nuk dinin askush prej tyre. Bëhet masakër me përdorimin e gjithëfarë armësh. Këtë e vërteton edhe një raport zyrtar i shtabit operativ në të cilin ndër të tjera thuhet: padale su bombe sa svih strana,pusalo se od svih oruzja, a u pucnjavu su se umesali odbornici, bolnicarke, jednom recju, svaki ko se trefio o tom momentu i ko je posedovao oruzje. Pucnjava je prestala onda kada se nije niko vise podizao niti pomicao. Svemu ovome prisustvovali su komandant i komesar X brigade, iz sve skoro vojne i civilne ustanove koje se nalaze u Baru. Mnogo od njih su aktivno ucestvovalo u puskaranju na ljude.
Pas masakrës së bërë, ata që mbetën gjallë, pak më larg vendit të masakrës e kaluan tërë natën. Në brendi qëndronte roja e armatosur. Këtu qëndronin afro 15 orë, të lodhur e rraskapitur nga mundimet psikike e fizike, nga etja uria. Të nesërmen i dërgonin në qytet të vjetër për t'i vendosur në një ndërtesë të vjetër e të keqe. Shqiptarët kishin refuzuar për të hyrë, pa e ditur arsyen. Atëherë oficerët lejuan një numërim të tyre. Sipas numrimit ishin 810 veta. Kur krahasohet numri i përgjithshëm i nisur nga Prizreni 4580 veta, rezultati del se gjatë rrugës dhe në Tivar të vrarë e të plagosur kishin mbetur 3770 veta. Si thotë përjetuesi, pas dy a tri ditësh arriti një grup oficerësh, shumica e të cilëve u prezantuan se janë malazez, kurse dy tjerë u prezantuan si dalmatinë. Ata informuan se gjoja për të gjitha këto çka kishin ndodhur i kanë informuar organet krahinore në Kosovë. Pas kësaj lexohet një letër nga ana e oficerëve se gjoja paska ardhur nga udhëheqja e Kosovës.
Sa i kujtohet autorit përmbajtja e letrës ishte: "Me keqardhje kemi marrë lajmin për aksidentin që kishte ndodhur në Tivar çka ju vetë ishit fajtorë. Kemi marrë masa për një jetë të juaj sa më të mirë. Tashe tutje për front do t'u shoqërojnë udhëheqës serbë e malazez edhe të tjerë: Kroatë, sllovenë edhe shqiptarë".
Nga ky tekst për asgjë nuk ishte ngritur zëri, përveç asaj se "shqiptarët ishin fajtorë". Në Tivar këta të mbetur gjallë, disa prej tyre qëndruan edhe nja 10-12 ditë e pastaj me anije i transportuan për n' frontin e bregdetit, duke kaluar nëpër Split, Shibenik, Biograd ne More e vende tjera. Të gjithë u vendosën në njësi të armatës jugosllave dhe luftuan kundër fashizmit deri në çlirimin e Jugosllavisë në tërësi.
Pas çlirimit, shumë pjesëmarrës të procesit të Tivarit, grup oficerësh i kishin bërë me dije se duhet të lëshonin deklaratë për të treguar se si ka ndodhur ajo tragjedi. Qëllimi i këtyre delegatëve, si u kanë thënë oficerët është se organet më të larta shtetërore e kanë bërë një kërkesë të tillë.
Përkundër disa potencimeve për ndriçimin e kësaj çështjeje armiqësore, të bërë ndaj shqiptarëve, deri pas Plenumit të Katërt të LKJ nuk u lejua ndriçimi i këtij masakri. Pas Plenumit u ndriçua rasti i Tivarit, që të gjithë të likuiduarit dhe të mbeturit gjallë i shënuan në regjistrat e luftëtarëve të rënë kundër fashizmit dhe të rënëve nga tradhëtarët e vendit.
_________ Prof.Dr Islam Dobra Lufta e Drenicës 1941-1945 dhe NDSH deri më 1947
Kjo është "një polemikë e detyruar me një diplomat të Enverit", thotë studiuesi i njohur Elmaz Leci. Që në këtë shkrim, i përgjigjet një funksionari të lartë të diplomacisë shqiptare, i cili kohë më parë ka polemizuar me të në faqet e "Korrierit", për rolin e Hoxhës për sa i përket Kosovës.
Elmas Leci ka lindi më 10 gusht 1950, Shëngjergj, Tiranë, dhe sot është në detyrën e Rektorit të Universitetit Ushtarak në Tiranë. Ka titullin Prof.Asc.Doktor dhe mban gradën "Kolonel". Ka mbaruar Shkollën Ushtarake "Skënderbej", ka kryer Universitetin e Tiranës, Fakultetin për Gazetar, ka mbaruar Shkollën e Oficerëve Vlorë dhe titullohet "Oficer", ka kryer kursin Pasuniversitar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Tiranë, si dhe ka kryer specializime në Komitetin Politik të NATO-s në Gjermani. Gradën shkencore "Doktor" e ka marr në fushën e Historisë së Shqipërisë, ndërsa gradën "Kandidat i Shkencave" në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ka kryer këto detyra: Korrespondent i gazetës së Ushtrisë ("Luftëtari") Korçë, drejtor (Shef) i Shtëpisë së Ushtarakeve Korçë, redaktor për Problemet Ndërkombëtare në gazetën e Ushtrisë, kryeredaktor i gazetës se Ushtrisë "Ushtria dhe koha", kryeredaktor i revistës "Mbrojtja", Drejtor i Shtypit Ushtarak Shqiptar, Asistent i Presidentit të Shoqatës së NATO-s, drejtor i Institutit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, drejtor i Qendrës së Shtypit dhe Botimeve në MM, kryeredaktor i Revistës "Mbrojtja", drejtor i Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes dhe aktualisht është Rektor i Universitetit Ushtarak "Skënderbej". Është autor i 12 librave, kryesisht në fushën e historisë dhe atë ushtarake.
Në një artikull timin të botuar në "Korrieri" më 27 shtator 2003, me titull "Marrëdhëniet e Shqipërisë me Jugosllavinë dhe Kosova pas prishjes me Bashkimin Sovjetik", mes të tjerash flitet gjerësisht edhe për Kosovën. Do të ishte e tepërt të citoja artikullin, veçse aty evidentohen të dhëna, të cilat nuk thonë as më shumë e as më pak, por që Enver Hoxha e la Kosovën në mëshirën e regjimit të Beogradit.
Përgjithësisht ato fakte e ngjarje nuk i pëlqejnë një diplomati të kaluar, i cili në "Korrieri"-n e 5 nëntorit 2003 synon t'i hedhë poshtë përmes një artikulli "polemizues", që vetëm i tillë nuk është, dhe t'i quajë ato trajtime "krejtësisht pa vend". Madje, përveç artikullit, ai boton po në atë numër gazete edhe një intervistë, ku përmes të dyjave, "artikullit" dhe intervistës, na spjegon "bëmat e mira" të Enverit për Kosovën.
Përgjigja e tij, duke humbur çdo modesti dhe përvojë diplomatike për të cilën, (për këtë të fundit, na flet gjatë edhe në autobiografinë e tij të botuar po në atë numër gazete) na e thotë prerë se: "Enver Hoxha nuk e shiti Kosovën!" Le ta shohim këtë deklarim ekskatedra të shokut Syrja, përmes dokumentave historike të kohës. E shiti, apo jo, Enver Hoxha Kosovën?
Së pari: Si dashuria me Beogradin e varrosi çështjen shqiptare
Të flasësh për një çështje aq të madhe, siç ishte ajo e Luftës së Dytë Botërore dhe pozicionin e cunguar që zë lidershipi i ri komunist shqiptar në të, në sajë të emisarëve komunistë jugosllavë (Miladin e Dushan)dhe të rolit determinant (siç e thotë vetë) të Enver Hoxhës, që as në programin (aktin) themelues të Partisë Komuniste çështja shqiptare e Kosovës nuk përmendet gjëkundi, dhe këto sot pas 12 vjetëve demokraci t'ia faturosh një tjetri si "lajthitje", siç bën ambasadori i kaluar në "Komentet falsifikuese" në "Korrierin" e 5 nëntorit, është e kundërta. Megjithatë le t'ia lëmë gjuhën e komenteve, gjuhës së dokumentave historike. A e shiti Enver Hoxha Kosovën, apo jo? Dhe si e shiti, në periudhën e dashurisë së tij me Beogradin?
Në krye të tavolinës themeluese, krijimi i Partisë Komuniste Shqiptare, gjeti Miladinin e Dushanin dhe të dy ata, krijuan partinë. Mendoj se kjo nuk ka nevojë për zgjatje, sepse nuk është objekt i këtij studimi. Si në aktin themelues të partisë ashtu dhe në asnjë dokument të saj gjatë luftës, nuk ka asgjë për çështjen e Kosovës. "Çështjes shqiptare të Kosovës iu vu vula që në 8 nëntorin e '41-it", - shkruan V.Dedejeri, biografi i Titos. (V.Dedejer, "Kujtime", botim i vitit 1949, Beograd).
Për ta zgjeruar më tej argumentin, Dedejeri në "Jugoslavensko Albanski odnosi", faqe 11-30, po për themelimin e Partisë Komuniste Shqiptare dhe për moszënien në gojë të çështjes së Kosovës, përsëri shkruan: "Në mbledhjen themeluese të Partisë Komuniste Shqiptare (e cila u bë nën tutelën e dy emisarëve komunistë jugosllavë, Dushan Mugoshës e Miladin Popoviçit) çështja e Kosovës as që u përmend... Për këtë çështje (të Kosovës) pllakosi po ashtu heshtja e plotë edhe në Konferencën Kombëtare të Partisë në marsin e vitit 1943". (Dedejer, "Jugoslavensko - Albanski odnosi", fq.11-20).
Pra, janë vetë jugosllavët ata që akuzojnë udhëheqjen komuniste me Enver Hoxhën në krye se Kosovën PKSh-ja ia la Jugosllavisë.
I vetmi që e ngre dhe ankohet se PKSh nuk e ka në agjendën e saj e as në program çështjen e Kosovës është Koço Tashko, i cili në fund të vitit 1942 i shkruan Moskës: "Për Kosovën, Partia deri më tani ka heshtur vazhdimisht, duke thënë se kjo çështje është e Partisë Komuniste të Jugosllavisë". (Prof. Plasari dhe Dr. Malltezi, "Politika" fq. 183-187). Le të vazhdojmë me Konferencën e Pezës, 16 shtator 1942. Meqë ishte pluraliste, atje nga nacionalistët jo vetëm u diskutua, por u arrit të sanksionohej edhe në vendimet e saj që "në Kosovë e viset e tjera shqiptare jashtë kufijve të kishte të njëjtin organizim dhe po atë formë pushteti si Shqipëria" vendime, që nuk u zbatuan asnjëherë. Përse-në do ta shohim në vijim.
Në gusht të vitit 1943 u zhvillua mbledhja e Mukjes, ku përfaqësuesi kryesor komunist i Enver Hoxhës, Ymer Dishnica, do të kujtonte: "Çështja e Shqipërise etnike, që do të përfshinte Kosovën, kishte qenë një ndër dy gurët e kufirit, që me formulimin që bëmë, e kapërcyem.Me këtë vendim, për Miladin Popoviçin u mbush kupa, i cili e dënoi Proklamatën e Mukjes, duke na thënë: Ju shpallni luftë kundër fashizmit dhe jo... pavarësinë. (Petroviç, libri "Kosova" f. 343-348).
Më 31 dhjetor 1943 deri 2 janar 1944, në Bujan të Tropojës, u mbajt ajo që është quajtur Konferenca e Bujanit, e cila vendosi të nisnin e të funksiononin strukturat që do të çonin në bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. "Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Jugosllavise nuk qe aspak dakord me këtë pjesë të Rezolutës së Bujanit. Bashkëpunëtori i ngushtë i Titos, Milan Gjilas, në një letër që i dërgonte Komitetit Rajonal, e eleminoi çështjen, siç e dënoi Bujanin edhe Enver Hoxha" (Rajovic, libri "Autonomija" fq. 439 dhe Hibert, libri "Albania's National Liberation Struggle" fq.91). Ndërsa Ramiz Alia në librin "Unë Ramiz Alia, dëshmoj për historinë", shkruan se: "Në vendimin për prishjen e Mukjes ka ndikuar edhe çështja e Shqipërisë etnike, e cila u shtrua në Mukje".
Po përse u anulua e u dënua Mukja?! Këtë na e thonë të tjerë studiues e politikanë të kohës që do t'i shohim më poshtë. "Anulimi i Marrëveshjes së Mukjes u bë me ndërhyrjen e Tempos dhe shkak i saj ishte çështja e Kosovës". (E. Barker dhe B. Tones, libri "Për Luftën Nacional-Çlirimtare" fq. 123).
"Ata që e firmosën atë (marrëveshjen e Mukjes) do të mbajnë përgjegjësi" (D. Mugosha, libri "Kujtime" 1973, fq. 50-58).
Le të ecim më tej me dokumentat, jo më me autorë e studiues të huaj, por nga vetë goja e Enver Hoxhës. "Në pragun e çlirimit të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë, ne edhe njëherë pranuam se nuk është koha për të shtruar çështjen e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë". (E. Hoxha, letër sekrete dërguar Stalinit, 2 shtator 1949. Kopja e vetme gjendet në Arkivin Qendror Rus, Moskë, Arkiv, RCHIDNI D. Op.137, D.68. L 64-73) Në prill të vitit 1945 u bë Masakra e Tivarit, për të cilën jo vetëm si vepër makabre ndaj shqiptarëve të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare nën Jugosllavi nuk u ngrit zëri, por në dhjetor të vitit 1946, Enver Hoxha në Byronë Politike do të deklaronte e kërcënonte: "Disa anëtarë partie duan të filozofojnë se mos thotë populli ç'bëtë me Kosovën... Ne do të ua spjegojmë, kush nuk na kupton, ne do ta luftojmë." (Procesverbal i mbledhjes së Byrosë Politike, 15 dhjetor 1946, ish-Arkivi i KQ të PPSh).
"Në prill të vitit 1945, Dushan Mugosha dhe Mehmet Hoxha morën pjesë si përfaqësues të Kosovës në Kuvendin e Serbisë, mbledhje që u shty dhe u bë në korrik të vitit 1945, ku u miratua projektrezoluta për aneksimin e Kosovës në Serbinë Federale". (Bajraktari, libri "Serbia's Annexation" fq. 118)
Jo shumë pas kësaj ngjarjeje, Enver Hoxha do të shkonte në Konferencën e Paqes në Paris (gusht 1946) dhe do të deklaronte "Ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tonë Jugosllavi". (Enver Hoxha, Fjalimi orgjinal në Konferencën e Paqes, Paris, AQSH).
I morëm dokumentat një e nga një, që nga themelimi i PKSh, pas marrjes së pushtetit nga Enver Hoxha, e deri në Konferencën e Paqes. Pyesim: Ka antikombëtarizëm më të madh?!
Disponojmë edhe dokumenta të tjera, psh:
Në vitin 1946 Enver Hoxha në një letër për Titon shkruante: "Në rast se do të bëhet një hap tjetër në lidhje me bashkimin, na lajmëroni." (N.Malkolm , libri "Kosova, një histori e shkurtër").
Në vitin 1946, pas kthimit nga Shqipëria, Velimir Stojniçi, në një informacion raportonte: "Tirana zyrtare nuk kishte asnjë qëndrim të përcaktuar, asnjë reagim për të ardhmen e Kosovës, aq sa përfaqësuesi anglez në Tirane thekson: "U çudita pse Qeveria Shqiptare deri më sot nuk ka dhënë kurrfarë deklarate për qëndrimin e saj ndaj Kosovës"" (Raport i V. Stojnicit, Beograd 1946).
Në një mbledhje të jashtëzakonshme të Pleniumit të Komitetit Qendror të Partisë, dhjetor 1946, Enver Hoxha do të pyeste në mënyrë retorike: "A është në interesin tonë që ne ta kërkojmë Kosovën?!"
Dhe në vijim, po vetë do të përgjigjej: "Kjo nuk është punë progresive për t'u bërë... përkundrazi ne duhet të bëjmë që të sigurojmë që kosovarët të vëllazërohen me jugosllavët". (Procesverbali, Mbledhja e Pleniumit të KQ të PKSh, dhjetor 1946, ish-Arkivi Qendror i PPSh).
Për komente, besoj se nuk ka nevojë!
Së dyti: "Ato që i thuheshin Enverit, shkonin në Beograd!"
Ky është deklarimi më kuptimplotë i njërit prej liderëve kryesorë të Kosovës, Fadil Hoxhës, i cili tregon se ç'ishte Kosova për Enver Hoxhën.
Këtë deklarim, (nëse e dini se ç'përfaqësonte Fadil Hoxha) jo vetëm e ka shkruar në librin e kujtimeve, por e ka thënë në një intervistë edhe në TVSH (nëntor 1999) dhe na e tha edhe në shtëpinë e tij kur në verën e 1999-ës ishim me presidentin Moisiu (ish atëherë president i Shoqatës së Atlantikut) me gjeneral Parllakun (Hero i Popullit), me gjeneral Bekteshin (ish-pjesëtar i Bujanit) e me Liri Belishovën (ish-sekretare e Komitetit Qendror të PPSh-së).
Të flasësh për mbrojtjen e çështjes së Kosovës nga Enver Hoxha, siç bën "polemizuesi", do të thotë që për këtë çështje të kishte një program, platformë apo strategji! Të tilla nuk ka, as gjatë Luftes së Dytë Botërore, as pas saj.
Veçanërisht ajo që e varrosi çështjen shqiptare të Kosovës, është periudha e dashurisë së Enver Hoxhës me Beogradin e Josif Broz Titon. Vetëm pas 1981-it, Enver Hoxha ngre boritë "e propogandës megallomane në mbrojtje të Kosovës". Në një kohë rekord ai udhëzon dhe shkruhen në gazetën "Zëri i Popullit", "Bashkimi" e "Drita" rreth 13 artikuj të ashtuquajtur "bomba".
Ç'kishte ngjarë?! Përse Enver Hoxha u kujtua pas afro 40 vjetësh për Kosovën dhe të drejtat e shqiptarëve?!
Përgjigja ishte, dhe është, edhe e qartë edhe e thjeshtë. Ai kërkonte të dilte i larë se nuk e kishte shitur Kosovën, pra të lante duart si Pilati për krimin që kishte bërë.
Ku ishte ai më 1945-ën?! Po në 1948-ën?! Po në 1956-ën?! Në 1960-ën?! Në 1968-ën e në 1979-ën?!
Në 1981-in, Enver Hoxha shpërthen, i kthehet Kosovës, "mbron" Kosovën, "i digjet zemra" për shqiptarët në Jugosllavi! Pse-ja është e qartë: Tito, si dëshmitari kryesor dhe allishverishësi i shitjes së Kosovës, në vitin 1980 kishte vdekur.
Siç e shihni asgjë nuk tregon strategji mbrojtjeje për shqiptarët, por për mbrojtje të "principatës" së Enverit, ku të rrethuar në tela me gjemba punonin më se dy milion skllevër, për familjen e madhe të Byrosë Politike. Aq e vërtetë është kjo, sa që mjafton të përmend deklarimin e Vasil Katit, zëvendësministër i Tregtisë së Jashtme në kohën e Enverit dhe po në kohën e Enverit i dënuar, i cili më 1978 nga burgu i Ballshit do të depononte: "Për çdo vit ne e kishin me plan të padiskutueshëm e të detyrueshëm që të importonim nga jashtë 18 mijë ton tela me gjemba, për të rrethuar klonin (kufirin) që të mos arratiseshin shqiptarët (kupto skllevërit)".
Në shtëpinë e tij, në verën e vitit 1999, Fadil Hoxhës i bëra pyetjen a kishte kontaktuar dhe a ja kishte bërë ndonjëherë prezente Enver Hoxhës çështjen e rëndë të Kosovës? Fadil Hoxha mu përgjigj: "Po, kam shkuar te Enver Hoxha në Tiranë në dhjetor të vitit 1945, inkonjito pa lejen e Titos, së bashku me Zekeria Rexhën dhe i kam shtruar si gjendjen e rëndë nën Serbi ku ndodhen kosovarët, ashtu edhe se ç'duhet të bënim. Kjo ishte bisedë shqiptarësh e, mendoj, për shqiptarët. Biseda e zhvilluar në kabinetin e Enverit, në vend që të bëhej preokupim i Qeverisë Shqiptare, kishte mbërritur, para kthimit tim, te Tito".
Kështu e mbylli deklarimin e tij ish-udhëheqësi kryesor i Kosovës dhe në një periudhë kohe edhe president i Jugosllavisë, Fadil Hoxha.
Edhe një retrospektivë: A e dini përse e vranë dhe cili e vrau Miladin Popoviçin, që Enver Hoxha i vizitoi edhe varrin kur ishte në vitin 1946 në Beograd?!
Atë e vrau një shqiptar patriot, Haki Taha, ish-mësues. Haki Taha, para se të qëllonte, nxorri nga gjiri flamurin kombëtar, e shpalosi, ku në të me shkronja të arta ishte qendisur: "Kosova Shqipërisë. Vdekje tradhëtarëve!" dhe qëlloi..."
Komentet, mendoj, janë të tepërta.
Të "pavërteta" e të "paqena" i quani dënimet që jepte regjimi shqiptar i Tiranës për ata që flisnin para viteve '70-të për Kosovën e Shqipërine etnike. Po ku t'i çoj unë, 1226 kosovarë, ose më mirë të shprehemi shqiptarë, të cilët Enver Hoxha i dënoi me 8 e 12 vjet burg, sepse donin, kërkonin dhe shpreheshin për çlirimin e Kosovës dhe për Shqipëri etnike?!
Po 4561 të tjerëve si t'ia bëjmë, që i internuan në zonën e Myzeqesë e zona të ndryshme në thellësi të vendit, sepse nuk gëzonin besimin e regjimit?!
Po tërë ata shqiptarë që iknin nga Kosova për t'i shpëtuar dënimit të regjimit serb dhe i dënonte regjimi i Tiranës si agjentë, apo i kthente në Jugosllavi se kishte një marrëveshje të fshehtë Tiranë-Beograd?!
Po a nuk janë dënuar këtu për Kosovën, figura të tilla të njohura si Bedri Pejani e Selman Riza, apo që të tjerë kishin shkruar libra për Kosovën, si Vasfi Samimi e Besim Qorri?!
Por këto e qindra fakte si këto, nuk mund të mendojmë se nuk i di, por respektojmë të drejtën që i takon një pozicioni që ishit si një "diplomat i Hanoit e i Algjerit". Edhe nëse i mohoni, nuk mund të mbulohen plagët e atyre që i kanë hequr mbi kurriz dhe shumë e shumë të tjerë që punuan për çështjen kombëtare, por që nuk u dihet se ku u prehen as eshtrat, sepse Enveri "nga që i donte shumë kosovarët" edhe pa varre i ka lënë... E megjithatë për ju Enveri, përsëri, faj nuk ka!
T'u evidentosh shqiptarëve, siç bëni ju, veprën e ndyrë të Sigurimit të Shtetit si punë të vyera të regjimit të Enver Hoxhës dhe ta propagandosh Enverin dhe strukturat e inkriminuara të shtetit komunist si përgatitës të rezistencës së viteve '70-të dhe '80-të në Kosovë, do të thotë të mohosh sakrificat sublime të një populli të tërë të Kosovës martire për liri, për arsim e kulturë e për çështjen kombëtare.
"Korrieri", shkurt 2004
Postuar nga "vlug" vargmal.org
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
Socio wrote:Elena Kocaqi ketu nuk flet per dallim mes termit 'komb' dhe 'popull' !!!
Nuk ka fare dallim ne keto terme !
keshtu e shpjegoni ju???
demek c nenkupton ajo kur thote "..se munde te krijohej nje kombe me baze idealet"?Mos valle nenkupto se c do kush ishte ilire tju bashkohej idealeve ..p sh idealeve ortodokse per tu quajtur greke.Si u quajten greke arvanitet?Mos valle u quajten te tille se u bashkuan nen thirrjen e ortodoksis
ju kujtohet Riga Ferreos:
shqiptare vlleher bullgare vraponi
greke do beheni nxitoni.....do jeni krenare per lashtesin tuaj e te tilla burdhes
Po ate qe do te kishte nenkuptuar edhe po te thonte: 'mund te krijohej nje POPULL me baze idealet' ! Termet jane te njejta, nuk kane fare dallim !
Elena Kocaci carte thote se 'Kombi modern Greke u krijua nga kombe tjera' dmth se 'Populli modern Grek u krijua nga Popuj tjere'. Qe ka po te njetin kuptim Alfeko !
Poashtu populli Amerikan u krijua nga popuj tjere. Kjo nuk eshte aspak e cuditshme !
Ne gjuhen angleze termi 'NATION', nenkupton edhe 'KOMB' edhe 'POPULL' !
Pra, nuk ka dallim mes tyre !
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present
si ide e pergjithshme ...eshte ashtu si thoni ju,por kjo nuk eshte praktikuar ne ballkan.Greket krijuan nje kombe me popull jo greke,por shqipfoles-sllav-vlleh-turk
Nga ditari i D.S. Çuvahin
it. Shënime të bisedës me të dërguarin e Jugosllavisë në Shqipëri, J. Gjergja për problemin e Kosovës, për konferencën e Partisë Komuniste të Shqipërisë në Berat dhe të tjera.
Tiranë, 5 korrik 1946
S E K R E T
Unë vizitova Gjergjën me kërkesë të tij. Ai sapo u kthye nga Beogradi, ku shkoi bashkë me delegacionin qeveritar shqiptar me në krye Enver Hoxhën.
1. Unë i kërkova të dërguarit të më tregojë për përshtypjet e tij për udhëtimin e shqiptarëve në Beograd. Kryesisht Gjergja i karakterizoi rezultatet e udhëtimit të Enver Hoxhës në Beograd, se kishin rëndësi të madhe politike për të dy vendet. Ai mendon se si rezultat i takimit të Enver Hoxhës me Titon dhe bisedimeve që u zhvilluan ndërmjet tyre "kokë më kokë", u arrit e njëjta pikëpamje për një sërë problemesh mjaft të rëndësishme (Kosova, vlerësimi i punës së përfaqësuesve të Partisë Komuniste jugosllave pranë KQ të PKSH dhe të tjera). Gjergja mendon se udhëtimi i Enver Hoxhës në Beograd e ngriti në mënyrë të konsiderueshme autoritetin e Enver Hoxhës si brenda vendit, ashtu dhe jashtë vendit.
Të dhëna me interes më tha Gjergja për faktin se si Enver Hoxha shtroi përpara Titos probleme të veçanta dhe çfarë përgjigjesh u dha atyre Tito. Kështu, sipas fjalëve të jugosllavit, problemin për Kosovën dhe Metohinë, Enver Hoxha nuk e shtroi në mënyrën e përshtatshme. Në vend që të fliste hapur, siç i takon komunistit me komunistin, Enver Hoxha i ra larg e larg, bëri shumë shpjegime dhe përgjithësisht, gjatë kohës së shpjegimit të këtij problemi nuk e ndjente veten aspak të sigurt dhe mirë.
Gjatë bisedës me Gjergjën u sqarua se për problemin e Kosovës, Enver Hoxha vendosi të bisedojë me Titon pas marrjes së telegramit nga i dërguari shqiptar në Moskë Koço Tashko. Ky i fundit sikur do ta informonte Enver Hoxhën për faktin se, gjatë kohës së qëndrimit të marshallit Tito në Moskë, para disa kohësh, ai sikur ishte porositur nga shoku J.V. Stalin, "të zgjidhë problemin për Kosovën në takimin që do të bënte me Enver Hoxhën në Beograd".
Sipas fjalëve të Gjergjës, pikëpamja e Titos për problemin e fatit të ardhshëm të Kosovës përmblidhet në atë, që "as situata e brendshme në Jugosllavi, as situata ndërkombëtare në përgjithësi, nuk e favorizojnë shtrimin e problemit për bashkimin e këtyre rajoneve me Shqipërinë. Nga kjo, sipas mendimit të Titos, Shqipëria nuk do forcohet, ndërsa Jugosllavia mund të humbasë shumë, veçanërisht në Serbi, për të cilën ky problem ka një rëndësi të veçantë". Me interes është mendimi i vetë Gjergjës për problemin e dhënies Shqipërisë, të Kosovës. Ai mendon se shqiptarët duhet të jenë të kënaqur që ky rajon ndodhet tani në përbërje të Jugosllavisë. Për Shqipërinë dhe qeverinë e tanishme të saj, do të ishte fatkeqësi në qoftë se ky rajon do të bashkohej me Shqipërinë. Problemi është se në këtë rajon deri tani punët shkojnë aq mirë, siç do të donim ne. Degës së mbrojtjes së popullit (OZNA) të Jugosllavisë ky rajon i shkakton shumë telashe, pavarësisht nga fakti se OZNA tashmë ka fituar eksperiencë pune. Mund ta përfytyroni vetë - vazhdoi Gjergja - ç'do të bënin shqiptarët në këtë rajon për organizimin e punëve të tyre të Sigurimit të Shtetit? Ata, shqiptarët, me të vërtetë do të mundoheshin me këtë, dhe kush e di, ndoshta bashkimi i Kosovës dhe Metohisë me Shqipërinë në situatën e tanishme, do të kishte pasoja fatale për problemin e paqes në Ballkan.
Unë nuk u futa në diskutime me të dërguarin jugosllav për këtë problem mjaft delikat për të dy vendet. Mendimi i tij meriton të mbahet shënim dhe padyshim ky shpreh mendimin e qarqeve të caktuara në Jugosllavi, që mendojnë se rajonet e Kosovës janë toka "shekullore" jugosllave dhe se shqiptarët "nuk kanë" arsye, veçanërisht me peshë, për pretendimet e tyre për këto rajone.
2. Unë u interesova më tej për përgjigjet e Titos për problemet partiake të shtruara përpara tij nga ana e Enver Hoxhës. Unë e pyeta Gjergjën si e vlerëson Tito konferencën e Beratit të Partisë Komuniste shqiptare, duke qenë se për të vazhdojnë të flasin shumë dhe se deri tani ekzistojnë mendime kontradiktore për këtë problem. I dërguari më tha sa vijon. Sipas fjalëve të tij, Tito mendon se në konferencën e Beratit jo gjithçka shkoi keq (siç flet për këtë Enver Hoxha). Kjo konferencë arriti të zbulojë shumë të meta në punën e partisë shqiptare dhe gabime të udhëheqjes së saj. E metë e Beratit është ajo, se kjo konferencë, duke kritikuar gabimet e udhëheqjes së partisë dhe duke zbuluar të metat e punës së saj, nuk mundi të caktojë rrugët për ndreqjen e këtyre gabimeve. Dhe këtu, sipas mendimit të Titos, përfaqësuesit e Partisë Komuniste jugosllave nuk ishin në lartësinë e detyrave të tyre. Tito, sipas fjalëve të Gjergjës, e këshilloi Enver Hoxhën që të realizonte unitetin në KQ të PKSH, duke theksuar se e gjithë përgjegjësia për gjendjen në vend dhe në parti bie tërësisht mbi sekretarin e parë të partisë, domethënë mbi Enver Hoxhën.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Last edited by Aulona on Tue Apr 27, 2010 4:21 am, edited 1 time in total.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".