"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 720
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#166

Post by CERMENIKASI » Sat Nov 09, 2013 9:35 pm

E tmerrshme: Serbët kanë bërë llamba nga kafkat e shqiptarëve

Një anëtar i Çetës së Pirotit, shqiptarit të vdekur ia ka prerë kokën. Me ditë të tëra pastaj e ka zier në një tenxhere. Nga ajo i hoqi katër dhëmbë prej ari, pastaj ka shkuar në shtëpi dhe kafkën e ka ngjyrosur dhe nga ajo ka bërë një llambë tavoline, shkruan e-novine, duke u bazuar në rrëfimin e një dëshmitari serb, i cili tmerret që ka parë në Kosovë thotë se nuk i sheh në asnjë film. Trupi i shqiptarit ishte në një kodër mbi Rahovec, ndërsa u vra në luftime. “Të njëjtën e ka bërë me një grua të vrarë. Edhe asaj ia ka prerë kokën në të njëjtën mënyrë dhe nga ajo ka bërë një llambë. Ka thënë se tash e ka një çift. Njerëzit normalë ishin të tronditur. E dinim këtë të gjithë, edhe komandanti i kompanisë dhe 80 për qind e policëve”.
Telegrafi ua sjellë rrëfimin e Slobodan Stojanovic, komandantit të pensionuar të stacionit policor në Cërna Trava , ish-anëtar i Çetës së IV-të, Detashmentit 37 të Njësisë së Policisë Speciale, dëshmitar i dikurshëm i mbrojtur shteti. Ai ka folur për e-novine për krimet ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë, nga gushti deri në tetor 1998. Ato, thotë ai, i kanë kryer një “hordhi e kriminelëve” në uniforma policie. Policët që akuzon thotë se për gjithçka që kanë bërë në Kosovë janë dekoruar dhe graduar.

Stojanovic thotë se për krimet monstruoze kundër civilëve dhe robërve asnjë prej kryesve të policisë nuk ka reaguar, ndërsa pohon se Prokuroria serbe për Krime Lufte, konkretisht zëvendësprokurori Dragoljub Stankovic, ka përgatitur mbrojtjen e serbëve të akuzuar nga Tribunali i Hagës.

"Kam qenë vazhdimisht në Kosovë si polic, por viti 1998 ishte i tmerrshëm. Masakër e paparë nga ana e policisë dhe ushtrisë! Flas pa asnjë interes. Duhet të dihet se ata njerëz kanë ende uniforma, kanë armë”, thotë burimi i e-novine.

Ai thekson se është në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve, në kuadër të së cilit ai dhe familja e tij ngacmohen, në mënyrë që Prokuroria të pamundësojë dëshminë e tij.

“Në Kosovë kam qenë në gusht, shtator dhe tetor 1998. Më kanë dërguar pa asnjë njoftim se çka po ndodhë, si t’i bëjmë punët ditore. Nuk e dinim as që ka luftime të ashpra me UÇK-në. Ishim krejtësisht të papërgatitur dhe direkt na dërguan në betejë .

Fillimisht ishim vendosur në fabrikën e kabllove në Suharekë dhe nga aty në luftë. Në tre muajt e ardhshëm unë pashë tmerre: vrasje të fëmijëve, civilëve, meshkuj dhe femra. Plaçkitje me shumicë, kamionë që natën bartin gjërat e vjedhura...

Pasi kam marrë pjesë në operacionet në Kosovë, i kam dërguar ministrit të Brendshëm Vlajko Stojiljkovicit, më 2000, një letër në shtatë faqe për atë se çfarë ndodhi poshtë. Përgjigje nuk kamë marrë, as nga ministri i cili më vonë vrau veten, e madje as nga njerëzit në kabinetin e tij. Në këtë informacion e kam përshkruar vrasjen e shqiptarëve, fëmijëve të tyre, djegien e shtëpive, vjedhjet.

Vidhej gjithçka që hasej. Të njëjtën ditë policia mallrat e plaçkitura ua shiste shqiptarëve në Prizren dhe Rahovec. Ata vodhën bagëti nga hambari, që ua shitnin mishtarëve shqiptarë. Përfitim i pastër, por kjo nuk ishte polici, po hordhi. Unë besoj se ashtu nuk veprojnë as kriminelët. Ata nuk kishin as një kod të sjelljes, për askënd.

Nuk mund të them se të gjithë bënë krime. Ishin nja 150, në çdo çetë nga 20 të gatshëm për krime dhe plaçkitje”.

Kur është fjala për llambën e bërë nga kafka, ai thotë se ky “psikopat i ka takuar Sektorit 87 të Njësive Speciale të Policisë”.

“Siç kam dëgjuar më vonë, ai ka përfunduar në Psikiatri në Toponicë”.

“Në shtator 1998 luftuam në fshatrat mbi Prizren, në të ashtuquajturën pastrim terreni. Unë nuk do të përmendi emrin e policit, që ende është gjallë e pensionist, i cili për pikë qejfi ka vrarë fëmijën në djep që nuk kishte as katër muaj. Sipas tij, ‘më mirë një shqiptar i vdekur se një shqiptar i gjallë’. Pastaj doja ta vrisja atë. Kuptova se nuk kam shkuar në Kosovë me një grup të policëve, por me një grup që nuk di ta definojë, se ata nuk ishin as kriminelë. Isha me sadistë, të sëmurë, kanibalë... vetëm mish njeriu që nuk kanë ngrënë.

Është një grup i banditëve të cilët ishin të gatshëm për të vjedhur dhe për të vrarë dhe askujt për këtë nuk i jepte llogari. Ende nuk e di se si është lejuar kjo nga kreu.

Ata nuk kanë pasur asnjë pasojë dhe të gjithë janë pasuruar. Kur ata shkuan në Kosovë ishin në pozitë të vështirë financiare dhe u kthyen me zinxhirë të trashë ari, gratë e tyre me unaza. Edhe sot janë të pasur”.

Sipas dëshmitarit, nga policët e Leskovcit është formuar Çeta e IV-të, ku komandant ishte Milivoje Stojiljkovic, që ishte shef i policisë në Leskovc. Kur janë vrarë tri policë të kësaj njësie, ai është zëvendësuar nga Nenad Stojkovic.

“Çeta ka filluar të veprojë pas vrasjes së Adem Jasharit. Ka marrë pjesë në këto luftime në Drenicë. Që atëherë silleshin si kriminelë e jo si policë. Sepse, për disa ditë vriten 70 shqiptarë, fëmijë, gra dhe burra. Edhe ne kishim viktima, një ushtar të vrarë dhe disa policë të plagosur lehtë. Mizoria filloi atëherë. Kjo nuk shihet as në filma.

Kemi punuar Gllogoc, para nesh kalonte Ushtria. Që në mëngjes gjuante në fshatrat kodrinore me raketa, ndërsa vrisnin gjithçka që lëvizte. Pastaj një nga kolegët e mi kërkoi paratë nga një civil i cili kishte më shumë se 70 vite jete. E pyeta nëse është normal, se çfarë po bënte. Ai e vrau atë sepse kishte vetëm 10 marka. Ndërsa, ai polic ende punon. Unë me të vërtetë nuk e kuptoj, sepse kemi ngrënë të njëjtën ushqim, ujë të njëjtë, e ata sikur ishin në një ekstazë. Po flas për 20 të tillë nga çeta jonë. Ndërsa, për gjithë këto dinte komandanti Nenad Stojkovic. Ai ishte personalisht i pranishëm kur një polic vrau në Bajgorë një fëmijë të retartuar me nënën e tij, në shtëpinë e të cilëve kemi kaluar natën. I pyetur përse, ai tha se nuk kemi nevojë dëshmitarët”.

Sipas tij, brenda natës zhdukeshin kamionët që kanë përdorë, sepse dërgonin mallra në Leskoc dhe në fshatrat e policëve të grupit.

“Traktorë, vetura, sharra motorike... Janë vjedhë 300 motokultivatorë të rinj, 20-30 tonë raki nga Rahoveci... Gjithçka që shihte syri, duart e kapnin. Kanë prerë gishta për të marrë unaza. I kam parë me sytë e mi. Që pesë vjet kam dalë në pension, e i shoh ata policë në qytet. Më vjen turp t’i shoh”.

Dëshmitari thotë se të gjithë e dinin se çfarë po ndodhë në Kosovë, sepse sipas hierarkisë çdo sektor e ka informuar sektorin më të lartë.

“Këtu arrijmë te Sreten Lukici, që komandante me operacionet dhe ai ato është dashur t’ia dërgojë dikujt që ishte i afërt me Slobodan Milosevicin. Edhe ai ka ditur”.

Burimi:bota sot 9 nandor 2013
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2933
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#167

Post by Mallakastrioti » Mon Nov 11, 2013 8:42 pm

Ja si i plaçkitnin serbët shtëpitë e shqiptarëve
Gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, me ndihmën e ushtrisë dhe forcave paramilitare serbe, serbët lokal plaçkitën dhe dogjën fshatrat dhe shtëpitë e shqiptarëve.
Në një kronikë të publikuar në Youtube nga një gazetar i huaj, jipen pamje nga fshati Mihaliq i Vushtrrisë ku shihen trupat ushtarake dhe paraushtarake serbe duke djegë dhe shkatërruar një fshat të tërë.
Kronika televizive shfaq edhe pamje të policëve që së bashku me fshatarët serb, plaçkisin shtëpitë shqiptare.

Image

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#168

Post by ALBPelasgian » Tue Dec 24, 2013 8:07 pm

Sherbimi informativ serb nuk huq as rastin me te vogel per te bere inskenime te ulta kunder shqiptareve. Pavaresisht se ato jane perpjekje prej diletantesh, qellimi i saj arrihet meqe denigron imazhin tone ad hoc. Ne nje kishte ortodokse diku thelle ne Mal te Zi jane shkruar parulla te tilla si:
Grafite nacionaliste shqiptare mbi Kishën Ortodokse serbe
Publikuar: 24.12.2013 - 18:21

Image

Një Kishë Ortodokse serbe në Mal të Zi raportohet se është dëmtuar dhe mbi të janë shkruar slogane nacionaliste shqiptare.

Lajmi është dhënë nga murgu ortodoks serb, Sava Janjiq i manastirit të Deçanit përmes profilit të tij në “Twitter”.

Image

Murgu serb e ka postuar edhe një fotografi krahas mbishkrimit “Kisha ortodokse serbe në majën e malit Rumija në Malin e Zi, e mbuluar me grafite nacionaliste shqiptare. Shumë e trishtuar”.

Këtij postimi të bërë para dy ditësh i është bërë “retweet” 140 herë, por deri më tash nuk është raportuar për ndonjë reagim zyrtar të Kishës Serbe.

Sava Janjiq njihet si një nga përfaqësuesit më liberal të Kishës Ortodokse serbe në Kosovë. Ai rregullisht merr pjesë në aktivitetet fetare që organizohen nga shteti i Kosovës.
Nuk do shume mund qe te kuptosh se kjo eshte veper e disa serbeve qe pos imagjinates u mungon edhe aftesia per te realizuar nje inskenim te mire. Cilido shqiptar (pavaresisht shkalles se shkollimit te tij) do te shkruante ''Kosova shqiptare'' dhe jo ''Kosova shqipe''. Cilido shqiptar (pavaresisht shkalles se njohurise se anglishtes) do te shkruante ''Ethnic Albania'' ose thjesht ''Shqipni Etnike'' e jo ''Etnik Albania''.

P.S: Me mori ne qafe kjo faqja ime http://www.albpelasgian.com (e cila eshte shkaterruar deri ne piken e defunksionalitetit te plote), te cilen perndryshe do te mund ta shfrytezonim per te bere reagime ne gjuhen angleze :(
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2933
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#169

Post by Mallakastrioti » Mon Jun 02, 2014 7:52 pm

" Kosova dhe Metohija për ne serbët janë pjesa më e shenjtë, aty është zhvilluar e gjithë historia e popullit tonë"-Irinej, Patriarku i Kishes Serbe.
---

Asnjehere, personalisht, nuk kam kuptuar qe; si eshte e mundur nje popull te identifikohet me disa qendra kulti, pra ekzistencen dhe identitetin e vet kombetar ta lidhi pikerisht me disa ndertesa kulti ne nje vend tjeter, vend ky qe historikisht jo vetem nuk ka te beje me popujt sllav, por mbi te gjitha kur ky popull eshte i ardhur ne Ballkan?
Le ti kujtojme Hiresise se Tij , historikisht, çfare na sjellin dokumentat arkivor. Pjeset e shkeputura ne kete dokument (shih imazhin e bashkangjitur) vijne pikerisht prej studiueseve sllav te shek. 18-19 mbas Kr. dhe pikerisht atyre Kroat, prane Akademise se Zagrebit. Veprat vellimore, mbeshteten neper dokumenta nxjerr prej arkivave venecian dhe mbajne titujt " Monumenta spectantia historiam Slavorum meridionalium". Shkepusim ne veçanti njerin prej ketyre vellimeve dhe pikerisht ate te vitit 1868, ku autori mbledhes i dokumentave ishte studiuesi kroat Fr. Racki .
Autori i vepres, ne menyre profesionale, sjell ate qe quhet kronologji e popujve sllav, pra qe prej dyndjeve te para te Sllaveve dhe Avareve ne Ballkan e deri ne ngulitjen e tyre.
Ne se do lexonim ne kete dokument shihen qarte disa periudha te rendesishme te ketyre dyndjeve dhe sjellim disa prej tyre:

a) Vitet 543-611:Sllavet dhe Avaret plaçkisin Ilirine dhe Dalmacine. Sllavet arrijne te pushtojne Dalmacine, gjithe tokat pergjat Danubit deri n ne Histri.

b) Viti 548:Trupat sllave shkaterrojne (Ilirine) deri ne Durres.

c) Viti551: Sllavet shkaterrojne Thraken dhe Ilirine.

d) Viti 551: Sllavet duke kaluar ne malet e Ilirise arrijne te hyjne ne Dalmaci.

Pra, siç shohim keta ishin sllavet e shek. Vi-VII mbas Kr. Gjithe studiuesit pranojne faktet qe,fiset Sllave dhe Avare, fillimisht fise endacake apo nomadike, kur shfaqen ne kufijte e Perandorise Romake te Lindjes (Bizantit) perdoren metodat plaçkit/shkaterro dhe terhiqu. pra ne fillimet e shek .Vi mbas Kr., keto fise perdoren kryesisht kete taktike. Me, vone, pra duke nisur nga mesi i shek. VI dhe fillimi i shek. VII nisin ngulitjet e para te ketyre fiseve. Bizantit shume here iu desh te bente ujdi me prijsat e ketyre fiseve.
Le ti kujtojme nje fakt tjeter te rendesishem Hiresise se Tij Irenej qe, i pari prijes qe beri te mundur bashkimin e ketyre fiseve endacake dhe te ngulitur ne tokat e Perandorise bizantine, toka te cilat banoheshin prej Ilireve te lashte apo Arberve Mesjetar, ishte S. Nemanje. Nemanje kur sheh qe Bizanti po nis dhe dobesohet dhe kur Manuel Komneni I vdes, nis te mos mbaj premtimet karshi bizantineve dhe kerkon te fuqizohet, pikerisht nepermjet bashkimit te fiseve sllave te jugut dhe atij qe quhet ekspansionizem.
Lidhur kishave qe Hiresia e Tij i meshon kaq fort, duhet ti kujtojme qe, perpara se keto kisha te kalonin ne ritin ortodoks sllav, me perpara aty ekzistonin kisha te ritit ortodoks perbrenda Perandorise Romake te Lindjes si dhe Katolik te Perandorise Romake te Perendimit. Kishat e keshtuquajtura sllave u ngriten mbi rrenojat e Kishave te meparshme apo edhe u modifikuan sipas interesave, pikerisht te Klerit sllav. Kete fakt na e mbeshtet edhe ky dokument ku ne vitin 591 Shkodra ishte nje qender e rendesishme Peshkopale ku nje Klerik me emrin Stefan (apo Shtjefen) Shkodrani kishte nje mosmarreveshje me nje Klerik tjeter (italian) te Prefektures italiane quajtur Georgium . Pra, ne se ne Shkoder ekzistonin qendra Kishtare nen juridiksionin e dy Kishave kryesore te kohes, nuk kemi arsye te mos besojme qe keto kisha ekzistonin edhe ne Kosove (Dardani).
Hiresia Juaj do bente mire te shihte punet e Zotit me teper, se sa historikisht cilet ishin dhe jane sllavet.
---

Image
Image

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4157
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#170

Post by Zeus10 » Mon Jul 07, 2014 6:58 pm

Nje nga kasapet e shqiptareve:

Goran Radosavljeviç

During the Kosovo War (1998–1999), he led a cluster of counter-terrorism teams that were known as the Operational Group (OPG). They were established to counter the terrorism-linked, Albanian militant organization the Kosovo Liberation Army (UÇK) which sought to separate Kosovo from the Federal Republic of Yugoslavia. The OPG were later suspected of killing 41 ethnic-Albanian civilians in the Ćuška massacre in western Kosovo in May 1999.[3]

The General led the OPG in its fight against the KLA for the whole Kosovo War. A number of human rights groups have claimed that the OPG committed war crimes against civilians. Radosavljević was the person in charge of the military operation in Račak on 15 January 1999, which would become known as the Račak massacre. The Serbian War Crime's prosecutor also brought him in connection with the killing of the Bytyqi brothers, three Albanian American brothers who came to Kosovo to fight on the side of the KLA. Radosavljević was in charge of a police training facility where the Bytyqi brothers were detained, executed, and dumped into a mass grave without any legal authorization.

Por me 2003, ai udhehoqi forcat serbe, ne koalicion "kunder terrorrit ne Afganistan:
  In 2003, the United States agreed to the deployment of 1,000 Serbian troops to Afghanistan, commanded by General Goran Radosavljević.  
:o :?
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!

#171

Post by Arbëri » Wed Dec 10, 2014 5:14 am

''Pertej Vdekjes''
Masakra e Berishve te Suharekes (26 mars 1999)



-Për më tepër, dokumentet personale që u takonin së paku pesë prej personave që u vranë në kafene janë gjetur në kufomat qe u zhvarrosën prej një varri masiv të fshehur në Batajnicë afër Beogradit në Serbi.

-Personat, emrat e të cilëve dihen, të vrarë në Suharekë më 26 mars 1999.
Emri Mosha e përafërt Gjinia

1.BERISHA, Afrim 24 Mashkull
2.BERISHA, Altin 11 Mashkull
3.BERISHA, Arta 18 Femër
4.BERISHA, Avdi 43 Mashkull
5.BERISHA, Besim 26 Mashkull
6.BERISHA, Bujar 40 Mashkull
7.BERISHA, Dafina 15 Femër
8.BERISHA, Dorentina 4 Femër
9.BERISHA, Drilon 13 Mashkull
10.BERISHA, Edon 12 Mashkull
11.BERISHA, Eron 1 Mashkull
12.BERISHA, Fatime 37 Femër
13.BERISHA, Fatime 48 Femër
14.BERISHA, Fatmire 22 Femër
15.BERISHA, Faton 27 Mashkull
16.BERISHA, Flora 38 Femër
17.BERISHA, Hajbin 37 Mashkull
18.BERISHA, Hamdi 54 Mashkull
19.BERISHA, Hanumusha 9 Femër
20.BERISHA, Hanumusha 81 Femër
21.BERISHA, Hava 63 Femër
22.BERISHA, Herolinda 13 Femër
23.BERISHA, Ismet 2 Mashkull
24.BERISHA, Kushtrim 11 Mashkull
25.BERISHA, Liri 24 Femër
26.BERISHA, Majlinda 15 Femër
27.BERISHA, Merita 10 Femër
28.BERISHA, Mevlude 26 Femër
29.BERISHA, Mihrije 26 Femër
30.BERISHA, Mirat 7 Mashkull
31.BERISHA, Musli 63 Mashkull
32.BERISHA, Nefije 54 Femër
33.BERISHA, Nexhat 43 Mashkull
34.BERISHA, Nexhmedin 37 Mashkull
35.BERISHA, Redon 1 Mashkull
36.BERISHA, Sait 83 Mashkull
37.BERISHA, Sebahate 25 Femër
38.BERISHA, Sedat 45 Mashkull
39.BERISHA, Sherine 17 Femër
39.BERISHA, Sofie 58 Femër
40.BERISHA, Vesel 61 Mashkull
41.BERISHA, Vlorjan 17 Mashkull
42.BERISHA, Zana 13 Femër
43.BERISHA, Zelihe 50 Femër

Kjo liste nuk eshte perfundimtare...
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3210
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!

#172

Post by Adriana » Thu Jun 18, 2015 5:29 pm

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!

#173

Post by Arbëri » Wed Dec 13, 2017 4:55 am

PARA 100 VITESH,MULLA NASHYT ZAJAZIN,SHKAKU I ABETAREVE SHQIPE,E VENDOSIN NË LITARË TE URA E GURIT NE SHKUP

Në gazetën ,,Java,, që botohej në Tiranë, Sefedin Kërçova ka shkruar një artikull për aktivitetet patriotike të kërçovarëve në Bukuresht ku në mes tjerash tregon edhe për patriotin e madh Mulla Nashyt Zajazi, i cili në maj të v.1917 kishte sjelluar abetare shqipe të botuara në Bukuresht dhe i kishte shpërndarë nëpër xhamitë e Zajazit dhe Kërçovës me rrethinë, ku fëmive shqiptarë, hoxha që u mësonte mësimbesimin Islam, tua mësonte edhe shkronjat shqipe. Pasi zbulohet nga pushteti,nxirret para gjygjit në Manastirë, ku dënohet me vdekje dhe në vitin 1917, muaji i Ramazanit, dita e premte, në kohën e faljes së namazit të Xhymasë, e vejnë në litarë te Ura e Gurit në Shkup. Sivjet janë mbushur plot 100 vjet nga kjo ngjarje dhe ky person e ka merituar që përmendorja e tij të vehet ne Shkup,aty ku eshte edhe ajo e Skenderbeut.
25348394_1484469865000196_3540783052586464076_n.jpg
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!

#174

Post by Arbëri » Wed Dec 13, 2017 5:07 am

Rrugëtimi nëpër mjegull i shqiptarëve të Malësise , marshim drejt "NE RRUG PA KTHIM " , nje rruge e imponuar dhe pa kthim qe u kishte dirigjuar Ortodoksia Sllave .
23380317_1452964458150737_372005928344250029_n.jpg
I gjithe libri nga znj.Edith Durham mund te shkarkohet ketu :
http://digital.library.upenn.edu/women/ ... bania.html
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!

#175

Post by Arbëri » Fri Feb 23, 2018 9:42 pm

Vetëm gjuha shqipe u flijua për pesë shekuj të sundimit osman

Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerruese, të cilën ai e ka nxjerrë nga "Historia e Shqiptarëve", e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006 në Paris. Statistika e shkollimit të shqiptarëve është e tmerrshme dhe e pabesueshme: Më 1887 në Shqipëri ka patur 3000 shkolla. Nga këto, rendit një 1200 shkolla publike e private turke, po kaq shkolla greke, 300 shkolla bullgare, por edhe shkolla vllahe dhe serbe. Ndërsa, shkolla shqipe ka patur vetëm një dhe ajo ka qenë shkolla me drejtor Pandeli Sotirin.

Perandoria Osmane nuk e ka lejuar gjuhën shqipe.

"Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në ‘perandorinë tolerante’, përveç njërës: gjuhës shqipe!

Historia s’mbaron me kaq. Katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar".
23843264_1468684136578769_1357018483286491896_n.jpg
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!

#176

Post by Arbëri » Sun Mar 04, 2018 1:24 am

Çanakaleja ishte varri më i madh i shqiptarëve !

Galipoli (Çanakale) ishte varri më i madh i ushtarëve shqiptar të rekrutuar më dhunë e mashtrime në Luftën e Parë. Morën pjesë dhe u vranë nga i pari të i fundit, por nuk ishin në anën e askujt, ishin mish për top.
Refugjatët shqiptar që i braktisën vatrat e tyre (1912-1913), pas masakrës së tmerrshme që bënë serbët e grekët kundër popullatës së pambrojtur, kalonin javët e muajt nën qiellin e hapur, në djerrinat e Edrenes. Autoritetet ushtarake turke nuk e patën vështirë t’i mobilizojnë. U thanë: serbët, grekët e rusët ia bëhen para Grykës së Dardanelëve, duke i frikësuar se do t’ua përdhunonin gratë, nënat e motrat para syve, po nuk e mbrojtën Çanakalen. Burrave të frikësuar u dhanë armë e municion, pak ushqime dhe i futën në llogore. Asnjëri nuk doli gjallë.
Vala tjetër e ushtarëve shqiptarë-nizamë, erdhën nga shkretëtirat arabe. Ata nuk e kishin idenë për ngjarjet në atdheun e tyre, as nuk e dinin se Turqia po shpartallohej, prandaj i futën në luftë pa u dhënë mundësi tjetër. Dhe u grinë nga plumbat e mortajat pa e marr vesh as kundër kujt luftuan as pse luftuan. Ranë pa dinë e pa iman.
Turqia në aleancë me boshtin e krishterë, luftonte kundër anglo-francezëve, po ashtu të krishterë. Shqiptarët luftuan e vdiqën kot.
Pra, në Luftën e Parë Botërore, edhe në betejën e Galipolit luftuan në njërën anë Austro-Hungaria, Gjermani e Turqia (Boshti) kundër Britanisë së Madhe, Francës e Rusisë (Aleanca). Shtetet e krishtera kundër shteteve të krishtera. Turqia u gjend në njërin krah të krishterë. Ndërkaq, shqiptarët e shkretë s’kishin asnjë punë në këtë luftë që ua hëngri kokën. Megjithatë, Austro-Hungaria, Gjermani e Turqia nuk e mbrojtën Çanakalen, që ishte pika e cila do ta mbronte Konstantinopojen (Stambollin).



27972358_1553521364761712_3956913026488042664_n.jpg
27973888_1553521448095037_1866194338614701867_n.jpg
28167193_1553526191427896_4756706053045532103_n.jpg


25,000 shqiptarë kanë lënë jetën ne Çanakkale për mbrojtje të Turqisë , por kurre nuk kishte nje vullnetarë Turk ne luftrat e Kosovës , Maqedonisë , Preshevës !
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”