"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Majaci! Partia do të mos shënosh më gola

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.
Post Reply
User avatar
Tomorr
Senior Member
Senior Member
Posts: 150
Joined: Sat Jul 11, 2009 6:26 pm
Gender: Male

Majaci! Partia do të mos shënosh më gola

#1

Post by Tomorr »

Alba ky shkrim eshte per ty dhe per partine tende.
Nga Përparim Hysi
Merreni si tregim, apo si të doni, por këtë shkrim timin ia kushtoj ekipit të Apolonisë, kur luante i paharruari Kujtim Majaci me shokë dhe kur e drejtonte trajneri Vangjel Capo. Ndoshta ju duket pardoksal titulli i tregimit tim, por nuk është aspak i tillë. Ngjarjet që kanë ndodhur në atë kohë, për shumë fierakë, që kanë qenë sportdashës, janë të njohura. Ata që nuk i njohin, do t’u duken paradoksale. Mjerisht, ç’do tregoj është e vërtetë, por nuk di sa do të jem i zoti që t’i afrohem sadopak asaj, çka ndodhur me të vërtetë. Fieri jo vetëm ka qenë qytet sportdashës, por edhe është. Unë, me tregimin tim, nuk kam për qëllim të analizoj sukseset apo dështimet e futbolllit, por dua të flas për një kohë, kur Apolonia arriti, si të thuash, apogjeun e saj. Me punën me përkushtim të Vangjel Capos, alias Xhelës, Apolonia u bë një nga skuadrat më të mira dhe arriti që të ndeshet edhe me Olimpikun e Marsejës. Natyrisht, në këtë ballafaqim, Apolonia u nda me humbje, por s’duhet harruar se në gjithë këtë hop në futboll, skudra fierake u luftua haptazi, apo fshehurazi, vetëm e vetëm që të mos u bënte karshillëk skuadrave kryeqytetase, ku si “vëllezër siamezë”, paksa të egër, të “hanin” me gjithë lecka: Dinamo dhe Partizani! Duhet të përballoheshe me elefantë të tillë dhe nuk qe aq e lehtë. Për futbollin fierak kanë dhënë përvojën e tyre Skënder Dede, trajner që kish mbaruar jashtë për futboll; mjeshtra të mëdhenj sporti si Zihni Gjinali e Vasip Biçaku, ish-lojtarë të kombëtares, por vetëm Vangjel Capo bëri atë që nuk e bëri askush prej tyre: e renditi Apoloninë në vendet cilësore në kampionatet tona kombëtare. Dhe kini parasysh se Apolonisë i morën me forcë shytllën e mbrojtjes, qendërmbrojtësin Sotiraq Tegu. Dhe kur Apolonia ngulmoi të mos e lëshonte Raqin, atëherë erdhi ndëshkimi: na kthyen Raqin, por na hoqën 6 pikë. Luftën e patëm me Dinamon, edhe ky klub qe i Ministrisë së Brendshme. Do të thoni, po këtu s’ka logjikë. Po kush të pyeste për Sulo be, - thoshte një fierak i vjetër, sportdashës. Vallahi, nuk ke se ç’i thua kësaj pune. Lopën unë e kam në kasolle, por do që ta mjelësh ti, se të pëlqen qumështi i saj. Unë ankohem, ti ma jep me kovë mbi kokë. Vete prapë ankohem dhe “Kadiu” (kupto ata lart) më jep edhe një gjobë të mirë. Se kur hahesh me Kadinë, s’ka kush ta bën davanë. Apolonia me Xhelën bëri një ekip për t’u patur zili. Me Raq Tegun në qendër të mbrojtjes, me mesfushorë (për mua si sportashës, mesfushorët janë motorrët e një skuadre futbolli; po punuan mirë motorrët, skuadra zor të njohë humbje) të tillë si Ilir Meçe, Iliaz Haxhiu, Raq Kukuri dhe Pandeli Tole, me sulmues si Stroni, Paço dhe mbi të gjitha me një supersulmues si Kujtim Majaci, jo vetëm kish ngritur peshë tifozërinë fierake, por dhe më tej: në gjithë vëndin. Porta ruhej nga Stefa vigjilent, që zor se ia hante qeni shkopin. Duke shkruar sot për ta, për Apoloninë e asaj kohe, do të ketë dhe ndonjë që nuk e përmend, jo se e kam harruar, por qëllimi im nuk është ai që ka një kronikan futbollli. Se nuk jam i tillë. Por gjetkë është edhe tregimi im. Unë dua të tregoj këtu se sa të vështirë e kanë patur këta futbollistë aq të mirë në atë kohë, kur rrethet, qoftë edhe në futboll, shikoheshim me syrin e njerkës. Dhe nuk ka qenë vetëm Fieri, që është parë me këtë sy, por edhe rrethe të tjera. Kurora duhet të mbetej veç në dy klube: Dinamo e Partizan. Të jerët, rrallë. Shumë rrallë. Sikur të kesh një mundësi dhe të bësh një anketë për futbollistin me të madh fierak të të gjitha kohërave, padyshim që përgjigjia më e saktë do të qe: Kujtim Majaci! Jo se në Fier, gjatë kohës nuk ka patur futbollistë të shquar. Jo. Fieri ka patur futbollistë me peshë, me uljet e ngritjet e këtij sporti në vite, por Kujtim Majaci ka qenë (deri tani, pa diskutim është njëshi në futbollin ferak) një futbollist që ka patur aq tifozë (sot quhen fansa), sa rrallë të ketë patur tjetërkush. Sikur Kujtimi të mos ishte fierak dhe ca më shumë me origjinë nga Kosova, padyshim që do të ishte sulmuesi nr.1 i kombëtares në atë kohë. Thirrej me kombëtaren sa për sy e faqe dhe aktivizohej po kështu. Po sa për sy e faqe. Kurse dashamirët e futbollit jo vetëm që e donin, por i shkonin pas; e imitonin deri aq, sa të visheshin si ai. Edhe sot, po të kishte një kronikan dhe koleksionist relikesh, s’kish si të mos fliste për një këmishë verore, me kuadrate të kuqe e blu, që u quajt “këmisha e Majacit”. Një të tillë e kam patur edhe unë! Por kjo “këmishë e Majacit”, sa shprehte dashuri dhe mall për idhullin e tyre, aq ngjalli frikë në “pallatin e partisë”. Ç’është kjo dashuri kaq e madhe për një futbollist (aq më shumë edhe kosovar!!!), kur rinia duhet të dojë vetëm shokun Enver? Alarm! Alarm! Të mobilizohen të gjithë: front, rini, bashkime profesionale, aktivistë (spiunë vullnetarë dhe jovullnetarë) dhe t’i thonë ndalë kësaj dashurie të frikëshme. Se nesër…, kushedi se ç’ndodh nesër. E patë se çfarë ndodhi në Kavajë? Ndodhi gjithë ai sherr. Vetëm nga Majaci. Se shënoi gol ai…, pa dale, duhet parë mirë. Dhe prapë, pas sherrit me Kavajën, u dënua Fieri i Majaci! Po ata që i shkojnë prapa? Ç’anë ato këmisha? Po vepron armiku? Fillluan dhe gjyqet. Ke qenë në Kavajë? Pse ke qenë? Ç’është kjo tifozëri? Duhet të çajmë bllokadën dhe ti më rend pas sportit. Pas Majacit! Mos po shtoj apo po shkruaj revan? Jo. Aspak. Vetëm sot nuk jap dot shifrën e saktë të tifozëve që e pësuan edhe me gjyq nga puna e këtij…, Majacit. Pas gjyqit, ndonjëri edhe burg, apo punë korrektonjëse. Të shkoje në stadium, u bë hall. Të vërshëllente kamzhiku nbas veshit: pse ke dalë nga rreshti? Vagabond! As pyetej për moshë. Partia qe nxehur. Duhej të varroste një mit. Mitin “Majaci”. Dhe ai, Kujtim Majaci, një futbollist model, një djalë për t’u pirë në kupë, dalë nga një familje punëtore, u kthye në idhull me sjelljen e tij. Kur kapte topin, e kapte flama, thoshte tërë entuziasëm një plak tifoz. Dhe ne e dinim mirë se do të shënonte. Ky qe gëzimi ynë në ato ditë aq “të nxehta” nga proçkat e dallkaukëve. Dhe e donim Apoloninë që nga Xhela Topi (s’e quanim më Capo), vazhdonim me Lakun e portës, me Raqin e dy mbrojtësit e krahut, me Pandin (hajde llamarina, bërtisnim njëzëri për Pandeli Tolen), për Kukurin e shkurtër, por që ta fuste topin poshtë shalëve (Kukuri qe aq teknik, sa mund ta krahasoje me teknikë si Bert Jashari, Vasillaq Zëri, Agim Janku apo dhe ndonjë tjetër, që tash s’e kujtoj dot). Por ylli qe veç Majaci. Dhe për t’i thënë ndal gjithë këtij vrapimi galopant që po merrte Apolonia dhe Majaci, u vu në përdorim gjithë makineria propagandistike e kohës. Sigurisht, porosia vinte nga lart. Dilnin në mes të rrugës makina me aktivistë (sytë dhe veshët e mbretit) dhe kthenin tifozat për të mos ndjekur skuadrën pas. Organizoheshin mbledhje në lagje, në ferma e fshatra. Ndal tifozërisë së “sëmurë”?!. Erdhën deri hetues me eskortë dhe kërcënonin. Por rinia çante ferrën dhe as që pyeste për këto masa drakoniane. Epidemia “Majaci” po bëhej e rrezikshme. Aq sa sekretarja që mbulonte artin dhe sportin i thotë Majacit: Dëgjo, për partinë e pushtetin është më mirë të mos shënosh më gola! Porosi më “të çmuar” dhe më me “kripë” se sa aq, s’kishe si mos të ngjallte krupën. Por Kujtimi, si një djalë që kurrë nuk i kanë pëlqyer ankesat nga padrejtësitë e kohës, bëri sikur s’e dëgjoi këtë porosi kaq “të urtë”. Dhe kurrë, kurrë, me askënd, nuk ka treguar për atë “porosi me aq vlerë”. Unë që po shkruaj e di mirë se si janë zhvilluar ngjarjet e asaj kohe dhe e kam njohur mirë atë partiake të sëmurë. Akademiku i shquar, Xhevahir Spahiu (gjej rastin t’i uroj shëndet
poetit tonë të madh), duke flour për një rast të tillë të ngjashëm, jo pa eufemizëm i tha intervistuesit: Po vure kuzhinere by…n, prit që të hashë m…in. Shtesat e prishin të gjithë bukurinë e kësaj ngjarje pakëz paradoksale, po krejt të vërtetë.
Epilog:
Dua t’ju uroj të gjithë atyre futbollistëve të ekipit “Apolonia”, gjithë të mirat, dhe të më falin në s’fola për ta, kokë për kokë. Dhimbje të madhe edhe për ndarjen e parakohëshme nga jeta të yllit të pashuar, Kujtim Majaci. Ngushëllime familjes së tij. I paharruar do të mbetet në zemrat e fierakëve, por edhe të tërë shqiptarëve, të atyre që dashurojnë futbollin e bukur! Sa për Vangjel Capon, trajnerin, kam edhe diçka. Kur qeshë inspektor për “gjuhën e letërsinë shqipe” në Drejtori të Arsimit, në Fier, sollën si inspektor edhe Xhelën. Kurrë nuk erdhi për inspektim në shkolla. Nisej për zyrë e sosej në fushë të sportit. Një ditë erdhi dhe i tha drejtorit: Ika unë. Nuk punoj dot në zyrë! Dhe iku. Se nuk e ka Vangjel Capo, po Vangjel Topi. Nuk e di se ç’bën tani, por i uroj në veçanti vetëm të mira.
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Majaci! Partia do të mos shënosh më gola

#2

Post by Aulona »

Tomorr wrote:
Alba ky shkrim eshte per ty dhe per partine tende.

-lol-

PS + PD = PPSH

Kur te mesosh kete formule hajde edhe bej ketu politiken e Shqiperise.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
albotrimi
Member
Member
Posts: 14
Joined: Sun Jul 19, 2009 2:36 pm
Gender: Male

Re: Majaci! Partia do të mos shënosh më gola

#3

Post by albotrimi »

Alba wrote:
Tomorr wrote:
Alba ky shkrim eshte per ty dhe per partine tende.

-lol-

PS + PD = PPSH

Kur te mesosh kete formule hajde edhe bej ketu politiken e Shqiperise.
Nga qe nuk justifikoheni dot mundoheni te beni bashkefajtore dhe Pd por ps eshte ppsh e cila nderroi emrin ne 1991.
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Majaci! Partia do të mos shënosh më gola

#4

Post by Aulona »

albotrimi wrote: Nga qe nuk justifikoheni dot mundoheni te beni bashkefajtore dhe Pd por ps eshte ppsh e cila nderroi emrin ne 1991.

Mund te me pergjigjeni dicka, nga doli kjo PD kush e krijoi dhe nga kush planet erdhen njerezit e PD'se, meqe nuk paskan qene ne shtetin 50 vjecar komunist te Shqiperise?! :roll:


Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”