"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

PER NGUSHELLIM TEK EDI RAMA

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.
Post Reply
User avatar
Secretmission
Member
Member
Posts: 15
Joined: Mon Jun 15, 2009 5:47 pm
Gender: Female

PER NGUSHELLIM TEK EDI RAMA

#1

Post by Secretmission »

Saimir Kola

Njatjeta shoku kryetar!
Erdha të të takoj pas gjithë kësaj gjëme që të ndodhi. Të shpreh ngushëllimin tim për humbjen. Mos u mërzit o burr i dheut, se jeta i ka të dyja edhe humbjen edhe fitoren. Më kanë thënë se po bën javen i ngulur në këtë karrige duke mbajt sytë nga televezioni e duke menduar se pse kësaj punë aq të pastër në fillim i doli kjo erë e qelbur në fund. S’ke pse mërzitesh. Ty, jeta nuk të shkuar bosh. Tani jo gjithmonë gjërat shkojnë vaj.
Kishe një fëmijëri të lumtur. U rrite pranë një artisti, dhe i shkreti, ndjesë pastë, deshi të bënte si veten. Të shkolloi në profesionin e tij, dhe ti rriteshe i lumtur. Por sa më shumë rriteshe, aq më shumë të fshehta të veseve të tua tregoje. Të kujtohet kur u bërë pedagog. Ishte moment shumë i bukur në jetën tënde. Por pas saj të erdhi edhe mendja e madhe. Normal, ishe më lart se shokët. Të kujtohen pastrueset e shkollës ku jepje mësim? Eh... punëtore të shkretat. Veç të tjerave atyre u duhej edhe përbuzja jote. A të kujtohet si e shave një herë njërën në korridor?... Mbase për momentin jo se punë të mëdha të kanë rënë mbi supe. Po unë erdha sot të të bëj ti harrosh këto punët e mëdha e të kujtojmë sëbashku ndodhitë e të kaluarës tënde. E lashë tek pastruesja. Ishte gallatë ajo ditë. Pasi iu ngërdheshe të shkretës, hyrë në klasë. Po aty nga nervat u ngatërrove me një studentin tëndin. Dhe ai s’ta përtoj fare. Të ra me karrige kokës. Sot ai djali është tek LSI-ja. Si vijnë punët. Nejse. Që atëherë tu prish sahati dhe deri më sot akoma s’je kthyer normal. Ndërrove shtëpi pas kësaj ngjarje. U budallepese i tëri. Për atë zot ti ke qenë gallatë fare. E mban mend çar bëje në atë kohë. Se si ta tha madje dhe i vure orar masturbimit tënd. Që atëherë e shfaqe prirjen tënde prej natyralisti. Masturboje në ballkon. Kjo zgjati deri sa një ditë u mblodhën djemtë e lagjes e të futën një dajak. Eh kryetar... të bënë për vdekje. Të hodhën në kazan e plehrave afër pallatit e të lanë aty duke e ditur se kishe vdekur. Të nesërmen të gjetën ca të tjerë e të çuan në spital. Ti nuk e bëje dot më atë veprim në ballkon se e kishe të ndaluar. O kryetar! Ke qenë i llahtarshëm fare. Eeee... inatçar i madh. Imagjino nga inati që nuk të linin të masturboje në ora 18:00 në ballkonin tënd, ti nuk vishje fare të brendshme, por mbuloje trupin me një kopotë të zezë e të madhe dhe shëtisje bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. I vetmi dëfrim yti në atë kohë ishte t’u shkoje grave dhe vajzave përballë dhe krejt papritur zërtheje kopotën tënde e ua tregoje të gjitha. Krenoheshe se kujtoje se vetëm ti ishe mashkull. Ishe gallatë kryetar. Ato kohë nuk kthehen më.
O kryetar. Nuk dua ti themi të gjitha në mënyrë kronologjike. Ti marrim si copëza jete. Thonë se një ndër ditët më të bukura të jetës është dita e martesës. Gëzojnë të gjithë, me raste edhe ata që martohen. Ti u martove në një vit të bukur, atëher kur ra edhe muri i Berlinit. U martove me një alamet vajze. Matilda Koçi. Këtu filluan edhe bëmat e tua kryetar. O zot car mazokisti kishe qenë. E torturove të mjerën vajzë, ia nxive jetën, e bërë copash. Aq copash e berë sa sot po bëhen plot 20 vjet nga kjo histori dhe ajo akoma se ka marrë veten dhe as ka për ta marrë ndonjëherë. Kur e pe se e shkatërrove plotësisht e ndave. I paparë je. Kishe njohur një tjetër vajzë. Rudinën. E mban mend Denis Ginën, atë djalin që e vranë tek fusha e druve. Si nuk e mban mend ti, e ke pasur shok të ngushtë. Kjo Rudina ishte e dashura e tij. Tani të të ftilloj mirë. Ti, pasi të vranë shokun, u lidhe me Rudinën. Heh kryetar. Je edhe aktori madh. Kjo pjesë e jetës tënde më ngjan me një fragment të filmit “Scarface”. Është momenti kur Tony Montana i rrëmben gruan shokut të ngushtë që ishte edhe boss droge. Po si të ndodhin ty këto. Rastësia është mbret i botës. Se mos e trajtove më mirë Rudinën. Njësoj si të parën, por kjo të paktën iku më shpejt. Kur s’të mbeti gjë tjetër afër ia nise me djalin. Ti kalove në çmendurira kryetar. Ti e burgose djalin tënd në një bodrum afër ambasadës greke. Aty e mbyllje gjithë ditën. Po pse e bëje këtë? Kaq shumë qejf kishe të torturoje njerëzit. Pastaj jeta rodhi, e tërë mundime për ty. Sa bukur e sajove atë atentatin. A s’më thua kujt i the të shtinte mbi xhamin e dritares tënde. E mbaj mend si sot atë s’kenë kur dole tek TVSH dhe flisje për atentat. Edhe sikur të ishte atentat, ti me ato që kishe bërë, habitem si je gjallë akoma. Je i fortë ndaj. U bëre edhe kryetar bashkie. Ia nise punës me kioskat buzë Lanës. Por mes kioskave ishin edhe disa lavazhe. Bërë një luftë të madhe me atë djalin që i kishe këto lavazhe. Thonë se atë e vranë një ditë dhe ti më pas zhduke edhe lavazhet. Eh kryetar. Ore, si mbeti enigmë kjo vrasja e këtij djalit... eee... Ja çfarë është jeta. Më pas një personazh tjetër shqiptar. Shkruante nëpër gazeta e nuk linte gjë pa thënë për ty. Të shau e të degjeneroi para gjithë shqiptarëve. Ai ishte i pangishëm me të shara për ty. Por një ditë u ngop. U ngop kur një miku yt i solli ca fato të një plazhi publik në Francë ku një femër të ngacmonte bibilushin. O çar skene o kryetar. Ti ke bërë jetë të betohem. I ke provuar të gjitha. Po seksin anal e ke provuar? Është një pyetje që duhet ta kishte bërë Çani kur ishe në emisionin e tij. Harroi. Ku ti kujtohej, sa të ftuar si punë jote ka në emision ai, mjaft mban mend. Por ky burri pasi të bëri edhe këtë, të vuri qershinë mbi tortë, u bë shoku yt. Dhe që nga ai moment ti u prishe me të gjithë. Me sa po kuptoj ky shoku ta merrka në kthesë ty.
Kur nisi fushata kryetar, dhe me këtë dua ta mbyll këtë bisedë, më ngjave me një hero. Me një trim. Më ngjave i paparë fare. Nise një luftë tamam si Donkishoti. Kishe afër edhe Dylqinën (Erjon Velinë) dhe Sanço Pançën (Gjinushin). Edhe luftuat që të tre me mullinjtë e erës. Dhe humbët. E ke dëgjuar kur thonë të vjetrit “Si ta nisësh do e betisësh”? Kjo nuk bën përjashtim për ty kryetar. Harrova të pyes... Ke ballkon akoma?
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: PER NGUSHELLIM TEK EDI RAMA

#2

Post by Sally »

Rama eshte i coroditur, Arben Ristanin e miratoi vete


Tendencë për të fshehur humbjen në zgjedhje. Kështu e ka quajtur Partia Demokratike deklaratën e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilin e cilësoi gjatë një konference shtypi vegël në duart e Berishës.
Pas kësaj PD-ja ka reaguar përmes zëdhënëses, Erla Mëhilli, e cila tha se "në lidhje me sulmet e shëmtuara të Ramës ndaj KQZ, PD deklaron se të gjitha procesverbalet dhe rezultatet e rretheve të Beratit, Shkodrës dhe Tiranës kanë firmat e të gjithë komisionerëve të PS-së të të gjitha niveleve, pa asnjë shënim dhe vërejtje të veçantë".
Ajo ka shtuar më tej se mandatin e 9-të të Fierit, Partia Socialiste ia mori PDI-së. "Numërimi i votave në dy qendrat e Libofshës është bërë në mungesë të vëzhguesve të PD dhe PDI-së, dhe janë bërë vetëm nga komisioneri i PS-së në mungesë të kamerave të filmimit të votave", tha ajo, duke shpresuar se drejtësia do të vihet në vend nga Kolegji Zgjedhor




-waiting-Po qe qenka coroditur duket, se nje e me dy vetem per votimet po flet, po afron afati te votojm prap dhe Rama e ka mendjen te votat e shkuara, nuk duket coroditje kjo :?: -haha- -haha-
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: PER NGUSHELLIM TEK EDI RAMA

#3

Post by Sally »

Anëtarët e kryesisë dhe eksponentë të lartë socialistë i heqin vizën ambicieve të Edvinit për rikandidimin


Pas Blushit, edhe Malaj, Haxhiymeri e Bello deklarojnë prerë se “Rikandidimi i Edi Ramës, do të ishte një humbje e dyfishtë, për PS-në dhe të majtën”, prandaj mospërzierja e tij në kongresin e 29 gushtit do të ishte rruga më e mirë për kryetarin e ndërprerë të PS-së

Kur të gjithë duan kokën e tij në “gijotinë”, për disfatën dhe skarcitetin politik që u solli, duke i lënë në opozitë dhe për katër apo edhe për shumë vite të tjera, mësohet se Edi Rama, po përgatit terrenin, për të manipuluar Kongresin e 29 gushtit, për ta vënë në shërbim të tij. Por kjo lëvizje e Edvinit, e cila i kushtëzohet nga dhimbjet e forta të kokës dhe sikletosjes së ethshme, si pasojë e humbjes së mandatit të kryetarit të PSSH, duket jetë shkurtër, pasi anëtarët e kryesisë dhe anëtarësia e thjeshtë socialiste, nuk mund të lejojë kurrsesi, përsëri Edi Ramën në krye të selisë rozë.

Shqetësimet e rënda të kryesocialistit pa mandat, bëhen akoma më të forta kur dihet tashmë se jo vetëm ka humbur zgjedhjet, por ka humbur edhe besimin tek socialistët e thjeshtë, të cilët deri dje e shihnin si liderin e udhëheqjes së bindjeve të tyre majtiste.

Degradimi deri në nivelin më ulët të mundshëm, deri aty sa askush nuk do t’ia shohë fytyrën e vranët dhe prej humbësi nëpër korridoret e selisë apo edhe në daljet e rëndomta mediatike, tregojnë pafytyrësinë politike të Edi Ramës, që me dhunën, kërcënimet dhe pazaret e pista, kërkon të qëndrojë me çdo kusht në një parti të cilën e çoi drejt shkatërrimit të plotë, madje ka filluar kalkulimet për rikandidim, në mënyrë që të mbizotërojë në PS.

Por a do ta lejojnë socialistët këtë? Reagimet e para janë shfaqur dhe kanë tmerrësisht të egra, duke e konsideruar rikandidimin e Edvinit, si jo vetëm humbje të dyfishtë për PS-në, por edhe shkatërrim për të majtën.

Kësisoj, sekretarja për Shanset e Barabarta në Partinë Socialiste Edlira Haxhiymeri, duke i’u referuar deklaratës së një dite më parë të zotit Rama se ai do të çojë përpara projektin e tij në PS, jep arsyet se përse zoti Rama nuk duhet të jetë me në krye të Partisë, të shtrira në rrafshin juridik, atë politik e moral.

“Mos rikandidimi i Ramës shtrihet në tre plane, në atë juridik të cilit mandatit i ndërpritet kur humbet në zgjedhje, në atë politik që dështoi projekti i tij dhe atë moral, që ka një traditë në PS ku humbësi dorëhiqet. Madje në një intervistë dhënë dikur nga vetë Rama pas humbjes në zgjedhjet e 2005 ai e ka pohuar një gjë të tillë ndaj kryetarit të asaj kohe në PS”, tha Haxhiymeri.

Respektimi i pikave statutore do të shqyrtohet në kongresin e jashtëzakonshëm të 29 gushtit, ku Rama pritet të rikandidojë, siç la të kuptojë edhe kryetari i Asamblesë, Ruçi. Por tashmë, mjaft anëtarë të kryesisë dhe eksponentë të lartë të Partisë Socialiste deklarojnë se rikandidimi i tij do të jetë një tjetër disfatë për Partinë Socialiste. “Rikandidimi i tij do të thoshte një tjetër humbje për PS”, shtoi ajo.

Zërat për largimin e Ramës nisën të artikulohen menjëherë pas humbjes së PS-së në zgjedhjet e 28 qershorit. Ato u konkretizuan me një resolutë të propozuar nga anëtari i kryesisë, Ben Blushi, i cili në fjalimin e tij në asamble, tha se me mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve, Rama po e mban peng Partinë Socialiste për arsye personale.

Arben Malaj: Edi Rama do të përdorë Kongresin, për mbijetesë parazitare

Me afrimin e datës së mbajtjes së Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, anëtari i kryesisë së selisë rozë dhe njëherazi deputeti Arben Malaj, deklaron se Edi Rama, për të shpëtuar mbijetesën politike mund të përdorë kongresin me metoda të ndryshme formaliteti, si dhuna, kërcënimet apo edhe pazaret e pisëta.

Duke marrë shkas nga ajo që ndodhi në asamblesë kombëtare të PS, e cila u shndërrua në një mbledhje plenumi të komitetit qendror, si në monizëm, ku mungoi transparenca dhe liria e informimit, Malaj shton se Rama është në siklet dhe mund ta kthejë Kongresin e Jashtëzakonshëm në një solidaritet të zhurmshëm të tij.

“Aktiviteti i tij është minimizuar dhe se Rama është në sikletin se nëse nuk do ta respektojë formën e filozofisë që solli dhe të mbetej me kredibilitet pozitiv duke shtuar se nëse ndodh kjo atëherë kostoja për PS-në do të ishte shumë e madhe”, tha Malaj.

Duke ripërsëritur qëndrimin e tij për largimin e Edi Ramës nga Partia Socialiste, Malaj u shpreh edhe për kandidimin e tij, për kreun e PS-së, duke e konsideruar këtë si ambicie politike dhe jo si mbijetesë parazitare.

“Gara për kreun e PS-së është një sfidë e madhe për të cilën duhet mbështetje në opinion për aftësinë që do të paraqesësh. E gjykoj si një ambicie politike dhe jo si mbijetesë parazite”, u shpreh Malaj.

Marko Bello: Lideri i ardhshëm i PS, nuk është Rama, ai bën mirë të mos rikandidojë

Deputeti i PS-së Marko Bello në kuadër të qëndrimit të të tij të shprehur tashmë publikisht kundër filozofisë së Edi Ramës në Partinë Socialiste, deklaron se Kongresi duhet të ndryshojë statutin e partisë që në këtë mënyrë të legalizohet të menduarit ndryshe në Partinë Socialiste.

Ai theksoi se Kongresi do të vendosë për dorëheqjen e Ramës, por njëherazi shton gjithashtu se Edi Rama nuk duhet të rikandidojë, pasi siç e sheh Bello këtë lëvizje, do të dëmtojë akoma më shumë PS-në dhe të majtën.

“Është kongresi që do të vendosë për dorëheqjen e Ramës. Rama është mirë të mos rikandidojë pasi ai nuk ka as sharmin dhe as misterin pozitiv që kishte në 2005-ën. Një rikandidim i mundshëm i tij, do të dëmtonte akoma më shumë PS-në dhe të majtën në vend”, u shpreh Bello.

Një nga zërat kritikë të Edi Ramës, deputeti Marko Bello tregoi më tej edhe arsyet që sipas tij Partia Socialiste nuk mundi të fitojë zgjedhjet e 28 qershorit duke bërë fajtor kryesor Edi Ramën që nuk mundi të ngrinte një frymë fitoreje dhe se koalicioni i PS-së ishte më i madh dhe më real.
Gjithashtu ai theksoi se PS-së i duhet një lider vizionar që ta çojë partinë në fitore dhe ky nuk është Rama.


...
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: PER NGUSHELLIM TEK EDI RAMA

#4

Post by Sally »

Edi Rama mashtron Ermelinda Meksin, kriteret dhe standardet më të ulëta, mbajnë Arta Daden në garë

Ndërkohë që Edi Rama vazhdon të gënjejë veten me idenë e mosnjohjes së zgjedhjeve dhe parregullsitë e tyre, paralelisht gënjeshtrat e tij po i injekton edhe në radhët e atyre që janë vetëshpallur mbështetës të tij. Në këtë gënjeshtër të mbështetësve, Edi Rama jo pa qëllim pleks edhe pazaret e tij, për premtime postesh.

Si përqafues i teorisë “tërhiq e mos e këput’, Edi Rama vazhdon të premtojë të njëjtin post, sikurse është ai i nënkryetarit të Parlamentit që i takon opozitës, më se një personi, mbështetës të tij, brenda PS-së. Në këtë shpërndarje premtimesh pa receta, Edi Rama nuk është se përdor kritere apo standarde, përkundrazi, persona që përmbushin më mirë kriteret dhe standardet, apo që kanë edhe një karakter më të fortë, ai i shmang nga gënjeshtrat në formë premtimesh.

Shembulli më i mirë dhe më i fundit është shmangia e Ermelinda Meksit nga “gara” e premtimeve për nënkryetare Parlamenti. Kriteret, standardet dhe karakteri i saj më i fortë, krahasuar me kandidaten tjetër për kandidate nënkryetare Parlamenti, Arta Dade, i mjaftuan Edi Ramës për ta hequr Meksin nga lista e “pretendenteve” për këtë post të lartë që i takon opozitës.

Ngelet, që deri në përfundim të kësaj “sage” mashtrimesh të Edi Ramës, të presim e të shohim se nga të ngelurit në “garën” për nënkryetar Parlamenti, Arta Dade do të triumfojë mbi Namik Doklen, apo të dy bashkë, në të ardhmen jo shumë të largët, do të jenë asgjë më shumë se “ish-kandidatë” për nënkryetarë parlamenti dhe në listë do shtohen emra të tjerë kandidatësh të tjerë, në varësi të humorit të Edi Ramës.


...
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: PER NGUSHELLIM TEK EDI RAMA

#5

Post by Sally »

Rama eshte i coroditur, Arben Ristanin e miratoi vete

Gjithashtu ai theksoi se PS-së i duhet një lider vizionar që ta çojë partinë në fitore dhe ky nuk është Rama.

Arben Malaj: Edi Rama do të përdorë Kongresin, për mbijetesë parazitare

Anëtarët e kryesisë dhe eksponentë të lartë socialistë i heqin vizën ambicieve të Edvinit për rikandidimin
Edi Rama mashtron Ermelinda Meksin, kriteret dhe standardet më të ulëta, mbajnë Arta Daden në garë



Per E.Ramen dhe per ( PS ) mos fitimi i votave nuk ishte thjesht vetem nje humbje, po dhe nje frik e madhe nga vete situata qe kete kater vjecar ne Shqiperi mund te behen shume ndryshime, duke filluar nga hyrja ne BE etj, etj, keshtu qe PS rrezikon te mbahet si nje parti shembull ne historin e popullit Shqipetar, se po i beri PD keto ndryshime populli mbas PD shkon, se e kemi thene qe populli do qe ti zgjidhen hallet, se e ben PD apo PS pak rendesi ka, vetem qe ne kete rast ka shume mundesi qe emri i S.Berishes te ngrihet me lart ne historin e politikes Shqipetare ( dhe pse ka ber shume shume gjera qe akoma dhe sot nuk kemi pergjigje [97] etj, etj,) dhe jo vetem emri i tij po dhe vet emri PD. Prandaj dhe perfaqesuesit e PS tani e kan kapur te gjith inatin me E.Rama, se ky kater vjecar do sillte shume ndryshime, dhe ata i besuan projektit te tij, po me shume i kishte besuar vet E. Rama :oops: :shock: , prandaj dhe ne keto kohe e shikojm qe ka humbur llogjiken dhe per te gjetur nje fakt ose nje arsyje (qe te tregoj qe nuk ishte fajtor) po vepron ne nje menyre qe po humb dhe respektin nga vet shoket / bashpunetoret e PS.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”