"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Pse kjo zemergjersi e grekut pikerishte tani, dhe jo gjate ketyre 20 vjeteve emigrim qe kan Shqipetaret?!
Pse ne fillim thane: nenshtetesi per femijet Shqipetare qe kan lindur ne greqi, dhe me vone u penduan dhe pranojn dhe ata femije qe kan bere 6 vjet shkolle ne greqi?!
Pse pikerishte brezin tone te ri?!
Pse pikerishte kur Shqiperia po i afrohet ( vone a heret ) BE-se?!
Gjithashtu dhe serbia edhe pse jane kundershtuar nga qeveria Kosovare, vazhdojn shperndarjen e pashaportave serbe ne Kosove, duke perfituar nga dobesia e disa Shqipetar/Kosovar qe nuk mund te arrijne te kuptojn qe Pavaresia e Kosoves u luftua/fitua per te pasur te drejten qe Shqipetaret te paraqiten si Shqipetare-Kosovare, dhe jo si kosovar te serbis!!!!
Vazhdon shpërndarja e pasaportave serbe në Kosovë
Prishtinë - Shtetasit kosovarë po nxiten gjithnjë e më shumë të pajisen me pasaporte serbe, pasi në këtë mënyrë kanë lehtësira më shumë në lëvizje.
Letërnjoftimet e prodhuara në Beograd vazhdojnë të shpërndahen edhe sot legalisht në Kosovë, me gjithë kundërshtime të vazhdueshme të qeverisë së Kosovës.
Shumë persona kanë udhëtuar me këto pasaporta në qytete të ndryshme të Evropës pa hasur asnjë problem. Megjithëse kostoja monetare e këtij procesi është shumë e ulët, ajo morale është po aq e lartë.
Përfaqësuesit kosovarë bëjnë të ditur se shumë zyra që lëshojnë këto dokumente dhe që shërbejnë si struktura paralele në Kosove, janë mbyllur. Sipas tyre, këto pasaporta janë të pavlefshme për qeverinë kosovare.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Dhënia e shtetësisë për rreth 500 mijë emigrantë është bërë molla e sherrit për politikën greke, ndërkohë që në Maqedoni po shtohet joshja për t’iu nënshtruar presionit ekonomik të Gaspromm-it rus
Per me se kater ore e gjysme parlamenti grek eshte shnderruar ne nje arene debatesh te ashpra midis udheheqesve te partive parlamentare. “Per ne pergjigjja eshte e qarte: Grek edhe lindesh edhe behesh,ashtu sic ka ndodhur vazhdimisht ne historine e helenizmit.
Edhe une kam qene emigrant, megjithese nuk perjetova keto gjendje turpi dhe trafikimi te njerezve ,ashtu sic ndodh ne kufijte tane”, u shpreh Jorgos Papandreu Kryeminister i Greqise.
Perfundojme nje problem qe shfaqet per me se 28 vjet dhe qe ka problematizuar shoqerine tone, integrojme ne kete shoqeri ata qe duan te hyjne ne te, duke shmangur izolimin e tyre, ksenofobine, idete se po rrezohet kombi- ka theksuar Papandreu.
Ne krahun e kundert ka qene edhe njehere pozicionimi i ultranacionalisteve greke, te cilet kane kerkuar perseri shpalljen e nje referendumi popullor per aprovimin e ketij projektligjit, ndersa udheheqesi i tyre Jorgos Karaxhaferri eshte shprehur perseri hapur kunder dhenies se nenshtetesise, emigranteve shqiptare.
"Po thoni pra qe t’i bejme shtetas greke".Jo z.Kryeminister.
Dhe gjithesesi ,jepuni nenshtetesine pakistanezeve dhe afganeve qe doni.
Shqiptareve dhe ballkanasve te tjere perse doni t’ua jepni?
Per 4-5 vjet ata do te jene ne Europe, do te kene pasaporte europiane, pse duhet t’i bejme greke?”, thote Karaxhaferri.
Edhe udheheqesi i Demokracise se Re eshte shprehur se dhenia e neshtetesise greke rreth 500 mijë emigranteve te huaj do te krijoje kushte te nje revolte shoqerore dhe nje ksenofobie te papare, ndersa ka premtuar se kur te vije ne pushtet partia e tij do ta anuloje ligjin.
“Dhenia e nenshtetesise automatikisht zhnderrohet ne nje magnet te vertete per nje vale masive legalizimi prej mijera emigrantesh te rinj ilegale.Dhe kete teme ne nuk e duam”, thote Andonis Samaras kryetar i Demokracia e Re.
Perplasjet e udheheqesve greke ne parlament jane pasqyruar edhe ne faqet e para te gazetave te sotme. Megjithe perpjekjen pozitive te socialisteve, opinioni publik eshte i ndare persa i perket ketij projektligji ashtu sic pershkruajne edhe sondazhet e shumta, ku mbizoteron nje pasiguri per humbjen ne te ardhmen te identitetit etnik, nje teze qe e theksojne cdo dite e me shume ultranacionalistet dhe jo vetem
Nuk e ka kuptuar apo ben sikur nuk e kupton "Karaxhaferi" lojen politike "ortodokse" te Papandreut, pse dhe kush jane qellimet e tij qe pikerisht brenda 4-5vjet ( qysh e thone ata ) Shqipetaret qo kene te drejten e pasaportes europiane, greku kerkon ti paisi tani me nenshtetesin e tyre?!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Kaloi gati pa u ndjerë e u përcoll thuajse me mospërfi llje vendimi i qeverisë për heqjen e njëanshme të vizave me Serbinë.. Zyrtarisht u tha se kjo nismë medemek u muar për vllaznit tanë preshevas që jetojnë nën Serbi, por më pas doli që edhe këta shqiptarë të matanë kufirit (e pohuan me gojën e tyre) mund të hyjnë e të dalin në Shqipëri pa viza, gjë që do të thotë se heqja e njëanshme e vizave në të vërtetë qenkësh bërë posaçërisht për qytetarët e nderuem serbë.
Nuk di me cilin shtet ne ende mbajmë regjimin e vizave për të hyrë në Shqipëri, por di të them se me vendet e BE-së, të SHBA-ve, Kanadanë, Britaninë e Madhe etj, heqja e vizave është bërë në mënyrë të njëanshme, vetëm nga ne, ndërsa me vendet e rajonit, Malin e Zi, Maqedoninë, dhe më larg, me Turqinë, Malajzinë e Izraelin, ne i kemi hequr vizat me vakt e me kohë, por ama me reciprocitet…Vetëm në këto pak vende autoriteti i shtetit shqiptar dhe i qytetarit shqiptar është respektuar disi, ndërsa me vendet e tjera, përveç vuajtjes dhe, pse jo, edhe poshtërimit nëpër dyert e ambasadave për të marrë një vizë, shqiptarët duhet të kalojnë më pas nëpër korridoret dhe kontrollet e “ekstrakomunitarëve” si të vetmet dele të zeza e të dyshimta të Ballkanit Perëndimor…Këtë ndjesi kemi për ta provuar nji tash edhe me serbët, teksa këta mund të futen e mund të dalin mbas sodit pa viza jo vetëm në zonën e Shengenit, por edhe në Shqipëri! Ne pra u bëmë sërish qytetarë të dorës së dytë edhe përballë serbëve! Shkurt, kjo do të thotë që qytetarët serbë mund të shëtisin lirshëm në çdo cep të Shqipërisë, ndërsa ne duhet të marrim vizë.
Vetiu lindin disa pyetje autodiskriminuese: po me Serbinë ç’patëm? Pse u telendisëm kështu? E hodhi vetë shteti ynë këtë hap, apo iu kërkua ministrit tonë të Jashtëm gjatë vizitës së tij “historike” në Beograd? Po pse nuk u respektua reciprociteti të paktën me shtetin serb?...Këto dyshime rrjedhin natyrshëm, jo për shkak të nacionalizmës së trashëguar, as për ndonjë zili a qejfmbetje prej provinciali ballkanik, por për të shqiptuar edhe njëherë një shqetësim më se të rëndomtë që ka lidhje direkte me dinjitetin tonë të nëpërkëmbur kombëtar, të cunguar edhe nga ky akt i fundmë “diplomatik”…
***
Nuk ka të drejtë asnjë qeveritar i rangut të lartë apo të ulët të na imponojë ndjenjën e kësollojtë të inferioritetit, sado në vështirësi të jemi. Nuk ka të drejtë asnjë qeveri qoftë edhe legjitime të trajtojë qytetarët e vet, të paktën përballë fqinjëve, si qytetarë të dorës së fundit. Nëse pas Murit të Berlinit ne u detyruam të pranojmë “statusin” e të pabarabartit e të persekutuarit përballë qytetarëve grekë, italianë, francezë, amerikanë, gjermanë etj. (për shkak të aspiratës dhe padurimit tonë për t’u bërë si Evropa), përse duhet të pranojmë këtë pabarazi kaq poshtëruese edhe me fqinjët, e konkretisht me serbët? Tekefundit ç’qe ky ngut, ç’qe kjo nevojë “diplomatike”, ç’qe kjo thagmë, ç’interes kombëtar (apo vetjak) e detyroi kryeministrin Berisha të hidhte këtë hap të njëanshëm e të kryente këtë sjellje “të habitshme”, pas asaj që bëri me ujërat e Jonit e varrezat e ushtarëve me Greqinë?
Nëse Gjykata jonë Kushtetuese pati guximin e kurajën të mbrojë territorin tonë, në këtë rast, cili do të jetë ai autoritet që do të rimëkëmbë dinjitetin tonë kombëtar? Nuk e dihet se kush do të përfitojë, ne apo serbët, do të kemi ndonjë dobi më shumë ekonomike ose politike nesër, pas lëvizjes së lirë të serbëve nëpër Shqipëri…Apo mos vallë Serbia u bë anëtare e BE-së dhe pas kësaj e ka ndërruar faqen, pasi ka larë e shpëlarë përfundimisht ndërgjegjen me një rezolutë parlamentare për Srebrenicën? Por, a mund të na thotë kush përse ne kemi mbetur për serbët po ata “shiftarë” të përbuzur të shekullit të kaluar, ndaj të cilëve ushtrohej e kultivohej në mos urrejtje folklorike, dyshim e mosbesim, gjë që me sa duket justifikohet edhe me mosdhënien e lejes për të hyrë në Serbi pa viza? Apo mos vallë dëshirohet të provohet që qeveria Berisha në Ballkan qenka më e emancipuara, më e çliruara nga paragjykimet dhe nga borxhet e së kaluarës? Mos kjo “lëvizje diplomatike” buron nga kompleksi i fodullit të leshtë e tipik ballkanik, i cili kur arrin të hipë majë plehut të pushtetit zë e kakaris si gjel, madje edhe kur nuk e dëgjon kurrkush në katund, vetëm e vetëm për të provuar se ne, mbi të gjithë ballkanikët, jemi “faktori kryesor i stabilitetit” në rajon e më gjerë? E vetmja fjalë e mirë që thuhet për ne nga kancelaritë ndërkombëtare është kjo: ne shqiptarët jemi “faktor stabiliteti në rajon”, gjë që, në një gjuhë më popullore, mund të shqipërohet kësisoj: jemi vetëm ne që nuk bëjmë as gëk as mëk sepse kemi klasën politike më lepepeqe, më të përkulur, më puthadore e më diskriminuese të Ballkanit!
E pra, askush nga ne nuk e di se kujt do t’i jepet kjo provë (kjo karamele) mirëbesimi, BE-së, SHBA-ve, apo vetëm Serbisë…Por pyetje të tilla dhe plot të tjera si kjo kanë për të mbetur edhe kësaj here pa asnjë përgjigje të saktë e të qartë për opinionin publik shqiptar. Sepse çudia më e madhe në këto anë nuk zgjat më shumë se tri ditë! Le që çuditë dhe ububutë e papara e të padëgjuara na kanë dhënë imunitet (tashmë asgjë nuk na bën më përshtypje). Ne nuk na zë as gripi i derrit dhe as i pulave, ne nuk bëzajmë as kur qeveria fal kufijtë e as kur na hedh në erë, as kur na vjedhin miliarda dhe as kur na përmbytin shtëpitë, as kur na mbytin si skllevër në Otranto e as kur zëmë vendin e parë në rajon për vetëvrasje e për çmime të larta!..E pra, para këtyre ngjarjeve e tragjedive, ç’rëndësi ka nëse nuk u respektua reciprociteti me Serbinë?
Kjo është e vetmja “arritje” dhe “fitore” e jona! Kjo është logjika që drejton qeverisjen tonë: opinioni publik shqiptar nuk ka as fuqi dhe as mundësi të kundërshtojë, edhe sikur t’ia…bëjnë të pabërën! Jemi lodhur e telendisur moralisht nga qeverisjet e deritanishme deri në atë farë feje sa edhe vuajtjen, edhe poshtërimin, edhe nëpërkëmbjen e ndërkombëtarëve, tashmë i quajmë “normalitet demokratik”…
***
Pa asnjë dyshim, qarkullimi i lirë i njerëzve të paktën në Ballkan do të ishte sukses për të gjithë popujt e ndarë në shekuj me mure, urrejtje e dasi. Por kjo ama nuk na pengon të themi se edhe kjo heqje e njëanshme e vizave cenon rëndë jo vetëm integritetin e diplomacisë e të shtetit tonë, por edhe dinjitetin kombëtar. Natyrisht këtë e themi jo vetëm pse Serbia nuk është çliruar ende nga sindroma e Kosovës, as nga mllefet nacionaliste, as nga shqiptarofobia, por sepse Serbia ishte shumë më prapa nesh në hapat drejt Evropës. Por kjo ndjesi e hidhtë shtohet më tepër edhe sepse, për të garantuar një fqinjësi të mirë, për të pasur në të ardhmen marrëdhënie të mira, të sigurta e të rregullta, për të siguruar pra stabilitetin dhe normalitetin mes dy vendeve, gjë që e dëshirojnë të gjithë popujt e Ballkanit, kusht numër një lipset të jetë pa asnjë dyshim reciprociteti! Sepse kur nuk ka reciprocitet mes dy njerëzve, nuk mund të ketë as bashkëjetesë afatgjatë midis dy shteteve, të cilët historikisht kanë pasur probleme të koklavitura me njëri-tjetrin!
“Evropa ka humbur kohë me idetë e Serbisë”, deklaroi këto ditë ambasadori amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell. Por jo vetëm kaq. Ndaj Serbisë së bombarduar nga NATO, Evropa tash ka vënë të tjera syze, të tjera kushte e standarde, duke mbyllur edhe sytë, edhe veshët ndaj shqetësimeve që vazhdon të sjellë e të mbjellë ky shtet ende i paçliruar nga ethet nacionaliste; kjo jo vetëm pse serbëve nuk iu dhanë mbi dy e ca mijë pyetje për të marrë statusin e vendit kandidat e liberalizmin e vizave, gjë që tekefundit provon se Serbia shihet krejt ndryshe nga Shqipëria, porse ky vend zyrtarisht nuk qenka i detyruar të japë as prova dhe as provime në Bruksel, mjaft që të kapet e të dorëzohet në Hagë Mlladiçi dhe…dhe kemi për të parë që dyert e BE-së do të jenë të hapura katekat.
Ndaj kësaj pabarazie të shëmtuar (në plotësimin e standardeve), afërmendsh as nuk të gjykohet e as mund të protestohet nga autoritetet tona të larta. Jo vetëm kaq, por me heqjen e njëanshme të vizave me Beogradin, pala shqiptare “diplomatikisht” i tha Brukselit se jo vetëm që nuk shpreh ndonjë qejfmbetje, por është tepër e kënaqur që Serbia po trajtohet më e privilegjuara e Ballkanit Perëndimor, krejt ndryshe nga ne shqiptarët që u lamë të fundit e që po ndihemi si fajtorë pa faj…Edhe Maqedonia është treguar më me dinjitet para ndërkombëtarëve, jo vetëm pse nuk pranon t’i bëjë asnjë lëshim Greqisë, pavarësisht nga trysnia e ndërkombëtarëve, por se ajo u tregua ku e ku më e mençur, kur, për të fituar sa më shpejt liberalizimin, u shtir sikur do të rivendoste në mënyrë të njëanshme regjimin e vizave me Shqipërinë, sigurisht, për t’i dëshmuar Brukselit se ky shtet është tejet serioz “ngaqë di t’i ka sigurojë kufijtë”, ndaj e meriton Shengenin…Dhe kështu e fitoi liberalizimin e vizave para nesh!
E përmenda këtë fakt për të thënë se hapja katekat, pa asnjë rregull e kriter e dyerve të Shqipërisë, pa reciprocitetin më minimal diplomatik dhe politik, ka dëmtuar keqas imazhin dhe interesat madhore të Shqipërisë, madje mund të them se nuk ka ndihmuar as në thithjen e investitorëve të huaj të fuqishëm, pasi këta nuk do t’i sillte në Shqipëri lehtësia për të hyrë pa viza, po siguria, dhe rigoroziteti i shtetit dhe nëpunësve të tij para Ligjit. E mesa duket ky është një nga shkaqet më kryesore e më thelbësore pse na lanë ne shqiptarët më të fundit në procesin e liberalizimit e të anëtarësimit në BE. Sepse sa hyn në kufi e kupton, që nga kontakti i parë me policët, me doganierët e me gropat e rrugëve, me sjelljen ndaj mjedisit se sa “serioz” dhe sa evropian është ky shteti ynë i çapëlyer nga mendësia e trashëguar e hyrjabyrjes!
Pra hapja e dyerve që në vitet e para të demokracisë, “për të hyrë edhe derri edhe dosa”, bëri që në Shqipëri të gëlojnë ekstremistët e terroristët, misionarët e dyshimtë fetarë, trafikantët e drogës e të prostitucionit, pedofilët, dallaveraxhinjtë, fajdexhinjtë, Xhon Megotë, Fazlliçët, tenderxhvatësit për një euro, batakçinjtë e Evropës, Azisë e SHBA-ve!…Hapja pra kaq “liberale” e kufijve tanë, pas një mbyllje hermetike nga diktatura, edhe pas njëzet vitesh me këtë gjasme-demokraci, ka sjellë këtë situatë anormale dhe absurde që ne të cilësohemi si shteti i vetëm në rajon që nuk vë dot kontroll të plotë kufijtë mbi e vet, që nuk garanton regjim të kufijve, duke bërë që ne të jemi vend tranzit i drogës së Lindjes së largët e të afërt, i prostitucionit, i mafies dhe i emigracionit ilegal, i krimit të organizuar…Ne mesa duket po e trembim Evropën!...Sepse nuk jemi në gjendje të vëmë dot nën kontroll as një katund si Lazarati, por së fundi na doli që edhe porti i Vlorës, sipas MAPE-s, qenkësh qendra kryesore e trafikimit në Ballkan për Evropën.
Atëherë si mund të kërkojmë pak më tepër dinjitet vetjak pa e ndërtuar, ushqyer, sendërtuar, mëkëmbur, respektuar, ringritur më së pari dinjitetin tonë kombëtar?...Por këtë nuk e bëjmë dot ne si qytetarë, kur më së pari nuk e bëjnë detyrën e tyre ata që na drejtojnë, ata që na përfaqësojnë para botës!
Shkruar nga: Kico Blushi
Burimi: Gazeta Shqiptare
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."