Pellazgët e ditur
Gjatë periudhës midis fundosjes së Atlantidës dhe epokës së Ekspeditës I të pellazgeve ose ARG-ëve drejt Indisë, përveç kontaktit me atlantët që mbetën përfundimisht në Europë, ata patën kontakte të ndryshme që u bënë si pasojë e shpërguljeve të shumta të popullësive, që u përkisnin grupeve pak a shumë të rëndësishme të po asaj race pellazgjike, të bardhë. Këto kontakte sollën edhe një herë që të njëtrajtësohet gjuha pellazge e folur dhe ndoshta e shkruar në atë kohë. Ne madje jemi të sigurtë që në sajë të famës botërore që pellazgët ose ARG-ët duhej të kishin fituar nga fitoret e tyre mbi Atlantët, ata patën mundësinë të përhapnin me urtësinë e tyre “legjendare” , përdorimin e gjuhës së tyre në dialektin që ata vetë flisnin në qendër të Greqisë, kryesishtë në Athinë dhe në Itali. Ne e nënvizuam mbiemrin tonë legjendar i cili cilëson emrin urtësi , për të vënë në dukje rastin që na jep që të ndreqet një gabim tjetër mijravjeçar, konkretisht ai që vazhdimisht e përkthen fjalën: διοι (dioi), që cilëson Πελάσγοι (Pelasgoi) si “hyjnore” sikur kjo διοι (dioi) të kishte ndonjë lidhje çfarëdo me mbiemrin θειος (theios) , i cili vetë vjen prej emrit θεος (theos) që do të thotë “Perëndi” dhe prej nga vjen mbiemri θειος (theios) i cili përgjigjet “hyjnor”. Në fakt fjala διοι (dioi) që është ngatërruar nga padija në këtë mënyrë, nuk është gje tjeter veçse mbiemri prejfoljor i shqipes ose i pellazgjishtes : di-ës , që vjen nga folja di , me kuptimin: kam dije. Διος (dios): atëhere është e njëjta fjalë me pellasgjishten di-ës që do të thotë, i ditur, ai që di ; dhe përkthimi i vërtetë i: διοι Πελάσγοι (dioi pelasgoi) si rrjedhim do të ishte : “Pellazgët e ditur” ose “Pellazgët e urtë”, dhe jo “Pellazgët hyjnore” , siç e kanë përkthyer gjithnjë gabimisht ose nga padituria.
Para nisjes së ekspeditës drejt Indise termi Pelarg ose Piellarg, që shënonte gjithë popullesitë e racës së bardhë është thjeshtësuar , duke hequr gjymtyrën e parë Pel ose Piell që do të thotë “lind” dhe ruajti vetëm gjymtyrën e dytë , që është ARG ose në greqishten ΑΡΓ (arg) dhe që ka kuptimin “i bardhë”. Ky term i dytë , i cili ka patur fat të madh , nëse mund të shprehemi kështu, dhe është në origjinë të fjalës mesopotamase: ARYA dhe të fjalës greke: ΑΡΓΕΙΟΣ (argeios) mjaft të shpeshtë në këtë gjuhë të fundit, ky term pra zuri vendin e fjalës: ΠΕΛΑΡΓΟΣ (pelargos) ose ΠΕΛΑΣΓΟΣ (pelasgos), megjithatë pa arritur që ta zhdukë tërësisht. Sido që të jetë, ajo që duhet shmangur , siç e kemi vënë re tashmë, është ngatërrimi me termin grek: ΑΡΓΕІΟΣ (argeios) , i cili shkruhet saktësisht në të njëjtën mënyrë , por që e ka theksin në rrokjen para parafundores, dhe që do të thotë “banor ose qytetar i qytetit të Argosit”.
Marrë nga libri “Enigma” i autorit Robert D’Angely
Burimi: http://eltonvarfishqip.blogspot.com/
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Linguistike
- alfeko sukaraku
- Sun Member
- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Linguistike
Eshte shume e qarte se vepra e Homerit bene fjale per Pellazget autokton=Pellazget e Divit=per ata qe e quanin veten e tyre autokton.Fjalet "dije-dituri-diell-" rrjedhin nga Dia-Divi..edhe e kunderta
Hesiodi thote se "pellazget krenoheshin se ishin autokton edhe me te vjeter se hena"
Nje kenge e lashte shqiptare e trasheguar brez pas brezi krenohet se "jena ketu ne vendin tene qe pa lere djelle e hene"
ndersa ne nje mbishkrim etrusk te shek 7 p e s shfaqet Zoti ne nje temen ne male, duke sjelle henen.
e vertetojn pershkrimin fjalet e mbishkrimit:
MI MALE NA LARTHIA PURU HENAS
Hesiodi thote se "pellazget krenoheshin se ishin autokton edhe me te vjeter se hena"
Nje kenge e lashte shqiptare e trasheguar brez pas brezi krenohet se "jena ketu ne vendin tene qe pa lere djelle e hene"
ndersa ne nje mbishkrim etrusk te shek 7 p e s shfaqet Zoti ne nje temen ne male, duke sjelle henen.
e vertetojn pershkrimin fjalet e mbishkrimit:
MI MALE NA LARTHIA PURU HENAS
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE