"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Pashallaku i Beogradit gjatë sundimit Osman

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
Arban Blandi
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 464
Joined: Sun Apr 25, 2010 12:11 am
Gender: Male
Location: Іllyria, Ukraine
Contact:

Pashallaku i Beogradit gjatë sundimit Osman

#1

Post by Arban Blandi »

Prishtinë, Prill 2010
Pashallaku i Beogradit gjatë sundimit Osman
Sprova “Pashallaku i Beogradit gjatë sundimit osman”, sjell mjaft të dhëna dhe fakte historiografike për krijimin e shtetit serb që në vitin 1800 e tutje, duke argumentuar se serbët kanë ndjekur një politikë tejet agresive dhe ekspancioniste ndaj racave tjera në Ballkan, për t’i asimiluar, sidomos ndaj shqiptarëve, e që janë në hapësirat e veta autoktone prej shekujsh. Ky shkrim të kthen të historia jonë e hershme, sa tragjike por edhe sa e dhimbshme, duke mbetur në kujtesë për atë hapësirë të etnisë shqiptare, pra Sanxhaku i Nishit, vetëm toponimet e vendbanimeve shqiptare. Sidomos ky shkrim me karakter studimor sjell mjaft të dhëna për krimet dhe tmerret serbe ndaj shqiptarëve autoktonë që nga Sanxhaku i Nishit, deri ku shtriheshin shqiptarët në trojet e tyre etnike.


Pashallëku i Beogradit gjatë sundimit Osman ka qenë njësi administrative ushtarake e Sulltanit. Në vitet 1800 ka filluar çlirimi i kësaj hapësire dhe ka vazhduar deri më 1875 me ç’rast janë çliruar dhe pastruar nga raca shqiptare dhe racat tjera ballkanike me përkatësi fetare myslimane edhe 6 nahije tjera.

Nga ky Pashallëk ka filluar krijimi i shtetit serb, i cili që nga themelimi ka ndjekur një politikë agresive ndaj racave tjera që nuk e pranonin asimilimin. Me pastrimet racore dhe fetare që bëri ky pushtet nga Lugina Moravës (ndër ta 150.000 shqiptar), regjimi i dinastisë së Obrenoviqve (1817-1903) vazhdon politiken e njëjtë dhe ja arrin që të thirr në jetë Principatën e Serbisë. Nga kjo principatë lëshohen urdhëresa të ndryshme me qëllim të vijimit të politikës së filluar dhe kështu më 1832 lëshohet urdhëresa me të cilën ndalohet qarkullimi i shqiptarëve dhe boshnjakëve në territorin e saj. Kjo urdhëresë i drejtohej kryesish vendasve shqiptar dhe boshnjak d.m.th ata duheshin të paraqiteshin si serb përndryshe pasonte dënimi me 25 goditje me shkopinj. Pas dy viteve (1834) po nga zyrtarët e kësaj principate lëshohet urdhëresa që ushtria e rregullt e posa formuar të djegë fshatra nga që nuk i nënshtroheshin asimilimit.

Me Paqen e Parisit më 1856, kjo principatë e fiton një lloj mbështetje nga fuqitë e mëdha, dhe këtë mbështetje e shfrytëzon për të larguar të gjithë shqiptarët nga qyteti i Shumadisë dhe nga Hercegovina.

Më 2 mars 1865, Knjaz Mihaili nxjerrë ligjin për kolonizimin e vendeve të marra nga të ndjekurit. Ky ligj edhe fillon të zbatohet me përqendrim në Sanxhakun e Nishit dhe Pirotit. Ishte kjo koha gjatë mbajtjes së Kongresit të Berlinit dhe qëllimi ishte që të krijohen fakte për pranimin e principatës si shtet.

Gjatë fazës së dytë të pastrimit, ka fundi i shekullit XIX , shqytarët ishin përqendruar në qytete, qyteza si Qupri, Paraqin, Uzhic, Krushec, Aleksinc, Karanovc(Kraleve) dhe Beograd dhe pjesa dërmuese në Sanxhakun e Nishit në qarkun e Toplicës (rrethi i Prokupljes, Dobriqit, Kosanicës, Jablanicës e Pustarekës dhe Kurshumlisë), në qarkun e Vranjës (rrethin e Polanicës, Gerdelicës, Masuricës, Pqinjat, Inogoshej etj.) si dhe në qarkun e vet Nishit dhe qarkun e Pirotit. Nga regjistrat e publikuar deri më tani dihen gjithsej 551 vendbanime dhe po ashtu ka shënime indirekte të cilat flasin për rreth 700 vendbanime.
Faza e dytë e pastrimit
Pastrimet etnike deri më 1923 (raca serbe, gorane dhe boshnjake = racë serbe). Gjatë luftës ruse-turke të Krimit në vitet 1877-1878 fillon rritja e intensitetit të dëbimit që shënon edhe fazën e dytë të dëbimit masiv. Mbajtjes së këtyre viseve nën kontroll ju vijën nën ndihmë edhe reparte ushtarake e vullnetarë të racës rus.

Pushtimi i territoreve turke, siç ishte predikuar në perëndim në fakt ishte pushtimi i territoreve të pa mbrojtura shqiptare apo të mbrojtura në një organizim të nivelit të ulët. Gjatë këtij operacioni ruse-serb gjejnë vdekjen mbi 35.000 shqiptarë të moshave të ndryshme. Shumica e tyre ishin të masakruar në forma të ndryshme si therje, djege (së bashku me shtëpinë), hedhje në lumenjtë të ngrirë etj. Në anën tjetër ky operacion fillon me plaçkitje në forma të ndryshme si dukat, stolit e deri te mobiliet, shtroj-mbuloj, veshjet, parat, drithërat, bulmetrat, bagëti etj dhe pas krijimit të terrenit të përshtatësh hynin ushtritë çlirimtare (Metodat e ushtrisë sllave).
Këtë e dëshmojnë radhët në "Udhëtimi në Serbinë e Re":
Disa familje shqiptare iknin dhe tërhiqeshin në luginat e lumit të Moravës Jugore, nëpër te ftohtit të madh, pran rrugës nëpër grykën e Gerdelices deri te Vranja dhe Kumanova, shiheshin fëmijë te hedhur dhe te vdekur dhe pleq te ngrirë. Tërheqja ka qen tragjike, kuajt dhe qet tërheqshin ngadalë qerret nëpër borë,sepse qerre kishin pakë .Disa fëmije të hedhur, të humbur apo gjysmë te vdekur nga lodhja dhe uria kanë qen të ënjtur dhe të fryrë si daullja, disa i linte shpirti atëherë kur tanët i ushqenin ose pas ngrënies”.

E gjithë kjo bëhej me qëllim të transformimit të racës sllave të Pashallëkut të Beogradit në një komb brenda kufirit të një shteti. Si do që të jetë, pas pastrimit nga raca shqiptare dhe racat tjera që nuk pranonin të ishin pjesë e kombit të racës serbe, shteti i tyre bënte planifikime për krijimin e sigurisë së shtetit të tyre. Këto qëllime më së miri i shpjegon Jovan Haxhivasileviq kur fletë për pushtimet në jug të shtetit serb kur thotë se "dëbimi i shqiptarëve u bë me qëllim që Serbia të bëhet shtet i pastër nacional dhe te krijohet mundësi që aksioni serb në të ardhmen të drejtohet ka pjesët e Kosovës".

Si do që të jetë nga këto vise për një kohë te shkurtër u bë pastrimi etnik mbi 700 fshatrave e vendbanimeve shqiptare me një popullsi rreth 300.000 veta. Në vend të tyre u vendosën sllavë dhe malazezet besnik te regjimit. Popullata e dëbuar shqiptare nga Sanxhaku i Nishit, kryesisht u vendos ne territorin e Kosovës së sotme, disa u vendosen ne territorin e Maqedonisë, e shumë përtej Bosforit, në Anadolli e më tutje. Ekzistojnë të dhënat e fshatrave në Kosovë, në të cilat u vendosen kjo popullatë.
Lokalitete shqiptare në Principatën serbe (1817-1865)
Kjo listë tregon lokalitete në të cilat kanë banuar shqiptarët e dëbuar nga Sanxhanku i Nishit. Ky dëbim është bërë gjatë krijimit të principatës serbe në teritorin e Pashallëkut të Beogradit e cila në fillim kishte për qëllim krijimin e principatës brenda kufinjëve të pashallukut por me mbështetjen e fuqive të kohës i rrit aspirata dhe pushton edhe teritore të viseve e racave tjera që po ashtu ishin të okupura nga perandria osmane. Lista është sipas ABC-së Vini Re! Shumica e vendbanimeve janë zhdukur nga faqja e dheut dhe ekzistojnë vetëm në letra të mbyllura në arkive.
Listat e vendbanimeve
Listat e vendbanimeve janë të krijuara bazuar në shkronjën e parë të emrit të vendbanimit për hirë të identifikimit sa më të lehtë.

Vendbanime me A:
Alikinci, Alabana ,Arbanashka, Arbanashci, Araqa, Hasanovci (edhe Asanovic).

Vendbanime me B:
Balltiqi, Barllova, Bajshtica e Epërme, Bajshtica e Poshtme, Balinovci, Baca, Banjska, Bajqiqi, Bajqinca, Buci, Borova, Banja e Repanjës, Bajqinovci, Bardyzi, Banja, Babviqevci, Babatica, Babishevci, Banjabara, Bajra, Batushica, Barlova, Berila, Bedila, Bellanica, Belibregu, Bellotini, Bellobregu, Bellanovci, Berxhika, Beselica, Berbatofci, Bellpola, Belegu, Bubavci, Berjana, Beashtica e Poshtme, Binovci, Bllaca, Boka, Borovci, Borinci, Bojniku, Bunovci, Bogujevci, Bujanovci, Bugujevci (në rrethin e Jabllanicës), Buzhurana, Breznica, Bresternavi, Brallova, Brajshori, Branina, Bresi, Brezniqiqi, Breznica, Bullatovci, Buqinca, Bublica, Bufca, Burevica, Burinci, Budeci, Bumbereku, Bullaini, Bukollrami, Bukozhani, Bukovagllava, Bushtrani, Buqinca, Byqmeti i Epërm, Byqmeti i Poshtëm, Byqmeti i Mesëm, Bugunuvci.

Vendbanime me C:
Cervaneku, Cernoverni, Cerrcavci i Epërm, Cerrcavci i Poshtëm, Cerrnatova;

Vendbanime me Ç:
Çestelina, Çiftliku, Çokoti, (një ne qarkun e Nishit e një në Jabllanicë), Çukovci.

Vendbanime me D:
Dankoviqi, Devotini, Dedinca, Devqa e Epërme, Degermeni, Dediqi, Dekutina, Deshullovci, Dedishka, Dikovci, Dllugojnica, Dobratiqi, Debrejance, Dobrasheva, Dobridolli, Dragideli, Dragusha e Epërme, Dragusha e Poshtme, Dranica, Dragobuzhda, Draganci, Drevina, Drenova, Drenci, Drenovci, Dubrava, Dubranja, Dubnica, Durnjaci, Dubova, Dugidelli, Dugolluka, Dublica, Dukati, Drugalevci, Dubulevi.

Vendbanime me G:
Gazdara, Gajtani, Gabinca, Graica, Granica, Gesolica, Gegla, Gerguri (në Jabllanicë), Gerguri (në rrethin të Prokuples), Gojnofci, Gopnja, Gollaku, Govori, Grabofci, Gragoqevci, Grabovica, Gerbafci, Grebolica, Gllasoviku, Gllasnoviqi, Gradni, Gunjaraku, Gurivica, Gubetini, Gurgurofci, Gurgurova, Gurgora.

Vendbanime me Gj:
Gjemnica, Gjelekari, Gjelekara, Gjaka e Epërme, Gjaka e Poshtme, Gjukella, Gjorgjefci, Gjushica, Gjingjusha, Gjurkofci, Gjurefci, Gjikolli, Gjurgjefci.

Vendbanime me H:
Hergaja, Huruglica e Epërme, Huruglica e Poshtme.

Vendbanime me I:
Igrishta (e Vranjës), Igrishta (e Pusta Rekes), Ivankulla, Ivanja, Izumna.

Vendbanime me J:
Jabuqa, Jakofci, Jashanica e Epërme, Jashanica e Poshtme, Jellashinca.

Vendbanime me K':
Kamenica, Katundmorina (rrethi i Nishit), Komotena, Kumareva, Kallabofci, Katuni, Kacabaqi, Katiqi, Kapiti, Klaiqi, Klisurica, Konjufci, Koprani, Konxheli, Korbevci, Kodra, Konjuva, Konjuhi, Kojqiqi, Koqane, Kremenata, Kertoku, Krivaqa, Krushevica, Kerqmara e Epërme, Kerqmara e Poshtme, Kovanlloku, Kutllovci i Epërm, Kutllovci i Poshtëm, Kuqi, Krushevica, Kutllova, Kutllat, Kozmaqi, Koznica, Kordinci i Poshtëm, Kordinci i Epërm, Kastrati, Kallabovci, Kalimanca, Koshareva, Konjina.

Vendbanime me L:
Legatica, Lebofci, Levqa e Epërme, Lebana, Leci, Leskovabara, Lepanja, Leboshtica, Letovnishte, Leturna ,Lumeqi, Lepenica, Lipovica, Lusha.

Vendbanime me Ll:
Llallinca, Llazalla, Llapashtica, Llozana, Llozna, Llopetinca, Llugiqi, Llumnica, Llukova, Llugari.

Vendbanime me M:
Manistirishta, Masurica, Magashi, Mazareqi, Maleivci, Makovci, Magova, Magarenja, Marovci, Maqedonci, Maqestena, Magjera, Maqina, Maqkovci, Matarova, Matajevci i Madh, Matajevci i Vogël, Merqezi, Megja, Maqkovci, Mekishi, Merofci, Mesgraja, Megjuana, Mehanja, Mealica, Mernica, Medveci, (Merqa, Mellova, Merveshi, Mekishi, Meshica, Merkonja, Merlaku, Merkoviqi), të gjithë këta emra në kllapa janë me e paza pas M, Megjurova, Milina, Miroqica, Mikullofci, Mikulani, Mirovci, Miroshevci, Milivojci, Miskiqi, Mirosllavi, Mirinca, Mihalica, Molla e Kuqe, Momqilli, Mugosha, Muzaqa, Muqena, Muleviqi.

Vendbanime me N:
Novosella, Neredovci i Epërm, Neredovci i Poshtëm, Negosavla, Novosella (nëqarkune e Toplicës), Novosella (në qarkune e Vranjës), Neveda, Nelaku, Nesushta.

Vendbanime me O:
Orlishte, Orana, Orlana, Oraqi, Obertinca, Obllaqina, Ostrogllava, Obarda, Orashci.

Vendbanime me P:
Paqarada, Parada, Pasjaqa, Pasjaqa (Nish), Pavllovci, Pallata, Pashici, Petrovci, Pevatica, Perunika, Pestishi, Pestini, Petrila, Pertata, Peqenci, Pokofci, Pervetica, Peroshtica, Pllana e Madhe, Pllana e Vogël, Plakova, Plloqniku, (përkatesisht Pllashniku i Epërm), Pllashniku i Poshtëm, Poterzhani, Popovci, Popova, Poturqoi, Pareqi, Pollomi, Pollomi (në qarkun e Vranjës), Pollomi (në qarkun e Prokuples), Prebeza e Epërme, Prebeza e Poshtme, Prekoqna, Pretreshnja, Prekodelli, Prekedini, Prevallci, Preboji, Preseka, Prekopqellnika, Prekopuca, Prekorogja, Prekashtica, Preobrazhenja, Preopollci, Piskala, Pishteva, Pustoshillova, Pustovojllovci, Pukovci, Pupovica.

Vendbanime me Q:
Qyqalla, Qunglla.

Vendbanime me R:
Radeci, Radovci, Rabovci, Rafuna, Rakovica, Rashka, Rashica, Rastelica, Raqa, Rasuhaqa, Ramabaja, Ramnishta, Ravnishori, Ravnareka, Rashevci, Rataji, Rastavica, Rumanovci, Raputofci, Rastavica, Rasturrula, Ragjenovci, Radinovci, Ramadeni, Relinci, Reçica e Epërme, Reçica e Poshtme (në Toplic), Teçica e Leskovcit, Retkoceri i Epërm, Retkoceri i Poshtëm, Resinci, Ribinci, Rudari, Rukofci, Runjiku, Rubofci.

Vendbanime me S:
Samakova, Sellova, Seoce, Sekicolli, Seqinica, Selishta, Sekiraqa, Sllavnica, Sllamniku ,Sllabniku, Sllatina, Siarina, Slishani, Slivnica, Slivova, Simnica, Sinanova, Sodarca, Skobari, Skoverqa, Statovci, Stublla, Stashillova, Starasella, Starobanja, Surdulica, Suvidolli, Suvojnica, Suvamorava, Sudimla, Svinjisishte, Sfirca, Svinjarina, Sfarqa e Epërme, Sfarqa e Poshtme, Sagonjeva, Samarinci, Sagorjeva, Studenci, Spanca, Smrdani, Stropska, Smiloviqi, Stullca.

Vendbanime me Sh:
Sharprinci, Shahiqi, Shqrrlinci, Shahinovci, Shatra e Epërme, Shatra e Poshtme, Sharci, Shanalluka, Shuliqi, (përkatesisht: Shylyshi), Shillova, Shipovci, Shishmanovci, Shirokonjeva, Shulemaja, Shushnjaku, Shtullca.

Vendbanime me T:
Talirofci, Terstena, Ternava e Poshtme, Ternave e Epërme, Ternava (Nish), (Terpeza, Terrha, Termkolli, Terbunja e Epërme, Terbunja e Poshtme, Ternavillazi) të gjithë këta emra në kllapa janë me e-paza pas T, Tena, Tihofci, Toqani, Toverlani, Toshi, Topllaci, Topanica, Togaqevci, Treqaku, Trebinja, Tullari (Jabllanic), Tullari (Prokuple), Tmava, Turjana, Tupalla, Tupalla (Nish), Turqica, Tubuzhde.

Vendbanime me U:
Umi, Uzllok, Ushi.

Vendbanime me V:
Vardeniku, Vardini, Vasiqevci, (Verbica, Verbova, Verbovci, Vertopi) të gjithë këta emra në kllapa janë me e-paza pas V, Vrella, Vagermeni, Veqa, Vllasa e Epërme, Vuqaku, Vishesella, Vitosha, Vllahinja, Vllasa (e Prokuplës), Vllasa (e qarkut të Vranjës), Vllahova, Vova, Vojllovci i Epërm, Vodica, Vojiznova, Verbovci i Epërm, Vrezhina e Poshtme, Visoka, Vershefci, Vranovci, Vuqjaku, Vukojefci, Vuqa, Vujanova, Vujiznova (Nish).

Vendbanime me Z:
Zagragja, Zaravinja, Zllatokoni, Zakishenje, Zuqa, Zllata, Zubuvci, Zebica.

Vendbanime me Zh:
Zhapska, Zhegrova, Zhdelova, Zhinipotoku, Zhitorogja, Zhuqa, Zhuqi.

Qytete:
Prokupla, Kushumlia, Leskoci, Vranja, Nishi, Sharqoj, Sheherqoj (Piroti), Bellapallanka, Tërni.[/color]
Our Scribd Channel - History was a damn dim candle over a damn dark abyss.
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Pashallaku i Beogradit gjatë sundimit Osman

#2

Post by alfeko sukaraku »

kjo eshte tragjedija jone si shqiptare

ne se do merrnim parasysh keto rrethana ateher do kuptonim perse u vonuam ne shqiptaret te shpallnim mevetsin.

Arban

je shume larte plako...gezohem qe kam nderin te mesoj shume gjera nga ty ne kete forum.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Pashallaku i Beogradit gjatë sundimit Osman

#3

Post by Zeus10 »

Giulio22 wrote:
Prishtinë, Prill 2010
Pashallaku i Beogradit gjatë sundimit Osman
Sprova “Pashallaku i Beogradit gjatë sundimit osman”, sjell mjaft të dhëna dhe fakte historiografike për krijimin e shtetit serb që në vitin 1800 e tutje, duke argumentuar se serbët kanë ndjekur një politikë tejet agresive dhe ekspancioniste ndaj racave tjera në Ballkan, për t’i asimiluar, sidomos ndaj shqiptarëve, e që janë në hapësirat e veta autoktone prej shekujsh. Ky shkrim të kthen të historia jonë e hershme, sa tragjike por edhe sa e dhimbshme, duke mbetur në kujtesë për atë hapësirë të etnisë shqiptare, pra Sanxhaku i Nishit, vetëm toponimet e vendbanimeve shqiptare. Sidomos ky shkrim me karakter studimor sjell mjaft të dhëna për krimet dhe tmerret serbe ndaj shqiptarëve autoktonë që nga Sanxhaku i Nishit, deri ku shtriheshin shqiptarët në trojet e tyre etnike.
Kjo eshte akoma nje prove me shume, qe provon falsitetin e kombit serb. Ata nuk jane race me vete dhe para 200 shqiptaret ishin akoma ne trojet e tyre ilirike, derisa bullgaret lokale sundimtare, qe therriteshin serbe, vendosen asmilimin ne shkalle te gjere, te popullsise shqiptare te varur prej tyre.
Kur at te therresin : KOSOVA ESHTE SERBI, pergjigja jone duhet te jete
SERBIA ESHTE ILIRI, e per rrjedhoje ARBERI. Ajo eshte toke e pushtuar dhe njerezit e saj, tjetersuar.
Mos u beni te ndrojtur, dhe kete thirrje mos e quani jorealiste: Gjithe, jugu i Serbise duhet te shkeputet nga shteti-komb artificial serb dhe duhet ti bashkohet Kosoves, duke i kthyer dhe gjuhen origjinale, te pakten ne qytetet Vranje dhe Nish.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Pashallaku i Beogradit gjatë sundimit Osman

#4

Post by ALBPelasgian »

Zeus10 wrote:
Kjo eshte akoma nje prove me shume, qe provon falsitetin e kombit serb. Ata nuk jane race me vete dhe para 200 shqiptaret ishin akoma ne trojet e tyre ilirike, derisa bullgaret lokale sundimtare, qe therriteshin serbe, vendosen asmilimin ne shkalle te gjere, te popullsise shqiptare te varur prej tyre.
Kur at te therresin : KOSOVA ESHTE SERBI, pergjigja jone duhet te jete
SERBIA ESHTE ILIRI, e per rrjedhoje ARBERI. Ajo eshte toke e pushtuar dhe njerezit e saj, tjetersuar.
Mos u beni te ndrojtur, dhe kete thirrje mos e quani jorealiste: Gjithe, jugu i Serbise duhet te shkeputet nga shteti-komb artificial serb dhe duhet ti bashkohet Kosoves, duke i kthyer dhe gjuhen origjinale, te pakten ne qytetet Vranje dhe Nish.
Te lumte goja Zeus!

Ne nje nga numrat e ALBANIA te Konices, nje autor shqiptar (s'me kujtohet per castin emri i tij) ngrinte po kete pyetje: 'Po te ishim me te zgjuar ne (shqiptaret) nuk do t'u linim hapesireve serbeve per te pretenduar 'Stara Srbija' (Serbia e Vjeter - aluzion per Kosoven) por do t'i quanim me plot te drejte, tokat perreth Nishit, Shqiperi e Vjeter'.

Pak a shume, Pashalleku i Beogradit eshte e njejta situate thuajse me Pashallekun e Morese dhe Atikes (te cilen nekrofilia europiane e quajti Greqi); masa derrmuese e banoreve ishin shqiptare ortodoks - ata edhe te cilet ishin avangarda e ketyre kryengritjeve.
Mirepo, kleri ortodoks se bashku me Kishat Ortodokse te cilat ishin instrumentalizuar nga Pan-Sllavizmi e asimiluan dalengadale masen e shqiptareve ortodoks duke ngjizur ne ta nje urrejtje deri ne delirium fetar kunder "turqve" e "muslimaneve" - ne te vertete kunder vellezerve te tyre te nje gjaku. Me vone, si i mori kembet ky shteth "serb" nisi fushtatat per spastrimin e territoreve 'serbe' nga 'mbeturinat arnaute' duke ndjekur ndaj tyre nje gjenocid te paster.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”