"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Nje liber i lene ne heshtje.

Flisni për gjuhën shqipe, magjinë e saj, evoluimin, lidhjet e saj me gjuhët e tjera, rreziqet që i kanosen.
Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Nje liber i lene ne heshtje.

#1

Post by Zeus10 »

Do i lutesha kujtdo qe i disponon, fotografi nga libri i meposhtem,

"Ilirët flasin Shqip -Shqiptarët flasin Ilirisht", shkruar nga Preloc Margilaj, Podgoricë, 2001

ti sjelle ato ketu pjeserisht, por natyrisht pa e tepruar me materialin, ne menyre qe te mos cenohet e drejta e autorit.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Nje liber i lene ne heshtje.

#2

Post by Arbëri »

Libri "Ilirët flasin shqip-shqiptarët flasin ilirisht", i Preloc Margilajt nga Trieshi i trevave shqiptare të Malit të Zi, një vepër testamentale për enigmat e ilirishtes dhe shqipes

Vepra e Preloc Margilajt, monument i kulturës shqiptare


Përgatiti D. Kaloçi

Para pak kohësh në një nga sallat e Muzeut Kombëtar në Tiranë u promovua libri "Ilirët flasin shqip-shqiptarët flasin ilirisht" i studjuesit Preloc Margilaj nga treva shqiptare e Trieshit të Malit të Zi. Në këtë promovim që u organizua nga Muzeu Kombëtar, morën pjesë shumë studjues, historianë dhe akademikë, si dhe të ftuar nga shqiptarët e Malit të Zi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndodheshin gjithashtu Kryetari i Akademisë së Shkencave Prof. Dr. Ylli Popa, Prof. Dr. Luan Malltezi, Prof. Dr. Dhimitër Pilika, Prof. Dr. Koli Xoxi, Prof. Sherif Delvina, Prof. Dr. Ylli Vejsiu, Prof. Muzafer Xhahiu, Prof. Nikoll Margilaj etj. Nga kumtesat respektive që u mbajtën, libri i Margiljat u konsiderua si një vepër enciklopedike me mjaft vlera. Po kështu më datën 6 korrik ky libër u promovua edhe në Tuz në vëndlindjen e autorit, ku referuan historianët Sherif Delvina, Pjetër Ivezaj, Gani Demiri (Ratkoceri) Mark Camaj, Skënder Shkupi, Dr. Prof. Gëzim Boçari etj. Për të pasur një njohje më të plotë rreth asaj çka trajton kjo vepër e Preloc Margilajt, e cila është pritur me mjaft interes nga rrethet akademike, ne iu drejtuam një prej specialistëve më në zë të kësaj fushe, Prof.Dr. Moikom Zeqos, Drejtor i Muzeut Kombëtar, i cili na dha intervistën e mëposhtëme.

Zoti Moikom, si jeni njohur me librin e Preloc Margilajt "Ilirët flasin shqip-shqiptarët flasin ilirisht" ?
"Para disa muajsh, kur autori Preloc Margilaj ishte ende i gjallë, m'a dërgoi librin e tij, që nga qyteti i Podgoricës në Malin e Zi, ku jetonte ende. Ky libër i formatit të madh subjektonte motive shkencore me interes të veçantë. Vdekja e tij e papritur më la dhe mua një peng të dyfishtë: pengun që nuk e njoha dot drejtpërsëdrejti dhe pengun që nuk i dhashë vlerësimet e mia për këtë libër. Pjesërisht po i rikthej këtë peng duke i dhënë disa mendime për atë që mund t'a quaj veprën e tij testamentale, pikërisht për librin".

"Çfarë risie sjell libri i Margilajt?
"Libri "Ilirët flasin shqip-shqiptarët flasin ilirisht" me 470 faqe të formatit të madh ka një karakter të rrafshit enciklopedik. Libri është rezultat i hulumtimeve të gjata në kohë dhe hapësirë, i këkimeve pasionante në histori. Margilaj me informim të mirëfilltë filologjik jep në këtë libër panorama të gjëra dhe të shumfishta. Libri i dedikohet lexuesve anonimë të Ballkanit me qëllim që të njohin pamjen e vërtetë të së kaluarës dhe në mënyrë të veçantë historinë e pashlyeshme të ilirëve. Siç është shprehur Herodoti "Pas hinduesve, thrakasit dhe ilirët janë populli më i madh dhe sikur të dinin të organizoheshin do të zotëronin mbarë botën". Ilirët padyshim që janë një popull parak ndër më kryesorët e botës së lashtë të Evropës. Samerst Frej është shprehur se "Popujt, të cilët kanë kaluar të parët nga epika parahistorike në atë historike në Perëndim, kanë qenë ilirët dhe në Lindje thrakët. - të organizuar në fise, si dhe me aristokracinë organizuar fisnore".Një dëshmi e pazakontë e Plinit thotë : "Ilirët e kanë krijuar të parët alfabetin dhe e kanë kaluar në Itali". Kështu ndeshim një paradoks kolosal të historisë së lashtë. Padyshim që Plini e ka ditur këtë të vërtetë dhe nuk e ka mohuar. Por sot në studimet historiografike dhe lingusitike është gati një postulat, gati një tabu, teza se ilirët nuk kanë lënë shkrimet e tyre. Çabej ka thënë dikur jo pa trishtim të sinqertë dhe pa dhimbje se "Ilirët nuk e patën një Homer të tyre". A kanë patur shkrim fonetik Ilirët? A i kanë shënuar ata grafikisht dëshmitë e tyre? Nëse duhet të them diçka jo pa interes shkencor për protoilirët mund të them se koleksioni i shenjave grafike antropomorfe dhe gjeometrike e të famshmes pikturë shkëmbore prehistorike e Lepenicës afër Vlorës në një shpellë 800 m mbi nivelin e detit, që datohet të paktën nga mijëvjeçari i IV para Krishtit, është në një farë mënyrë një masazh piktografik, që mbart kumte me një domethënie që sot vetëm mund t'i përfytyrojmë por jo t'i lexojmë plotësisht. Shkrimi piktografik është më shumë pikturë se sa grafikizim i mendimeve. Piktografia e Lepenicës me gati 19 figura antropomorfe apo dhe me shenja të tjera gjeometrike dhe numerike padyshim që ka të bëjë me regjistrimin e botës mendore të parardhësve tanë. Kjo dëshmi kaq e stërskajshme na flet qartë se faza parashkrimore tek parardhësit e shqiptarëve dokumentohet arkeologjikisht dhe saktësisht. Gjithashtu tërheq vemendjen tek një zbulim epokal, që nuk i është kushtuar rëndësia e duhur deri më sot. Sipas dijetarit, ilirologut më të madh që jeton, Aleksandër Stipçeviç ftillëzimi i sistemit shkronjor dëshmohet në pjesën jugore të Mesopotamisë, kur një nga popujt më enigmatikë në historinë njerëzore sumerët krijoi një qytetërim jashtëzakonisht të lartë. Sumerët shpikën shkrimin në formën e një rendi piktogramësh pikërisht në mesin e mijëvjeçarit të IV para Krishtit. Një shkrim i tillë rudimentar është zanafilla e shkrimit fonetik të mëvonshëm. Mendohet që Lindja e Largët nga kanë ardhur dhe popujt indevropian, të sotëm ruajnë enigmën e gjenezës së shkrimit. Por më 1961 u zbuluan befas disa rrasa argjile të pjekur të periudhës së neolitit në vendin e quajtur Tartaria në Rumani. Këto rrasa argjili të gjetura dhe në disa vende të tjera të pellgut danubian të Evropës shkaktuan një habi të madhe madje dhe një hutim të posaçëm mes ekspertëve të paleolinguistikës dhe historianëve të qytetërimit. Rezultatet e analizës shkencore radiokarbonike vërtetuan se këto rrasa argjili që mbartnin shenja shkrimore ishin disa qindra vite më të lashta se rrasat prej argjili me shkrimet e vjetra sumere. Shkrimet, ose simbolet grafike që të kujtojnë më shumë sistemin piktografik të pellgut danubian i kanë bërë shkencëtarët të mendojnë duke dyshuar se zanafilla e shkrimit mund të jetë ky truall burimor i Evropës më parë se sa ai i sumerëve në Lindje. Gjithsesi sumerët kanë meritën se e kanë përsosur shkrimin ideografik, e kanë përsosur gradualisht, e kanë thjeshtëzuar duke e kthyer në sistem shkronjash me tipare gjithnjë e më të lehtësuara fonetike, duke abstraguar dhe bërë një maksimum konvencionalizmi simbolik të tingujve të zërit të njeriut. Dihet, që shkrimi fonetik u përvetësua nga fenikasit dhe nëpërmjet tyre u përhap në Ballkan, tek pellazgët, tek grekërit e lashtë dhe sipas dëshmisë së Plinit edhe tek ilirët, të cilët ndërmjetësuan për zgjerimin dhe institucionalizimin e shkrimit fonetik përtej Adriatikut, në Italinë e sotme dhe në tërë Evropën Perendimore. Gjithashtu dua të tërheq vemendjen se nuk është aspak e vërtetë absolute teza se ilirët nuk e kanë shkruar gjuhën e tyre. Pikërisht në Italinë e Jugut janë gjetur nga arkeologët disa qindra mbishkrime të quajtura scripta continua të një dege të madhe të popullit ilir, më saktë të fisit ilir të mesapeve. Shkrimet mesapike janë mbledhur dhe janë botuar. Janë disa dijetarë të shquar, me emër të madh si Bofante etj., që janë marrë me mbishkrimet mesapike seriozisht dhe janë të bindur kategorikisht se mbartin gjuhën ilire. Më vjen keq që dijetarët shqiptarë kanë anashkaluar këtë të vërtetë. Më vjen keq që gjuhëtarët shqiptarë të kompleksuar, gjoja nga emërtimi i një nacionalizmi fals, romantik apo grotesk kanë heshtur për shkrimet ilire të mesapëve. Studimet arkeologjike bashkëkohore në Itali i kanë kushtuar kujdes qytetërimit ilir të japikëve dhe mesapëve. Arkeologu italian Françesko D'Andria ka botuar materialet arkeologjike, qeramikën dhe monumente të tjera të arealit ilir të mesapëve dhe japikëve, por për fat të keq ky material nuk është futur në qarkullimin shkencor dhe nuk është marrë në konsideratë në studimet tona ilirologjike. Çabej, si një kolos i gjuhësisë shqiptare me të drejtë ka qenë i kujdesshëm, me një akribi maksimale. Po është pikërisht Çabej që ka thënë se nuk duhet humbur shpresa që ndonjë ditë kazma e arkeologut do na nxjerrë në dritë dëshmi të shkrimit ilir edhe në Shqipëri. Në të vërtetë siç e ka vënë në dukje Stipçeviç janë gati afro 20 mbishkrime të gjetura në Ilirinë e Veriut dhe të Jugut, që nuk shpjegohen deri më sot as me greqishten dhe as me latinishten. Po kush është marrë me to seriozisht? Gjithashtu dua të ve në reliev edhe një fakt të mrekullueshëm onomastik: vetëm nga gurvarret, kionisket e zbuluar në qytetin arkeologjik të Durrësit, janë gjetur afro 200 emra ilire. Onomastika ilire është një fakt i pakundërshtueshëm në shkencë. Karl Paçi dhe Karl Trajmer e kanë marrë seriozisht në optikën shkencore onomastikën ilire. Ka disa libra të pamohueshëm që i kushtohen gjuhës ilire. Po përmend dy autorë të formatit të madh botëror: Russu dhe Majer. I kam studjuar dy librat e tyre para shumë vitesh. Njoh mirë rezultatet e tyre filologjike si dhe bindjen e tyre të palëkundur për entitetin gjuhësor të ilirëve. Pra ilirishtja s'është aspak një realitet fantazmagorik. Gjeografia onomastike ilire përfshin Ballkanin dhe një pjesë të madhe të Evropës. Shkolla krahasimtare gjuhësore, kryesisht gjermane, bëri një hop të madh cilësor linguistik. Madje u kalua edhe në tezën e një panilirizmi të skajshëm. Kriticizmi shkencor ndaj panilirizmit është i drejtë, por dhe kalimi në pozitat e një kriticizmi antiilir ka karakter grotesk dhe qesharak. E vërteta shkemcore është në mes. E vërteta shkencore ekziston dhe nuk mund të mohohet. Këto që thashë më lart përbëjnë shtratin konceptual të librit të Margilajt".

Si është ndërtuar libri nga ana strukturore?
"Libri në fjalë nis me një hyrje të autorit si dhe me një vështrim recensional nga Prof.Nikollë Gj.Margilaj. Shpjegohet qartë në këto dy tekste se zhbirimi i së vërtetës së gjuhës ilire është një punë e palodhur dhe që i takon sidomos së ardhmes. Elementët onomastike, toponimet, horonimet, hidronimet, antroponimet, teonimet, kanë të bëjnë me etnogjenezën dhe janë tashmë një nomenklaturë gjuëhsore e pamohueshme. Nuk mund të ketë një histori të lashtësisë së Evropës pa nomeklaturën gjuhësore ilire, e cila mbijeton edhe në oazat paleodialektore, në format arkaike të morfologjisë por dhe në shumë elemente në kuptimin e sotëm semantologjik. Qytetërimi ilir është një qytetërim sui generis, i mbijetuar tek shqiptarët. I është nënshtruar asimilimit, deformimit, metamorfizmit, por pa e humbur origjinalitetin. Historia tragjike e popullit ilir është dhe histori e pushtimeve shekullore e homogjemizimeve kulturore dhe ndërfutjeve të pafundme të gjuhëve të tjera të kontinentit. Por nuk është arritur dot tek zbardhja e plotë as te shenja xero e gjithçkaje. Në këtë kuptim libri i Margilajt është kundër tezave nihiliste, që kanë marrë gati statusin e paragjykimeve të përjetshme kundër ilirëve. Libri është strukturuar më 9 kapituj. Kapitulli i I ka të bëjë me onomastikën, toponimet, horonimet, hidronimet dhe kuptimin e terminologjive të botës ilire në Ilirinë e Jugut, Dalmaci, të Ilirikumit bizantin etj. Kapitulli i II lidhet me andronimet ilire, emrat vetiakë, metamorfoën dhe disa çelsa etimologjikë të emrave karakteristikë të ilirëve.Kapitulli i III bazohet mbi rrënjët indevropiane të gjuhës ilire, pra ka të bëjë me raportet krahasimtare.Kapitulli i IV, merret me emrat e miteve dhe kulteve ilire, teonimet, me mitin pelazgjik mbi krijimin e botës dhe disa shpjegime të figurave mitologjike.Kapitulli i V, merret me toponimet ilire jashtë metropolit ilir.Kapitulli i VI i kushtohet lidhjeve iliro trake, që përbëjnë thelbin edhe të sekretit edhe të ngjizjes së shqiptarëve si një popull i gjallë dhe i veçantë i familjes indoevropiane. Kapitulli i VII merret me etimologjinë e emrave të fiseve të mëdha ilire dhe disa institucioneve etnografikë. Kapitulli i VIII studjon gjurmët e ilirëve në Itali, raportet e ndërsjellta të etruskëve me ilirët. Kapitulli i IX studjon qytetërimet e tjera të lashta dhe lashtësinë e pamohueshme të gjuhës shqipe. Në fund të librit është dhe një epilog, i cili ka karakter konkluziv".

http://openlibrary.org/books/OL4022588M ... n_ilirisht

Me shume se kaq nuk arita te gjej .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Nje liber i lene ne heshtje.

#3

Post by Patush »

Sapo i dergova nje masazh nje faqeje internetit qe shet libra ne Shqip, te shofim neqoftese e kan.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Nje liber i lene ne heshtje.

#4

Post by Patush »

Patush wrote:Sapo i dergova nje masazh nje faqeje internetit qe shet libra ne Shqip, te shofim neqoftese e kan.
Sapo mora nje pergjigje
Pershendetje z. *********,

faleminderit qe na kontaktuat. Ne do interesohemi per librin tuaj dhe do t'ju njoftojme ne rast se arrijme ta gjejme.
Shpresoj qe e gjejne
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
Post Reply

Return to “Gjuha shqipe”