Manastiri ka veshur petkun e festës. Një koncert madhështor që është organizuar një natë më parë me grupet më të zgjedhura shqiptare, ua ka lënë vendin ceremonive të tjera sot. Një delegacion qeveritar i kryesuar nga zv/kryeministri i Maqedonisë, Abdylaqim Ademi dhe shumë drejtues të organizatave shoqërore si dhe Shoqata e Historianëve të Shqiptarëve të Maqedonisë. Pasi është vizituar shtëpia-muze e Kongresit, të pranishmit kanë shkuar tek hoteli qendror i qytetit "Epinal", ku është zhvilluar një sesion shkencor kushtuar kësaj date të madhe historike. Kryetari i Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, Skënder Hasani ka bërë thirrje që Prishtina dhe Tirana duhet që ta festojnë me madhështi këtë datë të madhe për kombin tonë dhe data 22 Nëntor duhet të jetë një festë zyrtare edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë. Qëndroj përpara kësaj ndërtese historike në oborrin e gurtë të saj para kësaj porte historike dhe pyes veten në heshtje. Vërtet këtu lindi Alfabeti jonë?!…
Atë 14 nëntor të vitit 1908 kur delegatët nga tërë trevat shqiptare kaluan këtë prag frynte erë dhe binte borë. Dëbora i kishte veshur kësulën e bardhë Pelisterit piktoresk duke i dhënë një hijeshi të veçantë atë ditë Manastirit. Manastiri dhe tërë trevat shqiptare e ndjenë se kishte filluar një kohë e re koha e të mësuarit të gjuhës mëmë me shkronjat e saj që shqiptarët e kishin ruajtur në shekuj si gjuhë që flitej por nuk shkruhej. Të moshuarit iu kanë transmetuar më të rinjve bres pas bresi ato ditë të jashtzakonshme që iu hodhën kulm ëndrrave të shqiptarve për gjuhën e tyre. Gazetari i moshuar nga Manastiri Qenam Hasani thotë se qysh në orët e para të mëngjesit para kësaj ndërtese historike ishin grumbulluar mijra shqiptarë që të ftohtin e madh e përballonin mes këngëve dhe valleve kombëtare. Kostumet shumëngjyrëshe nga të gjitha trevat shqiptare dhe hareja të jepnin idenë se aty para asaj ndërtese zhvillohej një dasëm e madhe. Para ndërtesës historike në të dyja anët e lumit Draguar përveç qytetarve nga Manastiri ishin rreth 100 nxënës shqiptarë të cilët mësonin në shkollat e mesme të Manastirit. Në këto gjimnaze kishte edhe 4-5 profesorë shqiptarë misis tyre edhe Bajo Topulli, zvdrejtor i njërit nga gjimnazet turke të Manastirit. Kënga dhe vallja pushoj duke u kthyer në ovacione të zjarrta kur filluan të vijnë delegatët pranë ndërtesës. Poeti i mirnjohur Lasgush Poradeci ateherë nxënës në vitin e parë të kolegjit rumun në Manastir në një skicë të tijën ka mundësi të jetë krijimi i tij i parë e përshkruan kështu këtë moment: -Ishte një i ftohtë i madh me dëborë dhe ne prisnim në të dyja anët e lumit Draguar që nanuriste me qetësi perëndie. Pas pak çastesh filluan të vijnë delegatët. Vijnë me radhë llandonët me nga katër kuaj secili të zbukuruar me flamuj kombëtarë dhe kuajve iu kishin lidhur fjongo kuqezi nëpër këmbë. Sipër mbi një karrocë fluturonte një korb. Ndalon karroca dhe prej saj del Çerçiz Topulli. Më pas ai mori në shenjë korbin duke sharë ashtu siç shajnë burrat kur korbi ra para këmbëve të Mihal Gramenos. -Të lumtë Çerçiz i thotë Mihali, Kongresi i ABC së do të na vejë mbarë kujton atë moment Lasgush Poradeci në skicën e tij që publikohet këtu për herë të parë!
Në sallën e Kongresit,
rruga drejt bashkimit
Në sallën e madhe u futën delegatët pjesmarrës të ardhur nga të gjitha trevat e Shqipërisë si dhe nga komuniteti shqiptar në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Amerikë etj. Në kongres morën pjesë pjesmarrës të gjitha feve: Myslimane, katolike, ortodokse njerëz të ditur që erdhën në këtë Kongres për një qëllim të madh kombëtar. Shfetojmë dokumentacionin e Kongresit fletë të zverdhura nga koha por që shndritin nga idetë. Aty ndodhet kumtes e Gjergj Fishtës që njihej si Homeri shqiptar. Fjalë zemre që prek zemrat e gjithë delegatëve.
-Vëllezër nuk kam ardhur këtu që të mbroj asnjë alfabet, por të gjithë së bashku të krijojmë një alfabet të përbashkët, jemi këtu jo për t`u përçarë por për t`u bashkuar..Kleriku mysliman Ibrahim efendiu është ngritur nga salla dhe ka shkuar tek faltoria ku fliste Gjergj Fishta dhe e ka përqafuar me lot në sy …
Shfletojmë kronologjinë e zhvillimit të Kongresit.
Kërkesa e delegatëve ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej më as me alfabetin grek as me atë arab por vetëm me alfabetin latin me 36 shkronjat të cilat përdoren edhe sot.
Mjeda tepër i emocionuar e ndes sallën kur ngrihet dhe reciton vargjet e tija të skalitura mjeshtërisht:
- Përmbi za që lëshon bilbili
- Gjuha shqipe m`shungullon
- Përmbi erë qi nep zymbyli
- pa do zemrën ma ngushëllon…
ABC ja e Manastirit e 22 Nëntorit 1908 do të mbetet në qiellin e gjuhës dhe kulturës shqiptare si ylli i mëngjesit. Të ngjitet mallëngjimi në grykë kur shikon atë ndërtesë historike dhe atë sallë … të duket sikur trokasin përsëri pas 102 vjetësh hapat e largëta të atyre burrave flokëthinjur dhe të mençur... Ke mall të ulesh në ato karrige të prekish poltronin ku ishte ulur Gjergj Fishta një vjershë e Gjerasim Qirjazit:
- Do të punojmë për mëmëdhenë
Gjithë jetën sa të rroj
Do të zgjoj ata që fle-në …
Aty janë kujtimet e Mihal Gramenos i cili këtë moment historik e përshkruan kështu: Ah, me sa gëzim e pritëm këtë ditë të Kongresit tonë të ABC, sepse ky kongres nuk ishte thjesht një kongres gjuhëtarësh por një kongres kombëtar për çështje të rëndësishme të lëvizjes sonë kombëtare. Kryetar i Kongresit u zgjodh me vota të fshehta Mit'hat Frashëri dhe nën kryetar Luigj Gurakuqi dhe Gjerasim Qirjazi. Ditën e tretë të punimeve u krijua komisioni i Alfabetit të gjihës shqipe dhe kryetar I këtij komisioni u zgjodh poeti Gjergj Fishta me anëtarë të tjerë Ndre Mjedën, Luigj Gurakuqin, Sotir Peçin, Bajo Topullin etj. Kongresi i Manastirit u nda në katër grupe dhe tri ditë rresht punuan veçmas. Grupet patën diskutime të gjata dhe të ashpra për të zgjedhur variantin e secilit grup, madje debati zgjati saqë u rrezikua edhe kompromisi. Por ka qenë këmbëngulja e Ndre Mjedës që u arrit kompromisi i madh historik. Në procesverbalin origjinal të Kongresit lexojmë: Të nesërmen para se të fillonte punimet kongresi Dom Ndre Mjeda shkoj tek Mit'hat Frashëri dhe i paraqiti dy alfabete. Zoti Frashëri pas një diskutimi të shkurtër ngeli i kënaqur dhe i tha Mjedës që këto dy variante t'i paraqiteshin komisionit. Sapo komisioni u mblodh dhe Mjeda po paraqiste variantin latin të alfabetit pasi ky variant është më i thjeshtë më praktik që mësohej shpejt. Ky alfabet u ndërtua jo mbi bazën e shkronjave arabo -turke apo greke as me shkronja të përziera, por thjesht alfabet latin alfabet ku çdo shkronjë shprehte një tingull -fonemë.
Ndërkohë Luigj Gurakuqi zbulon një dërrasë të zezë që ishte në krye të sallës ku ishte shkruar ABC salla shpërthen në ovacione të gjata. I gjithë komisioni më pas nënshkruan vendimin me një penë të vendosur mbi flamurin kombëtar. të gjithë zotërinjtë delegatë dhanë besën e tyre ka thënë Fishta. Njësimi i alfabetit ka thënë Mit'hat Frashëri është pema e parë e kongresit por ka dhe një pemë tjetër të bukur ky është bashkimi i shqiptarëve … Qoftë ky themeli i një bashkimi të përjetshëm e ka mbyllur fjalën e tij Mit'hat Frashëri.
Çfarë ka ngelur sot nga Manastiri i Kongresit
Qyteti historik i Manastirit pritet, ashtu si 102 vjet më parë, të presë shumë miq dhe të ftuar për të festuar këtë ngjarje të madhe historike për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Shumë persona kanë sjellë në dhomën muze të kongresit shumë relike. Kryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, prof. Nebi Dervishi ka sjellë në muze foto të rralla të 11 anëtarëve të komisionit të Kongresit të Manastirit, të panjohura më përpara, një abetare e vitit 1909, që mban firmën e Parashqevi Qirjazit. Një fjalor i Sami Frashërit, i botuar në vitin 1901. Por tek shëtit nëpër Manastir, në këtë qytet i cili ka mbartur shumë ngjarje historike për shqiptarët, është e vështirë të gjesh gjurmë, pothuajse asgjë. Shtypshkronjës Universale që shtypi abetaret dhe librat shqip, nuk i ka ngelur as nam e as nishan. Edhe pse familja Qirjazi me pesë anëtarët e saj kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për këtë ngjarje historike ku u ngrit shtypshkronja dhe që mbajti delegatët në hotelin e saj të Gërmenjve, nuk ka asnjë rrugë emrin e kësaj familjeje në Manastir. Ndërtesa historike e Kongresit të Manastirit ishte në gjendje të mjerueshme dhe gati drejt rrënimit, por një ndërhyrje e para disa kohëve më parë shpëtoi rrënimin e saj. Kati i parë i ndërtesës historike i është shitur për biznes ish-prefektit të parë të Manastirit. Ajo që ka mbetur si gjurmë në Manastir dhe që nuk mund të zhduket është fusha e Pellagonisë, që na kujton të parët tanë Pellazgët; Heraklea Linkesits, që të kujton fisin ilir të Linkestëve me mbretin e tyre Bardhyl; emri i lumit Dragor që vjen nga fjala shqip 'Dragua', si dhe emri i Manastirit, që ka të bëjë me mbiemrin në shqip 'i butë'.
http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=89106
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
14-22 nëntor 1908 - Kongresi i Manastirit
-
- Honored Member
- Posts: 358
- Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
- Gender: Female
- Location: Shqipëri

"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
dje dhe sot, sot e neser."
-
- Honored Member
- Posts: 358
- Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
- Gender: Female
- Location: Shqipëri
Re: 14-22 nëntor 1908 - Kongresi i Manastirit
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
dje dhe sot, sot e neser."
-
- Honored Member
- Posts: 358
- Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
- Gender: Female
- Location: Shqipëri
28 nentor 1911, Një lojë e fshehtë e Turqisë me gjuhën shqip
Në rubrikën tonë të për javëshme, sot botohet një letër që mbandatën 28 nëndor 1911, që niset nga Stambolli, nga “Qendr’e Klubevet’ Ditunis Shqip” dhe firmoset nga kryetari i asaj qendre, atdhetari Abdyl Ypi. Letra i drejtohet Mustafa Krujës, në Durrës, ku ai ushtronte detyrën e mësuesit të matematikës në Gjimnazin e atij qyteti e, njëkohësisht, ishte një veprimtar i zellshëm i çështjes kombëtare. Abdyl Ypi, nëpërmjet kësaj letre, njofton me kënaqësi vendimin e Qeverisë së Turqvet të Rij për shkollat fillore në Shqipëri, ku do të lejohet mësimi në gjuhën amtare. Entuziazmi i shqiptarëve për këtë vendim ishte më se i ligjshëm, mbasi po arrihej synimi i shumëpritur që fëmijët të mësonin në gjuhën e tyre. Por n’atë vendim kishte një dozë të fuqishme demagogjie, prapa së cilës fshihej një plan djallëzor për të manipuluar vullnetin e shumicës së paditur të popullit, nëpërmjet formave të ndryshme të mashtrimit, ku rolin kryesor do t’a kishte ndiesia fetare e shqiptarëve myslimanë.
“Vëndim i qeverisë është që gjuha shqip të mësohet me ato shkronja që të dojë populli; do me thënë me shkronja shqip atje ku e duanë kështu dhe me arabisht në qoftë se e duanë dhe me këto shkronja.” Mbas fasadës gjoja “demokratike” të këtij vendimi qeveritar fshihet një strategji e rrezikëshme dhe me pasoja tepër të dëmshme për t’ardhmen e shkollave, t’arsimit, t’edukimit të fëmijëve shqiptarë në frymën kombëtare. Synimi ishte të krijohej një sistem arsimor në formën e lëkurës së leopardit, i ndarë në fshatra, qytete apo krahina që do të bënin zgjedhje të ndryshme në lidhje me shkronjat, dukuri që do të krijonte një gjëndje të përherëshme kundërshtie brënda shtetit e shoqërisë shqiptare. Këtë gjëndje do t’a mbarështonin qeveritarët turq, për të vazhduar politikën e vjetër “përçà e sundò”, duke bërë dallimet ndërmjet shqiptarëve “të mirë e besnikë” që donin shkronjat arabe dhe atyre “të këqinj e të pabesë”, që ishin bërë “vegla” të kishës e të Austro-Hungarisë.
Duhej një punë e madhe për të shmangur këtë rrugë të rrezikëshme që mund të merrnin vendimet e ndryshme të bashkësive shqiptare. Prandaj Qëndra e Klubeve Shqiptare në Stamboll kërkon që të bëhet e pamundura për të bindur të dërguarit e Qeverisë turke se vendimi i shqiptarëve është një i vetëm, i marrë pa mëdyshje, në përputhje me vullnetin e të gjithëve, me veçoritë e gjuhës, me traditën shumëvjeçare të kulturës e të botimeve. Ky është koncepti i letrës së dytë që përpilohet nga Mustafa Kruja e shpërndahet në të gjithë prefekturën e Durrësit, që ka për synim bindjen e të dërguarve të qeverisë turke se zgjedhja e shqiptarëve është bërë, se gjuha e tyre do të shkruhet me gërmat latine, se ky është interesi i përbashkët i tyre dhe i Mbretërisë. Thelbi i impiantit mbrojtës të kësaj teze përmblidhet në frazat e mëposhtëme:
“ Na jemi krejt të bindun se kombsija shqiptare mund të qëndrojë vetëm tue u pështetun në mbretnín othomane, se qëndrimi i ksaj mbretnije n’Evropë âsht i mundshëm vetëm me përparimin e kombit shqiptar, se ky përparim nuk mund të vije veçse prej arsimit e se mâ në fund arsimi mund të përhapet ndër Shqiptarë vetëm me anën e gjuhës shqipe të shkrueme me shkrolat e veta qi po përdoren ka tash 40 vjet e këndej. Âsht për t’u gzue pra qi Qeverija, sado vonë, sod po duket sikur e ka kuptue këtë të vërtetë e këtë nevojë të madhe tue marrë masa me futun ndër shkolla t’ona fillore si gjuhë mësimi atê të vêndit.... “
Në pamje të parë argumenti i përdorur duket në kundërshtim me frymën dhe qëllimin e dokumentit, mbasi niset e shtjellohet në funksion të interesit të Mbretërisë turke n’Evropë. Në fakt është një formë e stërholluar demagogjie, që i përgjigjet flakë për flakë synimeve të këqija e tinzare të autoriteteve turke, që shprehen në mjegullnajën që ofron vendimi i Qeverisë. Ajo e din mirë se shqiptarët në Manastir, tre vjet më parë, kanë marrë një vendim të miratuar në nivel elitar e mbarë kombëtar. Turqit e Rinj kërkojnë t’i veshin qyrkun “demokratik” synimeve të tyre aspak demokratike. Ata e dinë mirë se, edhe në demokracitë e përparuara, çështje madhore të qenësisë së një kombi, siç është gjuha, nuk vendosen me vota populli, por me gjykime të peshuara kompetentësh. Këto gjykime shqiptarët i kanë shtjelluar e miratuar në Kongresin e Manastirit, por Qeveria turke kërkon të riverë gjithshka në lojë, për t’i përmbysur ato në dobi të projektit të saj. Kësaj mbrapaskene qëllimore ishte e drejtë t’i përgjigjej me të njëjtën demagogji, për të arritur synimin, jo nëpërmjet kundërshtimit të hapur, që mund të instrumentalizohej si kundërshtetëror e kundër mysliman, por mbrojtjes së projektit shqiptar, duke e paraqitur atë si një mburojë të interesave të larta të Mbretërisë.
Nuk mund të ketë fitore politike pa vënë në punë me zgjuarsi diplomacinë; mendoj se është ky mesazhi më i fortë që na vjen nga këta dy dokumenta që botohen sot.
28 nânduer 1911
Mustafa Kruja për misjonin e dërguem prej Stambolli. Koncept deklarate. Tyrqisht. Mbi shkrolat shqipe.1
Z. Inspektorit
Zotní i ndershëm,
Kur ndëgjuem se Z. e Juej do t’urdhnojshi deri ndër këto viset t’ona për me ndie drejtpërdrejt me veshët t’Uej e n’emën të Qeverís nji deshir të madh t’onin, nji deshir qi për né âsht përmbi gjithça në këtë botë, edhe u gzuem edhe -me thânë të drejtën e Zotit- nuk mundëm t’a ndalim veten nga dyshimi. Ndodhít e mëndershme të djeshme pikturojshin para syvet t’anë kadra të zeza ku shihshim vorrimin e gjithë shpresavet të shpërthyeme prej zêmravet t’ona me shpalljen e Kushtetís, qi patëm kujtue se ishte nji me legalitet; kadra qi na bâjshin me e qujtun rrênse çdo gjâ qi të na ndiejshin veshët e të na shihshin swt për me na ngjallë prap ato shpresa. Por mbasi na e dijmë e jemi të bindun se durimi âsht nji vërtyt i madh, le të besojmë edhe nji herë në nji sinqeritet e në nji vullnet të mirë, le të shpresojmë edhe për do kohë qi deshiret e drejtat t’ona kanë me u ndëgjue e me u çue në vênd.
Zotní i ndershëm! Nji ndër të mirat mâ të çëmueshme qi vetë natyra i ka falë njeriut âsht fjala, e pra nji ndër të drejtat e natyrshme mâ të shênjta qi ka njeriu âsht lirija e gjuhës amtare. Sikurse e dijni edhe Z. e Juej, nji gjuhë nuk mund të jetë e sigurtë se rron në qoftë se nuk shkruhet, as qi mund të shërbejë ndryshe si nji mjet qytetnimi. Kjo âsht arsyeja për të cilën na, qyshë ditën qi e quejmë veten të lirë, po bërtasim: “Mos të na preket gjuha! Mos të na dhunohet lirija e shkrimit e e mësimit të saj....”
Zotní i ndershëm! Sadoqi mënyra e shkrimit të gjuhës s’onë ka zânë vênd kryekëput ka gati nji gjymsë shekulli e sadoqi me atë shkrim deri tashti janë hartue e përpilue sa e sa vepra, fakte këto qi provojnë se ai âsht për gjuhën t’onë mâ i përshtaçmi, mâ i lehti, me gjthë këtê me të shtymen e anmiqvet t’anë e të Mbretnís e si tue dashun me u tallë me ndiesít fetare të popullit të thjeshtë e të padijshëm, dikush na qiti përpara edhe shkrolat arabishte, tue i quejtun me këtë emën absurd: “shkrola islamike”! Neve s’na çudit as aktiviteti i atyne qi na duen të keqen, as fakti qi të gjindet nji qeverí, e cila tue u bâmë viktimë e atij aktiviteti, t’u hapë anmiqvet dyert e nji pjese të madhe t’atdheut të dashun. Ajo qi na shtyn neve në deshprimin mâ të plotë âsht vazhdimi i ksaj gjêndjeje.
Zotní i ndershëm! Na jemi krejt të bindun se kombsija shqiptare mund të qëndrojë vetëm tue u pështetun në mbretnín othomane, se qëndrimi i ksaj mbretnije n’Evropë âsht i mundshëm vetëm me përparimin e kombit shqiptar, se ky përparim nuk mund të vijë veçse prej arsimit e se mâ në fund arsimi mund të përhapet ndër Shqiptarë vetëm me anën e gjuhës shqipe të shkrueme me shkrolat e veta qi po përdoren ka tash 40 vjet e këndej. Âsht për t’u gzue pra qi Qeverija, sado vonë, sod po duket sikur e ka kuptue këtë të vërtetë e këtë nevojë të madhe tue marrë masa me futun ndër shkolla t’ona fillore si gjuhë mësimi atê të vêndit. Tash po shpresojmë e po urojmë qi premtimi të bâhet sa mâ parë vepër e qi vêndimi i Qeverís të zbatohet pa tjetër në vjetin shkolluer qi kemi përpara.
Zotní i ndershëm! Zotnija e Juej e ka marrë vesht hollë deri këtu se na shqipen t’onë duem t’a shkruejmë me gërmat latine, qi tashmâ për né janë bâmë kombtare. Por neve na e ka ânda me Ju diftue Z. s’Uej, sado shkurt, edhe arsyet e këtij pëlqimi e vêndimi. Këto arsye janë:
1. Shkrolat t’ona janë përdorun ka pothue nji gjymsë shekulli dhe sod gati se kanë mbërrîmë në nji shkallë të përsosun. Mb’anë tjetër edhe vetë kundrështarët t’anë e pohojnë se gërmat arabike ashtu siç janë nuk i përshtaten gjuhës s’onë. Âsht për t’u dyshue fort mbandej në se mund të bâhen krejt të përshtaçme për tê edhe tue u ndryshue e reformue. Por edhe sikur kjo t’ishte nji punë qi bâhet, merret vesht lehtë se ka nevojë për nji kohë tepër të gjatë e kjo provohet edhe me gjêndjen e mjerueshme në të cilën ndodhet sod orthografija tyrke me nji jetë shekullore.
2. Gërmat t’ona janë të dame e uniforme. N’atë kohë qi kishte me i u dashun nxânsit t’onë për me i hwmë në trû qinda formash të shkrolavet arabishte, me të vetat ai kishte me nxânë me këndue mâ së miri.
3. Gjith ky ndryshim në mes të dy sistemeve të shkrimit shfaqet edhe në shtyp.
4. S’ka asnji dyshim se shkrolat arabishte, të quejtuna për mâ tepër edhe islamike, nuk mund t’u pëlqejnë Shqiptarvet të krishtênë. Pasojat qi kishin me rrjedhun prej këtij fakti janë shumë të këqija për mbretnín othomane. Këto pasoja Ju i kuptoni vetë fare bukur e na po kufizohemi në nji të cekun të vetëm në lakmít e popujve fqinj për krahinat t’ona të banueme me të krishtênë në sheshin e voliçëm qi do të përgatitte për ta nji grindje e kotë shkrolash.
Qe, Zotní, këto janë arsyet mâ kryesore e mâ të fuqishme të pëlqimit t’onë ndaj shkrolat kombtare. Qëllimi i ynë me këto spjegime âsht vetëm me Ju diftue se çâshtja e jonë pështetet në nji bindje të vërtetë me themela të patundëshëm. Urojmë pra qi Qeverija e jonë të qëndrojë në kët’udhë, sikurse e lypin e drejta, drejtija dhe interesat e vërteta t’atdheut, e sidomos qi Z. e Juej të ketë nji sukses të plotë në këtë barrë qi ka marrë përmbi vete.
“ Qendr’ e Klubevet’ Diturís shqip”, nga Stambolli, Mustafa Krujës, në Durrës. Qarkore zyrtare. Shqip. Mbi nji Misjon qi dërgon Qeverrija në Shqipní për të hetuem se me cilat shkrola i don populli shkollat shqipe.
QENDER’ E KLUBEVET DITURIS SHQIP – STAMBOLL
I dashur Zot,
Me anë të ksaj letre vij t’u ap një lajmë që do t’u mbushnjë zëmrën plot gas. Qeverija në këshillët të Ministorëvet vëndosi që shkollat e para (ibtidaije) që jan në Shqipëri t’i kthenjë në gjuhë shqip.
Për këtë qëllim dy zotërinj, Xhevdet dhe Hamid bejër, po nisenë këto dit, njëri prej tyre do të vejë në Shqipëri të poshme dhe tjatri në Shqipëri të sipërme.
Vëndimi i qeverisë është që gjuha shqip të mësohet me ato shkronja që të dojë populli: do me thënë me shkronja shqip atje ku e duanë kështu dhe me arabisht në qoftë se e duan dhe me këto shkronja. Mësonjësit e shkollës do të kenë një rrogë që më 300 e gjer më 600 grosh. Në për shkollat do të ketë dhe një hoxhë veçan për mësimet fetare.
Me qënë se sot për sot s’do të gjënden aqë mësonjës sa duhen qeverija do të zgjedhë zotërinj që të venë të mësojnë gjuhën shqipe më një resht të veçantë që do të çelet në shkollat normale të vilajetevet, këta mësonjës gjersa të stërviten në gjuhët shqipe do të ushqehen prej Qeverisë.
Këshill e Ministorëvet ka vëndosur që të bëjë godí (bina) të ra për shkolla atje ku nuk ka fare, dhe të ndreqnjë të vjetratë.
Pas vendimit gjithë shkollat do të kenë një program të vetëm edhe libratë shkollorë do t’u epenë pa të holla nxënëset. Qeverija po merr masa për të shtypurë një orë më parë librat e nevojshime.
Me qënë se këta dy zotërinj, pas rregullores q’u është dhënë kanë fuqi të plottë dhe do të merenë ata vetëm me këtë punë të shkollavet, u lutem që t’i epni gjithë rëndësinë që ka kësaj pune dhe të përpiqi me gjithë shpirt duke pjekurë me të dërguarët e qeverisë që të muntnjë të marë një funt të mirë kjo punë që na mbush shpresatë dhe dëshirat e kaqë kohe.
Pritni u lutem të falat e mija me nder
Stamboll 28 Vjesht e tretë 327-911
Kryetar i Klubit Qentral
Abdyl Ypi
(Footnotes)
1 Pregatitë e shpërndamë ndër nacjonalista të qytetevet të ndryshme të prefekturës sëDurrsit, për t’i u paraqitun nga ana e popullit inspektorit për tëcilin bân fjalë qarkorja e klubit të Stambollit e 28 nândorit.
http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=89842