"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Femijët e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut.

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Femijët e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut.

#1

Post by Mallakastrioti »

Femijët e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut.
---
Autor: Etnor Canaj, kërkues historik, Itali.

"“ U bë disa kohë që shumë kërkues, historianë dhe publiçistë e kanë kthyer në qendër të
vëmendjes së
tyre figurën e Heroit Kombëtar Shqiptar, Gjergj Kastrioti Skenderbe. Në analizën apo
dokumentin
që po sjell për lexuesin shqiptar dhe më gjerë, puna ime si kerkues nuk ka si qëllim të jap një
opinion apo të analizojë shkrimet si dhe dokumentet e sjelle këto kohë prej subjekteve të
lartpërmendura.
Duke lexuar me vemendje artikullin e Historianit Ilirjan Gjika, me titull “Skënderbeu
kishte një vajzë, quhej Vojsava?”, ku autori hedh tezën që Heroi ynë nuk ka pasur vetem një Trashëgimtar mashkull, pra Gjonin, por sipas disa dokumentave të kohës, ai ka pasur edhe një vajzë me emrin Vojsava (emër i vënë në nder të nënës së Gjergjit) dhe duke cituar pjesë të shkrimit të z. Ilirjan Gjika, ai na sjell si më poshtë:
“Nga kjo martesë lindën sipas këtij dokumenti dy fëmijë. Gjoni i ri në vitin 1456 dhe Vojsava e re,data e lindjes të së cilës nuk jepet. Arsyet në këtë rast duhen hetuar më tej nga historianët. Pra,sot jemi në gjendje të themi se Gjergj Kastrioti e ruajti traditën jo vetëm të fisnikërisë feudale por edhe atë shqiptare të ripërtëritjes së emrave, duke u vendosur fëmijëve të tij emrat e prindërve si: Gjon dhe Vojsava. Por në këtë pikë dokumenti na jep edhe një të dhënë tjetër, që përket tashmë fushës së sociologjisë, e cila flet për dukurinë e endogamisë tek shqiptarët, siç është martesa brenda grupit, racës, fisit apo kategorisë shoqërore.
Në traditën shqiptare endogaminë e kemi ndeshur në disa krahina dhe qytete, ku familjet me
origjinë nga radhët e fisnikërisë feudale osmane dhe disa familje të pasura, gjatë shekujve
XVIIIXIX, për të mos lejuar humbjen e pronave apo përpjesëtimin e tyre, bënin lidhje martesore midis kushërinjve të rendit të afërt. Kështu gjenealogjia e Kastriotëve na tregon se dukuria në fjalë ekzistonte ndër shqiptarë qysh prej shekullit të XV-të dhe fakti që e dëshmon këtë gjë është martesa e Vojsavës së re, vajzës së Skëndërbeut me Stefan Cërnojeviçin (Stefano Balscia Czernojevic),princin e Malit të Zi, i cili ishte edhe kushëriri i parë i saj.
Sipas dokumentit, Stefan Cërnojeviçi, ishte njëri nga tre djemtë që motra e Skëndërbeut, Mara, kishte nga martesa e saj me Jovan Cërnojeviçin princin e Malit të Zi (Stefani, Gjergji dhe Jovani)."
---
Këto fakte më intriguan, si kerkues historik e hulumtues i librarive të ndryshëm që gjenden në botën virtuale, të nis me kërkimet e mia. Lidhur me Heroin tonë, tashmë dimë që biblotekat evropiane si dhe ato në Amerike apo Kanada, ekzistojnë libra apo tekste ku mund te gjejme të dhëna që nga periudha kur heroi yne ishte në jetë si dhe mbas vdekjes se tij, e duke arritur deri në ditët tona.
Pyetjet doemos janë të shumta sikurse dilemat apo skepticizmi, lidhur me tezën që ka hedhur autori z. Ilirjan Gjika.
Personalisht në kërkimet e mia mbështetem më tepër në ato të shekujve më afër kur ka ndodhur një ngjarje, apo kur ka jetuar një personazh historik. Jo se nuk besoj çka ndodhur më vone lidhur shkrimeve apo historisë së një personazhi të caktuar, por sjellja e dokumenteve të njeë periudhe sa më të afërt kur ka jetuar një personazh, janë shumë herë ato me “genuine” apo që tregojnë më qartë një realitet, ku më vonë për arsye të ndryshme, mund të keëe ndryshime kohore dhe shumë herë politike, të cilat nuk do na çonin në asnjë vend.
Përpara se të sjell dokumentin apo pjesën e librit ku teza e historianit Ilirjan Gjika, që
Skenderbeu ka pasur edhe një vajzë me emrin Vojsava, le të shohim disa informacione lidhur me historianin francez
“Charles Du Fresne Du Cange (sieur) “.

Image
(Foto:
Charles du Fresne Signore di Cange )

Cili ka qene Dy Kanxhe (Du Cange )? Karl Dy Kanxhe (Charles du Cange) lindi në 18 dhjetor
1610 në Amien (qytet francez) dhe vdiq në 23 tetor 1688 në Paris.
Dy Kanxhe ka qenë një studiues i zellshëm në gjuhësi dhe filologji, i cili ka shkruar fjalorë
apo “glossari” në latinisht dhe greqishen e lashtë, të cilat ruhen sot ne Bibliotekën Kombëtare të Francës. Ai ka qenë edhe një kërkues i apasionuar sidomos i latinishtes mesjetare dhe është quajtur Varroni francez. Si historian, Dy Kanxhe ( Du Cange), kërkoi më tepër në fushën e historisë së quajtur Perandoria e vonë dhe Mesjetës së lartë. Vepra e tij përmendet shumë herë edhe nga studiuesi i njohur Edward Gibbon.

Ne librin e tij me titull
ILLYRICVM VETVS & NOVUM, sive HISTORIA REGNORVM
DALMATIAE, CROATIAE, SLAVONIAE, BOSNIAE, SERVIAE, atque BVLGARIAE
”, i
cili gjendet në “Taylor Institution Library”/ St. Giles. Oxford, në faqen e shtatë autori sjell
këto emblema interesante të familjeve të ndryshme mesjetare, ku ndër të tjerat gjejmë edhe emblemën e familjes së Kastriotëve, shqiponjën (si më poshtë).

Image

Duke shfletuar më gjerë këtë libër interesant, ku sillen mjaft të dhëna lidhur me familjet e
ndryshme feudale të Ballkanit, le të shohim dhe të kërkojmë të analizojmë dokumentin që na
intereson.
Në faqen 154 të librit, autori duke bërë gjeanologjine e familjes së Skënderbeut ndër të tjera shkruan si më poshtë:

Image

Ku pjesa e nënvizuar e përkthyer prej latinishtes në shqip do të thotë tekstualisht:
“...Gjon Kastrioti ( i riu-shënimi im E. Canaj ) udhëheqës (apo prijës, kryeklan, prej lat. “dux”) i
Shën Pjetrit në Galatinë, & VOJSAVA, bashkëshortja e udhëheqësit të Malit të Zi, Stefan
Maramonti.

Pra siç shohim autori nuk lë dyshime, që Gjergj dhe Donika Kastrioti kanë pasur vetëm një trashëgimtar, Gjonin, por edhe një vajzë me emrin Vojsava.
Le të kërkojmë më tej lidhur me bashkëshortin e saj ( të Vojsavës ), prijësit të Malit të Zi me emrin Stefan Maramonti (Stephani Maramontis). Po në të njëjtin libër, në faqen 151, autori sjell fakte apo shkruan lidhur gjeaonologjisë së prijësve ëe ndryshëm të Malit të Zi, dhe po aty ndeshim edhe emrin e ketij prijesi, si me poshte:

Image

Përkthyer nënvizimet: “ Stefan Maramonti, sundues i Malit të Zi, fisnik i Puglia, fisi i
Maramontëve...
” (Cërnojevicëve-shënimi im E. Canaj )....si dhe: “Martuar me vajzën e të Madhit Skënderbe, Vojsava...”

Sipas dokumenteve të kohës, Maramontët kanë qenë familje feudale, por lidhur prejardhjes
së tyre në se ata ishin me origjinë sllave apo italiane, nuk kemi ndonjë të dhënë tjetër në këtë libër. Duke hulumtuar lidhur mesjetes dhe familjeve feudale në Puglia të Italisë e sidomos zonës ku ka sunduar kjo familje na jepen këto dëshmi, që i gjejmë në website:http://www.darapri.it/vinidipuglia/vitevinomedioevo.htm
ku lexojmë tekstualisht.
”...Negli Obligatione Penes Acta (Archivio di Stato di Lecce, vol.5, fol.105) è riferito che il
"serenissimo" Stefano Maremonti, proprietario leccese, vende al "cavaliere" Luigi Genovese, agente commerciale di Lorenzo il Magnifico, nel luglio 1492, tutta la quantità di vino "che sarebbe nata in quell'anno dalla vigna della masseria denominata Loporello" nel tenimento della Terra di Campi; inoltre era cura del Genovese trasportare con traini propri detto vino dalla masseria a destinazione. “
Përkthimi në shqip korrespondon si më poshtë. “...Në “Obligatione Penes Acta (Arkivi i Shtetit te Leçe, vell. 5, fq. 105) sillet që “serenisimi” (titull që i jepej një princi) Stefan Maremonti, pronar prej Leçe, i shiti “kalorësit” (titull) Luigj Gjenovës, sipërmarrës shitje i Lorencit të Shkëlqyer, në korrik 1492, gjithë sasinë e verës “ e cila lindi në atë vit prej vreshtave të fermës së quajtur Loporello”....
Pra siç shohim është i dokumentuar fakti që Stefan Maramonti ka ekzistuar si personazh dhe
përmendet që në vitin 1492. Më tej sjellim edhe disa të dhëna të tjera:
Maremontët i gjejme si familje feudale apo zotërues tokash që në vitin 1351, në “Campo
Salentino”, ku përmendet si një ndër feudalet e përe një i quajtur Raffaele Maremonti ( shih
historia e Campo Salentino, provinca e Lecce në Puglia të Italisë ).
Pra, siç shohim familja Maremonti ka ekzistuar si familje feudalesh në Puglia të Italisë.
Dyshimi apo teza ime është se kjo familje feudale, nuk ka pasur rrënje apo prejardhje nga
Mali i Zi, ndoshta kanë pasur prona dhe feude në Mal të Zi, por edhe ndoshta kemi të bëjmë
me nje gabim historik.
Në se shohim me vëmendje zonën e Puglia në Itali, pra gjeografikisht, në pjesën e Gargano-s,kemi një toponim interesant, një vend që quhet “Monte Nero”.
Monte Nero që ndodhet në Gargano, në periudhën e sundimit të Aragonezëve dhe Anzhuinëve, iu dha si feud Skënderbeut prej Ferdinandit te I-rë, të Aragonës. Pra sic shohim kemi një ndërlidhje në këto feude, ku elementi shqiptar nuk ka munguar. Gjithsesi hipoteza ime është se Stefano Maramonti ka qenë me prejardhje italiane, pra feudal pugliez, dhe ndoshta u bë një krushqi (pasi në mesjete ishte normale) midis kësaj familje dhe asaj të Skënderbeut, thjesht për motive që të forcohej pozicioni që kishin Kastriotët në Puglia (tokat që iu dhanë aty). Gjithsesi ngelet për të hulumtuar më tej në se autori i librit I referohet “Monte Negro-Mal i Zi” në Ballkan, apo “Monte Nero-Mal i Zi” në Gargano.

Ti hedhësh drite me fakte apo materiale dhe dokumente të reja figurës së Heroit tonë, nuk
ështe aspak diçka që shkohet kundër historigrafise zyrtare, por historia nuk është aspak
monopol i një grupi njerëzish, në të njëjtën kohë! Dokumentet e reja do e forconin më tepër
këtë figurë të shquar të Kombit shqiptar.

---
30/07/2011
Image
User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Femijët e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut.

#2

Post by ALBPelasgian »

Nje tjeter studim i spikatur...I lumte autorit per kerkimin e jashtezakonshem!
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”