Përshëndetje!
A mendoni se emrat e stinëve "Pranvera, Vera dhe Vjeshta" kanë këtë kuptim:
PranëBera, Bera dhe Bieshta?
Pergjigjja ime e shpejte e ndertuar si stuhitruri ne ide:
Nuk do te preferoja te jepja nje pergjigje, sepse mendoj se eshte nje e drejte autori ne kete mes. Por, do te thoja qe Shqipja ka sekrete te tmershme kod-ndertuese. Mendoj se je ne rrugen e afrimit me thelbin, por do ende shume pune. U befasova deri diku nga propozimi yt, i ralle. Mendimi im, por nuk dua te te ndikoj tek kerkimi yt, shume here kam ndaluar leximin e disa librave te gjuhetareve te medhenj sepse ndikimi i konceptit te gabuar te tyre po ndikonte keqtek konceptet e mia; ndonjihere eshte mire mos te lexosh brockulla veshur me petke gradash shkencore, por po te them sekretin, i cili eshte sekreti i gjithe zbuluesve, nese nuk e shtrydh trurin vete nuk do kalosh kurre deren e enigmes, e cila do te bej te kuptosh shume here me teper sesa po kupton tani. Tani je ne fillim, por je shume me i avancuar sesa disa drejtime te gjuhesise moderne qe po merren me kete subject ne 20 vjetet e fundit, edhe pse kane emra te medhenj, shume autor e jane shume mbrapa, ose me sakte jane pothuaj jashte kesaj.
Mund te te them qe b-ja tingull, dhe me vone si shkronje, ka qene kur kane qene edhe v, f,p , te folura, dhe me vone te shkruara, por fatekeqesisht ne rjedhen e kohes, me vone eshte transformuar fonetikisht ne v, p dhe f duke humbur kodin e saj te pare tingull- shkronje dhe si pasoje duke u humbur-fshehur rastesisht kuptimin i saj llogjik i ndertuesit te pare. Ketu qendron nje nga veshtersite e para te medha tek gjetja e ketij diskrimini tingullor, tek shoshitja e ndryshimeve kodike te grupi te bashtingelloreve aferta zevendesuese te zeshme dhe te pazeshme, per te arritur tek zemra e kodit llogjik te ndertimit gjuhesor.
Bashtingelloret mendoj qe jane mendimi i fshehur i fjaleve. Jane baza. Dikur ndoshta kane qene nje bashtingellore e shqiptuar me kuptimin e vetem nje fjale ne grupin e 10-20-30-40 fjaleve te para. Ne fillim te te folurit njerezit mendoj se kane shqiptuar me shume veshtersi tingujt e pare dhe mundesia me e madhe, hipothezoj, ka qene te ken shqiptuar bashtingelloret, ndoshta f-ja ka qene e para, ndoshta, dhe nje pas nje ne kohe, por paralel ato kane pasur nje mendim llogjiko-kuptimor shume t’percaktuar per ta. Me pak fjale, mendoj se ka qene njesoj kurba si ndertimi i organizmmave nga njeqelizore, dy qelizore, shume qelizore deri tek forma me e nderlikuar organike qe jemi ne. Dhe kjo k’filluar shume para shkrimit te ashtuquajtur grek dhe latin.
Hypothezoj gjithashtu qe njerezit kane filluar te flasin ne menye te nderlikuar vetem kur teknollogjia kaloi fazen e pare te veglave primitive, e cila per mendimin tim ka nis tek shqipja e folur ne rajonin Anatoli-egjypt-mesopatami, dhe mori zhvillim e saj me te larte kur shqipja filloi t'shkruhej ne pergjate nj'rruge zhvilluese ne formen e saj vinka-egjyptiane--mikenase-etruske, e cila duhet te kete perfunduar me librat e Shqipes se pare, ndoshta zhdukur me qellim ose rastesisht nga biblioteka me e madhe e qyteterimit para heleno-romak, ajo e Aleksandrise, si dhe librat e ashtuquajtura etruske. Ne Greqishten evjeter dhe Latinishten pikerisht b-ja, dhe disa tejera te ngjashme, i kam gjet tashme te ndryshuara fonetikisht nje pjese te b-v ne v,p, ph, ph,f , sidomos tek gjuha greke e vjeter. Ky konkluzion mund te arrihet pas gjetjes perfundimtare te kodeve minimale. Kjo tregon qe ndryshimi kishte ndodhur nga nje gjuhe e meparmshe e shkruar, e cila ne zemer te saj ka pasur gjuhen shqipe, ose me sakte kodet e gjuhes shqipe, sepse ato kane qene kode .
Hipoteza tjete eshte qe Shqipja i ka mbajtur te pandryshuar shume tinguj sepse ato jane ne fjalet qe kane frekuence perdorimi shume te larte dhe numri i fjaleve nuk u rrit pas nje zhvillimi shume intesive prej afersisht 10 mijvjecarit te fundit deri diku ne shek. e 6 pas krishtit.
Mundesia e dyte e shpjegimit ndryshimeve fonetike te se shkurave gjuhesore ndermjet Shqipe-Latinisht-Greqishte e vjeter ndoshta eshte qe Greqishtja e vjeter ne formen liber (jo shkrime ne gur), dhe Latinishtja duhet te jene shkruajtur shume m'vone dhe eshte genjyer mbi datat e tyre.
Por duhet te them qe kam ende dicka te paqarte-nuk mund te percaktoj per sa kohe ka ndodhur ndryshimi fonetik. Eshte e veshtire, ose e pamundur te percaktohet kohezgjatja, e cila nga ana e saj do te percaktonte shume gjera te lidhura me te. Ndoshta me vone mund te m'shkrepi gjetja ..edhe pse ajo eshte e lidhur me shume faktore te tjere dhe eshte ndoshta gjeja me e komplikuar ne gjuhe.
Shqipja u ndalua se zhvilluari kur grupet drejtuese te kesaj shoqerie kaluan ne ndertimin e gjuheve te reja duke filluar me gjuhen greke te vjeter, mbi bazat e kodeve te shqipes, dhe me vone ne te persosurat e gjitha gjuheve te ndertuara deri me sot Latine dhe Sanskrite. Ne keto gjuhe eshte fundi i ndertimit te gjuhes shkruar ne njerezore te kesaj faze teknollogjike te zhvillimit.
Faza tjeter, qe ka pak vite qe ka filluar, do te jete gjuha e mbeshteture tek karakteri i saj i pare tri dimensional mendim vale-ze-figure-levizje qe do te kaperceje cakun e gjuhes se sotme vetem me ane zhvillimin e kompjuterve ne ate nivel te komunikimit masiv. Me shume ngrihemi me shume teknollogjia qe persosim vete na ndihmon ta kthejme gjuhen e shkruar tek gjuha e folur, si menyra me efikase e perceptimit tone gjuhesor.
Gjuha e "shkruar" e ardhshme do te marri jete. Ajo do te uli shume kohen qe harxhojme per komunikim dhe do te rrisi shume saktesine e mesazhit qe do percillet nga cdo individ. Gjuha e folur-shkruar e fazes tone ka mangesite spirale te ardhur nga procesi i mbrapshem i ndikimit negativ te gjuhes se shkruar mbi gjuhen e folur si ne uljen e cilesine, shpejtesine, perqendrueshmerine, me shtueshmeri te panevojshme, me shume njesi me dykuptueshmeri, etj.
Gjuha e ardhme e shkruar do te jete gjuha e tipit "DVD", ne fazen e pare nje alternim i gjuhes se folur-figures-film-gjuhe e shkruar. Gjuha e shkruar do te behet efektive vetem atehere kur do te barazohet ne komliksitetin e saj me gjuhen e folur ne nje ambjent konkret dhe do te jete me percaktues dhe kuptimor ne masen 100 %. Abstraktizimi i nivelit me te larte do te vije kur do te jete i mbeshtetur ne nje konceptim gjallesore virtual tredimesional te koncepteve te organizmit jetesor gjuhe, ate qe programet kompjuterike kane nisur te realizojne. Syri ka qene elementi baze i ndertimit te gjuhes se folur dhe shkruar dhe vetem kur t'rritet roli i tij ne komunikim me ane te dy gjuheve te folur-e te shkruar, vetem atehere efektiviteti dhe cilesia e gjuhes do te arrije nivelin e dyte me te larte te saj te fazes se dyte te teknollogjise sone. E gjithe kjo nuk mund te realizohet me performancen me te mire nese ne nuk do te kemi kuptuar si kane ndertuar te paret tane. Ne pësëri do te vijme verdalle ne rethin vicion te gjuhes aktuale te shkruar dhe ka mundesi te mos dalim dot kurre prej tij, e cila gjithmone shkaterron thelbin e gjuhes se folur, duke shendruar komunikimin ne nje gjuhe ne rritje te panevojshme fjalesh dhe shtim te nje konfuzionit struktural ndertimor Ne duhet te njohim me shume edhe unitetin e brendshme te ndertimit te saj si dhe te menyrave qe truri punon, performon dhe preferon ne perdorimin e strukturave gjuhesore. Le po te them nje rast te arritjes se perputhjes ideale te cfare thashe me siper. Shikoni unitetin: me pas, pasurohem, pasuroj, i pasur , pasurim, ose me sinonimet e tjetres pjese te foljes se pronesise: kam, kamje, i kamur. Cila gjuhe e ka kete cilesi? Nderkohe anglishtje perdore latinishten me :
enrich
grow rich
become rich
Ku baza eshte ricco e palidhur me foljen have, have had,had, avere: ho, hai, ha avuto, avuto. Cila ka me shume unitet ndertimor, dhe cila kodon ne menyre te lidhur logjike qe truri kodon konceptet? Pse duhet te kemi forma te ndryshme te panevojshme per ndertimin e koncepteve gramatikore qe kane te njeten baze kuptimore. Pse duhet renduar memoria gjuhesore ne pjeset perkatese te trurit? Pse duhet te kemi nje rritje te tille te panevojshme gjuhesore? A ndikon kjo ne shperqendrim dhe konfjuzionin ne menyren e te menduarit te njerzeve te gjuheve perkatese?
Kjo eshte efektivitet gjuhesor, menyra qe truri kodon konceptet, shkurtimesi, kohe me pak te foluri(rendiment), kohe me pak te mesuarit te saj( leke kursimi per gjithesejcilin), etj.
Ajo qe une mendoj si gjuha e "shkruar" e dyte e njerezimit te ardhshme, artificiale perseri do te jete, por do te ket ndryshimin me ate qe ne perdorim sot sic ka nje karoce me kuaj me nje shatell sot.
.

