"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

LSI për qeverinë e re: Meta në qeveri dhe kryetar

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.
Post Reply
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

LSI për qeverinë e re: Meta në qeveri dhe kryetar

#1

Post by Aulona »




hahahahah Levizja e Servilave per Ineteres, kane vendosur ti mabjne te gjitha pozicionet. Ilir Meta kur pelliste para zgjedhjeve qe gjoja do te hiqte Saliun, gjithashtu i binte kraharorit qe do te fitonte 30-40 mandate dhe nqs jo do te jepte doreheqje. Sa paskan mesuar nga njeri-tjetri Saliu me gjithe Ilirin, per te ndenjur me domosdo ne fuqi edhe pse per forumet mund te mos duan, vendosin dhe bulosin vete. Por me e forta eshte kur dalin edhe i thone PS'se duke i dhene mend, beni ate e beni kete, aman sa trasnparent qe jane keta nejrez si disa qe kemi ketu....... -haha- -hahaha-

Kur na ndajnë dhe pak ditë nga afati përfundimtar i negociatave publike PD-LSI, Zyrtari i lartë i partisë së Metës konfirmon faktin se kryetari do të jetë pjesë e kabinetit të ri, por njëherësh edhe kryetar i partisë. Edmond Haxhinasto nuk jep një datë të saktë të takimit të parë në publik Berisha-Meta, ndërkohë që këta të fundit janë duke pushuar pak metra larg njëri- tjetrit në bregdetin e Dhërmiut. Version multimedial i ketij lajmi

TIRANË- Kur duhen edhe pak ditë nga ai që pritet të jetë takimi i parë publik mes numrit një të Partisë Demokratike dhe atij të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, zyrtarë të lartë të LSI-së, konfirmojnë se kryetari i tyre Ilir Meta do të jetë pjesë e qeverisë dhe se pavarësisht nga kjo ai do të jetë ende drejtues i forcëc politike.

Edmond Haxhinasto, që nuk merr përsipër të japë një datë të saktë të takimit publik Berisha- Meta, ndërkohë që këta të fundit ndodhen me pushime në bregdetin e Dhërmiut, thotë se Meta do të jetë në drejtimin e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim pavarësisht vendimit të forumeve se ç’pjesë e qeverisë do të jetë ai.

“LSI-ja është përgatitur për të paraqitur në tryezën për negociata prioritet e saj që ajo i vlerëson se janë të rëndësishme dhe që duhet të jenë pjesë e programit të përbashkët qeverisës. Kjo është një çështje për të cilën do të merret një vendim së shpejti. Por pavarësisht nga pozicioni që do të mbajë në qeverisjen e ardhshme lidershipi i LSI-së do të jetë prezent pavarësisht nga posti konkret”- u shpreh Haxhinasto në një prononcim dhënë për televizionin “News24”.

Kryetari i Komunitetit Drejtues Kombëtarë Haxhinasto thotë se prioriteti i negociatave do të jenë premtimet elektorale pa lënë pas ndryshimet që duhet të pësojë Kodi Elektoral. Dy janë problem të cilat sipas Haxhinastos duhet të zgjidh ky kod, përfaqësimi real dhe administrimi zgjedhor.


“Reforma Zgjedhore duhet të zgjidh dy probleme madhore që janë prodhuar nga Kodi dhe administrimi aktual zgjedhor. shprehjen e drejtë të vullnetit të qytetarëve dhe çështja e administrimit zgjedhor janë pikat themelore dhe kyçe të çdo reforme të ardhshme. Çështja e dytë ka të bëj me administrimin zgjedhor, nëse ne do të kemi këtë lloj administrimi me këtë Kod që është zgjedhjet do të vazhdojnë të kontestohen dhe problematikat të ekzistojë aty”- theksoi Haxhinasto.

Pavarësisht qetësisë me të cilën përcillen këto deklarata nga zyrtarë të LSI-së, duket se ende nuk është vendos se ç’pjesë e qeverisë do të jetë vetë Ilir Meta, emri i të cilit është rishfaqur sërisht në drejtimin e Parlamentit shqiptar apo në atë të Ministrisë së Jashtme. Por enigma të tilla pa dyshim që Meta dhe Berisha kanë preferuar ti zgjidhin para takimit publik ç’ka e vërteton dhe ideja e tyre për të pushuar në këtë fundjavë në të njëjtin bregdet, atë të Dhërmiut për tja lënë pa dyshim Tiranës zgjidhjen e enigmës së qeverisë së 4 viteve të ardhshme këtë fundjavë.

(a.r/news24/balkanweb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”