"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Besa e Shqipetareve per mbrojtjen e Hebrenjeve
- Arta
- Sun Member

- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Besa e Shqipetareve per mbrojtjen e Hebrenjeve
Nje emisjon shume i mire, me te ftuar te huaj kinematografe, si edhe njerez qe kane pasur Hebrenj ne shtepite e tyre.
E cuditshme qe Vlora eshte mabtjur si qendra ku Hebrenjte vendosen qendrimin e tyre edhe me heret se Lufta e Dyte Boterore. Shume interesant ta ndiqni dhe te bisedojme mbi kete teme. Eshte nje dicka tek populli jone sa humane qe jemi, mabsi Greku dha komplet Hebrenjte e Thesalonikut u zhduk nje qytet i tere me Hebrenje, ne Serbi gjithashtu.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
- Arta
- Sun Member

- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: Besa e Shqipetareve per mbrojtjen e Hebrenjeve
Shqiptarët e Gershmanit në El Paso

Baba Haxhi Dede Reshatbardhit
Në muzeun e Holokaustit
U bë më se një vit që ekspozita e fotografit amerikan, Norman H. Gershman e quajtur "Besa: Një kod nderi," po bën xhiron e vendeve si një homazh ndaj atyre që shpëtuan hebrenj në një vend që bota e njeh fare pak.
E ndërtuar me portrete të shqiptarëve fotografuar nga Gershmani në disa qytete të Shqipërisë, ajo ka si burim dokumentar rrëfimin e fëmijëve të atyre që kanë strehuar gjatë Luftës së Dytë Botërore hebrenjtë. Është dëshmi e historisë që nga Shqipëria nuk u depërtua drejt kampeve të përqendrimit asnjë hebre.
Janë 30 fotografi bardhezi që përfaqësojnë gati 20 000 shqiptarë myslimanë që kanë strehuar hebrenj. Përkatësia fetare myslimane është "tipari" që ka pëlqyer të vërë në dukje Gershmani prej shpëtimtarëve shqiptarë. "Myslimanë që shpëtojnë hebrenj, duket diçka e pamundur për botën tonë", - thotë Gershman-i, duke shpresuar që ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur për pesë javë, duke filluar prej 23 gushtit në Muzeun e Holokaustit dhe Qendrës së Studimeve të El Pasos në Teksas, të ndihmojë të zhdukjen e stereotipeve etnike dhe fetare.
"Unë nuk kisha dëgjuar kurrë më parë për këtë gjë. Si shumë të tjerë, edhe unë tani, nëpërmjet kësaj ekspozite, po e kuptoj se ka ndodhur edhe kështu", - thotë Maribel Villalva, drejtor ekzekutiv i Muzeut të El Pasos. "Jam vërtet i habitur...janë dëshmi të mrekullueshme të kurajës." Fotoja që prezanton ekspozitën në faqen elektronike zyrtare të muzeut është një portret i Baba Haxhi Dede Reshatbardhit.
Ekspozita është organizuar nga Hebrew Union College, Jewish Institute of Religion Museum. Deri tani është prezantuar në Yad Vashem, në Muzeun e Holokaustit në Izrael, në Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Evropës.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman