"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

FARSA SHTRAUS

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
Stilian
Honored Member
Honored Member
Posts: 323
Joined: Wed Dec 07, 2011 10:57 am
Gender: Male

FARSA SHTRAUS

#1

Post by Stilian »

Ardhja e djalit të Shtrausit këto ditë (gusht 2006) në Shqipëri revokon me të drejtë çështjen që trajtohet në media si shansi humbur për hapjen e Shqipërisë drejt perëndimit (lënë në heshtje qëllimisht në favor të Alisë. Hapja ishte projektuar prej E.Hoxhës, zgjedhur posaçërisht nga ai autoritetin e lartë bavarez Shtraus që prej viteve 82-83 e realizuar në 84 me vizitën e parë të tij. Dëshmuar prej nesh publikisht nga çna ka thënë vetë E.Hoxha në prani të N.Hoxhës). Një nga çështjet më të mprehta kjo për tu zbardhur që çuditërisht detyroi në të kundërt mbylljen hermetike, ecjen mbrapsht në ortodoksinë ideologjike dhe më keq edhe në atë ekonomike, pas vdekjes së E.Hoxhës. Elementë fasadë e ornamentalë të hapjes filluan vetëm drejt 89-90 kur ishte e sigurt se komunizmi humbi si sistem politik. Pra Tirana ishte jo vetëm e vonuar nga deviza gorbacioviane (Katovicë, 87) por bënte hapa false, siç vazhdon me program saktësisht të diktuar nga interesat antishqiptare dhe sot. Pikërisht kjo temë është trajtuar nga Sokoli në ZONE E LIRE e analizuar më hollësisht nga unë në shtyp. Për hir të të vërtetave të pakundërshtueshme që ne vërtetuam publikisht që, R.Alia sabotoi qëllimisht çështjen Shtraus, sot media në tërësi edhe pse gjithmonë në mbrojtje të tij, sidoqoftë nuk guxon të bëjë më deformime ekstreme të çështjes veç ta trajtojë globalisht : si fatalitet i një shansi të humbur shqipëtar prej regjimit komunist, ngurtësia e të cilit e lodhi deri në tërheqje predispozitën gjermane. Por si në përrallat e fëmijëve (të vjetra me gogol dhe të rejave me dinosaur ) , “Tirana Observer” (20 mars 2007) pasqyron intervisten e djalit të Shtrausit me titullin : “Enveri refuzoi ndihmën e 100 milion markave në vit” me gënjeshtrën skandaloze redaksionale për cilëndo mëndje shqiptari që e ka jetuar atë kohë: Ne mesin e viteve 80 E.Hoxha i refuzoi Gjermanise nje ndihmë ekonomike prej 100 milion markash në vit.Kjo për shkak se shteti shqiptar në atë kohë nuk e pranoi ndihmën për zhvillim nga ana e Gjermanisë Perendimore, pasi Shqipëria sipas diktatorit Hoxha ishte nje vend i zhvilluar ekonomikisht” .

Kur ardhja e Shtrausit sa ishte vetë E.Hoxha gjallë donte të thoshte qoftë edhe në gjuhë “përralle” që Shqipëria kërkon të hapet drejt perëndimit, kësaj rradhe medoemos.Kurse dështimi i saj pas vdekjes së E.Hoxhës ka ngritur pyetje, madje retorike tepër flagrante.

Enver Hoxha dhe Shtraus

Vetë “Panorama” ka zbardhur dokumentacionin përkatës jo vetëm të debateve në KQ të PPSH në bisedimet për Gjermaninë (12 /8/2006 e në vazhdim për disa ditë), por edhe të gjitha takimet zyrtare midis palëve : si qëndrimin e M.Myftiut, A.Çarçanit e F.Çamit. Edhe nga dokumenti i KQ për bisedimet me Gjermaninë del se E.Hoxha është dakort me kredite në vënd të reparacioneve të luftës. Madje ai personalisht zhvillon idene. E.Hoxha: “në qoftë se gjermanët hezitojnë për të na kthyer demshpërblimet e luftës, atëherë le të operojnë si në rastin e Jugosllavisë që po ja kthejnë në formën e kredive me interes ekonomik” Per sa kohe që E.Hoxha jetonte (84-prill 85) R.Alia në mbështetje të detyruar të urdhërit të tij, nëpërmjet Sofo Lazrit, drejton grupin shqiptar të punës që të përafrojnë qëndrimet me ato të palës gjermane qoftë edhe me mënyrën e lëvrimit të dëmshpërblimeve për Jugosllavine, Polonine dhe Izraelin nëpërmjet kredive me interes ekonomik. Kjo ishte thjesht një mundësi tekniko-reale prej Gjermanisë e krejt e pranueshme nga pala shqiptare . Ne rastin më minimal të nihilizmit, pengesës apo mospëlqimit nga pala gjermane E.Hoxha hiqte dorë së ngrituri çështjen e reparacioneve jo vetëm teknikisht (propozuar nga pala gjermane shlyerje në formën e kredisë) , por dhe nga vetë vlera ekonomike e kredisë lënë në dëshirë të palës gjermane, për ti dhënë rëndësi të dorës së parë pra kuptim të qartë politik hapjes drejt perëndimit, pranuar edhe deri lëshime ideologjike e ndryshime në kushtetutë. (Thënë këtë edhe Sokolit e mua në prani të N.Hoxhës) . E.Hoxha insistonte dhe mbetej i pakënaqur me ecurinë e zhvillimeve drejt marrëdhënieve diplomatike me Gjermaninë që ti gëzonte edhe vetë sa ishte në jetë. I vlerësojmë si realiste qëndrimet dhe vëzhgimet qoftë dhe retrospektive të djemve të Shtrausit për çka ata janë dëshmitarë drejtpërsëdrejti. Deklarata e djalit të Shtrausit në “Opinion +” se shteti shqiptar refuzoi ndihmën e propozuar nga Gjermania prej 100 milion markash (takimi Shtraus-Foto Cami, vjeshtë 85 shën. im) pas vdekjes së E.Hoxhës është e vërtetë. Vetë R.Alia i detyruar të jepte shpjegime një apo dy vjet më parë (në ABC e “Opinion”) gënjeu kur “ngushëlloi” popullin madje me “besnikërinë ndaj E.Hoxhës”, që pala shqiptare bëri çmos e gatshme për ndryshime edhe në kushtetutë por realisht Gjermania na la në baltë, se oferta e saj për kredi ishte e papërfillshme dhe qesharake .

Jorgo Melica , kreu i Komitetit te Marrëdhënieve me Jashtë në vitet 83-92 në “Tirana Observer”, 21 mars 2007 nuk mund të heshtë që “ bisedimet që u zhvilluan në Vjenë zgjatën gati 2 vjet (84-85 shënimi im) deri sa u ra dakort për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.....Te dy palët dëshironin të zgjidhnin problemet që egzistonin , dhe të zhvillonin bashkëpunimin ekonomik,kulturor dhe shkencor, sepse për Gjermaninë Shqipëria ishte një vënd me interes dhe leverdi” .

Ramiz Alia dhe Shtraus

Pra Melica pohon që bisedimet zgjatën (cka e mërziste Enverin që kërkonte zgjidhje urgjente), por megjithatë kahu i zhvillimeve pasqyrohet drejtësisht sipas porosisë së E.Hoxhës. Befas Melica vazhdon të rëfejë në vijim kohor (vjeshte 85, pas vdekjes së E.Hoxhës shën.im) : “Shqipëria donte të kishte përfitime ekonomike dhe ndihma por pa lëshuar nga ana ideologjike, pa shkelur “parimet”, pa ndryshuar kushtetutën për ndihma dhe kredi dhe pa ndryshuar qëndrimin ndaj fesë e të drejtave të njeriut ”

I papërgjegjshëm Melica në kontradiksionet e tij ? Jo.! të bësh analizën kohore rezulton që Melica pranon vetë që fill pas vdekjes së E.Hoxhës Shqipëria ka ndruar qëndrim të programuar në kundërshtim me punën e porosinë e E.Hoxhës në vitet e fundit të jetës për domozdoshmëri hapjeje politike me leshimet e nevojshme ideologjike. Është trajtuar si nga Fevziu si mospërfillje e Shtrausit për të takuar E.Hoxhën. Për takimin e parë zyrtar u caktua R.Alia nga vetë E.Hoxha (viti 84). Sic na ka thënë: ishin pikërisht lëshimet ideologjike skrupoloziteti i tij personal moral, ndaj motivuar diplomatikisht së qëni i motshëm dhe i sëmurë, E.Hoxha e Shtraus preferojnë për të mos u takuar drejtpërsëdrejti. Por Shqipëria e pas 11 prill 85 (dita e vdekjes së E.Hoxhës) me urdhër të Alisë u bë më e ngurtë, skeptike, kritizere e refuzuese ndaj ndihmave qoftë dhe “kushte” ideologjike që i ofronte Gjermania.

Nexhmije Hoxha dhe Shtraus ?!

Interesante në këtë çështje dhe jo vetëm për këtë pas 85 është deklarata kritike e N.Hoxhës drejtuar R.Alisë në date 20 nendor 1990. Në këtë takim R.Alia ligjëronte që ishte gabim vetëm prishja me Kinën në vitet 70 natyrisht referuar E.Hoxhës. N.Hoxha: “Ne i dhamë supremaci luftës ideologjike ,duhej të bënim nje manovrim, të mos i kishim prerë të gjitha urat “ ( Panorama 20 mars 2007 )

(Vrarje ndërgjegje e vonuar që kish shkuar kundër të shoqit dhe keqardhje që jo të gjitha fajet janë të tij ? Apo përgjegjësi për gjithçka e R.Alisë dhe ajo ishte e detyruar ta mbështeste dhe pa pëlqimin e saj ?)

Kjo është një resume e produktit mediatik që vetë R.Alia e organizon pa mundur dot më prej zhvillimeve dhe ndërgjegjësimit të opinionit publik të kontrollojë se kur mund të fshihet vërtet pas N.Hoxhës e kur pëson bumerang.

*

* *

Retrospektivë

Mynih-vjeshtë 1985 . Enver Hoxha kishte vdekur ne prill 85

F. Çami në takim me Shtrausin merr lajmin e gëzuar nga ai që Gjermania i akordon ndihmë Shqipërisë prej 120 milion markash si fillim. Shtraus vazhdon : “Tashmë Shqipëria ka një pozicion të caktuar në buxhetin tonë, që do të thotë se çdo vit këto fonde do të vazhdojnë të riten nga 200 deri në 300 milion marka” (Panorama 15 dhjetor 2006) .

Foto Çami i përgjigjet : Jam këtu jo për të lypur lëmoshë, por për të këmbngulur që Gjermania të na ktheje reparacionet e Luftës së Dytë Boterore.” Çka e zëmëroi pa masë Shtrausin sepse pas 2 vjet bisedimesh, deri në vigjilje te lidhjes së marrëdhënieve diplomatike shkuan në zero prej kthesës së papritur të presionit absurd e të patolerueshëm nga qeveria e Tiranës. Për tu mbyllur hermetikisht jo vetëm si ideologji por edhe ekonomikisht ndaj çdo mundësije ndihme për Tiranën. Poshtërsia më e madhe është ajo e manipulimit apo formulimit të anës së prapme të medaljes. Të shpjegimit nga ana e Partisë-Shtet përpara popullit të ngazëllyer, se përse negociatat dështuan. Do ti takonte vetë F. Çamit si sekretar i KQ te PPSH për ideologjinë e edukimin (zëvëndësuar R.Alinë, ky tashmë zëvëndësuar E.Hoxhën si sekretar i pare i PPSH, por njekohësisht më shume si ai edhe president i RPSSH) të deklaronte farsën në konferencë shtypi . I zymtë i pasigurt dhe i friksuar (siç e perceptova unë, në atë kohë nën drejtore e ATSH) F.Çami, fillozof e intelektual i shquar e politikan i moderuar , (pse jo nga Byroja Politike afër profilit perendimor për kohën), me sytë poshtë s’arin të artikulojë një deklaratë konkrete së paku klasike, as në formë e jo më në përmbajtje. Ai u përpoq të belbëzonte vetëm pyetje retorike befasuese për shtypin, që do të qenë edhe më shokuese për shpresat popullore, : Që me Gjermaninë s’doli gjë, se së fundi ata na kishin vënë kushte , hapjen e Shqipërisë drejt perëndimit, rivendosjen e fesë e të drejtat e njeriut. Por a mund Shqipëria ti bënte këto ?”. Askush nuk përgjigjej . Kthyer situata përmbys, F. Çami vazhdonte : “Sa për ndihmat edhe ato nuk na i lejon kushtetuta. Para një situatë të tillë hë si mendoni ju a bëhet gjë ?!”. Pa pritur përgjigje i sigurt që s’do të mund të kishte përgjigje (mos o zot se guxonte njeri !) u ngrit e doli me pamjen e nje të sëmuri. Të çmeritur shihnim njeri tjetrin pa folur dhe u larguam heshturazi me dëshpërimin e sigurt të secilit sikur na kish vdekur kush. F. Çami është i vetmi antar i Byrosë Politike që ka dhenë dorëheqjen për të dalë në pension si qytetar i thjeshtë pa pritur rënien e komunizmit. Gjithmonë e kam vuajtur situatën e tij dhe vlerësuar shumë dorëheqjen. Qartësisht e mundëshme kjo edhe pa hakmarjen e R.Alisë, sepse F.Cami siç dinte shumë ashtu edhe kishte zbatuar besnikërisht urdhërat e tij. Me sa duket nuk ja mbante më tutje ndërgjegja. Biseduar në kthim në shtepi për këtë thagmë dramatike me N.Hoxhën, (atehere me bindjen që nga ajo s’varej gjë por e ka për detyrë të rezistonte tek R.Alia) ajo siç bënte shpesh në të tilla raste, duke më parë vëngër u ngrit e iku sikur të mos kishte dëgjuar asgjë.
"IN GOLD WE TRUST"
Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”