Tashmë mes Presidentit të Republikës Bamir Topi dhe kryeministrit Berisha është luftë frontale politike që shkon deri në akuza të drejtëpërdrejta.
Kreu i shtetit për herë të parë në një pozicion të ashpër ndaj kryetarit të ish-partisë së tij duke e akuzuar se është vazhdim i nomenklaturës komuniste dhe nuk ka mbajtur premtimet për pronat dhe ish-të përndjekurit.
“Ne kemi bërë një luftë që ka qenë parimore dhe kjo nuk shkon me deklarata. Ka 7 vjet për së dyti në pushtet dhe se bën, kur bëhet ballafaqimi i atyre që kanë konsumuar diktaturën e të tjerëve, ky personazh që nga 68 është anëtar i Partisë së Punës, Sekretar partie dhe bën përralla me komunizmin, më thoni ju ku qëndron e vërteta. Unë jam që të hapen dosjet dhe të shqiptarët do shohin çudira dhe te ata që merren me politikë” përfundoi Topi.
Presidenti Bamir Topi, kryetari i premtuar i partisë së re që pritet të lindë i është përgjigjur Berishës edhe për ligjin e lustracionit. “Është një temë e konsumuar prej kohësh, jam në dijeni të deklaratave dhe të inkursioni të organizuar duke abuzuar por kam ruajtur një profil institucional por duke dalë kryeministri e kam një përgjigje
Batutat Topi nuk i ka kursyer as ndaj kreut të komisionit të ligjeve duke e konsideruar atë një David Koperfild të politikës. “Ju e dini që njeriu që akuzon duhet të japë shpjegim për politfotot me anëtarët e byrosë së diktaturës dhe është ironike dhe hipokrizi e papranueshme që në krye të Komisionit të Ligjeve është pasardhësi i një personazhi të nomeklaturës së lartë të kohës së diktatutës. Ky personazh ka marrë pamjen e David Koperfildit, është bërë iluzionist ka 22 vjet që i thotë shqiptarëve që do u kthehen pronat dhe s’ua kthen, nuk i kompenson ish të përndjekurit” theksoi TopDeklaratat e sotme të presidentit i kanë hapur zyrtarisht rrugë betejës mes tij dhe kryeministrit që pritet të ndizet edhe më tej me afrimin e fundit të mandatit presidencial dhe startin e betejës elektorale për zgjedhjet e 2013-ës.
"Unë, natyrisht që jam në dijeni të deklaratave dhe të një inkursioni të organizuar. Sërisht, duke dalë mjaft njerëz e duke akuzuar, unë kam ruajtur një profil shumë institucional, nuk jam marrë me ta, por duke dalë Kryeministri, sigurisht një përgjigje për të e kam. Për ta parë çështjen e ligjit në fjalë: Ky është një ligj, që është kthyer si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Është një ligj, që mori një kontestim të ashpër, do të thoja, edhe nga Komisioni i Venecias, edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Përsa i përket moralit të ligjit, unë kam firmën time në vitin 2006 së bashku me zotin Majko, në një projektligj që asnjëherë nuk u miratua nga Parlamenti. Pra edhe sot e kësaj dite, ai ligj meriton që të miratohet dhe jo të deformohet për t’u bërë antikushtetues. Pastaj ka diçka tjetër që ka të bëjë me moralin. Ju e dini që njeriu që akuzon duhet të japë shpjegime për polifotot me anëtarët e Byrosë Politike të kohës së diktaturës. Ky personazh, ka marrë pak a shumë pamjen dhe fizionominë e David Koperfildit. Është bërë iluzionist. Ka njëzet e dy vjet që u thotë shqiptarëve se do t’u kthejë pronat dhe nuk ua kthen. U thotë të përndjekurve politikë që do të kompensoheni dhe për njëzet e dy vjet me radhë nuk e bën. Ndërkohë që ka qenë detyrimi i parë për ta realizuar. Pikërisht ky ka qenë programi i Partisë Demokratike, për të cilin ne jemi rivotuar në vitin 2005, për të cilin ne kemi bërë një luftë që ka qenë shumë parimore dhe kjo punë nuk mund të shkojë më me deklarata. E ka pasur mundësinë. Ka shtatë vjet që është për së dyti në pushtet dhe nuk e bën. Pra, kur bëhet pastaj ballafaqimi i figurave që nuk kanë të bëjnë fare me diktaturën, por që kanë konsumuar diktaturën e të tjerëve, ndërkohë që ky personazh që nga vitit 1968 është anëtar i Partisë së Punës, Sekretar Partie, dhe njëzet e dy vite të tjera bën përralla me komunizmin dhe nuk i kompenson realisht duke e pasur në dorë mekanizmin, atëhere thoni ju se ku qëndron e vërteta. Pra, unë jam edhe njëherë, për hapjen e dosjeve, dhe të jeni të sigurtë se me hapjen e dosjeve shqiptarët do të shohin çudira edhe tek ata që merren me politikë", tha kreu i vendit.


