

Tashmë kjo nismë e jona e paralajmëruar në evenimentin kushtuar 100 - vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar në Morinë, më 28 nëntor të vitit 2012, nisi rrugën për mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve –shtetasve të Kosovës dhe të mërgatës shqiptare duke filluar prej Amerike deri te shteti më i afërt me Kosovën, thotë Ibush Hetemi kryetar i përgjithshëm i Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar.
Nënshkrimet do të mblidhen nga qytetarët - shtetasit e Republikës së Kosovës që i kanë +18 vite moshë
Siç merret vesh nga z. Ibush Hetemi, pyetja që do t'u shtrohet qytetarëve - shtetasve të Republikës së Kosovës se a dëshironi që të Ribashkohet Kosova Historike me Shqipërinë Londineze është një lloj referendumi, kështu që Kuvendi i Kosovës duhet të debatojë për këtë çështje ngase kjo kërkesë nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Ne kemi qenë shumë të kujdesshëm që Kërkesa e jonë dhe e qytetarëve-shtetasve të Kosovës të mos biem ndesh me Kushtetutën e Kosovës, lidhur me kërkesën tonë.
Kërkesa jonë nuk është Bashkim Kombëtar sepse bashkimi nuk është i lejuar në bazë të Kushtetutës Neni 3 al. 1 e Kushtetutës së Kosovës.
Pra siç po shihet ne po kërkojmë diçka që nuk është e sanksionuar me asnjë nen të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Derisa nuk bëhet fjalë për Ribashkim në kushtetutën e Republikës së Kosovës, deputetët e parlamentit të Kosovës e kanë lehtë të debatojnë për këtë kërkesën tonë dhe në fund të merren aso lloj vendimesh për ta hapur procedurën për jetësimin e kësaj kërkese, thotë z. Ibush Hetemi kryetar i përgjithshëm i Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar.
Qendra Kombëtare e Informimit e Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar(qkiefbksh)