Nuri Seferi ka arritur ta mposhtë ish kampionin e botës, Steve Hernelius sot në ndeshjen e cila përfundoi disa minuta më parë.
Arena ishte e mbushur me simpatizantë të zviceranit me nënshtetësi shqiptare, por duhet theksuar së në atë arenë dukej vetëm flamuri Kuq e Zi.
Seferi fitoi qysh në raundin e 7-të kur i çau vetullën kundërshtarit që edhe shkaku i sjelljes jo të mirë e humbi ndeshjen.
Nuri Seferi pas fitores festoi me flamurin e kombit shqiptar .
