Vizita e kryeministrit Edi Rama në Beograd deri më tani është fokusuar në deklaratën e tij gjatë konferencës për shtyp me homologun serb, Aleksandar Vucic, kur tha se “Kosova e pavarur, e njohur deri tani nga 108 vende të ndryshme të botës dhe e mbështetur nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, është një realitet i pamohueshëm dhe i patjetërsueshëm rajonal dhe europian.” Deklaratat për Kosovën: Rama: Për Kosovën kemi dy qëndrime krejt të ndryshme, por realiteti është një dhe krejt i pandryshueshëm. Kosova e pavarur, e njohur deri tani nga 108 vende të ndryshme të botës dhe e mbështetur nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, është një realitet i pamohueshëm dhe i patjetërsueshëm rajonal dhe europian. Ajo duhet respektuar dhe duhet bërë pjesë, ashtu siç po bëhet e integrimit europian, si dhe euroatlantik dhe sic e kam theksuar në samitin e fundit të NATO-s, dua ta përsëris hapur dhe sinqerisht: Njohja e Kosovës nga vende europiane që ende nuk e njohin atë është në rradhë të parë një çështje sigurie europiane. Le të jemi të vërtetë deri në fund, pavarësia e Kosovës e ka bërë Ballkanin më të qëndrueshëm, i ka dhënë më shumë qartësi perspektivës europiane të rajonit dhe e ka kthyer në strategjik bashkëpunim mes shqiptarëve në tërësi dhe serbëve, në veçanti. Çdo perceptim i ri i Serbisë ndaj këtij realiteti është më shumë se sa i mirëpritur prej nesh. Ne e çmojmë, e mbrojmë dhe e promovojmë dialogun Kosovë-Serbi, si mishërimin kuptimplotë të një epokë të re paqeje dhe vetëdije europiane në rajonin tonë. Ky dialog është një sukses europian, i nxitur dhe i mbështetur nga instrumentat ligjorë dhe organizatat ndërkombëtare, por ky dialog është vlerë nga lidershipi i të dy shteteve dhe finalizimi me sukses i tij do të jetë pa asnjë dyshim një i prej atyre veprave me rëndësi historike, që vetëm politika ka fuqinë t’i krijojë”. Vuçiç: Nuk kam pritur një provokim nga zoti Rama që do të flisnim për Kosovën dhe Metohinë dhe nuk e di çfarë lidhje ka më ketë.Unë nuk do t’ia lejoj askujt që ta ulë Serbinë këtu në mes të Serbisë. Më vjen keq që zoti Rama ka shfrytëzuar këtë rast që të flasë për tema që nuk kemi rënë dakord se do të flasim. Serbinë nuk duhet ta ulë askush. Rama: Për sa i takon Kosovës, unë besoj se realiteti mbetet një dhe një i pandryshueshëm, pavarësisht percektimeve të ndryshme dhe mosdakordësisë së plotë që kemi lidhur me këtë realitet. Ne nuk mund të na pengojë që me njëri-tjetrin të bashkëpunojmë sepse rruga e secilit prej nesh, Shqipërisë, Serbisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjës është një korsi në rrugën e përbashkët të Integrimit Europian. Sa më seriozë të jemi ne, aq më seriozisht do të na marrë Europa dhe kjo është një sfidë e përbashkët mes nesh. Vuçiç: Qëndrimi ynë ndaj Kosovës është i pandryshueshëm, që Kosova është pjesë e Serbisë. Por është e bukur që të flasim, në ato që t’i themi njëri-tjetrit, sy më sy se çfarë mendojmë. Rama: Aleksandër, ju siguroj se në Tiranë ne nuk do të ndjehemi të provokuar nëse ju do të keni përsëri të njëjtin qëndrim lidhur me Kosovën, por do të ndjehemi thjesht të keqardhur. Sepse, është një realitet i njohur botërisht nga më shumë se gjysma e Kombeve të Bashkuara dhe është një realitet që sa më shpejt ta njohim, aq më shpejt mund të lëvizim përpara, në të gjitha drejtimet dhe kuptimet. E përsëris, që mikpritja jo vetëm do të jetë reciproke, por ju siguroj se ju do të ndjeheni shumë mirë në Tiranë dhe në asnjë mënyrë, asnjë fjalë e thënë prej jush nuk do të konsiderohet provokim, pavarësisht se mund të jetë tërësisht e ndryshme nga çfarë ne do të prisnim për një temë apo një temë tjetër. Dhe thënë këto, unë dua ta përsëris se; Po, e kam ftuar Kryeministrin e Serbisë të vizitojë Shqipërinë në një kohë të përshtatshme vitin e ardhshëm. Duke besuar që nuk do të presim 68-të vjet të tjera për takimin tjetër dhe duke qenë i bindur se nuk duhet ta presim Konferencën e ardhshme për Ballkanin, që do të zhvillohet si vijim i asaj të Berlinit, në Austri, për të përsëritur të njëjtat gjera dhe për të dëgjuar të njëjtat gjëra. Por për të shkuar me një bilanc punësh të përbashkëta, disa prej të cilave u përmendën edhe këtu, sot dhe për të këmbëngulur me seriozitetin që ne mund dhe duhet t’i japim këtij bashkëpunimi në vërtetësinë e faktit se Ballkani i paragjykimeve nga Brukseli i takon së shkuarës dhe se gjenerata e re që qeveris Serbinë, Shqipërinë, Kosovën dhe më gjerë sheh nga e ardhmja. ![]() |
Entuziazem i madhe per ate qe tha Rama, se Pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme....
Qe Pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme e kan thene plot shtete te tjera, plot politikan, plot deklarata, ku qendron motivi per ''entuziazem'' apo ''heroizem'' ne kete thenje?!
Kjo deklarat nuk e perfaqeson Edi Ramen si politikan shqiptar, por si vegel (mesazh i kopjuar) nga europa, per interesat e tyre...
Me gjeni nje moment qe Kryeminstri yne E.Rama te ket kerkuar njohjen e Kosoves si kryeminister i shqiperise...