
Viti i ri, po troket per shqiptaret dhe ai do te sjelle natyrshem, shume emocione ne jeten tuaj. Ju urojme Gezuar, le tu sjelle ai ne vatra, lumturi dhe begati.
Nga ana ime, dua te falenderoj anetaret e ketij forumi, qe kane kontribuar aq shume, per te na dhene nje vizion me te pasur per boten dhe per menyrat se si te perballojme sfidat, duke persosur shpirtin tone, pa lenduar askend.
Dua te falenderoj Adrianen, Bardus, Mallakastriotin, Albpelasgian, Arberi, TeutaAl, Rreqebullin dhe shume te tjere, qe perbejne nje liste me te gjate.
Shume prej tyre ne nje gjest simbolik falenderimi, u eshte shkruar emri ne ngjyre te arte, se bashku me ata qe dikur kane kontribuar, por qe sot nuk jane me aktive. Ky grup do te zgjerohet ne te ardhmen, me anetare te stafit ose te forumit, qe kane nje kohe ne forum, per me shume se 5 vjete ose kane dhene nje kontribut te qenesishem.
Forumi Arberiaonline, do te vazhdoje te jete, nje forum virtual ku njerez, nga gjithe bota, do te bashkojne ide dhe emocione, per ate qe na bashkon te gjitheve: 'Trashegimia jone arberore'. Besoj se shpreh mendimin e te gjitheve ketu, duke thene, qe dashuria per familjet tona dhe familjen e madhe kombetare, eshte ajo qe do te na hape deren, per nje te ardhme me te mire dhe te begate.
Ju falemnderit