Si1ri wrote:Perveç teknologjise, qe shperndan lajme shpejt dhe ne te 4 cepat e botes, perveç dendesise se larte per km/2 etj etj..."egersiren" njeriu e ka pasur, e ka dhe do e kete brenda vetes e kete egersire e ka pas kontrolluar morali i shoqerise, qe sot, jame i bindur se nuk ekziston me.
Pajtohem plotesisht me kete pershkrim. Per sa i perket moralit te shoqeris jam e mendimit qe ky problem fillon qe nga ambienti familjar, edukata familjare eshte nje faktor me shume rendesi. Ky faktor per mendimin tim dita-dites po shnderrohet ne nje faktor te parendesishem...
Pak dite me pare lexova kete lajm:
Krim i rëndë në Tiranë: Babai i dehur vret me thikë vajzën: S'më respektonte
Tirane 31.01.2016 - Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e kësaj të diele, ku një adoleshte humbi jetën pasi u qëllua me thikë nga vetë babai i saj.
Burime nga Policia e Tiranës thanë për Shqiptarja se Kujtim Ibra ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur ka plagosur me armë të ftohtë dy vajzat e tij, njëra prej të cilave 17-vjeçarja Elidona fatkeqësisht ndërroi jetën në spitalin "Nënë Tereza" pasi nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra në kraharor dhe bark. Motra e saj 22-vjeçare A.Ibra, e cila gjithashtu u plagos nga i ati, ndodhet në spital, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Vajza 22-vjeçare e shtëpisë mësohet se është e fejuar.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën pas spitalit të Traumës, në banesën e familjes Ibraj. E pranishme në momentin e krimit ka qenë edhe nëna e dy vajzave. Burime nga Policia sqaruan se Kujtim Ibra ka filluar të kërcënojë të gjithë pjesëtarët e familjes sapo ka hyrë në banesë në gjendje të dehur. Ai ka nisur të dhunojë vajzat e tij duke i goditur me grushte, derisa ka marrë thikën e ka qëlluar ndaj tyre.
Policia e mbërritur në vendngjarje, vuri në pranga babain, i cili ka pranuar krimin. Burime nga policia e Tiranës thanë se babai ka deklaruar se e kreu vrasjen ngaqë vajzat "nuk e respektonin".
Aktualisht autori i krimit ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranë ku pritet të merret në pyetje në lidhje me motivimin që çoi në vrasjen e së bijës dhe plagosjen e tjerës.

Per fat ke keq edhe ne shqiperi, dita dites po perballemi me kronika te tilla:
- Dy raste të shëmtuara janë shënuar në qytetin e Durrësit,ku një 32-vjeçar ka dhunuar nënëne tij,ndërsa një burrë ka dhunuar bashkëshorten e tij.
- Durrës, arrestohet 16-vjeçari, vrau xhaxhanë
- Kurbin, konflikt me armë mes 3 vëllezërve, vritet vajza 8-vjeçare e njërit prej tyre
- Krimi në familje trondit Tiranën, burri qëllon me sëpatë bashkëshorten
- Tiranë, vritet me thikë 17-vjecari në autobus...
-
etj, etj, etj... per me shume: Dhunë ,dhunë dhe vetëm dhunë në Shqipëri